Pesë enigmat ende të pazgjidhura të vrasjes së Azemit

braziljania

Anëtar i Nderuar
Ferdinand Dervishi

Sot vrasja më e bujshme e periudhës së postdiktaturës, ajo e deputetit Azem Hajdari, mbyll ciklin e 10 viteve. Jashtë lëvizjeve të politikës, ndjenjës e detyrës së familjarëve apo miqve e shokëve, përsa i përket drejtësisë, koha ka lënë një shije përgjithësisht të mirëvlerësuar. Pra, autorët kryesorë të vrasjes së Azem Hajdarit, ajo pjesë që arriti të mbetej gjallë, tashmë është gozhduar me dënime maksimale gjyqësore. Por mbetur po këtu, te drejtësia, ende shumëkush nuk është i bindur nëse vrasësit e vërtetë të Azem Hajdarit janë ata që u dërguan në sallën e gjyqit. Kjo sepse në opinion kanë mbetur shumë të forta pikëpyetjet lidhur me përcaktimin e urdhërdhënësve për vrasjen apo motivin e saj, duke mos i besuar as vlerësimit të sforcuar të bërë nga kryetari i trupit gjykues Arben Micko, sipas të cilit bëhej fjalë për një vrasje për hakmarrje. Dhjetë vite më pas gjithsesi ujërat janë më të qartësuara dhe enigmat, ato më të spikaturat, kanë mbijetuar edhe më të dallueshme. Enigma që për çdo rast janë vlerësuar si të tilla edhe nga pjesëtarë të grupit hetimor të kësaj vrasjeje, personazhe që treguan se ishin vërtet në lartësinë e detyrës. Po cilat ishin këto enigma që mbetën pa u zgjidhur kurrë dhe sa ndikojnë ato në dëmtimin e imazhit të krijuar të drejtësisë përballë kësaj çështjeje? Nga ana tjetër, cilët janë ata njerëz, të cilët kanë mundur t'i shpëtojnë për mrekulli në rastin më të keq drejtësisë dhe në rastin më të mirë opinionit dhe pasojave të tij?
Një vrasje që nuk u paralajmërua
Dihet se në të gjitha shtetet që e vlerësojnë veten si të qytetëruara, shërbimet sekrete, apo inteligjente, mbahen në këmbë, pra shpërblehen me paratë e taksapaguesve me qëllim që të paralajmërojnë në kohë pikësëpari cenime të rendit kushtetues. Dihet se vrasja e një deputeti në lartësinë e figurës së Azem Hajdarit do të sillte në atë situatë të pasigurt, fillimisht për rendin e sigurinë, probleme për vetë mbijetesën e shtetit, i cili nga ana e tij është garantuesi i jetës së qytetarëve të vet. Por në këtë periudhë shërbimi sekret shqiptar del se ka qenë ose jashtë loje, ose krejt i painteresuar që të sigurojë informacione për komplote të ekzekutimit të liderëve politikë. Për më tepër në rastin e Azem Hajdarit ishte më e thjeshtë, pasi të paktën një tjetër atentat i drejtpërdrejtë në Barjam Curri e kishte vërtetuar se atë e donin të vdekur. Në këtë linjë shërbimi sekret nuk arrin të gjejë asnjë të dhënë se Azemi do të vritej, apo më saktë nuk dha/përçoi asnjë të dhënë të ngjashme në drejtim të strukturave të tjera të sigurisë. Pra, SHISH (Shërbimi Informativ Kombëtar) nuk reklamoi asnjë të dhënë, se pak ditë para se Azemi të vritej atij i kishte ardhur në Tiranë një ultimatum i dhënë drejtpërdrejt nga babai i Fatmir Haklajt, të njëjtit që më 12 shtator do zbrazte kallashin mbi trupin e Azemit. Po kështu SHISH nuk kishte asnjë të dhënë të njohur se 3-4 ditë para ngjarjes, vrasësi tjetër, Jaho Salih Mulosmani ishte në Tiranë duke grumbulluar bazë materiale me qëllim për të realizuar atentatin e ardhshëm. Për më tepër vrasësit më 12 shtator u ekspozuan rrugëve të Tiranës për gati gjithë ditën dhe sërish SHISH nuk pati asnjë të dhënë.
Por le të afrohemi më pranë godinës së Partisë Demokratike. Hetuesve të vrasjes së Azem Hajdarit u ka bërë shumë përshtypje që natën e vrasjes, lokalet, apo kioskat përballë selisë kryesore të PD-së ishin të boshatisura. Pra, vetëm atë natë ishin të boshatisura, pasi në të njëjtin orar, në ditët e tjera kishin rezultuar të frekuentuara nga një klientelë e mjaftueshme. Një tjetër e dhënë për këtë moment të enigmave thotë se të njëjtët frekuentues të lokaleve atë natë, pra më 12 shtator 1998, ishin zhvendosur në të djathtë, te bar "Kalaja", sikur të kishin frikë se diçka do të ndodhte në afërsi të selisë kryesore të Partisë Demokratike. Dhe sërish SHISH nuk ka asnjë dijeni për këto zhvillime. Por nuk mbaron këtu, pasi në adresë të shërbimit sekret janë edhe dy lëvizje të pashpjegueshme të lidershipit të tij, para dhe pas ngjarjes. Kështu, rreth një javë para vrasjes, kreu i SHISH akuzohet nga Partia Demokratike se ka ndërmarrë një udhëtim të pazakontë në Gramsh, ku ka ndërmjetësuar lirimin nga qelitë e Komisariatit të këtij qyteti të Isamedin Haxhisë dhe Halil Haklajt, që të dy të implikuar në një mënyrë apo një tjetër me vrasjen e Azem Hajdarit një javë më pas. I njëjti, kreu i SHISH-it, është akuzuar po nga Partia Demokratike se menjëherë pas vrasjes së Azem Hajdarit ja ka "mbathur" për në jug të vendit, saktësisht për në Himarë. Kështu që edhe pas 10 vitesh të shkuara, të gjitha këto veprime apo mosveprime e implikojnë jo vetëm moralisht këtë strukturë të shtetit shqiptar në vrasjen më të madhe të postdiktaturës. Fundja përgjegjësia për këtë vrasje bie mbi vetë shtetin që nuk e mënjanoi. Krahasimi me përgjegjësinë e shtetit aktual për ngjarjen e Gërdecit vjen në këtë rast shumë kuptimplotë.
Enigmat e ekzekutimit dhe alibia e autorëve
Azem Hajdari u vra mbrëmjen e 12 shtatorit 1998 dhe për ta penguar këtë vrasje nuk e lëvizi gishtin askush. U vra në qendër të Tiranës, pak metra përballë hyrjes kryesore të selisë së Partisë Demokratike. Një nga enigmat që shqetësoi jo vetëm mediat ishte ajo e mënyrës së lajmërimit të Azem Hajdarit, më saktë telefonata që e nxori atë nga selia e PD-së dhe e drejtoi te vrasja. U tha që ai kishte dalë pas një telefonate të realizuar në celularin e tij, i cili pas vrasjes u zhduk në rrethana të panjohura duke përforcuar enigmën. Gjithsesi në këtë pikë më të qartë kanë qenë hetuesit. Ata, falë teknologjisë me anë të verifikimit të tabulateve të kompanisë celulare vërtetuan se aparati i Azemit nuk kishte marrë asnjë telefonatë nga ora 20:15. Pra, për rreth një orë para se të vritej ai nuk e kishte përdorur celularin. Kështu që gjithçka u fokusua te një telefonatë e bërë nga një aparat fiks, apo një kabinë. Kështu edhe ishte. U gjetën dhe pyetën edhe dy punonjësit e selisë kryesore të PD-së që ja kishin kaluar mesazhin e telefonatës Azemit. Pikëpyetjet e vërteta gjithsesi nisnin pikërisht në këtë moment. Përse Azemi doli i vetëm nga selia e PD-së dhe u nis po i vetëm në drejtimin ku pak më pas e qëlluan? Pra, ai me siguri e dinte mirë se ku po shkonte dhe se kë po takonte. Po kaq enigmë mbetet në këtë moment edhe sjellja e një anëtari të PD-së, të cilit duket Azemi i kërkon që ta shoqërojë jashtë. Anëtari i PD-së është vonuar një moment duke i thënë se kishte pak punë në zyrën e nënkryetarit Genc Pollo dhe kur është bërë gati të shkojë pas Hajdarit, ka qenë shumë vonë, pasi në këtë kohë kishin nisur krismat.
Pas vrasjeve, ku viktimat ishin tri, Azem Hajdari, truproja i tij, Besim اerja dhe një nga grupi i ekzekutorëve, Naim اangu, njerëzit që e organizuan atentatin u larguan në drejtim të veriut. Duke pasur përparësinë se pjesa më e madhe ishin funksionarë të policisë dhe duke qenë se ishin të veshur me uniforma dhe të pajisur me makina të shtetit, vrasësit nuk u ndalën nga askush, megjithë postblloqet e pretenduara si të ngritura. Po kaq pa bukë rezultoi edhe impenjimi i Ministrisë së Rendit pas vrasjes. Nisur nga ministri, njerëzit ishin kthyer në punë dhe Komisariati i Policisë së Tropojës ishte urdhëruar të bënte një verifikim nëse Jaho Mulosmani ishte në banesën e vet në një fshat pranë qytetit. Një verifikim i kushtëzuar, pasi rreth 30 minuta pas vrasjes së Azemit, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kishte bërë publik si autor të vrasjes pikërisht Jaho Mulosmanin, një nga drejtuesit e Komisariatit të Policisë së Tropojës. Por një furgon i grupit të gatshëm të policisë, edhe pse Jaho nuk ishte në shtëpi, sjell në komisariat lajmin se ai ishte, madje i sëmurë.
Në mëngjes Jaho Mulosmani shihet nga të gjithë në qytet dhe kjo i vë kapak alibisë së tij se ai nuk kishte gisht në vrasjen e ndodhur pak orë më parë në qendër të Tiranës. Taulant Dedja, i dërguari i Kryeministrit në Tropojë për shkak të krizës kosovare, vërtetoi pikërisht këtë prezencë të Jahos mëngjesin e datës 13 shtator në qytetin e veriut.
Pra, menjëherë pas vrasjes së Azemit kemi një alibi të të akuzuarit kryesor. Një alibi që për çudi reziston për një kohë të gjatë, të matur jo me muaj. Në të njëjtën kohë në Tiranë shteti e ndiqte ngjarjen me pamjen e breshkës. Të paktën dy grupe hetimore u ndërtuan për ngjarjen, por nuk patën jetë të gjatë. Shteti dukej i avashtë dhe i painteresuar për zbardhjen e vrasjes. Në intervista televizive qoftë kryepr-okurori, qofshin njerëz të barazvlefshëm ende flisnin me paragjykim dhe mllef në adresë të Azem Hajdarit, edhe pse ai tashmë ishte një i vdekur.
Spiuni i grupit hetimor
Vetëm zhvillimet politike arrijnë të sjellin në jetë seriozitetin e duhur për hetimin e vrasjes së Azem Hajdarit. Një grup i zgjedhur hetimor i mbështetur nga një grup prokurorësh të huaj, gjen edhe stimulimin e Kryeministrit të kohës, Ilir Meta. Situata zhbllokohet, makina e krimit gjendet, ajo çon hetuesit te Jaho Mulosmani dhe vrasësit e qytetit verior. Më tej prova të forta janë konsideruar edhe sekuestrimi i ditarit të ish-ministrit të Rendit Perikli Teta, sigurimi i dëshmisë së një të penduari të quajtur Astrit Muldaka, dëshmia e vetë truprojës së plagosur, Zenel Neza e të tjera. Shpejt ngjarja konfigurohet, por sërish grupi i hetimit, ashtu si edhe ata që tentuan para tyre, kishte vështirësi. Pasi ishte krijuar një bindje se vrasësit e qytetit verior ishin të imunizuar. Kjo për shkak se një nga të akuzuarit kryesorë për vrasjen, Fatmir Haklaj, i arrestuar më 16 gusht 1999 nën akuzën e vrasjes, më 19 shtator 1999 lihet i lirë në rrethana të paqarta. U tha se la peng pasuror kullën e vet në Tropojë, por nga të gjithë u kuptua se kjo ishte një manovër e mirëmenduar e segmenteve të caktuara të pushtetit. E ndërsa Fatmir Haklaj vritet në pritë më 4 nëntor 1999, Jaho Mulosmani i plagosur dhe i ruajtur me policë sërish nuk arrestohet. Policia e Tropojës në atë kohë e drejtuar nga Komisari Gani Malushi kishte arritur të siguronte dëshminë e një gruaje të përdhunuar nga Jaho Salihi, por e mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme të Tiranës, në një sektor të saj, një padi e tillë i hidhet në fytyrë si e pavlerë oficerit që e solli.
 
Për të sjellë një panoramë sa më të qartë është pranuar se skandali i vërtetë i strukturave të veçanta të shtetit është realizuar në rastin e hetimit të Fatmir Metës, ish-shefit të Komisariatit të Tropojës në kohën kur ndodhi vrasja e Azem Hajdarit. Vetë Meta, por edhe personazhe të tjerë pranë grupit hetimor kanë pohuar se, të paktën gjatë hetimit të rastit të tij ka pasur rrjedhje informacioni. "Sapo merresha në pyetje nga prokurorët, më merrte Jaho Mulosmani në telefon dhe më kërcënonte me vdekje", është shprehur publikisht Meta. Madje në një rast, menjëherë pas sigurimit të një dëshmie që kishte lidhje me Fatmir Metën, rreth 30 minuta më pas, ai është qëlluar në Tiranë nga njerëz të panjohur duke shpëtuar i plagosur rëndë. Gjithë kjo shkonte për të vërtetuar një dyshim të vjetër të njerëzve të ligjit që donin të dilte në dritë e vërteta, se pranë grupit hetimor të çështjes "Hajdari" ka pasur një spiun të mirëfilltë që gjithçka e raportonte te vrasësit e Azemit, duke i vënë këta në "punë" që të merrnin masa të rregullonin sipas mënyrës së tyre ata që guxonin të "cicëronin". Një zhvillim që ka lidhje logjike me mosarrestimin e të paktën Fatmir Haklajt e Jaho Mulosmanit, në një kohë që për këta kishte vepra penale të provuara.
Motivi i vrasjes
Edhe pse tashmë familja Haklaj, të paktën në një rast, publikisht, në vitin 2003, e ka pranuar përmes Muharremit, babait të vëllezërve Haklaj, se ishin ata që e vranë Azem Hajdarin, motivi i ekzekutimit ende ka mbetur i paqartë. Ka mbetur i paqartë edhe pse 10 ditë para se të vritej po ky, Muharrem Haklaj i ka komunikuar Azemit në Tiranë një ultimatum që u respektua në afatin e vet prej 10 ditësh. Kjo sepse ende nuk thuhet me plot gojën se përse Azemi duhet të vritej nga Haklajt dhe grupi i tyre. Në një version të pohuar nga Aishe Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj, menjëherë pas vrasjes së Azemit në Tiranë ajo ka zhbiruar me pyetje të vëllanë Fatmirin dhe sidomos mikun e familjes, Jaho Mulosmanin. "Të betohem që nuk shkuam ta vrisnim, por situata na doli nga kontrolli, u përleshëm dhe më pas e vramë. Që të më besosh, po të tregoj një provë", i kishte thënë Jaho duke i reklamuar gishtin e vogël të një dore, që e kishte të thyer. Por megjithë këtë episod, vrasja e Azemit qëndron shumë larg të qenit e rastësishme. Pra, ajo nuk ka pasur as lidhje shumë të forta me hakmarrjen edhe pse kryetari i trupit gjykues nxitoi ta quante "vrasje për hakmarrje" përkundër heshtjes totale të grupit të hetimit në këtë pikë. Por a ishte vrasja e Azemit një vrasje politike, apo e influencuar nga politika? Faktet, sidomos ato të pasngjarjes, thonë me kokëfortësi se ka të ngjarë. Sepse pas vrasjes së Azemit ka pasur një infrastrukturë të tërë të vendosur fort në mes të rrugës për të mos lejuar në asnjë rast zbardhjen e së vërtetës. Mosveprimet flagrante menjëherë pas vrasjes, shkatërrimi që në embrion i grupeve të para të hetimit, mosarrestimi flagrant i autorëve edhe pse nëpër spitale, dekonspirimi apo spiunimi i lëvizjeve kryesore të grupit hetimor, të gjitha këto me një kohëzgjatje që kapërceu vite, tregojnë të kundërtën. Tregojnë se strukturave të caktuara, të fuqishme të shtetit nuk u ka interesuar aspak zbardhja e vrasjes. Një vrasje që s'kishte asnjë arsye të mbulohej me kaq devotshmëri e sakrificë nëse do të ishte ordinere, pra për hakmarrje të rëndomtë.


Azemi u qëllua i fundit, pasi u rrëzuan Besimi e Zeneli

Sipas një versioni shumë të konsultuar, skema e vrasjes së Azem Hajdarit është e tillë: Në orën 21:15 të datës 12 shtator 1998, Azem Hajdari del i vetëm nga godina e PD-së dhe niset në të majtë të saj te një makinë e parkuar. Me t'u shfaqur në derë ai qarkohet nga truprojat, Zenel Neza në të djathtë të tij, ndërsa Besim اerja në të majtë. Në takim afrohet Fatmir Haklaj me një automatik "Kallashnikov" në duar. Në krahun e tij të djathtë shfaqet Jaho Mulosmani, në të majtin Naim اangu, një shok burgu i Halil Haklajt. Me t'u afruar pranë e këmbyer fjalët e para, Besimi i kap me duar dhe i bllokon armën Fatmir Haklajt. Në këtë kohë situata del jashtë kontrollit. Jaho i mbështet pistoletën në tëmth Besimit, që mbante të bllokuar armën e shokut të vet, dhe e vret. Por Besimi vazhdon ta shtrëngojë armën, edhe pse i vdekur, pasi truri i tij i goditur nuk e kthente dot mbrapsht urdhrin e fundit, atë të bllokimit të armës. Në këtë kohë, në acarim e sipër, Fatmiri tërheq këmbëzën dhe arma ende e bllokuar realizon qitje të pakontrolluara. Si rezultat tre plumba, rreth 1 cm larg njëri- tjetrit, kapin Zenel Nezën në krah, të cilin më pas ai për pak sa nuk e humb. Zeneli bie, ndërkohë që qitja e pakontrolluar e armës së Fatmir Haklajt rrëzon përtokë edhe Naim اangun. Këtë e kapin tre plumba mbi rripin e mesit, edhe këta rreth 1 cm larg njëri-tjetrit, çka vërteton qitjen e pakontrolluar të armës së Haklajt. Vetëm pasi vritet Besim اerja dhe bie përtokë i përgjakur Zenel Neza, i vjen radha Azem Hajdarit. Ai është qëlluar me rreth 15 plumba nga Fatmir Haklaj dhe Jaho Mulosmani. Plumbi i parë i ka përshkuar shputën e dorës, duket në momentin që e ka ngritur atë instinktivisht për t'u ruajtur. Policia gjeti në vendngjarje dy armë që nuk kishin realizuar qitje. Një pistoletë "Zastava" me silenciator që mendohet të ketë qenë ose e Azemit, ose e rojeve të tij dhe një "Kallashnikov", që mendohet të ketë qenë i Naim اangut, që humbi jetën pasi vrasësit e Azemit e transportuan në spital.
 
Nuk e lexova artikullin , por me terhoqi titulli..Mendoj qe as ka per tu zgjidhur ndonjehere vrasja e Azemit, ose te pakten dhe per shume vjet jo..
Per mendimin tim kane qene vete demokratet qe e vrane Azemin, sepse ishte i vetmi brenda grupit qe donte demokraci te vertete dhe jo dallavere(pavaresisht karakterit te tij jo shume te mire)..
 
Nuk e lexova artikullin , por me terhoqi titulli..Mendoj qe as ka per tu zgjidhur ndonjehere vrasja e Azemit, ose te pakten dhe per shume vjet jo..
Per mendimin tim kane qene vete demokratet qe e vrane Azemin, sepse ishte i vetmi brenda grupit qe donte demokraci te vertete dhe jo dallavere(pavaresisht karakterit te tij jo shume te mire)..


po me e bukura eshte se edhe e vrane edhe i bejne homazhe, cfare hipokritesh
 
eshte normale pse arben brocin kush e vravi


megjithate gjithmone do kete gjera te tilla
ai qe nuk bashkohet me tufen keta e heqin qafe :(
 
Nuk e lexova artikullin , por me terhoqi titulli..Mendoj qe as ka per tu zgjidhur ndonjehere vrasja e Azemit, ose te pakten dhe per shume vjet jo..
Per mendimin tim kane qene vete demokratet qe e vrane Azemin, sepse ishte i vetmi brenda grupit qe donte demokraci te vertete dhe jo dallavere(pavaresisht karakterit te tij jo shume te mire)..

Te njejten gje doja te shkruaja dhe un sinqerisht :D

Pd-ja me azemin ,arbenin do kishte qen shum me ndryshe ,por Saliu i hoqi qafe ,si njeri dinak qe esht e sesht per tu habit spak qe askush ne PD nuk guxon ta kundershtoj apo te thot gjys fjale kunder dhe ne diktatur ska pas kaq shum diktatur..
 
Te njejten gje doja te shkruaja dhe un sinqerisht :D

Pd-ja me azemin ,arbenin do kishte qen shum me ndryshe ,por Saliu i hoqi qafe ,si njeri dinak qe esht e sesht per tu habit spak qe askush ne PD nuk guxon ta kundershtoj apo te thot gjys fjale kunder dhe ne diktatur ska pas kaq shum diktatur..

Me e bukura ishte sot gjate seances parlamentare kur nje deputet i pd u ngrit edhe nisi te thote qe azemin e vrau nano & co edhe shtoi nje gje "Tani qe ne kemi ne dore cdo gje dmth pushtetin mund ti veme ne burg":eek:hh:
 
Me e bukura ishte sot gjate seances parlamentare kur nje deputet i pd u ngrit edhe nisi te thote qe azemin e vrau nano & co edhe shtoi nje gje "Tani qe ne kemi ne dore cdo gje dmth pushtetin mund ti veme ne burg":eek:hh:

Eh ter mundesit i ka , vet esht ligji e vet maliqi .. cdo lloj pushteti e ka nen kontroll , me KLD me prokurori etj etj
Ah po dicka nuk harrojn ta thon asnjeher " poshte sistemi komunist" LOL LOL
 
Te njejten gje doja te shkruaja dhe un sinqerisht :D

Pd-ja me azemin ,arbenin do kishte qen shum me ndryshe ,por Saliu i hoqi qafe ,si njeri dinak qe esht e sesht per tu habit spak qe askush ne PD nuk guxon ta kundershtoj apo te thot gjys fjale kunder dhe ne diktatur ska pas kaq shum diktatur..

sbohet llaf me i fol sales mer gono se ta fut plumin ai lali pastaj ajo puna e azemit ska per tu mor vesht na i here si mas meje ka per te ngelur gjithmone nje enigme
 
Redaktimi i fundit:
Fatkeqsisht ne kete bote mbizotron fraza O jeni me mua o kundra mua tani dhe ata te ishin praaap si keta do ishin per mua skan ndryshim
 
Vrasja e Brocit dhe Hajdarit, pyetjet për Berishën

Dëshmia e Nafiz Bezhanit, avokat i familjeve për procesin e 2 prillit dhe letra që i dërgonte kryetarit të PD-së. Akuzat e tij për ndërhyrjen e qëllimshme të politikës për të mos zbardhur vrasjen e Arben Brocit në Shkodër dhe të Azem Hajdarit në Tiranë

Lidershipi i Partisë Demokratike ka qenë i interesuar të fshehë të vërtetën për ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur në Shqipëri pas vitit 1990. Akuzën e ka bërë avokati i ndjerë Nafiz Bezhani, i cili ishte caktuar nga PD-ja të bënte avokatin e familjeve të dëshmorëve të masakrës së 2 prillit 1991 në Shkodër dhe në gusht 1997 votohej nga e majta si Kryetar i Komisionit Shtetëror për Kontrollin e Figurave.

Avokati i referohej një letre të gjatë që i kishte dërguar kryetarit të PD-së, Sali Berisha, në vitin 1999, ku e pyeste se pse nuk kishte kërkuar hetim të pavarur për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit, Azem Hajdari dhe pse nuk kishte ndikuar, siç bëri me vrasjen e Arben Brocit në 1991, që familja Hajdari të përfaqësohej me një avokat në gjyq.

Avokati Bezhani, kujton këtu edhe pengesat dhe manipulimet që PD-ja i bëri procesit të zbardhjes së të vërtetës për masakrën e 2 prillit 1991 dhe këmbënguljes vetëm për përfitime politike nga gjaku i martirëve.Z. Bezhani, ashtu siç e thekson edhe vetë në pjesën e fundit të trilogjisë “Mëkatarët”, nga është shkëputur dëshmia e mëposhtme, prej disa vitesh gërmoi sekretet e dosjeve të spiunëve të Sigurimit të Shtetit dhe të persekutorëve që përndoqën atë, familjen e tij dhe mijëra shqiptarë të tjerë.

Por, siç nënvizon vetë avokati, ndërsa largonte 104 funksionarë të lartë nga detyra, sepse kishin rezultuar bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, ai shikonte me hidhërim se si qeveritarët e rinj të lidhur me trafiqet bënin biznese në vend, pra jo duke përjashtuar “mëkatarët” nga pushteti, por duke i shtuar ata.

Dëshmia e Bezhanit vjen sot, kur PD-ja ka vendosur të miratojë në Kuvend një ligj për “Spiunët”, i cili, sipas ekspertëve, nuk e pastron administratën, por i shërben partisë në pushtet që të kënaqë ambiciet e saj, për të pasur sa më shumë pushtet në institucionet e pavarura kushtetuese dhe për të vënë nën trysni segmente të drejtësisë që kanë në duar dosjet korruptive të zyrtarëve më të lartë të qeverisjes 3-vjeçare të PD-së

Dëshmia e avokatit Nafiz Bezhani​

“Kur u ngarkova me detyrën e avokatit mbrojtës të katër familjeve të dëshmorëve të demokracisë, të vrarë në 2 prill 1991, shumë shokë dhe miq e quajtën të nxituar vendimin tim dhe më qortuan. Në fakt, unë e kisha të qartë se në këtë proces nuk ndeshej drejtësia me krimin, por opozita me pushtetin, pra unë do të isha para një lufte të egër politike.

Por unë e pranova këtë detyrë, duke deklaruar publikisht se nuk do të bëhesha lodër e politikës, por do të ushtroja rolin e avokatit mbrojtës në rrugët që më njihte ligji me korrektësi dhe profesionalizëm. Edhe pse në grupet hetimore ishin përfshirë shumë hetues me eksperiencë, ata nuk ishin lejuar të vepronin lirshëm, në zbatim të ligjit, për të arritur në zbulimin e së vërtetës mbi këtë ngjarje, por u ishin dhënë drejtime të caktuara që, në fakt, u bënë pengesë për zbulimin e së vërtetës.

Duke kujtuar disa nga procesverbalet hetimore kryesore, apo aktet e ekspertizës, të quajtura “shkencore”, nuk mund të gjeje të provuar asgjë tjetër, veç kërkesat e politikës, që këmbëngulte me çdo kusht që të provohej se vrasja e Arben Brocit dhe Nazmi Kryeziut, ishte bërë me automatik “Kallashnikov” të qëlluar nga dezhurni i Komitetit të Partisë. Me konkluzione të tilla, kërkohej penalizimi i Partisë së Punës, për të gjithë këtë masakër. Personalisht e quaj një mendim naiv kërkimin e rrugëve të tilla për të fajësuar një parti.

Fajësia e kësaj partie mund të rezultonte edhe në qoftë se dy të vrarët nuk janë qëlluar nga dera e Komitetit të Partisë, njëlloj siç mundet të mos rezultonte fajtore ajo, në qoftë se provohet që ajo është qëlluar nga dera e saj. Për të provuar fajësinë, duhet të kërkohet hetim profesional, i drejtë, i ligjshëm, pa ndërhyrjen e politikës, pa dhënë orientime të tilla ordinere, që bëjnë shumë të ndërlikuar hetimin e çështjes. Pasi lexova dosjet hetimore, vendosa të futem thellë, aty ku për fat të keq nuk ishte futur hetuesia.

Nëpërmjet librit të shërbimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për dt. 2 prill 1991, u njoha me bisedat telefonike që ishin kryer, midis kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme në Shkodër dhe me udhëheqjen e Ministrisë, si dhe me njoftimet që kishte bërë nëpërmjet telefonit kjo ministri, për Kryetarin e Këshillit të Ministrave. Gjithashtu munda të marr protokollin e mbledhjes së Byrosë Politike të PPSH-së, për analizën që i kishte bërë ngjarjes, të cilat krijuan tek unë një vizion pak a shumë të saktë për çështjen.

Në të gjithë këtë dokumentacion, për mendimin tim, mungonte një nga veprimet ligjore të rëndësishme dhe të domosdoshme që, pa dyshim, do të ndihmonte shumë, në orientimin e saktë të hetimit: mungonte eksperimenti hetimor, që duhej të bëhej, të paktënpër vrasjen e Arben Brocit dhe Nazmi Kryeziut.

U habita për këtë mungesë. Si mundet vallë, të mos bëjnë asnjë eksperiment hetimor, për një tragjedi kaq të madhe?! Praktika jonë hetimore ka treguar se edhe kur përplasen dy makina, ekspertët do të shkojnë për të kontrolluar vendin e ngjarjes dhe në të shumtën e rasteve bëjnë edhe eksperimentinhetimor për të përcaktuar fajësinë.

Po në Shkodër që u bë “kasaphanë” tronditëse, përse të mos bëhej asnjë eksperiment hetimor? Duke e konsideruar të rëndësishme dhe të qëllimshme këtë mungesë, i kërkova hetuesisë që të bënte menjëherë, të paktën një eksperiment hetimor, atë të vrasjes së Arben Brocit. Për këtë qëllim bisedova me të ëmën e Arbenit, për t’i marrë përkohësisht pantallonat që mbajnë shenjat e plumbit vdekjeprurës, sigurova edhe një listë me disa nga ish-demonstruesit e vijës së parë, që kishin parë qartësisht vrasjen e Arbenit, dhe mund të përshkruanin vendin dhe pozicionin e vrasjes së tij, me qëllim që të vendosej manekini në pozicionin ekzakt të vendit të vrasjes së Arbenit.

Një organizim i tillë i eksperimentit hetimor do të tregonte saktësisht rrugën nga kishte ardhur plumbi vdekjeprurës, duke përcaktuar kështu edhe pistën e saktë të vazhdimit të hetimit. Por, hetuesia nuk e përfilli kërkesën time. Mora vesh se ishte ndërhyrja e një politikani, i cili kishte mbetur shumë i pakënaqur nga propozimi që kisha bërë unë. Në këto kushte iu drejtova personalisht Prokurorit të Përgjithshëm me një letër të hapur, të botuar në organet e masmedias.

Por as ai nuk m’u përgjigj. Por, procesi më qesharak që kam parë në atë dosje, është ekspertiza balistike, e kryer nga një i ashtuquajtur “shkencëtar”, ku tregohet flurudha e plumbave që kanë vrarë dy dëshmorët, në një rrugë të jashtëzakonshme. Sipas tij, plumbi i dalë nga automatiku “Kallashnikov”, pikërisht nga dritarja e dezhurnit të Komitetit të Partisë së Rrethit, është përplasur në rrugë dhe ka bërë rikoshetë, duke u ngritur përpjetë, duke e goditur Arbenin në bel, pastaj është ulur disa centimetra poshtë barkut.

E njëjta gjë paska ndodhur edhe me vrasjen e Nazmi Kryeziut. E gjithë kjo bëhet për të plotësuar dëshirën e politikës, se plumbat vdekjeprurës janë nisur nga dera e Komitetit të Partisë. Këto konkluzione, janë jo vetëm absurde, por edhe shumë të dëmshme për suksesin e hetimeve. Procesi i 2 prillit në Shkodër u trazua nga politika me qëllimet e saj të mbrapshta. Për mendimin tim, ai proces ka pasur shumë shanse të mira për t’u zgjidhur shpejt dhe drejt. اelësi ka qenë pikërisht eksperimenti hetimor i kërkuar nga unë.

Me siguri që ai eksperiment hetimor nuk do t’i çonte hetuesit në ndonjë derë, siç i çoi “eksperti”, apo politika, por në një dritare nga është qëlluar, jo me “Kallashnikov”, por me snajper të prerë në majë, për të shtuar efektin goditës. E, pasi të ishte gjetur kjo dritare, ishte lehtë, shumë lehtë, për të ecur lirshëm më në thellësi të ngjarjes. Por nuk deshi politika. Edhe kur unë këmbëngula, nuk munguan kërcënimet dhe fyerjet, duke më thënë publikisht: “avokat i persekutorëve”.

Ngjarja tjetër tragjike, mbi të cilën ende nuk është hedhur dritë e plotë, është vrasja e pabesë e deputetit Azem Hajdari, një nga liderët kryesorë të Partisë Demokratike. Nuk mund të mos mbetesh i habitur, kur pas pak minutash nga vrasja e tij u deklaruan publikisht vrasësit, ndërsa organet e drejtësisë nuk vepruan.

Për pasojë, në vazhdim, kjo ngjarje tragjike u përdor për destabilizim të vendit dhe për luftë të egër politike. I shqetësuar shumë për mundësinë e krijimit të ngjarjeve të parashikuara, si jurist me eksperiencë dhe si ish-i përndjekur politik, më 24 tetor 1999 iu drejtova me një letër të gjatë zotit Berisha. Mes të tjerave thosha: “Për zbardhjen e çështjes “Hajdari”, nuk kam të qarta disa probleme, për të cilat mendoj se janë në kompetencat tuaja. Do të isha i lumtur, në rast se ju do t’i vlerësonit kërkesat e mia dhe do të më jepni përgjigjen e nevojshme.

1. Pas vrasjes së zotit Azem Hajdari, në postin: zv/prokuror i Përgjithshëm ka qenë zoti Gani Dizdari, jurist i vjetër dhe penalist me eksperiencë, me origjinë nga Tropoja, mesa jam informuar, gjithashtu miku juaj dhe i zotit Hajdari. Po kështu, prokurori i Gjykatës së Apelit të Tiranës ka qenë zoti Neshat Fana, miku juaj, pa përmendur pastaj shumë prokurorë të tjerë, simpatizantë të deklaruar të Partisë Demokratike.

Atëherë, zoti Berisha, duke pasur gjithë këto kushte të favorshme, përse nuk i kërkuat Prokurorisë së Përgjithshme që çështjen “Hajdari” t’ia besonte një ekipi të propozuar nga ju? (Kuptohet lehtë zoti Berisha, se ju nuk ishit i interesuar për ta zgjidhur shpejt këtë çështje, për shkak se e kishit si bazë të fortë të politikës kundër pushtetarëve. Por jo, zoti Berisha, drejtësia duhet të bënte punën e saj dhe ju personalisht duhet ta kishit ndihmuar atë).

2-Për ngjarjet e 2 prillit 1991, në Shkodër, ju, zoti Berisha, këmbëngulët që familjeve të dëshmorëve të demokracisë t’u jepej e drejta për t’u përfaqësuar me avokatë në gjykimin e çështjes, ndonëse në atë kohë nuk kishte ligj të tillë. Por sot, një të drejtë të tillë e kemi të sanksionuar në Kodin e Procedurës Penale. Atëherë pse nuk ndikuat edhe në familjen Hajdari, që të kishin edhe ata përfaqësuesin e tyre gjatë hetimeve, si dhe në gjykimin e çështjes? (Edhe kjo është e qartë, zoti Berisha, ju ishit për bojkotim të plotë të hetimeve.

Por edhe në këtë rast se ju e keni pasur gabim, Drejtësia duhet të bënte punën e saj, pavarësisht nga interesat e politikës tuaj). Por, ajo që kishte rëndësi të veçantë në zbardhjen e çështjes “Hajdari”, ka qenë mundësia e dëshmisë së zotit Neza, i mbijetuar nga kjo ngjarje tragjike, i vetmi dëshmitar okular që mund t’i shërbente zbulimit të atyre që kryen ekzekutimin e dy të vrarëve dhe plagosjen e tij. Por kjo provë e vetme u zhduk misteriozisht. U tha se ishte dërguar në Turqi, me gjithë familjen e tij për t’u kuruar. Po pastaj? Mijëra e mijëra dollarë u shpenzuan për ta mbajtur të fshehur atë…”.



Spiunët në administratë

“Përzura 104 zyrtarë, por kur u shtuan shumë të tjerë”​

Kam pasur fatin të jem, ndoshta, një nga njerëzit e paktë, i autorizuar nga Kuvendi për të “gërmuar” në të gjitha arkivat e shtetit, duke përfshirë edhe ato “top secret”, për të zbuluar “mëkatarë” që kanë depërtuar në poste drejtuese të shtetit dhe për të vendosur largimin e tyre nga ato funksione, pra për të bërë pastrimin e shtetit nga mëkatarët. Punova për afro pesë vjet, duke zbatuar me korrektësi ligjin. Zbulova dhe largova nga detyrat e larta shtetërore 104 funksionarë të lartë.

Por, nga analiza e logjikës sime, buroi një pyetje e vështirë, së cilës ende nuk i kam dhënë përgjigje: “Vallë, çfarë bëra unë për të shpëtuar këtë popull nga mëkatarët?”. Oh, sa keq! Kur unë gërmoja për të gjetur “farërat e kalbura” të një shteti rrënojë, në truallin e shtetit të ri, të quajtur demokratik, po mbillej fara e “kanabis sativa” dhe fara të “bimëve” të tjera të këqija, që kalonin mbi Adriatik me urën e madhe të skafeve.

Ndërsa në vendet më të bukura filluan të hedhin shtat vilat e gratacielat, që nëpër kafene nuk pushonin thashethemet se është e x ministri, ajo e y deputeti. Shikoja me keqardhje “Babiloninë” e pafund të këtij shteti, të krijuar nga “mëkatarë” të rinj dhemë dukej vetja sikur luftoja edhe unë si Don Kishoti me mullinjtë e erës, më dukej vetja si një “kukull” në teatrin dramatik të mafiozëve. E pashë veten fare të pafuqishëm për të bërë diçka të mirë dhe prandaj u vetëshkarkova nga detyra e Kryetarit të Komisionit Shtetëror të Kontrollit të Figurave.

Shekulli
 
Titulli: Pesë enigmat ende të pazgjidhura të vrasjes së Azemit

Me beri pershtypje se te gjitha komentet e kesaj teme ishin te pabaza , dhe vetem
hamendje , por ajo qe me beri me shume pershtypje ishte fakti se komentet mbeshtetnin
njeri-tjetrin dhe ktijonin te gjithe se bashku nje zinxhir hamendjesh çuditerisht te besushem. Normal , nje hamendje qe me shkon per shtat , pse te mos e besoj.

Jo per te mbrojtur ndonjerin apo per te akuzuar tjetrin ,por theshte rri shtremt e fol drejt,
Sala mund te kete 1001 gabime dhe faje , por ai nuk eshte i implikuar ne vrasjen e Azemit.
Ekzekutoret e Azemit i dine te gjithe dhe se kush u dha krahe dhe pushtet ketyre njerzve dhe kjo dihet .
Per mua kjo vrasje nuk ka asnje mister , por ka shume paskrupullshmeri dhe shume pabesi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top