Malsi
Anëtar i Nderuar
Kërkojnë kthimin e mësueses në shkollë, madje kërcënojnë se nuk do të dërgojnë fëmijët në mësim deri në zgjidhjen e këtij problemi. Këtë qëndrim mbajnë komuniteti i prindërve të shkollës 9 vjeçare “Gjon Doci” në Bushat pas vendimit për pezullimin e mësueses Nevila Duraj, e cila shfaqej në një video duke dhunuar 1 vit më parë një nxënës të klasës së shtatë. Vetë nëna e nxënësit Shpresa Uka thotë se ka kërkuar që djalit t’i tërhiqej vëmendja dhe pse jo të goditej kur prish orët e mësimit, ndërsa jep vlerësimet maksimale për punën e mësueses Duraj. Edhe komuniteti i prindërve ndan të njëjtin qëndrim dhe e quan absurd ligjin e dalë nga ministria e arsimit, i cili po bën sipas tyre që mësuesi të ketë frikë nxënësin, në vend që të ndodhte e kundërta. Ata kërkojnë rikthimin në punë të mësueses që për 18 vite ka qenë shembull në këtë shkollë në lëndën gjuhë – letërsi. Videoja e publikuar në rrjetet sociale solli pezullimin e mësueses Nevila Duraj, për shkak të dhunës së ushtruar gjatë vitit 2014, në një orë mësimi në klasën e shtatë.
video e lajmit
Lapsi.al