Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

17:59 Ushtria Izraelite raportoi se një person i panjohur kishte hapur zjarr nga ana e kufirit të Sirisë kundër disa ushtarëve izraelit në Lartësirat e Golanit. Lartësirat e Golanit janë territore Siriane por të okupuara nga ana e forcave izraelite. Nuk ka ta vrarë apo të lënduar nga sulmi. Izraeli ka njoftuar se do të ankohet në OKB.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Po ndihmoj pak ne kete teme duke ju ofruar edhe kendveshtrime te tjera.
Ne lufte ka gjithmone skena dhe prapaskena.Le te gjykoni ju vete, pasi per lajme te njeanshme ka menduar hapsi i temes.
Apo jane jashte interesit te tije qe te na sjelle lajme sa me te shumeanshme. Ne lufte ka gjithmone vrasje dhe tmerr,perndryshe nuk do quhej lufte, ata qe paguajne cmimin me te larte jane civilet dhe mbi te gjitha femijet. Kush e ka fajne?? Gjithsesi konflikti mes ketyre dy popujve ka dhjetra vite qe eshte ndrzur dhe nuk mund ta zgjidhe kete lemsh nje bote e tere.

-Ambulancat ONU perdoren per terrorist:eek:hh: Nuk ka te plagosur rrugeve, dhe nuk kane nevoje per ambulanca? Kujt i plasi per popullin e shkrete, rendesi ka te arrije qellimin politika.....
[ame=http://it.youtube.com/watch?v=5oesBeCFAlg]YouTube - Hamas Using UN Ambulance[/ame]

Bombardimet e tunelit nentoksore per te kaluar kufirin me Egjyptin
[ame=http://it.youtube.com/watch?v=v2Tc-B563ww]YouTube - Israeli Air Force Destroys Weapons Smuggling Tunnels 30 Dec. 2008[/ame]

PSE KA CIVILE TE VRARE????? Pa shikoni ku i kane vene rraketat palestinezet, ne mes te pallateve:eek:hh:
[ame=http://it.youtube.com/watch?v=g5JpxyyHUVw]YouTube - Israel Air Force Pinpoint Strike on Grad Missile Launchers 30 Dec. 2008[/ame]

Bombardime depo municioni. Shperthime zinxhire.
[ame]http://it.youtube.com/watch?v=n2m4HbiIKKA[/ame]

[ame=http://it.youtube.com/watch?v=OvWTom7UUFw]YouTube - Israel Air Force Precision Strike on Qassam Rocket Launcher 30 Dec. 2008[/ame]

Mbase do jete politika e tille, por mes bombave ka edhe buk.
[ame=http://it.youtube.com/watch?v=Pof1y7tlCIM]YouTube - Israel Sends Humanitarian Aid to Gaza 28 Dec. 2008[/ame]
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

T'gjitha videot jane nga cifutet, dhe padyshim qe flasin kunder civileve palestines. Njashtu edhe mediat, shumica qe kontrollohen nga Zionistet. Andaj, s'ka asgje te vertete ketu.

Ah po, edhe shkolla e UN qe u bombardua ku gjeten vdekjen 40 civil, ne mesin e tyre shumica gra dhe femije. Edhe aty kishte raketa te Hamasit, kuptohet.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Vazhdo ti me propagante anti izraeljane.
Eshte e vertete vetem ata qe poston ti me burime te Al-Jazeera apo gjetke. Je njeri i njeanshem lover, shikoje boten me dy sy ne balle dhe jo me nje.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

17:22 Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA) tha se po i pezullon operacionet në Gaza, për shkak të rrezikut nga forcat e Izraelit.

13:54 Papa: Gazza është kthyer në një kamp të mbledhjes.

09:40 Izraeli ka njoftuar se tri raketa janë hedhur nga Libani në territorin izraelit.


Gabim Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

22:26 Mediat Izraelite konfirmuan se të enjten tre ushtarë izraelit kanë humbur jetën gjatë luftimeve me grupet palestineze. Njëri nga ushtarët e vrarë ishte me gradë oficeri.


22:33 Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka dënuar ushtrinë izraelite për hapjen e zjarrit kundër një konvoji me ndihma dhe vrasjen e dy punëtorëve të OKB-së në Rripin e Gazës.

Obama do të ndjek një politik tjetër ndaj Hamasit.

Miratohet rezoluta për ndaljen e konfliktit në Gazë

Sulmet izraelite ne Rripin e Gazes kane vazhduar edhe gjate nates, pavaresisht rezolutes se miratuar nga OKB, ku behet thirrje per armepushim te menjehereshem.


Mjekët ndërkombëtar në Gaza: Izraeli po përdor një eksploziv të ri të quajtur "DIME".


Human Rights Watch Jemi te bindur se ushtria Izraelite eshte duke perdorur fosfor te bardhe.



Numri i fundit i viktimave në Gaza ka arritur në 879 ndërsa i të lënduarve në 3700. Gati gjysma e viktimave janë gra, pleq dhe fëmijë.



_______________________________________________________________________________________________________________________

Nese une qenkam i njeanshem, atehere Papa, Ban Ki Moon, Obama, Mjeket nderkombetare ne Gaza, Human Rights Watch, Numri i viktimava, t'gjitha qenkan te njanshme.

Mos fol kot. Sot askush s'po e mbron Izraelin per gjenocidin qe eshte duke e kryer ne Palestine (Perpos USA). Andaj, edhe lajmet flasin kunder ketij gjenocidi padyshim.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Braavo Lauri qe e plotesove temen ! :)
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

09:10 Al-Jazeera: Raportohet se deri me tani 890 palestinez kane gjetur vdekjen, me shume se 3800 jane lenduar, shume nga ata gra, femije dhe njerez te moshuar.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Uroj qe te marre fund kjo lufte e kjo per faktin se po vdesin shume te pafajshem...
Nuk mbroj Izraelin,ama jam e mendimit qe gjithe kjo masaker po behet per faj te nje debili qe eshte ne Palestine.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Uroj qe te marre fund kjo lufte e kjo per faktin se po vdesin shume te pafajshem...
Nuk mbroj Izraelin,ama jam e mendimit qe gjithe kjo masaker po behet per faj te nje debili qe eshte ne Palestine.

Ky debil nuk ekziston qe nga viti 1948. Nese tani fajesohet ky debil, a thua kend do ta kishit fajesuar me perpara (para Hamasit)?



Vazhdojme:




Izraeli depërtoi më thellë në Rripin e Gazës


Tanket dhe këmbësoria e ushtrisë izraelite sot janë futur edhe më thellë në territoret e banuara në Rripin e Gazës.


Zëdhënësi ushtarak izraelit, Avi Benayahu, tha se armata ka dërguar edhe më tepër njësi rezerviste në Rripin e Gazës.

Së paku 905 palestinezë, gjysma prej tyre civilë, janë vrarë në këtë konflikt, që ka filluar më 27 të muajit të kaluar. 13 izraelitë, përfshirë 10 ushtarë, janë vrarë.

Përpjekjet për zhvillimin e negociatave për përfundimin e konfliktit po vazhdojnë, megjithqë si Izraeli adhtu edhe Hamasi po e injorojnë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që kërkon armëpushim të menjëhershëm.

11:02 Një delegacion i Parlamentit Evropian ka hyrë sot në Rripin e Gazës, për të vlerësuar situatën e krijuar nga ofensiva izraelite.

Delegacioni do t'i vizitoj spitalet dhe kampet për të zhvendosurit.

Vizita në territoret palestineze, zgjatë deri nesër. Pastaj, pritet raporti për situatën në Rripin e Gazës, që do t'i paraqitet Parlamentit Evropian.

14:01 Në Kajro, perfaqësuesi i Kuartëtit për Lindjen e Mesme, Toni Blair tha se elementet e një marrëveshje për zjarrpushim ekzistojnë:

"Kam shpresë se mund të vendosim një marrëveshje të përbashkët, por duhet të punohet fuqishëm për të qenë e besueshme. Në ndaljen e furnizimit me raketa në Gaza por edhe në lejimin e qytetarëve të Gazës për të pranuar atë që iu nevoitet" tha Blair.

Ministrja e Jashtme, Tzipi Livni ka insistuar se vetëm Izraeli do të vendosë kur do të ndalet ofensiva kundër militantëve të Hamasit.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

shume rendesi po i jepni ketij konflikti, nuk eshte as i pari e as i fundit, nuk me pelqen qe ato njerez te vrare nuk shikohen si qenie njerzore po si musliman, sme pelqen ky uniteti musliman, vellezer musliman etj etj. who cares about palestinians. Mendoj se vet populli palestinez e ka fajin qe voton hamasin dhe e ngriti shume lart, e jo Fatahun. Izraelitet paralajmeruan se jane me te forte, tani ballafaqohuni. Nuk me pelqen ky qendrim qe mbahet ndaj izraeliteve, ata jane nje popull qe na mbeshtesin. Nuk besoj dhe jam i sigurte se ne kohen e luftes se kosoves asnje arab nuk pati kete ndjeshmmeri vllazerore ndaj vellezerve musliman ne Kosove, perkundrazi mbeshteten Serbine, gje qe shihet se deri tani asnje vend musliman nuk e ka pranuar pavarsine e kosoves.
Mardheniet izrael-shqiperi jane teper te mira. Lufta i ka keto gjera, arsyet per gjithcka i kane palestinezet mendoj une. Sa e sa njerez jane vrare neper vendet publike nga kamikazet arabe, etj etj. Une jam i mendimit se shqipetaret duhet te shofin interesat e kombit te tyre, pavarsisht konfesionit, prandaj mos u beni kaq njerezor, une e pranoj se eshte nje lufte e tmershme ku jane vrare gra e femije, por nuk ka nevoj per egzagjerime te tilla.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Al-Jazeera: Ismail Haniya, kryesori i qeverise de fakto te Hamasit ne Gazza, tha se grupi i tij eshte duke iu "afruar fitores" kunder forcave Izraelite.


Izrael: Lista e te vrareve sot ka qene 13, dhjete nga ata ushtare.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

20:30 Ambulancat Egjiptiane hyjnë ne Rripin e Gazës për të marrë një numër të plagosurish nga ofensiva Izraelite

21:20 Shirin Tadron nga AJA raporton për 20 minuta të bombardimeve të vazhdueshme nga ajri në veriun e Gazës.

21:30 Parlamenti Izraelit ka ndaluar partitë politike Arabe të Izraelit për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

22:05 Ban Ki Mun, sekretari gjeneral i OKB-së, kërkon përfundimin e luftimeve në Gaza, duke thënë se "shumë njerëz kanë vdekur". AJA

22:10 Numri i viktimave në Gaza tani ka arritur në 919 Palestinezë të vrarë dhe 4150 të plagosur. AJA
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

shume rendesi po i jepni ketij konflikti, nuk eshte as i pari e as i fundit, nuk me pelqen qe ato njerez te vrare nuk shikohen si qenie njerzore po si musliman, sme pelqen ky uniteti musliman, vellezer musliman etj etj. who cares about palestinians. Mendoj se vet populli palestinez e ka fajin qe voton hamasin dhe e ngriti shume lart, e jo Fatahun. Izraelitet paralajmeruan se jane me te forte, tani ballafaqohuni. Nuk me pelqen ky qendrim qe mbahet ndaj izraeliteve, ata jane nje popull qe na mbeshtesin. Nuk besoj dhe jam i sigurte se ne kohen e luftes se kosoves asnje arab nuk pati kete ndjeshmmeri vllazerore ndaj vellezerve musliman ne Kosove, perkundrazi mbeshteten Serbine, gje qe shihet se deri tani asnje vend musliman nuk e ka pranuar pavarsine e kosoves.
Mardheniet izrael-shqiperi jane teper te mira. Lufta i ka keto gjera, arsyet per gjithcka i kane palestinezet mendoj une. Sa e sa njerez jane vrare neper vendet publike nga kamikazet arabe, etj etj. Une jam i mendimit se shqipetaret duhet te shofin interesat e kombit te tyre, pavarsisht konfesionit, prandaj mos u beni kaq njerezor, une e pranoj se eshte nje lufte e tmershme ku jane vrare gra e femije, por nuk ka nevoj per egzagjerime te tilla.


ooo ju qe po i keni ka 2 e 3 sy qe po shiqoni me ka 2 sy .. shiqojeni ket me nje sy dhe e kuptoni nese doni ta kuptoni ;)


http://www.forumivirtual.com/lajme-nga-kosova/9455-pse-izraeli-nuk-njeh-pavaresin-e-kosoves.html



nese arabia sna paska ndihmu blla blla gjat luftes gjeje ku jon ato qe po i thua ?
edhe tjetra shtetet Arabi disa mund te them si Emiratet Arabe , Arabia Saudite .. etj etj disa shum shum amo mund te them shum ka ndihmu ne Kosoven e mas luftes dhe vetem qorrat nuk shohin shum pare nga Arabia Saudite sidomos jon derdh ne Kosov ngjdo aspekt mund te them qe ne te gjith Kosoven dikun 20 - 30 apo me shum Ambullanta ma saktsisht Mini Spitale me te gjitha kushtet e mundshme qe i duhen nje Ambullante jon ndertuar nga kto shtete qe ju po thoni qe skan bo asgje .. dhe mund te them qe 80 % e tyre jan ven emra Nena Tereze por kjo dmth qe ata kan ardh ktu me bo mir dhe jo qe te hyn aty te emri ket e permenda qe nuk ju ka intersu se qfare emri ja vejn thjesht kan pru ndihmen e tyre dhe jon dhon shum para dhe ne at Konferencen e DOnatoreve qe u mbaj Arabia Saudite edhe pse nuk ka na ka njoft i ka dhon 50 milion euro .. po nuk ju kem faj na juve qe me 2 sy nuk shihni asgje kurse neve qe na thuani me nje sy po shohum ma shum se ju ... etj etj shum ndihma te tjera ;)
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

presidenti Iranian kishte te drejte kur tha se Izraeli duhet te zhduket nga harta e botes!!!!!!!!

Se kishte frike se mos zhduket ai bashke me popullin e tij nga faqja e dheut!Izraeli eshte i afte ta beje kete gje!
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Se kishte frike se mos zhduket ai bashke me popullin e tij nga faqja e dheut!Izraeli eshte i afte ta beje kete gje!

Mos bejme si kalamajte kush eshte me i forte... ;) nuk eshte nevoja dihet se kush ka fuqi...problemi eshte tjeter vend tek fanatizmi qe kane keta popuj
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Cyber,nuk eshte puna se po bejme si kalamaj,po keshtu qendron e verteta,Irani asnjehere nuk e ka dashur Izraelin,sepse eshte me i fuqishmi dhe ben ligjin aty!Tani SHBA nuk po nderhyn,qe ti tregoje Iranit,se vetem Izraeli mund ta mposhti pa problem,pale te futet Amerika atje!
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Cyber,nuk eshte puna se po bejme si kalamaj,po keshtu qendron e verteta,Irani asnjehere nuk e ka dashur Izraelin,sepse eshte me i fuqishmi dhe ben ligjin aty!Tani SHBA nuk po nderhyn,qe ti tregoje Iranit,se vetem Izraeli mund ta mposhti pa problem,pale te futet Amerika atje!

Nuk eshte puna se po te futet dhe Amerika do behet gje nje gjakderdhje me shume ne historine botrore.... ;) gjerat skane per te ndryshuar
as nga Amerika as nga njeri tjeter vetem nga njerzit atje mund te ndryshoje.....shembulli me i mire Arabia Saudite ;)
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Gjerat atje nuk kane per te ndryshuar ndonjehere!Deri ketu ka arritur puna.Te dy palet urrehen ne kulm,dhe harrojne se jane vellezer prej nje prejardhjeje.Ketu eshte problemi.Dhe qe te dy i kane vene detyre vetes,te luftojne deri ne zhdukjen e njeres pale.Si mendon ti,kush eshte me i forti aty?
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Gjerat atje nuk kane per te ndryshuar ndonjehere!Deri ketu ka arritur puna.Te dy palet urrehen ne kulm,dhe harrojne se jane vellezer prej nje prejardhjeje.Ketu eshte problemi.Dhe qe te dy i kane vene detyre vetes,te luftojne deri ne zhdukjen e njeres pale.Si mendon ti,kush eshte me i forti aty?

Mos llogjikimi dhe perdorja e jetes njerzore pa meshire nga te dyja palet nuk ka per te nxjere kurre fitues
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

te ishte per Izraelin vendet Arabe kishin mbjell portokalle ne vend te pallateve ne Izrael..te rroj Amerika per to..gjith ushria Izraelite ne Gaza duke perdorur mjetet me te avancuara ushtarake deri tek bombat me fosfor qe jan te ndaluara nga U.N dhe nuk ka aritur te vras me shum se 30 luftetar te hamass te armatosur vetem me thika e kallash..ushtria Izraelite vret gra e femij..Hamas do triumfoj ashtu si Hesbullaht ne Liban ..respect Hamas
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

te ishte per Izraelin vendet Arabe kishin mbjell portokalle ne vend te pallateve ne Izrael..te rroj Amerika per to..gjith ushria Izraelite ne Gaza duke perdorur mjetet me te avancuara ushtarake deri tek bombat me fosfor qe jan te ndaluara nga U.N dhe nuk ka aritur te vras me shum se 30 luftetar te hamass te armatosur vetem me thika e kallash..ushtria Izraelite vret gra e femij..Hamas do triumfoj ashtu si Hesbullaht ne Liban ..respect Hamas

ashtu mendoj edhe un pamar parasysh se sa krimin po e ben ne popullat izraeli un mendoj qe Palestina me Hamasin prap do mbes fitimtar ushtaret izraelit po vrahen kurse ushtaret palestinez haamasi shum ma pak .. edhe pse izraeli me shum mjete ma te medha ushtarake ka ajo vetem po e tregon fytyren e vet siq e din te gjith .. duke mbytur civil femi gra pleq e plaka .. dhe kjo eshte nje deshtim i radhes i izraelit ;)
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Po shihet sa eshte i fuqishem izraeli. Ka hyre ne fazen e 3-te me te gjitha armet teknologjike, dhe deri me tani ka vrare afer 1000 persona, 80% femije, gra dhe pleq.



Vazhdojnë luftimet në Rripin e Gazës

Tanket dhe aeroplanët izraelitë kanë ndërmarrë gjatë natës sulme në rreth 60 caqe të Rripit të Gazës.

Trupat izraelite dhe militantët e Hamasit janë përleshur në rrethinat e Gazës sot në mëngjes. Izraeli ka përgënjeshtruar pohimet e Hamasit se janë shkatërruar dy tanke izraelite. Tanket dhe aeroplanët izraelitë kanë ndërmarrë gjatë natës sulme në rreth 60 caqe të Rripit të Gazës.

Militantët e Hamasit hodhën rreth 30 raketa në territorin izraelit.

Më shumë se 900 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i ofensivës së Izraelit në Gaza, që ka për qëllim ndaljen e sulmeve në raketa të Hamasit. Dhjetë ushtarë izraelitë dhe tre civilë janë vrarë deri më tash.


__________________________________________________________________________


Ban Ki Moon viziton Lindjen e Mesme

Sekretari i Përgjithshëm është shprehur i zhgënjyer për mosrespektimin e rezolutës së OKB-së nga të dyja palët.

Kreu i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, do të udhëtojë në Lindjen e Mesme për të bërë presion në Izraelin dhe Hamasin të ndalojnë luftimet dhe të lejojnë ndihmat humanitare në Gaza. Duke shprehur zhgënjimin për mosrespektimin e rezolutës së OKB-së nga të dyja palët, Ban tha se planifikon t'i rrisë përpjekjet diplomatike për të ndalur ofensivën tokësore dhe ajrore të Izraelit në Gaza, si dhe sulmet me raketa të Hamasit në territorin izraelit.

Ban do të kthehet në New York më 20 janar, para se Barack Obama të bëjë betimin për president.

Ban Ki Moon ka inkurajuar Obamën që Lindjen
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Arriti në 984 numri i të vdekurve në Gazë





Bilanci i të vdekurve në ditën e 19 të sulmeve të Izraelit ndaj Gazës doli në 984, ndërsa i të lënduarve në 4530.


Kryqi i Kuq ndërkombëtarë konfirmoi se Izraeli ka përdorur bomba fosforike të cilat janë të ndaluara me ligj ndërkombëtarë.

Në operacionet e Izraelit të cilat vazhdojnë me mbështetjen e bombardimeve pa bërë dallime civile-ushtarake brenda një dite janë vrarë 70 palestinezë ndër të cilët 20 janë fëmijë.

Në Rripin e Gazës, ku 1 milion e gjysmë palestinezë luftojnë për ekzistencë, shumica e varrezave janë të mbushura ndërsa banorët e Gazës nuk gjejnë vend për t'i varrosur kufomat.

Sipas të dhënave spitalore nga operacionet e Izraelit 984 persona humbën jetën ndër të cilët mbi 300 janë fëmijë dhe 76 gra. Në zonën e banuar me civil u lënduan mbi 4 mijë e 500 persona.

Ushtarët izraelit të cilët luftojnë me palestinezë në rrethinën e qytetit të Gazës hodhën raketa mbi godinën e bashkisë të mbetur nga periudha e Osmanlive dhe mbi dyqane përreth saj. Godina e ndërtuar në vitin 1910 u rrafshua me tokë.

Njoftohet se përleshjet janë intensifikuar në kampet e refugjatëve Zejtun dhe Xhebali.

Për herët ë dytë brenda dy javëve, mbi Izraelin është qëlluar me raketa nga Libani.

Nuk është e qartë se kush qëndron pas tyre. Izraeli u kundërgjigj me sulme artilerie.

Siç kanë bërë dhe më parë, zyrtarët izraelitë janë përpjekur ta zvogëlojnë rëndësinë e incidentit në përpjekeje për të pakësuar frikën e përhapjes së dhunës në Gazë në frontin verior.

Ndërkohë, një korrespondent i BBC-së thotë se ka shenja përçarje në gjrin e kabinetit izraelit për fushatën në Gazë.

Minisitri i Mbrojtjes favorizon një ulje të intensitetit të fushatës, kurse kryeministri Ehud Olmert është për vazhdimin e sulmeve.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Mediet izraelite kritikohen për mënyrën e raportimit të tyre...

Këshilli i UN-së për të drejtat e njeriut të hënën në Gjenevë miratoi rezolutën e cila dënon operacionet izraelite në rripin e Gazës.


Ofensiva e forcave të armatosura të Izraelit shkakton shkeljen e të drejtave njerëzore dhe shkatërrimin sistematik të infrastrukturës në territor, gjykon Këshilli dhe vendos të dërgon një mision hetimor në regjion.

Këshilli kërkon që për momentin të sigurohet mbrojtja ndërkombëtare e popullatës palestineze, në raport me të drejtat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe me të drejtat humanitare ndërkombëtare.

Teksti i rezolutës është aprovuar me 33 vota pro, një kundër dhe 13 abstenime të vendeve evropiane, bënë të ditur AFP.

Rezoluta kërkon ndërprerjen e sulmeve ushtarake izraelite dhe ndërprerjen e rraketimeve të civilëve izraelit.

Të hënën, organizatat izraelite për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dënuan qëndrimin e medieve izraelite të cilat tentojnë t'i heshtin kritikat ndaj ofensivës në rripin e Gazës.

"Mendimet të cilat përmbajnë kritika ndaj vendimit që të ndërmerret ofensiva, apo kritika ndaj sjelljeve të armatës në luftë shumë rrallë dëgjohen", shkruajnë përfaqësuesit e tetë organizatave joqeveritare në letrën drejtuar kryeredaktorëve të gazetave izraelite, televizioneve, radiostacioneve dhe faqeve informative të internetit.

Mendimet e shumta për ofensivën ushtarake izraelite të cilat mund të lexohen dhe të dëgjohen në media janë të njëjta. Më e keqja është që kemi zbuluar se shumë informata të cilat i publikojnë mediet palestineze dhe ndërkombëtare dhe TV stacionet e huaja nuk vijnë në mediet izraelite, thuhet në këtë letër.

Informatat të cilat i publikojnë organizatat për të drejtat e njeriut ku kritikohen aksionet izraelite e kanë vështirë t'ju tërheqin vëmendjen medieve izraelite.

Refuzimi i Izraelit që t'ju mundësoj gazetarëve hyrjen në rripin e Gazës rritë mungesën e kritikave në llogari të operacioneve ushtarake, theksohet në letër.

Në mesin e organizatave kryesore nënshkruese të kësaj letre janë Unioni për të drejtat qytetare në Izrael dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut B'Tselem, Gisha dhe Yedsh Din.

Disa organizata humanitare ndërkombëtare dënuan forcat izraelite për mosrespektimin e të drejtave humanitare ndërkombëtare gjatë ofensivës në Gazë.

________________________________________________________________________



Protesta kundër Izraelit në mbarë botën

Mijëra demonstrues në Spanjë, Belgjikë, Pakistan, Liban... i bëjnë thirrje Izraelit që ta ndërpres menjëherë ofensivën në Gazë, ndërsa në Londër, si dhe në qytetet gjermane Minhen dhe Frankfurt mijëra ithtar të Izraelit dënuan Hamasin për dhunë.


Të dielën, mbi 15.000 persona me ftesë të partive, organizatave dhe sindikatave, kërkuan ndërprerjen e menjëhershme të ofensivës izraelite dhe gjakderdhjen në Gazë, duke kërkuar reaksione të vendosura të Unionit Evropian. Demonstruesit mbanin mesazhe "Të gjithë ne jemi Palestinezë", "Gaza Holokausti i ri", përderisa Liga e muslimanëve në Belgjikë nuk u lejoi pjesëmarrësve djegien e flamujve.

Në disa qytete spanjolle protestat tërhoqën dhjetëra mijëra persona. Në Madrid me ftesë të së majtës dhe sindikatës janë mbledhur 10.000 persona, ndërsa kryeministri Jose Luis Rodriguez Zapatero në takimin politik në qytetin veriperëndimor Ourense porositi: "Detyra ime është që ta ftoj Izraelin për një armëpushim të menjëhershëm".

Protesta kishte edhe në Sevilla, Malaga, Oviedo dhe Las Palmas, pas protestës në Barcelonë ku ishin mbledhur mbi 30.000 njerëz, sipas të dhënave të policisë, ndërsa 100.000 sipas organizatorëve.

Të shtunën, në Londër, 15 - 20.000, respektivisht 100.000 persona sipas të dhenve të organizatorit, shprehën përkrahjen e tyre palestinezëve.

Në Pakistan policia parandaloi sulmin ndaj konsullatës amerikane në Karachi duke shpërndarë qindra persona me anë të lotsjellësve dhe shkopinjve. Hyrjet në konsullatën amerikanë ishin bllokuar, bënë të ditur AP.

Sipas AP-së, 2.500 libanez dhe palestinez protestuan qetë në Bejrut kundër ofensivës izraelite në rripin e Gazës me parulla "Stop gjenocidit".
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Hamasi pajtohet për marrëveshje


Mediat izraelite lajmëruan, duke u bazuar në burimet arabe, se përfaqësuesit e Hamasit në Kajro kanë pranuar propozimin e Egjiptit për armëpushim në Gaza.

Pritet që në orët e mbrëmjes së mërkurës përfaqësuesit e Hamasit ta mbajnë një konferencë për shtypë. Kushtet për marrëveshje ende nuk janë bërë publike.

Po ashtu mediat izraelite raportuan se shtatë ushtarë izraelit janë lënduar kur pjesëtarët e rezistencës palestineze kanë sulmuar një njësit parashutist me raketa anti-tank. Njëri nga ushtarët ka marrë plagë të rënda. Po këto media raportuan se edhe mbrëmë ishin lënduar gjashtë ushtarë, ndër të cilët tre oficer të lartë.

ynetnews


______________________________________________________________________________________


Bolivia ndërpret marrëdhëniet me Izraelin

Presidenti Bolivian, Evo Morales, i ndjek hapat e homologut të tij Venezuelas duke deklaruar se Olmerti duhet të gjykohet për gjenocid në një gjykatë ndërkombëtare.



Presidenti Morales tha se Bolivia i ka ndërprerë lidhjet e saja me Izraelin për shkak të ofensivës në Gaza dhe se do të angazhohet për ngritjen e akuzës kundër udhëheqësve më të lartë të Izraelit me akuzë për gjenocid.



Në Bolivi nuk ka ambasadë Izraelite.

ynetnews

18:02 Al Jazeera: Numri i fundit i të vrarë në ofensivën kundër Rripit të Gazë ka arritur në 1001, ndërsa i të lënduarve në 4630. Fëmijët përbëjnë një të tretën e viktimave.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Hamasi godet fabrikën e kemikaleve në Izrael


4 raketa kanë goditur fabrikën e kemikaleve në Ashdod. Zjarri bëri një dëm të madh.



Mediat Izraelite konfirmuan se raketat kanë goditur fabrikën e kemikaleve në Ashdod, flakët kanë përfshirë atë, si dhe shërbimet emergjente i frikësohen përhapjes së kemikaleve helmuese që gjenden aty duke urdhëruar banorët përreth të qëndrojnë brenda.

Gazeta më e shitur në Izrael Yedioth thotë se shërbimet emergjente janë thirrur në vendin e ngjarjes për të vënë nën kontroll zjarrin. Qëllimi i zjarrit ende nuk dihet, por pasi në këtë fabrikë gjenden kemikale të ndryshme, iu është frikësuar përhapjes së materialeve kimike.

Katër persona ishin raportuar të lënduar nga zjarri, një prej tyre me lëndime serioze.

Ministria për mbrojtjen e ambientit dërgoi ekipin e tyre te materialeve kimike në vendin e ngjarjes. timeturk
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Ban: Sulmi ndaj OKB-së në Gaza, mizori


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon tha se ishin "mizori" informacionet se Izraeli ka bombarduar selinë e OKB-së në Qytetin e Gazës.

Ban ka kërkuar shpjegime të plota nga Izraeli rreth sulmit, i cili sipas punonjësve vendorë të OKB-së shkaktoi zjarrin e një depoje dhe plagosi tre persona.

"Kam pasur një bisedë telefonike me ministrin izraelit të mbrojtjes, i cili më tha se ishte një gabim shumë i rëndë dhe se ai e kishte marrë shumë seriozisht", tha Ban.

Ky i fundit gjendet në Izrael si pjesë e turneut të tij në Lindjen e Mesme në përpjekje për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës./REL/
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Izraeli vret një ministër të Hamasit

Televizioni Al Quds raportoi se njëri nga udhëheqësit më të lartë të Hamasit është vrarë nga sulmet ajrore të Izraelit.



Said Siam ishte Ministri i punëve të Brendshme në Qeverinë e Hamasit. Ai u vra së bashku me vëllaun dhe njërin nga djemtë e tij në kampin e refugjatëve në Jabalya. Nga ky sulm kanë humbur jetën edhe tre persona të tjerë.

Hamasi konfirmoi vrasjen e Siam-it së bashku me djalin dhe vëllain e tij në një sulm ajror izraelit.


"Shtëpia" në të cilën ishte strehuar ministri Siam

Si Ministër i Punëve të Brendshme, ai ishte në krye të 13 000 policëve dhe personelit të tjerë të sigurisë së Hamasit.

Edhe ushtria izraelite konfirmoi se ka kryer sulme ajrore kundër ndërtesës në të cilën gjendej Said Siami.



Civilët e lënduar gjatë sulmit.

Ushtria izraelite vendosi të sulmojë udhëheqësit e lartë të Hamasit gjatë 24 orëve të fundit. Të mërkurën ata sulmuan shtëpinë e Kryeministrit në qeverinë e Hamasit, Ismail Hanijeh. Po ashtu janë sulmuar edhe rojet e një udhëheqësi tjetër të Hamasit, Mahmud Al Zahar në afërsi të shtëpisë së tij.



Dëmi i shkaktuar nga raketat "Grad" të hedhura nga Gaza

Gjatë ditës së sotme janë hedhur mbi 30 raketa nga Gaza në pjesët jugore të Izraelit. Nga këto sulme janë lënduar gjashtë persona, dy me lëndime të rënda. Ofensiva e ushtrisë izraelite nuk ia arriti qëllimit në ndaljen e hedhjes së raketave nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit jugor.

/al jazeera/ynetnews/
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Ne te gjitha keto qe ke postuar,nuk kam gjetur nje fjali:"Sulmet e Hamasit me rraketa ndaj Izraelit,po i shkaktojne shume deme popullsise Izraelite"!

T'pershendes!
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

mir e ke ti i fundit...gjithcka qe thot ai shoku siper jan gjirime filmash ne Hollywood!!!!!!!!!! gjith TV e botes po genjejn per vrasjet e qindrave femijeve e grave Palestineze...e verteta eshte se ne shekullin e 21 Izraelitet jan autoret e 1 genocidi te ngjashem me ate te Hitlerit ne luften e dyt boterore..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top