Rrëfimi rrëqethës i familjes së Zejnepes: 16 herë denoncoi dhunën.

Arfenilla

Themelues i Forumit
3_1445882490-1333114.jpg



Vrasja me thikë nga bashkëshorti i saj i Zejnepe Bytyqi-Berishës mbrëmjen e së Premtes ka tronditë Suharekën. Ajo ka lënë pas 4 fëmijë, 3 vajza dhe 1 djalë, nga 15 deri në 6 vjeç. E pamja për të tashmë është hapur në të njëjtën kohë në dy familjet, në atë në Suharekë, dhe në fshatin Semetishtë, tek familja e gjinisë së saj.
Në shtëpinë ku ajo jetoi për 16 vite, e ku edhe u vra tre ditë më parë nuk pranojnë të flasin për vrasjen. Gazetës Express aty i është thënë se nuk dëshirojnë të flasin për rastin, pasi e tërë familja është e tronditur nga ngjarja
.


7_1445882332-2248661.jpg



Por të tronditur dhe të indinjuar janë familjarët e Zejnepës. Ata janë të indinjuar me organet e Drejtësisë të cilët, sipas tyre, ndonëse kanë qenë në dijeni për dhunën që N.Berisha ka ushtruar ndaj gruas së tij, nuk ka arritur ta parandaloj një masakër të tillë

6_1445882350-406514.jpg


Ata thonë se e ndjera kishte paraqitë plotë 16 herë padi ndaj bashkëshortit të saj në policinë e Kosovës, por Policia e Kosovës nuk e ka mbajt, pasi që ai është betuar e nuk do të përsërit veprimet e njëjta.

“I fajësojmë organet e drejtësisë për gjithë këtë që ka ndodhur. Shteti nuk ka reaguar, nuk e ka shtri dorën e vetë për ta parandaluar këtë tragjedi. A duhet shteti me prit me u vra njerëzit, e më pas të reagoj”, shprehet një i afërm tjetër i viktimës.

E motra e Zejnepës, Hysnije Bytyqi- Shala, rrëfen për natën tragjike.

“Të premten në mbrëmje ai i ka kërkuar një kafe, ajo ia ka përgatit kafen, e fëmijën i ka dërguar në dhomë për të fjetur, në ato momente është kthyer nga motra jonë dhe e ka masakruar atë me thikë. Vajza e madhe e ka dëgjuar nënën e vetë duke bërtitur nga plagët dhe ka vrapuar tek ajo, e në ato momente ai i ka ra me thikë në dorë edhe vajzës”




4_1445882382-1105351.jpg



Në momentin kur e ka kryer krimin, ai ka vrapuar pas fëmijëve të cilët kanë dal nga dhoma në oborrin e shtëpisë. Ai e ka lënë thikën në oborr dhe është dorëzuar në Polici”, thotë ajo.

Ajo thotë se bashkëshorti i saj ka qenë gjithnjë përdorues i alkoolit, mirëpo ai e kishte ndërprerë atë në 5 vitet e fundit, për të rifilluar atë në muajin e fundit. Ditën e tragjedisë ai ka pirë pa kontroll thotë ajo.

Arsye për këtë thotë e motra e Zejnepës ishte edhe një thirrje nga një numër i panjohur në telefonin e nënës së saj. Sipas saj atij i është bërë fiksim ky numër. Familjar të Zejnepes i kishin premtuar atij që të shkojnë bashkë tek operatori Vala, për të sqaruar thirrjen, por ai nuk e ka pritur një gjë të tillë, dhe ka kryer aktin.

Zejnepja ishte motra e katërt e familjes Berisha. Ajo nuk kishte vëllezër dhe as babain.

Por Policia e rajonale e Prizrenit kanë deklaruar për Gazetën Express së viktima ka parqitur dy padi për dhunë në familje. Sipas komandantit Milazim Lumi, njëra padi ka qenë në vitin 2002, kur ai ka ushtruar dhunë në familje, ndërsa rasti tjetër në vitin 2012 kur ai ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Sipas Lumit, policia e Kosovës ka përcjellur rastin për muaj të tërë, deri në kohën kur viktima i kishte deklaruar atyre se marrëdhëniet mes tyre tashmë ishin përmisuar B expres
 
Titulli: Rrëfimi rrëqethës i familjes së Zejnepes: 16 herë denoncoi dhunën.

Nje tjeter viktime e dhunes ne familje.

Meshkuj plera burracake kta duan plumb ne lule te ballit
 
Titulli: Rrëfimi rrëqethës i familjes së Zejnepes: 16 herë denoncoi dhunën.

:( .........
 
Titulli: Rrëfimi rrëqethës i familjes së Zejnepes: 16 herë denoncoi dhunën.

Dhuna ndaj femrave eshte per mendimin tim veprimi me i ulet qe mund te beje nje mashkull. Eshte cilesi e frikacakeve qe duan te tregojne fuqine e tyre mbi seksin delikat se ne shumicen e rasteve me ata qe duhet te maten, s'ja u mban.
Keta tipa jane njerez qe s'kane pike kontrolli mbi veten por duan te duken sikur cdo gje e kane nen kontroll.

Eshte dicka teper e ulet, mashkulli perfiton nga dobesia e femres dhe perdor dhunen mbi te deri ne vrasje.
Keto gjera meritojne ndeshkime shume te rrepta.

hajduti
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top