Telefonat e mençur po i çojnë çiftet drejt ndarjes

Hera

Έτερος εγώ
Telefonat e mençur po i çojnë çiftet drejt ndarjes

12 March 2019
0[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"https:\/\/lajmifundit.al\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/telefonat-mencur-700x440.jpg"}[/IMG2]
Njerëzit janë bërë aq të varur ndaj telefonave të mençur saqë këta të fundit po shkatërrojnë edhe lidhjet e dashurisë.

Një studim i fundit në Britaninë e Madhe ka dhënë rezultate tronditëse.
Rreth 57% e njerëzve të moshës 25 deri 34-vjeç që ishin në një lidhje kanë thënë se të paktën një herë iu ka ndodhur që të injorohen nga partneri pasi ai ishte i hutuar në telefon.

“YouGov” vëzhgoi sjelljet e 2000 personave të rritur prej të cilëve 1328 ishin në një lidhje.

Telefonat celularë mund të krijojnë dyshime prej të cilave lëkundet edhe besimi e që çojnë në argumente në një çift dhe përfundimi mund të jetë fatal.

Shifrat nga “Ofcom” sugjerojnë se 78% e të rriturve tani kanë një telefon celular dhe ata e kontrollojnë atë çdo 12 minuta, përcjell KosovaPress.

Njerëzit flenë dhe zgjohen me telefona, e përdorin atë kur janë duke ngrënë, kur janë në tualet dhe gjithandej, prandaj studiuesit kanë thënë se njerëzit po krijojnë një lidhje të ngushtë me telefonin duke injoruar njerëzit.
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top