Irani kap “pëllumbat spiune amerikane”

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar

Irani kap “pëllumbat spiune amerikane”

Në Iran ka bërë bujë lajmi i kapjes së dy pëllumbave spiune që fluturonin në afërsi të impiantit bërthamor të Natansit.

Në Iran ka bërë bujë lajmi i kapjes së dy pëllumbave spiune që sipas autoriteteve të atjeshme fluturonin në afërsi të impiantit bërthamor të Natansit.

Ky konsiderohet si një prej objektivave më të mundshem të Republikës Islamike në rast sulmi nga jashtë. Një nga pëllumbat u kap pranë njëe rezervuari në qytetin e Kashmirit ku ndodhet dhe uzina atomike.

Shpendi, sipas përshkrimit të policisë, kishte një unazë të hollë metalike me disa fije të padukshme për syrin e lirë.

"Me kaq pak elemente – shkruajnë mediat e huaja – vështirë të vlerësohet se sa e bazuar është realisht akuza e Teheranit".

"Mbase bëhet fjalë për pëllumba udhëtarë ose është ndoshta një episod i ri në kapitullin e propagandës vendase", shkruhet në gazeta.

Prej kohësh iranianët kanë denoncuar ato që i quajnë si inkursione spiunazhi nga amerikanët dhe izraelitët, të interesuar të zbulojnë sa më shumë rreth kërkimeve të tyre bërthamore.

Korrikun e 2007-ës forcat e sigurisë trumpetuan me të madhe kapjen e një duzine ketrash spiunë në afësi të kufirit me Irakun që, sipas tyre, mbanin të gjithe mikroaparatura elektronike. /tch/


Mesazhi.com​
 
per avione spiune kisha degjuar por per pellumba hera e pare degjoj....
Shqiptaret kemi gallofet per spiunazh LOL LOL
 
O lali po pyetja ishte bere para nj eore cfar ete bej une se nuk e kisha pare ti, nuk pyes tri kate here per nje gje :p
 
Cdo qenie ne toke qenka spiune.....ej zot i madh, sikur jetojme akoma ne diktature duket.
 
Ku ka me bukur e me e pershtateshme kur spiun/e eshte nje gjarper/eshe :p
 
Kam ndegjuar per pellumba si poste LOL por jo spiune

Perpara keshtu ishte E-maili. VIA pellumbi :p
 
Gjerat po na marrin per keq, dikur nevoje (posste) sot Spiune :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top