Njoftim per media nga OBORRI MBRETثROR SHQIPTAR

Bilderberg

Anëtar i ri
Njoftim per median nga Oborri Mbreteror Shqiptar.


OBORRI MBRETثROR SHQIPTAR ROYAL COURT OF THE ALBANIANS
Pallati i Vjetër Mbretëror P.Box. Nr.8170
Rr. “Murat Toptani”, Tirana, Albania
Tiranë, Shqipëri
Tiranë 31.08.2008









NJOFTIM PثR MEDIA







Të dashur miq,


Ju njoftojmë se ditën e hënë, më datë 1 shtator 2008, në orën 18:00, Familja Mbretërore Shqiptare me rastin e 80 vjetorit të vendosjes së MBRETثRISث SHQIPTARE, organizon një pritje në ambientet e Pallatit të Vjetër Mbretëror. Do të ishte kënaqësi për ne, që edhe ju të ishit të pranishëm në këtë pritje festive, por njëkohësisht, ju lutemi t’ua përcillni mbarë shqiptarëve këtë ngjarje nëpërmjet mediave tuaja.









Oborri Mbretëror Shqiptar
Departamenti për Marrëdhënie me Publikun
 
Redaktimi i fundit:
OBORRI MBRETثROR SHQIPTAR ROYAL COURT OF THE ALBANIANS
Pallati i Vjetër Mbretëror P.Box. Nr.8170
Rr. “Murat Toptani”, Tirana, Albania
Tiranë, Shqipëri
Tiranë 31.08.2008






Deklaratë për Media


Të nderuar,

Më 1 Shtator 1928, 80 vjet më parë, në kushtet kur fqinji përtej detit dhe mbarë vendet ballkanike ishin mbretëri, madje edhe me pretendime territoriale kundrejt shtetit shqiptar, mori jetë ëndrra e rilindësve tanë për një shtet të konsoliduar mbretëror, që mbartte detyrimin për zgjidhjen e çështjes kombëtare.
Në vazhdim të përcaktimit juridik ndërkombëtar të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913 dhe Statusit juridik të Kongresit të Lushnjes, Kryerilindasit MBRETIT ZOG I, Asambleja Kombëtare, si përfaqësuese legjitime e shqiptarëve i besoi kurorën dhe skeptrin, por njëkohësisht edhe fatet e kombit.
Pas mijëvjeçarësh dhe shekujsh, për herë të parë gjatë gjithë ekzistencës së tyre historike si komb, me në krye Mbretin Zog shqiptarët arritën të ndërtojmë një shtet të standardeve ndër më të përparuarat, me kushtetutë, legjislacion dhe institucione moderne e funksionale.
Këtë ecje të shpejtë drejt qytetërimit për të kapur kohën e humbur, fatkeqësisht e ndërprenë pushtimi fashist, LDB dhe pushtimi komunist.
Edhe në mërgimin e gjatë e të detyruar, Familja Mbretërore Shqiptare me Mbretin Zog dhe Mbretin Leka I, nuk i reshtën përpjekjet politike e diplomatike për ta shpëtuar popullin dhe Kombin Shqiptar nga mynxyrat dhe muret ndarëse antishqiptare.
Edhe pas kthimit përfundimtar në Atdhe, Familja Mbretërore Shqiptare i vijon përpjekjet për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese që burojnë nga Statusi Themeltar i Shtetit Mbretëror Shqiptar i vitit 1928.
Familja Mbretërore Shqiptare, ashtu si edhe më parë, do të vazhdojë t’u kontribuojë proceseve integruese dhe idealeve kombëtare për përparim dhe begati.





OBORRI MBRETثROR SHQIPTAR



Departamenit për Marrëdhënie me Publikun
 
Redaktimi i fundit:
Ka te beje gje me Zogun kjo ?
 
Derisa pritja eshte per 80 vjetorin e Monarkise Shqiptare kuptohet qe ka te beje edhe me Zogun!
 
Derisa pritja eshte per 80 vjetorin e Monarkise Shqiptare kuptohet qe ka te beje edhe me Zogun!

Kur postova, kishe bere vetem postimin e pare.

Edhe Zogu, pavaresisht se ia kane deformuar historine, nuk eshte me shume shqiptar sesa keta te sotmit. Mendimi im ky...:(
 
Jam i mendimit se çdo figure historike shqiptare ka patur te mirat dhe te keqijat e veta! Duke marre parasysh faktin se ne çfare situate ekonomiko-politike ballkanike e ka krijuar shtetin shqiptar ne ato vite, sinqerisht per mua meriton vlersim dhe respekt
Ti mohosh disa merita Zogut eshte njesoj sikur te mohosh ate pjese te intelektualeve qe gjate qendrimit te tij ne pushtet paten mundesi te shkollohen ne perendim me nje mentalitet komplet europjan. Dhe ishin pikerisht keta intelektual qe ishin ajka e inteligjeces shqiptare gjate gjith shek te 20-te!
Nuk them se ishte engjell, por dhe te njollosesh figuren e tij sepse komunizmit i interesonte do te thote te mos njohesh vetveten dhe historine e kombit tend ashtu siٍ duhet e te kthehesh dashje pa dashje ne nje vegel e idelogjive te rrezikshme!
E akuzojne se ka vrare Hasan Prishtinen, por problemi eshte se pak veta e dine se H. Prishtina ka pas nder mend te coptonte Shqiperine Lindore dhe ta bente pjese te Maqedonise!
Figura e tij ka aspekte negative po aq sa edhe pozitive!!
Jepi Cesarit ate qe i perket Cezarit!!
 
Me rastin e 80-vjetorit të monarkisë shqiptare dhe në kuadër të rishikimit të historisë për herë të parë pas 69 vjetësh, institucionet shqiptare, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Instituti i Historisë do të organizojnë më 1 shtator Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me temë, "Monarkia shqiptare 1928-1939". Konferenca në fjalë synon të hedhë dritë mbi këtë periudhë ende të panjohur të shtetit dhe historisë shqiptare. Do të referojnë në këtë konferencë rreth 21 historianë e studiues, të huaj dhe vendas, si dhe do të ketë aktivitete të ndryshme kushtuar kësaj periudhe shumë të rëndësishme të historisë së shtetit shqiptar. i poshter Meta, historian, tregon se prej 18 vjetësh kanë nisur përpjekjet e institucioneve drejt reformimit dhe shkëputjes nga ngërçet e periudhës komuniste. "Pikërisht kjo është edhe një nga detyrat e historiografisë. Ajo tashmë ka mbërritur në një nivel të caktuar të kësaj reforme, një reformë e cila nuk ka nisur sot e në vazhdën e këtij procesi të gjatë ne jemi në përpjekje për të arritur në konkluzionet shkencore", thotë i poshter Meta. Sipas tij, duke qenë se ne vijmë nga një sistem komunist, ku presioni ka qenë shumë i madh, diktati dhe ndërhyrja e politikës edhe në histori ka qenë shumë e fortë. "Në këtë përvjetor ne jemi përpjekur ta sjellim këtë pjesë të historisë të pasqyruar me fakte të reja, bazuar në argumenta shkencore mjaft serioze. Gjatë gjithë këtyre viteve është punuar për të arritur në të tilla përfundime", shprehet Meta. Historiani nuk e mohon faktin se gjatë këtyre viteve të fundit janë nxjerrë në dritë botime dhe fakte mjaft serioze në lidhje me monarkinë, periudhën në të cilën qeverisi Mbreti Zog, por sipas tij, në vëllimin e tretë të Historisë së Shqipërisë, botuar më 2007-ën, ka disa dobësi thelbësore në disa drejtime. "Në këtë botim, ka probleme për sa i përket metodologjisë. Nuk janë përdorur metodat e reja shkencore, të cilat përdoren në historiografinë e sotme, si dhe nuk janë përdorur metoda objektive shkencore krahasuese. Fenomenet nuk janë krahasuar në mënyrë serioze për sa u përket periudhave para dhe pas monarkisë. Për shembull, varfëria e vendit në atë kohë nuk është krahasuar me atë të vendeve fqinje, apo me periudhën se si ka qenë para monarkisë, sepse edhe ekonomia ka parametrat e saj, ashtu si edhe jeta sociale. Në botimin në fjalë, të gjitha këto fenomene shfaqen sikur të kenë ndodhur vetëm gjatë viteve të monarkisë", vazhdon më tej ai. i poshter Meta ngulmon se sistemi politik i Mbretit Zog, në historinë e Shqipërisë, nuk është paraqitur me vërtetësinë e kohës. Nuk është arritur atje ku duhet, pasi nuk janë përdorur metodat krahasuese. "Mbreti Zog ka bërë reforma të jashtëzakonshme në fushën e ekonomisë, siç është reforma në sistemin tatimor. Pra ka ende shumë për të thënë. Ai duhet të marrë meritat për çfarë i ka dhënë këtij vendi, duhet të flitet për këto, ashtu siç duhet të flitet edhe për dështimet e tij. Ne gjatë konferencës do të sjellim fakte dhe studime të reja. Kemi teza dhe argumenta të rëndësishme shkencore që studiuesit e fushave të ndryshme kanë nxjerrë në dritë gjatë përpjekjeve të tyre studimore. Të gjithë këto studime do të reflektohen në një botim të ri historik, i cili do të publikohet në Shqipëri, Francë e Angli. Unë jam i mendimit se botimi në fjalë do mund të jetë në duart e të interesuarve ndoshta pas katër vjetësh", tregon Meta. Botimi në fjalë do të reflektojë botëkuptimin e ri në historiografi. Ai do të sjellë metodat e reja studimore e krahasuese, do të reflektojë mbi të gjitha hapjen e arkivave, duke u dhënë mundësi të gjithëve të kenë informacionin e duhur mbi bazën e burimeve shkencore historike. Kështu duket se të gjitha mungesat në botimin aktual do të zëvendësohen me këtë botim të ri. Gjithashtu një tjetër e re në këtë botim mbi monarkinë është se do të përfshihen të gjithë autorët dhe pikëpamjet e tyre mbi këtë periudhë të historisë shqiptare, ku nuk do të mungojnë as autorët e periudhës komuniste, të cilët do të vihen përballë studimeve dhe të dhënave të reja të autorëve të këtyre 20 viteve të fundit. Studiuesit tashmë janë në tratativat për fondin, i cili do të ndihmojë në publikimin e studimit, që do të jetë me vlera jo vetëm për opinionin publik, por edhe për interesat e vendit. Përveç periudhës së mbretërisë, vend të veçantë do të zërë edhe historia e Shqipërisë në shekullin XX në përgjithësi.

marre nga Gazeta Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top