Pro apo kunder denimit me vdekje?

Kushtetuta shqiptare e ka hequr denimin me vdekje ne kohe paqeje. Sipas saj, denimi me vdekje eshte kufizimi me i larte qe mund ti behet ''te drejtes per te jetuar'' dhe i ka shpallur anti kushtetuese te gjitha dispozitat e kodit penal shqiptar, qe sanksionojne denimin me vdekje ne kohe paqeje, por ka plot shtete te tjera qe kete denim kapital e kane ende ne fuqi.
Kush eshte mendimi juaj, eshte i domosdoshem denimi me vdekje, apo shkel te drejtat themelore te njeriut ?

 
Last edited by a moderator:
Nostra_22 thnx qe e ktheve ne formen e sondazhit kshu eshte me e qarte tema.
sa per mendimin tim do thosha se jam kunder per faktin se te drejten e jetes e gezojm te gjithe dhe eshte nje nga te drejtat me te pandashme dhe pa tjetersushme te njeriut,askush nuk e ka te drejten per tna heqe ne jeten pavarsisht gabimeve njerzore.
te aplikosh denimin me vdekje per mua do te thote se bie ne kundeshtim me detyren e ligjit,per faktin se ligji ka per detyre te mbroj jeten e njeriut dhe jo ta vrasi ate.

 
Denimi me Vdekje

Dënimi me vdekje praktikohet ende në 47 vende të ndryshme të botës. Sipas të dhënave të Organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International vetëm gjatë vitit 2003 janë ekzekutuar të paktën 1146 të burgosur nëpër botë. Kjo organizatë dyshon që ky numër të jetë ende më i madh kur dihet se nuk njoftohet për të gjitha ekzekutimet.

87 vende e kanë dënimin me vdekje ende si të drejtë të sanksionuar me kushtetutë. Më së shpeshti ai aplikohet në Kinë, Iran, Vietnam dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Argumenti më i fuqishëm i dënimit me vdekje është shlyerja e fajit. Nëse dënimi me vdekje shqiptohet për dikend që ka shuajtur një jetë atëherë për disa kjo është hakmarrja e vetme e drejtë. Poashtu përkrahësit e dënimit me vdekje mendojnë se këto dënime mund të kenë edhe efekt frikësimi i cili do të pengonte keqëbërsit potencial nga veprat e rënda penale.

Në vitin 2001 Valter Shvimer, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës proklamonte se praktika e ekzekutimeve është e pamoralshme dhe e dënueshme dhe nuk kontribuon në luftimin e kriminalitetit. Vdekja nuk mund të jetë kurrë drejtësi.

Edhe pse Bashkimi Evropian jo gjithnjë flet me të njëjtën gjuhë sa u përket të drejtave të njeriut, prapëseprapë pjesës tjetër të botës mund t`i dëshmojë një bilanc impresionues. Në Evropë ekziston një konsensus i gjerë për refuzimin e dënimit me vdekje. Evropianët janë krenarë që jetojnë në një kontinent ku nuk aplikohet kjo metodë. Edhe pse disa vende, në mesin e tyre Turqia dhe Rusia nuk kanë ratifikuar ende protokollin shtesë të konventës evropiane për të drejtat e njeriut ka vite që në kontinetin evropian nuk është çuar deri në fund asnjë shqiptim i dënimit me vdekje.

Pas Kinës dhe Iranit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhen në vend të tretë me 65 ekzekutime në vitin 2003, njofton Amnesty International. Amnesty International aktualisht ka të regjistruara 3500 dënime me vdekje të cilat presin zbatimin e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Falë lëvizjes mbarëbotërore kundër dënimit me vdekje po shtohet gjithnjë e më shumë numri i vendeve që po heqin atë apo nuk po konkretizojnë dënimet aktuale. Deri tani janë më tepër se gjysma e vendeve të botës. Ndërsa në SHBA ka një rënie të ekzekutime të dënimeve me vdekje si dhe ka rënë dukshëm edhe numri i përsonave të dënuar me vdekje. Gjykata e lartë amerikane ka arritur në përfundimin se është jokushtetuese të ekzekutohen kriminelët që janë ose kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë kryer krime. Vende të tjera kanë marrë masa për t’i dhënë fund kësaj praktike, përfshirë Iranin, Pakistanin, Kinën dhe Arabinë Saudite.

Burimet:

# Kongresi i dytë botëror kundër dënimit me vdekje/DW
# SHBA: Më pak ekzekutime të dënimeve me vdekje/DW
# Dënimi me vdekje në SHBA
 
Redaktimi i fundit:
Ne disa rraste po jam sepse nuk kemi nje sistem te verber drejtesie......se po ta marrim tamam tamam per nje vrases denimi me vdekje eshte shpetimi i tij
 
kundra mor bab ca bohet keshtuuuuu jemi ne shekullin e 21 e sbehet
me fjal per denimin me vdekjeeeeee
ketu te vrsin vete sy me sy hahahahahahahaha
si ata qe kam faj si ata qe skan faje hahahhaah
 
Pro per krimet e renda dhe masakrat jan te nevojshem keto denime qe shoqeria te sensibilozohet dhe te ulet nr i krimeve dhe i masakrave.
 
kuundeeeeeeeeer gjithmone kunder denimit me vdekje...sado kriminele te kete,sado keq te ken bere un nuk vendos x jeten e tyre....AI qe ua ka dhene jeten,AI ua mer...
 
Jam për JO dënimit me vdekje.Fakti që Bashkimi Evropian, e ka ligjin e caktuar se për anëtarët e rinjë të familjes Evropiane, të largohet dënimi me vdekje, e bën Shqipërinë ta largojë këtë ligj.Dënimi me vekje, është shumë i egër, edhepse disa disa, e meritojne.Besoj që ka vend për gjëra tjera, para se të zbatohet dënimi me vekje.
 
Mbi ate person i cili vendos vet per te heqjen e te drejtes se jetes se te tjereve,shoqeria duhet te veproje me te njeten menyr.
 
une nuk jam per denimet me vdekje sepse per dike qe ka kryer nje krim te rende vdekja do ishte gjeja me e mire por jam per denimet me rrafje here pas here qe te vuaje dhe ti dali shpirti ashtu sic eshte i gjalle .. kjo behet fjale per ata qe vrasin njerez te pafajshem me paramendim pra per krime te renda
 
Ky denim vjen si pasoje e nje veprimi. E nje veprimi negativ. Cdo njeri ben gabime, e

keto gabime jane ne kundershtim me ligjin e ligji i denon me burg. Une mendoj se

gabimet e vogela e mertojne te denohenn e ky denim ndikon per nje ndryshim. Nje

ndryshim qe ne te ardhmen mund te na vleje shume. Por perderisa i perket veprave

penale

me nje ndjenje te madhe faji, mendoj se me e mira do te ishte tu denonte me vdekje.
 
Ligji ka nevoje qe te bazohet diku qe te jet i fuqishem dhe te zbatohet.
Ne disa vende eshte respekti (ne Angli respektohet polici se eshte i tille)
Ne disa vende eshte arma (ketu polici respektohet nese ka arme me vete)
Por prape gjithcka varet nga kultura e nje populli.
Nese mendoni se DENIMI ME VDEKJE zgjidh te gjitha problemet e nje shteti..................
Jeni te lire ta mendoni si te doni.
Por mos u influenconi nga te tjeret dhe te dilini ne perfundime qe nuk besoni por merrni per me te mira se nuk ka zgjedhje tjeter.

Perhere ka zgjedhje, varet se si e arsyeton situaten dhe te gjesh shkakun per te paranaluar pasojen, dhe jo te kalosh ne perfundime te menjehershme ("Ta vrasim e ta hame"-shprehje e famshme prej kanibalesh)

Ka persona qe kryejne krime se jane te detyruar (varferi, ........................mbijetese)
Ka persona qe e dine si menyren me te shpejte per tu pasuruar.
Ka manjake qe vrasin per qejf (ngjyra e kuqe e gjakut i eXsiton).

Por ka dhe njerez qe gjenden ne momentin e gabuar me personin e gabuar dhe ne kohen e gabuar.

Per mendimin tim ne nje kulture primitive vetem frika arrin tu ngulite njerezve se cfare eshte respekti ndaj lgjit, me pas nese njerezit rriten dhe fillojne te kuptojne arsyen tjeter pse nuk duheshin shkelur ligjet ky denim mund te zbutet dhe te perdoret me rralle deri ne anullimin e tij.

Por cdo person nuk duhet ta kete frike shtetin dhe ligjet e tija, duhet te jete e kunderta.

Nese nuk te pelqen hidh nje sy perreth...................................
Shikoje gjendjen dhe jep zgjidhjen (dhe mos nxirrni perfundimin se nuk ju takon ta ndryshoni).

Pastaj pergjigjuni....................................
 
Secili nga ju qe jeni kunder, po te perjetonit maltretime dhe likuidim te ndonje anetari te familjes se ngushte nga nje keq beres me bagazh do ta merrnit drejtesine vet ne duart tuaja po t'u jipej mundesia dhe do ta ekzekutonit vet te pandehurin. Andaj mos flisni kur nuk e keni idene si ndihet dikush i maltretuar pa arsye nga nje kriminel qe ndien kenaqesi duke i masakruar viktimat sepse e bene te ndihet i fuqishem.

Pyesni vajzat e dhunuara gjate luftes ne Kosove cfare mendojne?

Une jam pro dhe do t'i ekzekutoja vet.
 
Redaktimi i fundit:
Zgjidhje eshte dhe ti kapesh te gjithe e ti dergosh ne ndonje ishull te vetmuar nga nuk kane nga tja mbathin.
Pastaj te shohim a do ta vrasin njeri-tjetrin apo jo.

Shenim: Franca, Hollanda dhe Anglia keshtu kane bere, dikush ne ishujt e Indonezise e dikush ne Zeland te Re..................................................................................
 
Redaktimi i fundit:
ai qe ben nje vrasje e ka mare parasysh vdekjen.......edhe po nuk e vrau shteti...mund ta vrasi familja e viktimes.......keshtu qe eshte me mire vuajta e denimit..se vuan me teper........per pedofilat, perdhunuesit jam me nje PRO te madhe...
 
pRO....Jeten vertet sia japim por atij qe i merr jeten tjetrit kriminelit pse mos e paguaje...PRO dhe e madhe biles ndoshta njerezit do mendoheshin dy here para se te vrisnin te tjeret,..
 
jam pro ,,,,,,,vetem duke marre parasysh qe ai /ajo qe ka vrare e marrin kete denim se ndonjehere e ha dhe kot iken i njomi me te thatin ,,,,,,,,pra jam pro vetem duke patur prova 100% qe ky person ka bere nje krim, atehere mire eshte ti jepet denimi max sepse ti nuk je askush qe duhet ti marresh jeten tjetrit (ketu i drejtohem vrasesit)
 
te denuarve per krime te renda(pedofilet, vrasesit ,....)
i be nder me i vra
te futen ne burgjet me te tmerrshme qe te rrin duke ju lut Zotit qe te vdesin

kete meritojne
 
pro sepse ka 2 arsye ky mendim i imi
1 .kush vret ose ben krime ndaj njerezimit meriton vdekjen
2 .kush ben te njejtat gjera dh errin ne burk eshte rehat k atv dush banjo lojra futboll etj
prandaj po ti leme te gjithe ne burg asnjeri ska frike dhe vazhdojne te gjithe te bejne krime nese ne i fusim denimin me vdekje ateher kriminaliteti do bjere, sepse personat do kene frike nga vdekja dhe mendohen 7 here perpara se te bejne nje krim sepse sipas meje eshte e kote qe qytetaret te paguajn taksa shtetit dhe shteti te mbaje me buke kriminelat . Me taksat qe japim ne me djersen tone.Se i bjen ne te punojme per te dhen nje perqindje te rroges qe shkon tek vrasesit pro do jem gjithone, se u jetonte me mire kur ishte ne fuqi ky ligj
 
Redaktimi i fundit:
kunder 100%

osht veq nje zot , qe jep dhe merr jeten e dikuna !
 
Patjeter qe pro...mendojeni njehere cdo te ndodhte me recidivistet,sikur te mos ekzistonte denimi me vdekje.Shoh qe disa ketu jane per tortura fizike e psiqike etj.Qellimi i denimit me vdekje nuk eshte shkaktimi i vuajtjeve qofshin keta edhe kriminele.Qellimi eshte qe te paralizohen dashakeqinjet ata qe ne vazhdimesi perserisin krimet e tyre.Ndonjehere duhet te vdes dikush per te jetuar shume te tjere.
 
Redaktimi i fundit:
jam kunder denimit me vdekje....
 
Nuk është i mirë, po ndonjëherë nuk të mbetet rrugëdalje!
Shumë po thonë denimin e jep Zoti, po atij që po vret në seri,
kush po ja jep të drejtën? A nuk na ka thenë Zoti mendën të mbrohemi?
Denimin me vdekje nuk duhet konsideruar si "shuarjen e një jete",
por mbrojtjen e shumë jetërave të tjerë që ka mundur ai kriminel
të i shuajë!

Nuk e dij çfarë denimi do të i jepnit atij që ia bën para syve
fëmijën tuaj lakra-lakra, apo ta dhunon gruan apo vajzën?
Do të kishit mëshirë? Po nuk e denuam ai do ta bëjë prap!
 
Nuk është i mirë, po ndonjëherë nuk të mbetet rrugëdalje!
Shumë po thonë denimin e jep Zoti, po atij që po vret në seri,
kush po ja jep të drejtën? A nuk na ka thenë Zoti mendën të mbrohemi?

Denimin me vdekje nuk duhet konsideruar si "shuarjen e një jete",
por mbrojtjen e shumë jetërave të tjerë që ka mundur ai kriminel
të i shuajë!

Nuk e dij çfarë denimi do të i jepnit atij që ia bën para syve
fëmijën tuaj lakra-lakra, apo ta dhunon gruan apo vajzën?
Do të kishit mëshirë? Po nuk e denuam ai do ta bëjë prap!


na duhet mu mbrojt vetem kur tjemi nluft , po p.sh nje person ben shum vrasje serike , dhe dikur e nxojn policia . dhe te i jepet atina denim me vdekje ti e mbyt at'e ti vetem sa ja merr gjynahet atina .. send tjeter :D pse at'e te mos ja lojm ta denoj zoti .. vet :D aj ka bo vrasje po atina ja kthen zoti . :D eh jo ne :D normal ky eshte veq mendimi im :D
 
Jam pro, por vetem nqs funksionojne ashtu sic duhet ligjet ne shqiperi.Nqs nuk funksionojne atehere do te thote qe denimi me vdekje do te keqperdoret, te pakten ky eshte mendimi im.
 
na duhet mu mbrojt vetem kur tjemi nluft , po p.sh nje person ben shum vrasje serike , dhe dikur e nxojn policia . dhe te i jepet atina denim me vdekje ti e mbyt at'e ti vetem sa ja merr gjynahet atina .. send tjeter :D pse at'e te mos ja lojm ta denoj zoti .. vet :D aj ka bo vrasje po atina ja kthen zoti . :D eh jo ne :D normal ky eshte veq mendimi im :D

Mundet njeriu të mbrohet edhe pa luftë. Kur e din se edhe vet më vonë
në listë je, budalla je nëse nuk ndërmerr diçka. Apo ndoshta pret Zoti me
na rregullu problemet. Zoti nuk na rregullon punët e tona.
Nëse ti pret të vie drejtësia , ai i merr edhe disa n'qfë. Ndoshta
edhe ty. Për mua jetërat e pafajshme janë më të vlefshme se të kriminelit,
po edhe sikur ta dija se ja marr edhe gjynahet jo vetëm atij
por edhe gjynahet e krejt botës ( nëse ekzistojnë!)!
 
Ore ne pro jemi po ja qe ktu te ne seshte vendosur akoma.....
Tjetri vret dhe e nxjerrin me te meta mendore ,perdhunon e shkaterron jeten e tjetrit dhe rri ben ca muaj burg e del....Pffffff...
Nuk ndreqemi ne jo....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top