Floriri shqiptar, si është përdorur thesari shtetëror nga qeveritë ndër vite

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
clear.gif

Floriri shqiptar, si është përdorur thesari shtetëror nga qeveritë ndër vite
Historia nga qeveria “Noli” deri te vjedhja në Kërrabë. Të vërtetat dhe misteret e pasurisë monetare të një kombi



Thesari i kombit shqiptar, i përbërë kryesisht nga ari (floriri), por dhe metale të tjera të çmuara, ka qenë një prej elementeve më të forta monetare të tij, që mund të konsiderohet si shteti shqiptar i nisur që nga 1912-a. Qeveritë e ndryshme, që nga ajo kohë, e kanë konservuar (ruajtur), shtuar ose pakësuar këtë thesar sipas nevojave të tyre, që varionin pa dyshim edhe me ngjarjet historike të kohës. Duke qenë se kryesisht floriri, por bashkë dhe me argjendin, ishin dy metale të cilat përbënin edhe elementin bazë të monedhës shqiptare që qarkullonte në atë kohë, thesari që mbahej plus në arkën e shtetit, ishte veç një element më tepër sigurie. Por qeveritë e ndryshme të Shqipërisë, sidomos ato pas viteve 1920, e kanë prekur këtë thesar duke e përdorur për interesa të posaçme. Edhe pse thesari në ar, pasuria më e madhe e popullit shqiptar, ka qenë i paprekshëm për këtë të fundit, jo e njëjta gjë mund të mendohet për krerët e ndryshëm të qeverive të ndryshme të shtetit shqiptar ndër vite. Historia tregon se çështja e thesarit është ngushtësisht e lidhur me politikën. Dokumente të ndryshme tregojnë se floriri është prekur nga krerët e shtetit shqiptar në periudha të ndryshme historike, duke nisur nga qeveria e Fan S. Nolit e deri te vjedhja e parë publike, që u identifikua në vitin 2000 në tunelin e Kërrabës (Tiranë).

Si u krijua thesari

Që në periudhën e pushtimit otoman, shqiptarët e kanë pasur traditë të hershme që floririn ta mbajnë të fshehur në shtëpi. Vlera e kartëmonedhës në këtë periudhë ndryshonte shpesh, ndaj monedhat në flori ose argjend (në metale të çmuara) përbënin garanci për çdo shqiptar. Specialistë nga Drejtoria e Arkivit të Shtetit tregojnë se në këtë periudhë qarkullonin të gjitha monedhat e arit, por edhe kartëmonedha të ndryshme amerikane, franceze, italiane dhe greke. Kaosi i qarkullimit të monedhave dhe kartëmonedhave merr fund në vitin 1920, kur Këshilli i Ministrave i asaj kohe vendosi që të ardhurat e shtetit të llogariten me franga ari. Ahmet Zogu, gjatë 25 viteve të qeverisjes së tij, solli ndryshime të mëdha politike dhe ekonomike. Për herë të parë Zogu zbatoi politikën deinflacioniste, që solli zhvlerësimin e floririt dhe rriti vlerën e kartëmonedhave (para letër). Tregtarët preferuan të punonin me kartëmonedha, duke e depozituar floririn në Bankën e Shtetit.

Sa flori ka Shqipëria

Në vitin 1922, në një raport të Komisionit Financiar të Lidhjes së Kombeve, një prej përfaqësuesve të tij, profesor Kalmes, tha se Shqipëria zotëron një stok të rëndësishëm metalesh me vlerë 50 deri në 100 milionë franga ari, pra minimumi rreth 320 tonë ar. Por në vitet që pasuan kjo shumë u mbush me mistere edhe për faktin se ajo disa herë u prek nga qeveritë që pasuan. Aktualisht ndër pikat më të debatuara në lidhje me këtë histori mbeten disa, siç mund të jenë: askush nuk e di nëse Ahmet Zogu mori nga thesari 118 kilogramë flori, apo më shumë. Nuk ka asnjë përgjegjës për zhdukjen e 280 tonëve ar nga thesari i shtetit, të sekuestruar gjatë periudhës së komunizmit, të cilin më pas qeveria komuniste e Enver Hoxhës e ka përdorur për shkaqe dhe nevoja të ndryshme.

Ari pas vitit 1945

Në janar të vitit 1945, qeveria e dalë nga Lufta miratoi ligjin “Për tatimin e jashtëzakonshëm mbi fitimet e luftës”. Ky ligj godiste rëndë atë shtresë të popullsisë që kishte pasuri të mëdha. Organet e Punëve të Brendshme, njësoj si Gestapoja e Hitlerit në Gjermani, që u sekuestronte hebrenjve arin dhe pasuritë me vlerë, u sekuestroi pasuritë tregtarëve dhe të gjithë personave që posedonin ar, duke mos u lënë më asgjë. Qindra familjeve tregtare në Shkodër, Elbasan, Korçë, Berat, Vlorë etj., iu sekuestrua e gjithë pasuria. Shumë prej tregtarëve tentuan ta fshihnin ose ta groposnin arin në oborrin e shtëpisë, për ta ruajtur pasurinë e tyre të vënë me sa mund e sakrifica. Por njerëzit e Sigurimit të Shtetit nuk ngurruan të torturonin dhe burgosnin të gjithë personat që bënin rezistencë, ndërsa shumë të tjerë u torturuan në mënyra çnjerëzore derisa e treguan se ku e kishin fshehur arin. Tatimi i jashtëzakonshëm shkatërroi plotësisht gjendjen ekonomike të familjeve të pasura. Dallimi mes tatimit të jashtëzakonshëm që u zbatua në Shqipëri dhe atij që u zbatua në vendet perëndimore, është thelbësor. Në Perëndim tregtarëve u merrej ajo pjesë e tatimit që tregtarët e kishin shumë të lartë në kohë lufte, sesa në kohë paqeje. Kurse në Shqipëri u asgjësua tërësisht kapitali esencial dhe u bë në metoda tërësisht jo ligjore dhe të ashpra. Në fund të vitit 1948, forcat e Sigurimit të Shtetit mendohet se kanë grumbulluar 43.816.682 monedha ari. Në arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme mungon dokumentacioni i viteve 1945-1952, ndaj është shumë e vështirë të konstatosh se sa është sasia e arit që u është sekuestruar tregtarëve shqiptarë.

Blerim اela: “Tregtarëve u janë sekuestruar 283 tonë ar”

Ish-kryetari i Komisionit hetimor për Thesarin, deputeti Blerim اela, shprehet se ekzistojnë dokumente që vërtetojnë se 1700 personave iu është sekuestruar e gjithë pasuria. Sipas اelës, “tregtarët kanë deklaruar se iu është marrë shumë më tepër flori nga sa është deklaruar në dokumentet e depozituara në Arkivin e Shtetit”. Nga hetimet e kryera rezultoi se nuk ka asnjë dokument për sekuestrimet e floririt të bëra gjatë viteve 1946-1949, kur ka qenë edhe vala më e madhe e sekuestrimeve. Ish-kryetari i Komisionit hetimor për Thesarin thotë se mendohet që deri në fund të vitit 1948 forcat Sigurimit të Shtetit mund të kenë grumbulluar rreth 43 milionë e 816 mijë e 682 monedha ari, ose 283 tonë ar. Në deklaratën e 16 janarit të vitit 1992, اela pohoi se “në thesar janë futur vetëm 3 tonë ar, ose 3029 kilogramë flori”. Komisioni hetimor i ngritur në vitin 1992 deklaroi se nuk ekziston asnjë dokument që mund të tregojë se ku e kanë dërguar forcat e Sigurimit të Shtetit arin e grumbulluar në atë kohë nga familjet e pasura shqiptare dhe tregtarët.



Qeveria komuniste e justifikoi vjedhjen e arit me “grabitjen” nga gjermanët

Pas Luftës së Dytë Botërore, qeveria shqiptare i kërkoi palës gjermane kthimin e thesarit që iu sekuestrua gjatë luftës. Në prill të vitit 1944 vërtetohet që një pjesë e arit të depozituar në “REICH Bank” të Berlinit ishte ar shqiptar. Historianët që kanë studiuar mbi këtë çështje tregojnë se në këtë bankë ishin depozituar 336 tonë ar, por vetëm 1.5 tonë ar i përkiste Shqipërisë. Rreth 60 për qind e thesarit që ndodhej në shtetin italian u sekuestrua nga ushtria gjermane. Në ditarin e Bankës Italiane thuhet se rreth 120 milionë franga shqiptare bankënota u kthyen në Shqipëri, ndërsa floriri u mor për t’u çuar në Gjermani. Pas largimit të mbretit, në thesarin e shtetit shqiptar mbetën 90 kilogramë flori. Në vitin 1946 ndodhi incidenti i Kanalit të Korfuzit. Dy anije britanike shpërthejnë në Kanalin e Korfuzit. Vriten 44 marinarë amerikanë dhe oficerë britanikë. Qeveria shqiptare konsiderohet fajtore nga britanikët, të cilët kërkojnë dëmshpërblim nga pala shqiptare, që lejoi vendosjen e minave në Kanalin e Korfuzit. Por kreu komunist i asaj kohe, Enver Hoxha, nuk pranoi të paguajë dëmshpërblimin. اështja i kaloi Gjykatës së Hagës, e cila na shpalli fajtorë dhe vendosi që mos të na jepej thesari, që përbëhej prej 1.5 tonë ar. Pas 50 vjetësh komisioni tripalësh vendos t’i kthejë Shqipërisë arin, por duke mbajtur pjesën e dëmshpërblimit dhe interesat. Në shtator të vitit 1998 u bë rishpërndarja e fundit e arit të sekuestruar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga kjo Shqipëria mori vetëm 64 për qind të sasisë së arit, që u mor nga gjermanët. Të njëjtën përqindje morën edhe vendet e tjera.


Floriri aktual dhe enigma e vjedhjes së thesarit të Kërrabës

Me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet vendoset që thesari i shtetit, që për 50 vjet qëndroi në tunelet e Skraparit, të zhvendosej në Kërrabë, aty ku në vitin 2000 ndodhi edhe vjedhja e parë publike e thesarit. Në Kuvend lideri demokrat Sali Berisha akuzoi hapur qeverinë për vjedhjen e thesarit të shtetit. Berisha kërkoi dorëheqjen e kryeministrit të asaj kohe, Ilir Meta, dhe të guvernatorit të atëhershëm të Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani. Ish-kryeministri Ilir Meta, pas akuzave të njëpasnjëshme të opozitës, kërkoi që të evidentohet gjendja e thesarit. Rezultoi se vlera e arit që mungonte në thesar ishte e barasvlershme me 2 milionë e 800 mijë dollarë. Ish-kryeministri Ilir Meta deklaroi se që nga viti 1997 nuk ishte kontrolluar gjendja fizike e thesarit dhe deri atëherë askush nuk kishte pse të dyshonte se thesari ishte grabitur. Meta shprehej se “nuk e kuptonte se nga e dinte Partia Demokratike që thesari ishte prekur apo grabitur?”. Sipas ish-kryeministrit Meta, ky thesar ishte cenuar në kohë të ndryshme dhe në të njëjtën mënyrë, dhe ka filluar shumë përpara vitit 2000. Meta tha se të dhënat të çojnë në vitin 1997. Pas zbulimit të shumës së vjedhjes hapet dosja “Thesari”. Prokuroria ushtarake nis hetime mbi autorët e vjedhjes së thesarit të Kërrabës. Akuzohen pesë banorë të fshatit Kërrabë. Tuneli i fshatit Kërrabë, ku në vitin 2000 ndodhej thesari, sot ruhet ditë-natë nga forcat e Gardës. Pranë këtij reparti ushtarak nuk mund të futet askush pa lejen e Ministrisë së Brendshme. Enigma e vjedhjes së thesarit në vitin 2000 vazhdon të mbetet e tillë edhe pas 6 vjetësh. Nuk ka asnjë përgjegjës për grabitjen e thesarit, që ruhet në tunelin e Kërrabës, dyert hermetike të të cilit mund të hapeshin vetëm nëpërmjet një kodi të veçantë.GAlbania
 
Dy nga grabitesit jane nga zona e Elbasanit.
 
Dy nga grabitesit jane nga zona e Elbasanit.

Po thane qe e kishin marre edhe me gomar...

Ah c'ben pasuria, degradon cdo vlere...

Turp per shqiptaret.

Kush ka qene ne qeveri, te gjithe kane vjedhur :(
 
Po thane qe e kishin marre edhe me gomar...

Ah c'ben pasuria, degradon cdo vlere...

Turp per shqiptaret.

Kush ka qene ne qeveri, te gjithe kane vjedhur :(

Ne e kane marre me gomar nuk e di po ato te dy qe thuhen qe jane sot jetojne si mbreter gjithmone nese jane ato.
 
Po thane qe e kishin marre edhe me gomar...

Ah c'ben pasuria, degradon cdo vlere...

Turp per shqiptaret.

Kush ka qene ne qeveri, te gjithe kane vjedhur :(


Harrove ta zgjedhosh foljen deri ne fund :D
Kush ka qen ne qeveri ,te gjith kan vjedhur ,po vjedhin e do te vjedhin ky esht problemi :(
 
Krrabe, Shkëlqimi nga floriri dhe rënia nga varfëria

Krrabë. Ka kaluar një dekadë nga vjedhja e bujshme dhe misterioze e floririt pikërisht në tunelet e Krrabës. U kthyem pas 10 viteve në këtë fshat për të parë sesa afër dhe larg, janë banorët e kësaj zone me atë ngjarje. Por në fakt, gjejmë një fshat të rrënuar, rrugë të parregulluara, halle si në gjithë vendin, pse jo dhe më rëndë se kaq, dhe tunele, super të blinduar.
Sikurse thonë ushtarët rreth zonës së tuneleve, pas vjedhjes së bujshme të atij viti, tunelet nuk ruhen më vetëm nga ushatarët, por tashmë zona është minuar rreth tyre. Tani, askush nuk mund të vjedhë më floririn dhe thesarin e shtetit.
Tunelet
Tunelet nën shpatet e vargmaleve në fshatin Krrabë janë ndërtuar rreth viteve 1970. Aty ndodhet një objekt, ku pas tij fshihen hyrjet për në tunelet e përdorura në vite, për ruajtjen e armatimeve, thesarit, e aktualisht në arkivin qendror të Ministrisë së Brendshme. Prej 1998 ato janë rrethuar nga një zonë e minuar, dhe ndodhen nën ruajtjen e Gardës së Republikës. Ushtarët si gjithandej punojnë me turne dhe në ndërrim, por asnjëri prej tyre nuk pranon të japë shumë informacion se cila është gjendja e tyre.
Banorët
Të tërë pranojmë të flasin nën zë, por askush s’dëshiron të prononcohet duke ndjerë ende peshën e frikës. Pasi bëjmë një ndalesë në klubin e fshatit, pyesim banorët se si e kanë përjetuar atë periudhë.
“Po ç’flori kemi vjedhur ne aman, ne na doli nami kot fshatarët e zonës, se floririn e vodhën vetë pushtetarët. Polici lartë e poshtë nëpër fshat, merr e pyet banorë pa fund, po dhe ata që i dënuam kot, se vetë pushtetarët e vodhën pasurinë e shtetit. Ne ja jetojmë, çdo ditë si mos më keq, pa ujë të pijshëm, pa drita, shtyhet nata pa drita në fshat, pleq e fëmijë në dritën e qiriut”. Kjo është shprehja më e dëgjuar e banorëve të zonës, të cilët, absolutisht nuk e kanë hallin në atë se çfarë fshihet pas rrethimit ushtarak dhe brenda atyre tuneleve.
Ajo për të cilat këta banorë mendojnë, janë ushqimi i tyre i përditshëm. Në pikat ushqimore të këtij fshati, del në pah pikërisht ajo për të cilën ata kanë nevojë: ende vuajnë kushtet e vështira ekonomike. Lista të pafundme të borxheve për ushqime, ku dhe jetesa e përditshme varet nga zemërgjerësia e shitësve qe japin mallin dhe lekët i marrin një herë në muaj.
Reparti
Rreth dy kilometra nga fshati, në një rrugë jo tërësisht të rregulluar e të asfaltuar, të bie në sy menjëherë një tabelë në të cilën shkruhet: “Ndal, Zonë Ushtarake”. Oficeri i rojës në shërbim, një ndër të paktët që dukej në ruajtje të tuneleve të shumëpërfolura, është fjalëpak. “Këtu është çdo gjë sekret shtetëror, dhe ju s’mund të më pyesni për detaje apo të bëni foto”, - tha oficeri i rojës, të cilit i duken qartë inicialet mbi rripin e armës së shërbimit, S.Ashi. Në hyrje të repartit ndodhej një tabelë, e cila të informonte për një zonë ushtarake që mbrohej nga nënreparti i Gardës së Republikës. Sipas oficerit të shërbimit, aktualisht reparti menaxhohej vetëm nga administrata me grada, oficer dhe nënoficer, dhe shërbimi kryhej me turne.
Ruajtja
“Aktualisht zona ndodhet nën ruajtjen e Gardës së Republikës me nënrepartin e Krrabës. Forca ushtarake e ruajtjes së sekreteve shtetërore përfaqësohet nga kuadro, ku bëjnë pjesë oficerë dhe nënoficerë të Gardës. Këtu aktualisht ndodhet arkiva qendrore e Ministrisë së Rendit, arkiva e shtetit, dhe është kthyer në pikë shërbimesh. Në depot e tuneleve, s’di të ketë armatim, apo municion, dhe s’kam dëgjuar që prej vitesh të ketë lëvizje të mjeteve ushtarake. Shërbej prej një viti, dhe deri në këto momente nuk kam hasur asnjë vështirësi apo problem gjatë shërbimit. Tunelet, që pas vitit 1998 në hyrjet e tyre janë të minuar dhe izoluar. Ato hapen vetëm kur vjen drejtori i arkivës shtetërore, dhe funksionarë të tjerë shtetërorë. Ne vetëm kryejmë shërbimin e ruajtjes dhe s’mund të futemi, apo të dimë më shumë” thotë oficeri i shërbimit të rojës. Por çfarë mbajnë brenda tunelet aktualisht? Për këtë, asnjë nga oficerët nuk di të thotë asgjë.
Zhdukja e Thesarit
Në atë kohë, lideri demokrat Sali Berisha akuzoi hapur qeverinë për vjedhjen e thesarit të shtetit. Berisha kërkoi dorëheqjen e Kryeministrit të asaj kohe, Ilir Meta, dhe të guvernatorit të atëhershëm të Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani. Ish-kryeministri Ilir Meta, pas akuzave të njëpasnjëshme të opozitës, kërkoi që të evidentohet gjendja e thesarit. Pas zbulimit të shumës së vjedhur hapet dosja “Thesari”. Prokuroria ushtarake nis hetime mbi autorët e vjedhjes së thesarit të Krrabës. U akuzuan pesë banorë të fshatit Krrabë. Tuneli i fshatit Krrabë, ku në vitin 2000 ndodhej thesari, sot ruhet ditë-natë nga forcat e Gardës. Pranë këtij reparti ushtarak nuk mund të futet askush pa leje. Misteri i vjedhjes së thesarit në vitin 2000 vazhdon të mbetet i tillë. E vërteta mbi këtë mister mbetet ende e pazbardhur, mister i cili ruhet në tunelet e Krrabës me dyer hermetike, të cilat mund të hapen vetëm nëpërmjet një kodi, që e dinë shumë pak persona.
Vjedhja e bujshme
Në shtator 1998, vetëm pak kilometra larg Tiranës, u zbulua zhdukja e 340 kilogramë flori, në monedha dhe sende të çmuara, të ruajtura në tunelet e brendshme. Floriri i mbetur u transportua menjëherë drejt Tiranës. Në të njëjtin vit, policia ndaloi 5 persona, banorë të Krrabës, si të implikuar në grabitjen e arit, të cilët më pas u dënuan.


G .Shqiptare
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top