Atentat me tritol në një pallat të Laprakës

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Policia: Shpërthimi ka ndodhur na banesën e Besim Kamberit

Një sasi e konsiderueshme tritoli ka shpërthyer dje në Tiranë, duke shkaktuar panik te qytetarët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në një pallat tetëkatësh në zonën e Laprakës, por fatmirësisht shpërthimi nuk ka shkaktuar viktima. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë dje se banorë të zonës kanë lajmëruar Policinë e Tiranës, e cila ka ngritur postblloqe në disa rrugë të zonës, por deri në orët e pasdites së djeshme asnjë person nuk u ndalua. Grupi hetimor që mbërriti në vendngjarje përcaktoi edhe sasinë që është vendosur në derën e një apartamenti. Sipas tyre, kanë qenë 50 gramë tritol. Krahas evidentimit të dëmeve dhe mbledhjes së provave në vendngjarje, hetuesit e policisë kanë marrë në pyetje banorë të zonës, pasi në apartament nuk ka pasur njeri në momentin e shpërthimit. Sipas të dhënave të marra, prona i përket shtetasit Besim Kamberi, pensionist, i cili ka punuar shofer në një firmë private. Një grup ekspertësh nga policia gjyqësore kanë kontaktuar dhe personin në fjalë, ndërsa pasditen e djeshme është marrë në pyetje. Gjatë deklarimeve ai ka pohuar se nuk ka pasur konflikt me askënd dhe nuk e kuptonte motivin e këtij shpërthimi. Nisur nga dëshmia e Kamberit dhe e banorëve të zonës, policia dyshon se eksplozivi mund të jetë vendosur gabimisht.

Gazeta Shqip
 
Kesaj i thone te te rrezojne pragune per qejf !!! LOL
Kane caktuar ndonje cmim per lagjen me te forte??? Se shume zhurmeee shume zhurmee kjo lapraka keto ditet e fundit!!
 
I ka injoranca keto.. Po si i vihet tritol nje pallati te tere per te vrare nje person?
Sinqerisht sia kuptoj llogjiken ketyre une..:lexim:
 
I ka injoranca keto.. Po si i vihet tritol nje pallati te tere per te vrare nje person?
Sinqerisht sia kuptoj llogjiken ketyre une..:lexim:

Po pse te duket gje e cuditshme ty ???? ste kuptoj lerini njerzit te vrasin me qetsine e tyre
 
Po pse te duket gje e cuditshme ty ???? ste kuptoj lerini njerzit te vrasin me qetsine e tyre

Hahaaa, ma bej hallall Taku, po akoma sjam mesuar une, siduket '97-a sme ka bere efektin e duhur, ose i ka bere "efekt" ca si shume disave..:D
 
Hahaaa, ma bej hallall Taku, po akoma sjam mesuar une, siduket '97-a sme ka bere efektin e duhur, ose i ka bere "efekt" ca si shume disave..:D

Jemi pak popull gjaknxehte dmth na valon gjaku fare ne :p aman eshte mbushur Shqiperia me psikopate
 
Kesaj i thone te te rrezojne pragune per qejf !!! LOL
Kane caktuar ndonje cmim per lagjen me te forte??? Se shume zhurmeee shume zhurmee kjo lapraka keto ditet e fundit!!

Jo mi jo, kushedi se si jan punet po he, fundja asnjerit si ka plas per kte qe ka ndodh. :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top