Si mund të shpifet gjer te Skënderbeu?!

Lauri

Anunnak
Por edhe kjo ndodhka kur, në stinë krimbash, me “të drejtat e njeriut” i qepet qefini kombit.
“Spjegimet” janë të ndryshme, arsyeja është një. ثshtë një kryqëzatë në llojin e vet kundër kombit shqiptar. Për ta shuar, pastaj për ta coptuar, nisin me goditjen e Majave të shquara: Ca injollosin, ca i groposin, ca i shtrembërojnë,ca t’i përvetësojnë. Dramë me veshje komedie që po luhet gjatë. Që më 1636, Frang Bardhi boton polemikën e shkëlqyer ku mbron kombësinë shqiptare të Heroit të Madh kundër shpifësit sllav T. Maranoviç, dhe “Gjergj Kastrioti i rikthehet Atdheut e popullit të vet”. Shqipëria ndodhet mes dy fqinjësh ende me ëndrra të fandaksura për Perandori Mesjete: Njemanie në Veri e Bizantine në Jug. Me kryqin e përbashkët «ortodoks» në ballë ata synojnë të puqen në Shkumbin. Po përballë zotëve të vendit me rrënjë të thella, ndodh si në luftë mes kundërshtarëve: Kush të kapë “kuotën” më të lartë për të zotëruar fushëluftën!
Në histori, kjo “Kuotë” është Heroi ynë i Madh. Kush merr atë, ka ngritur lart veten e ka lënë shkretë tjetrin për ta shtruar. Gjërat më tej rrokullisen vetë. Kjo i bëhet Shqipërisë edhe ngaqë shihet e vogël dhe shpesh mbrojtësit e saj janë me dy mëndje, sipas lëvizjes së hënës mbi qiellin e tyre. Frang Bardhi këtë dramë e pikaste që në kohë të vet kur u drejtohej përvetësuesve të historisë se rrëmbimin e heronjve të tjetrit (bie fjala Jul Qezari, Karli i Madh etj.) nuk do guxonin ta bënin te popujt e mëdhenj. (Në fjalëgrindjet Shkup Athinë një diplomat maqedon i sotëm tha mes të tjerash, se ju nuk kuptoni çfarë “çeku” fshihet te përkatësia kombëtare e Aleksandrit të Madh)! Vlerësim shumë i saktë. Fqinjët tanë të mbrapshtë nuk mund të pajtohen me gjykimin e dijetarit Carmen Moier për Shqipërinë: “Një vend i vogël ku mund të takosh njerëz të mëdhenj”, apo me atë të Hygoit: “Madhështia e një populli nuk matet me numrin e banorëve, ashtu si madhështia e një njeriu nuk matet me gjatësinë e trupit”. اabej e thoshte saktë se “Histori e Shqipërisë është histori e personaliteteve. Në pragun e kohës së re ia mbërrin Gjergj Kastrioti të bashkojë fiset e shpërndara shqiptare e t’i fusë aktivisht në histori…”. Në këtë gjykim është Profesori amerikan Bollduin: “Për të njohur një popull sa më mirë duhen studiuar cilësitë, veprimet dhe idealet e njerëzve më të shquar të atij kombi. Heronjtë janë majat më të larta ku janë drejtuar sytë e popujve. Tregoni heronjtë e një kombi që t’ju them se me ç’komb ke të bësh”! E më tej: “Skënderbeu, vigan nga trupi e nga mëndja, ish i zoti të luftonte si për lirinë e shqiptarëve, dhe të Europës”. Ripërtërijmë gjykimin - të dallosh Gjergj Kastriotin nga populli i Tij, është njëlloj si në lumin Drin të dallosh ujërat e njërës majë dëbore nga të majës tjetër. Historiania Josefine Dedet në librin “Mbretëresha Geraldinë” gjykon se “Për të kuptuar temperamentin e shqiptarit është e domosdoshme të njohësh historinë e të Madhit Skënderbe”. Heronjtë ushqehen nga populli dhe populli lexohet te Heronjtë e tyre. 2300 vjet më parë Aristoteli thoshte: “Një qytet a një popull është fisnik kur është rrënjës; kur krerët e tij janë njerëz të shquar dhe kanë bërë vepra për të cilat t’u ketë zili tjetri”. Në këtë vlerësim është De Rada: “Në botëkuptimin e shqiptarëve fisnikëria qëndron në mirësinë, kështu bijtë e fisnikëve thuhet se janë të lindur prej të mirësh”. Për Skënderbeun janë mbi 2000 botime. Vlerësimet pa fund përbëjnë një breshëri yjore përballë të cilave ata që njollosin Heroin e Madh ngjajnë krimba mbi letra. Në “KUJTIME”, Ismail Bej Vlora shënon: “Për 30 vjet Skënderbeu mbuloi Evropën me zhurmën e armëve dhe me lavdinë e emrit të Tij, duke bërë luftë të pandërprerë kundër fuqive turke e cila gjer ahere quhej e pamposhtur”. Por le të flasim sadopak me gjuhën e të huajve. Ronsari thotë: “Skënderbeu është nderi i shekullit…Shqipëria është Atdheu i kuajve të harbuar e i trimave”. Dijetari Louis shkruan se shqiptarët “bashkohen nën flamurin e Skënderbeut e hyjnë denjësisht në histori”. Me nderim të madh vlerësohet nga Prifti historian Zhan Klod Faverial: “Lufta e mahnitshme që bëri Shqipëria nën udhëheqjen e Skënderbeut për ruajtjen e Pavarësisë së saj”. La Martini më tej: “…Vetëm një njeri kundërshtonte fitoret e otomanëve, e ky njeri ish një prijës malësorësh i panjohur gjer ahere nga bota; ky ish Skënderbeu. Për turqit Skënderbeu ish i padukshëm e i pathyeshëm. Emri i Tij u kish futur tmerrin në palcë”. Studiuesi gjerman H. A. Bernatzik te “Shqipëria, vendi i shqiptarëve” shkruan: “Që nga viti 1444 gjer më 1468 u zhvilluan 24 beteja të përgjakshme në të cilat Skënderbeu, heroi gjenial i shqiptarëve, arriti t’i zmbrapste turqit të cilët, pa dyshim do kishin vërshuar në gjithë Evropën”. Në këtë gjykim Volteri vlerëson Gjergj Kastriotin: “Sikur Perandoria bizantine të kish pasur njerëz si Skënderbeu, Perandoria e Lindjes do t’i kish shpëtuar pushtimit turk”. Gjenerali anglez Uolf: “Ai (Skënderbeu) ua kalon gjithë komandantëve të vjetër e modernë, në taktikën mbrojtëse të një ushtrie të vogël”. Gazeta “Le Petit Mdidil”, 19 maj 1897 botonte: “Instikti luftarak i këtij populli…nuk u dobësua gjatë shekujve, kurse në luftërat kundër pushtimit osman patën lavdinë të bëjnë qëndresën e fundit. Heroi i tyre, Skënderbeu, u bë legjendar…” Studiuesi Francisk Pal: “Në këtë periudhë të gjatë Shqipëria u bë pengesë e vërtetë që sulltanëve u ndalonte marshimin gjatë bregut lindor të Adriatikut, drejt Italisë, drejt Perëndimit”. Pikolomini vlerësoi me kohë: “Me një grusht ushtarësh Skënderbeu dërmoi ushtrinë e madhe të osmanëve”. Studiuesi i njohur Farlati shënon më tej për Skënderbeun: “Fill i vetëm ai i qëndroi furisë së osmanëve mizorë si një ledh i patundur, duke mos i lënë t’i afroheshin e t’i turreshin krishterimit”. Historiani italian Biemmi më 1742 vlerëson mes të tjerash: “Ajo që të çudit më fort e të gëzon zemrën është kur sheh një Princ të një krahine të Shqipërisë shteti i të cilit nuk arrin një të qindtën pjesë të Perandorisë Otomane, e ushtria e të cilit zakonisht nuk ish veç 10, 12, a shumë shumë 15 mijë burra; e me një numër kaq të vogël ushtrie, për 24 vjet resht të luftonte e të dilte fitues kundër asaj fuqie, para së cilës tërë bota dridhej e gjithçka i përkulej; të arrinte mëse një herë, që i tmerrshmi Mehmet Fatihu i cili përditë rrëzonte frone mbretërish e perandorësh, të lypte paqe e miqësi”! Raguza i shkruante Letër-lavdërimi: “Të vazhdoni luftën, duke qënë pasqyrë e shembull për gjithë princat e të krishterëve e për gjithë popujt. Emri juaj do kurorëzohet me lavdi të amshuar”. Më 1561 në Bazel botohet një Libër me vlerësim të veçantë për Skënderbeun: “Asnjë princ a Mbret i botës së krishterë s’i ka drejtuar armët më fuqishëm e më fatbardha kundër osmanëve se Gjergj Kastrioti. Asnjë si Ai nuk ka mbetur kaq shpesh i fituar në sheshin e luftës”. Në plotësim të lavdisë së pabesueshme, jepet dhe portreti i Heroit. Miss Durham shkruan: “Më 1403 kish lindur Burri i Madh i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti i mbiquajtur Skënderbej…Suksesi i Gjergjit si Skënderbe, princ i Shqipërisë, qe fenomenal. Shqiptarët gjetën Njeriun e fortë, e tani qenë të pathyeshëm. Evropa buçiste me emrin e Tij”. Eseisti anglez Sër V. Temple shkruan “Mbi virtytet heroikë” e aty thotë: “Skënderbeu mbetet ndër 7 mbretërit e pakurorëzuar të Evropës”. Dora D’Istria vlerëson: “Ashtu si Gustav Vasa në Suedi, dhe Skënderbeu në Shqipëri ka qenë një fenomen i veçantë”. Falmerajer: “Gjergj Kastrioti është ndër kryeluftëtarët më të mbaruar, më fatbardhë e më të mëdhenj të botës”. Më tej dhe më bukur: “Forcat fizike të Skënderbeut ishin të pashtershme ndaj çdo lodhjeje e tejmundimi, ndërsa shpejtësia e lëvizjeve të tij ushtarake mund të krahasohej vetëm me “Incredibilis celeritas” (shpejtësi e pabesueshme) të një Cezari, ose me vezullimin e rezeve të diellit”. Duke vlerësuar shqiptarët «me vitalitet të tejzakontë” Milan Shuflaj thotë: “Luftëtari më i tmerrshëm që krijoi përgjithësisht përleshja me turqit është Gjergj Kastrioti Skënderbeu” e shton: “Shqipëria u bë e famshme në atë kohë…Lufta e Skënderbeut qe një epope e një hapësire të shquar…që ngjalli në gjithë Europën idenë e Shqipërisë së mëvetësishme”. Profesori danez me prejardhje norvegjeze, Ludvig Holberg boton “Hyrje në historinë e shteteve më të mëdha të Europës” ku 32 faqe i ka për Skënderbeun. Mes të tjerash shkruan : “Bota e tërë po habitej nga fuqia e Turqisë e cila kish lemerisur Evropën e Azinë; e kjo fuqi po thyhej nga një krahinë e vogël! Një rast habie se si vetitë dhe aftësitë e një njeriu, të një vëndi të vetëm t’i bënin ballë!..Për këtë Burrë mund të thuhet se ai qe Heroi më i madh dhe askush, as në historinë e vjetër as në të renë s’mund të krahasohej me Të…Me dorën e vet Ai shkatërroi plotësisht 20 ushtri të tejforta…Skënderbeu ishte luftëtari, prijësi e në të njëjtën kohë - Heroi më i madh në histori». Në fund e mbyll me pohim të qetë prej zotnie nordik: “Dhuntia ime poetike është e varfër kur vjen rasti t’i këndoj një Burri të tillë të cilin të gjithë e mbajnë për të shkëlqyer”. Të kujton një rast tjetër të ngjashëm. Në bibliotekën e Padovës u gjet një Poemë për Skënderbeun viti 1775; autori, nën madhështinë e Heroit që “e la pa mënd” dëshiron të mbetet pa emër. Skënderbeun e cilëson “Princi më luftëtar i atyre kohëve…Heroi më i lartë, Hero i pavdekshëm”. Në fund e mbyll: “Këndoji, lexues i ndershëm, luftërat e këtij kampioni të pathyeshëm e mëshiro muzën time të varfër që, duke u skuqur para lexuesve, qëndron e fshehur, pa emër”! Fama “Skënderbe” hynte hijshëm dhe në sallat mbretërore të Anglisë. Më 1559 mbretëresha Elisabetë në Lutësoren e saj lë shënimin me qetësi e nderim mbretëror: «Më 17 janar, si këtë ditë, vdiq Princi i mirë Skënderbeu, mbret i Epirit e ngadhnjimtar kundër turqve». Më 1564 në Krakov të Polonisë qe shkruar «Kronika e mbarë botës» e më pas studiuesi M. Bielski e pasuron me “Historia e Skënderbeut” që mungonte, duke shtuar: “Skënderbeu i Maqedonisë, princ arbëror”. Më 1579 shkrimtari e historiani Lavardin shkruan “Historia e Gjergj Kastriotit të quajtur Skënderbe, mbret i Arbërisë…emri i pavdekshëm i të cilit meriton, pa dyshim, të përmendet në tempullin e Kujtimit”. Më 1620 në kështjellën Pjeshtan të Sllovakisë, seli e perandoreshës austro-hungare Marie Tereza, qe vënë tabloja me portretet e Aleksandrit të Madh, Hanibalit, Skënderbeut (me shpatën ngulur hijshëm në tokë) dhe Huniadit. Mëse e çuditshme, për Skënderbeun këndohej gjer në Filipine. Në gjuhën tagalog tregohet se pas ripushtimit osman të Shqipërisë luftëtari Florantes vajton fatin kombëtar, (mesa duket si Filipinet pushtuesin e tyre). Citojmë për kureshtje nga zbulimi në anglisht prej studiuesit A. Tare: “Paalam Albamang/ pinama mayanan/, ng casama, t, lurit/ bangis ca lihulam/ a cong tangulan
mo, i/ cusa mang pinatay/, sa iyo, i, malaavi/, ang panghi hinayang…” (Lamtumirë, Shqipëri/ tanimë mbretëri/ ku ra djalli mizor/, egërsi e pabesë./ Unë mbrojtësi yt/ që tek ti rashë fli/, fatin tënd kaq të zi/ do ta qaj sa të vdes »). Fallmerajer shton si profet: «Skënderbeu qëndronte në kulmin e lavdisë, madhështisë e fatbardhësisë kurse Shqipëria ish mbështjellë me një si rè të mrekullueshme e të magjepsur, e cila qe dhe ngushëllim dhe shpërblim për tërë vuajtjet që kish hequr e do të hiqte më tej kësaj kohe të shkëlqyer». ثshtë e kuptueshme pse për Të sulltan Murati tha: “Duhet të jetë vetë djalli, në mos, ndonjë magjistar”! Kur Heroi vdiq, sulltan Mehmeti shtoi gjithsesi i gjunjëzuar: “Evropa dhe Azia janë të miat. Një luan të tillë s’do lindë më bota”! ثshtë një e vërtetë madhështore, e pohuar jo thjeshtë nga ne, shqiptarët, por nga dijetarë e dëshmitarë tejembanë botës, se qëndresa shqiptare me vetëflijimin e saj shpëtoi Evropën. Shqipëria dhe Perëndimi i qytetëruar qenë brenda një fati. Duan s’duan të verbrit apo shpifësit, Skënderbeu me shqiptarët skicuan me kohë (në formën e saj të Mesjetës) një lloj “NATO”-je mbrojtëse të përbashkët nga rrebeshi aziatik. Fallmerajer gjykon: “Skënderbeun e lavdëronin si kapitenin më të madh të shekullit dhe Kruja u bë vendi ku mblidhej rinia luftarake nga tërë Perëndimi”…Në këto beteja kundër turqve, në verë e vjeshtë 1457 kalorësi anglez Xhon ov Njuport komandonte një grup harkëtarësh kundër osmanëve. Më vonë, si dëshmitar i afërt bëri një vlerësim të tillë: “Pushtimi i Evropës është i sigurt pasi nuk ka fuqi tjetër t’i bëjë këtë qëndresë nëse bie kështjella shqiptare». La Martini e kish gjykuar saktë mbrojtjen e Evropës pas vitit 1453: “Muret e Kostantinopojës u zëvendësuan me shkëmbinjtë e Ilirisë”. Dr. Norbert Hëlkël plotëson: “Qëndresa e guximshme dhe e vendosur e Skënderbeut ndaj sulmeve të Perandorisë osmane pengoi kërcënimin e drejtpërdrejtë të Italisë nga turqit që kishin ngritur një kryeurë në Otranto”. Skënderbeu është i ndërgjegjshëm për këtë mision, kur te poema “Gjon Huniadi e Skënderbeu e De Radës shprehet: “Dhe si rrugë të shpëtimit/ për të ardhmen, parashoh/: kombet tanë, sot të huaj/, rreth një flamuri të pastër/ tok e lirshëm të bashkuar». Të jep përfytyrimin e Bashkimit Evropian e të mbrojtjes së përbashkët. Delegati i mbretit të Bosnjës, Stefani, i qan hallin Orbinit latin e ky citon fjalët e ti: «U jam lutur dhe hungarezëve, venetikasve e Gjergj Arbërorit, të kenë mirësinë të më vinë në ndihmë”! Në Muzeun e Danimarkës është që nga viti 1614 një vulë ovale e Skënderbeut. Në pjesën e poshtme të shqiponjës shkruhet: “Skënderbeu - mbret i Shqipërisë, Serbisë e Bullgarisë”! “اudia” vazhdon më tej. Më 1821 në Oborrin Vajmar të Gëtes, K. Sonderrchausen, prift ceremonial, paraqet dy poezi dramatike nën emërtimin: “اlirimi i Greqisë” ku Skënderbeu jepet figurë qendrore komanduese, cilësuar aty “Mbret i Moresë e i Shqipërisë”. Kuptohet, këto hapësira jashtë Shqipërie për mbrojtës mbanin Skënderbeun, i cili “mbrojtje raketore” për fqinjët kish harkun e shpatës së Tij e të popullit të Tij. Francisko për Pal këtë të vërtetë pohon se Gjergj Kastrioti qe “Figura më e shquar në luftën e madhe të popujve të Evropës Juglindore kundër zgjerimit të fuqishëm të perandorisë Otomane nga mesi sh. 15. Udhëheqës i një populli pa dyshim heroik…me forcë e madhështi të tejzakontë, me trimërinë e vet legjendare në këtë qëndresë kundër shtetit më të fuqishëm e më të rrezikshëm të Meslindjes”. Më 1463 Peshkopi i Tij Pal Engjëlli i shkruan Skënderbeut me qortim për Letërkëmbimin me Sulltanin ku pranonte dhe një paqe të ndërsjelltë. Mes të tjerash i thotë: “Ty të kanë zgjedhur për Prijës, Komandant dhe Gjeneral të Përgjithshëm të gjithë ushtrisë së krishterë…Papa ka vendosur të ta besojë Ty drejtimin e kësaj lufte”. Autori thotë se veç Vatikanit e Venetikut, Aleanca bashkëeuropiane përmbante dhe francezë, spanjollë, belgë, hungarezë, çekë, polakë, italianë…E tërë kjo mori popujsh të Evropës vihej nën komandën shpëtimtare të Shqiptarit të Madh sepse, siç shkruan Shuflaj: “Shqipëria në Mesjetë, pothuaj gjithmonë, përbënte bazën operative të fuqive perëndimore kundër Bizantit (Perandorisë Osmane”. Te “Lufta e turqve kundër Skënderbeut”, 1539, Dhimitër Frangu shkruan mes të tjerash për qëndresën e përbashkët europiane: “Papa Piu II u vu në krye të Kryqëzatës kundër turqve, kurse Skënderbeut t’i dhurohej Kurora e Mbretit të Epirit e të gjithë Shqipërisë, duke e emëruar Gjeneral të Kryqëzatës e cila do sillte shkatërrimin përfundimtar të fronit të sulltan Mehmetit” (e lexuar në “gjuhën” e sotme, Skënderbeu çmohej si Komandant i Përgjithshëm i NATO-s, kurse Papa - një lloj “komisari” i qetë si Z. Solana). Asnjë habi për kryerolin shqiptar në mbrojtje të Evropës. Fallmerajer plotëson: “Shqipëria qe vatra, dhe pak a shumë qendra në të cilën përqendrohej kundërshtimi i armatosur i krishterimit evropian kundër madhështisë së dinastisë Osmane e cila kërcënonte tërë qenësitë e tjera politike. Dhe atë që Perëndimi nuk mundi ta arrinte me forcat e tij në Marica (1632), Kosovë (1389), Nikopojë (1396) e në Varnë (1444), shpresonte ta arrinte tani me aq sa mundej, nëpërmjet një dore të huaj. Skënderbeu qe Kapiteni i Përgjithshëm…Për 25 vjet resht Skënderbeu mbajti pezull fatin e kontinentit Ilirik në këtë epokë të shkëlqyer të shqiptarëve dhe Prijësit të tyre të madh». Dijetari Tunman vlerëson më tej: «Shqiptarët në atë kohë luajtën rolin më të shkëlqyer. Duke luftuar për Atdheun dhe lirinë e tyre e të frymëzuar nga heroizmi i Prijësit të tyre, ata u bënë edhe vetë heronj. U bënë mburojë e princave të pafat evropianë të dëbuar, aleatë të dashur të mbretërve më të mëdhenj si dhe pritë kundër gjithë armëve tmerruese të osmanëve» (mendoj janë lexime me vend sidomos në prag të hyrjes së Shqipërisë në NATO). Mirëpo monarkët e Evropës qenë shumë të vegjël për misionin e madh të Skënderbeut. Miss Durham shkruan se Gjergj Kastrioti “i bëri thirrje Papës për ndihmë, dhe po të kish marrë ndihmën e kërkuar, ndoshta historia e Gadishullit do qe shkruar ndryshe.. Skënderbeu vazhdoi luftën i pandihmuar”. Fallmerajer po ashtu: “Sikur, si për një mrekulli (gjë që s’kish ndodhur e s’do ndodhte kurrë) tërë popujt - shqiptarë, grekë, vllehë, serbo-bullgarë…të kishin rrëmbyer armët, e me të njëjtën zjarrmi gëzimi e dashuri lirie të qenë bashkuar me Skënderbeun.., një kryengritje e tillë me një mbështetje prej të paktën 2 milionë frymëve e me një Prijës si biri i Gjon Kastriotit do kish arritur një përfundim të mbarë e do siguronte një shpëtim të qëndrueshëm nga zgjedha osmane”.

Agim SHEHU, Janar 2009
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top