Masakroi prindërit për makinën

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
olicia e Lezhës zbardh motivin e ngjarjes dhe gjen provat e krimit

Zbardhet vrasja e dy të moshuarve në Fushë-Milot të Kurbinit. Autori 31-vjeçar ka pranuar krimin e kryer ndaj prindërve, duke rrëfyer se kjo kishte ardhur pas konfliktit për një të gërvishtur në makinë. Policia ka deklaruar dje se pas shoqërimit të personit të dyshuar, Shkëlzen Halili, ai ka pranuar vrasjen e prindërve. Sipas të dhënave policore, ai ka treguar se i ati, Ali Halili, nuk e kishte lejuar të merrte për të shëtitur makinën, një "Mercedes" të prodhimit të fundit, që e kishte sjellë vëllai nga Italia. Ai ka rrëfyer se pak ditë më parë kishte dalë me makinën e sjellë nga jashtë vendit, por e kishte gërvishtur. I ati e ka vënë re këtë detaj, kështu që ia ka ndaluar ta marrë sërish. Në debat e sipër, Shkëlzen Halili ka marrë një dru dhe e ka goditur të atin pas koke. Më pas ka ndërhyrë nëna e tij për ta ndaluar, por edhe ajo ka pësuar të njëjtin fat tragjik. Në konflikt e sipër, 31-vjeçari ka marrë sëpatën dhe ka goditur në kurriz dy prindërit, duke u shkaktuar vdekjen.

Policia detajoi në lidhje me këtë ngjarje se dy net më parë, rreth orës 22:00, mori masën e arrestit për të shoqëruarin. Sipas akuzës së ngritur ndaj tij, më datë 18 shtator, rreth orës 16:00, në banesën e tij ka vrarë me sëpatë nënën Gjyze Halili dhe babanë, Ali Halili. Pasi i ka vrarë, i ka hedhur në gropën skeptike, që ndodhet pas shtëpisë së tij, brenda murit rrethues. Policia tha se të dyja kufomat kishin dëmtime në kokë me mjet mprehës. Siç është publikuar nga policia, burrë e grua, datën e vrasjes kanë qenë shpallur si të humbur nga ana e policisë, pas një denoncimi të bërë nga ana e vëllait të viktimës, Ismail Halili, i cili duke parë mungesën e të vëllait bashkë me të shoqen në shtëpi, ka lajmëruar policinë. Që nga ky moment, policia ka filluar hetimet, duke marrë në pyetje familjarët dhe të birin e viktimave, i cili banonte me ta.

Para tre ditësh, policia ka shoqëruar djalin e viktimave dhe e ka marrë në pyetje për rastin në fjalë, i cili ka shprehur paditurinë e tij për vendndodhjen e prindërve. Policia ka kërkuar ndihmë dhe nga Komuna e Fushë-Milotit për të mundësuar gjetjen e tyre. Ndërsa dy ditë më parë, rreth orës 11:30, si rezultat i një kërkimi në të gjithë zonën, forcat e Komisariatit të Kurbinit bënë të mundur gjetjen e tyre në pusetë. Ndërkohë, nga kërkimet u gjet dhe u bllokua sëpata me të cilën autori ka kryer krimin, si dhe në një distancë rreth 700 metër nga banesa u gjetën rrobat e autorit, që i ka pasur veshur në momentin e kryerjes së krimit. Policia tha se rrobat ishin të gjakosura dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale. I ndaluari, në prani të avokatit e pranoi këtë krim, duke theksuar se e kishte kryer pas një konflikti me prindërit për automjetin e gërvishtur në oborrin e shtëpisë. Ndërkaq, policia ka kryer edhe ekzaminimet mjekësore për këtë të arrestuar, nga ka rezultuar se ai është me probleme mendore periodike.

Gazeta Shqip
 
Keshtu eshte kur ja peleteson te gjitha kushtet femis dhe ne fund te merre dhe jeten lere ti dal fryma si bejne te tjeret dhe do ta di ne fund pfff cfare idioti te vras prinderit qe i kan dejture nat e dite mbi koke dhe te vi nje dite tja marreshe jeten gjunah
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top