Buzët? Trajtoji kështu

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Për çdo formë të buzëve ekziston një grim specifik, por edhe një trajtim specifik, që u jep formën e dëshiruar dhe mbulon defektet. Ja se ç’duhet të dish dhe bësh për buzët e tua



Lyej buzët dhe “puth” një fletë të bardhë për të lënë gjurmën. Duke krahasuar gjurmën që kanë lënë buzët e tua mbi fletën e bardhë, gjej atë që i përafrohet më shumë në foto. Për secilën prej tyre një specialist make up-i jep këshillat për të mbajtur buzët të buta dhe të freskëta dhe për t’i grimuar gjithmonë në mënyrën e duhur, duke përdorur ngjyrat dhe grimin që i shkon më për shtat



Buzë të holla dhe pa formë

Për të përvijuar konturin e buzëve dhe për të forcuar ngjyrën e mukozës së buzëve, provo trukun e përkohshëm, në formë tatuazhi. Ky truk realizohet në dy ose tre seanca në një qendër estetike të specializuar. Specialisti injekton nëpërmjet një ageje të vogël, që nuk shkakton dhembje, pigmente ngjyrash me bazë uji ose mineralesh, të padëmshme, përgjatë gjithë perimetrit të buzës. Në fund buzët do të jenë më të formuara dhe më të dukshme.

Ngjyrat e grimit: thekso buzët dhe jepi ndriçim gjithë fytyrës, duke shfrytëzuar gamën e rozës së ngrohtë, koralit, portokallisë dhe okrës. Sa më shumë shkëlqim dhe dritë për të theksuar në maksimum formën e gojës. Për të forcuar edhe më shumë ngjyrën e buzëve, para se të vendosësh buzëkuqin, shpërnda një shtresë fondëtinte ngjyrë bezhë.



Buzë të mëdha dhe pa kontur

Rreziku është që me kalimin e kohës, lëkura e hollë e buzëve të dhëmbëzohet pak. Dhe konturi të jetë gjithmonë e më shumë i papërkufizuar. اdo 6-8 muaj, tek dermatologu, provo veprimin e peeling-eve të kombinuar, që e gërryejnë shtresën sipërfaqësore të lëkurës dhe falë stimulimit të kolagjenit të ri, që del në sipërfaqe të lëkurës, shenjat zhduken. Mbi zonën e trajtuar aplikohen substanca delikate por efikase, që veprojnë në dhjetë minuta. Nevojiten 4-5 seanca afër njëra-tjetrës.

Ngjyrat e grimit: e gjithë gama e së kuqes, që nga e kuqe gjak deri tek e purpurta, tek ciklamini i errët e deri tek vjollca. Vetëm nuanca mat, por që theksojnë pamjen. Apliko dy shtresa buzëkuqi, duke filluar nga qendra e buzës drejt skajeve.



Buzë të zgjatura dhe të holla

Për t’i zmadhuar, mund të vraposh për një trajtim me “filler” (nga anglishtja, mbushës). Dermatologu estetik, nëpërmjet mikroinjeksioneve në nënlëkurë, pa dhembje, “mbush” buzët me acido ialuronik absolutisht natyral, i cili nuk jep asnjë efekt anësor. Duke qenë se me kalimin e kohës kjo substancë përthithet, trajtimi duhet të përsëritet çdo gjashtë muaj.

Ngjyrat e grimit: alternohu me rozën, koralin dhe okrën. Sa më të ngrohta dhe të shndritshme, sepse të japin efektin optik të zmadhimit të buzëve. Një truk për t’i bërë më mishtore? Pasi të kesh aplikuar buzëkuqin, apliko një shtresë shkëlqyesi transparent. Shmang tonet e së kuqes sepse tentojnë të zvogëlojnë buzët.



Buzë mishtore dhe të zgjatura

Buzët e tua, për të mbetur të buta dhe për të shmangur shenjat e kohës, kanë nevojë për shumë përkujdesje. اdo mëngjes elimino lëkurat e vogla me një furçë të burë dhëmbësh të njomur. Pastaj, kundër rrudhave vendos një shtresë kremi ushqyes. Prit që të thahet dhe para buzëkuqit, apliko një shtresë gjalpi kakaoje, që krijon një barrierë mbrojtëse.

Ngjyrat e grimit: shkojnë shumë mirë të gjitha tonalitetet e errëta. Mund të përdorësh të gjitha tonet e kafes dhe tullës të ngrohta dhe me shkëlqim. Por mund të zgjedhësh edhe ngjyrat bordeaux dhe kumbull, më të ftohta në version mat. Për në mbrëmje do të ishin perfekte e kuqërremta dhe bronzi, me efekt brilant. Mos përdorni laps për kotur.



Buza e sipërme më e hollë

Për të përvijuar linjat paksa të çrregullta të buzëve, para se të vendosësh buzëkuqin, vizato gjithmonë konturin e buzëve. Zgjidh një të njëjtë ose pak më të errët sesa ngjyra e buzëkuqit. Përvijo në fillim buzën e sipërme, duke filluar nga qendra drejt cepave. Pastaj atë të poshtmen nga njëri cep në tjetrin. Pasi të kesh vendosur buzëkuqin, apliko një gloss të shndritshëm dhe transparent vetëm mbi buzën e sipërme.

Ngjyrat e grimit: do të ishte perfekte e gjithë gama e rozës së ftohtë. Nga vjollca tek ciklamini. Duhet zgjedhur gjithmonë një version perlë, sepse e nxjerrin buzën edhe më në pah dhe rrinë mirë me konturin e lapsit. Për një rast special, provo të kombinosh një buzëkuq shumë të çelur dhe një laps ngjyrë ciklamin.



Buzë të mëdha dhe me rrudha

Elimino rrudhat dhe shenjat e shprehjes, që mund të zbehin buzëqeshjen. Provo efikasitetin e lazerit, një trajtim pa dhembje. DermaKleb quhet aparatura që vendos në zonat që duhen trajtuar një sasi shumë të vogël oksid alumini, në gjendje të gërryejë deri në fund shtresat sipërfaqësore të lëkurës, duke stimuluar prodhimin qelizave të reja. Rezultati? Lëkura çlirohet, duket më e re, kompakte dhe uniforme.

Ngjyrat e grimit: të gjitha tonet e rozës, si të ftohtat ashtu edhe të ngrohtat. Por sa më shumë të qarta dhe të shndritshme. Provo produktet e lëngshme, që japin një efekt të shndritshëm dhe brilant. Ndonjëherë, për të ndryshuar pak, mund të evidentosh vetëm “zemrën” e buzës me një laps të së njëjtës ngjyrë me të buzëkuqit.



Buzë të vogla dhe me formë

Ajo që duhet është një make up që t’i vërë edhe më shumë në pah. Ja një truk që luan me efektet optike: lag buzët, vendos një shtresë fondëtinte të lëngshme bezhë të qartë dhe tamponoji me pak pudër transparente dhe të shndritshme. Më pas vizato me një laps ngjyrë mishi konturin e brendshëm. Apliko buzëkuqin duke e tamponuar në fillim në qendër pastaj drejt cepave. Fërko buzët me njëra-tjetrën, kalo buzëkuqin sërish dhe përfundo me një shkëlqyes buzësh transparent.

Ngjyrat e grimit: shmang të gjitha tonet e së kuqes, që tentojnë të zvogëlojnë buzët. Më mirë syno koralin, bezhën dhe kafen e qartë.



Buzë në formë zemre

Mbrëmjeve, kur heq grimin, pastro buzët me një qumësht detergjent hidratues dhe shmang tonikun. Tamponoji me një pambuk të mbytur në vaj bajamesh të ëmbla, që i bën të buta dhe shmang tharjet. Në mëngjes, mos harro të vendosësh pak produkt specifik anti-rrudhë. Në fund, shmang buzëkuqët 24-orësh, që për vetë formulën e tyre, tentojnë të thajnë lëkurën.

Ngjyrat e grimit: në buzët e tua shkojnë shumë mirë buzëkuqët e qartë me tonalitete neutrale. Bezhë, ngjyrë rëre, ndoshta në version të lëngshëm, kremoz dhe të shndritshëm.
RevistaJeta
 
Buzëkuqi - Këshilla për përdorim

Si të theksojmë buzët me ngjyrën që u japim? Buzë me volum të plotë, të vijëzuara mirë me efekt të njomë. Ja si të zgjedhësh e të aplikosh masën dhe ngjyrën sipas rezultatit që kërkon të marrësh.
matt.jpg

Buzëkuqi MAT
Kjo lloj e kuqe është një nga nuancat më trendy të stinës dhe shkon shumë në kontrast me një lëkurë të pastër dhe sy të shndritshëm.
Këshilla
Nga buzëkuqi ngjyrë mat, merr ngjyrë me furçën e sheshtë të buzëve dhe vendose fillimisht në buzën e sipërme, pastaj në atë të poshtme, duke u përqendruar më pas në qendër për të dhënë një efekt “zemër”. Përsëriteni dy herë për të intensifikuar ngjyrën.
pjeshke.jpg

Ngjyra e pjeshkës
Një truk i butë, por i realizuar mirë: buzët e lyera, në nuancë rozë në pjeshkë natyrale, të japin në efektin final një pamje klasike.
Këshilla
Apliko një buzëkuq ‘stick’ dhe për ta zmadhuar dritën e ngjyrës mbivendos një shkëlqyes transparent me anë të një peneli, sidomos në qendër të gojës.
red.jpg

E kuqja e thellë me shkëlqim
Një buzëkuq i errët por shumë i shndritshëm, me konturet e vijëzuar mirë është i këshillueshëm dhe për ato që kanë buzë të holla.
Këshilla
Për të përfituar efektin volum, zgjidh një laps më të errët për ta përhapur vetëm anash buzëve. Nëse bëhet fjalë për një trukim darke, mbi ngjyrën e ndezur kaloni një shkëlqyes të tejdukshëm, gjithmonë në qendër të gojës.
pink.jpg

Rozë e lehtë
Ideale për ditën, u shkon biondeve dhe atyre që kanë lëkurën e fytyrës të pastër.
Këshilla
Për të pasur buzë të lyera me një të kuqe natyrale, butësi dhe volum të plotë, zgjidh një xhel dhe aplikoje me gishtërinj, në fillim sipër dhe pastaj poshtë, nga qendra.



Telegrafi
 
eh buzve nuk i boj asgjo, veq i ruj mos me mu tha (pra perdor asi far burrocacao se nuk e di qysh i thuhet shqip) se mandej m'dhamin pernryshe nuk ja vari hiq shum buzve t'mija...ni shprehi t'keqe qe kom osht qe i kafshoj shpesh deri n'gjak e m'rrin shpesh si t'kuqe, thu ti i kom pikturu....nuk i kom shum trasha(ajo e poshta osht shum ma e trash se ajo e larta) veq qef kisha pas amo jo shum trasha se mandej mduket shum palidhje..
 
hahahha une nuk di cfar lloj buzesh kam :D e di qe perdor vetm shkelqyes - ato me pelqejne me shume.... me buzekuq i ndjej buzet sikur me te renduara :D
 
po ne vere dhe modelet e buzeve se tani jam ne confuzion se cfar i kam LOL LOL LOL LOL LOL..
para se te vej shkelqyesin vej 1cik buzkuq me penel..shum natyral(Estee Luder Lipstick) pastaj vej shkelqyesin...
 
Une se di... ma thua dot ca tipi kam nga kto qe kan pershkruar ktu...
 

Attachments

  • Photo 1193.jpg
    Photo 1193.jpg
    5 KB · Shikime: 49
un kam qejf te perdor ngjyra te ndryshme te buzet..mgjth me shume anoj tek ngjyrat e celta...si roza...apo ngjyra e pjeshkes duke qene se jam edhe bjonde...ndonjehere pasi vendos fondotinten i lyej direkt me gloss...ashtu japin ate efektin natyral e me pelqejne edhe ashtu ..:)
 
spara jam ne dileme per ngjyren e shkelqysit apo te labelos apo te buzekuqit, jan te vetmet buzet qe nuk perdor gje fare, nuk i lyej, pasi sa here qe i kam lyer, e kam mendjen ta ha dhe ti lepij here pas here buzet deri sa i heq fare ato qe kam vene.
 
Mos i trajtoni aq shume se na shkaterruat lukthin me llaqe :lexim:
 
kur te thahen eshte mire me vaj ulliri :p ne dimer.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top