Steinmeier dhe Schwarzenberg kundër paraleleve Kosovë-Oseti

Ado

FISEBILIL-LAH
Ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier, ka hedhur poshtë paralelet që po tërhiqen mes Kosovës e Gjeorgjisë. Ai ka theksuar se Kosova ka qenë rast i veçantë në ligjin ndërkombëtar dhe se nuk mund të keqpërdoret si shembull.

Ai i ka bërë këto komente për mediat gjermane, ku ka shprehur bindjen se samiti i BE-së mbi krizën në Gjeorgji duhet të sjellë një pozicion të qartë karshi njohjeve të Moskës.

Edhe ministri i Jashtëm i اekisë, Karel Schwarzenberg, ka theksuar dy dallime të mëdha të rasteve në Gjeorgji dhe në Kosovë. Sipas tij, "për dallim nga Kosova, ku janë zhvilluar negociata shumë intensive dhe të gjata", rasti i Osetisë Jugore dhe Abkhazisë, "për fat të keq, ishte i ashtuquajtur konflikt i ngrirë, për të cilin nuk është negociuar", tha ai për gazetën Pravo.

Ai më tutje tha se dallimi i dytë thelbësor është se Serbinë e ka bombarduar NATO-ja, ndërsa në Gjeorgji ka intervenuar Rusia, e cila është palë e drejtpërdrejtë në konflikt. /REL/Telegrafi/
 
nje paralelizim i paarsyetueshem dhe i pabaze
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top