Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Ne rregull, tung tani !

Vazhdojme:

Norvegjia "mobilizohet" për Palestinën

Në 28 qytete të Norvegjisë u organizuan mitingje gjigante në përkrahje të Palestinës. Sindikatat janë duke iniciuar kampanja kundër Izraelit, populli mbështet bojkotin e prodhimeve të Izraelit.

Në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo, në përkrahje ndaj popullatës së Gazës janë tubuar rreth 40 000 njerëz. Në Norvegji në të kaluarën nuk është regjistruar një tubim kaq masovik.

Janë mbajtur protesta në 28 qytete
Kështu pos në Osllo, mitingjet janë mbajtur edhe në Stavanger, Sandnes, Fredrikstad, Trondheim, Hamar, Sortland, Namsos, Arendal, Norheimsund, Mosjّen, Bergen, Sarpsborg, Tّnsberg, Harstad, Tromsّ, Kristiansand, Notodden, Vadsّ, Mo i Rana, Alta, Kirkenes, Rّros, Volda, Halden, Gjّvik, Lillehammer dhe Selbu .

Aktivitetet e sindikatave
Jashtë këtyre protestave janë organizuar edhe aktivitete nga ana e Sindikatave. Kështu në organizim të Sindikatave të Hekurudhave të Norvegjisë dhe Sindikata e Punëtoreve të Tramvajit të Oslos, në shenjë proteste të sulmeve Izraelite ndaj Gazës, janë organizuar dy minuta ndalim të lëvizjes për të gjitha tramvajet dhe metrotë në tërë Norvegjinë.

Nga ana e Dhomave dhe Organizatave Tregtare të Norvegjisë është mbështetur kampanja që të gjitha marrëveshjet tregtare dhe investimet të kthehen prapa. Kjo kampanjë deri tani u aprovua nga gjashtë dhoma ndërkombëtare tregtare.

Kisha Norvegjeze protestoi kundër Izraelit
Kisha Norvegjeze protestoi ndaj sulmeve izraelite të ndërmarra kundër popullatës së pambrojtur të Gazës dhe dha miratimin e saj për dëbimin e ambasadorit të Izraelit.

Në "Facebook" formohet grupi "Për dëbimin e ambasadorit izraelit nga Norvegjia"

Në Facebook në grupin për dëbimin e ambasadorit të Izraelit nga Norvegjia janë anëtarësuar rreth 22.000 vetë. Ky grup i Facebookut ju ka tërhequr vërejtjen të gjitha gazetave më të mëdha në Norvegji, ndërsa pas "hakimit" nga ana e "hakerëve" sionist, përsëri u kthye në veprim.

Populli i Norvegjisë përkrah bojkotimin e Izraelit
Sipas një ankete të bërë nga ana e gazetës "VG", 31 përlind e popullatës së Norvegjisë përkrahin bojkotimin e Izraelit.

Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Parlamenti Evropian ka gjykuar ndëshkimin kolektiv në Rripin e Gazës

Parlamenti Evropian sot ka gjykuar ndëshkimin kolektiv te cilën është duke e ekzekutuar Izraeli në Rripin e Gazës, duke e quajtur ketë thyerje të ligjeve ndërkombëtare.

Embargoja ndaj Rripit te Gazës paraqet ndëshkim kolektiv, i cili është kundër ligjit ndërkombëtar, theksohet në Rezolutën të cilën e kanë miratuar delegatët e parlamentit Evropian.

Delegatët e Parlamentit Evropian kanë bërë thirrje për ndalim të menjëhershëm dhe të vazhdueshëm të zjarrit, i cili përfshin ndaljen e sulmeve raketore të Hamasit ndaj Izraelit dhe përfundimin e aksioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.

Parlamenti Evropian i bëri thirrje BE-s që të miratojë një qëndrim më të forte dhe më unik rreth çështjes së paqes në Lindjen e Afërt.

Parlamenti Evropian është shprehur i shokuar për shkak të vuajtjeve të civilëve në Rripin e Gazës dhe fuqimisht ka akuzuar sulmet izraelite ndaj caqeve civile dhe të Kombeve të Bashkuara.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Ne lufte jo vetem Hamasi

Militanti qe shikoni ne vidjo eshte nje anetar i Saraya al-Quds, nje grup ekstremist ne krah te xhihadit islamik Palestinez qe perpiqet qe te shkaterroj shtetin e Izraelit dhe per ta zevendesuar ate me nje shtet Islamik Palestinez. Nuk jemi ne dijeni nese informacioni qe ai perjelle ne vidjo eshte i sakte.

"Brigadat tona kane sulmuar nje tank qe vinte nga qyteza lindore e Khan Younes (Ne jug te Rripit te Gazes). Kemi qelluar automjetin me nje antitank RPG. Ketu eshte nje pjese e tankut. Nje nga snajperet tone, i fshehur ne nje shtepi, ka vrare nje ushtar Izraelit. E lame kete anti-tank pasi zionistet po qellonin militantet tane"

* Per me teper shikoni vizitoni kete faqe: Al-Quds Brigades show off their conquests on the web | The Observers
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Ne te gjitha keto qe ke postuar,nuk kam gjetur nje fjali:"Sulmet e Hamasit me rraketa ndaj Izraelit,po i shkaktojne shume deme popullsise Izraelite"!

T'pershendes!

cilat deme korado?
Pemet e portokalleve apo lakrat neper ara pesuan dem nga hedhja e atyre shashkave?:D
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Gaza- Rriten përpjekjet diplomatike.

Ban Ki Mun, sekretari gjeneral i OKB-së, tha të Enjten se ishte "mjaft optimist"që Izraelitët do të pranonin marrëveshjen me Hamasin.

Përpjekjet diplomatike për krizën në Gaza shihen të jenë rritur, gjersa Tzipi Livni, ministrja e jashtme e Izraelit, pritët të arrijë gjatë ditës së sotme për ti dhënë presion SHBA-ve për të garantuar qe armëpushimi të jetë i pranueshëm për Izraelin.

Zeina Avad e AJA-së (Aljazeera) duke raportuar nga kufiri në mes Izraelit e Gazës në mëngjesin e sotëm, tha se Livni pret nga SHBA-të ta luajnë rolin e madh, së bashku me ndërkombëtarët tjerë, për ndalimin e kontrabandës së armëve për Hamasin në Gaza, kjo si kusht për të nënshkruar ndonjë marrëveshje.

Zyra e Ehud Olmertit, tha se Kondoliza Rajs, i ka thënë atij se "SHBA-të do të jenë të gatshme të ndihmojnë për të zgjedhur çështjen e kontrabandës."

Xhejms Bejs i AJA-së citon mediat Izraelite, duke thënë se Livni nuk shfaqte asgjë publikisht, ministre kjo e cila pritët të behët kryeministre në zgjedhjet e ardhshme, tha jo zyrtarisht se është koha për armëpushim.

Konkurrenti rival i saj, Ehud Barak, tani ministër i mbrojtjes, gjithashtu raportohet të ketë kërkuar armëpushim, thonë korrespodentët e AJA-së.

Kushtet e Hamasit për marrëveshje

Udhëheqësit Izraelit i kanë vënë në konsideratë kushtet e Hamasit për armëpushim pasi i dërguari i Izraelit Amos Gilad u kthye nga udhëtimi një ditor në Kajro ku ai diskutoi këtë çështje me ndërmjetësuesit Egjiptian.

Dhe kushtet e Hamasit duket se janë zbutur pak ditëve të fundit.

Hamasi qe tani qeveris me Rripin e Gazës, i cili kishte kërkuar nga Izraeli një armëpushim të menjëhershëm dhe largimin e bllokadës Izraelite nga Gaza, tani thotë se do të pranonte marrëveshje njëvjeçare nëse Izraeli largohet nga Gaza në mes pesë dhe shtatë ditëve.

Hamasi gjithashtu kërkon hapjen e të gjitha vendkalimeve kufitare të Gazës me, dhe garantim qe ato do të mbesin të hapura nga garantuesit ndërkombëtar.

Por Hamasi nuk është i vetmi që operon në Gaza dhe nuk ishte e qartë se grupet tjera i pranonin të njëjtat kushte.

Ban Ki Mun, sekretari gjeneral i OKB-së, tha se të Enjten ishte "mjaft optimist"që Izraelitët do të pranonin marrëveshjen me Hamasin.

Megjithatë, duke folur pas takimit me udhëheqësit Izraelit në Tel Aviv, ai pranoi se "do të merr kohë edhe disa ditë për tu marrë vesh për disa çështje teknike" dhe thirri të dy palët në konflikt për të "ndalur luftimet tani."
Izraeli insiston qe Hamasi mos të mundët të sjellë armë në Gaza përmes tuneleve nën kufirin Egjiptian me Gazën, dhe se duhet të ndalojë sulmet e tij me raketa në qytetet e veriut.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Katari dhe Mavritania i ndërprejnë marrëdhëniet me Izraelin

Katari dhe Mavritania kanë ndërprerë marrëdhëniet ekonomike dhe politike me Izraelin për shkak të luftës në Gaza.

Katari dhe Mavritania kanë njoftuar se i kanë ndërprerë marrëdhëniet e tyre ekonomike dhe politike me Izraelin si shenjë proteste për shkak të luftës në Gaza. Ky veprim edhe pas thirrjes së udhëheqësit politik të Hamasit në ekzil, Halid Meshal dhe të Presidentit të Sirisë, Beshir Al Asad, të cilët kërkuan nga vendet arabe që t'i ndërprenë marrëdhëniet me Izraelin. Presidenti i Sirisë bëri thirrje që vendet arabe t'i ndërprenë të gjitha lidhjet direkte dhe indirekte me Izraelin.

Edhe kryeministri Turk, Tajip Erdogan, në një fjalim të tij bëri këtë pyetje: "Si mundet që një shteti, i cili totalisht ignoron dhe nuk implementon rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-s, t'i lejohet hyrja nëpërmjet dyerve të Kombeve të Bashkuara. Ndërtesa e OKB-s në Gaza u bombardua gjatë kohës kur Sekretari Gjeneral i OKB-s gjendej në një vizitë në Izrael. Kjo është një sfidë e hapur kundër botës, është ngacmim kundër botës". /al jazeera/

_________________________________________________________________________________________________

Tirana me afishe kundër luftës në Gaza

Luftimet e ashpra që po zhvillohen në Gaza kanë shkaktuar dje një reagim të veçantë edhe në Tiranë.

Me qindra afishe dhe postera kundër luftës janë vendosur dje në mbrëmje në vendet publike të kryeqytetit. Në stacionet e urbanëve, në rrugët kryesore dhe në sheshe janë vendosur afishe në të cilat janë paraqitur imazhe të ndryshme nga lufta në Gaza, në krye të të cilave qëndron thirrja "Ndal Luftës". Pas vendosjes së afisheve në vendet publike të ndryshme në Tiranë, gazeta mësoi se një veprim i tillë është bërë nga xhamitë e kryeqytetit. "Ne jemi një popull i vogël që shpesh kemi vuajtur nga luftëra të padrejta, rasti i fundit i Kosovës flet qartë për këtë. Lufta në Gaza e ka tronditur njerëzimin në themel, pamjet që vijnë janë të paimagjinueshme për kohën tonë. Mbarë opinioni botëror është ngritur për t'i thënë ndal luftës, ndaj edhe ne si xhami të kryeqytetit me një kontribut modest menduam të sensibilizojmë për të treguar se paqja është e vetmja alternative e njerëzimit. Aq më tepër që si shqiptarë kemi sakrifikuar në strehimin e hebrenjve gjatë pushtimit nazist dhe si popull paqedashës kemi për detyrë të kontribuojmë sadopak që kjo luftë e tmerrshme të marrë fund sa më parë. Fotografitë në këtë poster flasin më qartë se ç'po ndodh atje", tha njëri nga organizatorët e fushatës së afisheve të shpërndara në Tiranë me thirrje kundër luftës në Gaza. /panorama/

_________________________________________________________________________________________________________

Ekipi i Obamës e mbështet Izraelin

Mbrojtja e Rajsit për Izraelin erdhi në të njëjtën ditë kur Izraeli bombardoi bazën kryesore të OKB në Gaza dhe të njëjtën ditë qe Ban Ki Mun akuzoi Izraelin për thyerjën e ligjeve ndërkombëtare në luftën në Gaza.

Përpjekjet diplomatike për krizën në Gaza shihen të jenë rritur, gjersa Tzipi Livni, ministrja e jashtme e Izraelit, pritët të arrijë gjatë ditës së sotme për ti dhënë presion SHBA-ve për të garantuar qe armëpushimi të jetë i pranueshëm për Izraelin.

Zeina Avad e AJA-së (Aljazeera) duke raportuar nga kufiri në mes Izraelit e Gazës në mëngjesin e sotëm, tha se Livni pret nga SHBA-të ta luajnë rolin e madh, së bashku me ndërkombëtarët tjerë, për ndalimin e kontrabandës së armëve për Hamasin në Gaza, kjo si kusht për të nënshkruar ndonjë marrëveshje.

Zyra e Ehud Olmertit, tha se Kondoliza Rajs, i ka thënë atij se "SHBA-të do të jenë të gatshme të ndihmojnë për të zgjedhur çështjen e kontrabandës."

Xhejms Bejs i AJA-së citon mediat Izraelite, duke thënë se Livni nuk shfaqte asgjë publikisht, ministre kjo e cila pritët të behët kryeministre në zgjedhjet e ardhshme, tha jo zyrtarisht se është koha për armëpushim.

Konkurrenti rival i saj, Ehud Barak, tani ministër i mbrojtjes, gjithashtu raportohet të ketë kërkuar armëpushim, thonë korrespodentët e AJA-së.

Kushtet e Hamasit për marrëveshje

Udhëheqësit Izraelit i kanë vënë në konsideratë kushtet e Hamasit për armëpushim pasi i dërguari i Izraelit Amos Gilad u kthye nga udhëtimi një ditor në Kajro ku ai diskutoi këtë çështje me ndërmjetësuesit Egjiptian.

Dhe kushtet e Hamasit duket se janë zbutur pak ditëve të fundit.

Hamasi qe tani qeveris me Rripin e Gazës, i cili kishte kërkuar nga Izraeli një armëpushim të menjëhershëm dhe largimin e bllokadës Izraelite nga Gaza, tani thotë se do të pranonte marrëveshje njëvjeçare nëse Izraeli largohet nga Gaza në mes pesë dhe shtatë ditëve.

Hamasi gjithashtu kërkon hapjen e të gjitha vendkalimeve kufitare të Gazës me, dhe garantim qe ato do të mbesin të hapura nga garantuesit ndërkombëtar.

Por Hamasi nuk është i vetmi që operon në Gaza dhe nuk ishte e qartë se grupet tjera i pranonin të njëjtat kushte.

Ban Ki Mun, sekretari gjeneral i OKB-së, tha se të Enjten ishte "mjaft optimist"që Izraelitët do të pranonin marrëveshjen me Hamasin.

Megjithatë, duke folur pas takimit me udhëheqësit Izraelit në Tel Aviv, ai pranoi se "do të merr kohë edhe disa ditë për tu marrë vesh për disa çështje teknike" dhe thirri të dy palët në konflikt për të "ndalur luftimet tani."
Izraeli insiston qe Hamasi mos të mundët të sjellë armë në Gaza përmes tuneleve nën kufirin Egjiptian me Gazën, dhe se duhet të ndalojë sulmet e tij me raketa në qytetet e veriut.

Diplomacia Arabe

Gjithashtu të Enjten, udhëheqës të Këshillit për Ko-operim në Gjirin Arabik u takuan në kryeqytetin e Arabisë Saudite Rijad për të diskutuar krizën, dhe ranë dakord që të vazhdojnë diskutimet në Kuvajt të Hënën.

Tubimi Saudit u mbajt një ditë pasi Katari zbuloi planin e saj për një takim të Ligës Arabe në lidhje me luftën për tu mbajtur në Doha, kryeqytetin e vendit, të Premten.

"Ne të gjithë e dimë se është e turpshme për të diskutuar koston nacionale dhe njerëzore në Gaza që tani është njollosur me gjakun e fëmijëve në pritje të samitit të para planifikuar," tha Sheiku Hamad bin Halifa El Thani, emiri i Katarit.

Ekipi i Obamës e mbështet Izraelin

Ndërkohë, shpresat nga bota Arabe për ndryshime pas ardhjes në pushtet të Barak Obamës në SHBA në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme pësuan një goditje të Enjten.

Disa nga të emëruarit në ekipin për siguri kombëtare nga presidenti ishin në Kapitol Hill, ku Suzan Rajs e emëruar për ambasadore në OKB për SHBa-të e bëri të qartë se ajo ishte e përkushtuar të mbrojë Izraelin.

Duke thënë "ne gjithashtu jemi të shqetësuar për vuajtjet e të pafajshmëve në Gaza", ajo tha se shumë po mundohën ta përdorin OKB-në për ta dënuar aleatin tonë Izraelin."

Mbrojtja e Rajsit për Izraelin erdhi në të njëjtën ditë kur Izraeli bombardoi bazën kryesore të OKB në Gaza dhe të njëjtën ditë qe Ban Ki Mun akuzoi Izraelin për thyerjën e ligjeve ndërkombëtare në luftën në Gaza. AJA
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

palestinezet jane popull budall . Nuk e qerrojne Hamasin po rrine e merren me Izraelin. Jane qerruar , nuk e shohin se te keqen e kane brenda . Le te vuajne tani . Deri kur tu vine trute dhe te civilizohen dhe te shohin cfare ndodh perreth .. kshu do vuajne .

Po mire se eshte bukur te flasesh keshtu ,por a e harrove prinderit e tu dhe shqiptaret ? Pse shqipetaret nuk e hoqen Enver Hoxhen para shume kohesh por e bene pasi vdiq ai?
Pse nuk u civilizuan shqiptaret para 90 moj por tani na u civilizuat ju dhe flisni si flet ti . Apo pame nje bote , tv etj etj dhe na erdhi mendja tani ne vend?
Tani shqiptaret po e qajne kohen e Enverit ta dish sepse po vuajne aq shume tani me kete qeveri te qelbur qe nga 90 saqe nuk e prisnin kurre.
Asnje nuk meriton te vuaj abstraction dhe je shume gabim ne keto mendime . Asnje nuk meriton gjera makabre dhe masakruese te tilla si po ben Israeli dhe paska qene nje shtet me keq se Hitleri po kur si shfarrosi te gjithe ai atehere kur kishte mundesine (qe iu thafte dora ) dhe tani israelianet bejne sikur c'jane .
Pashe ne disa diskutime qe thone se israelianet jane ata qe mbajne Ameriken , qe jane te pasur etj etj atehere mos harroni sesi i kane bere ato leke israelianet :
Nga spiunimet qe u benin amerikaneve dhe ata i paguanin
Nga vjedhjet e diamanteve dhe florinjte
etj etj
Israelianet jane nje popull hajdut dhe shume njerez bazohen ne ato qe mediat thone dhe gazetat tregojne por te nxirrnin te fshehtat e shteteve ne popull nuk do u besojme syve sesa krime jane bere prapa skenave per te arritur aty ku kane arritur.
Atehere nuk keni pse thoni "le te vuajne " e "mire tu behet" sepse eshte mekat nga Zoti , eshte krim dhe nje fatkeqesi e madhe te vrasesh femije te pafajshem , femije ne djepe (ashtu si e kane bere turqit me parardhesit tane te dashur apo gjermani etj etj sepse shqiptaret kane kaluar shume gjera te veshtira atehere nuk na takon ne si popull te themi"mire tu behet , te vuajne" se eshte keq dhe mekat i madh )
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Ti sikur me pas gjak palestinezi . :brrr

Ti perdor kokrren e grurit qe te ka dhene zoti . Hap dhe syte se cndodh . Kjo eshte lufte feje qe ben Hamasi. Izraeli asnjehere nuk ka sulmuar . Gjithmone kane qene kundrapergjigje ndaj kafsheve .

Une kam gjak meshire, s'kam gjak "TERRORI". Dhuna, terrori, gjenocidi e padrejtesia qe ushtron sot Izraeli ndaj Palestinezeve, nuk ka kurrcfare dallimi me dhunen dhe masakrat qe kreu Hitleri ndaj cifuteve ne te kaluaren. Nuk cuditem me faktin qe e mbroni Izraelin. Cuditem me zemren tende, e cila qenka bere e zeze, shume e zeze, cuditem me syte e tu, te cilet drite nuk bejne, shofin vetem erresire. Cuditem me trurin tend, i cili qenka bere dembel, dhe nuk funksionon sic duhet.
Mbi 1000 palestinez jane mbytur, shumica civil, gra pleq e femije, ndersa ti i quan t'gjithe ato viktima "Kafshe". TURP ! Me te vertete, injoranca juaj nuk paska fund.
 
Loverboy,ti nuk ke pse gjykon askend dhe ti permendesh fjalen "injorance".Ti vete je me Palestinen,nuk po ta hedh njeri poshte kete gje.Cdokush ka mendimet e veta.Lufta vetem dhimbje ka!Tani e ke menduar ndonjehere ti?,kush eshte zgjidhja per te perfunduar konflikti?Izraeli eshte shtet ndersa HAMASI nuk eshte gje tjeter vecse nje organizate qe po i shkakton dhimbje shume familjeve palestineze.Palestina nuk do lufto,sepse ne fund te fundit nuk e ka fuqine e Izraelit!Ai qe nuk dorezohet eshte HAMASI.

Uroj te me kesh kuptuar.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

i nderuari korado Hamasin eshte organizate sipast teje por ate organizate e ka votu populli palestinez qe ajo te formoj qeverin palestineze.palestina nuk don lufte por ajo po don shtetin dhe tokat e veta.

Vete e the.Palestina nuk do lufte,por qeveria e saj don te kunderten e popullit te saj.Tani kush eshte zgjidhja sipas teje?
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

po i nderuar ndoshta ty nuk te pelqen truri yne por ska dert.njeriu ka te drejte te jap mendimin e vet.te tregoj se ne si popull kemi prit afer 100 vjet qe ta bejme shtetin tone dhe me ne fund ia arritem keshtu qe se shpejti edhe palesinezet do tia arrijne ketij qellimi.ju faleminderit per kompliment

E si do ta fitoje populli palestinez???Duke pritur bombat izraelite???looooooool
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

mendoj se qeveria izraelite duhet te denohet per krime lufte qe ka bere ne popullsine civile, sidomos per vrasjen e 500 femijeve palestinez.

kjo nuk mund te tolerohet per njerezit qe besojne ne drejtesi dhe paqe.
 
Lufta eshte lufte dhe keto gjera jane te pashmangshme!
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Izraeli pritët ti ndalë bombardimet në Gaza

Kabineti i sigurisë së Izraelit pritët të vendosë për ndaljen e luftimeve në Gaza gjatë takimit të Shtunën, thonë burimet Izraelite.

Konflikti 21 ditor ka lënë më se 1150 Palestinezë të vrarë, së paku një të tretën e tyre fëmijë, si dhe një infrastrukturë të shkatërruar në territorin me popullsi të dendur.

Megjithatë, gjersa raportimet për një armëpushim të mundshëm po përmenden, ushtria Izraelite vazhdoi me bombardimin e caqeve në Rripin e Gazës.

Së paku 10 persona vdiqën gjersa ishin të pranishëm në një shtëpi ku kishte ndodhur një vdekje dhe u bombardua shtëpia nga forcat Izraelite.

Më herët, një grua me pesë fëmijët e saj të gjithë nën moshën 13 vjeçare ishin vrarë kur një sulm ajror kishte goditur shtëpinë e tyre në Xhabalia sipas mjekëve.

Banorët përreth thonë se po dëgjohen eksplodime të vazhdueshme gjatë tërë kohës.

/ AJA
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Samiti i mbajtur ne Doha te Katarit

Në Samitin e Doha-s nuk morrën pjesë të gjitha vendet Arabe.

Ne Samitin e mbajtur dje ne Doha te Katarit, u mblodhen krere dhe perfaqesues te disa shteteve arabe, si Sudani, Algjeria, Mauritania, Siria, Libani, Libia, Ishujt Komore etj si dhe disa perfaqesues te vendeve islame (Turqia, Senegali, Indonezia etj), bile mori pjese edhe nje i derguar i posacem i presidentit te Venezueles, Hugo اavez. Disa shtete arabe si, Egjipti, Saudia, Maroku, Jordania, etj, e bojkotuan kete samit. Mbi te gjitha ra ne sy qe per here te pare ne te moren pjese Halid Mish'al i Hamasit, Ramadan Shel-lah i Xhihadit Islam dhe Ahmed Xhibril i Frontit Popullor (Komanda e Pergjithshme), si perfaqesues te rezistences ne Gaza, ndersa kulmi ishte mospjesemarrja e Mahmud Abbasit, per te cilin kryeministri i Katarit ne konferencen per shtyp ne fund te Samitit tha se nuk deshi te merrte pjese per shkak te presioneve qe ju bene duke u shprehur ne telefonatat e bera me te se po te merrte pjese, kjo do te ishte per te si "te therej ne fyt".

Te gjithe pjesemarresit perkrahen rezistencen e popullit palestinez, duke denuar masakrat dhe bere thirrje per ngrirjen e marredhenieve me entitetin sionist. Katari me pare kishte bere thirrje qe te themelohej fondi per rindertimin e Gazes, duke kontribuar ne te me 250 milion dollare. Ne Samit, Katari dhe Mauritania vendosen ngrirjen e te gjitha marredhenieve me Izraelin (Mauritania ka marredhenie te plota diplomatike ne nivel ambasadoresh, kurse Katari ka vetem nje zyre tregtare), ndersa Siria ka pezulluar me heret per nje afat te pacaktuar negociatat e saj indirekte me Izraelin, qe u zhvilluan me ndermjetesimin e Turqise.

Kërkesat e mëposhtme do të përcillen për aprovim në Samitin Pan-Arab që do të mbahet të dielën në Kuvajt:

- Dënimi i ashpër verbal i Izraelit

- Tërheqja e Izraelit nga Gaza

- Përgjegjësi juridike për krimet në Gaza

- Ri-hapja e kalimeve kufitare

- "Ura detare" për furnizimin e Gazës

- Asistimi për pajtimin Palestinez

- Themelimi i fondit për rindërtimin e Gazës

Gjeja me e rendesishme e ketij samiti ishte se ai mund te konsiderohet se vendosi nje vije deri diku te qarte demarkacioni ndermjet perkrahesve te vertete te popullit palestinez dhe atyre rregjimeve te shitura, te cilet karten e Palestines e kane perdorur vetem per qellime marketingu politik. Vendimet e tij pasqyruan vetem pjeserisht ndjenjat e popujve te vendeve arabe dhe islame, te cilet jane hedhur krejtesisht ne perkrahje te rezistences ne Gaza, duke akuzuar rregjimet e tyre si te shitura
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

UNICEF: Mbrojtja e fëmijëve në Gazë prioritet absolut

Shumica e popullatës në Gazë janë fëmijë. Ata bartin peshën më të madhe të luftës e cila nuk është e tyre...

"Më shumë se 300 fëmijë janë vrarë, ndërsa më shumë se 1.500 janë lënduar nga fillimi i krizës në Gazë. اdo ditë numri fëmijëve të vrarë rritet, trupat e tyre të vegjël qëndrojnë të përgjakur, jetët e tyre shkatërrohen. Këto nuk janë vetëm shifra të thjeshta. Këto flasin për ndërprerjen e jetës së tyre. Asnjë qenie e gjallë që e sheh këtë nuk mund të mbetet e qetë. Asnjë prind nuk mund të gjykoj e të mos mendoj për fëmiun e tij. Kjo është tragjedi. Kjo është e papranueshme", deklaroi drejtori ekzekutiv i UNICEF-it Ann M. Veneman, momentalisht në Lindjen e Afërt, duke apeluar në respektim të menjëhershëm të Rezolutës 1860 të Këshillit të sigurimit të UN-së, i cili apelon për një armëpushim të menjëhershëm dhe për sigurimin e ndihmave humanitare në tërë rripin e Gazës.

Në rezolutë, gjithashtu, thuhet se popullata civile duhet të jetë e mbrojtur në të dy anët në raport me principet ndërkombëtare. Shkollat dhe institucionet medicinale duhet të jenë të mbrojtura dhe të konsiderohen zona të qeta në të gjitha rrethanat.

"Kriza në Gazë është e përgjithshme sepse fëmijët dhe prindërit e tyre nuk kanë ku të ikin, nuk kanë kurrfarë strehimi. Ata e dinë që janë në grackë, në një zonë të mbyllur ku maltretohen nga të rriturit. اfarë mund të mendoj një fëmijë i rrethuar nga një dhunë e tillë barbare?" pyet Veneman.

Shumica e popullatës në Gazë janë fëmijë. Ata bartin peshën më të madhe të luftës e cila nuk është e tyre. Derisa luftimet i afrohen vendbanimeve, pasojat e armëve vdekjeprurëse do të jenë shumë më të mëdha tek fëmijët. Prioritet absolut duhet të jetë mbrojtja e tyre, thekson Veneman.

UNICEF, me partnerët e tij, është duke bërë gjithçka që t'ju ndihmoj, krahas rrethanave të vështira momentale. Resurset e reja janë vënë në dispozicion që fëmijëve dhe familjeve të tyre t'ju mundësohen urgjentisht gjërat e nevojshme: uji ushqimi dhe gjërat tjera të nevojshme për jetesë.

"Krahas nevojave urgjente për fëmijët që kanë humbur shtëpitë e tyre, dhe që jetojnë në kushte të vështira pa ujë, rrymë dhe ilaçe, me lëndime të rënda fizike, ekzistojnë edhe lëndime të thella psikike. Për ata fëmijë, shërimi psikologjik dhe shoqëror do të jetë i gjatë dhe i rëndë. Vetëm me ndërprerjen e armiqësisë fëmijët mund të fillojnë rrugën e gjatë drejt asaj çka në të vërtet do të thotë një fëmijë normal, të drejtë për një jetë pa dhunë fizike dhe mentale", deklaroi Ann M. Veneman me rastin e fatkeqësisë dhe vrasjeve të fëmijëve të pafajshëm në rripin e Gazës.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Israeli do deklaroj nje arme-pushim te njeanshem ne Gaza

Kryeministri israelian Ehud Olmert do deklaroj mbas mbledhjes te kabinetit te sigurimit te shtunen ne darke dmth sonte nje arme-pushim te njeanshem ne Gaza, sipas nje zedhendesi qeveritar.

Ky zedhendes ka deklaruar qe ushtria do kundersulmoj gjuajtjet e Hamas ne Gaza nese do vazhdojne edhe pas vendosjes se arme-pushimit te njeanshem
"Zoti Olmert do deklaroj pas mbledhjes se kabinetit qe sonte nje pushim te njeanshem te armiqesise ne Gaza" -ka deklaruar per AFP zedhendesi.
"Nese Hamas qellon mbi forcat ushtarake israeliane , Israeli do rezervoj te drejten per tu pergjigjur " - ka vazhduar ai.
Kabineti i sigurimit ka filluar mbledhjen te shtunen 17 janar ne oren 17 e 30 (ora me Tel Aviv ), pas 3 javesh sulmimesh ne Gaza dhe qe kane bere me shume se 1200 te vdekur palestinez ku perfshihen shume femije dhe njerez civil te pafajshem
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Dita 22 e ofensivës, 1230 të vrarë dhe 5320 të lënduar

Forcat izraelite vranë tre vajzat e një doktori palestinez në Gaza i cili ishte punëtor në një spital të Tel Avivit.

Edhe pse nga çdo anë po vijnë njoftime se një armëpushim i mundshëm është shumë afër, forcat izraelite edhe sot, në ditën e 22 me radhë, vazhduan me ofensivën e tyre duke goditur caqet civile. Numri i të vrarëve ka kaluar mbi 1230, prej të cilëve 410 janë fëmijë.

Ndër vrasjet e fundit që u bënë në Gaza është edhe vrasja e tre vajzave të një doktori palestinez që ka punuar në spitalet izraelite. Vrasja ka ndodhur kur forcat izraelite kanë sulmuar shtëpinë e doktorit, Ezzeldeen Abu al-Aish, i cili në atë kohë gjendej në shtëpi me familjen e tij duke raportuar me telefon për një kanal televiziv izraelit. Britmat dhe thirrjet dëshpëruese të mjekut u transmetuan drejtpërdrejt në transmetim. Në studio ishte prezent edhe një mjek hebre i cili me anë të lidhjeve të tij arriti të sigurojë një auto ambulancë për dy fëmijët e tjerë të doktorit palestinez, Abu Al Aish. Fëmijët e plagosur u hospitalizuan në një spital në Tel Aviv ku mjeku palestinez mbajti edhe një konferencë për shtyp. Kjo ishte hera e parë që Izraeli hapi kalimin kufitar me Gazën për dy fëmijët palestinez.

Mediat izraelite raportuan se nëntë ushtarë të saj janë lënduar sot gjatë luftimeve në zonat periferike të Gazës. Më herët ishin lënduar edhe katër ushtarë të tjerë, në mesin e të cilëve edhe dy oficerë të lartë. /al jazeera/ynetnews/
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Qindra ushtarë Izraelit refuzojnë të luftojnë

Sipas një raporti nga The Guardian qindra ushtarë Izraelit po refuzojnë të luftojnë në Gaza.

Izraelitët raportojnë se derisa të mos lëshohen ushtarët e burgosur Izraelit, kalimet kufitare nuk do të hapen. Ndërkohë, Hamasi thotë derisa Izraeli nuk do të largohet nga Gaza dhe ta ndalon bombardimet, ata do të vazhdojnë me luftimet.

Vetëm shtatë orë pas deklarimit të armëpushimit, nga të dyja anët e kufirit u dëgjuan të shtëna. Grupet Palestineze të cilat e refuzojnë armëpushimin e njëanshëm të shpallur nga Izraeli hodhën gjashtë raketa për në Sderot dhe Kibutz, sulme këto që nuk shkaktuan ndonjë të vrarë apo të plagosur.

Ushtria Izraelite e sulmoi rajonin e Xhabalias ku nuk ka mundur të hyjë ende. Dy Palestinez u vranë në këto sulme. Në dy vendbanime tjera në Rripin e Gazës mjekët raportuan për 25 trupa të pajetë ndër ta edhe fëmijë.

Qindra ushtarë Izraelit refuzojnë të luftojnë

Sipas një raporti nga The Guardian qindra ushtarë Izraelit po refuzojnë të luftojnë në Gaza. Ky raport citon një ushtar Izraelit duke thënë se ushtria Izraelite nuk dëshiron të pranojë se ka ushtarë që e refuzojnë luftën. Sepse mendon se kjo situatë do të krijojë huti në mes të ushtarëve dhe imazhi i ushtrisë do të dëmtohet.

timeturk
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Hamasi dhe Xhihadi Islamik shpallën armëpushim

Hamasi dhe aleatët e saj kërkuan që forcat izraelite t'i tërheqin trupat e tyre brenda një jave nga Rripi i Gazës.

Zyrtarë të lartë të Hamasit bënë të ditur se të dielën kanë shpallur armëpushim të menjëhershëm dhe se i kanë dhënë një javë forcave izraelite të tërhiqen nga rajoni.

Njoftimi për armëpushim erdhi nga zyrtari i Hamasit, Ayman Taha, i cili ndodhet në Kajro për bisedime me Egjiptin rreth marrëveshjes për armëpushim.

Këtij armëpushimi i është bashkangjitur edhe Xhihadi Islamik.

Hamasi po ashtu ka kërkuar që Izraeli t'i hapë të gjitha kalimet kufitare me Gazën me qëllim të depërtimit të artikujve të nevojshëm për popullin e Gazës.

Të shtunën Hamasi kishte bërë të njohur se nuk do ta pranojë armëpushimin e njëanshëm të Izraelit dhe se do të vazhdojë me sulme raketore. Të dielën u hodhën disa granata dhe raketa kundër vendbanimeve izraelite, me ç'rast një grua ishte plagosur.

"Në takim me grupet e ndryshme rezistuese, është vendosur që gradualisht të bie numri i raketave të hedhura deri në ndalimin e tërësishëm. Kjo mund të ndodh brenda pak ditësh, bile edhe brenda pak orësh. Hedhja e raketave ka për qëllim dërgimin e mesazhit se ne jemi ata që vendosim për armëpushim e jo disa vendime njëanshme në Izrael", u deklaruan pjesëtarët e Hamasit.

Grupet e rezistencës palestineze u deklaruan se rreth 100 luftëtarë të tyre kanë rënë dëshmorë gjatë luftimeve tre javësh në Gaza.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Lufta eshte lufte dhe keto gjera jane te pashmangshme!

----------------------------------------------------------------
edhe gjykimi dhe sanksionet jan te pa shmangshme,

si thua ti vetem Izraeli dhe Amerika jan ne ket Bote?

nese besojme ne drejtesi le te flasim drejt dhe pa frike mos te servilizohemi nese dikush na qenga i forte dhe ta bejme shok me zor.

nuk e ka kush frike as Ameriken as Izraelin ka elemente qe jan me te forte se keto.

mendimi im eshte se Israeli duhet te jape llogari para gjygjit te luftes dhe te kerkoje falje per viktimat dhe te njohe Palestinen si shtet.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Terheqja e trupave para inaugurimit te Obamas

Izraeli planifikon ti terheq trupat e vet nga Rripi i Gazes para se te behet inaugurimi i presidentit Barack Obama.

Izraeli planifikon ti terheq trupat e vet nga Rripi i Gazes para se te behet inaugurimi i presidentit Barack Obama te marten, por vetem nese Hamasi respekton armepushimin, thone zyrtaret izraelite. Me mijera ushtare jane larguar nga Gaza qekur Izraeli ka deklaruar armepushim te njeanshem. Hamasi ka shpallur armepushim pas 12 oresh. Kontigjente te shumta jane mbajtur afer kufirit, te pergatitur per te hyre ne Gaza nese fillojne perseri luftimet.

Me terheqjen e trupave para se te behet inugurimi i Obamas, Izraeli shpreson te hape rrugen e fillimit te mbare per administraten e Obamas dhe qe te kurseje presidentin e ardhshem nga telashet e preokupimit me problemin e nxehte te Gazes ne ditet e para te punes se tij, thone zyrtaret e Izraelit. /yahoonews/
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Arabia Saudite: Një miliardë dollarë për Gazën

Arabia Saudite zotohet të dhurojë 1 miliardë dollarë për rindërtimin e Gazës.

Mbreti i Arabisë Saudite ka thënë se vendi i tij do të dhurojë 1 miliardë dollarë për të ndihmuar rindërtimin e Rripit te Gazës pas ofensivës shkatërruese tri javore të Izraelit në territorin palestinez.

Mbreti Abdullah ka kritikuar Izraelin për përdorimin e dhunës në Gaza dhe ka thënë "Një pike gjaku palestinez është me i çmuar se krejt pasuria në botë".

Zyra Qendrore Palestineze e Statistikave ka vlerësuar se dëmet nga ofensiva tri javore arrijnë në rreth 2 miliardë dollarë dhe ka shtuar se Rripi i Gazës duket si një zone e goditur nga katastrofa.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Danimarka, Zvicra dhe Norvegjia bojkotojne Izraelin ekonomikisht.

ynetnews
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Arabia Saudite: Një miliardë dollarë për Gazën

Arabia Saudite zotohet të dhurojë 1 miliardë dollarë për rindërtimin e Gazës.

Mbreti i Arabisë Saudite ka thënë se vendi i tij do të dhurojë 1 miliardë dollarë për të ndihmuar rindërtimin e Rripit te Gazës pas ofensivës shkatërruese tri javore të Izraelit në territorin palestinez.

Mbreti Abdullah ka kritikuar Izraelin për përdorimin e dhunës në Gaza dhe ka thënë "Një pike gjaku palestinez është me i çmuar se krejt pasuria në botë".

Zyra Qendrore Palestineze e Statistikave ka vlerësuar se dëmet nga ofensiva tri javore arrijnë në rreth 2 miliardë dollarë dhe ka shtuar se Rripi i Gazës duket si një zone e goditur nga katastrofa.

dmth 2 jave heshtje ne renimin dhe shkaterimin e Gazes dhe tani do jap lek per regullim??!!cfare dyfytyresie!
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

bledi, ketu pajtohem me ju. Turp per heshtjen e arabeve. Kur zullumqaret hypin me karrige, keshtu ndodhe.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

sa her shoh fotot/videot e ksaj luftes (si qdo luft tjeter) m'thehet zemra, sidomos kur sheh gjith ata thmi t'vran e t'plagosun =(...ishalla e nalin sa ma shpejt...
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Hamasi dhe Izraeli afër marrëveshjes

Izraeli dhe Hamasi janë afër marrëveshjes për armëpushim afatgjatë në Rripin e Gazës dhe mund të fillojnë ta zbatojnë marrëveshjen gjatë këtyre ditëve, thanë zyrtarët e Hamasit të hënën.

Osama El Muzejni, zyrtar i lartë i Hamasit tha për Reuters se një armëpushim 18 muajsh mund të deklarohej brenda disa ditëve, edhe pse ai nuk dha detaje se si do të zbatohej.

Hamasi ka kërkuar që Izraeli të lirojë 1400 të burgosur si këmbim me Gilad Shalitin ushtar ky qe u kap nga Hamasi në një sulm në vitin 2006. Diplomatët thonë se Izraeli është i gatshëm të lirojë 1000 prej të burgosurve Palestinez.

Nën këtë marrëveshje Izraeli do të duhej t'i hapte vendkalimet kufitare me Rripin e Gazës por nuk është e qartë se kur dhe me çfarë kushtesh. /reuters/
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

----------------------------------------------------------------
edhe gjykimi dhe sanksionet jan te pa shmangshme,

si thua ti vetem Izraeli dhe Amerika jan ne ket Bote?

nese besojme ne drejtesi le te flasim drejt dhe pa frike mos te servilizohemi nese dikush na qenga i forte dhe ta bejme shok me zor.

nuk e ka kush frike as Ameriken as Izraelin ka elemente qe jan me te forte se keto.

mendimi im eshte se Israeli duhet te jape llogari para gjygjit te luftes dhe te kerkoje falje per viktimat dhe te njohe Palestinen si shtet.

Sot per sot ligjin ne bote e ben vetem Amerika.Behet ashtu sic do dhe kur do ajo!Te pakten ,deri ne momentet qe ne po flasim,nuk ka te dyte!
Ameriken e udheheqin cifutet,ky eshte dhe avantazhi i tyre,sepse kane perkrahjen e SHBA.
 
Titulli: Zhvillimet më të reja nga luftimet në Gazë

Arabia Saudite: Një miliardë dollarë për Gazën

Arabia Saudite zotohet të dhurojë 1 miliardë dollarë për rindërtimin e Gazës.

Mbreti i Arabisë Saudite ka thënë se vendi i tij do të dhurojë 1 miliardë dollarë për të ndihmuar rindërtimin e Rripit te Gazës pas ofensivës shkatërruese tri javore të Izraelit në territorin palestinez.

Mbreti Abdullah ka kritikuar Izraelin për përdorimin e dhunës në Gaza dhe ka thënë "Një pike gjaku palestinez është me i çmuar se krejt pasuria në botë".

Zyra Qendrore Palestineze e Statistikave ka vlerësuar se dëmet nga ofensiva tri javore arrijnë në rreth 2 miliardë dollarë dhe ka shtuar se Rripi i Gazës duket si një zone e goditur nga katastrofa.

Nuk e kam me ty Lover por kush merr vesh pak nga politika shikohet qarte se sa e duan popullin e Palestines te gjithe vendet arabe. Palestinezet perdoren si "leve" nga te gjithe vendet ne Lindjen e Mesme kunder Izraelit. Izraeli eshte si nje gozhde ne shtyllen kurrizore per te gjith shtetet arabe, per kete perdorin palestinezet e shkrete. Me pare i furrnizojne me rraketa pastaj u dergojne pak buke te shoqeruar me lot kokodrili.
Nje sheik arab ka ofruar 200 milion euro per Kaka'(nje futbollist braziljan ne skuadren e Milanit It).Nuk te ben te viellesh vrere? Kete oferte e ka bere pikerisht ne ditet qe bombat israeliane binin mbi kokat e palestinezve.
"Një pike gjaku palestinez është me i çmuar se krejt pasuria në botë"???
Maahh.I dashur mbret Abdullah, do ishte me mire te mbyllje gojen, nje nga sheiket e tu ka ofruar 200 miloin euro per nje pale "kepuce" vetem per kapricot e tij, nderkohe ne Gaza fluturonin ne ajer nga bombat kembet e palestinezeve.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top