Urime 800 vjetorin e rregullit françeskan

Mimy

Antar Aktiv
800OFM.jpg


Këtë vit Rregulli Françeskan feston JUBILEUN E MADH,
800 vjetorit e themelimit 1209 – 2009.


Prandaj i uroj te gjithe freterve dhe motrave françeskane 800 vjetorin e themelimit si dhe shendet e pune te palodhshme gjate misionit te tyre.


RA1049---Tau-Franciscan-Olive-Wood-Rosary-Necklace_691.jpg
Francis-Crusifix-Low2.jpg


Shen Françesku ndermjetesofte ne lutjet tuaja si dhe ju ndihmofte gjate gjithe jetes.
 
image002.jpg


Shën Françesku i Asizit
4 tetor


image004.gif


Shën Frangesku i Asizit (1182-1226) është themeluesi i Rregullit françeskan. Qe bir i një tregtari të pasur. Kalonte një jetë të shkujdesur. Dëshironte të bëhej një kalores i famshem.
Me 1202 mori pjese vullnetarisht në betejen e zhvilluar kunder qytetit të afërt, Perugjas, ku mbeti i burgosur. U kthye në shtepi krejtësisht i shëndruar shpirtërisht. Që atëherë iu kushtua plotesisht Zotit, duke u shkëputur prej atyre vlerave të cilat deri ne ato çaste kishin qenë i gjithë kuptimi i jetës së tij.
Mbasi kishte dëgjuar fjalet e te Kryqëzuarit ,,Françesk, shko e ndërtoje shtepinë time, që po rrënohet!", me duart e veta filloi të rindërtonte disa kisha në afersi të Asizit. Duke hequr dorë nga gjithçka që kishte, duke ia kthyer t'et deri edhe rrobat e trupit, nisi jetën e jeremisë.
Me 1208, në afersi të Asizit, në kishen Sh'Mëria e Engjujve (S. MARIA DEGLI ANGELI) e quajtur Porciunkola, shëgndritet prej Zotit që e thërret për të ringjallur shpirtërisht Kishën. Për t'ia mbërritur këtij qellimi, zgjedh mjetet e varfërisë ungjillore dhe të apostulatit, simbas shembullit të Krishtit e të Apostujve. Veshi zhgunin, ngjeshi brezin me një litar të thjeshte dhe filloi të predikonte Fjalen e Zotit. Nderkaq zhvillonte edhe apostullimin e mëshirës në mes të sëmurëe, të vuajturve e të gërbulurve, njerëz të braktisur nga shoqeria. Në fillim ishte vetëm dhe shpesh i pakuptuar e i përqeshur, por shpejt do t'i mblidheshin për rreth disa trashëgimtarë.
Në këtë mënyrë themeloi tre Rregula:

Fretërit Minore (1209),
Klariset (1212),
dhe
Terciaret (1221).

Shën Françesku nuk pranoi te shugurohej meshtar, por pelqeu për të mbetur diakon (xhakon). Urdhëri i themeluar prej tij përbëhej prej klerikësh e prej laikesh.
Duke dëshiruar të jetonte me të vërtetë dashurinë ndaj Krishtit, natën e Krishtlindjes me 1223 bëri ne Greçio të parin Betlehem.

image006.gif


Në gjysmën e muajit shtator të vitit 1224, ndersa lutej në malin e Vernës, mori stimatet (varrët), do të thotë shenjat e pasionit për Zotin.
Vdiq në mbremjen e 3 tetor 1226 në Porciunkola.
Dy vite më vonë u shpall shenjt.

Shën Françesku ka lënë shkrime të ndryshme, veçanerisht Rregullen e jetës për Rregullin e Fretërve Minor (Françeskan) dhe të famshmen ,,Cantico delle crea*ture" (Kënga e krijesave).
Më 1980 Gjon Pali II e shpalli mbrojtës të atyre që luftojnë për mbrojtjen e ambientit (Ekologeve).

image008.gif


FAMILJA FRANاESKANE

image010.gif


1) Rregulli i Parë Françeskan, dega mashkullore, kuvendore, e cila prapë ndahet në tri degë tjera:
a) Rregulli Françeskan (Rregulli Vëllezërve të Vegjël, observantët) – OFM
b) Rregulli Françeskan Kapucin – OFMCap
c) Rregulli Françeskan Konventual – OFMConv

2) Rregulli i Dytë Françeskan – OSC [/B](motrat e shën Klarës së Asizit, "Klarisat" – dega femërore, kontemplative)

3) Rregulli i Tretë Françeskan (kuvendor dhe shekullar; mashkullor dhe femëror).
Edhe Rregulli i Tretë Françeskan është ndarë në shumë kongregata, prej të cilave duhet të dallojmë veçanërisht:
a) Rregullin e Tretë Françeskan (TOR) – dega mashkullore, kuvendore
b) Mbi 400 kongregata të ndryshme të motrave françeskane (kuvendore)
c) Rregullin Françeskan Shekullar (OFS = RrFSh) – njerëz shekullarë, burra e gra, familjarë; por në këtë RrFSh ka edhe shumë meshtarë shekullarë dhe ipeshkvij.

FRANاESKANET Nث TROJET SHQIPTARE
image012.gif


1219. – Sipas gojëdhënë shën Françesku u ndal në Lezhë.
1240. – Historianët përmendin këtë vit ngules të bijve të shën Françeskut në viset Shqiptare.
"Hoc templum Fratrum Minorum وdificatum ast anno MCCXL = Ky tempull i Vëllazënve të Vogjël u ndërtue në vjetin 1240". Ky tekst gjëndet mbi derën e Kishës françeskane të Lezhë.
1248. - Papa Inoçenci IV dërgon si Argjipeshkëv të Tivarit françeskanin Gjonin De Plano Carpini me detyrë që të kishte në kujdes dioqezet e Shqipërisë së Veriut dhe drejtimin e sivëllezërve të vet, që gjindeshin në ato vise.
1283. – 1288. – Dokumentet e këti viti përmendin kuvendet e fretërve, dy kuvende në Tivar, Ulqin, Durrës e Shkodër.
1219. – 1939. – Gjatë ketyre viteve Fretërit i dhanë dioqezeve shqiptare 11 ipeshkvij e argjipeshkvij.
1402. – Françeskanët e Shqipnisë, marrin vetsundim kombëtلr, duke u quajtur Kustodi.
XIV shek. – Françeskanet ndër shqiptarë gjënden në 37 qendra
1589. – Kustodia u shëndrrua në provincë e cila quhej „Provinca e Epirit“.


Vitet e erreta nën sundimit otoman
1610. – Provinca kishe 10 kuvende me 80 françeskan.
1625. – 7 kuvende.
1702. – Në gjitha trojet Shqipëtare gjithesej 7 freten.
1719. – 1827. - Gjatë ketyre viteve provinca nuk ka autonomin e vet. Gjatë ketyre viteve kemi misionar nga Italia, Kroacia e Bosnja.
1885. – Françeskanet misionar ndertojn seminarin françeskan në Troshan.
1887. - Në Rubig hapet noviciati.
08.05.1906. – Rilind provinca e cila quhej „Provinca Françeskane Shqiptare“. Në fillim provinca kishte 4 kuvende dhe 35 famulli.
At Gjergj Fishta themelon Bibloteken Françeskane
At Shtjefën Gjeçovi themelon Muzeun arkeologjik që ishte i pari në Shqipëri.
1914. – Në Shkodër hapet shtypshkronja franceskane.
Në mbarim të luftës së parë Botërore, Kosova mbetet nën Serbi. Komunikimi i françeskanve nga Kosova ishte i pamundur me Shkodër.
1925. – Famullitë në Kosovë që sherbeheshin nga françeskanet e Provincës Françeskane Shqiptare: Peja, Zllakuqani, Gllogjani, Zymit si dhe shenjtëroren e shën Antonit të Padovës në Gjakovë, iu bashkangjitën Provincës Françeskane të Bosnjës.
Para luftës së Dytë Botërore – Antar të provincës ishin: 1 arqipeshkv, 1 ipeshkv, 63 meshtar, 16 studenta, 9 novaka, 30 seminarista.


Nën regjimin komunist të Enver Hoxhës.
15.04.1967. – Shqipëria shpallet shtet ateist, Kishat, disa shëndrrohen në magazina disa rrenohen kurse Kisha e shën Françeskut në Gjuhadol shëndrrohet në kino.
Nën regjimin komunist pushkatohen 14 freten, (prvovinciali dhe e gjithë kryesia), 32 freten u denuan me burg disa me të përjetshem disa me vite të shumta, kurse 27 të detyruar në punë të renda fizike.
1992. – Bie regjimi komunist. Selia e Shenjt emron mons. Ivana Diasa nunc apostolik dhe ipeshkv të gjith Shqipëris.
Po atë vit Gjenerali Françeskan At Hermann Schalück OFM me qënder në Romë, emron delegat për Shqipëri At Gian Maria Polidoro, kurse zëvendes të tij (vicedelegat) At Lovro Gavran.
Nga viti 2003 Provinca Franceskane Shqiptare drejtohet nga fretnit vendor.
Provincial i tanishem është At Gazmend Tinaj.


FRANاESKANET Nث KOSOVث
image014.gif


Fretërit kanë vepruar në Kosovë edhe para pushtimit otoman.

Ipeshkvijtë françeskan të ipeshkvisë së Shkupit pjesë e cilës ishte edhe ipeshkvia e Prizrenit
1351. – Mons. Fridericus de Rotersbecke, OFM.
1400. – Mons. Antonius de Teramo, OFM.
1690. – 1702. – Mons. Daniel Duranti, OFM.
1864. – 1878. – Mons. Darius Bucciarelli, OFM, ky ndërtoi katedralen e Prizrenit, që funksionon edhe sot.
1879. – 1888. – Mons. Fulgencije Carev, OFM.

Françeskan ishte edhe famullitari i Letnicës, P. Anto Marojević, OFM, i cili e bashkëndau fatin e martirëve të Stubllës (1846-1848).

Misionarët françeskanë në kohërat më të vështira të sundimit otoman, e sidomos prej vitit 1636 veprojnë anembanë Kosovës.

1882. – Në Gjakovë ndertohet Kisha e shën Antonit nga At Emilio a Kles (Aemilius a Cles), frat nga provinca e Tirolit.
07.03.1913. – Në Janosh afer Gjakovës, At Luigj Palaj, vritet nga malazezet.
1925. – Famullitë në Kosovë që sherbeheshin nga françeskanet e Provincës Françeskane Shqiptare: Peja, Zllakuqani, Gllogjani, Zymit si dhe shenjtëroren e shën Antonit në Gjakovë, iu bashkangjitën Provincës Françeskane të Bosnjës.
14.10.1929. – Afer Zymit vritet nga sherbimi serb, At Shtjefën Gjeçovi, autori i veprës „Kanuni i Lekë Dukagjinit“, si dhe hapës i shum shkollave në gjuhën shqipe.
1931. – Në 700-vjetorin e vdekjës së shën Antoni, At Lorenc Mazrreku ndërton shënjteroren e re të shën Antonit në Gjakovë.
13.2.1943. – Në Prilep të Deçanit pushkatohet At Lorenc Mazreku, i akuzuar si armik i interesave sllave.
24.11.1948. – Nënshkruhet marrëveshtja në mes françeskanve dhe ipeshkvnisë, që famullitë: Pejë, Zllakuqan, Gllogjan dhe Zym të shërbehen nga meshtaret dioçzian, kurse famullia e Gjakovës nga françeskanet si dhe shënjterorja e shën Antonit të jetë edhe me teje pjesë e françeskaneve.
Kuria Gjenerale e Rregullit Françeskan nënshkruan këtë marreveshtje me 29.04.1949., kurse Selia e Shenjtë, Kongregata për rregulltarë me 23.05.1949. Me këtë marreveshthe famullia e Gjakovës si dhe shënjterorja e shën Antonit kan status „in perpetuum“ (përgjithmonë).
Në natën e shën Françeskut me 03.10.1958, françeskanet marrin në shërbim famullin e Gjakovës ku ndërtohet edhe Kuvendi Françeskan. Gvardian dhe famullitar u emrua At Kruno Miklić, frat nga Bosnja.
1961. – 1964. – Ndërtohet Kuvendi i ri Françeskan afer Kishës së shën Pjetrit e Palit.
1971. – Në Gjakovë vjen At Hil Kabashi, frati i parë shqiptarë.
1972. – Ndertohet kapela e Lindjes së Virgjers Mari në Ramoc.
1974. – Në Moglicë ndërtohet kapela e Martirizimit të shën Gjon Pagëzuesit.
1976. – 1979. – Ndertohën kapelët në Korenicë e shën Mehillit dhe në Osek Pashë e Shën Jozefit.
1980. – Në Vogovë ndertohet kapela e re e shën Markut. Kapela e parë ishte ndertu në vitin 1924.
1984. – At Hil Kabashi hap misioni katolik shqiptarë në Stuttgart të Gjermanisë
1987. – Renovohet shënjtnorja e shën Antonit
1989. – Në Osek Hilë ndertohët kapela e shën Françeskut.
1990. – Fillon ndertimi i Kuvendit Françskan afër shënjtërores së Shën Antonit.
1991. – Fillon botimi i revistes „Bashkësia Jonë“ – deri me sot rreth 50 numra.
1995. – Ndertohët kapela e shën Fabianit e Sebastainit në Nec.
Kapela që ishte ndertuar para lufte në Guskë, pas lufte iu kushtohet të lumturës Nënës Tereze.
08.12.1996. – Selia e Shenjtë emron At Hil Kabashin, administrator apostolik të Shipqrisë së jugut.
06.01.1997. – Papa Gjon Pali II shuguron në Romë për ipeshkv At Hil Kabashin.
2000. – Fillon ndërtimi i Kishës së shen Pjetrit e Palit.
2003 – Formohet grupi „Feja e Drita“, që ju del në ndihm të hendikepuarve.

Riformohet Rregullin Françeskan Shekullar që ishte themelu në vitin 1867 e që ishte aktiv deri në vdekjen e At Lorenc Mazrrekut.
Nga viti 1958 françeskanet filluan të formojnë Biblotekën e Kuvendit Françskan e cila sot ka rreth 6000 libra dhe rreth 1000 libra të tjera në Bibloteken e Rinis Françeskane. Gjatë kësaj periudhe botuan mbi 30 libra.

Sot në Gjakovë sherbejnë:

At Anton Nua – gardian dhe famullitar
At Ndue Kajtazi, zëvendës
At Ambroz Ukaj
At Mijo Shuman

JUBILEU I MADH

Këtë vit Rregulli Françeskan feston JUBILEUN E MADH,
800 vjetorit e themelimit 1209 – 2009.


image016.gif


Kisha - Katolike - Gjakovë
 
hallall per koken time te lumte se kam 3 vjet ne ket forum dhe tema e pare fetare qe shikoj te hapet qe ska lidhje me myslimanet
 
hallall per koken time te lumte se kam 3 vjet ne ket forum dhe tema e pare fetare qe shikoj te hapet qe ska lidhje me myslimanet

Angel sot eshte 800 vjetori i themelimit te rregullit Franceskan,un nuk jam ketu me e ofendu as nje fe,e as me shkru per Muslimant,shkruaj ketu veq per ate qka di,e jo per ate qka nuk di :)
 
ste thash gjo mi lal shkuj por vetem per myslimanet kisha par tema je e pra qe po hap per fe tjete u habita vetem kaq skisha asgje kundra
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top