Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

7 mënyra si flirtojnë vajzat e zgjuara

AnGeLiC

VIP
V.I.P
flirt-at-work.jpg

ثshtë një klishe: vajzat e zgjuara janë të vështira në dashuri.

Sepse kërkojnë shumë apo thjesht e dinë çfarë duan? Janë më tepër të përqëndruara në aspekte të tjera të jetës apo dinë të vënë çdo gjë në barazpeshë? Ndoshta asnjëra nga këto. Higher Perspectives jep 7 sjellje tipike të vajzave të zgjuara, që ua bën atyre të vështirë të dashurohen por kur e gjejnë dashurinë, janë vajzat e ëndrrave:


Ato nuk ia falin kujtdo besimin dhe dashurinë
Një pjesë e madhe e zgjuarsisë është përvojë, më pas vjen edhe intuita. Përvoja dhe intuita e një vajze që ne e përcaktojmë si ‘të zgjuar’ e drejton tek ata partnerë që mund ta përmbushin në çdo aspect, jo thjesht sepse kanë pasur një flirt apo janë ndier mirë gjatë një mbrëmjeje. Një vajzë e zgjuar e ka të qartë se çfarë do, dhe nuk lëkundet nga një tërheqie e thjeshtë.

Ato nuk kanë frikë nga vetmia
Ato ndihen njësoj mirë e shpeshherë më mirë kur janë vetëm. Ndaj nuk nxitohen për të gjetur dikë, kanë gjithë kohën që u duhet për t’i shqyrtuar mirë mundësitë që u ofrohen dhe njerëzit që u afrohen. Ndaj nëse një ‘vajzë e zgjuar’ ju kushton vëmendje, merreni si një shenjë të qartë interesi: të jeni të sigurtë se ju ka mirëmenduar.

Nuk u duhet një njeri i dytë për t’ia bërë jetën të thjeshtë
Ato nuk presin nga partneri që t’ia sjellë gjërat në pjatanvë; ndryshimi është e vetmja kostante në jetë, ndaj ato kërkojnë dikë që ashtu si ato, mund të tregohet i përshtatshëm me çdo lloj rrethane. Sa për të tjerat, mund t’ia dalin fare mirë vetë.

Flirti nuk është prioriteti i tyre
Vajzat e zgjuara, si të gjithë njerëzit e zgjuar, dinë t’i japin çdo gjëje vendin që i takon. Miqtë, familja, puna, shkolla, janë pjesë e rëndësishme e jetës së tyre, po aq sa një partner. Ndaj nuk e ndiejnë nevojën e flirteve të shpeshta për të mbushur ndonjë boshllëk.

Ndonjëherë, mund t’ju krijojnë drojë
Ngaqë e dinë shumë mirë çfarë posedojnë, ato nuk janë të varura tek fjalët e komplimentat e të tjerëve, ndaj mos prisni një buzëqeshje prej kokete nëse i thoni ‘sa e bukur je bërë sot’. Por ndonjëherë vetëbesimi dhe vetëdija mund të krijojë drojë tek personi tjetër, pasi lë përshtypjen e dikujt që mund të thotë lehtësisht ‘Jo’.

Tërheqja është vetëm hapi i parë
Mos mendoni t’ia fitoni zemrën vetëm duke u treguar joshës në sjellje apo fizikisht. Ato nuk bien pre e ‘kurthit’ që ngre tërheqja e parë, ndaj duhen më shumë gjëra për t’i bërë për vete.lexo al
 
Danay je abonu te Living, revista anabel etj? Se ku lexova qe thoshe se se perdor FB ...epo kto tema vetem aty i ke xhan
 
Vajzat e zgjuara e mbajne si shok ne fillim gjasme per ti fut kthetrat me vone :P

Dhe thone, ua po une nuk besoja se nga shoqeria lind dashuria lol
 
Ska gje edhe nese perdor fb. Ne vdesim per cike horoskop. Dashuria eshte e shkruar ne ata yje 20 e sa vite me para :P
 
Vajzat e zgjuara e mbajne si shok ne fillim gjasme per ti fut kthetrat me vone :P

Dhe thone, ua po une nuk besoja se nga shoqeria lind dashuria lol

E cte keqe ka....ky tipar bile tregon zgjuarsi :)
 
Jo ska gje mi, thjeshte nese e ke shok mos nderhy per ti fol keq per te dashuren qe ka, pa nese ai eshte single ska asgje.
 
Jo ska gje mi, thjeshte nese e ke shok mos nderhy per ti fol keq per te dashuren qe ka, pa nese ai eshte single ska asgje.

Nese ai te lejon ti flasesh keq per te dashuren ath eshte e qarte se ai ska stime per te dashuren.
Ne kete rast mikja po i beb nje nder ne subkoshience te dashures...duke i hequr qafe nje njeri te panevojshem.
Mos harrojme se ne cdo marredhenie ka caqe e limite....
 
Une sdua te marrin per inteligjente.
Dua ti bej naiven qe pastaj te dale kucedra brenda meje e ti nxjerr syte :P
Gherr
 
Nese ai te lejon ti flasesh keq per te dashuren ath eshte e qarte se ai ska stime per te dashuren.
Ne kete rast mikja po i beb nje nder ne subkoshience te dashures...duke i hequr qafe nje njeri te panevojshem.
Mos harrojme se ne cdo marredhenie ka caqe e limite....

Gjithsesi varet nga marredheniet shoqerore, ose jam une qe i bej pyetje shpesh vetes: cme duhet mua jeta private e tjereve
 
Gjithsesi varet nga marredheniet shoqerore, ose jam une qe i bej pyetje shpesh vetes: cme duhet mua jeta private e tjereve

Une fola ne spekter te gjere pa marre as veten ne peshore.
Sigurisht qe nese do nisem nga vetja i dont care....perkundrazi kur ndonje mik imi me ka kerkuar mendim i kam justifikuar ndonje trapllik te te dashures duke u nisur nga solidarizimi femeror..osw edhe sepse skam pas asnje qellim ne vetvete me personin ne fjale!
 
Ne lidhje me temen,vajzate zgjuara e ato injorante..?! pffff idiotesi.
Te gjithe njerzit dashurojne ne formen e tyre origjinale,sic mendojne.
Nese steriotipet njerzore priren te saktesojne sistematikisht skematika per te pervetsuar ndjenjat njerzore,ketu kemi te bejme me shkaterrimin total te games shpirterore njerzore.
Asnjehere s"kam degjuar te flitet per dashuri te medha, aty ku ka pas shume analizmi shume rregull kritik dhe prefeksionim.
Qofsha e gabuar.
Personalisht as s"jam "inteligjente" dhe as s"dua te dashuroj "inteligjent".
Mundesisht si dua as ne rrethin shoqeror te tille "inteligjenc".l
 
Keto kohe dashuria eshte bere me teper djallezore sesa e sinqerte dhe e paster...
 
Ne lidhje me temen,vajzate zgjuara e ato injorante..?! pffff idiotesi.
Te gjithe njerzit dashurojne ne formen e tyre origjinale,sic mendojne.
Nese steriotipet njerzore priren te saktesojne sistematikisht skematika per te pervetsuar ndjenjat njerzore,ketu kemi te bejme me shkaterrimin total te games shpirterore njerzore.
Asnjehere s"kam degjuar te flitet per dashuri te medha, aty ku ka pas shume analizmi shume rregull kritik dhe prefeksionim.
Qofsha e gabuar.
Personalisht as s"jam "inteligjente" dhe as s"dua te dashuroj "inteligjent".
Mundesisht si dua as ne rrethin shoqeror te tille "inteligjenc".l

Nev po ti lexosh pikat e mesiperme nuk jane tregues inteligjence ...
Jane dy skenar ne nje raport.
1. Perfshihesh e tera
2. Nuk perfshihesh hic.
Shenjat e mesiperme jane copeza te skenarit 2.
Nese nuk perfshihesh ske ndjenja kundrejt pales tjeter dhe si rrjedhoje keta studiusit i kane vene emrin inteligjente.
Ne ne zhargon situata te tilla i quajme femra te fohta, te perllogaritura apo ku di cfare...por e gjitha rrotullohet tek perfshirja.
Une kshu e shoh.
 
Tamam nuk ben robi sikur po vdes per tjetrin , po edhe po qe e ruan pak personalitetin e tij.
 
Ce doni dashurine pa djallezi? Per te fjet gjume?

Djallezi qe con ne regres apo ezaurim te personit tjeter ta kom fal lol
Nuk po thote njeri jete lineare por djallzi nga ajo qe te mban shpirtin ngref po...
 
Ne lidhje me temen,vajzate zgjuara e ato injorante..?! pffff idiotesi.
Te gjithe njerzit dashurojne ne formen e tyre origjinale,sic mendojne.
Nese steriotipet njerzore priren te saktesojne sistematikisht skematika per te pervetsuar ndjenjat njerzore,ketu kemi te bejme me shkaterrimin total te games shpirterore njerzore.
Asnjehere s"kam degjuar te flitet per dashuri te medha, aty ku ka pas shume analizmi shume rregull kritik dhe prefeksionim.
Qofsha e gabuar.
Personalisht as s"jam "inteligjente" dhe as s"dua te dashuroj "inteligjent".
Mundesisht si dua as ne rrethin shoqeror te tille "inteligjenc".l
Vitet ketu.
Pak a shume u futa per te shkruar kete mendim,ndoshta tani pas 7 vjetesh pak me te redektuar ne sasin e fjalve.
Por ne thelb te njejtin.
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top