A mund të thuhet për një femër se është e bukur nëse i ka thonjët e parregullt, të kafshuar dhe të shtresuar me shtresa llaku një mbi një? Disa detaje, sado në dukje të vogla, siq janë thonjët e duarve dhe të këmbëve, mund ta ndryshojnë fotografinë mbi bukurinë e njeriut në sytë e tjerëve.
Ndër gjërat e para që vërehen në pamjen e femrës janë edhe thonjtë. Në anën tjetër, kafshimi i thonjëve me dhëmbë jo vetëm që i dëmton ato dhe lëkurën përreth tyre, por nuk është fare higjienike dhe e shëndoshë. Kjo shprehi patjetër duhet të largohet me vendosmëri, ashtu siq luftohet edhe çdo shprehi tjetër.
Për t’i zbukuruar thonjtë tuaja, dhe në këtë mënyrë për ta kompletuar fotografinë e bukurisë tuaj, nuk është patjetër që të shkoni te ndonjë manikir apo pedikir, ngase për bukurinë e tyre mund të kujdeseni edhe vet.
Mjafton që një here në javë, atëherë kur të keni kohë të lire, t'i vendosni duart në ujë të vakët apo në vaj të ngrohtë të ullirit, që thonjtë të zbuten. Pastaj me anën e lakuar (të rrumbullakët) të limës për thonjë shtyni skajet e thonjëve kah rrënja e saj dhe filloni tu jepni formë duke i trajtuar me kujdes me anë të limës së dedikuar për thonjë. Skajet e thonjëve mos i preni asnjëherë. Thonjtë assesi nuk bënë t’i lyeni para se ti lustroni mirë me limë për lustrim. ثshtë e preferueshme që nëse dëshironi që të keni llakun më të bukur , së pari ta lyeni me një shtresë bazë për llaqe të tejdukshme, kështu qo do të keni thonjë më të bukur dhe llaku do të qëndroj më gjatë. Në rast se thonjët apo lëkurën e keni të plasaritur dhe të vrazhdë, së pari do duhet t'i kuroni ato me ndonjë krem për duar duke i lyer edhe thonjët deri në rrënjë. Sa më e shëndosh që është rrënja e thonjëve, aq më të bukura, më të forta dhe më të shëndosha do t’i keni thonjët.
Edhe mungesa e vitamineve në organizëm mund të manifestohet me çrregullime në thonjë. Nëse thonjët tuaja bëhen të vrazhda dhe shtresohen fleta-fleta, atëherë mund të flitet për çarregullim të kalciumit, gjegjësisht mungesë të saj në organizem.
Thonjët, si ato të duarve po ashtu dhe ato të këmbëve, merritojnë kujdes gjat gjithë kohës. Mirëpo
kujdes më të madh duhet t’i kushtohet gjat sezonit të verës, kur mbahen nëpër këmbë sandale dhe papuqe. Po ashtu preferohet larja e këmbëve në ujë të vakët, dhe kjo, jo vetëm për arsye higjienike, por ngase me atë veprim, thonjët dhe shputat zbuten dhe më lehtë formësohen.
Gjat prerjes së thonjëve, mundohuni që të jenë të prera drejtë e jo pjertazi, sidomos skajet e tyre. Nëse thonjët i preni pjertazi, atëherë ado do t’mund të rriten dhe të depërtojnë në lëkurë. Dhe për fund, para se ta vendosni shtresën e llakut, kujdesuni që tërë yndyrën nga thonjët ta largoni.
Në sezonin e verës, kur këmbët djersiten shumë, para se ti veshni këpucët, spërkatni ato me pudër pluhur apo sprej. Mund të përdorni edhe talk, pudër të rëndomtë që shitet nëpër barnatore. Kështu këmbët
do t’i keni të freskët për një kohë më të gjatë, dhe do të pengoni shfaqjen e bakterieve dhe të këpurdhave në to. Dhe, nëse edhe pas gjith kujdesit tuaj, nuk jeni të kënaqur me thonjët tuaja, provoni ta vizitoni ndonjë pedikir apo manikir nëse keni në afërsi dhe konsultohuni me të.
cdodite