Vetëvritet para fëmijës!!!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Në sy të nënës dhe djalit pesë vjeç, në banesën e tij, polici Albert Bellopoja dyshohet se me armën zyrtare i ka dhënë fund jetës së tij. Në orët e paradites të së hënës, 29-vjeçari, polic i rajonit të Mitrovicës, besohet se vetes i ka shkrepur një plumb në kokë nga revolja e tipit Glock 9.19 milimetër.Ai ka vdekur në vend, ndërkohë që fqinjët kanë lajmëruar policinë se në katin e nëntë të ndërtesës në rrugën “Afrim Zhitia” në Mitrovicë, janë dëgjuar të shtëna. Trupi i të ndjerit nuk është dërguar fare në spitalin e qytetit, i cili ndodhet vetëm pak metra larg banesës së tij, por menjëherë drejt Prishtinës, për t’iu bërë obduksioni. Dyshimet e para për motivin që e ka shtyrë policin Bellopoja t’ia marrë jeten vetes, mendohet të jenë problemet familjare, saktësisht mosmarrëveshjet me gruan e tij. Por, tash për tash policia nuk është në gjendje të tregojë saktësisht nëse në këtë rast kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje. Kjo për faktin se zënkat e përhershme ndërmjet policit dhe gruas së tij, edhe ajo deri para dy vitesh pjesëtare e policisë, nuk lejojnë që kjo çështje të mbyllet kaq thjesht. Rreth orës 16 e 30 të së hënës, në korridorin me të lartë, aty ku ndodhet banesa e policit të ndjerë, nëna e tij e shoqëruar me një police, disa gra të afërta dhe një mjeke, zbrisnin shkallëve të ndërtesës. E vetmja që dëgjohej me zë të lartë derisa vajtonte dhe rënkonte për djalin e vrarë para syve të saj, ishte nëna e tij, të cilën mundoheshin nga ngushëllonin ato që e shoqëronin.Ajo vajtonte djalin e vetëm dhe qante për nipin e saj të mbetur jetim pasi tash ka mbetur me të dhe me nusen, të cilën, sipas zyrtarëve të policisë, në momentin e mbërritjes së tyre, ajo është dëgjuar duke bërtitur sikur ajo i kishte vrarë djalin. Pavarësisht se vrasja e policit Albert Bellopoja ka ndodhur rreth orës 10:00 të së hënës, gruaja e tij, Florije Bellopoja ka vazhduar të mbetet në stacionin policor deri në orët e vona të pasdites.Policia ka vazhduar ta marrë Florijen në pyetje, pasi në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë, ajo i është drejtuar policisë për të denoncuar rrahjen nga burri i saj.ثshtë pikërisht ky momenti kur duhet të qartësohet nëse në çastin kur ka shkrepur revolja, Florija ka qenë në banesë apo ka qenë ende në polici duke dhënë deklaratë për rrahjet e shkaktuara nga burri i saj. “Dyshohet se ajo e ka një bri të thyer nga goditjet e burrit të saj”, shopjegon një zyrtar i policisë në Mitrovicë, në kushtet e anonimitetit. “Ka qenë afër. Kemi shkuar duke vrapuar. Aty në korridor e kemi gjetë nënën e tij me djalin e vogël në duar duke bërtitë ‘ma vranë djalin”, shpjegon ky polic për Express, i cili e ka parë kufomën e shtrirë në dhomë, e të mbuluar nga gjaku. Sipas fqinjëve të tyre, problemet në këtë familje janë shumë të hershme dhe nisin që nga koha kur çifti Bellopoja janë martuar me vetëdëshirë para disa vjetësh. Më vonë zënkat mes tyre janë shtuar aq shumë, saqë edhe disa nga njerëzit që sado pak i kanë njohur, e kanë marrë vesh se është e pamundur që ata të pajtohen. “Ai ka qenë njeri shumë i mirë, ka pasë sjellje shumë të mira. Por çfarë problemesh kishin ndërmjet vete, nuk e dimë”, thotë njëra nga fqinjet e tyre, e cila mban një dyqan afër banesës, në të cilin shpesh kjo familje blen gjërat ushqimore. Fqinjët e tjerë shpjegojnë se mospajtimet ndërmjet tyre kanë shkuar deri në atë pikë, saqë para disa kohësh ky çift njëherë ka vendosur të ndahet. “Pasi u ndanë, ky polici u martua me një vazjë nga Podujeva, por shkaku i djalit a nuk e di çka, ata prapë vendosën të bashkohen. Kështu që polici u nda nga ajo gruaja tjetër dhe u bashkua prapë me Florijen”, thotë një fqinje tjetër, duke u lutur të mos i përmendet emri. Vdekjen e këtij polici e konfirmon edhe policia në Mitrovicë, sipas të cilëve policët e parë reagues në vend të ngjarjes kanë hasur në viktimën e shtrirë në dhomë dhe pa shenja jete. “Arma zyrtare e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Glock 9 x 19 mm, është gjetur në vend të ngjarjes. Në bazë të informatave preliminare të hetuesve policorë, dyshohet se rastit i ka paraprirë një rast i dhunës në familje, i raportuar disa çaste para rastit kritik”, thotë Besim Hoti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës. Sipas tij, bashkëshortja e viktimës, e cila ishte lajmëruar në stacionin policor për raportim të rastit për dhunë në familje, është në proces të intervistimit nga hetuesit policor, për të sqaruar rrethanat dhe përfshirjen e saj në këtë rast.

Express
 
Ne nje menyr apo tjeter perher femra hyn ne mes..

Gjithesesi gjynah ...
 
mekat qe marrin ne polici njerez me te meta mentale..
me vjen keq per femijen ndersa ketij qyqarii do i psh***ja varrin
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top