Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Olli Rehn merr në mbrojtje kandidaturën e Shqipërisë

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Olli Rehn, e mori në mbrojte kandidaturën e Shqipërisë. Ai e bëri këtë gjatë një simpoziumi me rastin e pesë-vjetorit të raundit të parë të zgjerimit të BE-së.

Rehn tha se Shqipëria ka të drejtë të shtrojë kërkesën për anëtarësim. "Gjatë këtyre viteve Shqipëria ka bërë përparime në rrugën e reformave si dhe në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Deri diku ka vuajtur nga imazhi i keq i së kaluarës", tha komisioneri Rehn, duke shtuar: "Por është e mundshme që në pesë ose dhjetë vitet e ardhshme ajo të shndërrohet në një surprizë të heshtur të Ballkanit Perëndimor".

Në fjalimin e mbajtur në përfaqësinë e Komisionit Evropian në Berlin Rehn theksoi se zgjerimi i BE-së ka sjellë përfitim për të dyja palët.

Mbas dorëzimit të kërkesës për kandidat, procedura kërkon që 27 ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, të ngarkojnë komisionin me hartimin e një raporti, i cili do të shërbejë si bazë për t'i dhënë Shqipërisë statusin e kandidatit.

Gjatë dorëzimit të kërkesës nga ana e kryeministrit shqiptare Sali Berisha të martën në Pragë Komisioni Evropian përfaqësohej nga drejtori i Departamentit të Ballkanit Perëndimor, Michael Leigh. /Deutsche Welle/
 
Titulli: Olli Rehn merr në mbrojtje kandidaturën e Shqipërisë

kam besim se Cekia do bej ate te pa munduren sepse ka qene nje popull nen ish perden e hekurt komuniste, dhe do kuptoje arspiraten e shqiptareve.

Franca
Britania
Gjermania

muns te sjellni sa me shum informacione se kush do perkrahe shqiperine dhe kush jo.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back