Te lexosh unazen...!

Jeta

Anëtar i Respektuar
Popullariteti i unazave u shtua gjatë periudhës të mesjetës. Njerëzit mbanin unaza dhe për këtë nuk kishte rëndësi fakti nëse ishin të pasur apo të varfër. Materialet më të përdorshme për unaza ishin: hekuri, bakri, ari dhe argjendi. Ndarja klasore konstatohej vetëm nga materiali prej të cilit ishte bërë unaza.
Më pas, me kalimin e viteve, ato krijuan një "kod" të vërtetë ku materiali, vendosja, forma, pesha etj dëshmonin fuqi dhe qëllim. Tashmë unazat janë një bizhuteri e dashur si nga femrat dhe nga meshkujt, por jo çdonjëri prej nesh, di se çfarë domethënie kanë ato, si "lexohet" materiali apo gishti ku vendosen. Pra çfarë domethënie kanë në të vërtetë unazat?
Dora e majtë është dora e zemrës, dora e ndjenjave dhe intuitës, e artit, e gjithë asaj që përfshihet në sferën emocionale; e reflektimit dhe inuitës. E mbizotëruar nga hëna dhe argjendi. ثshtë dora e të panjohurës, e instiktit.

Ndërsa dora e djathë është dora e veprimit, e logjikës dhe arsyes. E mbizotëruar nga ari dhe dielli. Nëse mbajmë një unazë argjendi në dorën e djathë nuk shkaktojmë ndonjë çekuilibër në vetvete, por kjo tregon qe jemi persona të prirur më shumë drejt instiktit sesa logjikës dhe që në veprimet dhe arsyetimet vendosim më shumë intuitën sesa arsyen. E kundërta nëse një unazë ari gjendet në dorën e majtë tregon që forca dhe logjika jonë janë superiore ndaj instiktit dhe kështu jemi nga ata që mund të quhen "me këmbë në tokë"

Gishti i madh – i korespondon planetit Venus. Drejton vullnetin dhe logjikën.
Gishti tregues – i korespondon planetit Jupiter. ثshtë gishti i besimit, suksesit, i fatit, i personave ambiciozë dhe sensualitetit.
Gishti i mesit – i korrespondon planetit Saturn, planet i errët dhe melankonik, i cili tregon karakteristikat e tij të trishta. ثshtë gishti i të kujdesshmëve, i inteligjentëve dhe i njerëzve të duruar.
Gishti i parafundit – i korespondon planetit Diell dhe tregon stabilitet, idealizëm, dhunti artistike, kritike dhe sukses.
Gishti i vogël – i korespondon planetit të Mërkurit dhe është i lidhur me mjeksinë, tregëtinë dhe studimin. Tregon dredhi dhe spekulim.

Nëse mban më shumë unaza në dorën e djathë dhe në veçanti në një gisht:
Gishti i madh: je plot me vullnet, siguri dhe logjike në marrëdhënie me të tjerët.
Gishti tregues: je ambicioz, i aftë dhe arrin atje ku i ke vënë vetes qëllim.
Gishti i mesit: je serioz, i besueshëm, kërkues, shpesh i ashpër dhe jo tolerant.
Gishti i parafundit: je pasionant dhe krenar, me dhunti artistike.
Gishti i vogël: je i aftë për tregëti dhe për ti kthyer fjalët ashtu si të leverdisin.

Nëse mban më shumë unaza në dorën e majtë dhe në veçanti në një gisht:
Gishti i madh: vështirësi në fushën sentimentale. Për ty familja ka shumë rëndësi, në të mirë dhe në të keqe.
Gishti tregues: jeni bujar, idealist, dhe ju pëlqejnë lëvdatat
Gishti i mesit: jeni pesimist, kultivon mendime të trishta dhe jeni i pasigurt për aftësitë tuaja.
Gishti i parafundit: jeni një njeri që i jepni shumë rëndësi ndjenjave dhe bini shpesh në dashuri. Vetëm nëse jeni të dashuruar me të vërtetë dini të jepni më të mirën e vetes.
Gishti i vogël: jeni një tip me interesa të shumta, qëllime shumë të mira, por shpesh nuk arrini ti realizoni. Familja kushtëzon zgjedhjet tuaja në jetë. Keni vështirësi në komunikim.

Metalet:
Ari i verdhë – e mbajnë ata që kanë një karakter të hapur dhe altrusit, bujar, ekzibizionist dhe autoritar.
Ari i bardhë apo platini – e mban ai që është ambicioz, një tip i ftohtë dhe shpesh i jep më shumë rëndësi anëve të jashtme sesa thelbit. Tregon inteligjencë dhe talent për studimet dhe tregëtinë.
Ari i kuq – e mban ai që vendos ndjenjat dhe pasionalitetin në vend të parë. Pa shpirtin binjak në krah, ndihet i humbur dhe realizon pak në jetën e tij. Ka talent artistik.
Ari i vjetër – e mbajnë tipat tradicionalë, rigorozë, të ashpër dhe kush i përmbahet me përpikmëri rregullave. Janë shumë të besueshëm. Menjëherë pasi vendos objektivin e tij, e realizon në mënyrën e tij.
Argjendi – e mban ai që është emotiv, shumë i ndjeshëm, në kërkim të mbrojtjes. Gjithmonë me kokën në re, arrin rezultate të mrekullueshme në fushën e artit dhe misterit.

Ngjyrat e gurëve:
-Nëse preferon gurët e bardhë: karakter intuitiv, kreativ, por shumë dembel dhe ëndërrimtar për të arritur drejt qëllimit pa ndaluar dhe pa u menduar.
-Nëse preferon gurët e verdhë: personalitet, dinamik dhe intelektual. Pëlqen kinemanë, letërsinë. Keni nevojë të komunikoni dhe shpesh u imponon të tjerve mënyrën tënde të të parit të gjërave.
-Nëse preferon gurët e gjelbër: karakter romantik, optimist dhe paqësor. U atribuon ndjenjave dhe harmonisë një rëndësi të veçantë. Madje arrini deri atje, sa tu lejoni të tjerve tu dominojnë vetëm e vetëm që të mos shkaktoni konflikte.
-Nëse preferon gurët e kuq: temperament të fortë. Lufton për sfida. Lufton gjithnjë të arrish gjërat që dëshiron, por nuk jeni kurrë i kënqur me atë që keni. Jeni shumë i prirur të ndërroni shtëpi, punë, objektiv dhe dashuri.
-Nëse preferon gurët bojëqielli: personalitet të qetë, i gatshëm, optimist. Nuk duron dot rutinën. E vuani shumë një lidhje dhe punët që u vihen në ngarkim.
-Nëse preferon gurët lejla: karakter mendimtar, të qetë. Jeni objektivë, idealistë dhe keni kapacitet të kuptoni dhe të falni.
-Nëse preferon gurët portokalli : racionalitet dhe vetpërmbajtje. Me karakter të rregullt, metodik, i kujdesshëm. Keni frikë se mos nënshtroheni nga ndjenjat dhe humbisni kontrollin.
-Nëse preferon gurët e zinj : magnetizëm, tërheqje dhe të bëni për vete. Guri i zi fsheh një personalitet jo të qetë dhe misterioz, i tërhequr nga ëndrrat jo koshiente. Pasionalitet dhe xhelozi në dashuri.


Elona Demollari : Gazeta Shekulli
 
Gishti i parafundit – i korespondon planetit Diell dhe tregon stabilitet, idealizëm, dhunti artistike, kritike dhe sukses.

Gishti i parafundit: jeni një njeri që i jepni shumë rëndësi ndjenjave dhe bini shpesh në dashuri. Vetëm nëse jeni të dashuruar me të vërtetë dini të jepni më të mirën e vetes.

Metalet:

Argjendi – e mban ai që është emotiv, shumë i ndjeshëm, në kërkim të mbrojtjes. Gjithmonë me kokën në re, arrin rezultate të mrekullueshme në fushën e artit dhe misterit.

Ngjyrat e gurëve:

-Nëse preferon gurët e bardhë: karakter intuitiv, kreativ, por shumë dembel dhe ëndërrimtar për të arritur drejt qëllimit pa ndaluar dhe pa u menduar.




Elona Demollari : Gazeta Shekulli

Ehe, shume te verteta...
 
Nëse mban më shumë unaza në dorën e djathë dhe në veçanti në një gisht:
Gishti i madh: je plot me vullnet, siguri dhe logjike në marrëdhënie me të tjerët.

Ari i bardhë apo platini – e mban ai që është ambicioz, një tip i ftohtë dhe shpesh i jep më shumë rëndësi anëve të jashtme sesa thelbit. Tregon inteligjencë dhe talent për studimet dhe tregëtinë.

te dyja keto i kam dhe ashtu me ka dale fiks fare, pa asnje lloj ndryshimi.
 
Nuk kam mbajture dhe as nuk mbaje vetem nje ne doren e majte tek kishti i mesit si kujtime :qaj: :pP:
 
Po une qe e mbaj ne qafe
 
Ari i bardhë apo platini – e mban ai që është ambicioz, një tip i ftohtë dhe shpesh i jep më shumë rëndësi anëve të jashtme sesa thelbit. Tregon inteligjencë dhe talent për studimet dhe tregëtinë. - kjo nuk me pershtatet
Gishti i parafundit: je pasionant dhe krenar, me dhunti artistike. - e kjo me pershtete por pa keto fjalet e fundit, skam dhunti artistike :D
 
nuk mbaj unaza..arsye : i humbi te gjitha LOL LOL


Tani do me vije 1unazè shum shum wow(duhet ta mbaj patjeter) atèhere do te lexoj ktu:D
 
nuk mbaj unaza..arsye : i humbi te gjitha LOL LOL


Tani do me vije 1unazè shum shum wow(duhet ta mbaj patjeter) atèhere do te lexoj ktu:D

Nga kushe moj do te vi nga Tartaruga moj :D ??? :kiss
 
:po: :po: :po: eheeeeeeee :kercim: :kercim:



P.S si do ja bej moj...une qe i humbi te gjithaa..do ta lidhi per lekur disi LOL LOL
 
Gishti i parafundit: jeni një njeri që i jepni shumë rëndësi ndjenjave dhe bini shpesh në dashuri. Vetëm nëse jeni të dashuruar me të vërtetë dini të jepni më të mirën e vetes.

nice..:D
pervec qe bije shpesh ne dashuri..kjo nuk eshte e vertete....
 
Nëse mban më shumë unaza në dorën e djathë:
tjerët.
Gishti i mesit: je serioz, i besueshëm, kërkues, shpesh i ashpër dhe jo tolerant.

Nëse mban më shumë unaza në dorën e majtë
Gishti i parafundit: jeni një njeri që i jepni shumë rëndësi ndjenjave dhe bini shpesh në dashuri. Vetëm nëse jeni të dashuruar me të vërtetë dini të jepni më të mirën e vetes.

Metalet:
Ari i verdhë – e mbajnë ata që kanë një karakter të hapur dhe altrusit, bujar, ekzibizionist dhe autoritar.

Ari i bardhë apo platini – e mban ai që është ambicioz, një tip i ftohtë dhe shpesh i jep më shumë rëndësi anëve të jashtme sesa thelbit. Tregon inteligjencë dhe talent për studimet dhe tregëtinë.

Argjendi – e mban ai që është emotiv, shumë i ndjeshëm, në kërkim të mbrojtjes. Gjithmonë me kokën në re, arrin rezultate të mrekullueshme në fushën e artit dhe misterit.

Ngjyrat e gurëve:
-Nëse preferon gurët e bardhë: karakter intuitiv, kreativ, por shumë dembel dhe ëndërrimtar për të arritur drejt qëllimit pa ndaluar dhe pa u menduar.

Ka folur per Karamele Zanen tamam :dong:
 
Unazat
Jeta jonë është përplot me premtime. ا’është e vërteta, disa nga premtimet tona nënkuptohen dhe nuk thuhen. Ne e ndërtojmë jetën tonë përreth tyre. Ekziston edhe një lloj i posaçëm i premtimeve, të cilat duhet të zgjasin për një kohë të gjatë, madje gjersa të jemi gjallë. ثshtë një gjë shumë e natyrshme që njerëzimi ka zhvilluar një traditë të shkëmbimit të dhuratave, të cilat do të shërbejnë si përkujtues të premtimeve të rëndësishme. Duket sikur një gjë e përkryer që unazat e premtimit – të cilat nënkuptohet që janë të vlefshme – u përzgjodhën si dhuratat më të çmuara të zotimit në mes të njerëzve.

Nuk ka arsye të dyshojmë që përdorimi i unazave si dhurata është po aq i vjetër sa edhe tradita e mbajtjes së tyre. Unaza e gishtit me vulë personale shpesh konsiderohet si zbulim i egjiptianëve, kurse posedimi i një unaze të tillë tregonte autoritet dhe pushtet.
Megjithatë, në kohën e grekëve antikë, vetë origjina e unazës së gishtit ishte e lidhur me idenë e zotimit dhe përqendrimit të vazhdueshëm në një gjë të vetme.

Në Romën Antike, Anulus Pronubus (unazat e fejesës) përbëheshin nga dy unaza, në formë të dy disqeve ovale, me emra të gdhendur të çiftit të fejuar. Në fillim, këto unaza bëheshin nga hekuri i lirë.

Në Angli, gjatë shekujve 15-të, 16-të dhe 17-të Posie Rings (unazat e dashurisë) arritën kulmin e popullaritetit. Ato shpesh përdoreshin si simbole të dashurisë, besnikërisë dhe martesës në një të ardhme të afërt.

Mbajtja e unazës shpesh komunikon një lloj mesazhi ndaj vetes dhe ndaj mbarë botës. Meqë truri i majtë është përgjegjës për aspektin logjik dhe e kontrollon dorën e djathtë, është gjë e logjikshme të mendohet që mbajtja e unazës në dorën e djathtë paraqet një veprim logjik dhe të qëllimshëm si dhe dëshirën për ta kontrolluar jetën dhe veprimet e dikujt tjetër. Meqë truri i djathtë e kontrollon dorën e majtë dhe kreativitetin, unazat në dorën e majtë paraqesin besim, kreativitet dhe qëndrim. Mbajtja e unazave në ndonjë gisht të caktuar zakonisht është e lidhur me dëshirën për ta rritur fuqinë me të cilën është i lidhur ai gisht.


Gishti i madh

Domethënia e mbajtjes së unazës në gishtin e madh – Fuqia e vullnetit
Gishti i madh paraqet logjikën dhe fuqinë e vullnetit, kujdeset për personalitetin tonë dhe i kontrollon veprimet tona. Ky gisht është simbol i fuqisë si dhe i mendimeve të pavarura dhe lirisë.

Gishti tregues

Domethënia e mbajtjes së unazës në gishtin tregues – Autoritet dhe Ambicie
Ky gisht paraqet nevojën tonë për ta rritur egon tonë dhe për të krijuar autoritet dhe fuqi. Ky gisht po ashtu lidhet me aftësi drejtuese dhe ambicie. Mbretërit mbanin unaza në gishtin tregues sepse njerëzit mendonin që ky gisht ishte shumë i fuqishëm.

Gishti i mesëm

Domethënia e mbajtjes së unazës në gishtin e mesëm – Identitet dhe Materializëm
Ky është gishti më i gjatë dhe për këtë shkak shpesh është i lidhur me qëllimin tonë në jetë. Njerëzit të cilët mbajnë unazë në këtë gisht, zakonisht kanë dëshirë të jenë në qendër të vëmendjes.

Gishti i unazës

Domethënia e mbajtjes së unazës në gishtin e unazës – Emocione, Kreativitet dhe Guxim
Mbajtja e unazës në gishtin e unazës paraqet lidhjen me zemrën, meqë mendohet se ky gisht është i lidhur me arterien e cila kalon në zemër. Për këtë arsye, ky gisht shpesh lidhet me ndjenjat tona të dashurisë dhe përkushtimit. Nëse unazën e ka blerë vetë personi i cili e mban unazën, atëherë ajo paraqet egoizëm, mendjemadhësi dhe besim në talentin personal.

Gishti i vogël

Lidhjet: Unazat në gishtin e vogël paraqesin siguri në biznes dhe lidhje personale.
Ky gisht është simbol i fuqisë dhe përkushtimit ndaj të tjerëve. Meqë është i kundërt me gishtin e pavarur, ky gisht shpesh është i lidhur me qëndrimet tona ndaj njerëzve të tjerë, me jetën tonë private dhe botën materiale; ky gisht i del përballë botës dhe kujdeset për ne, ashtu siç kujdesen për ne edhe miqtë tanë të vërtetë. Mbajtja e shumë unazave zakonisht është shenjë që personi i caktuar dëshiron ta tërheqë vëmendjen e njerëzve të tjerë.

Përveç informatave lidhur me kuptimin e mbajtjes së unazave në gishta të ndryshëm, është me rëndësi të kuptoni që mbajtja e unazave mund të jetë në të njëjtën kohë tradicionale dhe jashtëzakonisht kreative. Në vijim mund të lexoni për llojet më të shpeshta të unazave:

Unaza para-fejesës – shumë çifte të dashuruara ndjejnë që ekziston një fazë në lidhjen e tyre kur ende nuk janë gati për fejesë, por në anën tjetër, ndjenja e përkushtimit të ndërsjellë në mes tyre është tashmë mjaft e fuqishme.

Unazat e sinqeritetit – ky është një variacion më i ri i unazave të zotimit, të cilat shpesh njihen edhe si unaza të pastërtisë morale. Në fillim, këto unaza ishin shumë të lira por kohëve të fundit, këto unaza kanë evoluar në stilin e tyre dhe tani shpesh bëhen nga ari, titani ose platini. Këto unaza i mbajnë tinejxherët e gjinisë mashkullore dhe femërore.

Unazat e zotimit të cilat simbolizojnë lidhje ekskluzivisht monogamie – kur dy të dashuruar nuk janë të interesuar të martohen ose të fejohen menjëherë por në anën tjetër dëshirojnë ta konfirmojnë dashurinë e madhe dhe përkushtimin që kanë për njëri-tjetrin, ata i shkëmbejnë këto unaza ose njëri nga partnerët fillon ta mbajë këtë unazë në mënyrë alternative. Këto unaza i ngjajnë shpesh unazave të martesës, meqë janë të bëra nga ari dhe zakonisht kanë diamante të posaçme.

Unazat e miqësisë – edhe pse nënkuptohet që rëndësia emocionale e unazave të miqësisë nuk është aq e madhe në krahasim me unazat e lidhjeve romantike, unazat e miqësisë megjithatë kanë një traditë mjaft të gjatë. Unazat e miqësisë nuk kërkojnë ndonjë luks të posaçëm dhe këto unaza mund t’i mbajnë si meshkujt ashtu edhe femrat.

Unazat e zotimit të cilat shërbejnë për të na përkujtuar premtimin e dhënë – unazat e tilla mund të mbahen në mënyrë që personi i caktuar t’i përmbahet fuqishëm zotimit të dhënë për një qëllim ose çështje personale. Njerëzit mund të fillojnë t’i mbajnë këto unaza në raste kur dëshirojnë ta lënë përgjithmonë abuzimin me pije alkoolike ose lëndë narkotike, pirjen e duhanit ose ndikimet dhe dukuritë e tjera negative. Unazat e zotimit të këtij lloji mund të fitojnë në peshë kur personi vendos të gdhendë një mbishkrim, në të cilin përmblidhet betimi ose zotimi i tij.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top