Sipas një psikologeje të Harvard-it, njerëzit të gjykojnë për herë të pare, bazuar në këto dy kritere…

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Sipas një psikologeje të Harvard-it, njerëzit të gjykojnë për herë të pare, bazuar në këto dy kritere…​

1693465944923.png
Ne jemi njerëz dhe krijojmë përshtypje të para për njerëzit që takojmë. Disa thonë se përshtypja e parë krijohet bazuar në paraqitjen e dikujt, ndërsa të tjerë bazuar në personalitetin. Sipas një psikologeje të Harvardit, të dyja këto mendime janë të gabuara. Në librin e saj “Presence”, ajo shkruan se njerëzit i bëjnë këto dy pyetje vetes së tyre, kur të takojnë për herë të parë:

A mund t’i besoj këtij personi?

A mund ta respektoj këtë person?

Sipas Cuddy, është thelbësore të mendojmë dhe të ndiejmë se dikush e meriton besimin tonë. Pra, besimi është faktori më kryesor që ne e gjykojmë tek ata që takojmë për herë të parë. “Nëse do të kesh njëfarë ndikimi në jetën e një personi që nuk të beson, nuk ke për t’ia dalë mbanë. Ai person madje do të shohë me mjaft dyshime duke të quajtur manipulues. Përkundrazi, nëse ti je një njeri i ngrohtë dhe i besueshëm, ke për t’i arritur më lehtë gjërat që kërkon të arrish në jetë”, shprehet psikologia në fjalë.

Të gjithë ne mund ta kemi vënë re edhe tek vetja jonë se nuk shprehemi hapur me njerëzit që nuk i besojmë. Duhet të kalojë kohë, të ndihemi më mirë në praninë e tyre për t’u shprehur lidhur me ndjesitë që ne kemi, apo me problemet që po kalojmë. Ndaj edhe psikologia Cuddy e vendos theksin tek besimi, si një nga parimet bazë në marrëdhëniet njerëzore. Por ajo që na paraqitet si një risi, është se besimi është i pari që shohim tek njerëzit që i takojmë për herë të parë. Kjo është risia e studimit të psikologes në fjalë, e cila në librin e saj hedh poshtë çdo mendim tonin se përshtypja e parë krijohet nga paraqitja e jashtme, apo nga personaliteti i personit që takojmë… / bota.al
 
Keta te Harvard jane dele fare...
Meson budallai budallain e imagjino ca produkti del pastaj...
 
Mendoj që besimi kundrejt nje personi vjen me kohen, eshte e veshtir te japesh besim sapo njeh nje person. Mund te jen premisat si fillim, siç mund te jet ajo ndjesia a pelle, ose na kan folur te tjere per ate person.
Por une duke qen nje njeri mos besues me duhet kohe te besoj dike, dhe nese e bej sepse vertet ndjej ti jap besim dikujt e ndoshta ta vërtetoj me kohen.
 
Shkodranet kane nje shprehje qe thote:"vesha kopilesha"! Une mendoj qe njerezit e krijojne njefare perceptimi fillimisht(ne milisekonda)per dike duke u bazuar ne veshjen dhe dukjen e tij. Njohja e personalitetit vjen me pas sepse kerkon nderveprim. Paraqitja e jashtme eshte ajo qe impresionon fillimisht.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top