Shqipëria do të përfitojë 60 milionë euro në vit nga rruga Durrës-Kukës-Morinë

Ado

FISEBILIL-LAH
Nga rruga Durrës-Kukës-Morinë, ekonomia e Shqipërisë do të përfitojë rreth 60 milionë euro të ardhura vjetore. Sipas ministrit të Mbrojtjes, Gazmend Oketa, rruga ka marrë një pjesë të madhe të buxhetit të shtetit dhe është përparësi në nivel kombëtar.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Gazmend Oketa thotë se madhështia e rrugës mbarëkombëtare Durrës-Kukës-Morinë rrit shumë vëmendjen në objektivat dhe angazhimet e qeverisë së kryeministrit Sali Berisha.

Në një bisedë me radion tonë zoti Oketa theksoi se rruga Durrës-Kukës-Morinë ka thithur një pjesë të madhe të fondeve të buxhetit shtesë. Sipas ministrit, megjithëkëtë qeveria i ka shpërndarë investimet në infrastrukturë në mënyrë të baraspeshuar.

“Investimet kryesore me të drejtë shkojnë në rrugën Durrës-Kukës, por dhe në akse të tjera në infrastrukturë investohet. Madhështia e rrugës Durrës-Kukës-Morinë tërheq vëmendjen, siç tërheq edhe pjesën më të madhe të buxhetit. Ky është projekt madhor, i cili ka bërë që një pjesë e mirë e investimeve të qeverisë të përqendrohen aty, sepse kjo do të jetë një rrugë, e cila do t'i sjellë rreth 60 milionë euro të ardhura ekonomisë shqiptare në vit”, tha ministri Oketa.

Ministri i Mbrojtjes tha gjithashtu se investimet janë të prekshme edhe në sektorë të tjerë, jo vetëm në infrastrukturë. Zoti Oketa përmendi ndërtimin e ujësjellësve, kanalizimeve apo shkollave si dhe rritjen e pagave dhe pensioneve.(RTK Live)
 
si do tja sjelli kto leke do bejne dhe rrugen me pagese tani ??
 
si do tja sjelli kto leke do bejne dhe rrugen me pagese tani ??

po ni send osht i sigurt te hyrat tatimet ... qe te gjith tregtaret .. do e zgjedhnin ket rrug .. e jo nga kuksi .. mendoj un :D
 
si do tja sjelli kto leke do bejne dhe rrugen me pagese tani ??

Po do ishte shume normale qe te jet me pagese .. kur mendon se sa kohe kursen nga ajo rruge ..kursen dhe makinen.. dhe ishalla po ben qe t "kursej" dhe jete njerzish se boll aksidente kan ndodh andej si pasoj e rrugeve e kthesave te rrezikshme ..
Megjithate edhe ne Maqedoni ..edhe n Serbi e ne shum vende ballkani ..kur kalon ne rruge te tilla paguan .. dhe ja vlen, per mendimin tim !
 
po pse si kujton ti se do bej shqiptari rruge si jasht do beje si autostrada dr tr qe autostrade i thencin del lopa e bicikleta ne mes te rruges car pagimi duan kto per rruge te tilla pastaj e din kur mund te mbaroje kjo rruge kur te vdesim ne
 
eh ke te drejte, po prap kam shume qef ta besoj se do dali ajo rruge t pakten sa gjysma e reklames qe i behet !
 
Shpresoj dhe une se per te miren tone eshte por si kam shume bese politikaneve un se per te vjell per vete e bejne
 
Shpresoj dhe une se per te miren tone eshte por si kam shume bese politikaneve un se per te vjell per vete e bejne

ohuu neve do na dukej cudi sikur te mos vjedhin ata ..
po te pakten kur punojn nje gje edhe pse vjedhin per vete hajt mo
Po ca ti besh kur i marin t gjitha e sbejn asgje ...
 
si do tja sjelli kto leke do bejne dhe rrugen me pagese tani ??

Sigurisht qe me pagese. Kshu e ka bota, te kalosh nje ure a nje rruge nderkombetare duhet te paguash tarife. Te njejten gje duhet te beje dhe Shqiperia.
 
Redaktimi i fundit:
e sa te jet pagesa?

gjithsesi mire do ishte;) te fitonte aq leke....
 
e sa te jet pagesa?

gjithsesi mire do ishte;) te fitonte aq leke....

Inushe, behet goxha tregeti mes Kosoves dhe Shqiperise nepermjet ketyre rrugeve qe kane...imagjino sa do u rriste nese rruga e re do shkurtonte kohen ne me shume se 75%.
Taksat mendoj qe do varen nga lloji i makines nese eshte biznes, automjet familjar, madhesia etj etj.
 
une do desha qe keto leke te shkonin ne mirembajtjen e rruges dhe menagjin se ne shumq raste perfundon ne gjepa pushtetaresh ose firma fantazem dhe populli e paguan ne dy anet si finaciare si dhe me jete ne disa raste
 
mos jini shume entiuzaste per fitimet vetem n q se keni nder mend te behi politikane se gjithe keto leke kane per te shkuare ne xhepat e politikaneve(sic iken gjysma pa u filluar rruga)dhe kosovaret nuk e di sa shume do e zgjasin kete patriotizem se ne jemi mesuar tju fusim njeriut tone
 
Kaq rrezik nuk i perfiton edhe italia me autostraden A1 do na i perfitoka shqiperia
 
Kaq rrezik nuk i perfiton edhe italia me autostraden A1 do na i perfitoka shqiperia

ujj sa pesimista qe jeni...po ishalla mo......asgje sju besohet per shqiperin juve.
ashtu thonit edhe para se te merrnim ftesen per ne nato..:lexim:
 
ujj sa pesimista qe jeni...po ishalla mo......asgje sju besohet per shqiperin juve.
ashtu thonit edhe para se te merrnim ftesen per ne nato..:lexim:

nuk eshte qe nuk besoj po eshte e verteta
 
Ne po mblodhem 6 milion lek shqiptare do jemi te kenaqur me kete koruptim qe kemi
 
Inushe, behet goxha tregeti mes Kosoves dhe Shqiperise nepermjet ketyre rrugeve qe kane...imagjino sa do u rriste nese rruga e re do shkurtonte kohen ne me shume se 75%.
Taksat mendoj qe do varen nga lloji i makines nese eshte biznes, automjet familjar, madhesia etj etj.

e pra sweet, ktu e kisha edhe une .. sikur ta din ca ktu se cdo te thot te udhetosh nga Maqedonia ne AL ose nga KS neper ato rruge sic kane qene me ata autobusa te qelbet..ne ato rruge me kthesa (nga vdekja) e te pa asfaltuara dhe qe humbisje 12 ore... c tortur o zot! Do paguaj dhe hallall u qoft! Mbi te gjitha sic e kam then me kursen kohen, makinen , jeten dhe me ofron me njerzit qe kam n shqiperi

Pastaj esht nje plus i padiskutueshem ne ekonimin e vendit ... eshte me "permbajtje" gjeo-ekonomiko-poltike" se spo di si ti lidh ndryshe lol

Taksat zakonisht paguhen nga kriteret qe i ke then ti, ashtu duhet t jet dhe ktej besoj...
 
Sinqerisht me behet qejfi nqftse perfiton kaq shum Shqiperia...dhe kush do ti merre keto para nuk me intereson fare...ta benit rrugen siq e bej une sa herè shkoj ne kosovè..mbrrij ne shtepi si e vdekur,me duhet 1javè gati tem vije qerja :( :( :( :(
Para se te nisem per KS aq sa gzohem dhe aq "hidhrohem" nga gajlet e lodhjaa..lodhem vetem tu mendu si do ta bej atè rrugè :(
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top