Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Hamasi,eshte nje organizate terroriste dhe me te nuk mendoj se duhet bere marreveshje.Me ta mareveshja me e mire eshte lufta.Sa per zbatimin e te drejtave te njeriut,Amerika kurre nuk shkel ligjet e saj.
Amerikanet nuk ndihen aspak fajtore per vendimet qe merr kongresi i zgjedhur prej tyre ne lidhje me mbeshtetjen e Izraelit,luften ene Irak e kudo tjeter.اdo vendim kalon neper proces te nderlikuar demokratik dhe ne thelb ka mbrojtjen e interesave te amerikaneve.
Kush nuk kupton kete,nuk kupton demokracine reale.
Terrori myslyman eshte nje realitet.
Hamasi ka leshuar raketa kunder shkollave,rrugeve,objekteve civile ne Izrael.
Kjo dhune e kesaj organizate sjell terror dhe nuk ka te beje me mediat dhe sigurisht nuk ndihmon ceshtjen palestineze.Ajo mbeshtetet nga fuqi Islamike si Irani dhe Siria,te cilat kane si qellim shkaterrimin e Izraelit.
Kjo organizate nuk ka qellim paqen.
Bush ka thene keto dite. “Another one-way cease-fire that leads to rocket attacks on Israel is not acceptable. And promises from Hamas will not suffice — there must be monitoring mechanisms in place to help ensure that smuggling of weapons to terrorist groups in Gaza comes to an end.”
Po a ka nje shfrytezim te 'terrorizmit' per te ushtruar terror nga palet?
Mendimi njerezor sa vjen e komplikohet.Ai nuk gjen karar sa ne nje ane te demokracise e sa ne anen tjeter,te kundershtimit te nivelit te arritur prej saj.Ndoshta kjo perben shtytjen per ecjen perpara.Per te qene realist,gjithmone ka nje deformim te se vertetes se lajmit,ngjarjes.Sa ky deformim eshte i qellimshem dhe sa ai eshte spontan,ne baze te ndryshueshmerise se mendimit njerezor,eshte e veshtire te percaktohet.Por,nuk vihet ne dyshim qe njerezit mund te perpunohen psikologjikisht ne menyre te qellimshme nga grupe te caktuara elitare,te cilat nepermjet kesaj sigurojne nje avantazh ekonomik,politik,racor,kombetar e me gjere.Nese qellimi do te ishte ne thelb “i mire”,ndoshta nuk do te shqetesohesha.Ne kete pike nuk do te isha i sigurte dhe besoj se nuk ka siguri asnjehere.Duke pare vrazhden e rruges se vjeter qe ka lene njerezimi pas,kemi nje vertetim indirekt te ketij fenomeni.Mos te harrojme rastin e trajtimin te kombit اifut ne Europe ne mijevjecarin e fundit.Ngritje te qellimshme te psikozave kolektive,vrasese e diskrimunuese ndaj ketij populli,te cilat praktizoheshin me turma qe u digjnin shtepite,i vrisnin,i ndiqnin.Per çfare qellimi u ndertuan?Nje pyetje e veshtire per tu pergjigjur.
Dhe ne si komb,kemi nje ngjashmeri me historine e ketij populli.Si u ndoqen اamet nga tokat e tyre ne fund te luftes se dyte boterore?Kemi nje tufe tezash te grekeve qe tregojne se si pergatitet dhe perpunohet opinioni.Bashkepunetore me gjermanin,turq,mbetje te popullsise osmane e te tjere.Mjafton qe te gjendet nje “terrorizem” per te justifikuar masakran e madhe te kryer.
Por gjithmone aftesia jone analizuese llogjike vene ne peshore “elementet”.Sa e demshme eshte “terrorri” shfrytezues i “terrorizmit”, per Ameriken ne raport me luften qe i bejne asaj ’shoqerite’ e pademokratizuara,njekokeshe.Dihet qe Amerika ka armiq.Ata jane te shumte per arsye te shumta,ku arsye kryesore eshte diferenca e sistemeve.Dihet po,qe dhe grupe brenda Amerikes e shfrytezojne kete per arsyet e tyre ekonomike predominuese.Eshte nje kontradikte e perhershme,e tmershme,e cila me duket se nuk ka per te patur zgjidhje te plote.Mendoj se populli amerikan duhet ta kuptoje kete dhe duhet te perpiqet qe ta zbuse ate sa me shume ne te ardhemen.Jane amerikanet,ata qe kane te drejte morale qe ta bejne kete.Te drejten morale e kane vetem ata qe jane ne krye te rruges demokratike dhe qe kete kontradikte e kane faktor pengues ne ecjen e tyre drejt rruges se vetme te mudshme te zhvillimit,demokracise universale.
Ajo qe permendet shpesh here si shfrytzimi i “terrorizmit” per “terror”,ekziston dhe per mua eshte pjese e “korupsionit” psikologjik,po aq i demshem sa armiku me i madh i sistemit,“korrupsioni ekonomik”.Por kjo perben problem ne vetvete per demokracne amerikane dhe nuk krahasohet me energjite shkterruese negative qe i sjell njerezimit mbare terrorizmi ekstremist myslyman.
Sa per posizicionim tone,te shqiptareve ne krahun e ekstremisteve myslymane,ai eshte shume i demshem dhe nuk na sjell asnj te mire si per shendetin tone mendor ashtu edhe per prespektiven e shtepise me emrin "SHQIPERI"
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

2:00 Ejmen Taha, zyrtarë i Hamasit, ka dekalruar për Rojtersin se Hamasi do të dërgojë të deleguarit e vet në Egjipt, me ftesë të Mubarakut për bisedime. Nuk dihet ende se a do të shkojnë në këtë takim përfaqësuesit e Hamasit nga Gaza apo zyrtarë të Hamasit që janë në ekzil. Në të njëjtën kohë në rajon do të udhëtojë edhe presidenti francez Sarkozy. Ky i fundit ka kritikuar Hmasin për eskalimin e dhunës, gjithashtu ka kritikuar edhe "përdorimin e këmbësorisë izraelite në sulmet ndaj Gazës".



12:07 Al- Arabijah: Në lagjen Zejtun të Gazze-s bien shehid 5 fëmijë nga bombardimet izraelit.



Zëdhënësja i ushtrisë izraelite ka njoftuar se forcat e tyre ajrore gjatë natës së kaluar kanë goditur 130 caqe.



Nga fillimi i agresionit, Izraeli pa pushuar përmend numërimin e viktimave të vet: 4 civilë, një ushtarë, përderisa numri i të vrarëve në anën e palestinezëve për momentin është 521, të plagosur 2450.


Në Lindje të Gazës helikopterët izraelit sulmuan kampin e refugjatëve në Shatia.
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

16:36 Al Jazeera: Dy predha të hedhura nga ushtria Izraelite kanë goditur spitalin Al Aëda në Gazza. Gjatë sulmeve të ditëve të kaluara disa personel mjekësor, duke përfshirë edhe doktor, kanë humbur jetën nga sulmet izraelite.



17: 16 Ueb portali izraelit "Ynet": Gjatë ditës së sotme 28 raketa të Hamasit kanë goditur qytetet jugore të Izraelit. Deri më tani janë raportuar vetëm dëme materiale.
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

cifuta hesapi,ca pret,dhe america i ndihmon se ja myll gojen izraeli,se america ben me te vegjelit si serbia po me rusine dhe izraelin se hap gojen motrat

ueeeeeeee,tani thoni se USA ka frike Izraelin.Ju lutem,mos u tregoni naive.Ne USA ka vetem Izraelite.Ato bejne ligjin ne amerike,vetem cifutet,asnje tjeter,prandaj dhe usa perkrah Izraelin.Per sa i perket Rusise nuk po e vazhdoj me diskutimin,sepse nuk ia vlen!
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

17:25 Yedioth News: Shtatë ushtarë Izraelitë janë plagosur gjatë luftimeve dhe më pastaj janë hospitalizuar.
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

7:52 CNN: Doktorët në Gazza raportojnë se të plagosurit po qëndrojnë të shtrirë në dysheme për shkak të mungesës së hapësirës dhe të krevateve të lira. Spitaleve po i mungojnë barnat dhe pajisjet elementare. Ta plagosurit po vdesim as pa patur rast për ndërhyrje.

18:00 Yedioth News: Hamasi po kërcënon Izraelin me më tepër raketa. Kushtet e Hamasit për armëpushim janë të prera: ndërprerja e agresionit ushtarak ndaj popullatës së Gazzës menjëherë, tërheqja e të gjitha trupave izraelite, përfundimin e rrethimit të Rripit të Gazzës dhe hapjes së pikave kufitare, në rend të parë atë në Rafah.
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

19:00 Tankët Izraelite po mundohën të hyjnë në qytetin e Gazës, thonë për Al-Jazeera nga Brigada Al Quds



19:15 Zyrtarë Izraelit konfirmojnë për Al-Jazeera se një "betejë e madhe" po ndodhë në periferi të veriut të qytetit të Gazës.



19:20 Nuk ka infrastrukturë mbrojtëse për tu mbrojtur nga bombardimet, nuk ka bunkerë në qytetin e Gazës, thotë Ajman Mohieldin nga Al-Jazeera.



19:30 60% të viktimave të sotme janë gra dhe fëmijë, sipas korrespodentit te AJA-së (Al-Jazeera) që raporton nga spitali Shifa në Gaza.
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

9:57 Radio Evropa e Lirë: Bush: Izraeli po mbron vetveten

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhorgj Bush ka deklaruar se çfardo armëpushimi për t'i dhënë fund krizës në Gazë duhet të përmbajë dispozitat që do të evitonin Hamasin nga shfrytëzimi i rrypit bregdetar për të shkrepur raketa në teritorin e Izraelit. "Në vend se të kujdesej për popullin e Gazës, Hamasi ka vendosur që nga Gaza me raketa të vrasë izraelit të pafajshëm", ka thënë presidenti Bush pas një takimi me zyrtarët e Sudanit.
"ثshtë evidente se Izraeli ka vendosur të mbrojë veteveten", ka thënë presidenti amerikan.
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

O njerez, pse mbroni dicka kur nuk e keni idene per cka behet fjale? Ja cfare deklarojne sionistet. Shiqoni me kujdes deklaratat dhe po nuk i kuptuat ua perkthej une, vetem tregoni.


[ame="http://www.youtube.com/watch?v=YAWReQhtTBk&NR=1"]YouTube - Zionist Israel: What the world should know[/ame]

Ta shohim sa prej jush do te beheni te sinqerte pas ketyre deklaratave!
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

O njerez, pse mbroni dicka kur nuk e keni idene per cka behet fjale? Ja cfare deklarojne sionistet. Shiqoni me kujdes deklaratat dhe po nuk i kuptuat ua perkthej une, vetem tregoni.


YouTube - Zionist Israel: What the world should know

Ta shohim sa prej jush do te beheni te sinqerte pas ketyre deklaratave!

E kam pare kete video hiq me larg se mbreme. Ca gjera i dija, por jo te gjitha.
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

O Zot shkatrroj zullumqaret, ne lajme ndegjova sot ne mengjes se mbi 500 te vrar :( gjate keti vikendi :(
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

O Zot shkatrroj zullumqaret, ne lajme ndegjova sot ne mengjes se mbi 500 te vrar :( gjate keti vikendi :(

Ej liza cto te thote zullumqaret edhe vikendi?

Sa per temen gje e tmerrshme femijet cfare faji kane ne kete mes.
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

20:05 Yedioth News: Dy Izraelit plagosen si pasojë e raketave të hedhura nga Hamasi në thellësi të territorit të Izraelit. Të plagosurit janë dërguar urgjentisht në spital.



Gazeta Bullgare "Telegrafi": Një aeroplan luftarak Izraelit është rrëzuar në afërsi të pikës kufitare me Egjiptin, Rafah.



20:15 Disa ministra të jashtëm te shteteve Arabe janë nisur për Nju Jork në mesin e tyre ai i Palestines, Libisë, Jordanisë dhe Morokos për të diskutuar për Gazën.



20:18 Pas bombardimeve në Xhabalinë Lindore flaka po shihet në Izraelin Verior, raporton Alan Fisher i AJA-së.



20: 34 Cemil اiçek (Xhemil اiqek), Ministër dhe Zëdhënës në Qeverinë Turke: Turqia mund të dërgojë ushtarët e vet në Gazze nëse kjo do ta siguronte paqen, deklaroi pas takimit të Këshillit Kombëtar të Sigurisë.



22:45 Al Jazeera: Bie intensiteti i ofensivës Izraelite në Gazza pas 90 minuta luftimesh të ashpra. Ende ndëgjohen fluturimet e aeroplanëve mbi qytetin Gazza.



20:54 IRNA: Mbi 70 000 student vullnetarë iranian regjistrohen për kryerjen e sulmeve vetëvrasëse kundër Izraelit për shkak të sulmit të këtij vendi mbi Rripin e Gazës.



21:09 Burimet mjekësore njoftuan se vetëm gjatë ditës së sotme, së paku 20 fëmijë Palestinezë gjetën vdekjen nga sulmet Izraelite gjatë ditës së tretë të ofensivës tokësore në Rripin e Gazzës.



Numri total i viktimave që humbën jetën, që nga fillimi i sulmeve ajrore Izraelite, kaloi mbi 550, ndërsa mbi 2500 të tjerë janë plagosur.
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Leje Gazen e Palestines po kqyre nje here Gazen e Kosoves (Mitrovica)
 
Ej liza cto te thote zullumqaret edhe vikendi?

Per zullumqaret nuk habitem, ndersa per vikendin mu duk qe ishte shaka :D, megjithat, vikend dmth fundjave (e shtune e diel, saturday-sunday)
e zullumqar nket rast (ne kuptimin qe ka thene liza) ishin serbet ne Kosove

p.s. jasht temes
(ja thash vetit ne vend te ma thot dikush nga kta policat e staffit)
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

09:45 Raportohet se një tank izraelit gabimisht ka vrarë 3 ushtar izraelit dhe 24 të tjerë i ka plagosur.

10:53 Një TV Izraelite për herë të parë ka ngritur çështjen e çmimit të okupimit të ri të Gazës pasi mbrëmë armata izraelite ka humbur edhe tre ushtarë gjatë luftimeve në kuartin e Hamasit në Sazheija.

Mubarak i ka thënë delegacionit të Bashkimit Evropian se nuk guxojmë në asnjë mënyrë të lejojmë Hamasin të del fitues ndaj armatës izraelite.



Ministri i Drejtësisë Turke Mehmet Ali Shahin ka deklaruar se "Izraeli është provokuesi më i madhë në botë i terrorizmit. Lufta kundër terrorizmit nuk mundë të jetë e suksesshme për derisa Izraeli nxit terrorizmin".



Në 24 orët e fundit, dy familje Palestineze janë masakruar. Babai dhe katër vajzat janë mbytur në kampin Shati. Në sulmin tjetër ushtarët e Izraelit në "vetmbrojtje" kanë mbytur gruan shtatëzënë dhe katër fëmijët e saj.



Disa ushtarë izraelit kane humbur jetën në "fushën e minuar" nga rezistenca e mbrojtjes në Gaza. Agjencionet flasin për tre të vrarë dhe mbi tridhjetë të plagosur.



TV Al Aksa: Luftëtarët e Hamasit kan rrëzuar aeroplanin ushtark izraelit pa pilot i cili fluturonte mbi Gazë.



Luftime të ashpra janë intensifikuar rreth lokacionit Gaza City ku ushtarët e Hamasit jane duke ofruar rezistencë të fuqishme ndaj trupave izraelite.



Reporteri i Al Jazeera-s Alan Fisher, i cili raporton nga kufiri në mes Gazës dhe Izraelit, ka raportuar se burimet Izraelite kanë njoftuar në mediat lokale për luftime të ashpra që janë duke u zhvilluar në paralagjen e Gaza Citit.



11:04 Yedioth News: Edhe një ushtar tjetër Izraelit vritet gabimisht nga shokët e tij. Më herët ishin vrarë edhe dy oficerë dhe një ushtarë tjetër Izraelit si dhe një kolonel ishte plagosur si rezultat i sulmi "miqësor" nga vetë ushtria Izraelite. Numri i ushtarëve të vrarë gjatë ofensivës tokësore ngritet në pesë.
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Lover,tema eshte "Si mendoni per sulmet ne Gaza" mos gaboj dhe nuk eshte,"sillni te dhenat e fundit per sulmet ne Gaza"
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Lover,tema eshte "Si mendoni per sulmet ne Gaza" mos gaboj dhe nuk eshte,"sillni te dhenat e fundit per sulmet ne Gaza"

Mendoj se akoma nuk jeni Moderator. Si shpesh po aktroni si Mod.

pa-pa !
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Nuk jam moderator,por temen e hapa une dhe kam deshire te flas rreth kesaj gjeje,dhe jo per lajmet e fundit se cfare ndodh atje!Nuk ka lidhje!
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Mire pra, une nuk deshiroj t'hapim shume tema rreth kesaj ceshtje, andaj i postoj ketu te dhenat e fundit. Respekt

11:51 TV NBC: Një grup zyrtarësh ushtarak Amerikan kanë shkuar në Egjipt për ta vëzhguar kufirin me Gazën me qëllim të parandalimit të bartjes së armëve luftëtarëve Palestinez nëpërmjet tuneleve të hapura.



11:59 Dhjetëra mjek nga Malejzia, Turqia dhe mbarë bota me ndihma të nevojshme mjekësore janë stacionuar në kufi të Egjiptit me Gazën, por autoritetet egjiptase nuk i lejojnë të hynë në Gazë. Doktor Mehmeti nga Turqia: "Më besoni se qindra mjek nga Turqia janë të gatshëm të ndihmojnë, vetëm sikur do të na lejonin të futemi brenda.



Ushtria Izraelite e sulmon Gazën nga ajri dhe deti, përderisa tanket hyjnë nëpër qytete.



Mijëra luftëtarë janë duke pritur "në çdo rrugë, në çdo pjesë, në çdo shtëpi" të luftojnë kundër ushtarëve izraelit, ka thënë zëdhënësi i Hamasit Ebu Ubejda.



13:12 Gazeta Izraelite Haaretz: Raketa e Hamasit qëllon qytetin Gedera, 30 km larg Tel Aviv-it. Gjatë ditës së djeshme janë hedhur gati 40 raketa ndërsa gjatë ditës së sotme janë hedhur 19 raketa.



16:00 Hamasi ka publikuar një video në të cilën shihet një ushtar izraelit i cili qëllohet me snajper derisa qëndronte mbi tankun ushtarak. Nëse ky incizim është origjinal nga luftimet atëherë me këtë dëshmohet qartë se Izraeli është duke i fshehur humbjet e saj në fushëbetejë.



16:16 40 Palestinezë humbën jetën të cilët gjendeshin në shkollën e Kombeve të Bashkuara në kampin e refugjatëve Jabaliye nga predhat e hedhura nga tanket izraelite.



16:20 13 Palestinezë të tjerë vdiqën në shtëpinë e tyre kur shtëpia në të cilën jetonin u shemb mbi ta si pasojë e sulmit ajrorë të ushtrisë izraelite. Nga 13 të vdekurit, 9 prej tyre i takonin të njëjtës familje prej të cilëve gjashtë ishin fëmijë nga mosha 1 deri 12.


[ame=http://www.youtube.com/watch?v=NhB5ONys6c8]YouTube - HAMAS Mujahideen Iguens zionist soldier by sniper[/ame]
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Lufta eshte poshtersi cilido qofte shkaku
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Zoti ju dhente zullumqareve ate qe meritojne dhe mundesofte paqen sa me shpejt jo vetem ne ate rajon por ne te gjithe boten.
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

17:22 Autoritetet izraelite lajmëruan se sot në mëngjes edhe një ushtar i tyre kishte vdekur dhe katër të tjerë ishin plagosur pasi një grup i armatosur palestinezësh kishin sulmuar patrullën e tyre në veri të Gazes. Vetëm brenda më pak se 24 orëve, Ushtria izraelite pranoi vdekjen e 5 ushtarëve të saj.
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Edhe një masakër: Izraeli godet një shkollë, 40 të vdekur

40 Palestinezë humbën jetën të cilët gjendeshin në shkollën e Kombeve të Bashkuara në kampin e refugjatëve Jabaliye nga predhat e hedhura nga tanket izraelite.

BBC NEWS | World | Middle East | Strike on Gaza school 'kills 40'

40 Palestinezë humbën jetën në një shkollë të administruar nga Kombet e Bashkuara në kampin e refugjatëve Jabaliye nga predhat e hedhura nga tanket izraelite. Viktimat ishin strehuar në atë shkollë për tu shmangur sulmeve izraelite.

Në një sulm tjetër 13 Palestinezë të tjerë vdiqën në shtëpinë e tyre kur shtëpia në të cilën jetonin u shemb mbi ta si pasojë e sulmit ajrorë të ushtrisë izraelite. Nga 13 të vdekurit, 9 prej tyre i takonin të njëjtës familje prej të cilëve gjashtë ishin fëmijë nga mosha 1 deri 12.

Me viktimat e fundit, numri i të vdekurve në Gaze prej nga fillimi i sulmeve ajrore ka kaluar mbi 600 dhe i lënduarve rreth 3000.
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

21:43 Al Jazeera: Barak Obama, Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, ka deklaruar se ka shumë për të thënë në lidhje me luftën në Gaza pasi të inaugurohet në postin e Presidentit të SHBA-ve më 20 Janar.





22:20 Venezuela dëbon ambasadorin e Izraelit të akredituar në këtë vend.



Numri i viktimave ka arritur në 640. 210 prej tyre fëmijë dhe 65 gra.
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Egjipti paralajmëron për një marrëveshje të shpejtë për Gazën.

Kushti kryesor për një marrëveshje është vendosja e një force ndërkombëtare në kufi me Egjiptin.

E martë, 06 Janar 2009 22:42


Egjipti ka paralajmëruar për një marrëveshje të shpejtë për Gazën. Edhe liderë të tjerë botëror, si Sarkozy apo Blair, kanë paralajmëruar se marrëveshja nuk është shumë larg. Kushti kryesor për një marrëveshje është parandalimi i Hamasit në futjen e armëve të reja. Për ta siguruar këtë po diskutohet për vendosjen e një force ndërkombëtare në kufi me Egjiptin me qëllim të shkatërimit të tuneleve të Hamasit. Po kërkohet që Egjipti dhe Siria të bëjnë më tepër trysni mbi Hamasin për t'i pranuar kushtet.

Kushti kryesor i Hamasit është që Izraeli menjëherë ta largojë bllokadën ekonomike ndaj Gazës, bllokadë e cila ka kthyer jetën e popullit të Gazës në ferr të vërtetë.

Izraeli për herë të parë filloi të deklarohet rreth një armëpushim të mundshëm por me kusht që të ketë një garanci ndërkombëtare që tunelet e furnizimit të Hamasit shkatërrohen dhe të mos rihapen sërish.

Analistët Izraelit po deklarohen se Ushtria Izraelite nuk po arrin qëllimin e saj në Gaza dhe se shumë pak kanë përparuar dhe se janë duke paguar një çmim të shtrenjtë.
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Mediet Britanike: Izraeli gjendet në buzë të mossuksesit strategjik

Fotografitë tronditëse të viktimave të ofensivës izraelite në Gazë edhe sot janë në ballinat e gazetave kryesore londineze - operacionet ushtarake dhe përpjekjet diplomatike që ato të marrin fund janë temë e shumë diskutimeve, deklaratave, analizave dhe komenteve.

Guardiani shkruan se oficerët ushtarak dhe ata të shërbimit informativ të trimëruar nga sukseset fillestare, kërkojnë vazhdimin e operacioneve ushtarake në Gazë deri në shkatërrimin e Hamasit, i cili, sipas tyre, është izoluar dhe dobësuar në masë të madhe, si në planin ndërkombëtar ashtu edhe në mesin e palestinezëve.

Por, Guardiani më tej shton, zyrtarët izraelit, frikohen nga humbja e mbështetjes ndërkombëtare, deri më sot, sipas tyre, arsyeja e vetme e ofensivës është ndalimi i sulmeve rraketore, e jo ndryshimi i regjimit në Gazë.

Financial Times konsideron se Izraeli, me dërgimin e trupave tokësore në rripin e Gazës, gjendet në buzë të mossuksesit strategjik. Pas përfundimit të kësaj gjakderdhje, thuhet në këtë gazetë, palestinezët edhe më tej do të jenë fqinjë të Izraelit, dhuna edhe më tej do të radikalizon palestinezët, ndërsa ndërrimi eventual palestinez për Hamasin, i cili në pushtet do të vihet nga tanket izraelite, është i dënuar me mossukses.

Izraelitët thonë se nuk kishin rrugëdalje tjetër, por kjo nuk është e vërtetë - ata duheshin ta lejojnë bllokadën e Gazës në ndërrim me armëpushimin e vazhdueshëm. Ky edhe më tej është opsioni më i mirë për arsye humanitare dhe strategjike, përfundon FT.

Sipas gazet ës Times heshtja e Barack Obamës ndaj krizës në Gazë është e çuditshme.

Nëse Evropa dëshiron t'i telefonoj Amerikës për ndodhitë në Gazë, cilin do ta telefonojnë, pyet Times dhe shton - Georg Bushin jo, sepse atij i kanë mbetur vetëm dy javë nga largimit prej Shtëpisë së bardhë, por as Barack Obamën, i cili që nga fillimi i operacionit ushtarak izraelit, hesht më këmbëngulje.

Në bazë të kampanjës presidenciale të Obamës mund të konkludohet se ai më shumë ka prirje për diplomaci se sa për konflikte, por prirja, sipas gazetës Times, nuk mund të jetë zëvendësim i politikës.

Aksionet izraelite do ta shtyjnë të bëj at që me këmbëngulje mundohet t'i shmanget - të thotë se a dëshiron të ndihmoj që të dilet nga ky qorrsokak. Por, siç thotë Timesi, kjo pyetja pa përgjigje mbetet në ajër. Sikur Obama, vitin e kaluar, t'ju bënte me dije se do të angazhohej aktivisht në zgjidhjen e problemit palestinez, a do të ishte arsye që Izraeli të heq dorë nga ofensiva?
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Edhe një masakër: Izraeli godet një shkollë, 40 të vdekur

40 Palestinezë humbën jetën të cilët gjendeshin në shkollën e Kombeve të Bashkuara në kampin e refugjatëve Jabaliye nga predhat e hedhura nga tanket izraelite.

BBC NEWS | World | Middle East | Strike on Gaza school 'kills 40'

40 Palestinezë humbën jetën në një shkollë të administruar nga Kombet e Bashkuara në kampin e refugjatëve Jabaliye nga predhat e hedhura nga tanket izraelite. Viktimat ishin strehuar në atë shkollë për tu shmangur sulmeve izraelite.

Në një sulm tjetër 13 Palestinezë të tjerë vdiqën në shtëpinë e tyre kur shtëpia në të cilën jetonin u shemb mbi ta si pasojë e sulmit ajrorë të ushtrisë izraelite. Nga 13 të vdekurit, 9 prej tyre i takonin të njëjtës familje prej të cilëve gjashtë ishin fëmijë nga mosha 1 deri 12.

Me viktimat e fundit, numri i të vdekurve në Gaze prej nga fillimi i sulmeve ajrore ka kaluar mbi 600 dhe i lënduarve rreth 3000.


po ma kujton luften ne Kosov kur Shkit sulmonin femi e gra vrasnin femi e gra bombardonin shkolla etj etj .. ashttu edhe Izraeli po te njejten gje po e bon turk eshte qe nje popull i till te ekzistoj ne ket bot kur ka shum te ngjashem si ky shtet i ndyr qe fatkeqsisht te kqijat e ksaj bote qe ndodhin tani vin nga keto shtete te ndyra :( ;)
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Ja..cfare faji kane femijet e tille :(

 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=K5wrwZlwAq8]YouTube - More children among Gaza dead[/ame]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top