Ngrohja globale!

ngrohja-globale.jpg
Ndryshimi klimatik, “pasoje e aktivitetit njerezor me efekte nga me shkaterruese te njohura ndonjehere ne ekonomi”, do te ngadalesoje rritjen ekonomike boterore dhe te rrite inflacionin, paralajmeron banka Morgan Stanlej ne nje studim te publikuar me 4 tetor.
Rritja e cmimeve do te shfaqet fillimisht ne ushqimet, ne uji, dhe ne taksat e qymyrit. Sektore te tjere si energjitika, transporti, ndertimi, industria dhe biznesi i pronave te paluajtshme do te preken ne menyre jo te drejtperdrejte si pasoje e nevojes per te ulur sasine e dioksidit te karbonit qe depozitojne ne atmosfere. Karakteri i paqendrueshem i klimes do te theksoje paqartesite dhe do te sjelle nje rritje te rrezikut ne investime gje qe do te sjelle uljen e ketyre te fundit.
Shtetet do te preken ne menyra te ndryshme nga ndryshimi klimatik ne varesi te sektoreve thelbesore ne ekonomine e tyre, me te “dobtit” jane “agrikultura, turizmi, bizneset e argetimit dhe te gjithe sektoret qe perdorin se tepermi punen e dores“. Vendet e medha do te jene me pak te ndjeshem ndaj pasojave ekonomike te ngrohjes pasi kane nje diversitet me te madh gjeologjuk dhe ekologjik se vendet e vogla.
Sipas bankes roli i politikave publike eshte thelbesor per te ndaluar shperdorimin energjitik. “Zbulimi i teknikave te reja qe te mund te ulin perqindjen e CO2 dhe zhvillimi i teknologjive ekzistuese jane ne thelb te aksioneve per te ndaluar ngrohjen klimatike” thekson Morgan Stanlej. Sipas bankes, fonde kerkimi duhet tu akordohen ndermarrjeve te vogla qe studiojne energjite alternative ne menyre qe ne te ardhmen keto te fundit te zevendesojne menyrat e sotme te prodhimit te energjise. Bshkenca
 
Ajsberge shkeputen cdo dite nga arktiku apo antarktida duke u shkrire ngadale. Shkretetirat perparojne dita-dites duke fituar terren mbi natyren e gjelber, shume kafshe rrezikojne ekzistencen e tyre, temperaturat shenojne nga viti ne vit rekorde etj etj.

Ne gjendemi ne mes te nje periudhe nderakullnajore, por kesaj here njerezimi po e pershpetjon ciklin.

Teknologjia po gjalleron, kjo kuptohet nga natyra e vdekur...:(

Une mbaj mend qe lumi qe kalonte buze qytetit tim te femijerise, dikur ngrinte. Sot eshte kthyer ne nje perrua...

Madje edhe peshkimi eshte zhdukur...
 
Po flitet shume per ngrohjen globale dhe po anashkalohet te dhenat e tjera. Ne fakt nuk duhet diskutuar me per ngrohje globale po per ftohje globale. Mbas periudhes se viteve te fundit me shtimin e njollave te erreta ne siperfaqen e diellit dhe rritjen e aktivitetit te tij te gjithe perjetuam nje ngrohje te temperaturave. Por 6 muajt e fundit indeksi ka ndryshuar dhe shume shkenctare po flasin dhe per mundesine e ardhjes se nje epoke tjeter akullnajash. Eshte fakt qe planeti po ftohet dhe kjo do ndihet edhe me shume ne muajt ne vazhdim.

Pra ngrohja globale ka te beje me epoke akullnajash, me shum duhet ti druhemi epokes se akullit, jo te ngrohjes. Shum gjera po ndodhin edhe Nostradamus e ka parashikuar, ja te gjej materialin qe e ka pershkruar Nostradamus, edhe do tjua postoj.
 
Hey ckemi, respekte.
Me fjalet e tua meduket se paske pare dokumentarin ne explorer.

Shume e vertete, njeriu dhe ajo cka mund te prodhoj njeriu jane mikroskopike para aktivitetit te diellit, dhe shtimit te njollave te erreta.
Pergjat historis, ngrohja dhe ftohja e globit jane te ngajshme me aktivitetin e diellit se sa me industrine apo me ate cfar ben njeriu.
Ne vitet e 20 te shekullit qe lame pas , kur industria filloi te zhvillohet e deri me 1970 kur ishte bumi i industrise, temperaturat nuk u ngriten por u ulen, ne ate kohe ftohja globale ishte ceshtja e dites ashtu sic tani eshte ngrohja globale, te gjithe flitnin per nje epoke te re akullnajash. Kur pas 1970, bota filloi te ngrohet, te gjithe moren fryme lirshem. Keshtu po ndodh edhe sot.
ne dokumentarin qe pashe, me tabela sqaroheshin te gjithe keto, po kerkoja ne net per ti gjetur , por fatekeqesisht nuk po i gjeja dot.
 
Te pershendes Royal.

Do te flas me vone per kte teme, sepse ka material me bollek ne internet, edhe do mundohem ta sjell te gjithin ktu, per te vetmen arsye se ka shum te interesuar qe duan te mesojne me teper per kte gje.
 
Ngrohja globale vie nga Dielli e jo nga njerëzit.
Kuptohet se edhe ne e ndihmojmë atë, por në
krahasim me Diellin, ajo është sikur ta merrësh
një lugë ujë në oqen. Ajo, më thjesht është
pasojë e rritjes së temperaturës së Diellit,
gjegjësisht proçeseve të shpeshtuara në Diell.
Mendohet, se kjo edhe më herët ka ndodhur
kur ka pasuar periudha e akullt.

Shumë njerëz këtë e dijnë shumë mirë, por
e fshehin këtë me qëllim të përfitimit nga situata.
 
mbon nervoz me menu sa egoista jena na krijesat njerzore...le qe skemi rrespekt per natyren po skena rrespekt as per masardhesit tan qe kan me perballu gjona me te vertet shum t'rona, kejt per fajin ton....neve na jep gishtin e marrum doren amon..
 
Mos i kuptoni gjerat gabim. Ne njerzit spo luajm ndonje rol te madh ne ngrohjen globale, eshte thjeshte natyra qe po ndryshon, me levizjen e kendit te tokes, eshte llogjike qe do ndodhin kto fenomene, edhe toka do vazhdoje te ndryshoje gjithmone, klima do te ndryshoje, por mos harrojme me te rendesishmen se edhe neve do nisim te ndryshojme bashke me te. Sepse jemi ne qe i jemi pershtatur natyres, edhe jo anasjelltas.

me sa kom msu n'shkoll un beh gjonat nuk jon bash kshtu..
 
Mos i kuptoni gjerat gabim. Ne njerzit spo luajm ndonje rol te madh ne ngrohjen globale, eshte thjeshte natyra qe po ndryshon, me levizjen e kendit te tokes, eshte llogjike qe do ndodhin kto fenomene, edhe toka do vazhdoje te ndryshoje gjithmone, klima do te ndryshoje, por mos harrojme me te rendesishmen se edhe neve do nisim te ndryshojme bashke me te. Sepse jemi ne qe i jemi pershtatur natyres, edhe jo anasjelltas.

Ne spo luajm ndonje role te madhe? Dmth ti po thua qe pasojat e revolucioneve industriale mbi klimen, faunen dhe floren nuk qen asgje? Apo qe industrit e tanishme nuk po demtojn ambientin duke mos i len pasardhsve tane as 1/3 e burimeve natyrore qe ne kemi pasur? etj etj etj NUK jam dakort fare.

Nuk kam kohe tani te lexoj materialin me siper por ekzistojn rryma teorike te ndryshme ne lidhje me ngrohjen globale qe e shpjegojn ate kryesisht nga dy pikpamje. Kur te kem pak me shume kohe do i shkruaj.
 
Shkolla akoma vazhdon te mesoje historine (perralle) te evolimit njerzor, po te gjith e dime qe eshte gjet hallka qe mungon ndermjet nesh edhe majmuneve, gje e cila e ben te pamundur qe te e kemi prejardhjen nga majmuni. Ne shkolle jo gjithmone meson ate qe duhet te mesosh, shum gjera jan rutine. :)

Mos i beso cdo gjeje qe lexon, ashtu sic smund ti besosh postimit tim te bere me lart, sepse jan thjeshte hipoteza, teori, asgje praktike.

un i besoj shum shkolles...tipik i krijes njerzore me thon "une?? qa bona un??un skom faj jo, osht ai tjetri, un jo:D"...osht koha me marr pergjithsit e tona mi vete amon se kshtu nuk shkohet perpara..veq e di qe shum pej nesh p*lla nuk i han qa po ndodh planetit, e ronsishem osht qe ata po jetojn mir e per tjera gjona boohh nuk dina asgjo, na skena faj e bla bla bla..shum pej nesh nuk dojn me humb gjith ato komoditete qe kemi, edhe pse shumica e kto komoditeteve tona po shkatrron planetin...
 
Mire te te bej nje pyetje!

Meqe ti e ke shum perzemer qe njerzit te ndryshojne stil jetese, do ishe e gatshme te shkoje ne pune perdite pa makine, pa autobuze, te punoje ne bujqesi edhe blektori, te hiqje dore nga te mirat qe ke, per nje te ardhme (gjasme me te sigurte) ?
 
un jom e gatshme me ja fillu me permirsu jeten pra me jetu n'menyr qe me rrespektu natyren...mundemi me ja fillu nga gjonat ma t'vogla, ska nevoj me bo meniher ndryshime drastike e mu kthy n'kohen e shpellave...un du thjesht ma shum rrespket per natyren e pak me dasht jemi n'gjendje me bo po egoizmi nuk na len, i njejti egoizem qe na shtyn mi shfrytzu njerzt e tjer, ata qe jon ma t'dobt se na, vetem me arrit aty ku dojna na...
 
Njoni ka mundesi qe ti te punosh per ndonje industri kimike apo per ndonje multinacionale qe meret me perpunimin e duhanit? Apo per ndonje industri trasporti apo rafineri? Me thuaj te pakten mos te shkruaj kot, Se me duket se po i hedh uje burimin tend.

Shperthimet vullkanike jan pjese e rrjedhes natyrore dhe ato kan ekzistuar qe ne fillimet e krijimit te rruzullit tokesor gjithsesi ato nuk kan sjell pasojat qe kan filluar te verehen tashme. Natyra ka mekanizmat e veta te ekuilibrimit, dhe per nje eveniment te tille shkaterrues mund te kete disa te tjere gjallerues qe e risjellin ekuilibrin ne vend perseri.

Eshte e vertete, natyra ka ciklet e veta, dhe ky mund te jet cikli i rritjes "normale" te temperaturave sic tregojn grafiket historik dhe te dhenat statistike, por nivelet e temperaturave jan teper te larta per te qen brenda normave. Shkrirjet e akullnajave jan vetem nje pasoj e ktyre devijimeve. Prishja e akulibrit vjen ateher kur ne mes te evenimenteve normale/natyrore futet nje element i tret, artificial te themi, sic mund te jen qenia njerezore me evolumin e vet industrial ne kerkim te pasurise terrene sa me te majme.

Nejse, Ky eshte nje argomente shume i thelle per tu diskutuar ne pak kohe.

:ciaoo:
 
un jom e gatshme me ja fillu me permirsu jeten pra me jetu n'menyr qe me rrespektu natyren...mundemi me ja fillu nga gjonat ma t'vogla, ska nevoj me bo meniher ndryshime drastike e mu kthy n'kohen e shpellave...un du thjesht ma shum rrespket per natyren e pak me dasht jemi n'gjendje me bo po egoizmi nuk na len, i njejti egoizem qe na shtyn mi shfrytzu njerzt e tjer, ata qe jon ma t'dobt se na, vetem me arrit aty ku dojna na...

Sma merr mendja se ti do hiqje dore nga gjith te mirat qe te ofron jeta, vetem e vetem se dikush hodhi teorine e ngrohjes globale, e cila pas 1 milion vjetesh mund te na coje ne ndonje permbytje me permasa biblike. Asnje nuk beson ne perralla, aq me pak te Green Peace.
 
eh beh tash un nuk muna me tbo mem besu me zor..ka edhe njerz qe nuk menojn vetem per veten e tyne ose vetem per krijesat e tjera njerzore por edhe per natyren e kafshet...ka ka edhe pse jon pak..
 
Jo jo, ska pune besimi. Ti mund ta besh ate gje, un personalisht nuk mundem, sepse e shoh ne nje menyre tjeter funksionimin e ketij mashtrimi global.

Ama shiHanny!!, nese un te sjell komplet artikullin ne te cilin mund te lexosh se nga lindi ideja e ngrohjes globale, atehere edhe ti do i shohesh gjerat ndryshe, edhe do e kuptosh se kjo gje eshte totalisht nje mashtrim global, jo ngrohje globale. :D

ps; me e keqja qe mund te pritet, nuk eshte "ngrohja" por "ftohja" Kete duhet te kemi frike, sepse duke pare te kaluaren, me shpesh kan ndodh epoka akullnaje se sa zjarre masive ;)
 
varet nga vin lajmet, nga burojn pra;)
 
Redaktimi i fundit:
Ok ju premtova se do ju sillja me teper material per ngrohjen globale, edhe e fakt jam tip qe e mbaj fjalen. Po me pare se te nis tju sjell materiale qe flasin vetem e vetem per ngrohjen globale, beni mire te lexoni me poshte, sepse ngrohja globale eshte totalisht nje trillim.

Atehre ngrohja globale eshte nje genjeshter globale. Ajo u shpik ne 1988 dhe perfshin kufizimin ne rritjen ekonomike, vetepermbajtjen, shperthimin e rritjes popullsise si nje "mine me sahat", mbarimin e pasurive natyrore, ndotjen e ambientit , anti-amerikanizem dhe ndjenja anti-kapitaliste dhe mbi te gjitha, friken per nje epoke te re akullnajash. Ata te cilet i kane nderthurur keto mithe me njera tjetren jane bashkuar tanime ne nje grup te ashtuquajtur "ambientaliste".

Shumica e ambientalisteve nuk kane nje kredencial teknik apo shkencor. Ate te cilet keta kane ne dore jane nje sere burimesh informacioni te gatshme te botojne pseudoteorite e tyre pavaresisht se keto teori nuk kane baza dhe prova shkencore. Shkencat per studimin e atmosferes kerkojne njohuri te medha teknike, te cilat nuk i posedon shumica e te ashtuquajturve ambientaliste. Por ata e ndiejne veten te kualifikuar per ti kerkuar aktivitetit njerezor ti perkulet perendise se tyre te re, Nenes Natyre.

Ambientalitet thone se atmosfera e Tokes po behet me e ngrohte. Ata thone se akujt polare dhe akullnajat po shkrijne dhe shkrirja e tyre do te sjelli rritje te nivelit te detit mbi 70 metra duke permbytur qytetet bregdetare.Ata thone se shume zona te Tokes do te kthehen ne shkretetira. Ata nuk i bazojne keto te thena me evidenca te verteta shkencore. Pjese te akujve polare dhe te akullnajave jane duke shkrire, por pjese te tjera te tyre po rriten. Ambientalitet e bazojne "proven" e ekzistences se ngrohjes globale ne pjeset qe shkrijne, por cuditerisht jane te heshtur , madje arrijne deri ne violence kur dikush qe nuk eshte dakort me ta permend pjese te akujve polare qe po rriten. Dhe keto pjese nuk jane pak.

Ne te kaluaren, nuk kane qene te pakta heret qe temperaturat globale kane qene edhe shume me te ngrohta edhe shume me te ftohta sic jane sot. Temperaturat mesatare globale kane ciklin e tyre sipas stineve, por gjithashtu dhe cikle te tjera normale sic i kane pasur gjate gjithe historise se Tokes.

Te dhena shkencore nga studimi i ekzemplareve te akujve mijeravjecare, rrathet e pemeve dhe tregues te tjere te temperaturave mesatare globale e provojne kete gje. Aktiviteti njerezor kurre nuk ka qene shkaktari i ndryshimit te temperaturave globale sic mund tju perpiqen tju mbushin mendjen avokatet e "ngrohjes globale te bere nga njeriu". Nese aktiviteti njerezor do te ishte shkaktari, ku ishin me perpara makinat, termocentralet dhe industria ne te kaluaren tone historike? Ato nuk ekzistonin. Nese aktiviteti njerezor nuk ishte ai qe i shkaktoi keto ndryshime ne temperatura, cfare ishte?

Energjia qe Dielli leshon brenda nje sekonde eshte disa here me e madhe sesa aktiviteti njerezor mund te prodhojne ne disa miliona vjet. Toka rrotullohet rreth Diellit. Orbita e ketij rrotullimi eshte eliptikale. Si rrjedhoje energjia qe arrin ne Toke eshte e ndryshueshme ne baze te distances se Tokes nga Dielli. Aktiviteti diellor gjithashtu rritet ose pakesohet sipas shperthimeve qe behen ne siperfaqen e Diellit. Diferenca ne keto shperthime rrit ose zvogelon energjine diellore qe arrin ne Toke. Kjo shkakton ndryshime ne temperaturat mesatare ne atmosferen tokesore.

Ne vitin 2004, Toka u bombardua me vale te tilla diellore. Kjo rritje e sasise diellore . Kjo energji diellore shkaktoi nxehjen e siperfaqes se Tokes dhe te atmosferes. Pjesa me e madhe e ketyre valeve humbi ne hapesire. Nje pjese e vogel depertoi mbulesen mbrojtese te atmosferes tokesore. Nese Toka do te ishte bombarduar me nje vale diellore drejtpersedrejti, konsekuecat do te ishin tragjike per jeten ne Toke. Por megjithese atmosfera ofroi mburoje ndaj ketyre valeve, nje pjese e tyre depertuan dhe e paten efektin duke perfshire ketu dhe nje ngrohje te vogel te atmosferes.

Gjithashtu shperthimet vullkanike, si ai i Malit te Shen Helenes ne SHBA, hedhin me tonelata hi dhe pluhur ne atmosfere. Sasia e pluhurit dhe e hirit ne atmosfere mund te ndryshoje sasine e energjise diellore qe arrin ne siperfaqen e Tokes. Vullkanet gjithashtu hedhin ne atmosfere gaze te ashtuquajtura gaze qe krijone "efektin e serres". Nje shperthim i vetem i madhesise se Malit te Shen Helenes mund te hedhi ne atmosfere me teper gaze, pluhur dhe hi sesa ka arritur te prodhoje njerezimi qe nga fillimi i historise njerezore! Dhe shperthime te tilla vullkanike jane te shpeshta cdo vit.

Oqeanet jane gjithashtu nje burim kryesor i gazeve te "efektit te serres", ashtu sic jane dhe pemet. Pemet dhe bime te tjera thithin dioksid karboni, por ama kur kalben leshojne metan, nje nga gazet kryesore te efektit te serres. Vegjetacioni qe kalbet gjithashtu leshon gaz metan. Me teper gaz metan leshojne kenetat e Alabamas rreth Nju Orleanit, sesa gjithe aktiviteti njerezor ne pjesen tjeter te SHBA.
Studime mbi smogun ne pellgun e Los Anxhelesit tregojne se mbi 90% e smogut gjeneron ne zonat e gjelberta. Qe te ndihmonin genjeshten e tyre, ambientalistet , te ndihmuar nga media kryesore e censuruan dhe e fshehen kete studim.

Studimet kane treguar gjithashtu se gazrat e efektit te serres te prodhuara nga njerezimi jane rreth 1% e sasise se ketyre gazrave te prodhuara nga vete natyra. Eliminimi total i gazrave te prodhuara nga njerezimi ka efekt te parendesishem ne temperaturat mesatare te Tokes. Eliminimi i te gjithe makinave ne SHBA do te sillte nje ulje te gazrave te "serres" ne pak se 0.2%. Cfare efekti do te kishte kjo ne temperaturat globale? ASNJE! Duke i dyfishuar keto gazra te prodhuara nga njerezit do ta rriste temperaturen globale ne nje grade Celsius, qe eshte ne hapesiren normale te ndryshimit te temperaturave.

Jane ndryshimet e orbites eliptike te Tokes rreth Diellit, shperthimet vullkanike, prodhimi i gazrave nga oqeanet dhe vegjetacioni ( te gjitha fenomene natyrale) qe rrisin dhe ulin temperaturen mesatare te globit, jo aktiviteti njerezor.
Te dhena satelitore te marra 25 vjetet e fundit tregojne se nuk ka ngrohje siperfaqesore apo atmosferike te Tokes. Perkundrazi ato tregojne nje ulje te vogel temperature rreth 0,01 grade Celsius.

Kohet e fundit astronomet kane vezhguar zvogelim te akujve polare dhe ne Mars. A jane marsianet me makinat e tyre , termocentralet dhe industrine e tyre qe po e shkaktojne kete gje? Jo, por "ambientalistet" keshtu mendojne. Ata akuzojne njerezit per kete!

Ngrohja globale eshte nje GENJESHTER. Ata qe flasin per te kane tjeter plane nga shpetimi i planetit nga aktiviteti njerezor.
 
Ngrohja globale na paska qene nje genjeshter ?
Njoni, e di qe keto teorite dekonspiruese jane perhere me joshese por ne kemi shembujt ne natyre, jemi vete deshmitare te ketij ndryshimi, te nje natyre qe dita dites vdes...

Ver8 mendon qe ne te jemi aq te pafuqishem saqe te mos mundim dot te ndryshojme fatin tone ?

Edhe carja e shtreses se Ozonit, paska qene nje blof sipas teje ? Po lendet kimike (s'po me vjen formula e tyre) qe teknologjia amerikane GM ka prodhuar, te cilat duan minimalisht qindra vjet te shperbehen. (Kjo lloj perberje kimike gjendet tek kondicioneret, frigoriferet etj etj).

Ide tjeter shume bindese percjell edhe filmi The Day after tomorrow per te cilen ti pak me siper kishe shkruar dicka.
Me thuaj pak c'perfitime do te kishte, perse ngrohja globale mund te jete blof, kujt i intereson dhe per cfare ?
 
Nuk mendoj se eshte nje trillim,edhe pse gabimi eshte ne menyren se e interpretojne njerzit. Per shumicen e njerzve Ngrohja Globale eshte natyrale duke ven fajin tek dielli, vullkanet, oqeaneve dhe CO2. Asnje nga keto qe u permenden me siper nuk do ndryshojne atmosferen, sepse dukuri te tilla natyrore kan ndodhur, por faji eshte i gjithe teknologjise se perparuar qe ka cuar deri ne kete pike.
Njerzit dhe as shkencetaret smund te pretendojne te ndalojne fenomenet natyrore sepse kjo kurre nuk do ishte e mundur.
 
Ngrohja globale na paska qene nje genjeshter ?
Njoni, e di qe keto teorite dekonspiruese jane perhere me joshese por ne kemi shembujt ne natyre, jemi vete deshmitare te ketij ndryshimi, te nje natyre qe dita dites vdes...

Ver8 mendon qe ne te jemi aq te pafuqishem saqe te mos mundim dot te ndryshojme fatin tone ?

Edhe carja e shtreses se Ozonit, paska qene nje blof sipas teje ? Po lendet kimike (s'po me vjen formula e tyre) qe teknologjia amerikane GM ka prodhuar, te cilat duan minimalisht qindra vjet te shperbehen. (Kjo lloj perberje kimike gjendet tek kondicioneret, frigoriferet etj etj).

Ide tjeter shume bindese percjell edhe filmi The Day after tomorrow per te cilen ti pak me siper kishe shkruar dicka.
Me thuaj pak c'perfitime do te kishte, perse ngrohja globale mund te jete blof, kujt i intereson dhe per cfare ?

Po e kam shpjeguar me siper se kush perfiton nga kto gjera. Tani sikur sja vlen ta shkruaj perseri, vetem mund ta bej copy & paste if you want! Lol
 
Njoni interesante ajo me siper shum interesante ke me se po me pelqen ;)
 
Toka i ka ciklet e veta dhe, edhe pa njerez fare ne te do te kalonte neper ato cikle. Ka ndodhur epoka e akullnajave edhe para 12000 vitesh pa teknologji fare dhe tani po afrohet koha e ciklit tjeter. Mund te vie edhe deri te nderrimi i poleve te tokes ashtu si ka ndodhur ne te kaluaren dhe kete as nuk mund ta ndalim e as ta shpejtojme.

Rezervat e naftes po shterojne dhe tani po tentojne ta gjejne nje burim tjeter energjie siç eshte ajo solare dhe e eres, jo se po ndotet ambienti. Sot i shikova "stock markets" dhe vlera e kompanive qe prodhojne turbinat e eres ka hipur me te madhe dhe shume investore i kan kthyer investimet kush i pari per te marr nje cope torte nga e ardhmja.
 
Ka ndodhur epoka e akullnajave edhe para 12000 vitesh pa teknologji fare dhe tani po afrohet koha e ciklit tjeter

Po afrohet, edhe cilki tjeter vazhdon ne vitin 2012. Thone se ky eshte cikli i fundit i tokes. Me te vertete qe Toka po ndryshon edhe polet e tokes po ndryshojne, nuk eshte cudi qe shum vende do permbyten edhe shum vende te tjera do te dalin ne siperfaqe, eshte nje riciklim qe behet, ndoshta do te kete permbytje te medha etj etj.. por sdihet se cfar na pret, por me e sigurta eshte se nuk jemi ne njerzit qe e shkaktojme kete gje, poreshte toka vete qe po kalon ne fazat e ndryshimit.
 
Artikulli i sotem.

Poli i Veriut tashme eshte nje ishull.

Kalimet ne Veri-lindje dhe ne Veri-perendim jan hapur ne te njejten kohe, per shkak te shkrirjes se akujve. Per here te pare pas 125 mije vjetve mund ti bjesh rreth e pergjak Polit te Veriut. Ekspertet e Universitetit te Bremes kan regjistruar nga sateliti shkrirjen komplete te akujve qe kan hapur kalimin ne Veri-Perendim me Kanadan dhe ne Veri-Lindje me Rusine, me shkrirjen e gjuhes se fundit te akullit qe shtrihesh ne detin Laptev ne Siberi. Kjo shkrirje e akujve u kursen anijeve mijera milje, por eshte shenje e nderrimit klimatik.

Hard Styler
 
Nese eshte e vertete, kjo gje qenka alarmante.
 
Ngrohja Globale
Ngrohja_Globale.jpg
Studimet shkencore mbi ngrohjen globale tregojne se ky peroblem behet gjithnje e me shqetesues nga dita ne dite.Ndryshimet e klimes jane te verteta dhe sa vjen e rriten me teper.Niveli i Dioksidit te karbonit ne ditet e sotme eshte rreth 30% me i larte se sa ka qene perpara evolimit te industrise.Ajo qe te ben me shume pershtypje eshte shpejtesia me te cilen niveli i CO2 eshte rritur.

Studimet shkencore mbi ngrohjen globale tregojne se ky peroblem behet gjithnje e me shqetesues nga dita ne dite.Ndryshimet e klimes jane te verteta dhe sa vjen e rriten me teper.Niveli i Dioksidit te karbonit ne ditet e sotme eshte rreth 30% me i larte se sa ka qene perpara evolimit te industrise.Ajo qe te ben me shume pershtypje eshte shpejtesia me te cilen niveli i CO2 eshte rritur.Nga njohurite geologjike te njeriut mbi boten per miliona vite bota kurre nuk ka perjetur nje rritje aq te shpejte.Firma e influences se neriut eshte krejtesisht e dukshme.Ska aspak dyshim qe ne kemi krijuar ndryshime te atmosferes nga djegja e lendeve kimike dhe gazrave.

Evidenca e ngrohjes globale eshte e sakte dhe e panenflehtesushme!

Konsidero:

Qe ne fillim te shekullit te 20'te temperatura e siperfaqes kryesore te tokes eshte rritur rreth 1.1°F (0.6°C).

Gjate 40 viteve te fundit temperatura eshte rritur rreth 0.5°F (0.2-0.3°C).

Ngrohja ne shekullin e 20'te eshte me e madhe nga te gjitha koherat e 400-600 vitet e fundit.

7 nga 10 vitet me te ngrohta te shekullit te 20'te jane ato te 90'tes.

Malet e akullta te poleve jane ne levizje

Akujt ne polin e veriut kane humbur rreth 40% te trashesise se tyre gjate 4 dekadave te fundit.

Niveli global i detrave eshte rritur pothuajse 3 here me shpejt ne krahasim me 3000 vitet e fundit.

Sdudimet e shumta tregojne se bimet dhe kafshet ndryshojne numrin dhe sjelljen e tyre ne baze te ndryshimeve klimatike.

Ashtu siq Bota vazhdon te ngrohet,rritet dhe rreziku qe klima do ndryshoje ne menyre te tille saqe mund te demtoje ne menyre serioze jeten tone.Nderkohe qe nje pjese mesatare e vendeve te globit do behet me e ngrohte disa zona individuale do perjetojne tjeter lloj ndryshimesh te klimes,me rrjedhoja te dryshme per ambientin lokal.

Disa nga keto jane...

Rritje e shpejte e nivelit te detit

Me teper vale te ngrohta dhe thatesire qe rezulton ne shume e me shume
konflikte ne burimet e ujrave.

Me teper mote ekstreme qe krijojne permbytje dhe shkaterrime banesash

Nje potencial te madh ne semundjet dhe vdekjet qe kane te bejne me nxehtesine,gjithashtu nje shtrirje me te gjere te infeksioneve dhe semundjeve qe transmetohet nga insekte dhe mikrobe ne zona ne te cilat me pare nuk kane egzistuar.

Nese ndotja kimike vazhdon pa u marre masa kunder saj,ngrohja globale do kercenoje shendetin,qytetet,bregdetet,dhe te gjithat bukurite natyrore apo krijimet e njeriut.

bosh.gif
 
Gjerat dita dites po behen akoma me keq .Tani per tani ka hyre kriza financiare dhe po anashkalohet ngrohja globale,jo se kjo e fundit do te kete pasoja te renda per njerezimin.Gjate gjithe historise se tij njeriu kurre nuk ka pyetur per natyren,por vetem ka perfituar nga ajo si ai paraziti qe aty ku paraziton shkakton deme te medha.ashtu jemi edhe ne,dhe nje dite te afert kemi per ta pesuar keq!!!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top