Te rejat nga Kosova Lindore

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Te nderuar anetare te FV-se vendosa ta hap kete teme,ne menyre qe lajmet me te reja nga Lugina e Presheves te pasqyrohen ne kete teme.
Jeni te lutur te gjithe ata qe kane ndoj artikull per dhe rreth kesaj treve ti postojne ketu.
BEsoj se shume shpejt do ta krijojme nje nenforum ne kuader te "aktualiteti dhe mediat"dhe ne ate menyre qe kjo teme edhe tema qe do krijohet per Iliriden te barten tek ai forum.
Shpresoj te kem qene i qarte,dhe ju faleminderit per kontributin tuaj!

_________________________________________________________________
Nadër Sadiku zgjidhet kryetar i Komunës së Preshevës

Me votën e shumicës së këshilltarëve komunalë të Preshevës është përmbyllur të martën konstituimi i organeve kryesore të pushtetit lokal, ka konstatuar « presheva.com ». Derisa për kryetar të Komunës së Preshevës është zgjedhur Nadër Sadiku nga Partia për Veprim Demokratik (PVD), zëvëndës i tij është zgjedhur Reshat Neziri nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH). Mazhoranca e re ka votuar gjithashtu Mihane Ahmeti (PVD) për zëvëndës-kryetar të Kuvendit Komunal, si dhe e ka miratuar përbërjen e re të Këshillit Komunal. Në seancën e parë konstituive, prefekti i deritanishëm, Ragmi Mustafa (PDSH) ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit Komunal, ndërkaq për sekretar ishte zgjedhur Naser Pajaziti nga e njëjta parti. Ndonëse dy parti politike me rivalitet të thellë dhe të ashpër politik në skenën vendore politike, Partia për Veprim Demokratik e Riza Halimit dhe Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës kanë formuar para pak kohësh shumicën e re parlamentare në Kuvendin Komunal. Në përbërjen e re të Kuvendit Komunal, Partia për Veprim Demokratik ka 13 këshilltarë komunalë, ndërkaq Partia Demokratike Shqiptare - 12 mandate. Opozitën e përbëjnë Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL) i Skender Destanit që ka pesë mandate, Grupi Qytetar (GQ) i Rahmi Zylfiut me katër mandate, Lëvizja Kombëtare Shqiptare (LKSH) e Orhan Rexhepit dhe « Lista Serbe për Preshevën » të cilat kanë nga dy vende në Kuvendin Komunal.

Presheva.com
 
Januz Musliu zgedhet kryetar i komunes e Bujanocit

Në zyrat Kuvendit të Komunës së Bujanocit u bë sot inaugurimi i udhëheqësis së re të Kuvendit të Komunës së Bujanocit. Kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Adnan Salihu ia dorëzoi postin kryetarit të posa zgjedhur Jonuz Musliut.

Me këtë rast, kryetari i deritanishëm Adnan Salihu u shpreh i kënaqur për punën e deritanishme si dhe për punën e ardhshme të Kuvendit të Komunës së Bujanocit. Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit Jonuz Musliu deklaroi se tani para Kuvendit qëndrojnë detyra shumë të mëdha dhe me theks të veçantë potencoi bashkëpunimin me struktura tjera komunale që priten të arrihen rezultate të mira


Kosovalindore.com
 
اështja e veriut të Kosovës zgjidhet në Preshevë

Avni KLINAKU

Që nga përfundimi i luftës kanë kaluar gati dhjetë vjet e politikës shqiptare të Kosovës as në horizont nuk i duket plani për zgjidhjen e problemit mjaft të mprehtë të veriut të Kosovës.
Serbët e veriut të Kosovës nuk bëjnë pjesë më në jetën politike të Kosovës. Ata madje pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës i kanë mbajtur edhe zgjedhjet qendrore dhe lokale sipas ligjit zgjedhor të Serbisë dhe po i ndërtojnë të gjitha strukturat shtetërore po sipas ligjeve të Serbisë. Ata, për ta bërë planin e vetë më të plotë, kanë asgjësuar edhe pikat doganore të Kosovës dhe e kanë bërë fakt të kryer bashkimin me Serbinë.
Shteti i Kosovës në këtë territor nuk funksionon në asnjë segment. Në anën tjetër, shteti i Serbisë përveç që e ka shtrirë pothuajse tërë autoritetin e tij në krejt territorin e veriut të Kosovës, me hapa të përshpejtuar dhe para syve të të gjithëve po kryen spastrimin etnik edhe të pjesës së Mitrovicës së veriut. Pasi që i ka dëbuar me dhunë gati të gjithë shqiptarët nga pjesa veriore e qytetit, tani ai po nxiton që pronat e mbetura t’i përvetësojë edhe ligjërisht dhe kështu ta bëjë fakt të kryer ndarjen etnike edhe të qytetit të Mitrovicës.
Shteti i Kosovës nuk ka zgjidhje as për kolonizimin modern të qytetit të Mitrovicës!
Shteti i Serbisë i ka kryer pothuajse të gjitha punët për ta bashkuar veriun e Kosovës me Serbinë, por nuk po ngutet ta shpallë këtë bashkim sepse apetitet serbomëdha shkojnë akoma më tutje: ata po përpiqen që të njëjtën punë ta kryejnë edhe në Kosovën qendrore. Shkëputja eventuale e veriut do të ndikonte te serbët në brendësi të Kosovës dhe do të mund të nxiste një shpërngulje masive të tyre qoftë drejt veriut të Kosovës, qoftë drejt vetë Serbisë. Kjo do t’i prishte përfundimisht planet e Serbisë në raport me Kosovën.
Në anë tjetër të Kosovës gjendet sërish “Kosova e pushtuar” – Presheva, Bujanoci e Medvegja. Ky territor i quajtur edhe si Lugina e Preshevës i tëri i banuar me shumicë shqiptare, i është ndarë Kosovës në vitet e para të pas Luftës së Dytë Botërore. Që nga ajo kohë shqiptarët të qeverisur nga ligjet serbe i janë nënshtruar vazhdimisht një dhune e terrori të madh. Si pasojë ka vazhduar e po vazhdon edhe sot, para syve të të gjithëve, shpërngulja e popullsisë nga kjo trevë, sidomos nga Bujanoci e nga Medvegja.
Shteti i Kosovës, për çudi, për këtë çështje ka qëndrim: shqiptarëve të Luginës së Preshevës u sugjeron të marrin pjesë në jetë politike e në institucionet e shtetit serb! Serbomëdhenjtë ndahen plotësisht të kënaqur. Ata e dinë fare mirë se e vetmja pikë ku do të mund të prisheshin planet e Serbisë në raport me veriun e Kosovës është Presheva, Bujanoci e Medvegja, por ja që shqiptarët nuk po e shfrytëzojnë këtë.
Shteti i Kosovës i mbërthyer nga ingranazhi i Pakos së Ahisarit çështjen e Luginës së Preshevës, Bujanocit e Medvegjës dhe banorëve të saj e lë në mëshirën e të pamëshirshmëve!
E dimë të gjithë se institucionet e Kosovës të ndodhura përballë pengesave të faktorit ndërkombëtar dhe agresivitetit të serbëve të veriut dhe shtetit serb janë të pafuqishëm në veriun e Kosovës, por është e pafalshme politika inerte e madje edhe disiplinuese e Qeverisë së Kosovës në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kjo është e vetmja pikë të cilën mund ta sfidojmë politikën serbe ndaj veriut të Kosovës dhe t’u ofrojmë politikën mbështetës vëllezërve tanë që padrejtësisht mbahen nën thundrën serbe në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.
 
PDSH: Serbia përgatitet të mbyllë shkollat shqipe në Luginë të Preshevës

Serbia po përgatit të mbyllë shkollat shqipe në lUginë të Preshevës. Alarmi vjen nga Partia Demokratike Shqiptare me seli në Preshevë. Sipas këtij subjekti, vendimi i qeverisë serbe, për mosnjohjen e diplomave universitare të arritura në Republikën e Kosovës dhe ato të vërtetuara me vulën e UNMIK-ut, për shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk është gjë tjetër veç se përgatitje për mbylljen e shkollave shqipe në Luginë të Preshevës.
Një rast i tillë ka ndodhur dhe në vitet ’90 tek shqiptarët e Kosovës, ndaj Partia Demokratike Shqiptare me seli në Preshevë thekson se tani po përgatitet e njëjta situatë edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

PDSH konsideron se situata aktuale politike dhe e sigurisë për shqiptarët e Luginës së Preshevës ka tendenca përkeqësimi. Ndaj në këtë drejtim PDSH do të angazhohet me tërë energjinë, duke mos kursyer potencialin politik dhe institucional, për të zgjidhur me radhë të gjithë problemet e ngecura nga periudha e kaluar, me mjete demokratike, paqësore dhe të kompromis. Në këtë kuadër PDSH i bën thirrje faktorit ndërkombëtar të angazhohet edhe më tej në interes të realizimit të të drejtave më elementare të shqiptarëve.


RTK​
 
Mustafa: Lugina e Preshevës ka nevojë për ndihmën e Prishtinës

Intervistoi Besim Abazi
Zëri i Amerikës
21-09-2008



Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të krijojnë një qendër bashkërenduese, të ngjashme më një qendër të tillë që ka Beogradi për serbët e Kosovës, në mënyrë që të ketë një përkujdesje për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Kryetari i Kuvendit të komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa në një bisedë më korrespondentin tonë në Prishtinë Besim Abazi ka tërhequr vërejtjen se Lugina e Preshevës ka nevojë për ndihmën e Prishtinës për t'u përballur me problemet e shumta me të cilat ndeshen shqiptarët në tri komunat më shumicë serbe në jug të Serbisë.

shkoni tek linku i mëposhtëm për të parë intervisten e plotë:




VOA News - Mustafa: Lugina e Preshevës ka nevojë për ndihmën e Prishtinës
 

Ju faleminderit fcbesia dhe polisi tajrush ..per lajmet e sjella nga keto treva etnike shqiptare ( te harruara)...

Problemi aktual (njeri nder t shumtet) ne Lugine te Presheves eshte vendimi i beogradit per mosnjohje te diplomave te Republikes se Kosoves me vule te UNMIK ut

Eshte dhe kjo politika "millosheviqane" ...nje nga menyrat e shumta per ti debu shqiptaret nga keto treva..nje arye me shume per te mos u kthy te rinjt Ne Lugine (gje qe edhe pa problemin ne fjal ,kthimi i te rinjve ishte shqetesues)

Faktori politik kerkoi nga politikanet e Kosoves te kthejn "me raste" vemendjen edhe nga kjo ane dhe te pakten "te degjojne" per shqetesimet dhe problemet e shumta qe kan keta qytetare!

Deklarata e kryeministrit Thaci "qe Kosova shqetesohet vetem per qytetaret e saj " u denua ashper...dhe ishte komplet e paarsyeshme

Po ska gje "zoti Thaci" Mjafton te shqetesohesh vetem per "qytetaret e Kosoves" sepse ne ( qe sipas jush Sqenkemi qytetar te saj, dhe fakti qe jemi thjesht SHQIPTAR nuk ju mjafton) sepse ne nuk do donim qe neser te ndjeheshim "fajtor" kur ju te deshtoni ne qeverisjen tuaj (gje qe veq ka ndodh , kur problemi i Mitrovices nuk eshte i vogel...)
 
Redaktimi i fundit:
Po vazhdojnë edhe më tej paditë gjyqësore kundër administratës komunale

Po vazhdojnë edhe më tej paditë gjyqësore kundër administratës komunale drejtuar nga institucionet e ndryshme të komunës së Preshevës si ato shtetërore, kulturore, fetare dhe komunale. Po ashtu padi gjyqësore kundër këtij institucioni drejtojnë me të madhe edhe personat fizik dhe juridik.

Për vitin 2008 sipas kryetarit të komunës së Preshevës, Nadër Sadiku janë paraqitur shumë konteste gjyqësore për të cilat nga buxheti komunal janë tërhequr diku afro 9 milion e 200 mijë dinarë, ndërsa vetëm nga marrja e detyrës si kryetarë komune të zotit Sadiku në periudhë kohore pre dy muajsh janë pagur shtatë milion e gjysmë dinarë konteste gjyqësore të adresuara në administratën komunale. Vendimi i fundit i Gjyqit kundër komunës është ai i Kishës Ortodokse serbe të komunës së Preshevës e cila ka fituar tani nga buxheti komunal në vlerën e përgjithshme prej tre milion dinarësh. Kjo lëndë ishte e paraqitur para 18 vitesh, pra në vitin 1990 në lidhje me problematikën e basenit për grumbullimin e ujit me kontestin se nuk është rikthyer në gjendjen e mëparshme siç ka qenë një marrëveshje paraprake. Po ashtu sipas kryetarit të komunës, Nadër Sadiku kontestet gjyqësore po vazhdojnë edhe më tej nga ankesat e qytetarëve të cilët në mënyrë të pamëshirshme kërkojnë kompensime me apo pa arsye nga buxheti komunal ku vetë këta qytetarë janë pjesë e këtij buxheti. Mjetet e buxhetit komunal do të jenë më mirë të shfrytëzohen për ndërtimin e infrastrukturës në vendin ku jetojmë se sa të paguajnë gjoba me vlera absurde drejtuar individëve të caktuar.
RTV PRESHEVA
 
Trupi gjykues në Preshevë shqiptoi dënimin me 4,5 vjet burg për Nazmi Hajredinin

Trupi gjykues i gjykatës komunale në Preshevë në krye me Nenad Stafanoviq nga Vranja, shqiptoi sot dënimin përfundimtarë me 4 vjet e gjysëm burg për Nazmi Hajrdinin për veprën penale armbajtje pa leje dhe mjete aksploduese sipas nenit 348 alinea 3 që parasheh 3-8 vite burg lidhur me alinen 1 dhe 2 të Kodit Penal të Sërbisë,Ndërkaq djali I tij Adnan Hajredini dënohet me 1 vjet burg me kusht nëse Brenda 3 vite e përsërit të njëjtën vepër.

Adnan Hajredini ka qenë I ngarkuar për alinen 2 ku është I paraparë dënimi 6 muaj deri në 5 vjet burg.Me këtë rast avokati mbrojtës Naser Arifi thotë se ky është një vendim politik dhe drastik. Avokati mbrojtës Naser Arifi thotë se pandehuri është ngarkuar me tërë armatimin që është gjetur në fshatin Norçë, I cili sipas tij nuk është në pronësi të Nazmi Hajredinit. Avokati Arfi thekson se do të bëhet ankesa lidhur me vendimin e vazhdimit të paraburgimit dhe
aktgjykimit të sotëm ndaj Nazmi Hajredinit.
Me këtë rast ka reaguar edhe Organizata e veteranëve të luftës së UاPMB-së në krye me kryetarin Sadat Nuhiu I cili dënon vendimin e trupit gjykues ndaj Nazmi Hajredinit


RTV PRESHEVA
 
Titulli: Te rejat nga Kosova Lindore

Lirohet një i arrestuar nga Presheva


Njëri nga 10 të arrestuarit e 26 dhjetorit në Preshevë është lënë që të mbrohet në liri nga Gjykata Komunale e Preshevës.


Muhamed Nuhiu është liruar të enjten nga paraburgimi pasi ka depozituar shumën prej 7 mijë eurove si kaucion në gjykatë, kanë thënë zyrtarë të kësaj gjykate.
Nuhiu bën pjesë në listën e të dyshuarve të cilët drejtësia serbe I akuzon për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve serbë në rajonin e Gjilanit për çka edhe grupi prej 13 shqiptarëve në aktakuzë janë quajtur si "Grupi I Gjilanit".
Prokuroria e Beogradit thotë se krimet për të cilat akuzohen këta shqiptarë janë kryer në periudhën qershor- shtator 1999.
Gjykatësi hetues në Gjykatën Komunale në Preshevë, Mesud Mahmuti ka konfirmuar lirimin e Muhamed Nuhiut. Ky I dyshuar ka qenë I vetmi që është lënë të gjykohet në qytetin e lindjes në Preshevë, pasi që nëntë të tjerët janë dërguar në Beograd në pritje të përfundimit të hetimeve.
Arrestimi në mënyrë spektakolare I shqiptarëve nga policia serbe ishte dënuar kudo ndër politikanët shqiptarë në Tiranë, Prishtinë e Shkup. Presidenti I Shqipërisë, Bamir Topi, sot në ditën e parë të vizitës në Kosovë, I bëri thirrje Serbisë për respektim të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Përparim Isufi

alsat-m
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top