Përdhunohet në një bodrum fëmija 9 vjeç

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Policia nis kërkimet për pedofilin, që mendohet të jetë mbi 50 vjeç

Një 9-vjeçar është bërë objekt i një përdhunimi monstruoz të një pedofili, që mendohet të jetë afro 50 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës, në lagjen "Apollonia" të qytetit të Fierit. Konfirmohet zyrtarisht prej policisë, se një telefonatë e bërë në komisariat ka njoftuar se një fëmijë 9 vjeç i traumatizuar është gjendur nga prindërit e tij në bodrumin e një pallati që është duke u ndërtuar. Në prani të dy prindërve fëmija ka treguar episodin e rëndë që i kishte ndodhur. Menjëherë prindërit kanë kërkuar ndihmën e policisë, e cila është vënë në kërkim të pedofilit qysh prej orës 17:30. Fëmija është gjetur në mes të errësirës së bodrumit të një pallati të papërfunduar, pothuajse i zhveshur. Sipas informacionit të policisë, vogëlushi i ka thënë të atit se një burrë i madh në moshë i ka hequr pantallonat. Fëmija ka treguar detaje të sulmit të pedofilit në prani të psikologut. Pasi është qetësuar, fëmija së bashku me psikologun dhe me të atin që quhet Minella, janë marrë me automjetin e policisë dhe kanë qarkulluar jo vetëm pranë vendit ku ndodhi ngjarja, por edhe nëpër rrugët e qytetit. Sipas përshkrimit të fëmijës, pedofili është rreth 50 vjeç. Burimet zyrtare të policisë lokale deklarojnë se janë marrë për t‘u pyetur mbi 23 banorë të pallatit, në bodrumin e të cilit ndodhi akti i rëndë. Ndërkohë, fëmija pritet t‘i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, me qëllim që të vërtetohet nëse me të është abuzuar seksualisht.

Gazeta Shqip
 
Si shume pedofile po na dalin keto kohet e fundit...tja presin dhe tja varin ne qafe :(
 
Motra ime kete vit qe ishte ne Shqiperi tha qe njerezit atje kane shume tendence pedofilie.

Ketyre njerezve e kam thene une çfare u duhet bere...Kafsha,i shkaterroj jeten nje femije.Mundesisht tani ka shume mundesi qe ky femije kur te rritet te kthehet ne nje te tille.Te pakten ne baze te studimeve qe kane bere.
 
paska ikur dhe ne drejtim te paditur pedofili....se paskan kapur dot.....
 
aman o zot c'fare njerzish mban kjo bote,tani arrij te kuptoj qe shqiperia nuk eshte shtet(nje vend pa ligje nuk quhet shtet).
per kta lloj njerzish duhet denimi kapital!
 
po e dine qe nuk i vret me ligji prandaje bejne
sa perdhunime ka pasure ne kohen e monizmit ju hidhte vlitarin ne gryke ai xhaxhi
 
Ne turren e druve!
 
Qe nga titulli te vjen te ulerasesh nga ndyresite qe ka kjo bote.
 
shkojn ata satanistet ne rusi,dhe ia bejne at eadoleshenteve....pse nuk merren me pedofilat ata.jo per gje po ia bej hallall atehere!
 
Iiiiiiiiii sa gjynah:(

Uuuuuuu sa inat i kam kto rob me ejjjjjj nuk kam te fryr ne kto rob te pa cip:mad::mad::mad::mad::mad:
 
prerje bylbylit pa pik hezitimi:mad:...qysh ja gerditin kshtu jeten femijeve t'shkret more amon:(...
 
Si shume pedofile po na dalin keto kohet e fundit...tja presin dhe tja varin ne qafe :(

cnncncnc une smendoj fare si ty,,,;.
une them tja ngjisin ne ball...:bum:bum:bum:bum:lexim::lexim:
 
E kam dhon menimin tim, dun var nga hallatet..
 
kta lloj njerzish duhen lyer me mjalt dhe te lihen ne mes te shkretetires qe ti hajne bubrrecet pak e nga pak kte meritojne kta qelbsira
 
Ne kodin penal mendoj se duhet parashikuar nje denim ne veti per keta tipa te semure qe me e mira mund te jete nje gjilpere qe ta fleje mendjen njehere e mire nga preversitete e tij.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top