Mrekullite e Kuranit të shenjtë

STREHE E SIGURTE!

Në Kuran, Allahu na tërheq vëmendjen ndaj një vetie mjaft interesante të qiellit:

"Qiellin e kemi bërë si strehë të sigurtë e të mbrojtur…" (El Enbija 32)
Kjo veti e qiellit është vërtetuar prej kërkimeve shkencore të kryera në shekullin XX.

Atmosfera, e cila rrethon tokën, kryen shërbime jetike për të siguruar vazhdimësinë e jetës. Duke shkatërruar mjaft meteorë të mëdhenj e të vegjël gjatë përpjekjeve të tyre për të arritur tokën, ajo i ndalon ata që të përplasen me tokën dhe të dëmtojnë gjallesat.

Për më tepër, atmosfera filtron rrezet e dritës që vijnë nga hapësira, të cilat janë të dëmshme për krijesat e gjalla. Fakti më interesant është se vetëm rrezet e padëmshme e të nevojshme - drita e tejdukshme, rrezet e shkurtra ultraviolet dhe valët e radios - janë në gjendje të përshkojnë atmosferën. I gjithë ky rrezatim është i domosdoshëm për jetën. Atmosfera lejon kalimin vetëm të një pjesë të rrezeve të shkurtra ultraviolet, të cilat janë mjaft të domosdoshme për procesin e fotosintezës te bimët dhe për ekzistencën e të gjithë gjallesave. Pjesa më e madhe e rrezeve të gjata ultraviolet të lëshuara nga dielli filtrohen prej shtresës së ozonit në atmosferë dhe vetëm një pjesë e kufizuar dhe esenciale e tyre arrijnë në Tokë.

Vetia mbrojtëse e atmosferës nuk mbaron këtu. Atmosfera mbron gjithashtu tokën prej të ftohtit ngrirës të hapësirës, i cili arrin deri në minus 270 gradë celcius.


Atmosfera lejon që të arrijnë në Tokë vetëm rrezet e nevojshme për jetën. Për shembull, rrezet ultraviolet arrijnë në Tokë në një përpjestim të caktuar. Vetëm në sajë të këtij fakti është e mundur kryerja procesit të fotosintezës te bimët dhe, rrjedhimisht, vazhdimi i jetës për të gjitha gjallesat.Ky ilustrim na tregon meteorët, të cilët janë gati për tu përplasur me tokën. Trupat qiellorë, gjatë udhëtimit në hapësirë, mund të paraqesin kërcënim serioz për Tokën, por Allahu, i Cili ka krijuar çdo gjë në mënyrën më të përkryer, e ka bërë atmosferën një "strehë mbrojtëse". Falë kësaj mbrojtjeje të përkryer, gati të gjithë meteorët nuk mund ta dëmtojnë Tokën, sepse kur arrijnë atmosferën ata shpërbëhen në miliona copa të vogla.

Pjesa më e madhe e njerëzve, kur shohin qiellin, nuk mendojnë rreth vetive mbrojtëse të atmosferës. Ata thuajse nuk mendojnë kurrë se çfarë vendi do të kishte qenë Toka nëse kjo strukturë nuk do të ekzistonte. Fotografia lart paraqet një krater gjigand të krijuar nga një meteor, i cili ra në Arizona, në SHBA. Sikur të mos ekzistonte atmosfera, miliona meteorë do të binin në Tokë dhe ajo do të bëhej një vend i pabanueshëm. Por vetitë mbrojtëse të atmosferës bëjnë të mundur që krijesat të jetojnë të sigurta. Kjo është sigurisht mbrojtja që Allahu ka vendosur për njerëzit, e cila është shpallur në Kuran.

Nuk është vetëm atmosfera ajo që e mbron Tokën nga efektet shkatërruese dhe dëmtuese të hapësirës. Së bashku me atmosferën, brezi Van Alen, një shtresë, e cila krijohet si rezultat i fushës magnetike të Tokës, gjithashtu shërben si një fushë mbrojtëse kundër rrezatimeve të dëmshme, të cilat kërcënojnë planetin tonë. Ky rrezatim, i cili vazhdimisht lëshohet prej diellit dhe yjeve të tjera, është vdekjeprurës për gjallesat. Nëse brezi Van Alen nuk do të ekzistonte, energjia e shpërthimeve masive të quajtura shpërthime diellore, të cilat hasen vazhdimisht në Diell, do të shkatërronin çdo formë jetë në Tokë.

Dr. Hugh Ross, duke folur mbi rëndësinë që ka për jetën tonë brezi Van Alen, ndër të tjera thotë:

Në fakt, Toka ka dendësinë më të lartë se çdo planet tjetër në Sistemin Diellor. Bërthama e madhe e hekur-nikelit është shkaku i ekzistencës së fushës sonë të madhe magnetike. Kjo fushë magnetike formon shtresën mbrojtëse kundër rrezatimit Van-Alen, e cila e mbron Tokën nga rrezet bombarduese. Nëse nuk do të ishte kjo mburojë, jeta në Tokë do të ishte e pamundur. I vetmi planet tjetër shkëmbor që ka fushë magnetike është Mërkuri, por fuqia e fushës së tij është 100 herë më e vogël se e Tokës. Madje as Venusi أ¢â‚¬“ planeti ynë "motër" أ¢â‚¬“ nuk ka fushë magnetike. Mburoja rrezatuese Van-Alen është një dizenjim unik për Tokën.


Shtresa magnetosferike e formuar prej fushës magnetike të Tokës i shërben asaj si një fushë mbrojtëse prej trupave qiellorë dhe rrezeve kozmike të dëmshme. Në foton lart duket qartë kjo shtresë magnetosferike, e cila quhet ndryshe Brezat Van Alen. Këta breza rrethues ndodhen me mijëra kilometra larg Tokës dhe mbrojnë të gjitha krijesat në tokë prej energjisë shkatërruese të ardhur nga hapësira.
Të gjitha këto zbulime shkencore vërtetojnë se Toka është e mbrojtur në një mënyrë tepër të veçantë. Gjëja më e rëndësishme është se kjo "mbrojtje" na u bë e njohur në Kuran 1400 vjet më parë, në ajetin: "Qiellin e kemi bërë strehë të sigurtë e të mbrojtur."Energjia e çliruar në një prej këtyre shpërthimeve të viteve të fundit është e barabartë me energjinë e çliruar nga shpërthimi i 100 miliardë bombave atomike, si ajo që u hodh në Hiroshimë. Pesëdhjetë e tetë orë pas shpërthimit, u vërejt se gjilpërat magnetike të busullave paraqitnin një lëvizje jo të zakonshme dhe 250 km mbi atmosferën e Tokës, temperatura u rrit menjëherë në 2500 gradë Celcius.



Energjia që çlirohet nga një shpërthim diellor është kaq e madhe, saqë mendja e njeriut e ka të vështirë ta konceptojë. Një shpërthim i vetëm është i barabartë me energjinë e çliruar nga 100 miliardë bomba atomike si ajo e hedhur në Hiroshimë. Bota është e mbrojtur nga efektet shkatërruese të kësaj energjie prej atmosferës dhe brezit rrethues Van Alen.


Duke u larguar prej Tokës, e cila është e përshtatur në mënyrë të përkryer për jetën njerëzore, përtej atmosferës, në hapësirë ne hasim një të ftohtë ngrirës. Bota është e mbrojtur prej të ftohtit ngrirës të hapësirës, i cili arrin në أ¢â‚¬“ 270oC, në sajë të atmosferës.

Me pak fjalë, një sistem i përkryer funksionon mbi Tokë. Ai e rrethon botën tonë dhe e mbron prej kërcënimeve të jashtme. Vetëm në kohët e fundit shkencëtarët arritën të mësojnë disa gjëra rreth tij, kurse Allahu na ka njoftuar në Kuran për mburojën mbrojtëse të Tokës që shekuj më parë.
 
QIELLI KTHYES!

Ajeti i njëmbëdhjetë i sures Et-Tarik në Kuran, i referohet vetisë "kthyese" të qiellit:

"Betohem në qiellin që kthen." (Et-Tarik 11)

Siç dihet, atmosfera, e cila rrethon Tokën, përbëhet nga disa shtresa. Secila prej tyre luan një rol të rëndësishëm në dobi të jetës. Kërkimet kanë nxjerrë në dritë se këto shtresa janë të specializuara në kthimin mbrapsht të trupave apo rrezeve që vijnë nga hapësira apo nga vetë Toka. Tani le të shqyrtojmë disa shembuj të funksionit "kthyes" të shtresave që e rrethojnë Tokën.

Troposfera, e cila ndodhet 13 deri në 15 km mbi Tokë, luan rol në kondensimin e ujit që vjen në gjendjen e avujve nga sipërfaqja e Tokës dhe në kthimin poshtëë të tij në formë shiu.

Shtresa e ozonit me lartësi 25 km nga toka reflekton rrezatimin e dëmshëm dhe rrezet ultraviolet, të cilat vijnë nga hapësira dhe i kthen të dyja mbrapsht në hapësirë.

Jonosfera kthen valët e radios të transmetuara nga Toka duke i kthyer poshtëë në pjesë të ndryshme të saj, tamam si një satelit pasiv komunikimi, duke bërë të mundur kështu transmetimin e valëve radiofonike dhe televizive në një distancë tepër të largët.

Shtresa magnetosferike kthen mbrapsht grimcat e dëmshme radioaktive që përhapen nga Dielli dhe yjet e tjera, para se të arrijnë Tokën.
Fakti që gjithë këto veti të shtresave të atmosferës, të zbuluara vetëm kohët e fundit, janë shpallur në Kuran prej shumë shekujsh provon bindshëm se Kurani është fjala e Allahut.


Prezenca e ujit është mjaft e rëndësishme për jetën në Tokë. Një nga faktorët që ndikon në formimin e ujit është Troposfera, e cila është një prej shtresave të atmosferës. Shtresa e Troposferës kondenson ujin që vjen në gjendje avujsh nga sipërfaqja e Tokës dhe e kthen poshtëë në formë shiu.


Shtresa atmosferike, e cila bllokon rrezet që mund të jenë shkatërruese për jetën në Tokë, është Ozonosfera. Ajo kthen rrezet e dëmshme të ardhura nga hapësira, siç janë ato ultraviolet, duke parandaluar arritjen e tyre në Tokë.


Secila shtresë e atmosferës ka veti të dobishme për jetën e krijesave. Shtresa e Jonosferës, për shembull, e cila është një nga shtresat më të larta të atmosferës, kthen valët e radios të lëshuara nga një qendër e caktuar poshtëë në Tokë dhe bën të mundur kështu që këto valë të kapen në distanca të mëdha.
 
SHTRESAT E ATMOSFERثS!
Një nga faktet shkencore të zbuluara kohët e fundit është përbërja e qiellit nga shtatë shtresa.

"Allahu krijoi për ju çdo gjë që gjendet në tokë, pastaj vullnetin e vet Ai drejtoi qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej. Ai është i gjithëdijshmi për çdo gjë." {El Bekare 29}
"Mandej e mësyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë) ... Dhe ata i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej." (Fusilet 11-12)
Fjala "qiell" në gjuhën arabe përdoret me disa kuptime. Në disa raste ajo ka kuptimin e atmosferës. Në disa raste ajo ka kuptimin e universit. Kur përdoret në numrin shumës, ajo në përgjithësi ka një kuptim më të gjerë se fjala "univers", pasi përfshin universin, i cili përbën qiellin e parë, dhe gjashtë qiej të tjerë.

Por nëse ne i japim fjalës "qiej" kuptimin e parë, d.mth. atë të atmosferës, atëherë arrijmë në përfundimin se atmosfera që rrethon planetin tonë përbëhet nga shtatë shtresa.

Me të vërtetë, sot është bërë i njohur fakti se atmosfera që rrethon Tokën, përbëhet prej disa shtresave të ndryshme, të cilat shtrihen mbi njëra-tjetrën. Dhe për më tepër numri i këtyre shtresave është i njëjtë me numrin e përmendur në Kuran, d.m.th. shtatë shtresa. Kjo temë përshkruhet nga një burim shkencor si më poshtëë:

"Shkencëtarët kanë zbuluar se atmosfera përbëhet prej disa shtresave të ndryshme. Shtresat ndryshojnë nga njëra-tjetra nga vetitë e tyre fizike, si trysnia dhe lloji i gazeve. Shtresa atmosferike më e afërt me Tokën quhet TROPOSFERث . Ajo zë 90% të atmosferës. Shtresa mbi troposferë quhet STRATOSFERث . Shresa tjetër ku përthyhen rrezet ultraviolet quhet SHTRESA E OZONIT . Shtresa tjetër quhet MEZOSFERث . TERMOSFERA shtrihet mbi mezosferë. Gazet e jonizuara formojnë një shtresë brenda termosferës, e cila quhet JONOSFERث . Shtresa më e skajshme e atmosferës së Tokës shtrihet prej 480 km deri në 960 km. Kjo pjesë quhet EKZOSFERث ."
Toka i ka të gjitha kushtet që i nevojiten jetës. Një prej tyre është atmosfera, e cila shërben si një fushë mbrojtëse për gjallesat. Sot është një fakt i njohur që atmosfera është e përbërë prej shtresave të ndryshme të shtrira mbi njëra-tjetrën. Kjo gjë është e përshkruar ekzaktësisht në Kuran, ku thuhet se atmosfera përbëhet prej shtatë shtresave. Kjo është sigurisht një prej mrekullive të Kuranit.



Katërmbëdhjetë shekuj më parë, kur të gjithë besonin se qielli ishte unik e i pandarë, Kurani shpalli mrekullinë e ndarjes në shtresa dhe për më tepër " shtatë " shtresa. Shkenca moderne nga ana tjetër, zbuloi faktin se atmosfera, e cila rrethon Tokën, përbëhet prej "shtatë" shtresave bazë dhe këtë arriti ta zbulojë jo shumë kohë më parë.
Nëse ne numërojmë shtresat e cituara prej këtij burimi, shohim se atmosfera përbëhet ekzaktësisht nga shtatë shtresa, siç është shpallur edhe në ajetin kuranor.

1. Troposfera
2. Stratosfera
3. Ozonosfera
4. Mezosfera
5. Termosfera
6. Jonosfera
7. Ekzosfera

Një tjetër mrekulli e ajeteve kuranore që përmendin këtë fakt shtjellohet kur lexojmë pjesën e fundit të ajetit të dymbëdhjetë të sures Fusilet: "secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej". Me fjalë të tjera, në këtë ajet Allahu deklaron se Ai caktoi çdo qielli funksionin e vet.

Dhe me të vërtetë, siç e kemi parë edhe në postimin e mëparshëm, secila prej këtyre shtresave ka funksione jetike në dobi të njerëzimit dhe të gjitha formave të tjera të jetës në Tokë. çdo shtresë pra ka një funksion të veçantë, duke filluar nga formimi i shiut, deri te mbrojtja prej rrezeve të dëmshme, nga reflektimi i valëve radiofonike e televizive, deri tek mënjanimi i efekteve katastrofike të meteorëve.

Një prej këtyre funksioneve për shembull, është deklaruar në një burim shkencor si vijon:
Atmosfera e Tokës ka 7 shtresa. Shtresa më e ulët quhet troposferë. Shiu, bora dhe era formohen dhe ndodhin vetëm në troposferë.
Kjo është një prej mrekullive hyjnore, sepse këto argumenta, të cilat u zbuluan vetëm në sajë të teknologjisë së shekullit XX, janë shpallur në Kuran 1400 vjet më parë.
 
LثVIZJA E MALEVE!

Në një ajet tjetër, na bëhet e ditur se malet nuk janë të palëvizshme ashtu siç mund të na duket, por ato janë në një lëvizje të vazhdueshme.

Kur i sheh malet, mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin... (En-Neml 88)

Kjo lëvizje e maleve ndodh si pasojë e lëvizjes së kores së Tokës, mbi të cilën ato janë vendosur. Korja e Tokës 'noton'mbi shtresën e mantelit, e cila është më e dendur.

Ishte fillimi i shekullit XX kur për herë të parë në histori, një shkencëtar gjerman me emrin Alfred Wegener deklaroi se kontinentet kanë qenë të bashkuara së bashku në kohën e krijimit të tokës, por më pas u zhvendosën në drejtime të ndryshme dhe u ndanë duke u larguar larg njëri-tjetrit.

Gjeologët kuptuan se Wegener kishte të drejtë vetëm në vitin 1980, pra pesëdhjetë vjet pas vdekjes së tij. Sipas fjalës së Wegener në një artikull të publikuar në vitin 1915, kontinentet në tokë u bashkuan së bashku rreth 500 milionë vjet më parë duke formuar një masë të madhe te quajtur Pangaea e lokalizuar ne Polin e Veriut.

Afërsisht 180 milionë vjet më parë, Pangaea u nda në dy pjesë, të cilat u zhvendosën në drejtime të ndryshme. Një prej këtyre kontinenteve madhështore ishte Gondwana, e cila përfshinte Afrikën, Australinë, Antarktidën dhe Indinë. E dyta ishte Laurasia, e cila përfshinte Evropën, Amerikën e Veriut dhe Azinë përveç Indisë. Njëqind e pesëdhjetë milionë vjet pas kësaj ndarjeje, Gondwana dhe Laurasia u ndanë në pjesë më të vogla.

Këto kontinente, të cilat u shfaqën pas ndarjes së Pangaeas janë spostuar mbi sipërfaqen e Tokës disa centimetra çdo vit, duke shkaktuar ndryshime në përqindjen e tokës dhe detit.

Kjo lëvizje u zbulua si rezultat i kërkimeve gjeologjike të kryera në fillim të shekullit XX. Kjo lëvizje e kores së Tokës është shpjeguar nga shkencëtarët si më poshtëë:

"Korja dhe pjesa e sipërme e mantelit, me një trashësi 100 km, janë të ndara në segmente të quajtura shtresa. Gjenden gjashtë shtresa të mëdha dhe disa shtresa të vogla. Sipas teorisë të quajtur "tektonika e shtresave", këto shtresa lëvizin në Tokë, duke mbajtur me vete "dyshemenë" e kontinenteve dhe oqeaneve. Lëvizja e kontinenteve është llogaritur të jetë 1-5 cm në vit. Gjatë kohës që shtresat vazhdojnë të lëvizin, ato realizojnë një ndryshim të vogël në gjeografinë e Tokës. Për shembull, çdo vit, Oqeani Atlantik bëhet pak më i gjerë."

Në Kuran është përmendur "lëvizja e maleve". Sot, shkencëtarët bashkëkohorë për këtë lëvizje përdorin termin "lëvizja kontinentale."

ثshtë e padiskutueshme që kjo është një prej mrekullive të Kuranit, pasi ky argument shkencor u zbulua vetëm kohët e fundit nga shkencëtarët.


Lëvizja kontinentale
200 milionë vjet më parë
135 milionë vjet më parë
65 milionë vjet më parë
Sot
Hemisfera përëndimore 50 milionë vjet më pas
Hemisfera lindore 50 milionë vjet më pas
Fotografia në të majtë tregon pozicionin e kontinenteve në të kaluarën. Nëse lëvizja e kontinenteve do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë, miliona vite më pas, ato do të jenë në pozicionin e treguar në foton në të djathtë.
 
MREKULLIA TE HEKURI!
Hekuri është një nga elementet e përmendura në Kuran. Në suren 'El Hadid', d.m.th. në suren e Hekurit, thuhet:

"Ne e kemi zbritur hekurin, në të cilin ka forcë të madhe dhe dobi për njerëzit..." (El Hadid 25)

Fjala "zbritur" e përdorur veçanërisht për hekurin në këtë ajet, mund të mendohet se ka një kuptim metaforik që do të thotë se hekuri është dhuruar për të mirën e njerëzimit. Por, nëse ne do të marrin në konsideratë kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, i cili është, "i zbritur fizikisht nga qielli", ne kuptojmë se në këtë ajet gjejmë një mrekulli shkencore mjaft domethënëse.

Në sajë të kërkimeve astronomike është zbuluar se hekuri i gjendur në rruzullin tokësor ka ardhur prej yjeve gjigandë të hapësirës.
Metalet e rënda në univers janë krijuar në bërthamën e yjeve të mëdha. Gjithësesi, Sistemi ynë Diellor nuk zotëron një strukturë të përshtatshme që të prodhojë vetë hekur. Hekuri mund të prodhohet në yje shumë më të mëdhenj se Dielli, te të cilët temperatura arrin disa qindra miliona gradë. Kur sasia e hekurit në një yll tejkalon një nivel të caktuar, ylli nuk mund ta mbajë atë më gjatë dhe si rezultat ai shpërthen në një shpërthim të quajtur "nova" ose "supernova". Si rezultat i këtij shpërthimi, meteorët, të cilët përmbajnë hekur, shpërndahen nëpër univers dhe lëvizin nëpër hapësirë, derisa të tërhiqen prej forcës gravitacionale të ndonjë trupi qiellor.

E gjithë kjo na bën të qartë se hekuri nuk është formuar në Tokë, por është mbartur nëpërmjet meteorëve pas shpërthimit të yjeve në hapësirë, pra ai "ka zbritur në tokë" në të njëjtën mënyrë siç është shpallur në ajetin kuranor. ثshtë e qartë se ky fakt nuk njihej shkencërisht në shekullin VII, në kohën e shpalljes së Kuranit.


"El-Hadid" është surja e pesëdhjetë e shtatë e Kuranit. Vlera numerike e fjalës "el-hadid" në Arabisht është përsëri 57. Vlera numerike si fjalë e vetme "hadid" është 26. Dhe siç shihet më lart në tabelën periodike, numri atomik i hekurit është 26. Allahu, i Plotfuqishëm na informon për hekurin dhe na tregon neve një mrekulli shkencore së bashku me kodet matematike që ajo përmban.
 
RELATIVITETI I KOHثS!

Në ditët tona, relativiteti i kohës është një argument shkencor i vërtetuar. Ky argument u zbulua nga teoria e relativitetit të Ajnshtajnit në fillimet e shekullit XX. Para asaj kohe njerëzit nuk e dinin se koha është një koncept relativ dhe se ajo mund të ndryshonte me ndryshimin e vendit. Por, shkencëtari i madh Albert Ajnshtajni, vërtetoi botërisht këtë fakt me teorinë e relativitetit. Ai tregoi se koha varet nga pesha dhe shpejtësia. Në historinë e njerëzimit, askush nuk e kishte thënë këtë gjë kaq qartë më parë.


Veç me një përjashtim; në Kuran gjendet informacion rreth relativitetit të kohës! Lexoni disa nga ajetet rreth këtij subjekti:

"Ata kërkojnë prej teje t'ua shpejtosh dënimin, por Allahu nuk e thyen premtimin e Vet, sepse një ditë te Zoti yt, është sa një mijë vjet që llogaritni ju ." (El Haxh 47)
"Ai e rregullon çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngrihet te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa njëmijë vjet ." (Es-Sexhde 5)

"Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjat pesëdhjetë mijë vjet ." (El Me'arixh 4)
Fakti që relativiteti i kohës është përmendur kaq qartë në Kuran, i cili filloi të shpallej në rreth vitit 610 e.s., është një argument tjetër që provon burimin hyjnor të këtij libri të shenjtë.

Koha është një koncept i varur tërësisht nga ai që e percepton atë. Nëse një periudhë kohe e caktuar për një person është e gjatë, e njëjta periudhë mund të duket e shkurtër për një tjetër. Me qëllim që të kuptojmë se kush ka të drejtë, ne kemi nevojë për mjete të tilla si orët dhe kalendarët. Pa to është e pamundur të llogaritet koha me saktësi.

KRIJIMI çIFT!


"Larg të metave është Ai që krijoi të gjitha çiftet prej bimëve që mbin toka, apo prej vetë njerëzve apo prej shumë gjërave që ata nuk i dinë." (Ja Sin 36)

Megjithëse koncepti i fjalës "çift" ose "dy" përdoret kryesisht për mashkullin dhe femrën, shpallja "prej shumë gjërave që ata nuk i dinë" ka kuptim më të gjerë. Një prej këtyre kuptimeve është zbuluar në kohën tonë.

Shkencëtarit britanik Paul Dirac, i cili propozoi se materia është e krijuar në çift, iu dha çmimi Nobël i fizikës në vitin 1933. Ky zbulim i quajtur " paritأƒ© ", pohon se materia është në çift me të kundërtën e saj: anti-materien. Anti-materia mbart vetitë e kundërta të materies.


Për shembull, në kundërshtim me materien, anti-materia ka elektrone të ngarkuara pozitivisht dhe protone të ngarkuara negativisht. Ky fakt shtjellohet kështu nga një burim shkencor:

"... çdo grimcë ka antigrimcën e tij me ngarkesë të kundërt... ...dhe kjo lidhje e papërcaktuar na tregon se krijimi i çifteve dhe asgjesimi i tyre ndodh në zbrazëtirë në çdo kohë dhe në çdo vend."
 
RAPORTI I SHIUT!

Një prej shumë informacioneve rreth forimimit të shiut dhënë në Kuran është fakti se ai zbret në Tokë në një masë të duhur. Kjo është përmendur në suren Ez-Zuhruf si më poshtëë:

"Ai lëshon nga qielli shiun me masë të caktuar . Me të Ne i japim jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të ngalleni nga varret." (Ez-Zuhruf 11)

Fakti i zbritjes së kësaj sasie të matur dhe të përcaktuar shiu është konfirmuar prej kërkimeve të kohëve të fundit. ثshtë llogaritur se në një sekondë avullonjnë afërsisht 16 milionë tonë ujë nga Toka. Kjo shihër arrin në 513 miliardë tonë ujë në vit. Ky numër është i barabartë me sasinë e shiut që bie në Tokë në një vit. Kjo të lë të kuptosh se uji qarkullon brenda një cikli të ekuilibruar "me masë caktuar". Jeta në Tokë varet nga ky qarkullim i ujit.

Sikur njerëzit të shfrytëzonin të gjithë potencialin teknologjik që disponojnë, nuk do të mund ta realizonin dot këtë qarkullim në mënyrë artificiale.
Madje edhe një devijim i vogël i këtij ekuilibri, shumë shpejt do të sillte një çekuilibër të madh ekologjik dhe për rrjedhojë fundin e jetës në Tokë. Por, kjo nuk ndodh asnjëherë dhe shiu vazhdon të bjerë çdo vit ekzaktësisht në të njëjtën sasi, ashtu siç është shpallur në Kuran.

çdo vit, sasia e ujit që avullon nga Toka dhe e atij që bie poshtëë në të në formë shiu është "konstante": 513 miliardë tonë. Kjo sasi konstante është e shpallur në Kuran në ajetin "Ai lëshon shiun nga qielli me masë të caktuar". Pandryshueshmëria e kësaj sasie është mjaft e rëndësishme për ruajtjen e ekuilibrit ekologjik dhe për rrjedhim, të jetës në tërësi.


FORMIMI I SHIUT!

Formimi i shiut mbeti një mister për një kohë të gjatë. Vetëm pasi u shpikën mjetet e parashikimit të motit u bë e mundur të zbuloheshin fazat e formimit të shiut, i cili ndodh në tre faza. Së pari, avujt e ujit ngrihen lart në qiell me anë të erës. Më pas, formohen retë dhe në fund shfaqen pikat e shiut.
I gjithë informacioni i dhënë në Kuran për shiun, përkon ekzaktësisht me këtë proces. Në një ajet, ky informacion është përshkruar në këtë mënyrë:

"Allahu është Ai që i lëshon erërat, të cilat lëvizin retë dhe Ai i shtrin lart si të dojë i bën ato edhe të ndara në pjesë, dhe përmes tyre e sheh se si bie shi, e kur ia lëshon atë kujt të dojë prej robërve të vet, qe, ata gëzohen." (Err-Rrum 48)

Tani, le të shohim më hollësisht këto tre faza të përshkruara në ajet më teknikisht.

FAZA E PARث: "Allahu është Ai i Cili lëshon erërat..."

Flluska ajri të panumërta, të cilat formohen nga shkumëzimi i ujit të oqeaneve, plasin vazhdimisht dhe shkaktojnë nxjerrjen e grimcave të ujit, të cilat ngrihen lart në qiell. Këto grimca, të cilat janë të pasura me kripë, transportohen nga erërat dhe ngrihen lart në atmosferë. Këto grimca të cilat quhen aerosols, funksionojnë si kolektorë uji, formojnë pika reje duke mbledhur rreth vetes avujt e ujit që ngrihen prej detit në grimca të vogla.

-

FAZA E DYTث: "... e ato lëkundin retë dhe Ai i shtrin lart si të dojë i bën ato edhe të ndara në pjesë ..."

Retë formohen nga avulli i ujit, i cili kondensohet rreth kristaleve të kripës apo grimcave të pluhurit që gjenden në ajër. Meqë pikat e ujit në këto re janë mjaft të vogla (me një diametër 0.01 dhe 0.02 mm), retë "varen" në ajër dhe përhapen në qiell. Dhe kështu, qielli mbushet plot me re.

FAZA E TRETث: "...dhe përmes tyre e sheh se si bie shi"

Grimcat e ujit, të cilat rrethojnë kristalet e kripës dhe grimcat e pluhurit, shtojnë dhe formojnë pikat e shiut. Kështu, pikat që bëhen më të rënda se ajri i lënë retë dhe fillojnë të bijnë në tokë në formë shiu.
Siç e pamë, çdo fazë në formimin e shiut gjendet e shpallur në ajetet e Kuranit. Dhe për më tepër, këto faza janë të shpjeguara ekzaktësisht sipas rradhës së duhur. Si shumë fenomene të tjera të Tokës, Allahu na jep shpjegimin më të saktë të këtij fenomeni shumë shekuj më parë se të zbulohej ky fenomen.

Në një ajet tjetër, rreth formimit të shiut është dhënë informacioni i mëposhtëëm:

" A nuk e ke parë se si Allahu i drejton retë, pastaj i bashkon, pastaj i grumbullon njëra mbi tjetrën (si një mullar) dhe atëherë ti shikon shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon nga lart breshër prej reve të mëdha si male. Me breshrin Ai godet kë të dojë dhe e largon nga kush të dojë. Shkëlqimi i dritës së vetëtimës së tij gati sa ta merr shikimin." (Kuran 24:43)


Shkencëtarët duke studiuar llojet e reve u gjendën përpara rezultateve të papritura mbi formimin e reve të shiut. Retë e shiut janë të krijuara dhe të formuara në bazë të një sistemi fazash të përcaktuara mirë. Fazat e formimit të Kumulonimbus, e cila është një prej llojeve të reve të shiut, janë këto:

Faza e parë: Retë shtyhen nga era:

Retë Kumulonimbus fillojnë të formohen kur era shtyn copa të vogla reje në një zonë ku ato bashkohen.

Faza e dytë: Bashkimi:

A) Re të izoluara (retë kumulus)
B) Kur retë e vogla bashkohen me njëra أ¢â‚¬“ tjetrën, rrymat e ajrit brenda resë së madhe rriten dhe kështu reja zmadhohet.
Faza kumulus e izoluar
Gjatësia (km)
Faza e rritjes

Këto lëvizje nga poshtëë lart janë më të forta në qendër se në pjesët anësore të resë, sepse pjesët e jashtme të resë e mbrojnë qendrën prej efekteve ftohëse. Ato bëjnë që trupi i resë të rritet vertikalisht duke marë formën e mullarit. Duke u rritur vertikalisht reja shtrihet në zona më të ftohta të atmosferës, ku pikat e ujit dhe breshrit formohen dhe fillojnë të rrisin përmasat e tyre. Kur këto pika uji e breshri bëhen tepër të rënda dhe lëvizja nga poshtëë lart nuk mund t'i mbajë, atëherë ato fillojnë të bien nga reja në formë shiu, breshri etj.Ky argument shkencor është shpallur 14 shekuj më parë prej Allahut, në ajetin e 43të të Sures En-Nur, në këtë mënyrë: "... (Ai) i bën grumbull ato dhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre... "
Kristale akulli
Pika uji
Pas kësaj retë bashkohen duke formuar një re më të madhe.

Faza e tretë: Grumbullimi:

Kur retë e vogla bashkohen bashkë, lëvizjet nga poshtëë lart brenda resë së madhe, rriten. Këto lëvizje nga poshtëë lart janë më të forta në qendër se në pjesët anësore të resë, sepse pjesët e jashtme të resë e mbrojnë qendrën prej efekteve ftohëse. Ato bëjnë që trupi i resë të rritet vertikalisht duke marë formën e mullarit. Duke u rritur vertikalisht reja shtrihet në zona më të ftohta të atmosferës, ku pikat e ujit dhe breshrit formohen dhe fillojnë të rrisin përmasat e tyre. Kur këto pika uji e breshri bëhen tepër të rënda dhe lëvizja nga poshtëë lart nuk mund t'i mbajë, atëherë ato fillojnë të bien nga reja në formë shiu, breshri etj.

Retë e vogla (retë Kumulus) lëvizin dhe bashkohen nëpërmjet erës, ashtu siç thuhet në Kuran: "Allahu i drejton retë, pastaj i bashkon, pastaj i grumbullon njëra mbi tjetrën."
Faza Kumulus e izoluar
Gjatësia (km)
Faza e rritjes
 
ERثRAT MBARثSUESE!

Në një ajet tjetër në Kuran, është përmendur vetia karakteristike e "mbarësimit" të erërave dhe e formimit të shiut.

Ne i dërgojmë erërat "fekonduese" (pllenuese) , pastaj lëshojmë shi nga qielli që t'ju japim për të pirë... (El Hixhr 22)

Në këtë ajet na bëhet e qartë se faza e parë e formimit të shiut është era. Deri në fillim të shekullit XX vetmja lidhje e njohur ndërmjet erës dhe shiut ishte se "era lëviz retë". Megjithatë, kërkimet meteorologjike të kohës së sotme demonstruan rolin "mbarësues" të erës në formimin e shiut.

Kjo veti mbarësuese e erës funksionon në këtë mënyrë:

Në sipërfaqen e oqeanëve dhe deteve formohen flluska ajri si pasojë e shkumëzimit të ujit. Në momentin që këto flluska pëlcasin, me mijëra grimca të vogla, me diametër një të qindën e milimetrit, ngrihen lart në ajër.


Këto grimca të njohura me emrin "aerosols", përzihen me pluhurin e tokës të mbartur nga era dhe ngrihen në shtresat më të larta të atmosferës. Këto grimca duke u ngritur nga erërat në lartësi të mëdha, bijnë në kontakt me avujt e ujit. Avujt e ujit kondensohen rreth këtyre grimcave, duke u kthyer në pika të vogla uji, të cilat bashkohen me njëraأ¢â‚¬“tjetrën duke formuar retë dhe pastaj bijnë në Tokë në formën e shiut.
Siç shihet, erërat "fekondojnë" avujt e ujit me grimcat që ngrihen nga deti dhe për rrjedhojë formojnë retë e shiut.

Nëse erërat nuk do ta kishin këtë veti, pikat e ujit në shtresat e larta të atmosferës nuk do të formoheshin kurrë dhe ne nuk do të kishim shi.
Gjëja më e rëndësishme këtu është roli vendimtar i erës në formimin e shiut, i cili është shpallur shekuj më parë në një ajet të Kuranit, në një kohë kur njerëzit dinin shumë pak rreth fenomeneve natyrore...


Fotografia më lart na tregon fazat e formimit të një dallge. Dallgët formohen si pasojë e erës që fryn mbi sipërfaqen e ujit. Me erën, grimcat e ujit fillojnë të lëvizin në një lëvizje rrethore. Kjo lëvizje formon dallgët dhe flluskat e formuara nga dallgët përhapen në ajër. Kjo është faza e parë e formimit të shiut. Ky fakt është shpallur në ajetin "Ne i dërgojmë erërat "fekonduese"(pllenuese), pastaj lëshojmë shi nga qielli…"
 
DETET NUK PثRZIHEN ME NJثRI-TJETRIN!

Një nga karakteristikat e deteve është kjo veti e zbuluar kohët e fundit, e cila është shpallur në një prej ajeteve në Kuran, si më poshtëë:

"Ai i bëri dy detet të bashkohen me njëri-tjetrin. Ndërmjet tyre ka një pengesë që nuk i lejon të përzihen." (Err-Rrahman 19-20)

Kjo karakteristikë e deteve, të cilat rrinë ngjitur me njëra-tjetrën pa u përzier mes tyre, është zbuluar jo shumë kohë më parë nga studiuesit e oqeaneve. Për shkak të forcës fizike të quajtur "tensioni sipërfaqësor", ujërat e deteve fqinj nuk përzihen. I shkaktuar nga diferenca e dendësisë të ujërave të dy deteve, tensioni sipërfaqësor nuk i lejon ata të përzihen, sikur ndërmjet tyre të ekzistonte me të vërtetë një mur i hollë.

Ana interesante e këtij fenomeni është se ai është shpallur në Kuran në kohën kur njerëzit nuk kishin njohuri mbi fizikën, tensionin sipërfaqësor, apo oqeanografinë.

Por, kur Kurani flet për pjesën ndarëse midis ujit të ëmbël dhe të kripur ai përmend egzistencën e një zone ndarëse bashkë me barrierën. Allahu thotë në Kuran:

"Allahu është Ai që i la të lirë dy llojet e ujit të bashkohen, një i ëmbël e i shijshëm, ndërsa tjetri i kripur e i hidhur. Dhe Ai bëri midis tyre një barrierë dhe një zonë ndarëse." (Kuran 25:53)

Ndokush mund të pyesë, përse Kurani përmend zonën ndarëse kur flet për ujin e ëmbël e të kripur dhe nuk e përmend këtë kur flet për detet?

Shkenca ka zbuluar se në grykëderdhjen e lumenjve në det, ku uji i ëmbël takon ujin e kripur, situata është më e ndryshme nga ajo e bashkimit të dy deteve. ثshtë zbuluar se ajo që ndan ujin e ëmbël nga ai i kripur në grykëderdhjet e lumenjve është një zonë e përbërë nga disa nënzona (shtresa) ndarëse me dendësi që ndryshon nga një nënzonë në tjetrën. Këto shtresa ndarëse, nënzona, kanë kripësi të ndryshme nga uji i ëmbël i lumit, apo nga uji i kripur i detit.

Ky informacion është zbuluar vetëm kohët e fundit, duke përdorur aparatura të avancuara për të matur temperaturën, kripësinë, dendësinë, sasinë e oksigjenit të tretur në ujë etj. Syri i lirë i njeriut nuk mund t'i shikojë ndryshimet që ndodhin, kur dy detet takohen, pasi ata duken sikur janë një det i vetëm. Po kështu, syri i lirë i njeriut nuk mund të bëjë ndarjen e ujit në grykëderdhjet e lumenjve në 3 lloje: ujë i ëmbël, zonë ndarëse dhe ujë i kripur.

Në Detin Mesdhe dhe në Oqeanin Atlantik gjenden dallgë të mëdha, korrente të forta dhe rryma. Uji i Detit Mesdhe hyn në Atlantik nga Gjibraltari. Por temperatura, kripësia dhe dendësia e tyre nuk ndryshojnë, për shkak të kufijve, të cilët i mbajnë të ndarë nga njëri-tjetri.
Thellësia (në metra)
Oqeani Atlantik
Deti Mesdhe
Uji i Oqeanit Atlantik أ¢â‚¬“ Kripësia më e ulët se 36.0%
Uji i Detit Mesdhe
Kripësia më e lartë se 36.5%
Pragu i Gjibraltarit



ERRثSIRAT E DETEVE DHE VALثT E BRENDSHME!

"(Gjendja e jobesimtarëve është) Si errësira në një det të thellë e të madh. Ai është i mbuluar me valë, mbi të cilat gjenden valë të tjera e mbi to gjenden re të dendura. Errësirë mbi errësirë. Nëse dikush do të zgjaste dorën, nuk do të ishte në gjendje ta shihte atë…" (En-Nur 40)

Gjendja e përgjithshme në thellësitë e deteve dhe oqeaneve është përshkruar në librin me titull "Oqeanët":

Errësira në detet e thellë dhe oqeanet filloën nga thellësia 200 metra e poshtëë. Në këtë thellësi zakonisht nuk ka dritë. Nën thellësinë 1000 metra është errësirë e plotë.

Sot, ne zotërojmë njohuri mbi strukturën e përgjithshme të detit, karakteristikat e gjallesave në të, kripësinë e tij, ashtu siç njohim dhe sasinë e ujit që përmban ai, hapësirën e sipërfaqes dhe thellësinë e tij. Ishin nëndetëset dhe pajisjet e sofistikuara, të zhvilluara prej teknologjisë bashkëkohore, të cilat u krijuan mundësinë shkencëtarëve të sigurojnë këtë informacion.

Qeniet njerëzore nuk janë të afta të zhyten më thellë se 40 metra nën ujë pa ndihmën e pajimeve speciale. Ata nuk mund të mbijetojnë pa këtë ndihmë në thellësi, në pjesët e errëta të oqeanëve si p.sh.. në thellësinë 200 metra. Për këtë arsye, vetëm kohët e fundit shkencëtarët arritën të zbulojnë këto pjesë të hollësishme të informacionit rreth deteve. Përmendja e "errësirave në det të thellë" gjendet në suren En-Nur. Kjo është sigurisht një prej mrekullive të Kuranit, sepse është thënë në atë kohë kur njerëzit nuk zotëronin pajisjet e nevojshme për t'u zhytur në thellësitë e oqeanëve.


Matjet e bëra në ditët e sotme nxorën në dritë se 3 deri në 30 përqind e rrezeve të diellit përthyhen në sipërfaqen e detit. Gati të shtatë ngjyrat e dritës spektrum absorbohen njëra pas tjetrës në 200 metrat e para, përveç dritës blu. Nën 1000 metra nuk ka më dritë. Ky argument shkencor ndodhet që prej 1400 vjetësh në ajetin e dyzetë të sures En-Nur, në Kuran.

Valët e sipërfaqes
Valët e brendshme
Ujë me dendësi të lartë
Ujë me dendësi më të vogël

Për më tepër, shpallja në ajetin e dyzetë të sures En-Nur "… si errësira në një det të thellë e të madh. Ai është i mbuluar me valë, mbi të cilat gjenden valë të tjera e mbi to gjenden re të dendura…" na tërheq vëmendjen tek një tjetër mrekulli shkencore e Kuranit.

Ky ajet na jep mundësinë të kuptojmë, se në ujrat në thellësi të oqeaneve gjenden valë, mbi të cilat gjenden valë të tjera. Merret lehtë me mend se valët e dyta janë valët sipërfaqësore, sepse pas tyre përmenden retë. Po valët e para ç'janë?

Kohët e fundit shkëncëtarët zbuluan se ekzistojnë valë të brendshme, të cilat "hasen ndërmjet shtresave me dendësi të ndryshme". Këto valë të brendshme mbulojnë ujrat e thellë të deteve dhe oqeaneve, sepse ujrat në thellësi kanë dendësi më të lartë se ujrat mbi to. Valët e brendshme lëvizin në mënyrë të ngjashme me valët në sipërfaqe të detit, madje ato përthyhen ashtu siç përthyen dhe valët sipërfaqësore.

Valët e brendshme nuk mund të shihen nga syri i njeriut, por ato mund të diktohen me anë të studimit të ndryshimit të temperaturës ose të kripësisë në një vend të caktuar.

Shpallja në Kuran ecën paralelisht me shpjegimin e mësipërm. Pa kërkimet e duhura, njeriu mund të shohë vetëm valët mbi sipërfaqen e detit, ndaj është e pamundur për dikë që të ketë dijeni rreth valëve të brendshme në thellësi të detit. Por ndërkohë, në suren En-Nur, Allahu na tërheq vëmendjen te një tjetër tip vale, e cila gjendet në thellësi të oqeanëve. Natyrisht, që ky fakt, të cilin shkencëtarët e zbuluan shumë vonë, na tregon edhe një herë se Kurani është fjala e Allahut .
 
ZONA (PJESA E TRURIT) E CILA KONTROLLON LثVIZJET TONA!

"Jo, Jo! Nëse ai nuk ndalon, Ne do ta kapim prej ballukeve. Balluke gënjeshtare dhe mëkatare." (El Alak 15-16)

Fraza "balluke gënjeshtare dhe mëkatare" në ajetin e mësipërm është me mjaft interes. Përse Kurani, flokët e pjesës se përparme të kokës i cileson si gënjeshtare dhe mëkatare? Ai nuk është vetë njeriu gënjeshtar dhe mëkatar? Cila është lidhja që ekziston midis gënjeshtrës dhe mëkatit nga njëra anë dhe ballukeve, apo flokëve të pjesës së përparme të kokës nga ana tjetër?

Kërkimet e kryera kohët e fundit zbuluan se fusha parafrontale, e cila është përgjegjëse për drejtimin e të gjitha funksioneve specifike të trurit, ndodhet në pjesën e përparme të kafkës. Shkencëtarët e zbuluan funksionin e kësaj zone, gjë të cilën Kurani e ka përmendur që 1400 vjet më parë, vetëm në 60 vitet e fundit.


Fusha parafrontale

Nëse ne do të shohim brenda kafkës në pjesën e përparme të kokës, ne do të gjejmë fushën frontale të trurit. Në një libër me titull Bazat e Anatomisë dhe të Psikologjisë, në të cilin përfshihen të gjitha kërkimet më të fundit mbi efektet e kësaj fushe në tru, thuhet:

"Motivimi dhe parashikimi për të planifikuar dhe filluar lëvizjet ndodh në pjesën e përparme të lobit ballor, pikërisht në fushën parafrontale. Kjo është një zonë ku ndodh procesi informues..."

Libri gjithashtu thotë:

"Në lidhje më përfshirjen e saj në motivim, fusha parafrontale mendohet të jetë gjithshtu qendra fuknsionale e agresionit..."

Kështu, kjo zonë e trurit është përgjegjëse në planifikimin, motivimin dhe kryerjen e punëve të mira e të këqija dhe është përgjegjëse në thënien e gënjeshtrave dhe të vërtetave.

ثshtë më se e qartë se shpallja "balluke gënjeshtare dhe mëkatare" korrespondon krejtësisht me shpjegimin e mësipërm. Ky fakt, të cilin shkencëtarët e zbuluan në 60 vitet e fundit, është shpallur nga Allahu në Kuran mjaft shekuj më parë.


LINDJA E NJث QENIE NJERثZORE!

Në Kuran përmenden një numër i madh subjektesh për të ftuar njerëzit në besim. Disa herë qiejtë, disa herë kafshët, disa herë bimët; të gjitha këto janë argumenta për njerëzit. Në mjaft ajete, njerëzve u bëhet thirrje që të përqendrojnë vëmendjen në krijimin e tyre. Shumë shpesh atyre u kujtohet në Kuran ardhja e njeriut në jetë, fazat në të cilat ka kaluar krijimi i tij dhe se çfarë është ai në thelb:

"Ne ju kemi krijuar juve, përse pra nuk e pranoni të vërtetën? A keni mendur ndonjëherë për farën (spermën) që nxirrni? Mos vallë ju e krijoni atë, apo jemi Ne krijuesit e saj?" (El Uakia 57-59)

Krijimi i njeriut, bashkë me mrekullitë e shumta që përmban, është theksuar në mjaft ajete të tjera. Disa pjesë të këtij informacioni që gjenden në disa ajete të ndryshme Kuranit janë kaq të hollësishme, saqë është e pamundur që një njeri, i cili ka jetuar në shekullin VII të kishte njohuri për to. Disa prej këtyre pikave janë si më poshtëë:

1. Njeriu nuk është krijuar nga e tërë fara, por nga një pjesë mjaft e vogël e saj (sperma).
2. ثshtë mashkulli ai që luan rol në përcaktimin e gjinisë së fëmijës.
3. Embrioni njerëzor ngjitet në mitrën e nënës si një shushunjë.
4. Embrioni zhvillohet brenda tre errësirave (shtresave) në mitër.

Njerëzit në kohën kur u shpall Kurani e dinin me siguri se faktori bazë në lindjen e njeriut ishte fara e mashkullit, e cila rrjedh gjatë marrëdhënieve seksuale. Po ashtu, fakti që foshnja lind mbas një periudhe prej nëntë muajsh kuptohej nga të gjithë, ishte diçka e dukshme dhe s'kishte nevojë për vëzhgime të mëtejshme.

Ndërsa informacioni i përmendur në pikat që cituam më lart ishte i paarritshëm dhe i pakonceptueshëm nga niveli i njohurive që zotëronin njerëzit e asaj kohe. Këto të dhëna u vërtetuan në mënyrë shkencore vetëm në shekullin XX.

Tani le t'i studiojmë këto pika një nga një.

Një pikë e farës!

Gjatë marrëdhënieve seksuale, nga organi seksual i mashkullit dalin njëherësh rreth 250 milionë spermatozoitë. Spermatozoitët nisin një udhëtim të mundimshëm në trupin e femrës derisa arrijnë te veza. Nga 250 milionë spermatozoitë vetëm një mijë prej tyre ia dalin të arrijnë vezën. Në fund të këtij "vrapimi pesë-minutësh", veza, me madhësi sa një gjysëm kokërr kripe, lejon që vetëm një qelizë të depërtojë në të .

Kjo është esenca e njeriut, i cili nuk është krijuar nga e tërë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Kjo është e shpjeguar në Kuran:

"A mos mendon njeriu se do të lihet pa u ngarkuar me përgjegjësi. A nuk ka qenë ai dikur një pikë e farës që derdhet ?" (El Kijame 36-37)

Siç e shihni Kurani na informon se njeriu nuk është krijuar nga e gjithë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Ky fakt që theksohet në këtë shpallje është zbuluar prej shkencës bashkëkohore dhe është një dëshmi e qartë se kjo shpallje ka origjinën hyjnore.


Nga 250 milionë spermatozoitet e lëshuara nga mashkulli, vetëm shumë pak prej tyre e arrijnë vezën. Spermatozoiti që do të fekondojë vezën është një prej një mijë qelizave spermatozoite që arritën të mbijetojnë. Fakti që njeriu nuk është krijuar nga e tërë fara por nga një pjesë e vogël e saj, është e shpallur në Kuran me shprehjen "një pikë e farës që derdhet" .
 
Përzierja!

Lëngu i quajtur spermë nuk përmban vetëm spermatozoitë. Përkundrazi, ajo është e përbërë nga një përzierje lëngjesh të ndryshme. Këto lëngje kanë detyra të ndryshme, siç është mbajtja e sheqerit, i cili është i nevojshëm për t'i dhënë energji spermatozoiteve, neutralizimi i acideve gjatë hyrjes në mitër dhe krijimi i një ambjenti rrëshqitës në mënyrë që t'i krijojë lëvizje të lirë spermatozoitëve.

Kjo është me mjaft interes, sepse si sperma që përmendet në Kuran edhe ky fakt, i cili u zbulua nga shkenca bashkëkohore, që të dy i refefohen asaj si një lëng i përzierë:

"Ne e krijuam njeriun prej një pikë uji të përzier për ta sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë." (El Insan 2)

Një ajet tjetër, po ashtu bën fjalë për farën si një përzierje dhe në të theksohet se njeriu është krijuar nga "ekstrati" i kësaj përzierje:

"Ai e përsosi krijimin e çdo gjëje dhe filloi krijimin e njeriut nga balta. Pastaj bëri që pasardhësit e tij të shtohen prej esencës së një lëngu të dobët." (Es-Sexhde 7-8)

Fjala arabe "sulale" e përkthyer si "esencë", nënkupton diçka esenciale ose pjesa më e mirë e diçkaje. Në raste të tjera ajo nënkupton "një pjesë të një tërësie". Kjo tregon se Kurani është fjala e Atij që e njeh krijimin e njeriut në detajet më të hollësishme. Ai është Allahu, Krijuesi i njeriut.

Në Kuran thuhet se meshkujt dhe femrat janë krijuar nga "pika e farës që hidhet". Gjithësesi, jo shumë kohë më parë, besohej se gjinia e foshnjës përcaktohej nga qelizat e nënës. Shkenca arriti ta zbulojë këtë fakt të përmendur dhe në Kuran, në shekullin e XX. Kjo dhe shumë detaje të njëjta mbi krijimin e njeriut janë shpallur shekuj më parë në Kuran.
Gjinia e foshnjes!

Jo shumë kohë më parë mendohej që gjinia e foshnjes përcaktohej prej qelizave të nënës. Ose më saktë, besohej se gjinia ishte e përcaktuar nga qelizat e mashkullit dhe të femrës së bashku.

Por në Kuran na është dhënë një informacion i ndryshëm, në të cilin thuhet se të dy gjinite janë krijuar nga "pika e farës që hidhet".

"Ai i krijoi të dy sekset, mashkullin dhe femrën, prej pikës së farës që hidhet". (En-Nexhm 46-47)

Zhvillimi i metodave të gjenetikës dhe biologjisë molekulare kanë vërtetuar shkencërisht saktësinë e këtij informacioni të dhënë në Kuran. Tani është e qartë se seksi përcaktohet nga qelizat spermatozoite të mashkullit, ndërsa femra nuk luan asnjë rol në këtë proces.

Kromozonet janë elementet bazë në përcaktimin e seksit. Dy nga 46 kromozonet, të cilat përcaktojnë strukturën e njeriut, janë të njohura si kromozonet seksuale. Këto dy kromozone tek mashkulli janë emërtuar "XY" , ndërsa te femra "XX" , sepse forma e këtyre kromozoneve ngjason me këto shkronja. Kromozoni Y mban kodin gjenetik të mashkullit, kurse kromozoni X atë të femrës.


Formimi i një qienie njerëzore fillon me ndërthurjen e një prej këtyre kromozoneve, i cili gjendet si te çiftet e mashkullit ashtu edhe te ato të femrës. Të femra, komponentet e qelizës seksuale, të cilat ndahen në dy pjesë gjatë ovulacionit, mbajnë kromozonet X. Qeliza seksuale e mashkullit, nga ana tjetër, prodhon dy lloje të ndryshme qelizash spermatozoide, njëra prej të cilave përmban kromozonet X, ndërsa tjetra Y.

Nëse një kromozon X i femrës bashkohet me një qelizë spermatozoite, e cila përmban një kromozon X, atëherë fëmija do të jetë femër. Nëse ajo bashkohet me një qelizë spermatozoite e cila përmban kromozonin Y, fëmija do të jetë mashkull.
Me fjalë të tjera, gjinia e foshnjes përcaktohet nga ai kromozon i mashkullit që bashkohet me vezën e femrës.

Asgjë prej këtij informacioni nuk dihej deri para shekullit XX, shekull në të cilin u zbuluan gjenet. Në të vërtetë, më parë besohej se gjinia e foshnjes përcaktohej nga trupi i femrës. Kjo është edhe arsyeja pse gratë fajësoheshin kur lindnin vajza.

Trembëdhjetë shekuj para zbulimit të gjeneve, në Kuran shpallet lajmi i cili hodhi poshtëë këtë besim të kotë dhe duke iu referuar origjinës së seksit, e cila nuk e ka pikënisjen nga femra, por nga sperma që del nga mashkulli.

Kromozoni Y mbart karakteristikat mashkullore, ndërsa ai X ato femërore. Në vezën e nënës ndodhet vetëm kromozoni X, i cili përcakton karakteristikat e femrës. Në spermen e babait ndodhen spermatozoite që mbajnë kromozone X dhe Y. Kështu pra, gjinia e foshnjes varet nga fakti se cili prej kromozoneve ndodhet në spermatozoitin që fekondon vezën, X-i apo Y-i. Me fjalë të tjera, ashtu siç e gjejmë të shpallur edhe në ajet, rolin kryesor në përcaktimin e seksit e luan sperma, e cila del nga babai. Kjo njohuri, i cila nuk dihej në kohën kur u shpall Kurani, është argument i qartë se Kurani është Fjala e Allahut.
 
Ngjitja e lëngut të mpiksur në mitër.

Nëse do të vazhdonim t'i studionim më tej argumentet e shpallura në Kuran rreth formimit të embrionit të njeriut, ne do të hasim shumë mrekulli shkencore të rëndësishme.
Kur qeliza spermatozoite bashkohet me vezën e femrës, fillon të formohet qeliza bazë e embrionit që do të lindë. Qeliza e vetme, e cila njihet në biologji me emrin "zigotë", fillon menjëherë të riprodhohet duke u ndarë dhe më pas shndërrohet në një "copë mishi" të quajtur embrion. Sigurisht që kjo mund të shihet nga njerëzit vetëm me ndihmën e mikroskopit.

Por, embrioni gjatë periudhës së zhvillimit nuk qëndron në zbraztirë. Ai ngjitet në mitër si rrënjët e një bime, të cilat janë të fiksuara fort në tokë nëpërmjet lozeve të tyre. Nëpërmjet kësaj lidhjeje, embrioni arrin të marrë prej trupit të nënës substancat e nevojshme të jetës.
Këtu, në këtë pikë, një mrekulli mjaft domethënëse është shpallur në Kuran. Duke iu referuar zhvillimit të embrionit në barkun e nënës, Allahu përdor në Kuran fjalën "alek" , e cila është dhe faza e parë e përshkrimit të zhvillimit të tij.

"Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi çdo gjë. Krijoi njeriun prej alek-ut. Lexo! Se Zoti yt është më bujari!(El Alek 1-3)

Nga ana gjuhësore fjala alek ka tre kuptime:
1) shushunjë
2) diçka e varur
3) gjak i mpiksur

1-Po të krahasojmë një shushunjë me embrionin e njeriut, do të vërejmë një ngjashmëri të madhe.
Gjithashtu, embrioni në këtë fazë e merr ushqimin nga gjaku i nënës ashtu si shushunja që ushqehet me gjakun e të tjerëve.


Shushunje
Embrion

2-Kuptimi i dytë i fjalës alek është "diçka e varur". Kjo varje e embrionit gjatë fazës së alek-ut në mitrën e nënës mund të shihet mjaft qartë në fotot më poshtëë.

3-Kuptimi i tretë i fjalës alek është "gjak i mpiksur". Po të vëzhgojmë embrionin do të vëmë re se pamja e tij e jashtme si dhe e enëve të tij të gjakut, gjatë fazës së alek-ut, është e ngjashme me pamjen e gjakut të mpiksur. Kjo për shkak të prezencës së një sasie relativisht të madhe gjaku në trupin e embrionit gjatë kësaj faze. Gjithashtu, gjatë kësaj faze gjaku nuk qarkullon derisa embrioni të arrijë në javën e tretë të tij. Kështu embrioni në këtë fazë është si gjak i mpiksur.

Siç shihet, të tre kuptimet e fjalës "alek" korrespondojnë saktësisht me përshkrimin e embrionit në fazën e alek-ut.
Sigurisht, përdorimi i kësaj fjale në një mënyrë mjaft të përshtatshme për zhvillimin e embrionit në barkun e nënës, vërteton edhe një herë se Kurani është shpallje nga Allahu, nga Zoti i të gjithë Botëve.

Në fazën e parë të zhvillimit, foshnja në barkun e nënës është në formën e zigotës, e cila ngjitet në mitër me qëllim që të ushqehet prej gjakut të nënës. Në foton lart duket një zigotë, e cila ngjason me një copë mishi. Ky fakt, i cili u zbulua nga embriologjia bashkëkohore, është një mrekulli e shpallur në Kuran 14 shekuj më parë me anë të fjalës "alek", që nënkupton "diçka që ngjitet dhe varet në në një vend" dhe përdoret për të përshkruar shushunjën, e cila ngjitet në trup për të thithur gjak.
 
QUMثSHTI I NثNثS!

Qumështi i nënës është një përzierje e pakrahasueshme që shërben si një burim ushqimor i shkëlqyeshëm për foshnjen e porsalindur dhe një substancë, e cila rrit rezistencën ndaj sëmundjeve. Madje as ushqimi artificial për fëmijë i prodhuar nga teknologjia e ditëve tona nuk mund ta zëvendësojë këtë burim ushqimi të mrekullueshëm.

çdo ditë zbulohen dobi të reja që përmban qumështi i nënës për fëmijën. Një prej argumenteve që shkenca ka zbuluar rreth qumështit të nënës është se pirja e tij nga fëmija gjatë dy viteve të para të jetës ka dobi mjaft të madhe. Ne ato vende ku fëmijët i ushqejne për gati dy vjet, rastet e semundjeve nervore janë mjaft te ulta.
Allahu na jep një lajm mjaft të rëndësishëm 14 shekuj më parë në lidhje me këtë fakt të zbuluar nga shkenca kohët e fundit:

"Nënat duhet t'i ushqejne foshnjat e tyre për dy vjet me radhë…" (El-Bekare 233)

"Ne e kemi urdhëruar njeriun që të sillet mirë me prindërit, sepse nëna e vet atë e mbajti në barkun e saj, me vështirësi pas vështirësie, dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. Ji mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj." (Llukman 14)


IDENTITETI Nث SHENJAT E GISHTثRINJVE!

Ndërsa lexojmë në një nga ajetet kuranore se për Allahun është shumë e lehtë që t'i ringjallë njerëzit pas vdekjes, në të njëjtin ajet gjejmë të theksuar veçanërisht shenjat e gishtërinjve të njerëzve.

"A mendon njeriu se nuk do t'i mbledhim eshtrat e tij? Po, do t'i bledhim! Madje Ne jemi të zotë t'i krijojmë përsëri edhe majat e gishtërinjve të tij!" (El Kijame 3-4)

çdo njeri, duke përfshirë edhe binjakët që mezi dallohen nga njëri-tjetri, kanë shenjën e tyre të veçantë të gishtërinjve. Me fjalë të tjera, identiteti i gjithësecilit është i koduar në majat e gishtërinjve të tij. Ky sistem i koduar mund të krahasohet me sistemin i kodit të vijave, i cili përdoret në ditët tona, si p.sh. në produktet ushqimore.

Theksimi i shenjave të gishtërinjve ka një domethënie mjaft të veçantë, sepse secili ka shenjën e tij unike të gishtërinjve, e cila nuk i ngjason askujt. çdo person që jeton apo ka jetuar në këtë botë ka formën e tij unike të shenjave të gishtërinjve.

Për këtë arsye, shenjat e gishtërinjve janë një provë mjaft e rëndësishme e identitetit, ndaj dhe përdoren sot pikërisht për këtë qëllim dhe një argument qe njerëzitë te binden për ringjalljen e tyre. Informacionet dhe te dhenat e gjithesecilit prej nesh janë te ruajtura saktë te Zoti.

Por, më e rëndësishmja është se kjo veçori e shenjave të gishtërinjve u zbulua në fundin e shekullit XIX. Përpara kësaj periudhe njerëzit i shihnin shenjat e gishtërinjve si disa rrathë të zakonshëm, pa ndonjë rëndësi apo kuptim të specifik. Në Kuran na tregohet kjo karakterisikë dalluese e shenjave të gishtërinjve, e cila nuk u kuptua veçse në ditët tona.
 
INFORMACIONI I DHثNث Nث KURAN MBI Tث ARDHMEN!

Një aspekt tjetër i mrekullive të Kuranit është përmendja e një sërë ngjarjesh të rëndësishme, të cilat do të ndodhin në të ardhmen. Për shembull, në ajetin e njëzeteshtatë të sures El-Fet'h, besimtarët përgëzohen me lajmin e rikthimit të Mekes, e cila ishte më parë ishte nën sundimin e idhujtarëve:

"Allahu e vërtetoi ëndrrën e të dërguarit të Tij me të vërtetë. Me dëshirën dhe vullnetin e Allahut, ju do të hyni në xhaminë e shenjtë (në Qabe) të siguruar, me flokë të rruar apo të shkurtuar pa iu frikësuar kujt. Ai di atë që ju nuk e dini dhe para saj ju dha një fitore të afërt (çlirimi i Hajberit)." (El Fet'h 27)

I parë nga afër, ky ajet shpall një tjetër fitore e cila do të ndodhë përpara fitores së Mekës. Me të vërtetë, ashtu siç është shpallur edhe në ajet, besimtarët ne fillim morën Fortesën e Hajberit, e cila ishte nën kontrollin e çifutëve dhe më pas hynë në Mekë.

Shpallja e ngjarjeve të së ardhmes është vetëm një pjesë e dijës së Kuranit. Ajo është gjithashtu argument se Kurani është fjala e Allahut, i Cili ka dije të pafundme.
FJALA "HAMAN" E CILA GJENDET Nث KURAN ثSHTث PثRDORUR Nث HIEROGLIFET EGJIPTIANE!


Informacioni i dhënë në Kuran rreth Egjiptit të lashtë, nxori në dritë shumë fakte historike, të cilat ishin të pakonfirmuara deri kohët e fundit. Këto fakte na bëjnë të qartë se çdo fjalë në Kuran është shpallur nga një Ekzistencë Inteligjente me Urtësi të përkryer.

Hamani është një person, emri i të cilit përmendet në Kuran së bashku me Faraonin. Ai është përmendur në gjashtë vende të ndryshme në Kuran si një prej njerëzve më të afërt të Faraonit.
çuditërisht, emri i Hamanit nuk përmendet në asnjë nga librat e Teuratit (Tora), ku bëhet fjalë për jetën e Musait (Moisiut). Megjithatë, emrin Haman e gjejmë të përmendur te kapitujt e fundit të Testamentit të Vjetër, si një prej ndihmësve të mbretit të Babilonisë, i cili u shkaktoi mjaft mizori Izraelitëve, afërsisht 1100 vjet mbas vdekjes së Moisiut.

Disa jomuslimanë, të cilët deklarojnë se Profeti Muhamed e shkroi vetë Kuranin duke e kopjuar nga Bibla, mirëpo gjatë këtij procesi ai deformoi disa nga ngjarjet e shpallura në Bibël:
Absurditeti i këtyre deklaratave u vërtetua vetëm pasi u dëshifrua alfabeti hieroglif egjiptian, rreth 200 vjet më parë dhe në shkrimet e lashta u gjend emri "Haman".

Përpara këtyre zbulimeve, shkrimet dhe dorëshkrimet e Egjiptit të lashtë nuk mund të kuptoheshin. Gjuha e Egjiptit të lashtë ishte hieroglife, e cila mbijetoi ndër vite me rradhë. Sidoqoftë, me shtrirjen e kristianizmit dhe nën ndikimin e kulturave të tjera në shekujt II dhe III e.s., Egjipti braktisi besimin e tij të hershëm, po ashtu edhe shkrimin hieroglifik. Ekzemplari i fundit i njohur, në të cilin ishte përdorur shkrimi i hieroglifeve është një dorëshkrim i vitit 394 e.s. Më pas ajo gjuhë u harrua dhe askush nuk mund ta lexonte apo ta kuptonte atë. Dhe kjo gjendje vazhdoi deri 200 vjet më parë...

Misteri i gjuhës së lashtë së hieroglifveve egjiptiane u zgjidh më 1799 prej zbulimit të pllakës Rosetta Stone, e cila i përkiste vitit 196 vjet p.e.s. Rëndësia e këtij dorëshkrimi është se ai ishte shkruar në tre forma të ndryshme shkrimi: Hieroglifike, demotike (një formë e thjeshtuar e shkrimit të priftërinjve në Egjiptin e lashtë) dhe greke. Me ndihmën e dorëshkrimit grek u dëshifruan shkrimet e lashta egjiptiane. Përkthimi i dorëshkrimit u bë nga francezi Jean-Françoise Champollion. Kështu, një gjuhë e harruar dhe shumë ngjarje të lidhura me të dolën në dritë. Në këtë mënyrë, u përftuan mjaft njohuri mbi civilizimin, fenë dhe jetën sociale të Egjiptit të lashtë.

Nëpërmjet deshifrimit të hieroglifeve, u zbuluan njohuri mjaft të rëndësishme. Një prej tyre ishte përmendja e emrit "Haman" në dorëshkrimet egjiptiane. Ky emër gjendet në monumentin e muzeut أ¢â‚¬“ Hof Museum, në Vjenë. (Walter Wreszinski, Aegyptische Inschriften aus dem K.K. Hof Museum in Wien, 1906, J. C. Hinrichs'sche Buchhandlung)

Në fjalorin e "Njerëzit në mbretërinë e re", i cili u përgatit duke u bazuar mbi tërë përmbledhjet e dorëshkrimeve, përmendet se Hamani ka qenë "përgjegjës i punëtorëve të cilët nxirrnin shkëmbinj". (Herman Ranke, Die Aegyptischen Personennamen, Verzeichnis der Namen, Verlag Von J. J. Augustin in Glückstadt, Band I, 1935, Band II, 1952)

Rezultati nxori në pah një të vërtetë mjaft të rëndësishme. Ndryshe nga pohimet false të kundërshtarëve të Kuranit, Hamani jetoi në Egjipt në kohën e Musait si njeri i afërt me Faraonin dhe mori pjesë në ndërtimet e kryera, siç thuhet edhe në Kuran.
Për më tepër, ajeti në Kuran përshkruan ngjarjen ku Faraoni i kërkoi Hamanit që të ndërtojë një kullë të lartë. Kjo përputhet plotësisht me këtë zbulim arkeologjik:

Faraoni tha: "O ju krerët e popullit! Unë nuk di të keni ndonjë zot tjetër përveç meje, ndaj ti o Haman , prodho për mua tulla duke pjekur baltën dhe ndërtomë një kullë të lartë, ndoshta do të arrij të shoh zotin e Musait, megjithëse unë mendoj se në të vërtetë ai është gënjeshtar". (El Kasas 38)


Emri "Haman" nuk njihej derisa u dëshifrua gjuha hieroglife egjiptiane në fillim të shekullit XIX. Kur kjo gjuhë u dëshifrua, u bë i njohur fakti se Hamani ishte ndihmësi i afërt i Faraonit dhe ishte "përgjegjës i atyre të cilët nxirrnin shkëmbinj". (Lart tregohen ndërtuesit e lashtë egjiptianë). Në Kuran, Hamani është përmendur si personi që drejtonte punët ndërtuese nën komandën e Faraonit. Kjo nënkupton se ky lajm nuk mund të njihej nga askush në kohën kur u shpall Kurani, aq më tepër që edhe vetë Bibla, megjithëse ajo është shumë më e detajuar se Kurani në përshkrimin e ngjarjeve, nuk e përmend një gjë të tillë.

Si përfundim, ekzistenca e emrit të Hamanit në dorëshkrimet e Egjiptit të lashtë jo vetëm që i bëri të pavlera thëniet e fabrikuara të mohuesve të Kuranit, por gjithashtu konfirmoi edhe një herë faktin se Kurani është Fjala e Allahut, Zotit të botëve .
 
NUMRI I PERBASHKET

Një shembull konkret prej mrekullive te shumta ne Kuran është edhe numri i perbashket qe del nga perseritja e e disa fjalëve te caktuara. Këto fjale te cilat kanë lidhje me njera-tjetrën, perseriten ne te njëjtin numer ne mënyrë te habitshme. Me poshte janë përmendur këto fjale si dhe numrat e perseritu ne Kuran:


SHTATE QIEJ 7 Herë
KRIJIMI I QIEJVE 7 Herë

DITE 365 Herë
DITET 30 Herë
HENA 12 Herë

TRADHETI 16 Herë
I KEQ 16 Herë

BIME 26 Herë
PEME 26 Herë

DENIM 117 Herë
FALJE 2 X 117= 334 Herë

SHEJTAN 115 Herë
ENGJELL 115 Herë

BESIM 25 Herë
MOSBESIM 25 Herë

TE MIRET 6 Herë
TE KEQINJTE 3 Herë

PASURI 26 Herë
VARFERI 13 Herë

KONKLUZION!

Të gjitha këto që pamë më sipër vërtetojnë qartë se Kurani është një libër ku çdo gjë e shpallur në të është provuar të jetë e vërtetë. Faktet rreth temave shkencore, lajmet mbi të ardhmen dhe përshkrimi i historive të ndodhura në kohët e lashta tregojnë se askush nuk mund t'i njihte ato në kohë e shpalljes së Kuranit. Kjo na vërteton bindshëm një gjë, se Kurani nuk ka mundësi të jetë fjalë e njeriut, ai është fjala e Allahut të Plotfuqishëm, Krijuesit të Gjithësisë, dija e të Cilit përfshin çdo gjë.

Në një ajet kuranor, Allahu thotë:

"Sikur Kurani ishte prej dikujt tjetër, përveç Allahut, njerëzit do të gjenin në të shumë kundërthënie." (En-Nisa 82)

Jo vetëm që kundërthënie nuk ekzistojnë në Kuran, por shumë pjesë të këtij Libri të Shenjtë përmbajnë mrekulli të ndryshme të cilat zbulohen dita-ditës.

Njerëzimi duhet të kapet fort pas këtij libri hyjnor të shpallur nga Allahu dhe ta pranojë atë si udhëzimin e tij të vetëm. Në një nga ajetet kuranore, Allahu na bën thirrje:

"Këtë libër ne e bëmë dobiprurës e të begatshëm, ndaj përmbajuni atij dhe ruajuni (nga mëkatet) , me qëllim që të mëshiroheni." (El-En'am 155)

Në një ajet tjetër, Allahu tërheq vërejtjen:

"Thuaj: "E vërteta është ajo që vjen nga Zoti juaj, ndaj kush të dojë, le të besojë dhe kush të dojë, le të mohojë." (El Kehf 29)

"… Në të vërtetë këto janë këshilla. Kush dëshiron, merr mësime nga ky Kuran." (Abese 11-12)

Mrekullit e Kuranit të shenjtë, Teologjia, Forumi Islam, Forumi Krishtere, Libraria Islame, Muhamedi a.s, Muslimanet, Mysliman, I Krishter, Jezu Krishti, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse, Protestande, Hinduizmi, Budizmi
 
Kjo teme eshte jashtezakonisht e bukur ! Me te vertete Kur'ani eshte SHKENCE ne vete !:)
 
Mrekullitë e Kur'anit.

“Me të vërtetë Kurani është shpallje e Zotit të botëve.” (Esh-Shu’ara 192)


Mrekullitë shkencore në Kur'an.




Katërmbëdhjetë shekuj më pare, Zoti zbriti Kuranin për të udhëzuar njerëzit në rrugën e vërtetë. Që prej ditës së shpalljes së tij e deri në Ditën e Gjykimit, ky libër i fundit hyjnor do të mbesë udhëzimi i vetëm për ta. Stili i pakrahasueshëm i Kuranit dhe urtësia e tij e përkryer janë tregues të qartë se ai është me të vërtetë fjala e Zotit. Përveç kësaj, Kurani ka mjaft veçori të tjera të mrekullueshme, të cilat vërtetojnë se ai është me të vërtetë një libër hyjnor.

Një prej këtyre veçorive është fakti se një numër i konsiderueshëm i fakteve shkencore, të cilat njeriu mundi t’i zbulonte vetëm me ndihmën e teknologjisë së shekullit XX, janë shpallur në Kuran 1400 vjet më parë.

Sigurisht që nuk mund të pretendojmë që Kurani është një libër shkencor, pasi qëllimi i shpalljes së tij nuk është shtjellimi i fakteve shkencore apo shpjegimi i dukurive natyrore, por siç e thamë dhe më lart, udhëzimi i njerëzve drejt së vërtetës. Megjithatë, në Kuran gjejmë shumë fakte shkencore, të cilat janë zbuluar në mënyrë të plotë vetëm në saje të fjalës së fundit të teknologjisë bashkëkohore. Këto fakte shkencore as që mund të perceptoheshin apo imagjinoheshin në kohën e shpalljes së tij, gjë që vërteton akoma më tepër prejardhjen e tij hyjnore.
Që të kuptojmë mrekullitë shkencore në Kuran, sëpari duhet të hedhim një vështrim në nivelin e shkencës që mbizotëronte në kohën e shpalljes së këtij libri hyjnor.
Në shekullin VII, në shoqërinë arabe ekzistonin shumë bestytni, me të cilat ishin përzier edhe çështjet shkencore. Mungesa e teknologjisë së duhur, me anë të së cilës do të studioheshin të fshehtat e natyrës dhe universit, i la këta arabë të hershëm nën ndikimin e bestytnive dhe legjendave të trashëguara nga brezat e mëparshëm. Për shembull, ata supozonin se ishin malet ato që e mbanin qiellin lart. Ata besonin se toka ishte e sheshtë dhe në dy skajet e saj ndodheshin male të larta, të cilat ishin shtyllat që mbanin qiellin lart.
Sidoqoftë, të gjitha këto besime të kota të shoqërisë arabe u zhdukën me
zbritjen e Kuranit. Në ajetin e dytë të sures Er-Rra’d thuhet: “Zoti është Ai që i ngriti qiejt pa asnjë shtyllë...” Ky ajet hodhi poshtë besimin e trashëguar të arabëve se qielli qëndron lart i mbajtur prej maleve. Në mjaft çështje të tjera janë shpallur të dhëna tepër të rëndësishme dhe të sakta, në një kohë kur askush s’kishte asnjë njohuri për to. Kurani, i cili zbriti në kohën kur njerëzit dinin shumë pak rreth astronomisë, fizikës ose biologjisë, përmban argumente bazë mbi një sërë dukurish të ndryshme, si krijimi i Universit, krijimi i qenieve njerëzore, struktura e atmosferës apo ekuilibri delikat, i cili bën të mundur jetën në tokë.

Tani, le të shqyrtojmë së bashku disa mrekulli shkencore të shpallura në Kuran.
 
Redaktimi i fundit:
KRIJIMI I UNIVERSIT


Në ajetin e mëposhtëm, përshkruhet origjina e universit:

”Ai është Krijuesi fillestar i qiejve dhe i tokës (pa pasur asnjë shembull)...” (El-En’am 101)

Përfundimi, në të cilin ka arritur astrofizika sot, është se i tërë universi, së bashku me dimensionet e lëndës dhe të kohës, erdhi në ekzistencë si rezultat i një shpërthimi të madh, i cili ndodhi menjëherë. Ky fenomen i njohur me emrin “Big Beng”, vërtetoi se universi ishte krijuar nga asgjëja si rezultat i një shpërthimi në një pikë të vetme. Qarqet shkencore moderne janë të një mendimi në lidhje me faktin se Big Bengu është i vetmi shpjegim i arsyeshëm dhe i vërtetuar i zanafillës së universit dhe i mënyrës së krijimit të tij.
Para Big Bengut, lënda nuk ekzistonte. Nga kjo gjendje mosekzistence, në të cilën as lënda, as energjia, madje as koha nuk ekzistonin – dhe kjo mund të përshkruhet vetëm në mënyrë metafizike – arrijmë në përfundimin se lënda, energjia dhe koha janë të tëra të krijuara. Ky argument është një nga zbulimet e fundit të fizikës bashkëkohore, i cili është shpallur në Kuran 1400 vjet më parë.


Aparaturat e ndjeshme në bordin e satelitit hapësinor COBE, i cili u lëshua nga NASA më 1992, arriti të kapte dukshëm pjesë të mbetura të Big Bengut. Ky zbulim shërben si dëshmi për Big Bengun, i cili është shpjegimi shkencor i faktit se universi u krijua nga asgjëja.

part1_02_02.jpg part1_02_01a.jpg
 
Redaktimi i fundit:
ZGJERIMI I UNIVERSIT

Në Kuran, i cili u shpall katërmbëdhjetë shekuj më parë, në kohën kur shkenca e astronomisë ishte akoma primitive, zgjerimi i universit përshkruhet në këtë mënyrë:
”Ne me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë. ” (Edh-Dharijat 47)

Fjala “qiell” e përmendur në këtë ajet është përdorur në vende të ndryshme në Kuran me kuptimin e hapësirës dhe universit. Edhe këtu, kjo fjalë është përdorur me këtë kuptim. Me fjalë të tjera, në Kuran është shpallur se universi “zgjerohet”. Pikërisht, ky është përfundimi i arritur sot prej shkencës.

Deri para fillimit të shekullit XX, i vetmi mendim i përhapur në të gjithë botën e shkencës ishte se “universi ruan një gjendje konstante dhe ka ekzistuar përherë pa fillim”. Por kërkimet, vëzhgimet dhe rrezultatet e marra prej aparaturave moderne vërtetuan se universi në të vërtetë ka një fillim; argument për këtë është fakti se ai zgjerohet vazhdimisht.

Në fillimet e shekullit XX, fizikanti rus Alexander Friedmann dhe kozmologu belg Georges Lemaitre llogaritën teorikisht se universi është në lëvizje të vazhdueshme dhe zgjerohet.

part1_03_02.jpg

Georges Lemaitre.
 
Redaktimi i fundit:
Ky fakt u vërtetua gjithashtu prej të dhënave të vëzhguara më 1929. Astronauti amerikan Edwin Hubble, ndërsa po vëzhgonte qiellin me një teleskop, zbuloi se yjet dhe galaktikat largoheshin vazhdimisht nga njëra-tjetra. Një univers, ku çdo gjë lëviz vazhdimisht duke u larguar prej çdo gjëje tjetër, nënkupton një univers vazhdimisht në zgjerim.

Vëzhgimet e kryera në vitet në vazhdim vërtetuan se universi është në zgjerim e sipër. Përsëri del në pah saktësia e habitshme e ajetit kuranor, i cili përdor një folje të kohës së tashme për të përshkruar vazhdimësinë e këtij zgjerimi. Ky argument është sqaruar në Kuran në një kohë kur askush nuk kishte as idenë më të vogël rreth këtyre fakteve.

part1_03_01b.jpg

Edwin Hubble

part1_03_03.jpg

Që prej momentit të Big Bengut, universi ka filluar të zgjerohet vazhdimisht me shpejtësi të madhe. Shkencëtarët e krahasojnë zgjerimin e universit me sipërfaqen e një tullumbaceje në fryrje e sipër.
 
NDARJA E QIEJVE DHE E TOKثS.

Një prej ajeteve që bën fjalë për krijimin e qiejve është edhe ajeti i mëposhtëm:

"A nuk e dinë jobesimtarët se qiejtë dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo gjëje. Përse nuk besojnë pra?" (El Enbija 30)

Fjala "retk", e përkthyer "të ngjitura", në gjuhën arabe do të thotë "të përziera me njëra-tjetrën, të bashkuara". Kjo fjalë përdoret në ato raste kur u referohemi dy substancave të ndryshme, të cilat përbëjnë një të plotë. Fraza "Ne i ndamë" është folja arabe "feteka" dhe nënkupton diçka që vjen si rezultat i shkëputjes apo shkatërrimit të strukturës së ngjitur"retk". Carja e farës së bimës në momentet para të mbirjes është një nga rastet në të cilat përdoret kjo folje.


Le të shqyrtojmë përsëri ajetin kuranor, duke pasur në mendje faktet e lartpërmendura. Në ajet, qielli dhe toka janë subjekti i parë i gjendjes "retk". Më pas ata ndahen (feteka), duke u shkëputur nga njëri-tjetri. Kureshtja jonë rritet kur rikujtojmë momentet e para të Big Bengut dhe shohim se e gjithë lënda e universit përfshihej në një pikë të vetme. Me fjalë të tjera, çdo gjë, duke përfshirë "qiejt dhe tokën", të cilat ishin krijuar ende, ishin pjesë e kësaj pike në gjendjen "retk". Pas një shpërthimi të fuqishëm, lënda e kësaj pike u nda (feteka) dhe më pas ndodhi procesi i krijimit të strukturës së tërë universit.

Kur krahasojmë ajetin kuranor me zbulimet shkencore, shohim se ato përputhen në mënyrë të përkryer me njëra-tjetrën. Fakti më interesant dhe më habitës është se këto zbulime u bënë vetëm në shekullin XX.


part1_04_01a.jpg


Fotoja paraqet Big Bengun, i cili bën të qartë edhe një herë se Zoti e krijoi universin prej asgjësë. Big Bengu është një teori e vërtetuar me dëshmi të qarta shkencore. Megjithëse disa shkencëtarë u përpoqën të sillnin teori të kundërta me Big Bengun, dëshmitë e qarta shkencore bënë që kjo teori të pranohej tërësisht prej komunitetit shkencor.
 
ORBITAT

Duke iu referuar Kuranit, Dielli dhe Hëna lëvizin në një orbitë të caktuar:

"Zoti krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë." (El Enbija 33)

Në një ajet tjetër është përmendur se Dielli nuk është i palëvizshëm, por lëviz në një orbitë të caktuar.

"Edhe dielli lëviz drejt kufirit të tij përfundimtar. Ajo lëvizje është përcaktim i të Plotfuqishmit, të Diturit." (Ja Sin 38)

Këto argumente të komunikuara në Kuran u zbuluan prej vëzhgimeve astronomike shumë shekuj më vonë. Sipas llogaritjeve të ekspertëve të astronomisë, Dielli udhëton me një shpejtësi marramendëse prej 720.000 km në orë në drejtim të yllit Vega në një orbitë të vetme të quajtur Maja Diellore. Kjo do të thotë se Dielli përshkon afërsisht 17.280.000 km në ditë. Bashkë me Diellin, të gjitha planetet dhe satelitët brenda sistemit gravitacional të Diellit përshkojnë gjithashtu të njëjtën distancë. Për më tepër, të gjitha yjet në univers bëjnë një lëvizje të ngjashme.

part1_05_01a.jpg
 
RRUMBULLAKSIA E TOKES

"Ai i krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar. Ai ia mbështjell natën ditës dhe ditën ia mbështjell natës." (Ez-Zumer 5)

Fjalët e përdorura në Kuran për të përshkruar universin janë mjaft të qarta. Fjala arabe, e cila është përkthyer "mbështjellë" në ajetin e mësipërm, është fjala "tek'uir". Në fjalorët arabë, kjo fjalë përdoret për të përshkruar mbështjelljen e një gjëje rreth një gjëje tjetër, siç mbështillet çallma rreth kokës.

Njoftimi i dhënë në këtë ajet për mbështjelljen e ditës dhe natës me njëra-tjetrën na ndihmon të njohim formën e tokës. Kjo mbështjellje mund të ndodhë vetëm nëse toka është e rrumbullakët. Kjo do të thotë se rrumbullakësia e tokës është thënë në mënyrë të tërthortë në Kuran, që në shekullin VII. Nuk duhet të harrojmë se gjuha arabe është një gjuhë shumë e pasur dhe përdorimi i kësaj foljeje është i rrallë, gjë që tregon fare qartë se përdorimi i saj është bërë me qëllim.

Sidoqoftë, ne duhet të sjellim ndërmend se njohuritë e astronomisë të asaj kohe e perceptonin botën krejt ndryshe. Atëherë mendohej se bota ishte një plan i sheshtë dhe të gjitha përllogaritjet dhe shpjegimet shkencore ishin të bazuara mbi këtë besim. Ajetet kuranore përmbajnë informacione, të cilat ne kemi mundur t'i njohim vetëm disa shekuj më parë. Përderisa Kurani është fjala e Zotit, ai ka përdorur fjalët më të sakta, kur flet për përshkrimin e universit.

part1_06_01a.jpg
 
اATI E SIGURTث

Në Kuran, Zoti na tërheq vëmendjen ndaj një vetie mjaft interesante të qiellit:

"Qiellin e kemi bërë si çati të sigurtë e të mbrojtur…" (El Enbija 32)

Kjo veti e qiellit është vërtetuar prej kërkimeve shkencore të kryera në shekullin XX.

Atmosfera, e cila rrethon tokën, kryen shërbime jetike për të siguruar vazhdimësinë e jetës. Duke shkatërruar mjaft meteorë të mëdhenj e të vegjël, gjatë përpjekjeve të tyre për të arritur tokën, ajo i ndalon ata që të përplasen me tokën dhe të dëmtojnë gjallesat.

Për më tepër, atmosfera filtron rrezet e dritës që vijnë nga hapësira, të cilat janë të dëmshme për krijesat e gjalla. Fakti më interesant është se vetëm rrezet e padëmshme e të nevojshme - drita e tejdukshme, rrezet e shkurtra ultravjollcë dhe valët e radios - janë në gjendje të përshkojnë atmosferën. I gjithë ky rrezatim është i domosdoshëm për jetën. Atmosfera lejon kalimin vetëm të një pjese të rrezeve të shkurtra ultravjollcë, të cilat janë mjaft të domosdoshme për procesin e fotosintezës dhe për ekzistencën e të gjitha gjallesave. Pjesa më e madhe e rrezeve të gjata ultravjollcë, të lëshuara nga dielli, filtrohen prej shtresës së ozonit në atmosferë dhe vetëm një pjesë e kufizuar dhe thelbësore e tyre arrijnë në Tokë.

Vetia mbrojtëse e atmosferës nuk mbaron këtu. Atmosfera mbron gjithashtu tokën prej të ftohtit ngrirës të hapësirës, i cili arrin deri në minus 270 gradë celcius.

Nuk është vetëm atmosfera ajo që e mbron Tokën nga efektet shkatërruese dhe dëmtuese të hapësirës. Së bashku me atmosferën, brezi Van Alen, një shtresë, e cila krijohet si rezultat i fushës magnetike të Tokës, gjithashtu shërben si një fushë mbrojtëse kundër rrezatimeve të dëmshme, të cilat kërcënojnë planetin tonë. Ky rrezatim, i cili vazhdimisht lëshohet prej diellit dhe yjeve të tjera, është vdekjeprurës për gjallesat. Nëse brezi Van Alen nuk do të ekzistonte, energjia e shpërthimeve masive të quajtura shpërthime diellore, të cilat hasen vazhdimisht në Diell, do të shkatërronin çdo formë jete në Tokë.

part1_07_01a.jpg


Atmosfera lejon që të arrijnë në Tokë vetëm rrezet e nevojshme për jetën. Për shembull, rrezet ultravjollcë arrijnë në Tokë në një përpjestim të caktuar. Vetëm në sajë të këtij fakti është e mundur kryerja e procesit të fotosintezës dhe, rrjedhimisht, vazhdimësia e jetës për të gjitha gjallesat.
 
part1_07_02a.jpg


Ky ilustrim paraqet meteorët që janë gati për t'u përplasur me tokën. Trupat qiellorë, gjatë udhëtimit në hapësirë, mund të përbëjnë një kërcënim serioz për Tokën, por Zoti, i Cili ka krijuar çdo gjë në mënyrën më të përkryer, e ka bërë atmosferën një "çati mbrojtëse". Falë kësaj mbrojtjeje të përkryer, gati të gjithë meteorët nuk mund ta dëmtojnë Tokën, sepse kur arrijnë atmosferën, ata shpërbëhen në miliona copa të vogla.

part1_07_03b.jpg

Pjesa më e madhe e njerëzve, kur shohin qiellin, nuk mendojnë rreth vetive mbrojtëse të atmosferës. Ata thuajse nuk mendojnë kurrë se çfarë vendi do ishte Toka, nëse kjo strukturë nuk do të ekzistonte. Fotografia lart paraqet një krater gjigand të krijuar nga një meteor, i cili ra në Arizona, në SHBA. Sikur të mos ekzistonte atmosfera, miliona meteorë do të binin në Tokë dhe ajo do të bëhej një vend i pabanueshëm. Por vetitë mbrojtëse të atmosferës bëjnë të mundur që gjallesat të jetojnë të sigurta. Kjo është pikërisht mbrojtja që është shpallur në Kuran.
 
part1_07_04a.jpg

Foto 1 : Energjia që çlirohet nga një shpërthim diellor është kaq e madhe, saqë mendja e njeriut e ka të vështirë ta konceptojë. Një shpërthim i vetëm është i barabartë me energjinë e çliruar nga 100 miliardë bomba atomike si ajo e hedhur në Hiroshimë. Bota është e mbrojtur nga efektet shkatërruese të kësaj energjie prej atmosferës dhe brezit rrethues Van Alen

part1_07_05a.jpg


Foto 2 : Duke u larguar prej Tokës, e cila është e përshtatur në mënyrë të përsosur për jetën njerëzore, përtej atmosferës, në hapësirë, ne hasim një të ftohtë ngrirës. Bota është e mbrojtur prej të ftohtit ngrirës të hapësirës, i cili arrin në - 270oC, në saje të atmosferës.

part1_07_06a.jpg

Foto 3 : Shtresa magnetosferike e formuar prej fushës magnetike të Tokës i shërben asaj si një fushë mbrojtëse prej trupave qiellorë dhe rrezeve kozmike të dëmshme. Në foton lart duket qartë kjo shtresë magnetosferike, e cila quhet ndryshe Brezi Van Alen. Ky brez rrethues ndodhet mijëra kilometra larg Tokës dhe mbron të gjitha krijesat në tokë prej energjisë shkatërruese që vjen nga hapësira.Të gjitha këto zbulime shkencore vërtetojnë se Toka është e mbrojtur në një mënyrë tepër të veçantë. Gjëja më e rëndësishme është se kjo "mbrojtje" na u bë e njohur në Kuran 1400 vjet më parë, në ajetin: "Qiellin e kemi bërë çati të sigurtë e të mbrojtur."
 
Redaktimi i fundit:
Dr. Hugh Ross, duke folur mbi rëndësinë që ka për jetën tonë brezi Van Alen, ndër të tjera thotë:

"Në fakt, Toka ka dendësinë më të lartë se çdo planet tjetër në Sistemin Diellor. Bërthama e madhe e hekur-nikelit është shkaku i ekzistencës së fushës sonë të madhe magnetike. Kjo fushë magnetike formon shtresën mbrojtëse Van-Alen, e cila e mbron Tokën nga rrezet bombarduese. Nëse nuk do të ishte kjo mburojë, jeta në Tokë do të ishte e pamundur. I vetmi planet tjetër shkëmbor që ka fushë magnetike është Mërkuri, por fuqia e fushës së tij është 100 herë më e vogël se e Tokës. Madje as Afërdita - planeti ynë "motër" - nuk ka fushë magnetike. Brezi mbrojtës Van-Alen është një strukturë që gjendet vetëm në Tokë."


Energjia e çliruar në një prej këtyre shpërthimeve të viteve të fundit është e barabartë me energjinë e çliruar nga shpërthimi i 100 miliardë bombave atomike, si ajo që u hodh në Hiroshimë. Pesëdhjetë e tetë orë pas shpërthimit u vërejt se gjilpërat magnetike të busullave paraqitnin një lëvizje jo të zakonshme dhe 250 km mbi atmosferën e Tokës, temperatura u rrit menjëherë në 2500 oC.

Me pak fjalë, një sistem mbrojtës i përkryer funksionon mbi Tokë. Ai e rrethon botën tonë dhe e mbron prej kërcënimeve të jashtme. Vetëm kohët e fundit, shkencëtarët arritën të mësojnë disa gjëra rreth tij, kurse Zoti na ka njoftuar në Kuran për mbështjellën mbrojtëse të Tokës që shekuj më parë.

part1_07_07a.jpg
 
QIELLI KTHYES



Ajeti i njëmbëdhjetë i sures Et-Tarik në Kuran, i referohet vetisë "kthyese" të qiellit:

"Betohem në qiellin që kthen." (Et-Tarik 11)

Siç dihet, atmosfera, e cila rrethon Tokën, përbëhet nga disa shtresa. Secila prej tyre luan një rol të rëndësishëm në dobi të jetës. Kërkimet kanë nxjerrë në dritë se këto shtresa janë të specializuara në kthimin mbrapsht të trupave apo rrezeve që vijnë nga hapësira apo nga vetë Toka. Tani le të shqyrtojmë disa shembuj të funksionit "kthyes" të shtresave që e rrethojnë Tokën.

Troposfera, e cila ndodhet 13-15 km mbi Tokë, luan rol në kondensimin e avujve të ujit që vijnë nga sipërfaqja e Tokës dhe në kthimin poshtë të tyre në formë shiu.

Shtresa e ozonit me lartësi 25 km nga toka reflekton rrezatimin e dëmshëm dhe rrezet ultravjollcë, të cilat vijnë nga hapësira dhe i kthen mbrapsht në hapësirë.


Jonosfera kthen valët e radios të transmetuara nga Toka duke i kthyer poshtë në pjesë të ndryshme të saj, tamam si një satelit pasiv komunikimi, duke bërë të mundur transmetimin e valëve radiofonike dhe televizive në një distancë tepër të largët.

Shtresa magnetosferike kthen mbrapsht grimcat e dëmshme radioaktive që përhapen nga Dielli dhe yjet e tjera, para se të arrijnë Tokën.

Fakti që gjithë këto veti të shtresave të atmosferës, të zbuluara vetëm kohët e fundit, janë shpallur në Kuran prej shumë shekujsh provon bindshëm se Kurani është fjala e Zotit.



Prania e ujit është mjaft e rëndësishme për jetën në Tokë. Një nga faktorët që ndikon në formimin e ujit është Troposfera, e cila është një prej shtresave të atmosferës. Shtresa e Troposferës kondenson ujin që vjen në gjendje avujsh nga sipërfaqja e Tokës dhe e kthen poshtë në formë shiu.



Shtresa atmosferike, e cila bllokon rrezet që mund të jenë shkatërruese për jetën në Tokë, është Ozonosfera. Ajo kthen rrezet e dëmshme të ardhura nga hapësira, siç janë rrezet ultravjollcë, duke parandaluar arritjen e tyre në Tokë.



Secila shtresë e atmosferës ka veti të dobishme për jetën e krijesave. Shtresa e Jonosferës, për shembull, e cila është një nga shtresat më të larta të atmosferës, kthen valët e radios të lëshuara nga një qendër e caktuar poshtë në Tokë dhe bën të mundur kapjen e këtyre valëve në distanca të mëdha.
 
Redaktimi i fundit:
SHTRESAT E ATMOSFERثS

Një nga faktet shkencore të zbuluara kohët e fundit është përbërja e qiellit nga shtatë shtresa.

"Zoti është Ai që krijoi shtatë qiej mbi njëri-tjetrin." (El-Mulk 3)

"... Ai i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej." (Fusilet 12)

Katërmbëdhjetë shekuj më parë, kur të gjithë besonin se qielli ishte unik e i pandarë, Kurani shpalli mrekullinë e ndarjes në shtresa dhe, për më tepër, në "shtatë" shtresa. Shkenca moderne, nga ana tjetër, zbuloi faktin se atmosfera, e cila rrethon Tokën, përbëhet prej "shtatë" shtresave bazë.

Fjala "qiell" në gjuhën arabe përdoret me disa kuptime. Në disa raste ajo ka kuptimin e atmosferës. Në disa raste ajo ka kuptimin e universit. Kur përdoret në numrin shumës, ajo në përgjithësi ka një kuptim më të gjerë se fjala "univers", pasi përfshin universin, i cili përbën qiellin e parë, dhe gjashtë qiej të tjerë. Por nëse ne i japim fjalës "qiej" kuptimin e parë, d.m.th. atë të atmosferës, atëherë arrijmë në përfundimin se atmosfera që rrethon planetin tonë përbëhet nga shtatë shtresa.

Me të vërtetë, sot është bërë i njohur fakti se atmosfera që rrethon Tokën, përbëhet prej disa shtresave të ndryshme, të cilat shtrihen mbi njëra-tjetrën. Për më tepër, numri i këtyre shtresave është i njëjtë me numrin e përmendur në Kuran: shtatë shtresa. Kjo temë përshkruhet nga një burim shkencor si më poshtë:

Shkencëtarët kanë zbuluar se atmosfera përbëhet prej disa shtresave të ndryshme. Shtresat ndryshojnë prej njëra-tjetrës nga vetitë e tyre fizike, si trysnia, lloji i gazeve etj. Shtresa atmosferike më e afërt me Tokën quhet TROPOSFERث. Ajo zë 90% të atmosferës. Shtresa mbi troposferë quhet STRATOSFERث. Shtresa tjetër, ku përthyhen rrezet ultravjollcë quhet OZONOSFERث. Shtresa tjetër quhet MEZOSFERث. TERMOSFERA shtrihet mbi mezosferë. Gazet e jonizuara formojnë një shtresë brenda termosferës, e cila quhet JONOSFERث. Shtresa më e skajshme e atmosferës së Tokës shtrihet 480-960 km. Kjo pjesë quhet EKZOSFERث.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top