E mira harrohet shpejt, e keqja nuk harrohet.

njoni

llahtaria vete
Po lexoja nje teme per Atesitet edhe me erdhi ne mendje te hapja kete teme.

Un kam nje shembull timin qe po e shkruaj me poshte, edhe besoj se ju te gjith keni shembuj per te treguar, per te vertetuar qe te miren qe na bejn persona te tjere, e harrojme shum shpejt, kurse te keqijat qe na bejn, ato nuk i harrojme!!

Atehere pse nuk jemi te zotet te themi Faleminderit edhe ta kujtojme te miren qe na bene po aq sa kujtojme edhe te keqen qe na bejne!?

Nese jeni ne rrezik per jeten, edhe e dini qe skeni shpetim skeni nga tja mbani, do luteni do thoni "o Zot bej te mundur qe te shpetoj edhe kesaj radhe, me ndihmo te lutem"

Nejse, mrekullisht ne ditet ne vijim gjerat nisin te rregullohen, por ju nuk thoni Faleminderit o Zot qe me bere te kaloj nga kjo gjendje, por mendoni se eshte rrjedhe e jetes, sepse harruat kur ju lusnit atij per meshire.. por pse kur ishit ne hall nuk menduat se eshte edhe ajo rrjedhe e jetes, edhe te ngordhnit aty, por niset duke kerkuar ndihme te Zoti? Kjo ndodh sepse njeriu vetem te miren e harron shum shpejt, kurse te keqen nuk e harron kurre.

Kte e thashe nga eksperienca ime, edhe kurre nuk do mund te guxoj here tjeter te them qe ska Zot.
Sepse duke i kthyer shpinen Zotit, i kthejm shpinen vetes tone. Duke mos i thene atij Faleminderit per cdo dite qe zgjohem ne mengjes, sdo keme me fytyre ti kerkoj gje.

Ok diskutim te kendshem.
 
Kte e thashe nga eksperienca ime, edhe kurre nuk do mund te guxoj here tjeter te them qe ska Zot.
Sepse duke i kthyer shpinen Zotit, i kthejm shpinen vetes tone. Duke mos i thene atij Faleminderit per cdo dite qe zgjohem ne mengjes, sdo keme me fytyre ti kerkoj gje.

bravo per kete.
 
nje gje e tille me kalonte dje ne mendje . Si me porosi e hape kete temen ... po vetem me nje ndryshim te vogel , se ajo qe mendoja une ishte - I thua " I love you " gjithe kohes . mengjez -dreke-darke ... i thua njehere" ik pilu- buzz off " ta mban mend gjithe kohes - mengjez-dreke-darke. Cudi ne fakt , njeriu eshte i predispozuar te fiksoj fjalet/gjerat e papelqyera. te keqia me nje fjale ..

life is 2 short ne fakt .
 
po vetem me nje ndryshim te vogel , se ajo qe mendoja une ishte - I thua " I love you " gjithe kohes . mengjez -dreke-darke ... i thua njehere" ik pilu- buzz off " ta mban mend gjithe kohes

E vertete edhe kjo.

Sepse njeriu kur me mesohet me dashuri, krijon imunitet edhe se ve re te mirat qe ka, vetem atehere kur e ndjen veten te ofenduar apo ne rrezik, thote me vete "ou kshu qenka puna" edhe per nje cast te vetem hudhet poshte e gjith ajo dashuri qe i eshte thene gjith kohes.

true true
 
Nese jeni ne rrezik per jeten, edhe e dini qe skeni shpetim skeni nga tja mbani, do luteni do thoni "o Zot bej te mundur qe te shpetoj edhe kesaj radhe, me ndihmo te lutem"

Nejse, mrekullisht ne ditet ne vijim gjerat nisin te rregullohen, por ju nuk thoni Faleminderit o Zot qe me bere te kaloj nga kjo gjendje, por mendoni se eshte rrjedhe e jetes, sepse harruat kur ju lusnit atij per meshire.. por pse kur ishit ne hall nuk menduat se eshte edhe ajo rrjedhe e jetes, edhe te ngordhnit aty, por niset duke kerkuar ndihme te Zoti? Kjo ndodh sepse njeriu vetem te miren e harron shum shpejt, kurse te keqen nuk e harron kurre


tema eshte shume e bukur dhe mese reale...
Te kam cituar nga hapja vetem kete pjese per arsye se eshte nje gje qe e bej dhe e them me te ver8 kete gje.Se e di qe ai falenderim do te thote shume per mua,me tregon se di ti njoh te mirat,e ti shperblej ato edhe pse ne kete rast thjesht me nje falenderim...
Po ta kap temen ne sensin e pergjithshem do te thoja qe titulli esht shum konkret:kam degjuar qe thone bej 1000 te mira e do te kujtohet vec nje e keqe...
pse ndodh:se njeriu eshte egoist...e ketu perfishj te gjithe,gjithashtu dhe veten time...
te miren e vleresojme per momentin,ndersa e keqja qe ka ndikuar shume tek ne na ben hakmarres dhe ia kujtojme atij tjetrit cdo sekont....
1 nga ligjet e mbijeteses ky .:(
 
Une nuk bej pjese ne kete kategori. Me mjafton te me besh nje te mire, te te harroj shume te keqija.

Nje e mire lan shume te keqija, tek njerezit qe duan ta shohin boten me paqesore, me te bukur.

Por kjo eshte relative nga individi ne individ.

Ndersa ky devijimi qe ti i ke dhene temes nje forme propogandistike fetare nuk me pelqen sepse nuk me duket i arsyetuar drejt.

Nese ti mendon se te keqijat dhe te mirat ne jeten tende, varet nga dicka e mbinatyrshme, jane vullneti i dikujt tjeter, pse akuzon kot njerezit ?
 
Ndersa ky devijimi qe ti i ke dhene temes nje forme propogandistike fetare nuk me pelqen sepse nuk me duket i arsyetuar drejt.

E ke gabim qe e kalon ne terma fetare, sepse kjo teme ska lidhje me fene! Por isha duke lexuar tek tema "Ateistet pergjigjen" edhe me erdhi ne mendje kjo gje. Shum mire ne vend te fjales "Zot" mund te vija nje emer shoku apo ku di se cfar tjeter, por ajo me erdhi ne mendje edhe ate thashe. Pra ska te beje me fene, mos e kalo sikur te jeme duke ber propagande fetare, sepse sjam tipi. Skam asnje lidhje me fete.

Un lashe edhe opsionin qe te vazhdoni diskutimet, sepse subjektin "Zot" e permenda vete.
 
Ne fakt eshte e vertete, megjithese une arrij te fal te keqen qe me behet, nuk e harroj kurre, kurse e mira harrohet shume shpejt.
 
Last edited by a moderator:
"Prandaj te keqijat shkruaj ne rere e te mirat ne gure..." ne kte kategori bej pjese...
 
E keqja te vret dhe le plag ne zemer ndaj dhe nuk eshte e lehte per tu harruar,por kjo s'do te thot se te mirat i harrojm....ndaj se mires cdo kush eshte mirenjohes dhe nuk eshte se i harrojm te mirat, thjesht nuk i kujtojme!
 
vallaj une kam te kunderten nuk e di pse por te mirat nuk i harroj kurre kurse te keqijat perpiqem gjithmone ti fshij nga kujtesa dhe ja arrij, .. madje kur dikush me thote po ate qe te tha filani si e harrove dhe tani i flet .pune e madhe them ..varja ..zoti i shikon te gjithe ,dhe me verte qe keshtu ka ndodh ,,ata qe bejne keq nje dite te bukur ka per tu dale prej hundesh e keqja ....ndaj mendoni vec per te mirat qe ta lini te qete trurin tuaj ,
 
Te them diq une...
Jami sinqerte shumicen e rasteve bej mire sepse ndihna mire..
Po ta haj dreqi nganjehere beje mire te ata qe me duhet te kem me shume ndikim dua ti kem te varur nga une paksa te mos gucojne te me rebelohen se pastaj do te skuqen nga te mirat qe dikur u kam bere..
 
Une fal por uk harroj!(x te keqijat)sa x te mirat xpiqem mos ti harroj!:p
 
Mua me duket se ne shqipet ne pergjithesi jemi te prirur qe te keqijat ti harrojme mjafte shpejte :lexim::lexim:Keshtu me duket mua. :gjujpeshk:Andaj edhe mjafte shpeshe na jane perseritur gjerat. :gjujpeshk:
 
Titulli: E mira harrohet shpejt, e keqja nuk harrohet.

Te keqijat qe na bejen jan ato qe na vrasin me shum por jo se nuk i harrojm, i kujtojem mendoj une ne momentin qe shikojm ate person qe na e ka ber dicka te keqe..

Por jan te mirat ato qe mbahen mend gjat ne memorjen ton dhe sja harrojm atij/asaj qe na ka ber nje te mir....
 
Titulli: E mira harrohet shpejt, e keqja nuk harrohet.

Ne fakt lendimet jane me te dhimbshme, sesa kenaqesia qe te vjen nga dicka e mire qe te bejne te tjeret. Prandaj dhe te miren njerezit e shruajne ne rere, dhe te keqen ne gur, ndryshe nga thenia e duhur! : -)
 
Pe: E mira harrohet shpejt, e keqja nuk harrohet.

Zakonisht, kur flitet për diçka në përgjithësi,
njerëzit harrojnë se "e mirja, si dhe e keqja"
nuk kanë skaj, andaj edhe i vënë gjithë në
baraspeshë. Mirëpo, nëse bëjmë krahasime konkrete,
atëherë na del e vërteta në shesh dhe shohim
se me të vërtetë ka edhe të këqija që nuk harrohen,
por poashtu edhe të mira.
Nëse dikush ta ka bërë një të keqe, cila
e mirë do të ishte në ekuilibër me të?

Pai që e keqja po dhëmb më shumë, do të marr
shembull konkret: dikush ta ka vrarë djalin! Ups...
E harron dikush këtë? Me çfarë të mire lahet kjo?

Apo një shmebull tjetër: për budallakinë e dikujt ke mbetur
invalid për tërë jetën, dhe sa herë e shikon këmbën
e prerë, çfarë të bie në mend?

Nejse, mos ta zgjas, si të mirat edhe të këqijat
janë të lloj-llojshme dhe shpesh të pakrahusueshme!

E tani a duhet t'i harrojmë këto? Nëse themi PO,
vetëm shtiremi dhe me këtë vetë stimulojmë
të keqen, i japim edhe më shumë hapësirë...

E pse njeriu e harron të mirën?
Sepse është idiot, egoist e egocentrik, mendon
vetëm për vete. Sa të çlirohet, harron se dimri
kthehet përsëri! Dhe natyrisht, kur nuk mbledh mend!
 
Pe: E mira harrohet shpejt, e keqja nuk harrohet.

Si eshte ajo fjala,te besh 99 te mira,e te besh vec nje te keqe pikerisht ajo e keqja harrohet...Tani varet per cfare te keqe behet fjale,deri ku shkon lendimi e ca pasojash ka...Gjithsesi edhe pse shkruajme duhet te tolerojme nuk besoj se e bejne shumica,mos te them shumica derrmuese,thjesht na pelqen si koncept ''tolerimi''ama e kemi vec teori,kur vjen puna tek praktika jemi akoma larg...Nese nisem nga vetja,nuk jam aq toleruese,apo tip qe harroj shpejt,derisa per vete mundohem ti shmangem ti bej keq dikujt ose duhet te beje tjetri,e ta kaloj pastaj duke thene tolero??Tolerimi ka kufi,tolerimi eshte veti e mire,por ama e keqja varet deri ne cfare kufiri arrin...
 
Titulli: E mira harrohet shpejt, e keqja nuk harrohet.

Nganjehere varet ku te ''prek'' ai personi

Por si tip qe jam mjafton te surprizohem ne dicka te mire dhe te tj i harroj.
Por ama duhet te jete me e madhe se sa e keqja qe mund te me kete bere, edhe sikur te jete inati i nje dite
dhe te nesermen me ben mengjesin gati, rri me turicka vec per prove :p
 
Titulli: E mira harrohet shpejt, e keqja nuk harrohet.

E keqja nuk harrohet. " S'mbulohet dielli me shoshe" Njeriu eshte gjithnje i prirur te beje te keqen.
 
Titulli: E mira harrohet shpejt, e keqja nuk harrohet.

I thone nje shprehje : Ben mire dhe gjen keq.
Me shume njerezit te kujtojn te keqen qe mund
ti kesh bere sesa te miren!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top