Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Kresha

A pretty face can never trick me
Per te mos hapur tema tjera rreth konfliktit ne Gazze, e hapa kete teme, ku do t'postohen zhvillimet e fundit ne Lindjen e Mesme.

Ju flm per mirekuptim :)


Izraeli pranon planin Egjiptian për marrëveshje


Sekretari i Përgjithshëm i KB, Ban Ki Moon, bëri thirrje për ndaljen e menjëhershme të luftimeve në Rripin e Gazës. Gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit, Ban Ki Moon kritikoi të dyja palët, Izraelin për bombardimin e caqeve në Gaza dhe Hamasin për sulmet me raketa në Izrael.

Në të tjera zhvillime, Shtetet e Bashkuara dhe lideri i autoritetit palestinez, Mahmud Abas e kanë përkrahur planin e armëpushimit të propozuar nga Franca dhe Egjipti.

Megjithatë, sekretarja amerikane e shtetit Conoleezza Rice i tha Këshillit të Sigurimit se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë armëpushim të qendrueshëm dhe thelbësorë dhe nuk do të pranojnë riarmatosjen e Hamasit:

"Armëpushimi i cili kthen në gjendjen e mëparshme është i papranueshëm. Na duhet një armëpushim i qëndrueshëm që do të sillte siguri të vërtetë" ka thënë Rice.

Izraeli ndërkaq tha se është pajtuar të hap "korridorin humanitar" në Gaza për të lejuar furnizimin me gjëra elementare palestinezët.

10:59 Al Jazeera: Korrespondentët raportuan se populli i Gazës tani ka qasje në ujë vetëm çdo të pestën ditë.



Kabineti i Sigurimit Izraelit do të takohet sot gjatë ditës për të debatuar rreth fazës së tretë të ofensivës e cila përshinë edhe luftimet në rrugët e qyteteve.



"Korridori Humanitar" i Izraelit do të filloj çdo ditë nga ora 11 dhe do të zgjasë deri në ora 14 për t'i mundësuar palestinezëve furnizimin me ushqim dhe ujë.



Numri i fundit i viktimave: 680 të vdekur dhe 3075 të plagosur.



Po raportohet për bombardime të rënda në vijën kufitare Egjipt-Gaza.



11:36 Në një lajmërim të përbashkët, grupet e rezistencës palestineze njoftuan se do ta vazhdojnë rezistencën kundër armikut.



Forcat okupuese Izraelite u tërhoqën nga Han Yunisi. Hamas u deklarua se po shtohen dëmet në radhët e armikut. Armiku nuk po i arrin qëllimet e veta.



Xhihadi Islamik raporti se njësitet e saja kanë ngritur na ajër një mjet ushtarak Izraelit. Të njëjtët raportuan se i kanë hedhur 37 raketa mbi caqet Izraelite.



Edhe gjatë ditës së sotme forcat okupuese Izraelite kanë vrarë disa civilë duke përfshirë edhe fëmijë. Ndërkohë po vijnë raporte se trupat e të pajetëve po nxirren nga gërmadhat të shkaktuara kohë më parë.



Mjeku Norvegjez, Mads Gilmert, i cili po ushtron detyrën e tij në spitalin më të madh të Gazës "Al Shifa", deklaroi se "Pacientët e plagosur po humbin jetën e tyre në mungesë të barnave. Salla e operacioneve janë të stërmbushura. Ky është një katastrofë e vërtetë".



Pas dëmtimit të shumë rrjeteve të ujësjellësit në Gaze nga ana e aeroplanëve izraelit, populli Gazës gjatë ditës po agjëron.



Ekspertët e çështjeve ushtarake: Hamasi dëshmoi forcën e saj para ushtrisë së katërt më të fortë të botës.



15:29 Sipas raporteve të agjensionet AP, formimi i një force ndërkombëtare që do të dërgohej në Gaza do t'i takojë Turqisë.



Trysnit mbi Izraelin pas sulmit ajror kundër një shkolle të Kombeve të Bashkuara në Gaza, në të cilin humbën jetën 43 palestinez, bëri që Izraeli të pranojë planin Egjiptian-Francez për ndalimin e luftimeve.



15:57 Haber 7: Zyrtarët e Turqisë deklaruan se ende nuk kanë pranuar ndonjë ofertë për formimin e forcës ndërkombëtare. Por në rast të një kërkese të tillë, Turqia do ta refuzonte atë pasi në forcat ndërkombëtare do të merrnin pjesë edhe trupat evropiane, ndërsa këtë nuk do ta pranonte Hamasi. Në anën tjetër, zyrtarët Turq janë deklaruar se janë të gatshëm të marrin pjesë si vëzhgues.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazzë

18:55 Bilanci i fundit i viktimave në luftën e Gazës: 697 të vdekur dhe 3085 të plagosur.



Hamasi është duke e shqyrtuar ofertën e marrëveshjes për armëpushim. Zyrtarët e Hamasit janë deklaruar se nuk mund të ketë restriksione për rezistencën përderisa vazhdon okupimi.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazzë

Eshte vrare ndonje ushtar i Hamasit akoma apo jo? :gjujpeshk:
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazzë

Aj-Jazeera: " Hezbullah: te gatshem ta luftojne Izraelin"- Ne jemi te gatshem t'i sakrifikojme shpirterat tone, vellezerit dhe motrat tona, femijet tane, me te dashurit tane per ate cfare ne besojme, paralajmeroi Izraelin sot Hassan Nasrallah, lideri i Hezbullahut.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazzë

Sulmohet Izraeli nga territori i Libanit


Izraeli ka njoftuar se tri raketa janë hedhur nga Libani në territorin izraelit.

Ekipet e shpëtimit njoftuan për së paku një të plagosur. Ende nuk është e qartë se kush qëndron prapa sulmeve.

Izraeli ka sulmuar më pas me mortaja veriun e Libanit. Nuk ka të dhëna për të plagosur.

Raketat e hedhura nga Libani sot janë incidenti i parë që nga viti 2006 kur u zhvillua lufta ndërmjet Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut.

Sulmet me raketa vinë pas 13 ditë ofensive të Izraelit në Gaza kundër militantëve të Hamasit./evropaelirë/
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazzë

09:40 Izraeli ka njoftuar se tri raketa janë hedhur nga Libani në territorin izraelit.

Ekipet e shpëtimit njoftuan për së paku një të plagosur. Ende nuk është e qartë se kush qëndron prapa sulmeve.

Izraeli ka sulmuar më pas me mortaja veriun e Libanit. Nuk ka të dhëna për të plagosur.

Raketat e hedhura nga Libani sot janë incidenti i parë që nga viti 2006 kur u zhvillua lufta ndërmjet Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut.

Sulmet me raketa vinë pas 13 ditë ofensive të Izraelit në Gaza kundër militantëve të Hamasit.

12:12 Nëpërmjet një kumtese, Qeveria libaneze i ka kritikuar këto sulme me raketa, ndërsa komandanti i paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara në këtë vend ka bërë thirrje për "përmbajtje maksimale" në të dyja shtetet.

13:44 Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka akuzuar forcat izraelite se nuk i ndihmojnë njerëzit e plagosur në lagjet e Gazës dhe se kanë dështuar që t'i lejojnë ekipet e Kryqit të Kuq të depërtojnë në këto hapësira.

KNKK tha se punëtorët e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe palestineze kanë gjetur disa të vdekur dhe së paku 19 që kishin mbijetuar, përfshirë edhe disa të plagosur dhe katër fëmijë, në shtëpitë e goditura nga bombardimet në Zaytum, afër pozicioneve ushtarake izraelite.

Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar tha se ekipet e tij, katër ditë pas bombardimeve, nuk ishin lejuar të shkojnë në këto hapësira. Kjo organizatë vlerësoi se ky incident ishte "shokues".

13:54 Papa: Gazza është kthyer në një kamp të mbledhjes.

13:58
Në veri të Gazzes, në qytetin Bejt Lahija janë vrarë dy ushtarë izraelit.

14:01 Në kryeqytetin e Sirisë, në Shamë, është duke vazhduar një protestë gjigante ku supozohet të ketë mbi 200000 protestues të cilët shprehin mllefin e tyre kundër gjenocidit izraelit ndaj popullit Palestinezë.

14:10 El Xhezira:
El Kassam e mori për sipër bombardimin e bazës ushtarake izraelite në qytetin Usdud
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Bravo lover per kete mbajtje ne koherence me keto zhvillime :)
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Revista britanike e specializuar për çështje të sigurisë: Triumfi i okupatorit Izraelit në Gazë mbi Hamasin i pamundshëm.

Një revistë britanike e specializuar për çështje të mbrojtjes, pohon se triumfi i ushtrisë izraelite mbi rezistencën islamike HAMAS është i pamundshëm, në momentin kur lufta po kalon gati javën e dytë.

Analisti i specializuar për çështje të Lindjes së Mesme, Daveed Hartuil, konsideron se triumfi ushtarak izraelit është i pamundshëm dhe nisur nga kjo situata e sigurimit në rajon nuk do të përmirësohet në periudhë afatgjate.

Ky ekspert njëherit pohon se trupat okupuese mendojnë se kanë një afat prej një javë apo dhjetë ditëve për t'i përfunduar aksionet ushtarake, duke pasur parasysh trysnitë ndërkombëtare për ndërprerje të luftimeve. Sipas tij, trupat izraelite do të bëjnë përpjekje që të arrijnë rezultate konkrete me te cilat do t'i arsyetonin humbjet e tyre në njerëz dhe të holla.

Rezistenca palestineze arrin rezultate të mëdha në terren të luftës

Një anëtar i Zyrës Politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike HAMAS konfirmoi se Luftëtarët e rezistencës palestineze, në krye me Brigadat e Izuddin el-Kasamit, kanë vrarë dhe kanë lënduar mbi 130 ushtarë izraelitë.

Në një deklaratë të dhënë për Televizionin "Al-Aksa" me 7 janar, Mahmud En-Nezali tha se Rezistenca palestineze në rripin e Gazës ka vrarë mbi tridhjetë ushtarë dhe një epror të Forcave speciale çifute, si dhe ka arritur të lëndojë mbi 100, në mesin e tyre edhe komandantin e forcave speciale izraelite "Gulani".



14:13 Ushtria okupatore e izraelit është detyruar t'i largoj forcat nga Han Junus.

14:15 U vra një komandant izraelit dhe tre ushtar u plagosen në jug të Gazes.

14:22 Luftimet ndërmjet forcave të Hamasit dhe ushtarëve izraelit janë duke vazhduar nëpër lagjet e Gazzes.

14: 27 Ministria e shëndetësisë së Palestinës ka njoftuar se në veri të Gazzes, në qytetin Han Junus janë vrarë dy fëmijë.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

17:22 Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA) tha se po i pezullon operacionet në Gaza, për shkak të rrezikut nga forcat e Izraelit.

Kjo deklaratë u bë pak kohë pasi UNRWA tha se forcat izraelite kishin qëlluar një kamion, që sillte ndihma brenda Gazës, duke e vrarë shoferin.

Një zëdhënës i kësaj agjencie tha se incidenti ndodhi në veri të Gazës, gjatë asaj që mendohet se ishte pauzë në operacionet e Izraelit për lejimin e hyrjes së ndihmave.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

18:31 Në Bosnje me mijëra boshnjak kanë protestuar dhunën e izraelit përball ambasadës së SHBA-ve.

18:46 Hamas: 30 ushtarë izraelit kemi vrarë, numri i ushtarëve të plagosurve ka arritur në 107.

19:08 Bashkësia Islame e Turqisë në të gjitha Xhamitë do të tuboj ndihma për Gazzen.

19:20 Xhihadi Islamik: Ushtria izraeliti përjeton momente të vështira në lagjen Zejtunije.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

19:42 Policia izraelite për namaz të Xhumasë në Mesxhid-i Aksa nuk do të lejoj muslimanët nën moshën 50 vjeçare që ta falin namazin e Xhumasë nga frika e ndonjë sulmi eventual.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

19:35 Al-Jazeera: Tre ushtare izraelit u vrane ne rripin e Gazes
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

22:26 Mediat Izraelite konfirmuan se të enjten tre ushtarë izraelit kanë humbur jetën gjatë luftimeve me grupet palestineze. Njëri nga ushtarët e vrarë ishte me gradë oficeri.

22:33 Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka dënuar ushtrinë izraelite për hapjen e zjarrit kundër një konvoji me ndihma dhe vrasjen e dy punëtorëve të OKB-së në Rripin e Gazës.

Pas sulmeve, Agjencia e OKB për refugjatët palestinezë i suspendoi operacionet në Rripin e Gazës për shkak të rrezikut nga forcat izraelite.

Raportohet se incidenti ndodhi në veri të Gazës, gjatë asaj që mendohet se ishte pauzë në operacionet e Izraelit për lejimin e hyrjes së ndihmave.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

The Guardian: “Obama do të kontaktojë me Hamasin?!”

Obama do të ndjek një politik tjetër ndaj Hamasit.

Gazeta angleze "The Guardian", duke u bazuar në burimet e saja të afërta me administratën e ardhshme të SHBA-ve, ka shkruar se Barak Obama do të ndjek një politik tjetër ndaj Hamasit dhe se do të kontaktoj me udhëheqësit e Hamasit nëpërmjet kanaleve indirekte ose në nivel shumë të ulët përfaqësuesish.

Administrata e SHBA-ve në vitet 70-ta kështu i kishte filluar kontaktet e saja me Organizatën për اlirimin e Palestinës (PLO), që atëherë konsiderohej si terroriste.

Presidenti në largim i SHBA-ve, Gjorgj Bush, kishte një qëndrim krejtësisht të kundërt nda Hamasit. Bushi e kishte shpallur Hamasin si grup terrorist dhe i kishte ndërprerë ndihmat ndaj Gazës.



Miratohet rezoluta për ndaljen e konfliktit në Gazë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të zjarrit mes Izraelit dhe pjesëtarëve të Hamasit në Rripin e Gazës.


Shtetet e Bashkuara abstenuan nga votimi, por 14 vendet e tjera të Këshillit e miratuan rezolutën me fuqi ligjore mbrëmë vonë.

Në rezolutë kërkohet të arrihet një armëpushim i plotë dhe i qëndrueshëm, i cili të pasohet nga një tërheqje e plotë e forcave izraelite nga Gaza. Rezoluta merr gjithashtu në shqyrtim sigurinë e Izraelit, duke i bëri thirrje Hamasit të ndalë sulmet me raketa.

Rezoluta kërkon shpërndarjen pa pengesa të ndihmave humanitare në Gazë. Po ashtu, dokumenti u bën thirrje vendeve anëtare të OKB-së të ndihmojnë për të garantuar një armëpushim të qëndrueshëm.

Me gjithë masat e OKB-së, ndalimi i dhunës është në dorë të Hamasit dhe Izraelit.

Zyrtarët e OKB-së thonë se 750 vetë janë vrarë në territorin palestinez, një e treta e të cilëve janë fëmijë, afro 2 javë pas fillimit të ofensivës izraelite kundër Hamasit. Dje, Agjencia e OKB-së për ndihmat në Gazë tha se i ndërpreu operacionet për shkak të rrezikut që i kanoset nga ushtria izraelite. /VoA/


Izraeli shperfill rezoluten e OKB


Sulmet izraelite ne Rripin e Gazes kane vazhduar edhe gjate nates, pavaresisht rezolutes se miratuar nga OKB, ku behet thirrje per armepushim te menjehereshem.

Gjashte palestineze, shumica pjesetare te se njejtes familje kane mbetur te vrare nga bombardimet ajrore ne Beit Lahya dhe Jabaliya, thane burime mjekesore dhe deshmitare. Bilanci i viktimave eshte rritur ne 774 te vrare, qe nga nisja e operacioneve izraelite, ndersa te plagosurit jane me shume se 3200.

Gjate nates u kryen me shume se 30 sulme ajrore. Pas rezolutes se OKB-se nuk ka ardhur asnje reagim zyrtar nga qeveria izraelite, por kabineti i sigurise do te takohet per te vendosur hapat e metejshme. Ministrja e Jashtme, Tzipi Livni theksoi se Izraeli ka si prioritet sigurine e shtetasve te vet.

Nderkaq, nje klerik i njohur egjiptian u ka bere thirrje myslimaneve ne mbare boten te organizojne manifestime per te shprehur zemerim ndaj dhunes izraelite. Yusuf al-Qaradawi, qe drejton Unionin e Dijetareve Islamike, tha se lutjet e se premtes duhet te shprehin solidaritetin me palestinezet.

Izraeli ka shtuar mijera trupa policore shtese ne Jeruzalem, qe do te ruajne rendin ne rast protestash.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Kabineti i Izraelit vendos të vazhdojë ofensivën

Izraeli ka deklaruar se pavarësisht nga vendimi i Kombeve të bashkuara ai do t'i vazhdojë sulmet.

Kabineti izraelit i sigurisë vendosi zyrtarisht sot të vazhdojë ofensivën në Rripin e Gazës, megjithë thirrjen për armëpushim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, njoftuan drejtuesit izraelitë.

Thirrjet për armëpushim në Gaza që bënë Kombet e Bashkuara nuk dhanë rezultat. Numri i të vdekur në bombardimet izraelite po i afrohet 800-ës.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mori një vendim në të cilin përfshihej një thirrja për armëpushim urgjent dhe të qëndrueshëm.

Të gjitha vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara votuan pro këtij vendimi, vetëm SHBA-ja abstenoi.

Izraeli ka deklaruar se pavarësisht nga vendimi i Kombeve të bashkuara ai do t'i vazhdojë sulmet. Bëhet e ditur se edhe bisedimet për armëpushim në Egjipt janë bllokuar. /trt/
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Al-Jazeera:Nje delegacion i Hamasit nga Gazza eshte nisur per ne Kairo, per te diskutuar rreth nje armepushimi te mundshem
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

“Të gjithë jemi Hamas tani”

Palestinezët e Bregut Perëndimor thonë: Të gjithë jemi Hamas tani dhe se përkrahësit e Fatahit janë bashkuar kundër armikut.


Popullariteti i Mahmud Abazit ka rënë pas ndërhyrjes Izraelite në Gaza.

Edhe nëse Izraeli fiton në beteja apo në anën diplomatike, veç se është duke e paguar çmimin për sulmet e tij në Gaza me shtimin e urrejtjes nga ana e Palestinezëve në Bregun perëndimor. Kjo fushatë gjithashtu po dukët të jetë duke e shtuar skepticizmin për Autoritetet Palestineze të Presidentit Mahmud Abaz si dhe për mënyrën e tij të negociatave.

Diplomacia e drejtuar nga Presideni Abaz për vite të tëra nuk ka sjellë ndonjë rezultat përveç se zgjerimin e kolonive Izraelite.

Ky dështim- që e ndihmoi Hamasin për ta mundur Abazin në zgjedhjet e 2006-ës tani është kombinuar me një urrejtje popullore edhe nga ana e Palestinezëve tjerë.





23:09 Gazeta Izraelite Haaretz lajmëroi se tre ushtarë izraelit janë plagosur gjatë luftimeve të fundit në Gaza.

23:21 Brigada Al-Kuds, e cila operon në kuadër të Lëvizjes së Xhihadi Islamik, njoftoi se katër ushtarë të saj kanë rënë gjatë një sulmi ajror të ushtrisë izraelite në Gazën Veriore. Njëri nga të vrarët ishte komandant lokal.

23 : 27 Krahu ushtarak i Hamasit, Brigada Kassam, raportoi se të premten në mbrëmje ushtarët e saj kanë sulmuar një shtëpi në të cilën ishin stacionuar ushtarët izraelit dhe kanë arritur të vranë së paku tetë prej tyre.

Në agim të së premtes, ushtria izraelite u tërhoq nga qyteti Qara pas luftimeve të ashpra me grupet e rezistencës palestineze të udhëhequra nga Brigada Kassam.


VIDEO: Snajperisti i Hamasit godet ushtarët Izraelit


[ame=http://www.youtube.com/watch?v=c5Cv8nTcLYI]YouTube - ??? ?????? ???????? ?? ??? hamas sniper killing 2 zionist soldiers in gaza 8-1-2009[/ame]
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Ofenziva e Izraelit hyri në javën e tretë

Mjekët ndërkombëtar në Gaza: Izraeli po përdor një eksploziv të ri të quajtur "DIME".

Ofenziva ajrore dhe tokësore e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës sot ka hyrë në javën e tretë. Izraeli dhe Hamasi të premten injoruan rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me të cilën kërkohet armëpushimi i menjëhershëm.

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka realizuar 70 goditje ajrore, ndërsa Hamasi ka bërë të ditur se kanë hedhur një numër raketash nga kufiri i Gazës në jug të Izraelit.

Zyrtarët mjekësor në Gaza kanë thënë se deri më tash nga ofensiva e Izraelit janë vrarë mbi 800 palestinezë. Nga pala izraelite janë vrarë dhjetë ushtarë dhe tre civilë.

11:43 Tetë anëtar të një familjeje palestineze kanë humbur jetën pas një sulmi të forcave izraelite në Gazën veriore të shtunën në mëngjes.

13:40 Në veri të Gazze-s përjetohen përleshje të ashpra në mes Hamasit dhe ushtarëve izraelit.

13:51 Xhihadi Islamik: Mjetet luftarake që janë marrë nga armiku do të kthehen tek sionistët me pasoja të vdekjes.

14:12 Policia e Jordan-it tentoi ta pengoj protestën duke ushtruar dhunë ndaj protestuesve që është bërë kundër krimit izraelit.

Meds Gilbert, mjek në spitalin "Shifa" të Gazës ka deklaruar se deri më tani 165 fëmijë palestinez janë vrarë dhe 1200 të tjerë janë lënduar nga sulmet izraelite.

15:35 Al Jazeera: Burimet mjekësore nga Gaza njoftojnë se numri i të vrarëve gjatë ofensivës izraelite kundër popullit të Gazës ka arritur në 821 ndërsa numri të plagosurve në 3300. Mjekët ndërkombëtar në Gaza deklaruan për Al Jazeera-n se Izraeli është duke përdorur një lloj të ri eksplozivit "DIME" i cili po shkakton plagë të rënda ndaj popullatës civile dhe të njëjtën bënë apel botës për ta ndërprerë sulmin e forcave izraelite.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=DcfUgU11r4A]YouTube - Massacre video of Israel[/ame]
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Al-Jazeera: Nje shperthim i madh u ndegjua ne Gazzen Veriore, prane Rafah, kufi me Egjiptin.

Me shume se 100, 000 protestues protestuan sot ne Londer kunder luftes ne Gazza.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Human Rights Watch Jemi te bindur se ushtria Izraelite eshte duke perdorur fosfor te bardhe.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Al-Jazeera: Khaled Meshaal, lideri politik i Hamasit, tha se Izraeli ka deshtuar komplet ne objektivat e tij ne Gazza. Gjithashtu u tha izraeliteve se nuk keni arritur asgje, perveq "Nje holokausti, te cilin lideret e juaj po mundohen ta perdorin per fushaten e ardhshme zgjedhore".
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Al-Jazeera: Khaled Meshaal, lideri politik i Hamasit, tha se Izraeli ka deshtuar komplet ne objektivat e tij ne Gazza. Gjithashtu u tha izraeliteve se nuk keni arritur asgje, perveq "Nje holokausti, te cilin lideret e juaj po mundohen ta perdorin per fushaten e ardhshme zgjedhore".

khaled mesali dhe shoket e tij te mos rine ne damask nqs jane burra por te vene te luftojne dhe jo te fshihen ne te njejten kohe qe populli palestinez po vritet e masakrohet.
te besh deklarata nga vend te sigurte eshte shume e lehte.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

As une s'pajtohem me kete Bledi.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Lufta, dihet se si eshte. Ka te vrare, te plagosur.... Dhe te mendosh per nje lufte te pabarabarte...

Po ju sjell nje link, ku mund te shihni barbarine e cinizmin e luftes.

paralajmeroj Fotot jane shume te....frikshme

 LATEST PHOTOGRAPHS - Jewish atrocities continue unchecked in Middle East -  November 8, 2006 massacre of women and children in Gaza Strip concentration camp -  Jewish Israeli soldier keeps eye on any Palestinians still moving - Radio Islam - Ahmed R
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Lufta, dihet se si eshte. Ka te vrare, te plagosur.... Dhe te mendosh per nje lufte te pabarabarte...

Po ju sjell nje link, ku mund te shihni barbarine e cinizmin e luftes.

paralajmeroj Fotot jane shume te....frikshme

*LATEST PHOTOGRAPHS - Jewish atrocities continue unchecked in Middle East -* November 8, 2006 massacre of women and children in Gaza Strip concentration camp -* Jewish Israeli soldier keeps eye on any Palestinians still moving - Radio Islam - Ahmed R

shum shum vrasje barbare bre
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Luftëtarët Palestinez konfiskojnë armët e ushtarëve Izraelit

Lëvizja Xhihadi Islamik, Brigada e El-Kudsit, ka bërë publike se ushtarët e këtij batalioni kanë arritur të konfiskojnë një sasi armatimi dhe pajisje të tjera ushtarake nga ushtarët izraelit gjatë luftimeve në Gaza. Në deklaratën e tyre thuhet se armët dhe pajisjet e tjera ushtarake janë konfiskuar pasi luftëtarët e rezistencës kanë neutralizuar një grup ushtarësh izraelit. Në faqen e tyre zyrtare janë paraqitur edhe fotografitë e pajisjeve të konfiskuara, foto të cilat janë publikuar edhe në ueb faqet hebreje.



23:50 Forcat rezistuese palestineze kanë hedhur mbi 20 raketa drejtë vendbanimeve hebreje në jug të Izraelit duke lënduar 14 izraelit dhe duke shkaktuar 32 të shokuar.





 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Lufta, dihet se si eshte. Ka te vrare, te plagosur.... Dhe te mendosh per nje lufte te pabarabarte...

Po ju sjell nje link, ku mund te shihni barbarine e cinizmin e luftes.

paralajmeroj Fotot jane shume te....frikshme

*LATEST PHOTOGRAPHS - Jewish atrocities continue unchecked in Middle East -* November 8, 2006 massacre of women and children in Gaza Strip concentration camp -* Jewish Israeli soldier keeps eye on any Palestinians still moving - Radio Islam - Ahmed R
__________________

Shume frikesuese.Vrasje barbare.Keto ka lufta!:(
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Vazhdon dhuna në ditën e 16-të ofensivës

Numri i fundit i viktimave në Gaza ka arritur në 879 ndërsa i të lënduarve në 3700. Gati gjysma e viktimave janë gra, pleq dhe fëmijë.

Forcat Izraelite janë duke përparuar drejt qytetit të Gazës dhe duke u ballafaquar me rezistencë të fortë nga ana e luftëtarëve Palestinez.

Reuteri ka raportuar, duke u bazuar në burimet mjekësore, se dhjetë luftëtarë Palestinez kanë humbur jetën gjatë luftimeve në orët e hershme të së dielës në periferit e qytetit.

Numri i fundit i viktimave në Gaza ka arritur në 879 ndërsa i të lënduarve në 3700. Gati gjysma e viktimave janë gra, pleq dhe fëmijë.

15:00 Luftëtarët Palestinez po vazhdojnë me hedhjen e raketave ndaj vendbanimeve në jug të Izraelit por jo në aq numër sikur ditët e kaluara.

15:36 Hamasi deklaroi se mbrëmë ka goditur me raketa një bazë të forcave ajrore izraelite 27 km larg Tel Avivit. Ky është caku më i largët që ka goditur Hamasi deri më tani në brendësi të Izraelit.

16:19 Grupet e të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth përdorimit të armëve që përmbajnë fosfor të bardhë nga ana e Izraelit. Këto armë shkaktojnë djegie të rënda në trupin e njeriut, duke djegur nga lëkura deri në asht, dhe komplikime në frymëmarrje.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Al-Jazeera: James Bays, korrospodenti i Al-Jazeera-s ne kufirin Gazza-Israel tha: " Lideret Izraelit nuk kane deshiruan te mirren edhe me fazen e trete. Ata shpresonin se do t'i arrinin qellimet e tyre ushtarake vetem pas fazes se pare dhe te dyte."

Faza e trete, mund te jete shume e rrezikshme per ushtaret Izraelit. Hamasi njeh shume mire territoret, dhe jane duke u pergaditur per nje beteje qytetare.

Politikanet Izraelit jane nen trysni. Megjithate, ekziston nje mbeshtetje e madhe publike per lufte.

Takimi i sotem, do ta shqyrtoje fazen e trete dhe ne fund, lojen e ketij operacioni.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top