Varesia nga Interneti

Guest2

Antarë i Respektuar
Varësia nga Interneti është një fenomen i përhapur masivisht kohët e fundit. Personi i prekur nuk mund të përmbahet nga marrja e informacionit nga interneti ose të qenit në kontakt me njerëz të tjerë në hapësirën virtuale. Në thelb konsiderohet si një sëmundje mendore e shërueshme që nuk shkakton ndërlikime, por shkakton sjellje të çrregullta. Ashtu si me të gjitha varësitë dhe detyrimet e tjera, personi i prekur nga varësia në Internet ka ndjesinë se ai ose ajo nuk mund të jetojë pa u lidhur me botën virtuale. Sikur kontrollohen nga të tjerët, ata hapin hapësirën virtuale në mëngjes dhe nuk e lënë atë deri në mbrëmje – ndonjëherë edhe pas disa ditësh. Kjo sjell probleme në funksionimin e tyre në aktivitetet dhe rutinën e tyre të jetës.

Zakonisht njerëzit e varur nga interneti dhe teknologjia janë të paqëndrueshëm mendërisht sepse nuk disa njerëz nuk e njohin një kohë specifike të cilën duhet ta shpenzojnë në internet dhe si rrjedhojë kjo varësi e krijuar i bën që mos të limitojnë kohën që kalojnë përballë ekranit.
Kjo lloj varësie nuk bazohet në sëmundje të mëparshme ose raste të ngjashme, gjithashtu as nuk është sezonale, varësia ndaj internetit krijohet pozitivisht apo negativisht nga “trafiku” në internet.

Kufijtë midis përdorimit normal të internetit dhe një varësie janë të rrjedhshëm dhe jo gjithmonë të lehta për tu përcaktuar. Varësia në internet duhet të supozohet nëse personi i interesuar vazhdimisht ndien detyrimin për të hyrë në internet dhe kalon gjithnjë e më shumë kohë duke bërë këtë. Fushat e tjera të jetës gjithnjë e më shumë janë lënë pas dore, gjë që ka ndikim në performancën akademike dhe profesionale, por edhe në jetën private. Të varurit nga interneti izolojnë veten nga miqtë dhe familja dhe përqendrohen tërësisht në miqësitë virtuale, të cilave u kushtohet një vlerë e lartë jorealiste. Përdorimi i tepërt i internetit dëmton aftësitë njohëse, të cilat mund të shfaqen në përqendrim, kujtesë dhe deficitet e vëmendjes. Nëse personat e prekur nuk kanë asnjë mundësi të ndjekin varësinë e tyre, ata vuajnë nga simptoma tërheqjeje që mund të variojnë nga qetësia dhe nervozizmi te shqetësimi dhe agresiviteti.

liburnetik.org
 
Shyqyr qe qellova larg virtualit para ca vitesh, u martova u bera me femije se do perfundonim duke bere bebe virtuale neper forume.🙏
 
Shyqyr qe qellova larg virtualit para ca vitesh, u martova u bera me femije se do perfundonim duke bere bebe virtuale neper forume.🙏
Dhe sa lidhje ke kaluar k’tu tashme ? Lol
 
Shyqyr qe qellova larg virtualit para ca vitesh, u martova u bera me femije se do perfundonim duke bere bebe virtuale neper forume.🙏
Nashi qenke fiks te nisesh familjen virtuale.
Je pjek ,nuk je djeg,shkojme perpara. :p
 
Ishte hamendesim.
Perpos qe ne anen tjeter … mendon qe familjaret per k’te arsye …duhet qe te rrijne edhe larg k’tyre faqeve . 😀
 
Perpos qe ne anen tjeter … mendon qe familjaret per k’te arsye …duhet qe te rrijne edhe larg k’tyre faqeve . 😀
Kane jeten e vet, te bejne cte duan, une po meditoja mbi te ndodhurat dhe te pandodhurat ne rrugen time.☺️
 
Kane jeten e vet, te bejne cte duan, une po meditoja mbi te ndodhurat dhe te pandodhurat ne rrugen time.☺️

Which it doesn’t make sense , ajo qe the … Dhe Tani ja fut bufa ne ajer a thua se k’to gjera nuk cenojne shoqerine .
 
Shyqyr qe qellova larg virtualit para ca vitesh, u martova u bera me femije se do perfundonim duke bere bebe virtuale neper forume.🙏

Prapë, ti dhe disa familjarë të tjerë, edhe pse familjarë shumë kohë shpenzoni në forum.

CE8C581B-0E63-4917-85C0-1F01D412D341.jpeg
 
Which it doesn’t make sense , ajo qe the … Dhe Tani ja fut bufa ne ajer a thua se k’to gjera nuk cenojne shoqerine .
Ku di une ku do me dal ti o Zane o Zane, une di qe ure per te kaluar dikush diku tjeter sjam bere kurre.😂
 
Ku di une ku do me dal ti o Zane o Zane, une di qe ure per te kaluar dikush diku tjeter sjam bere kurre.😂
Nuk desha qe te dal asgjekundi… thjeshte mos shkruAj budalleqe se nuk na durojne me syte .😜
 
Nuk më prish ndonjë punë mua nëse qëllon afër apo arg virutualitetit në kohë të ndryshme.
Thjesht bëra një konstatim.
Konstatimi yt eshte i drejte dhe si i tille te dhashe te drejte.
 
Kam bere 20 kotele , 6 krokodile , 8 viça rrace dhe vetem 1 hipopotam ... por kjo s do te thote qe kam krijuar varesi nga interneti ..thjesht jam zoofil !
@E**A** ,bej ndonji kontatim , s me ngelet qejfi 😛
 
Ah ckohe dashurie ishin,der kur hyn keto tradhtit e tua me amfib te tjer. :(
 
Ke pak te drejte , po prandaj ka ngelur beqar Taku se s futet ne forum ... i kam thene 100 here 🤣

Ku jam aktivizuar unë këtu ty të mbaj mend me rreth 6000 postime, pas dy vitesh besoj se do shkosh 50 000 +
 
Bukur ishte deri te 4 te parat ... kur filluan te shtoheshin , se di pse fillova te te shoh me sy tjeter ! Nuk ishe me ajo e para 😛😂
Normal iku vapa me gushtin,e pranverat tua lulzuan neper ballkonet e fshatit. :p
 
Ku jam aktivizuar unë këtu ty të mbaj mend me rreth 6000 postime, pas dy vitesh besoj se do shkosh 50 000 +
Prap ke pak te drejte dhe me behet qejfi qe konstaton numrin e postimeve te mija , por keto dy vjet kam hequr dore nga leximi i lajmeve kur pi kafen ne mengjes , kam hequr dore nga filmat dhe emisionet qe shikoja darkave dhe momentet e lira qe harxhoja neper rrjete sociale .... u perkushtova plotesisht ne shtimin dhe mirembajtjen e fermes time ! Nuk shtohet ferma pa postime 😛
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top