Dy javë martuar, thikë në zemër burrit

braziljania

Anëtar i Nderuar
Policia: Gjithçka ndodhi pas grindjes së familjeve për ndarjen


Divorci "familjar" i ka marrë jetën një 40-vjeçari, i cili është qëlluar në zemër nga e shoqja në ditën kur ata do i jepnin lamtumirën njëri-tjetrit. Krimi i rëndë brenda kësaj familjeje të re ka ndodhur në një lagje periferike të Tiranës, ku jetonte çifti i martuar prej dy javësh. Autorja e vrasjes, Vitore Suçi, në një kohë rekord është kapur nga policia e Komisariatit Nr.3, në afërsi të Universitetit Bujqësor Kamzë. Dje, familja e Vitore Suçit kishte shkuar për të marrë vajzën, e cila po ndahej nga i shoqi, Mirash Doda, por aty ka shpërthyer një konflikt, që nga debati ka përfunduar me "egërsimin" e 28-vjeçares, që ka qëlluar për vdekje burrin, me të cilin kishte vendosur të kalonte gjithë jetën vetëm dy javë më parë. Por, këto nuk ishin problemet e para për Mirash Dodën, i cili ishte martuar edhe më parë dhe kishte fëmijë. Martesa e parë kishte dështuar, por edhe e dyta i zgjati vetëm dy javë. Mirash Doda, një 40-vjeçar nga Puka, me banim në Breg të Lumit, në Tiranë, është qëlluar për vdekje me thikën e kuzhinës nga bashkëshortja e tij, Vitore Suçi, gjatë debatit të radhës në familje, pasi viktima konsumonte alkool. Sipas fqinjëve, ata grindeshin çdo ditë, deri në përplasje fizike. Shkak i mosmarrëveshjeve, sipas dëshmitarëve të pyetur nga policia, ishte teprimi i konsumimit të alkoolit nga viktima, i cili nën efektin e tij dhunonte gruan. Pikërisht këto probleme viktima i kishte edhe gjatë martesës së parë, nga e cila ka dy vajza, por që e kishin braktisur bashkë me të ëmën pas dhunës sistematike që ushtronte ndaj tyre. Por, martesa e dytë ka pasur një fund tragjik, pasi në ditën e ndarjes, gruaja ka qëlluar burrin me thikë në zemër, pikërisht pas një sherri të përsëritur. Dje, familjarët e nuses kishin shkuar në banesën e dhëndrit për të bërë ndarjen përfundimtare, sipas traditës së krahinave që përfaqësojnë. Në debat e sipër, Vitore Suçi i ka thënë bashkëshortit se do të merrte edhe "plaçkat" e saj me vete, pasi i kishte blerë me paratë e saj. Mirash Doda nuk e ka penguar, por i ka thënë se po të dilte nga dera e shtëpisë, nuk do të kthehej më, duke e fyer në të gjitha mënyrat. Pikërisht pas kësaj, 28 vjeçarja, ka vrapuar për të marrë thikën në kuzhinë dhe ka qëlluar 40-vjeçarin nga pas, në pjesën anësore të trupit. I gjithë trupi është mbuluar në gjak, ndërsa nusja ka ikur me vrap nga shtëpia. Pa kaluar shumë kohë, është njoftuar policia, që ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shpallur në kërkim autoren. Policia fillimisht njoftoi se Mirash Doda ishte i plagosur me thikë dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak. Vetëm një orë më pas u njoftua se Mirash Doda nuk ka mundur të mbijetojë nga plaga e thellë që kishte marrë në zemër. Sipas policisë, në momentin e krimit kanë qenë dëshmitarë familjarët e dy protagonistëve, të cilët kanë shpjeguar ngjarjen për grupin hetimor. Familjet kanë treguar se konflikti mes çiftit që pas martesës ka qenë thjesht për kushtet ekonomike. Por, fqinjët e viktimave kanë treguar se bashkëshorti pinte shpesh dhe më pas bënte sherr me të shoqen, duke mos e lënë të dilte. Megjithatë, policia po punon për sqarimin e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes.
 
Dëshmia


Frane Doda rrëfen momentet si lindi konflikti dhe kur u qëllua me thikë djali i saj


Nëna e viktimës: Ma vranë djalin para syve


Nëna e Mirashit, Frane Doda, pohon se e reja e qëlloi të birin, pasi ai donte ta linte. "Djali i tha gruas se do të merrte të gjitha rrobat dhe do të ikte dhe më pas u zunë", tregon Frane Doda. اifti jetonte në varfëri në Breg të Lumit, zonë periferike e Tiranës. Ata ishin njohur me ndërmjetësinë e familjeve të tyre, pas dështimeve në martesën e secilit. "Më përpara kalonin mirë. Ajo dukej njeri i mirë", shton e ëma e viktimës. Mirash Doda kishte mbërritur nga Puka para dhjetë vitesh dhe më së fundi ishte punësuar me gruan e re në një fabrikë këpucësh pranë lagjes së tyre. Frane Doda, e cila mendonte se djali i saj ishte ende i plagosur në spital dhe ndodhej jashtë rrezikut për jetën, ka rrëfyer për mediat se çfarë kishte ndodhur. "Banesa ime ndodhet përballë banesës së djalit dhe kemi të njëjtin oborr. Dy muaj më parë, me ndërmjetësimin e njerëzve të njohur, u prezantuam me familjen e nuses dhe kërkuam dorën e saj për djalin. Të dy kishin pasur nga një martesë dhe ishin ndarë, kështu që u vendos të martohen bashkë", ka treguar nëna e viktimës. Më tej, ajo rrëfen se çifti kishte një jetë normale dhe të dy kishin filluar punë në një fabrikë këpucësh. "Ata shkonin dhe vinin nga puna bashkë, por nuk kishin ndonjë konflikt, derisa dëgjova se do të ndaheshin", është shprehur Frane Doda. "Në momentin e plagosjes (ende nuk dinte gjë se djali i saj kishte ndërruar jetë), ajo i tha tim biri se do të merrte rrobat, pasi i kishte blerë vetë. Ai nuk e pengoi, por ajo mori thikën dhe e goditi", tregon e moshuara. Por pa kaluar shumë kohë, policia e ka marrë veç gruan e moshuar dhe i ka treguar se djali i saj nuk rronte më. Në atë kohë, ajo ia ka dhënë kujës, teksa priste në banesë djalin e saj, për t‘i dhënë lamtumirën e fundit. Sipas fqinjëve, çifti kishte debatuar edhe herë të tjera, ku shkaku i debateve ka qenë konsumimi i alkoolit nga ana e 40-vjeçarit dhe gjendja e rënduar ekonomike.


G.Shqip*
 
eshte nje ankth por mbi te gjith edhe nje tragjedi per nje familje apo me mir te them per te dy familjet nuk kam koment tjeter
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top