Shqiptarë të shquar

braziljania

Anëtar i Nderuar
[Burimi: © Big Albania]



PERIUDHA E LASHTثSISث

Agroni
Bardhyli
Genti
Teuta
Pirro i Epirit



A G R O N I - Rreth shekullit Ii p.e.s.,mbreteria ilire e ardianeve paraqitej një shtet i dobët. Me fqinjet verilindore (Maqedonine, Dardanine) e atë jugor (Epirin) nuk ishin shënuar dryshime.Vetëm ne veri federata liburne (fis ilir dhe detare te zot e luftarake gjatë bregdetit verior te Adriatikut) ku bënte pjesë edhe fisi i ardianeve,ishte shperbere nga dyndjet e kelteve.Këta,herë pas herë,sulmuan edhe trojet e ardianeve,por fale ndjenjave liridashese, organizimit ushtarak dhe prijesve te mirë,ardianet dolen fitimtare mbi te ardhurit.

Si sovran te pate te mbreterise,aristokracia e kulturuar ardiane caktoi Pleuratin.Ardhja e këtij personi te zgjedhur ne fronin mbreteror e ne krye te ushtrise (viti 251) dhe mandej mbarimi i luftës se tretë iliro-romake (viti 167) me Gentin,piketojne fillimin dhe mbarimin e sundimit 84 vjeçar te dinastise ardiane.Pleurati sundoi vetëm 1 vit.Megjithatë,ai mbahet ne historinë tonë si prijes e nismetar i nxjerrjes se fisit ilir te ardianeve nga gjendja e nenshtrimit ndaj te huajit,si një faktor i rëndësishëm politiko-ushtarak ne ardhmërinë e Ilirise. Fillesat e tij reformuese te riforcimit te Ilirise i pasoi,i pasuroi dhe i realizoi i biri,Agroni,qe sundoi ne vitet 250-231 p.e.s.

Agroni erdhi në fuqi si mbret dhe si Komandant i Pergjithshem,kur Ilirise ne renie i mungonte një mendje dhe dorë e fortë.Me një figure si Agroni mund te rimekembej Iliria e dikurshme qe ajo te arrinte humbjet e kohës ne raport me shtetet e tjera te rajonit.Historiogra fia ballkanike pohon se gjatë dy dhjetevjeteve te komandimit te Agronit,shteti ilir hodhi hapa te mëdha ne çdo fushe.Kështu,qytetet lulezuan shpejt,rendi skllavopronar u perforcua,pushteti me i lartë perqendroi drejtimin duke ngushtuar autonomine lokale te fiseve të ndryshme etj.Agroni me zgjuaresi dhe vendosmëri i zmadhoi kufijte e mbreterise drejt gjendjes se mëparshme te trevave autentike.Mbreteria ilire,nën sundimin e tij,u shtri nga Narona (Dalmaci) deri ne brigjet e Aoos (Vjoses).Benin perjashtim vetëm dy kolonite bregdetare romake (Apolonia dhe Dyrrahu).Qytetet kryesore ishin: Lisi (Lezha),Shkodra (kryeqyteti i mbreterise), Olcini (Ulqini i sotëm),Rizoni (gjiri i sotëm i Kotorrit me qytet Risan).

Komandanti guximtar e futi përsëri lundrimin ne Adriatik nën kontrollin e flotes ilire,siç e gezonin dikur liburnet.E,të mos harrojmë,se ne atë kohe zoterimi i detit perbente një eveniment dallues kundrejt fqinjeve dhe ishte një tregues i ndjeshem i fuqise se tij ushtarake. Pra politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht mbreteria ilire e ardianeve u be një shtet i fortë dhe një fuqi detare e arkipelagut.Polibi historian i madh grek (200-120 p.e.s.),duke studiuar dukurine e depertimit romak ne Iliri,konstaton se "Romakët vendosen te kalonin për herë të parë (viti 229 p.e.s.) me forca ushtarake ne Iliri dhe ne këtë pjesë te Europes (ne Gadishullin e Ballkanit) ... atë vendosen ta bejen këtë fushate për këto shkaqe: Agroni,mbret i ilireve dhe i biri i Pleuratit,kishte një fuqi detare dhe tokësore shumë me te madhe se ajo qe kishin pasur mbreterit e meparshem te Ilirise".

Qysh atëherë përfaqësuesit e mbreterise ilire dhe vete Agroni synonin një Iliri me një hapësirë me te madhe te tokave e te banoreve te saj.Ata donin ta ruanin,ta mbronin dhe te clironin gjithçka u perkiste.Epiri dhe FV,Etolia dhe Akaia formonin një koalicionin te fortë antimaqedonas,ndërkohë qe Maqedonia ishte dobesuar.Ne pamjen e pare,Agroni dukej te bashkohej me këtë front kundër një MAqedonie qe e lakmonte përherë Ilirine.Mirëpo ai,brenda kuadrit te strategjise se tij,nuk gjykoi si prijesit e tjerë te Ballkanit.Nisur nga pikesynimet personale,ai taktikisht parapelqeu te lidhej me Maqedonine,pasi pa shpartalluar koalicionin promaqedonas mbreteria ilire nuk mund te dilte jashtë territoreve te saj.

Pas dhjetera vjetësh konfliktesh te gjata ushtarake,ilirët e maqedonasit aleatonin për herë të parë.Ne opinion kjo i dha shanse Agronit.Ai la përshtypjen se i harronte armiqesite,duke zbutur Maqedonine e papermbajtur.Nga ana tjetër,Agroni menjanoi faktin se ai mund te bëhej objekt i sulmit të parë dhe mund te mundej prej koalicionit te mësipërm.

Ketij vlerësimi ushtarak qe rridhte nga situata i sherbyen aksionet ushtarake drejt jugut dhe pergjate bregdetit ilir.Ne këto Agroni mori disa vise te Epirit ne Jon (qe dikur i kishte futur Pirroja dhe trashegimtaret e tij nën federaten Mollose),siç ishte Korkyra,Epidamni dhe ishulli Fari etj.Ne këto zoterime,qe i perkisnin Ilirise dhe tani shtetit legjitim te Agronit,u vendosen garnizone ushtarake ilire për të mos lejuar kerkend t'i prekte këto skela strategjike te pellgut mesdhetar.

*****

Agroni u pergatit nga çdo pikëpamje qe te konkretizonte idetë dhe qëllimet ambicioze.Sipas marreveshjes dypaleshe,maqedonasit do të godisnin vetëm Dardanine,krahun verior.Tri shtetet detare kundershtare (Epirin,Etoline dhe Akaine) do t'i godisnin ilirët.Agroni,si një ushtarak e politikan ne vleresimin e gjendjes vendosi qe t'i zbatoje detyrimet ne mënyrë te shkallezuar.

Ai vendosi qe sulmi i parë te jepet mbi Etoline e Akaine,pasi kështu do të izolonte Epirin (kundershtarin e tretë te Maqedonisë). Ai nuk e dëshironte një konflikt me Epirin,sepse i perkisnin një prejardhje etnike. Dhe nga zhvillimi i mepastajme i ngjarjeve del se Agroni me këtë akt synonte te dobesonte ndikimin etol mbi fqinjet jugore te mbreterise se tij dhe te shkepuste Epirin nga aleanca me ta Agroni,si ushtarak,u dha urdhra te qarta komandanteve qe kishte ne varësi. Kështu,naten,rreth 100 anije me rreth 5000 luftetare,lundronin me nxitim ne drejtim te Medionit.Ata iu afruan qytetit dhe u futen ne liman pa u diktuar. Sapo erdhi agimi,detaret zbarkuan me te shpejte e pa zhurme sikur të mos ngjiste asgjë.Bazuar ne taktiken e zakonshme ilire,sulmi u krye mbi trupat etole ne fushim.

Kundershtari u habit nga sulmi i befte e i guximshem i ilireve.Por etolet,me besim te tepruar ne vetvete,i qendruan befasise;ata u përhapen për luftim ne pozicione,përpara e perqak lemit.Ne një situate te tillë ilirët i rane fillimisht, kembesorise se lehtë dhe,si e shkulen atë nga vendet e perparuara,iu sulen kalorise qe rrinte ne toke.Kaloresve te hutuar përballë kësaj situate luftarake s'u mbeti veçse te terhiqeshin e te bashkoheshin me kembesorine e rëndë.

Ne fazen e dytë te betejes ushtria e Agronit manovroi mbi pjesen e rradhitur ne fushe,duke e thyer atë edhe me ndihmën e medionasve.Beteja u fitua, "Mbreti Agron,pasi u kthyen anijet dhe mori vesh nga komandantet ushtarake rreziqet e luftës,u gezua aq shumë se i kishte mposhtur etolet,duke menduar se ata ishin shumë mendjemedhenj" (Polibi).

Zhbllokimi i Medionit nga flota ilire (ne vitin 231) ishte një fitore e bujshme për shtetin ilir e një kujtese hidhur jo vetëm për ushtaraket etole "hundeperpjete",por edhe për aleatët e tyre.Duke iu kundervene Maqedonisë,ata duhej te mendoheshin,para se te sulmonin Agronin e zot e te fuqizuar.

Ndërkohë,Demetri II (mbret maqedonas) vërtetë u kenaq nga besembajtja e ilireve,por ne thellesi te shpirtit e brente dyshimi.Ky kuptoj se aleati Agron paskej qenë një njeri me te cilin duhej te ishe mjaft i sjellshem dhe të mos intrigonte ndaj tij njelloj si me te tjerët.

Agronit po i buzeqeshte froni i sovranit dhe grada e kryekomandantit.Mirëpo... fati t'i keput ne mes endrrat e mëdha.Pak ditë pas gezimeve te suksesit ne Medion,atij i shkaktohet një pleurit.Kurimet dhe kujdesi i jashtezakonshem për te nuk mund te permiresonin gjendjen e tij shendetesore.Goditj a e rëndë e shendetit te tij,shumë shpejt do të sillte atë përfundim qe nuk e kishin menduar as Agroni e as luftetaret e tij,vdekjen e tij.

Shteti ardian ne lulezim dhe rolin e një strategu ushtarak i trashegoi gruaja e pare e Agronit,Teuta.Ajo ndoqi rezultatet,politikën,strategjine dhe pavarësinë e te shoqit.
 
B A R DH Y L I - Udheheqesi i shtetit të parë ilir. Jemi ne fillimet e shek. VI p.e.s. Edhe ne fiset ilire,veçanërisht ne krahinat e Ilirise Juglindore,shfaqen një varg dukurish te marredhenieve nderfisnore me karakter ekonomiko-social dhe ushtarako-tregtar. Këto marredhenie do të ndikonin pozitivisht për formimin e një shteti ilir. Me te dukshme këto ndryshime ne lidhjet ekonomike u zhvilluan ne fisin e enkeleasve, ne kohën kur sundoi mbreti Bardhyl,393-359 p.e.s.

Sipas burimeve antike, Bardhyli ishte me origjinë nga shtresat e uleta te shoqerise skllavopronare,qe gezonte simpatinë dhe respektin e fisit luftarak te enkeleasve.Ai njihet si themeluesi i shtetit të parë ne gjithë trevat e shtrirjes se Ilirise;oganizoi një ekonomi te fuqishme,gjë e cila çoi ne krijimin e një ushtrie te madhe.Historia e Ilirise dhe e shtetit te enkeleasve ne shekujt V-VI p.e.s. është e lidhur me zhvillimin e shteteve skllavopronare dhe mbreterite,me ushtrite e strateget perkaq saj,sidomos me Maqedonine, Sparten,Athinen etj. Maqedonia,si mbreteri dhe perandori e ardhshme,ne rrugën e zgjerimit e te fuqizimit,u be një kërcënim serioz edhe për Ilirine.

Mbreti i Maqedonisë Filipi II udhehoqi ekspedita te mëdha ushtarake për nenshtrimin e fiseve fqinje.Ne ndeshjet e para,qe para se te arrinte ne kufijte e shtetit te enkeleasve,ushtria e tij u rrezikua disa herë,deri ne humbje te plota.Pikërisht,këtu qëndron madheshtia e mbretit Bardhyl si udhëheqës shteti dhe komandant i një ushtrie te fuqishme.Ai kunderbalancoi dhe sfidoi shtetin dhe ushtrine me te madhe te Ballkanit ne atë kohe.Bardhyli si strateg duhet vleresuar për faktin se u ballafaqua rradhazi me disa ushtri e ushtarake me ze për kohën,siç qenë ata maqedonas e greke,ndaj te cileve shumë herë doli fitues.

Mbreti Bardhyl, qe sundoi 34 vjet,spikati ne drejtimin e shtetit,jo vetëm si një komandant me aftësi te larta,por edhe si një burrë shteti i zgjuar,qe fitoret nuk i mbeshteti vetëm te shpata.Ai dobesoi ndikimin politik dhe fuqine ushtarake spartane e maqedonase.Bardhyli i ludh (ne vitin 385) me sunduesin e Sirakuzes (Itali).Kështu,me 383,mundi Amynten II (mbret me ze i Maqedonisë),e detyroi atë te paguante një atribut dhe,njekohesisht,u mori atyre peng Filipin (me te voglin e djemve,qe do të bëhej tepër i dëgjuar) duke ua dhënë atë tebaneve.Ne vitin 369 p.e.s. Bardhyli theu Aleksandrin II (djalin e madh te Amyntes), kurse ne vitin 360 p.e.s. shpartalloi Perdiken III (mbret maqedonas) dhe ne vitin 359 u ndesh me vete Filipin II. Bardhyli pervetesoi traditat origjinale ilire te luftës.Ai trashegoi,por kryesisht organizoi e persosi një ushtri te rregullt,te mësuar me mjeshteri taktike e te pajisur me veti morale te cmuara.Objektivi i tij strategjik ishte konsolidimi dhe mbrojtja e shtetit të parë ilir,për të mos lejuar zgjerimin (shtrirjen) dhe daljen e mbreterise se Maqedonisë ne Adriatik e ne Jon,aq te lakmuara prej saj.

Ky objektiv percaktoi edhe permbajtjen e artit (taktikes e te strategjise) ushtarak dhe ndërtimin e ushtrise me karakteristika vetembrojtese.
Bardhyli synonte ta priste e ta godiste kundershtarin përtej kufijve te shtetit te vet,sepse kështu do të përfitonte nga shumë pikëpamje.Ai nuk angazhohej gjatë ne luftime,por perpiqej ti mbaronte ne një kohe sa me te shkuter dhe me leverdi.Për këto cilësi si shembull po sjellim betejen e tij me Filipin II.

Ne vitin 359 p.e.s. kundër Bardhylit niset vete Filipi II,te cilit nuk i kishin mbetur kundershtare te tjerë ne afersi,pasi i kishte nënshtruar. Ilirët e pamposhtur donte t'i nenshtronte me zjarr e gjak.Ndaj ai, me një ushtri prej 10 mijë kembesoresh e 600 kaloresish,iu turr Ilirise,i ndjekur e i perkrahur edhe nga shtetet greke te futura nën sundimin e tij.Bardhyli,ne këtë situate,çoi delegate për paqe,me kusht qe te dyja palet te mbanin qytetet ne zoterim,paqe e cila nuk u pranua,delegatet u kthen duarbosh dhe konflikti u be i pashmangshem. Bardhyli,i nxitur nga fitoret qe kishte arritur dhe nga trimëria e luftetareve qe e kishin përballuar me sukses frontin maqedonas,u doli atyre përpara po me 10 mijë kembesore e afro 500 kalores. Dy ushtrite e zgjedhuara, sapo u afruan,u perleshen.Dhe kështu,nisi një beteje e pashembullt. Edhe pas shumë luftimesh,fitorja s'po anonte nga asnjera anë.

Ushtrite luftonin me këmbëngulje te rrallë.Bardhyli kishte mundur t'i perqendronte forcat me te shumta ne pikën me te dobët,ne krahun e majte te falanges maqedonase.Kur ky krah po shkermoqej,Filipi II,i ndodhur ne krahun e kundërt,hodhi ne këtë anë dhe ne shpine te enkeleasve kaloresine,ndërsa vete me kembesoret sulmoi ballas.Manovres rrethuese strategu ilir iu pergjigj me rigrupimin e zdervjellte te forcave,duke i vendosur ato ne formën e një pyke, sepse kështu i krijohej mundësia me e madhe për te përballuar rrezikun. Ky ndryshim i shpejte i rendimit luftarak për ilirët shmangu krahemarrjes dhe shpinemarrjen.

Katerkendeshi ilir i Bardhylit luftonte pa u tundur.Veç aneve te tjera te mira,ne krye të tyre,hipur ne kale,komandonte dhe njeheresh luftonte 90-vjecari Bardhyl.Ky rast perben një dukuri unikale ne Lashtesi,ne Mesjete e ne Kohet e Reja qe ndërkohë një luftetar-strateg te udheheqe e te përdore armen ne fushebeteje,ne një moshe kaq te thyer. Mbreti Bardhyl vendosi te dalë nga lufta,por duke luftua.Ai e vuri ushtrine ne një tërheqje te organizuar e pa rrezik,ne thellesi te maleve te fisit ilir te taulanteve.Edhe maqedonasit nuk ishin ne gjendje qe ta ndiqnin atë.Kjo beteje,vërtetë anoi nga Filipi II dhe pati humbje te renda për te dyja palet,por Bardhyli,si burrë shteti e strateg ushtarak,e shpetoi ushtrine nga shpartallimi dhe,për pasoje edhe shtetin e tij nga pushtimi. Ai i dha Filipit II qytetet e pretenduara prej tij.

Atëherë Filipi II,i kënaqur me marrjen e qyteteve,u largua për ne Maqedoni, duke e lënë Bardhylin ne mbreterine e tij,i detyruar qe te pranonte faktin e një shteti dhe ushtrie ilire te enkeleasve rivalizues. Ilirët,me vonë, derguan prapë delegate por paqja u nenshkrua ,e lirimin e qyteteve perqak liqenit Lyhnid (Ohri).

Tre vjet pas betejes me Filipin II,ne vitin 356,vendin e Bardhylit e zuri mbreti Garbo.Me vdekjen e paraardhesit te tij,shteti dhe fuqia ushtarake e enkeleasve u dobesuan.Kjo pasoje sherben si tregues i fames dhe i rolit të madh te Bardhylit për ecurine e shoqerise ilire.Jehona dhe tradita e mbretit të parë te ilireve vazhduan.Megjithatë,pas vdekjes se tij,sulmet e maqedonasve gjeten një terren me te lirë për te realizuar qëllimet pushtuese dhe nenshtrimin e enkeleasve.Kështu ne vitin 344 p.e.s. ata depertuan ne shtetin e enkeleasve.

Por,sidoqoftë pushtimi prej maqedonasve nuk leshoi dot rrenje,sepse tradita e luftrave ilire ishte e ndezur dhe krenaria e enkeleasve ruante lavdine e mbretit Bardhyl.Ja pse Bardhyli dhe enkeleasit meritojnë te vleresohen edhe si faktor i parë historik i luftës se drejtë qe ka bërë nëpër shekuj populi ynë për te mbrojtur truallin e tij.
 
T E U T A - Teuta ishte një personalitet me ze ne historinë e Ilirise,pas Bardhylit e Glaukias,Klitit e Agronit.Ajo mekembesoi (u be regjente) te shoqin,Agronin, ne vitin 231 p.e.s. Duke qenë gruaja e pare dhe tutore (kujdestare),njerka e Pinit,birit te rritur te Agronit (qe e kishte me gruan e dytë-Triteuten), ajo u vu ne krye te shtetit ilir e te ushtrise,duke mbreteruar e komanduar ne vitet 230-228 p.e.s. Janë vetëm tre vjet sundimi,por vepra dhe lavdia e kësaj gruaje ka triumfuar ne shekuj.Për kohën qe udhehoqi ajo rivalizoiperandorin e dhe perandoret e medhenj romake.

Vertete Teuta e mori drejtimin e shtetit ne një periudhe te lulezuar,por do të duhej edhe mendja dhe dora e saj e sigurt për ta ruajtur dhe për ta çuar me përpara këtë zhvillim.

Ajo vijoi me planet dhe synimet e Agronit.Perforcoi me tej rendin shtetëror,duke i dhënë perparesi pushtetit qendror.U dha impuls të ri zhvillimit ekonomiko-kulturor te qyteteve,si baze themelore për një stabilitet dhe fuqizim ne fushën ushtarake.U be kujdes qe të mos cenoheshin kufijte e meparshem te mbreterise (qe shtriheshin nga Vjosa ne Naron,përveç Durresit,Apollonise dhe Lezhes,qe ende mbaheshin si koloni nga romakët).

Vemendjen kryesore ia kushtroi ushtrise dhe,sidomos,flotes se fuqishme detare,jo me te vogël sesa ajo para saj.Dhe për këtë Teuta urdhëroi :
"Prijesit ta quanin si armike gjithë anedetjen".Kështu,liburnet e flotes ilire bënin ligjin ne Adriatik.Një shtet i qendrueshem dhe me pretendimet e veta te drejta,me një fuqi detare qe sfidonte deri ne hyrje te Mesdheut,nuk mund te pranohej,qoftë edhe ne heshtje,nga shtetet qe e kufizonin Ilirine.

Teuta,si një grua e zgjuar qe nuhaste se c'ngjiste rreth e qark,i parandjente rreziqet.Prandaj,ndermori dhe realizoi një veprimtari te gjithaneshme politike, ushtarake e diplomatike.Ajo u perpoq për te afruar aleate (siç ishte formimi i marredhenieve me Maqedonine) për te përballuar opoziten e brendshme dhe kërcënimet e jashtme.Ndërkohë edhe strategjikisht,ajo punoi për te zbutur armiqesite e mbreterve te vecuar dhe,pergjithesisht, për te shuar rivalitetet e grupeve shoqërore te aramatosura brenda mbreterise.Me këtë vijë dinamike dhe elastike,mbreteresha-stratege e rriti prestigjin,shendoshi pozita ne gadishull e Adriatik dhe pergatiti terrenin e opinionin për hapa dhe aksione të reja.

Për te ndaluar marrjen e territoreve te Ilirise dhe tkurrjen e shtetit ilit ne një hapësirë te cunguar,Teuta e shkallezoi fushaten ushtarake.Me shpine te sigurtë dhe krahun lindor aleat,ajo u vu ne krye te ekspedites se dytë ushtarake ilire (230 p.e.s.) kundër Lidhjes Epirote ne jug si rreziku me imediat.Ajo frymezoi dhe komandoi me sukses ushtrine e floten.Kryeqyteti epirot,Foinika (Finiqi i sotëm),qe dallohej si me i pasuri midis qyteteve te Epirit,ra ne duart e ushtrise ilire.Republika e Epirit u mund politikisht dhe ushtarakisht,sepse nga pikëpamja strategjike u izolua dhe u mbajt e shkeputur nga Maqedonia.Epiri,me pas,braktisi aleatët,etolet dhe u lidh me mbreterine e Teutes.

Pasi theu frontin kryesor,mbreteresha i shpernguli forcat dhe zmbrapsi mesymjen e ushtrise dardane nga Lindja,aleatit te dytë te Epirit,te cilët llogarisnin me egoizëm se mund te mashtronin "gruan-stratege",duke e futur ne gogtije ne dy fronte.Mirëpo,Teuta u tregua me e shkathet.Ajo perfundoi armepushimin me epirotet,ku siguroi njeheresh një aleancë me ta kundër ahejve dhe etoleve,duke zbutur rrezikun dardan.Me këto fitore ushtarake te rëndësishme dhe disa aleanca ushtarake te njekoheshme,si p.sh.. edhe me Lidhjen Arkanane,ajo e shtriu sundimin ne trojet etnike, duke vendosur një kufi te drejteperdrejte te shtetit te saj me atë te botës greke. I ktheu vemendjen dhe fuqite ne Përëndim,drejt qyteteve bregdetare qe te largonte kercenimin me të madh (pranine romake).Kështu,ne pranveren e vitit 229 ndertoi anije te tjera dhe i dergoi ne viset e Hellades (Greqise).Pjesa me e madhe u nisen për ne Korkyre,kurse te tjerat qendruan ne limanin e Epidamnit gjoja për furnizim,por ne fakt,për ta marrë atë me dredhi.

Banoret e besuan,veçse kur pane kapjen e mureve te qytetit vrapuan dhe luftuan derisa i debuan detaret e Teutes.Atëherë,kjo priti derisa erdhi në ndihmë flota e Etolise dhe e Akaise,te cilat,se bashku,i dolen përpara flotes ilire.Beteja u zhvillua ne afersi te ishullit Paksos.Këtu detaret ilire u versulen me anijet e tyre te lidhura nga katër dhe u perleshen me armiqtë.Kundershtaret,te futur ne mes te sqepave te anijeve te lidhura bashke mezi leviznin,derisa ne saje te shpejtesise ne te lundruar dhe te një ere te favorshme,u larguan. Pra,grupimi detar grek u shpartallua.Ishulli me rëndësi strategjike ne detin Jon (qe mbyllte hyrje-daljet ne Mesdhe-Adriatik e anasjelltas),ra ne zoterimin e Teutes se Ilirise.

Ne planin diplomatik e ne fushën ushtarake, Teuta u be shpejt objekt interesimi dhe diskutimi ne shtetet përreth,posacerisht ne Rome,ambicia e se cilës tashmë ishte hedhur ne Lindje.A mund ta duronte perandoria e re dhe e madhe mesdhetare rivalitetin e diplomacise se një gruaje?Kjo do të ishte një fyerje për superfuqine e asaj kohe.Qe te thyente epersine e flotes ilire,te fuste ne kontroll Adriatikun dhe te dobesonte Mbreterine Ilire,senati romak nisi një aksion te bashkerenduar politiko-diplomatik,te shoqëruar me provokime ushtarake.

Kështu, kur disa anije romake u sulmuan ne Adriatik nga anije ilire dhe disa tregtare italike u preken nga ilirët ne Foinike,Roma nisi dy delegate (Gain e L. Korongain) ne Shkodër, te cilët i kerkuan Teutes te nderpriste sulmet ne det.Si diplomate,ajo premtoi se do të kujdesej qe romakët të mos pesonin ndonjë padrejtësi ne detin e perbashket,por nuk mund te ndalonte lundrimin privat te nenshtetasve jashtë Ilirise. Delegati me i ri,qe s'i pershtatej kohës, guxoi: "Romakët,o Teute kanë një zakon shumë te mirë qe padrejtesite private i ndjekin publikisht dhe i ndihmojne atyre qe demtohen padrejtesisht.

Dhe do të përpiqemi qe për se shpejti te te detyrojmë qe te ndreqesh zakonet mbreterore te ilireve".Teuta u fye dhe u ndez aq shumë,sa çoi qe ta vrisnin delegatin kërcënues.Duke mos qenë te mësuar ne atë epoke me pranine e grave si mbreteruese dhe për rolin e strategut (siç ishte rasti me Teutes e Ilirise),atë e portretizojne një sundimtare krenare nga natyra si grua dhe nga fuqia si shtet,por me dobesi (frikë dhe paqendrueshmeri) posa merrte vesh kërcënimet romake për lufte.

Por, ta shtojne se po ajo grua,porsa shihte se rreziku ende nuk ishte afruar,i perbuzte dhe dërgonte ushtri atje ku donte. Atëherë del se kjo mbretereshe - -stratege ilire qëndronte ne lartesine e strategeve te kohës,te cilët dinë të çmojnë situata e te shfrytezojne rrethanat.Atëherë,Romes i duhej një shkak.Ky u "gjet" shpejt te "pirateria",e posacerisht te "vrasja" nga Teuta e ambasadorit romak,qe kthehej ne Rome.Teuta perdoi mjaft taktika kundervenie dhe njeheresh toleruese për ta perkedhelur senatin e Romes,qe te menjanonte një konflikt te armatosur me te.Ajo paralel mori masa te rëndësishme për t'i paraprire çdo mundesie,duke angazhuar ushtrine dhe floten për mbrojtjen e vijes bregdetare duke bllokuar bregdetin. Romakët, me rreth 20 mijë veta dhe 200 anije,lundruan ne dy drejtime dhe zbarkuan ne tre rajone: ne Korfuz,ne Apoloni dhe ne Durrës.

Flota ilire u ndesh me kundershtarin epersor,realizoi beteja te vogla dhe u shkaktoi humbje te cilat romakët nuk i prisnin.Por fati i Luftes se Pare iliro-romake (229-228 p.e.s.) nuk u percaktua nga veprimet luftarake,siç ndosh rregullisht,por nga disa shkaqe te prejardhura..Tre qytetet bregdetare ilire te përmendura me sundimtare romake ishin thike ne shpine për te.Komandanti i saj ne Korfuz,Dhimiter Fari,i predispozuar për t'i zënë frontin Teutes,ua dorezoi vete floten ilire dhe ishullin romakeve.Ushtria romake ndeshi ne rezistence kryesisht ne viset e ardianeve,sodomos ne qytetin Nutria (qytet ilir ne qytetin e Dalmatise),ku pesoi humbje te renda. Kjo ndeshje e pjeshsme nuk mund ta permbyste situaten e përgjithshme luftarake,qe po anonte nga romakët.
Teuta e drejtoi shtetin dhe ushtrine ne lufte për afro 6 muaj,por duke qenë objektive se ishte dobesuar nga tradhetite e brendshme,e mbetur pa fuqine ushtarako-detare dhe pa përkrahje nga fqinji lindor,u terhoq me forcat e pakta ne qytetin e fortifikuar te Ruzonit.

Ne pranveren e vitit 228,mbreteresha ilire dergoi përfaqësuesit e saj ne Rome.Gjatë bisedimeve u manovrua me disa leshime,por në fund nuk iu shmang shtrengates se nenshtrimit me senatin,te një paqeje me kushte shumë te renda.Sipas saj "Mbreteria e Ilirise u detyrua te hiqte dorë nga viset jugore,të mos prekte me tre qytetet bregdetare (Lezhen,Durresin,Apolonine),t'i paguante Romes një tribut vjetor,te njihte sundimtar ne viset veriore Dhimiter Farin dhe mos i lejonte te lundronin ne Adriatikun e poshtem,ne jug te Lezhes,me tepër se dy anije te armatosura se bashku".Ne historinë e marredhenieve shteterore- ushtarake iliro-romake këto ishin ta parat marrëveshje dhe traktate.

Por këto kufizime,me permbajtjen e një bllokade detare,e dobesuan me tej Mbreterine Ilire,sidomos ushtarakisht,si një fuqi e madhe tokësore dhe detare qe kishte qenë.Roma fitoi epersine mbi Adriatik.Iliria u kthye e tera ne province romake.Pas kësaj paqe,ushtrite romake u larguan.

Teuta hoqi dorë nga pushteti mbreteror dhe atë e mori Dh.Fari.Nga kjo kohe del nga skena politiko-ushtarake.Për sa kohe qe mbreteroi e komandoi,ajo luajti një rol te rëndësishëm historik ne bashkimin dhe konsolidimin politiko-shtetëror,ne perparimin ekonomiko-kulturor dhe ne fuqishmerine ushtarake te Ilirise.
 
PIRRO I EPIRIT - Ne kohën antike treva qe shtrihej nga lumi Vjosa ne veri,gjer ne gjirin e Ambrakise ne jug dhe prej detit Jon deri ne malet e Pindit formonte një njesi gjeografike me vehte te njohur me emrin Epir (Apeiros-do të thotë stere, toke). Ne këtë treve banonin 14 fise si thesprotet,kaonet,moloset etj.

Rolin kryesor ne formimin e federates epirote e luajten moloset,prandaj ajo u quajt koinoni molos.Koinoni mori tiparet e një shteti gjatë gjysmes se pare te shek. IV p.e.s.,kur ne pushtet erdhi dinastia molose e Ajakideve.Ne fillim Mbreteria epirote qe shumë e dobët për shkak te grindjeve te brendshme midis grupeve rivale te aristokracise skllavopronare.Ne fillim te shek. III këto grindje u kapercyen,kur pushtetin e mori ne dorë Pirroja i Epirit (297-272 p.e.s.).

Pirrua u tregua qysh ne fillim një sundimtar i shkathet.Ai nuk ndihmoi asnjë nga partite e vjetra,por mbrojti interesat e përbashkëta te aristokracise skllavopronare epirote.Ai e perqendroi pushtetin kryesisht ne duart e veta; kufizoi të drejtat e këshillit te paresise dhe u dha fund autonomive qe gezonin fiset e ndryshme epirote.Gjatë sundimit te Pirros shteti epirot bëhet një fuqi imponuese e kohës me një pushtet te fuqishem mbreteror,me një potencial të madh ushtarak si edhe me një autoritet politik te shquar ne botën mesdhetare te asaj kohe.

Ne funksion te politikes se tij,Pirrua vendosi marredhenie diplomatike me një sërë shtetesh te fuqishme dhe i forcoi këto lidhje me martesa te shumta qe bëri me bijat e sundimtareve te tjerë.Ai ndoqi një politike te jashtme te pavarur duke mos u afruar as me shtetin kundershtar maqedonas,as me mbreterine ilire qe kishte ndihmjuar te hypte ne fron.Perkundrazi,ai ndermori ne sërë fushatash ushtarake,me te cilat i zgjeroi kufijte e shtetit te Epirit duke pushtuar ne lindje viset e Maqedonisë deri ne lumin Vardar,ne jug territoret e Greqise deri ne gjirin e Korinthit,kurse ne veri viset ilire deri ne lumin Shkumbin,midis tyre edhe Apollonine.Me këto pushtime mbreteria e Epirit u be ne fillim te shek II p.e.s.,shteti me i fuqishem i Ballkanit.

Ne këtë periudhe lulezimi,Pirrua favorizoi perparimin ekonomik e kulturor te vendit.Deshmi e këtij zhvillimi është intesifikimi i metejshem i jetës qytetare dhe veprimtaria e dendur ndertuese ne shumë qytete (Dodone, ne Ambraki, Kasope,Antigone etj.). Pirrua i kushtoi vëmendje te posacme organizimit te ushtrise e perpunimit te një strategjie efektive ushtarake.

Fuqizimi ekonomik e ushtarak ja rriten aristokracise epirote lakmine për pushtime te tjera. Rasti u gjet kur Tarenti,një qytet i Italise se Jugut,u kerkoi epiroteve ndihmë për t'u mbrojtur nga Roma.Ne vitin 280 p.e.s.,ne krye te një ushtrie te madhe te perbere nga 20.000 kembesore,3000 kalores duke pasur me vete edhe 200 elefante Pirrua u nis ne Itali. Ne dy ndeshjet qe u zhvilluan ne Heraklea (280) dhe ne Askulit (279),epirotet i thyen kqe ushtrite romake,por edhe vete pesuan humbje te mëdha.Pastaj Pirrua,se bashku me ushtrine epirote, shkoi në Sicili ku korri një varg fitoresh të reja kundër ushtrise se Kartagjenes,qe kishte pushtuar ishullin. Luftrat e shpeshta e dobesuan ushtrine epirote, prandaj pasi qendroi 6 vjet ne Itali Pirrua u detyrua te hiqte dorë nga pushtimet e metejshme dhe te kthehej ne Epir.Gjatë kthimit ushtria epirote zhvilloi ne Beneventum (273) ndeshjen e tretë me ushtrine romake,e cila perfundoi me një disfate te rëndë për te.

Pasi u kthye ne Epir,Pirrua ndermorri me sukses një sërë fushatash te tjera.Ai sulmoi Sparten,por ne një ndeshje gjatë rrugës qe u zhvillua ne qytetin Argos,ne gjirin e Korinthit, Pirrua u vra.

Pas vdekjes se Pirros ne Epir shperthyen përsëri konfliktet e brendshme ndermjet grupeve te aristokracise.Konfl iktet shpune ne dobesimin e mbreterise se Epirit dhe ne ngushtimin e kufijve te saj.Me 234 vendin e monarkise se perqendruar e zuri republika e federuar,me emrin "Lidhja Epirote" me kryeqytet Finiqin,afër Sarandës.
 
PERIUDHA E MESJETES

Balsha II
Bushatllinjte
Gjergj Komneni
Gjin Bua Shpata (akoma)
Gjin Zenebishi
Gjon Buzuku
Jan Kukuzeli
Leke Dukagjini (akoma)
Marin Barleti
Skenderbeu (akoma)



B A L S H A II - Balsha II konsiderohet si figura me e shquar midis sundimtareve Balshaj te Principates se Shkodrës,e cila nën sundimin e tij arriti kulmin e fuqise.U cilesua zot i tërë Arberise. Kreret e Principates se Shkodrës objektonin sundimin ne mbarë Shqipërinë.Por zgjerimi dhe forcimi i Principates se Durresit,i pengonte bujaret balshiote.

Kështu,ndermjet dy feudaleve me te medhenj te asaj periudhe (Karl Topise e Balshes II), te vetmit qe mbanin titullin "princ",lindi një konflikt i nxitur kryesisht nga jashtë (nga Venediku e Papa).Në betejën e pare te dy ushtrive princerore me 1382 Balsha II tregoi aftësi me te mira ushtarake dhe paraqiti një ushtri,qe e bene te pamundur qendresen e metejshme te k.Topise.Qyteti-port i Durresit u perfshi nën juridiksionin e Principates se Shkodrës.Ne këtë mënyrë,pasi e kishte shtrire qe më parë sundimin si me anë te lidhjes familjare dhe me aleanca te vogla ne trevat juglindore (Vlore, Kanine, Himare, Berat, Oher,Kostur),marrja e Durresit i siguroi kompaktesine territoriale e strategjike.

Balsha II,me titullin e ri "Duke i Durresit",u be sundimtar dhe komandant me fuqi te konsiderueshme ushtarake.shteti i tij shtrihej nga veriu e deri ne Himare ne jug;nga bregdeti Adriatik e deri ne viset e brendshme lindore.Ideja e Balshes II rreth formimit te një mbreterie te vetme,me lidhje ekonomike dhe rrjet rrugor qe ta pershkonte atë,ishte një shembull ne Evrope.

Osmanllinjte,te ardhur nga Azia Qendrore,perfituan nga kalbezimi i Perandorise Bizantine e i anarkise feudale ne Evrope.Ata u përhapen ne gadishull pa gjetur pengesë serioze,madje te ftuar nga feudalet ballkanike.Vetëm Balsha II i Shqipërisë nuk u pajtua me pushtuesin e ri,qe po trokiste edhe ne sovranitetin e shtetit te tij.Trupat osmane rrembyen Maqedonine,moren Manastirin,iu afruan Ohrit e Kosturit (1382),duke kercenuar principaten dhe zoterimet shteterore te Shkodrës.Garnizonet e Balshes II rezistonin,por bujaret e tjerë shqiptare nuk e ndihmuan. Perkundrazi,u percane me tej ndaj pushtuesve te rinj,duke lehtesuar penetrimin me ne thellesi,ne Shqipërinë e Mesme.

Ndërkohë,edhe nga ana tjetër,serbi Lazar e sulmoi Balshen nga prapa dhe,duke shfrytezuar goditjet turke,rrembeu shpejt Prizrenin, Pejen e vise te tjera te Kosovës.Veshtruar ne një kend te gjerë rajonal-strategjik, Balsha II ishte një mendimtar e udhëheqës ushtarak me vizion te qartë.

Pra, ndërsa sulmohej nga Lindja prej turqve dhe pabesohej nga Veriu (prej serbeve),ai si strateg shtiu ne dorë Durresin,duke siguruar principaten e e tij prej zbarkimeve nga Përëndimi.turqit,gjithsesi,perparonin,duke i dhënë shpresa kundershtareve te Balshes II.Sulltani urdhëroi një ekspedite te posacme për nenshtrimin e Shqipërisë,asgjesimin e ushtrive te Balshes.Kronisti turk Idris bitlisi shkruante: "Kjo fushate kërkonte forca te mëdha,pasi terreni shqiptar ishte i vështirë për t'u depertuar,qendrat e banuara ndodheshin ne thellesi te vendit, kalate qenë te fortifikuara... dhe banoret ishin te gjithë trima".

Ushtria 40 mijeshe e Hajredin Pashes hyri ne Shqipëri nëpër luginen e Shkumbinit. Ajo shkretoi,torturoi e rrembeu skllever.Balsha II ndodhej ne Berat. Ai levizi shpejt me 1000 luftetare pasi nuk priste koha derisa te manovrohej ushtria kryesore qe ndodhej nga Shkodra,drejt Myzeqese. Dy komandantet dhe forcat e tyre te pabarabarta (40 me 1) u ndeshen ne (tetor te vitit 1385) ne fushën e Stavres (ne jug te Lushnjes).Ishte beteja e dytë me e madhe pas asaj te Durresit dhe luftimeve te tjera te Balshes.

Shqiptarët e prijesi u shfaqen trima dhe mjeshtra,por forcat e shumta te osmaneve ishte e vështirë te perballoheshin.Luft etaret e pare arbereshe u thyen dhe vete "gjenerali" mbeti i vrarë mes fushbetejes,si luftetar i thjeshtë.Humbja e parakohshme e Balshes II,nuk dha kohe e mundësi te mjaftueshme për konsolidimin e një shteti dhe ushtrie te vetme shqiptare.

Prandaj,Principata e Shkodrës u ngushtua ne kufijte e saj te vjetër dhe sundimin e mori trashegimtari i Balshes II,nipi i tij,Gjergji II-Strazimir Balsha.
 
B U S H A T L L I J T ث - Kane qenë një familje feudalesh ne Shkodër. Emri lidhet me fshatin Bushat.Prej luftës 20-vjeçare ndermjet dy rivaleve te medhenj te Shkodrës (Begollajve dhe Caushollajve), perfitoi Mehmet bëj Bushtalliu.Kështu nisi jetën Pashalleku i Shkodrës nën sundimin e Bushatllinjve,me themelues Mehmet Bushtalliun.Ai shuajti konfliktet dhe vuri qetësi ne pashallek.Perfitoi nga Lufta e I ruso-turke (1768-1774) dhe ushtroi autoritet mbi Shqipërinë Lindore (perfshi Kosovën Qendrore e deri ne Oher).

Djali i parë i tij,Mustafai,i paaftë,s'i mbrojtji dot kufijte e zgjeruar;ra ne gracken e sulltanit dhe shkoi në More,ne shtypje te kryengritjes greke,ku dhe u helmua me 1778.

Padishau dergoi ne Shkodër Kystendilin si vezir,por shkodranet e refuzuan. Atëherë,biri i dytë,Mahmuti ose Karamahmuti (1749-1796),u shpall sundimtar.
I treti,Ibrahimi (1796-1809) vijoi mbrojtjen e interesave te vendit e te kufijve nga agresiviteti bonapartist;u detyrua te bashkëpunonte me Stambollin,por ne thelb qe po aq i pabindur,sikurse Karamahmuti (i vellai).

"E krahasoj me një Makabe dhe me te shkelqyerin Kastriot"

Nga Bushtallinjte,Karamahmuti ka qenë sundimtari me i shquar,me energjik dhe me i ndërgjegjshëm ne politikën autonomiste.Percarj a e shpresuar nga Turqia u menjanua,sepse Mustafai ia la vete te vellait ofiqin e sundimtarit.Karamah muti filloi te kryesoje shtetpashallekun,gjoja ne mirekuptim me pushtetin qendror. Por ne thelb ai iu kundervu Ai iu permajt vijes se te atit dhe vazhdoi rrugën e te vellait.Karamahmuti bëri një veteqeverisje dinjitoze përmes mobilizimit total te burimeve e te rezervave ne hapësirën e shtetit te tij;ai bëri mobilizim e pergatitje ushtarake dhe krijoi aleanca antiosmane me prijesit e brendshem dhe fuqite e huaja.

Si reformator progresist,Karamahmuti respektoi të drejtat e forcave te ndyshme shoqërore,nxiti perparimin ekonomik,ndihmoi bashkejetesen myslimane e katolike dhe te qytetareve e malesoreve.Ai organizoi një ushtri te kohës dhe formuloi një strategji ushtarake origjinale.Brenda një viti pashallekun e rimekembi ne kufijte,ne fuqishmerine dhe ne autoritetin e trashëguar. Shkodra, kryeqendra,arriti kulmin e madheshtise,si një nyje strategjike e lidhjes me Rumeline veri-perendimore,me shtetet e Evropes,te Italise e te Raguzes.Qëllimi final i Karamahmutit ishte bashkimi politik-ushtarak i trojeve shqiptare ne një shtet te pavarur.

Novator ne artin ushtarak: Karamahmuti,me vizionin ushtarak te një strategu,fale shkolles,pervojes dhe konsiderates qe kishte për keshilltaret profesioniste,krijoi një ushtri te rregullt. Organizimi,pajisja,stervitja dhe vete format e luftës pesuan ndryshime e përmirësime.Megjithëse ndikimi ushtarak oriental ishte i pashmangshem, novacioni i Karamahmutit qëndron ne perberjen e ushtrise.Elementi i saj vetëm me shqiptare ishte burim i kompaktesise,
i disiplines,i qendrueshmerise e i fuqise vepruese te asaj force te armatosur. Ushtria funksiononte me dy lloj forcash (tokësore e detare),kishte kembesori,artileri (me disa topa fushore) dhe vepronin ne ushtrine e Karamahmutit edhe disa lloj sherbimesh si zbulim,ndërlidhje,xhenio, transport, prapavije etj. si dhe ishte e bazuar ne kriterin e mercenarizmit dhe te mobilizimit sipas sherbimit te detyrueshem duke numeruar një ushtri prej rreth 60 mijë burrash.

Karamahmuti e organizoi ushtrine me tre kategori: nga pronat e veta dhe malesoret shqiptare (ajka e ushtrise si cilësi);nga ushtarët e krereve (numri me i madh qe mblidhej ne fushatat mesymese);nga ushtria e korporatave (si numer me i vogël,aftesisht i fundit).Gjithashtu,ne historinë ushtarake te Shqipërisë,divizioni u duk për here të parë te Karamahmut Bushatlliu me 1786,gjatë ekspedites kundër Malit te Zi,kur forcat prej 23.000 vetash,ai i ndau ne tre grupime e secilin e quajti divizion.Karamahmut i si dhe reformatoret e Evropes,ngriti pranë komandantit te divizionit një keshill (me krere e oficere profesioniste),i cili luante rolin e shtabit.

Karamahmuti mund te konsiderohet,pas Skenderbeut,nder te rrallet udhëheqës ushtarake shqiptare qe për 21 vjet qendroi ne lufte.Ai i shtriu veprimet luftarake ne një hapësirë përtej kufijve te pashallekut: ne Mal te Zi,ne Bosnje,ne Serbi,ne Maqedoni e deri thelle ne More.

Si strateg i holle,e bëri zakon te perhapte lajme se do t'i binte një vendi,kur ai drejtohej kundër një tjetri.Kështu për ekspediten e pare ne Mal te Zi (1785), hapi fjale se do të sulmonte Kurt Pashen e Beratit,prej nga pershkoi me rradhë qytetet juglindore,deri ne Kosovë.Kjo fitore pati rëndësi si i forcoi pozitat dhe i rriti autoritetin,sodomos jashtë. Terheqja e thelle me luftime e ne pengesa natyrore,deri ne portat e kryeqendres se tij dhe mbrojtja e gjatë ne rrethim,nën një gershetim veprimesh,qe nga keshtjella me veprimet ne shpine e deri brenda dispozitivit armik,perbejne dy tipare interesante te Karamahmutit.

Ushtarak me vizion strategjik nderballkanik: Dy çaste kulmore te artit,te ushtrise dhe te udheheqjes se luftës nga Karamahmuti evidencohen me 1787 e 1793.Ato njihen si rrethimi Ie ai i II i Shkodrës.Por ne te vërtetë ato janë operacione te mëdha.Na kujtojnë dy rrethimet e shek. XV.Karamahmuti krijoi një lidhje (Konfederata Ilirike me kryetar atë),duke bashkuar forcat ushtarake te pashallekut te tij të madh,te Malit te Zi,te Bosnjës,te Hercegovines e me gjerë.(ne mars te 1876 ishte zhvilluar gjithashtu Kuvendi i Podgorices nga Karamahmuti).

Kur filloi lufta ruso-turke (vere,1787) Karamahmuti shqiptar gjeti rastin e pershtatshem për te konkretizuar objektivat e Kuvendit.Ai kryesoi ushtrine shqiptaro-malazeze,marshoi ne Kosovë ku dhe vendosi administrimin e tij.Sulltani,ndonëse i zënë me frontin e Danubit,ekspeditoi me 40 mijë trupa për rrethimin e Shkodrës nga toka e deti.Karamahmuti projektoi një ide gjeniale për ndarjen dhe veprimin e forcave ne tre drejtime frontale: ne lindje trupat e Mustafa pashë Ajdosit i ndalin mbi Drin;ne veri,me trupat malesore,i mbyllin rrugën valiut te Bosnjës.Marrja e Tivarit dhe Ulqinit nga forcat separatiste proturke i rrezikonte shpinen.U terhoq ne kala me 200 ushtare,ne pritje te ndihmave qe s'erdhen nga anetaret e Konfederates dhe aty e vazhdoi qendresen 80 ditë ne rrethim.Goditjeve te artilerise,tri sulmeve te fuqishme, shkretimeve osmane sipas stilit aziatik etj një komandant gjakftohte,i durueshem e largveshtrues,i kundervuri një taktike te gershetuar me mjaft zgjuaresi. Ndërsa mbrohej, hidhte mbi lume trupa te ngarkuar me pishe te ndezur,qe perplaseshin e pengonin anijet turke.Hyri ne marrëveshje sekrete dhe organizoi një veprim te pergjithshem mbi rrethuesin.Nga jashtë sulmuan malesoret,nga brenda ngriten krye Terzite e Tabaket dhe vete doli e sulmoi nga kalaja.Valiu i Bosnjës dhe kapedan-pasha i flotes,sipas bisedës,nuk u perzien ne perleshje.

Të vënë mes tre zjarresh,repartet turke u shpartalluan dhe u terhoqen,duke zënë edhe 16 topa etj.Fitorja jehoi ne Shqipëri,ne Ballkan e ne Evrope.Ne këtë beteje u vra edhe Causholliu (pashai i dytë),te cilin Oborri e kishte emeruar pasardhës te tij ne qeverisjen e Shkodrës.Karamahmuti,i pavarur e i fuqizuar drejt arritjes se qellimeve strategjike, ndermori ne pranveren e vitit 1792 dy ekspedita te tjera mbi Malin e Zi.Sulmi cenonte Traktatin e Sistovos.Po Bushtalliu dinte se c'duhej bërë.I shkeputur perkohesisht nga qendresa malazeze,i shpernguli veprimet ne Shqipërinë e Mesme,ku disa krere donin shkeputjen.

Ne mbarim te fushates gjithë Gegeria,qe nga kufijte e Malit te Zi e deri ne lumin Shkumbin,hyri ne sundimin e plotë te Karamahmutit.Ne këtë situate Turqia dhe Austria,reaguan ashper.Shpallja për here te tretë "Fermanli",shkarkimi si vezir dhe dënimi me vdekje i Karamahmutit,ishin domethenese. Karamahmuti duhej t'i bënte ballë nderhyrjes tjetër ushtarake te Sulltan Selimit III.Ushtria 30-mijeshe e Ebubeqir Pashes,e ndihmuar nga pashallare e bejlere te lekundur e te joshur,hyri ne Shqipëri. Karamahmuti u doli ne kufi,por ne pamundesi për t'i ndaluar e zmbrapsur qe këtu,ai realizoi një manover strategjike dhe u fut,me një force te vogël,ne mbrojtje te keshtjelles se Shkodrës.Perseritej koncepti e skema e luftës se 1787-tes me disa nuanca dalluese.Ne nentor te vitit 1793 perkrahesit e tij te Shkodrës,te Lezhes e te fshatrave përreth,u hodhen ne revolte,ndërkohë qe ushtarët me Karamahmutin ne ballë dolen nga gjendja e mbrojtjes ne rrethim dhe sulmuan.Kështu u bllokuan rrugët e qytetit dhe trupat turke,te strehuara ne shtepite e qytetareve,mbeten te izoluara. Taktika e dyfishte e sulmit nga dispozitivi i pushtuesit me kundersulmin nga rrethimi, shkaktuan pershtjellim,aq sa mareshalli turk,me mbeturinat e 30-mijeshit,cau e u largua nga fushebeteja.Ebubeqi ri ndeshi edhe ne prita nga Lezha deri ne Elbasan,qe ia thelluan disfaten.Suksesi i dytë strategjik rriti me tej ambicjet.Ne ndekje te armikut (qershor 1795),mori Dibren e duke shfrytezuar turbulline ushtarake ne Evrope,te shkaktuar nga fushata e Bonapartit,ai synoi Dalmacine e Venedikut.

Pengese qëndronte Mali i Zi,aleati i Austrise.Shihet se Karamahmuti zoteronte një vizion strategjik dhe enderronte njelloj si strateget e medhenj te Kontinentit. Ishte tjetër gjë se c'madhesira siperfaqesore ,njerëzore e materiale dispononte ai,qe te kapte objektivat e largëta. Ne këto ndermarrje dhe veprime ushtarake Karamahmut Pasha vritet pabesisht (ne pusi) me 23.9.1796.

Diplomat edhe ne fushën ushtarake: Edhe ne këtë plan personaliteti i Karamahmutit tipizohet nga tri karakteristika: sheshoi kundershtimet e brendshsme,zgjodhi për aleanca fuqi te mëdha (Rusine,Francen,Austrine,madje edhe vete Turqine);u prezantua si barabarte,pa u bërë bisht i strategjive ekspansioniste.Kështu,ai me Austrine hyri ne një marrëveshje ushtarake antiturke (qershor 1788). Forcat e përbashkëta austriake,shqiptare e malazeze duhej te sulmonin ushtrine osmane ne lumin Sava dhe si kompensim do t'i njihej Karamahmutit froni i sundimtarit te Shqipërisë.Mirëpo strategu diplomat zbuloi lojen e dyfishte qe bëhej,sepse Vjena e Austrise te njëjtin premtim ia bëri mbretit te Napolit kundrejt një ndihmë prej 30 mijë forcash kundër Turqise.

Atëherë kush do të shpallej mbret i Shqipërisë.Ndërkohë,Vjena 10- vjet me pare (1774),me një traktat u njihte malazezeve territoret nga Zeta e Siperme deri ne gryken e Bunes,nëse serbet cliroheshin nga serbet.Po Bushatlliut c'i mbetej? Perballe kaq intrigave, Karamahmuti u prish me Austrine.Vrasja ende e pasqaruar e delegateve te Vjenes gjatë kthimit nëpër Bune,sherbeu për qetesimin e qarqeve shqiptare proturke dhe për largimin e dyshimeve te Portes se Larte.

Prijesi i asaj kohe i shtetit shqiptar u fut në lidhje edhe me carin e Rusise. Por kushti i rëndë qe i vuri se ai do të mbrohej e perkrahej ushtarakisht prej Rusise ne qoftë se hiqte dorë nga lidhjet me Austrine,nuk e genjeu Bushtalliun e madh.Madje,siç rezultonte ne disa luftime,Rusia rrinte kurdohere prapa Malit te Zi, kundër tij. Atëherë,ku duhej drejtuar?Austria mbetej një alternative,por nga Perëndimi ishte afruar Franca Republikane, rivale e Austrise,Rusise e Turqise.

Pra,ai gjeti një aleat potencial e me influence siç ishte Bonaparti.Marrevesh ja u nenshkrua (1795) kur gjeneral Napoleoni operonte ne Itali.Ai furnizoi ushtrine shqiptare,e cila pasi mposhtete Malin e Zi (nën ndikimin e Austrise e te Rusise),do të marshonte nëpër Bosnje,për t'u takuar me ushtrine frenge,qe vinte nga Trieste duke kaluar nëpër Slloveni.Ky bashkerendim strategjik me interesa te ndersjellta,deshmonte dimensionet e një Karamahmuti te zgjuar e te fuqishem.

Boshtin e bashkepunimit ne fushën e diplomacise ushtarake e pershkonte vetëm atiosmanizmi,si armiku kryesor. Karamahmuti ishte mjaft i zhdervjellte e nuhates.Ai ndeshej ku e lejonin konjukturat.Kështu,kur situata e brendshme dhe interesi i veprimeve jashtë kufijve donte një shpine te lirë,te ngrohte,ai i zbuste perkohesisht raportet dhe acarimet me Stambollin.Gjithses i,ai mbeti një armik i betuar i sulltanit dhe një fuqi ushtarake e pathyeshme.

Ne analize te fundit politika,strategjia,organizimi ushtarak dhe udhëheqja e një strategu si Karamahmut Bushatlliu,simbolizohen ne domethenien se ai njohu,kontaktoi e u ndesh me ushtri e stratege te medhenj te kohës dhe me shumë fitoi sesa humbi.Historia e Evropes e ka skalitur si një ushtarak me personalitet,qe la gjurme te thella ne histori.Për te është folur e shkruar gjatë ne Shqipëri e ne Evrope gjatë viteve qe jetoi e pas vdekjes se tij.

Rreth figures se këtij njeriu të madh janë afruar gjithnjë penat e historianeve,te studiuesve dhe shkrimtareve.Midis tyre një vend te rëndësishëm zënë edhe kronikat e Dajcit,i cili ne atë kohe,do të shkruante: "Megjithëse Mahmut Pasha qe i besimit mysliman,po guxoj-për kurajon e tij, për zellin ne punët ushtarake, për fitoret e famshme e te shumta qe pati,edhe pse pa rezultat dhe te lodhshme,dhe për drejtesin e ligjes civile-po guxoj te them e ta krahasoj me një Makabe dhe me te shkelqyerin Kastriot"
 
G J E R G J A R A N I T K O M N E N I - Kur sulltan Mehmeti II dështoi ne rrethimin e Sopotit (ne Librazhd),populloi e personifikoi dhe e perjetesoi strategun e kësaj rezistence te gjatë, Gjergj Aranitin me vargjet:

"Ky sulltani qan me lot,
Kam një Skender ne Sopot,
Ne mal-plak,ne një breg,
Gjergj Golemi thot'jam mbret"

Aranitet, familje e madhe dhe e dëgjuar prijesish feudale shqiptare,qe ne shekullin XI.Zoterimet e araniteve patën shtrirje te gjerë,por pa formuar një hapësirë kompakte;ato shkonin nga viset e Dibres se Siperme,ne Cermenike,ne Moker,ne Berzeshte-Polis,ne Shpat-Verce dhe perfshinin pjesë te zones fushore: Dumre-Lushnje e Elbasan.Figurat kryesore te kësaj dere te shquar janë Davidi (strateg ne sherbim te Bizantit,nder te paret përfaqësues te klases feudale shqiptare ne formim),Konstandini (ushtarak ne sherbim te Bizantit), Aranit Komneni (I ati I Gjergjit),vete Gjergji dhe Konstandini tjetër (djali I Gjergjit).

Sundimtari me i përmendur i familjes me tradita luftarake ne Shqipërinë e Jugut,rezulton Gjergj Araniti,i cili jetoi ne vitet 1376-1470.ai ishte zoterues i Kanines e Himares,Shpatit e Cermenikes dhe konsiderohet nder personazhet historike paresore te shek. XV,një nder pjesemarresit kryesore dhe udhëheqës i shquar i luftës se madhe antiosmane.

Ashtu si Bardhyli i Ilirise (shek. IV p.e.s.) edhe Gjergj Araniti,ky luftetar tepër i moshuar,vdiq ne moshen 94 vjeç..Ai kundershtoi,sfidoi dhe fitoi ndaj ushtrive te Perandorise Aziatike,duke u barazcmuar nga Evropa si një Skender i dytë.

Zgjedha e padurueshme feudale-ushtarake otomane shkaktoi pakenaqesi te thelle dhe reagim masiv te fshataresise.Gjitha shtu regjistrimi i tokave,caktimi i timareve dhe vendosja e spahijve me dhunë ne zoterimet e tyre, paralajmeruan cungimin e autonomise se sundimtareve arbereshe.Këto reforma i hoqen Gjergj Aranitit një pjesë te zoterimeve,ndërkohë qe për pjesen tjetër mbeti vasal i sulltanit.Pikërisht,kjo gjendje e rëndë ekonomike nxiti shperthimin e kryengritjeve te viteve 30-40 te shek. XV.Ne epiqender te ngjarjeve ushtarake u vu Gjergj Araniti.

Ne pranvere-veren e vitit 1432,ndërsa mbyllej etapa e reformave shfrytezuese, hapej kundershtimi shqiptar,qe shpërthen një zinxhir kryengritjesh antiosmane. Kryengritja e pare shpertheu ne Shqipërinë Qendrore.Popullsia thërret prijesin e saj,Gj. Aranitin,36-vjeçar,i cili ishte dërguar peng nga i aiti,Aranit Komneni te sulltan Murati,ne Edrene.Gjergji deri ne atë kohe ishte perpjekur,por pa ndonjë rezultat,për te ruajtur të drejtat mbi zoterimet qe i kishte lënë i ati.Ne këto rrethana u largua fshehtas nga Adrionopoja dhe me mjaft luftetare te tjerë u kthye ne atdhe.

Sa mberriti ne Shqipëri,Gjergj Araniti zhduku spahijte tradhetare,timarlij.Ai u vu ne krye te kryengritjes,qe perfshiu gjithë masat fshatare.Ajo u përkrah ne rrethin e Durresit e te Tiranës nga Andrea Topia,ne veri nga Nikoll Dukagjini etj.
Vargkryengritjeve,me nismetar dhe simbol te qendreses Gjergj Aranitin,Porta e Larte iu pergjigj me ushtri te fresketa dhe komandante te sprovuar. Danja e Dukagjineve ra,zoterimet e Topiasve u kthyen ne gjendjen e mëparshme.Por ne përpjekje me fuqite kryengritese te Gjergj Aranitit,turqit u thyen nga shqiptarët.

Fitorja e pare e hapi zjarrin e kundershtimit ne jug,sidomos ne Kurvelesh,duke zgjeruar hapësirën kryengritese.Murati II vjen vete drejt Shqipërisë dhe e vendos kampin ne Serez (Maqedoni).Qe këtej shkeput një force te madhe nën komanden e Ali bëj Evrezonit.Ushtria e Ali beut,ne dimrin e viteve 1432-1433, futet ne luginen e ngushtë,qe mbizoterohet nga vargjet malore te thepisura te Shkumbinit,i afrohet Buzurshekut (Berzeshtes),por mbi taboret osmane leshohen si tigra grupluftetaret e Gjergjit.Prita,befasi dhe perleshje e pameshire. Strategu nga begoret vrojton,kujdeset, manovron dhe nxit me fjale e shpate,derisa rendimi turk thyhet keqas.Fitorja u dha zemër shqiptareve dhe Evropa u njoh me një luftetar shpresedhenes."Ne këtë beteje,fikson kronisti Bizant Laonik Halkokondili,Araniti i Komnenit fitoi një lavdi te madhe". Buzursheku e prezantoi Gjergjin dhe Laberia e afirmonte atë si një prijes te talentuar ushtarak,ndermjet bashkekohesve ne kontinent.

Duke perteritur taktiken e vjetër ushtarake: "Terhiqe armikun,pergatite pusine dhe qelloje ne befasi",Gjergj Araniti thyu edhe ushtrine e dytë turke te drejtuar nga Ali beu i cili la me qindra kufoma ne grykat e thella te Kucit e deri ne Borsh.Deshtimi i ekspedites se dytë turke bëri buje ne gjithë Evropen dhe Araniti u be një personalitet ne oborret e saj e cila ishte mësuar te njihte disfata nga aleatët ne Lindje.Pergezime nga Papa Eugjen IV,mbreti Alfons V i Napolit,perandori gjerman Sigizmund,Republika e Raguzes etj.Premtime për ndihma,por ... vetëm premtime.Edhe betejen e tretë,(ne vitin 1434) për te cliruar Vloren e Kaninen strategu shqiptar e perballoi suksesshem me forcat,me mjetet dhe me taktikat e veta.Ndaj Gjergj Araniti u shpall si mbrojtes i lirisë nga gjithë mbreterite e Evropes.

Vjeshte 1443-dimer 1444.Ndërsa ushtria e perbashket hungaro-polake-rumune e Vladislavit (strateg hungarez) zbret ne Bullgari,nga Shqipëria forca te rëndësishme shqiptare,te komanduara nga Gjergj Araniti,hyjne thelle ne Maqedoni duke e goditur armikun përtej "kufijve" te zoterimeve për ta zhvendosur sa me tutje trojeve etnike.Ne sinkron me veprimin ushtarak nga brenda te Gj. Aranitit,Skenderbeu realizon parashikimin strategjik te braktisjes se frontit osman ne betejen e Nishit,për t'u bashkuar ne atdhe me kapedanet dhe ushtrite e tyre.Kesisoj,ai u lidh ngushtë me luftën e udhehequr nga Skenderbeu.

Kur keshtjella e qytetit,Kruja,gjemonte nga topat,burri-luftetar i moshuar Gj.Araniti 67-vjeçar,i dergoi triumfatorit te birin Konstandin me pergezimet dhe besnikerine e pakufishme.Gj.Arani ti,me 3000 luftetare,u bashkua me fushaten clirimtare antivenedikase.Vepr imet e tij luftarake u perqendruan për marrjen e Durresit,te Danjes dhe te qyteteve-keshtjella te tjera bregdetare nën protektoratin venedikas.Madje,trupat e tij shkuan ne thellesi deri ne dyert e Shkodrës,megjithëse interesat e tij nuk ishin cënuar drejtperdrejte nga zoterimet venedikase ne tokat shqiptare.

Kurdohere ne funksion te strategjise clirimtare dhe te besa-beses,pse jo edhe te deshires për një dhender model si Skenderbeu,Gj.Araniti i moshuar,ne komande te 4000 luftetareve dhe me një sasi te konsiderueshme argjendi,e mbeshteti idenë e rimarrjes se keshtjelles se Stefigradit.Ne dy sulmet e betejes se pergjakshme rrethuese,vete strategu Araniti rishfaqi trimerine e pervojen e gjatë.Gjatë perleshjes iu vra i vellai.Ngulmimi dhe prova e luftës qe dha Araniti,e binden Skenderbeun se çdo shtytje e martese me vajzen e tij Doniken 23- vjeçare, do ta zemeronte bujarin e madh.Araniti me krenarinë ndaj Kastrioteve, arriti ne ultimatumin :"O dhender,o nuk ka ndihmë!". Dhe ashtu ngjau. Pavaresisht nga reagimet keqdashese,lidhja me krushqi Kastriot-Aranit i vlejti kryesisht bashkimit kombëtar,vellazerimit te te gjithë shqiptareve, sesa jetës familjare te strategut.

Gjergji vjeherr e quante veten krejtësisht autonom.Ailuante politikën e vet dhe e perdorte fuqishmerine ekonomiko-ushtarake për çështjen shqiptare,por jo si vartes dhe i diktuar nga Gjergji dhender.Për shkaqe te kuptueshme kohore,ndermjet dy strategeve pati edhe divergjenca,deri ne prishjen e marredhenieve.

Araniti,jo vetëm nuk e shkriu principaten ne perberjen e shtetit te Kastriotit (i cili po merrte tiparet e një organizimi shtetëror te perqendruar),por ai vazhdoi ta konsideronte Skenderbeun si një aleat,pa iu nënshtruar vullnetit te tij. Si një strateg i pavarur,por i gatshëm përballë çdo armiku dhe rreziku te njëjtë Gj.Araniti,krahas dhe si barabarte me te,nenshkroi marrëveshje te veçanta me shtete te huaja (me Alfonsin V te Napolit,me Venedikun etj). Ja pse Aranitit studiuesit i japin vend she vleresime,qe e afrojne ne disa tregues me Skenderbeun.

Gjergj Araniti ishte i vetmi prijes shqiptar me dy kryeqendra: ne një bregdet (Kanina) e një tjetër ne malesite lindore,ne Sopot.Zoterimet e tij,nga pikëpamja strategjike,perbenin ballin e pare te ndeshjes me ekspeditat turke dhe aksin qendror te penetrimit osman ne brendesi te vendit (Oher- Strugë - Librazhd- Elbasan-Tiranë-Krujë). Bashkimi dhe qëndrimi antiturk i dy Gjergjeve nuk kishte te bënte aq me lidhjet martesore qe ekzistonin ndermjet dy familjeve,sesa me faktin qe zoterimet e Aranitasve ishin me te ekspozuara ndaj pushtuesve osmane.I mirepritur dhe i pasuar nga shpataraket, mokranet, cermenikasit, leberit e larguar etj,ne rreth dy vite (1460-1462),ai organizoi dhe komandoi rezistencen e fundit,kryesisht me forcat e veta e i ndihmuar nga fuqite dhe udhëheqësit e krahines se Mokres,te Angjelinit.Perballe një fronti të hapur,te zënë me grupe luftetaresh aranitas,sulltan Mehmeti II,e rrethoi Gj.Aranitin nga Qafe Furka (Polis) deri ne Teferic te Shushices (Byshek).U zhvilluan luftime te ashpra,po Sopoti nuk u pushtua.Populli e krahasoi Gjergjin e tij me Skenderbeun. Qe te kremtonte fitoren e shkelqyer,i bindur se armiku qe larguar prej humbjes, shkoi me ushtrine ne Galigat (8 ore larg Sopotit). Mirëpo, ushtria osmane,e informuar nga renegate,u kthye përsëri gjatë nates. Keshtjella e Sopotit, me forcat qe la Gjergji,nuk merrej.Vetëm arma e dredhise dhe e tradhetise,i gjeti shtigjet e hyrjes se fshehte për ne kala. Komandanti turk,duke përfituar nga qenia larg e Gj.Aranitit (qe popullsia vendase e quante edhe Gjergj Golemi,për nder te mbiemrit te gjyshit) me ushtrine kryesore, i hodhi ne sulm gjithë ushtarët.Lufte e rrallë e burrave dhe e grave,qe hidheshin nga shkembinjte për të mos u perdhenuar.Renia e keshtjelles u shoqerua me masakra saqë gropa,ku u mblodh gjaku i viktimave,u quajt "Liqeni i kuq". Betimi i sulltanit se do ta conte gjakun deri ne shale te kalit po të merrte Sopotin,ishte shnderruar ne një hakmarrje te vërtetë e makabre,qe historia nuk e harron.
 
G J I N Z E N E B I S H I - Zenebishet (quhen edhe Zeneviste) ishin një familje feudale shqiptare,qe e shtrine zoterimin ne trevat e gjëra jugperendimore.Sund uan e i rezistuan çdo futje ne varësi për 150 vjet (fillimi i shek. XIV-mesi i shek. XV).Nder figurat me te njohura,qe u dalluan ne fillimet e luftës 500-vjeçare shqiptaro-turke,përmenden Gjini,Depa dhe Simoni. E,nder këta,Gjini ze vendin qendror ne historinë e Zenebisheve.

Gjin Zenebishi,si njeri,si prijes dhe komandant perqasej ne mjaft pika me Gjinin tjetër te Shpatajve.Me qendër Gjirokastren,ai permblodhi pjesen veriore te Despotatit te Artes (pas vdekjes se Gj. B. Shpates) ne zoterimet e familjes se Zenebisheve,duke formuar vilajetin e ardhshëm te Gjirokastres me rrethet perqark (Dropullin e Delvinen,krahinen e Vajenetise) dhe shkonte ne jug deri ne afersi te Janines e te lumit Gliqi ne Cameri.Këtu takohej me trevat ne zoterim te Despotatit te Shpatajve.Gjin Zenebishi radhitet nder sunduesit e pakte shqiptare me mundësi te madhe lufte.Ai u ndesh me feudale greke e serbe, italiane e me pashallare turq.

Asnje pajtim me sundimtaret e huaj: Kunder sundimit serb qe vazhdonte u ngrit edhe Gj. Zenebishi.Ai hyri dhe qendroi ne një konflikt te gjatë e te papajtueshem me atë qe arbereshet e urrenin me tërë forcen e shpirtit,me despotatin kriminel,serbin Thoma Preljubovici.Nga këto përpjekje evidencohen ato te viteve 1380 e 1382.Dy ndeshjet arberesho-serbe shenojne edhe ballafaqimin e pare te turqve me shqiptarët ne tokat e tyre. Serbi Preljubovic, nuk ia dilte dot ushtrive dhe taktikave te rendimeve ushtarako - -shteterore te arberve te Jugut.Prandaj u mbështet tek osmanet,te cileve po u vinte radha e sundimit perandorak, në vend te mbreterise serbe ne shthurje.Vinte një (1396) dhe një ndeshje me plot mbaresi.Sundimtari i Janines, Thomai,i vënë mes dy goditjeve te te dy Gjineve (njeri nga jugperendimi dhe tjetri nga veriperendimi), formoi një front me turqit.Gjatë perleshjes,duket se nuk ia doli mbane ne këtë ndermarrje e rrugedaljen e gjeti te marrja vesh me nderluftuesit.Vetëm ushtria osmane nuk denjoi terheqjen.Lufta vijoi e ashper.Ne Drisk, Evrenoz Beu, komandanti turk,nuk do ta besonte se Zenebishi ishte ndryshe: një ushtarak me i zoti;qe dinte c'duhej bërë ne terrenin e tij,qe s'i frikesohej titujve dhe ultimatumeve.Fitorj a e Gjinit,duke i shfarosur armiqtë me një taktike manovruese dhe nga pozicione te fshehta,deshmoi se Gj. B. Shpata nuk ishte gabuar ne berjen e krushqise me te.Dhendri,Gj. Zenebishi,nderonte veten dhe vjehrrin,fisin dhe gjakun arberor.

Nga ky dështim i turqve,i plotfuqishmi freng ne Janine,Esau Buondelmonte nuk vuri mend.Ai e perseriti sulmin ndaj Despotatit Arberesh.Por Zenebishi,i mësuar me këtë ushtarak mburravec,e ndau dhe e perdori ushtrine e vogël te tij,duke i copetuar mercenaret e Esaut afër Mesopotamit,ne vitin 1399.Vete Buodelmonte u zu rob dhe u mbajt i burgosur ne kalane e Gjirokastres.Si kusht për lirimin e tij Zenebishi mori 1000 florinj dhe sidomos kryeqendren (Gjirokastren),e cila deri atëherë varej nga Despotati i Janines.

Mbaronte kështu shek. XIV,c'ka regjistronte kulmin e zhvillimit te principatave shqiptare edhe nga pikëpamja ushtarake.ata ishin ne gjendje ekonomike dhe te afta ushtarakisht qe t'u bënin ballë edhe dredhimeve te kundershtareve te tjerë,qe vrojtonin ngjarjet dhe prisnin castin për t'i rënë Zenebishit.

"Farefis dhe te një gjaku ..."

Sundimtaret e huaj te Janines,qe vdisnin ose iknin pa lavdi,i kishin hale ne sy trevat e Gjirokastres,posacerisht Gj. Zenebishin.Edhe sundimtaret frengj ne ishullin qefaloni (ne Jon) ndoqen po atë strategji,sikurse edhe ndaj Despotatit te Artes (te Gj. B. Shpates).Kështu,me 1412,Karl Toko ndermori një sulm qe ta nenshtronte Zenebishin.Ndaj kercenimit serioz,Gjini hyri ne marrëveshje me Muriq Shpaten (te vellane e Gj. B. Shpates). Ai thirri ne ndihmë te gjithë arberit e,posacerisht ata te Myzeqese,me te afertit,siç ishin ata te araniteve dhe Muzakajve. Pa asnjë ngurim,arberit fqinj vrapuan ne ndihmë,meqë ishin "farefis dhe te një gjaku".Ishte një aleancë e gjerë ushtarake e sundimtareve shqiptare,kur flitej për Arberine.

Beteja u zhvillua ne Krane.Arbereshet,luftetare e komandante,me urrejtje te njëjtë për pushtuesit,i shkaktuan jo vetëm Karlit,sunduesit të ri te Janines,por tërë Tokave një disfate nga me te rendat.Kjo dere ndjeu humbjet me te mëdha ne jetën sundimtare,deri te shkatërrimi i ushtrise se gjithë despotatit. Gjini, kryekomandant,parakaloi krenar me ushtrine fitimtare nën muret e Janines, duke pasur me vete roberit e Tokove te lidhur me zinxhire.Me kot Emiri ose Musa Beu (dhendri i Karlit) i kercenohej Gjinit,tashmë me i fortë sesa ishte para bashkimit. Ai bëri dhurata për lirimin e të parë janinjote te kapur rober.

Gjithashtu,derisa vdiq (1417),Gjin Zenebishi ra ne konflikt edhe me Venedikun. Jo aq për çështje tregtare,sesa për interesa ushtarake ne bregdetin arberesh. Fitoret e njepasnjeshme premtonin konsolidimin ushtarako-politik te qendrueshem te Despotatit te Gjinit.Por s'ishte i thënë një zhvillim i tillë pozitiv,se vershimi turk kishte hyrë ne rrjedhjet e permasave te pandalshme.

Me vdekjen e Gjin Zenebishit,megjithë përpjekjet e mëvonshme te Depe dhe Simon Zenebishit,mori fund historia luftarake për një zhvillim dhe jetë te pavarur te arberesheve te Despotatit te Gjirokastres.
 
G J O N B U Z U K U - Gjon Buzuku shek.XVI.

Autori i parë i njohur deri tani i letersise shqiptare, shqiperuesi i një libri kishtar qe është quajtur "Meshari" (1555), me e vjetra vepër shqipe qe ka arritur.Kopja e librit është e cunguar, i mungojnë 16 faqet e para. Vepra përmban lende kishtare dhe pjesë kryesore te liturgjise katolike.Meshari është botuar ne alfbetin latin te tipit gjysmegotik.

J A N K U K U Z E L I - Jan Kukuzeli, figure e shquar e kulturës bizantine, me origjinë nga Durresi, njihet si muzikanti dhe këngëtari me i madh i Kostandinopojes ne shekullin XI. Merita qëndron ne faktin se nocioni muzikor i tij u perdor për disa shekuj ne muziken kishtare.

Kukuzeli punoi mbi një sistem te shkrimit muzikor te krijuar nga ai vetë, me emrin sistemi kukuzelik. Ky sistem, i cili paraqitet si faza e tretë e semiografise bizantine, perdorej mbi 40 germa grafike dhe bazohej ne rrathet muzikore. Ky sistem u shtjellua ne një traktat te veçantë me titull "Fillimi i shenjave psalltike te perpiluara dhe te perpunuara prej mjeshtrit Jan Kukuzeli".

M A R L I N B A R L E T I - Për jetën e M. Barletit njihet pak. Ai lindi rreth fundit te viteve 50 te shekullit te XV ne Shkodër, qytet me tradita arsimore për formimin e shkollimit te klerikeve katolike. Ai i perjetoi ngjarjet dramatike te vendlindies se tij Shkodrës, gjatë viteve 70 te shek. XV. Gjatë rrethimit te saj prej turqve, ishte i ri dhe ende nuk kishte moshen për te rrembyer pushken, kurse ne 1478 gjatë rrethimi te dytë te Shkodrës, ai u rreshtua përkrah luftetareve qe me heroizem mbronin qytetin e tyre. Me rënien e Shkodrës ne duart e ushtrise osmane, si shumë bashkeqytetare, M. Barleti mori rugen e mergimit dhe u vendos ne Itali. Këtu ai plotesoi shkollimin e vet, u be njohes i thelle i letersise antike dhe i gjuhës latine dhe u shfaq si një intelektual humanist nga me te shquarit e kohës. Ai fiton titullin e lartë Doktor shkencor i diturive teologjike dhe i se drejtes kanonike.

Qe në fund te shekullit te XV Marin Barleti ishte një figure e njohur ne jetën e kishave te Padoves dhe ne atë mesimore shkencore te universitetit te këtij qyteti. Nuk dihet me saktësi viti i vdekjes se M. Barletit. Nepermjet te dhenave te terthorta është arritur ne përfundim se ai ka vdekur me 1512-1513. Vepra e pare e Marin Barletit është Rethimi i Shkodrës e botuar ne latinisht me 1504 ne Venedik. I mbeshtetur ne shënimet e kujtimet e veta, si dhe i pjesmarresve te tjerë ne ngjarjet qe rrëfen, libri i kushtohet jetës politike e ushtarake gjatë rrethimit te II te Shkodrës 1478. Deri ne mesin e shek. XVII kjo vepër njohu 17 ribotime ne gjuhe të ndryshme, si latinisht (5) e polonisht (1).

Vepra qe e ngriti figuren e M. Barlecit ne piedestal te Padoves është Historia e jetës dhe e bemave te Skenderbeut, e shkruar latinisht dhe e botuar ne Rome reth viteve 1508-1510. Deri ne mesin e shek. XVIII kjo vepër voluminoze njohu jo më pak se 21 ribotime ne disa gjuhe te Evropes, si latinisht(4), gjermanisht (4), italisht(4), portugalisht(2), polonisht(1), spanjisht(1), si dhe nëpërmjet një perkthimi te lirë dhe pershtatje edhe ne frengjisht(4), edhe anglisht(1). Vepra e fundit e M. Barletit Skutoret e jetës se Papeve dhe te Perandoreve, u botua ne Venedik, pas vdekjes se tij me 1555.

Veprat e M. Barletit, janë frut i një pune te gjatë shumevjecare. Për hartimin e tyre ai u mbështet ne shënimet dhe kujtimet e veta, si dhe pjesmarresve dhe deshmitareve te tjerë ne ngjarjet qe rrëfen. Ky material autentik shumë i pasur u ka dhënë veprave te M.Barletit vleren e burimeve historike te dores se pare e te pazevendesueshme. Deshmite qe mblodhi nga burimet e shumta, si historian i mirëfilltë M. Barleti i shoshiti, i plotesoi dhe i zgjeroi me literaturen e kohës. Fruma Panegjerike, fjalime qe u vihen ne goje heronjve ne veprat e tij janë karakteristike për historiografine humaniste evropiane ne përgjithësi dhe perbejne anën e dobët te saj. Por vlerat pozitive te veprave te M. Barlecit si burime historike janë shumë me te mëdha se dobesite e tyre.

Ngjarjet politiko-ushtarake te Shqipërisë ne shek. XV, jetën e veprimtarine e Skenderbeut, rrethimet e Shkodrës etj., M. Barleci i pasqyroi duke ndjekur parimin kronologjik. Megjitheate, ne veprat e tij nuk mungojnë edhe digresionet për te pasqyruar e për te treguar psikologjine e botës shpirtërore shqiptare, legjendat e folklorin e tyre, rajonet kryesore te banuar prej shqiptareve ne Ballkan, veprimtarine e tyre ekonomike etj. Krahas pershkrimit te potretit fizik e moral te heroit tonë kombëtar te libri historia e Skenderbeut M. Barleti ka dhënë edhe një gravure te potretit te tij. Pa dyshim ky potret paraqet karakteristikat e fytyres se Skenderbeut, sepse vepra u hartua ne baze te kujtimeve te bashkeluftetareve te heroit dhe te pasardhesve te families se Kastrioteve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top