Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Izraeli filloi sulmin tokësor kundër Gazzës

Forcat tokësore të ushtrisë Izraelite të shtunën mbrëma filluan të depërtojnë në territorin e Gazzës.

Pas bombardimeve të rënda të artilerisë, forcat tokësore të ushtrisë Izraelite të shtunën mbrëma filluan të depërtojnë në territorin e Gazzës. Agjensionet e lajmeve raportuan se mjete të shumta të blinduara të transportit, tanke dhe ekskavator të kenë hyrë në pjesën veriore të Gazzës. Qëllimi i këtij sulmi është shkatërrimi i mundësive të Hamasit për të lansuar raketa kundër vendbanimeve Izraelite jashtë Gazzës, deklaruan autoritetet ushtarake izraelite. Po ashtu, qeveria e Izraelit ka aprovuar thirrjen në detyrë të forcave rezerve.

Sot bëhen tetë ditë që nga fillimi i sulmeve ajrore Izraelite mbi caqet e Hamasit dhe të popullatës civile ne Gazze. Deri më tani mbi 450 Palestinezë kanë humbur jetën dhe mbi 2000 të tjerë janë lënduar. Të shtunën Izraeli ka sulmuar një xhami ku kanë gjetur vdekjen 13 persona, në mesin e të cilëve ishte edhe një fëmijë, të cilët ishin duke i kryer lutjet në atë xhami.

Udhëheqësi politik i Hamasit, Khalid Meshal, ka deklaruar se nëse Izraeli ndërmerr ndonjë ofensivë kundër Gazzes atëherë ajo do të jetë një fat i zi për Izraelin.

Në orët e herëshme të mengjezit të së shtunës, një grup ushtarësh të Hamasit kanë arritur që me sukses t'i kthejnë prapa një grup ushtarësh Izraelit të cilët kishin tentuar të depërtojnë në territorin e Gazzës. Edhe grupet e tjera të armatosura Palestineze janë duke marrë pjesë në luftime dhe sipas mediave ndërkombëtare forcat Palestineze janë duke u kundërpërgjigjur me zjarrë kundër tankeve të ushtrisë Izraelite.
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Fatkeqsi per popullin e shkrete palestinez . I uroj izraeliteve te spastrojne sa me shume militante te Hamasit mbasi qene ata qe e shkelen armpushimin ...
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Fatkeqsi per popullin e shkrete palestinez . I uroj izraeliteve te spastrojne sa me shume militante te Hamasit mbasi qene ata qe e shkelen armpushimin ...

Izraeli,shume shpejt ka per ta zhdukur Hamasin i vetem,pa ndihmen e nderkombetareve!
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

lus All-llahun qu tu ndihmoj te pafajshmeve e te mos kete vuajtje ne ate vend sepse vujtjen si te atyre qe po e vuajne tash me se miri e dine Shqiptaret qe jetojne ne Kosove sepse edhe ne kemi perjetu te njejten.

Amin :(
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Izraeli,shume shpejt ka per ta zhdukur Hamasin i vetem,pa ndihmen e nderkombetareve!

sa shumë optimist që qenke mor burr, nëse futet me këmbsori do t'i thyej dhëmbët goxha mirë deri sa ta marr gazën!
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

sa shumë optimist që qenke mor burr, nëse futet me këmbsori do t'i thyej dhëmbët goxha mirë deri sa ta marr gazën!

Izraeli ka nje nder ushtrite me te fuqishme ne bote,dhe sigurisht qe i ka marre parasysh pasojat!
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Nuk besoj se ka per t'arritur ta zhduke Hamasin. Mendoj se do t'kete pasoja te medha nese futet ne kete drejtim.

p.s. Izraeli ishte ai qe prishi armepushimin. Bllokoj Gazen ! Pastaj Hamasi filloj me raketa.
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Izraeli ka nje nder ushtrite me te fuqishme ne bote,dhe sigurisht qe i ka marre parasysh pasojat!

Secili shtet kur sulmon apo edhe ai që pret të sulmohet është i parapregaditur por jo gjithmonë dalin statistikat e sakta! Në Liban Izraeli bombardonte civilët kurse në anën tjetër i mbyteshin ushtarët. Kush ka thënë që rebelët e hezbollahut do t'ja vrisnin 200 ushtarë Izraelit!? Sdq shpresojmë të mos vazhdojë më tepër kjo luftë se më së keqi po pësojnë civilët pasi Izraeli hedh bomba kurse për luftë fyt për fyt nuk ja mban. Të shohim si do të kalojë këmbsoria!
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Sdq shpresojmë të mos vazhdojë më tepër kjo luftë se më së keqi po pësojnë civilët pasi Izraeli hedh bomba kurse për luftë fyt për fyt nuk ja mban.

Keshtu e ka lufta!Nuk do te thote qe te sulmoje me kembesori per te qene i forte jo,por me teknologji.Kete te fundit Izraeli e ka me te perparuar ne rajon!
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Hamasi thote se jane mbytur disa Izraelit

CNN News
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Mire e the Loverboy, armepushimin e theu Izraeli i pari. Edhe pse nuk luftohej ata i bene bllokade totale gazes dhe nuk hynte as ushqim brenda, andaj e detyruan hamasin te sulmonte. Askush nuk i sheh keto marifete te izraelit (apo nuk duan ti shohin).
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

23.00 Goditet stacioni i gazit në Gaza

23.15 Së paku nëntë raketa janë hedhur nga Gaza për në Izrael prej fillimit të sulmit tokësor Izraelit. /Al Jazeera/

23:39 ثshtë raportuar se mijëra egjiptian, anëtar të lëvizjes "Vëllezërit Musliman" janë duke lëvizur drejt pikës kufitare Rafah për t'i dalë në ndihmë popullit palestinez. Po ashtu raportohet se disa ushtarak të lartë të Ushtrisë Egjiptiane kanë kërcënuar se do të bëjnë grushtet në rast se Qeveria e Egjiptit jep përkrahje Izraelit në këtë ofensivë.

23:53 Ushtria Izraelite njoftoi se deri më tani kanë vrarë rreth 30 luftëtarë të Hamasit. Ky lajm nuk është konfirmuar nga burimet e tjera. IkhwanOnline bëri të njoftuar se 9 ushtarë Izraelit janë vrarë gjatë një aksioni, në mesin e të cilëve edhe një komandant. Lajmi, bëhet ditur se, thirret në burimet hebreje.
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

JU kosovaret e Shqiperise (jo te gjithe) me kujtoni enverin e ngrate qe thoshte:SIONISTET izraelite.
palestina nuk eshte dicka e re per ne.
zjarrit po nuk i fryve shuket.me vjen keq per popullin e pafajshem.
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

00:38 Brigada Aksa: Qëlluam një bazë të Izraelit me raketa, armiku ende nuk i ka bërë publike humbjet.

Ushtria Izraelite: Filluan luftimet e afërta në mes të ushtarëve tonë dhe atyre të Hamasit.

Grupet e rezistencës Palestineze bënë thirrje botës islame për lutje.

Al Jazeera: Grupet e rezistencës Palestineze po raportojnë se kanë shkaktuar dëme ushtrisë Izraelite.

Ban Ki Moon: Izraeli t'i ndal operacionet menjëherë.

Brigada Kassam: Sot kemi hedhur 24 raketa, 17 granat dhe 4 bomba në drejtim të Izraelit.

TV Izrael: Hamasi ka filluar një luftë psikologjike kundër ushtarëve Izraelit.

Kanali 10 Izrael: Ushtria po përparon shumë ngadalë për shkak të rezistencës.

Radio Izraeli njoftoi se një komandant i ushtrisë izraelite është lënduar.

00:45 Mijëra qytetar të Stambollit janë tubuar spontanisht para konsullatës së Izraelit dhe janë duke bërtitur slogane të ndryshme.

Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Mehmet Ali Shahin: Izraeli është aktori kryesor i terrorizmit ndërkombëtar
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

00:50 Burimet Izraelite: 1 Komandant dhe 9 ushtarë të vrarë, 24 të plagosur.

00:54 Protesta në Tel Aviv kundë ofansivës në Gazza. Mijëra hebre janë duke protestuar kundë luftimeve me parollën "Arabët dhe Hebrejtë nuk duan të jenë armiq". /al jazeera/
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

ska nevoje per shume komente ose pergjigje ky titull..mjafton te lexosh fjalen sulm dhe ja ku pergjigjja u dha...sulmi eshte nje gje dhe mbrojtja eshte nje gje tjeter...juve interpretimin e pergjigjes sime...
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Luftimet në Gazza kanë vazhduar gjatë tërë natës. Trupat Izraelite kanë depërtuar më thellë në territorin e Gazzës duke i afruar qytetit bregdetar Gazze. Raportohet se numri i të vdekurve që nga e shtuna e kaluar ka arritur në 477.

Luftëtarët e Hamasit kanë bërë publike se i kanë zënë rob 2 ushtarë Izraelit, ushtria Izraelite nuk ka konfirmuar këtë lajm.

Protestat kundër ofensivës në Gazza kanë vazhduar edhe gjatë natës në disa qendra të mëdha botërore.

Ushtria Izraelite lajmëroi se mbi 30 ushtarë të saj janë lënduar, 2 prej të cilëve me plagë serioze. Ata po ashtu lajmëruan se kanë lënduar edhe një numër të luftëtarë të Hamasit, por se nuk e din numrin e saktë.

Gjatë sulmeve të ushtrisë Izraelite kanë humbur jetën edhe 5 doktor Palestinez të cilit ishin në rrugë duke i shkuar në ndihmë popullatës të cilët ishin qëlluar më herët nga raketat e Izraelit.

Autoritetet Izraelite edhe përkundër deklarimit se kjo ofensivë ka të bëjë me ndalimin e hedhjes së raketave nga Rripi i Gazzës në drejtim të Izraelit, deri më tani nuk kanë aritur qëllimit të tyre pasi gjatë tërë natës forcat e Hamasit kanë hedhur mbi 10 raketa në qytetet Izraelite.

Burimet mjekësore në Gazza raportuan se gjatë ofensivës tokësore deri më tani 13 Palestinezë kanë humbur jetën. Sulmet me raketa nga ana e Hamasit, në drejtim të qyteteve Izraelite, ka shkaktuar plagosjen e 4 personave gjatë natës së kaluar.


10:51 Mijëra qytetarë të Stambollit janë duke u tubuar në Sheshin اağlayan ku do të mbahet një protestë kundër ofensivës Izraelite në Gazza. Protesta organizohet nga partia politike Saadet Partisi, krah i lëvizjes islame "Milli Gurus" që udhëhiqet nga Nexhmettin Erbakani.
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Dhe ne cka bazohesh ti se Izraeli mbron tokat e veta ? Perse mos t'themi "tokat e vjedhura" ? Palestinezet jane ate te cilet gjithmone kane jetuar aty. Argumentoje mundesisht se tokat te cilat i ka tani ne dore Izraeli, jane toka ne te cilat kane jetuar nga fillimi aty Izraelitet :).

Lover me duhet te jap leksione historie ty?
Izraeljanet kane qene shume me pare palestinezeve ne ato toka,i kane debuar e pastaj jane rikthyer e kane marre tokat e tyre.
Pse deformoni dhe gjerat nuk e kuptoj.Pastaj po me mbroni palestinezet sikur tua kete bere nena....
Mua thjesht me vjen keq per njerezit e pafajshem.
Te kishte bere te njejten gje Izraeli me Serbine jam e bindur qe do kishit perkrahur Izraelin.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Lover me duhet te jap leksione historie ty?
Izraeljanet kane qene shume me pare palestinezeve ne ato toka,i kane debuar e pastaj jane rikthyer e kane marre tokat e tyre.
Pse deformini dhe gjerat nuk e kuptoj.Pastaj po me mbroni palestinezet sikur tua kete bere nena....
Mua thjesht me vjen keq per njerezit e pafajshem.
Te kishte bere te njejten gje Izraeli me Serbine jam e bindur qe do kishit perkrahur Izraelin.

Kur kane jetuar aty ? Ke ndegjuar ndonjehere per " F I L I S T I N E T "?

Kend e luftuan Izraelitet pas largimit nga Egjipti?

Ata kurre nuk kane pasur toke te tyre, sepse ne Egjipt kane jetuar e jo ne Palestine.

Nga Profeti Jakob (Paqja dhe Meshira e Zotit qofte mbi te), kane shkuar ne Egjipt, ne kohen kur Profeti Jozef sjell familjen e tij ne Egjipt.

Pastaj ata u skllaveruan. Dikur filluan t'ikin dhe te enden neper toke, deri sa ju erdh urdheri per t'i luftuar "Filistinet (Palestinezet e sodit)", dhe dikur i drejtohen Moisut (Paqja dhe Meshira e Zotit qofte mbi te) me fjalet : "Shko ti dhe Zoti yt luftoni, se ne do presim jasht qytetit"
Keshtu qe Zoti ua ndalon atyre 40 vite per t'hyre aty, deri sa vdiqen ato gjenerata.

Po edhe sikur Izraelitet te kishin jetuar ne Filistine (Palestine), kjo mund te kete qene para 2000 viteve.
Edhe shqiptaret kane jetuar deri ne Slloveni por...guxo merri tokat e tyre sot.

p.s. Mos valle te dhemb ty dikund qe i mbroje palestinezet ? Mbi t'gjitha, jane te pafajshem. Nuk do isha as perkrahes i Izraelit as i Serbeve, por "Perkraes i se drejtes", e cila po zhduket dita dites nga faqja e dheut.
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Mua s'me dhemb asgjekundi i dashur Lover...Thjesht me vjen keq qe njerezit po humbin objektivizmin.Me vjen keq qe nese nje myslyman ben nje atentat vareni neper pasqyra per ta justifikuar,e nese dikush tjeter u ben ndonje gje myslymaneve ktheheni ne ujqer te uritur.
Personalisht jam ne paqe me veten dhe me mendimet e mia,nuk bej lufte ekzistence neper forume e as propaganda lart e poshte.
U jam prane viktima e jo vetem te palestines por te gjitha vendeve ku ka lufte,me lutje.E nese e konsideroni veten besimtare ate duhet te beni dhe ju,te luteni per te gjithe e jo te beni kete qe beni neper forum.
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Nuk qenke pergjigjur ne asnjeren nga pytjat e mia. Cudi apo ?

Sdq, nuk eshte e drejte e juaja t'flasesh per zemrat e te tjereve, se cfare permbajne ato. Andaj, mos humb kohe ne paragjykime te njerezve. Ke gjera shume me te mencura.

T'pershendes
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Lover edhe sikur te te pergjigjem,edhe sikur te te sjell ketu historiane ti serisht do vazhdosh ne mendimin tend...perfundimet i nxjerr vete ti.
Gjithe te mirat.


P.s. Nuk foli njeri per zemrat e asnjerit ketu...;)
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Hahah ! :D Te kuptoj te kuptoj e nderuar. Mos u lodh fare, ngase nuk do t'gjejsh histori tjeter te vertete perpos kesaj cfare e ceka me lart, t'jesh e bindur (vetem nese sjell ndonje histori te cifuteve, ai eshte tjeter muhabet)

Vazhdojme me lajmet:


11:27 Korespondentët e Al Jazeera-s raportuan nga Gazza se trupat e Izraelit po mundohen që Rripin e Gazzes ta ndajnë në dy pjesë duke depërtuar me tanke nga pjesa lindore për në pjesën perëndimore të rripit.

Burimet mjekësore në Gazza lajmëruan se së paku 25 palestinezë kanë humbur jetën gjatë ofensivës tokësore të Izraelit në Rripin e Gazzes.

11:36 CNN: Spitalet e Gazzes janë të stërmbushura me të lënduar. Mungojnë pajisjet bazike.
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

11 : 27 Korespondentët e Al Jazeera-s raportuan nga Gazza se trupat e Izraelit po mundohen që Rripin e Gazzes ta ndajnë në dy pjesë duke depërtuar me tanke nga pjesa lindore për në pjesën perëndimore të rripit.
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

14:32 Iran: Kryeparlamentari i Iranit Ali Larixhanit në një deklaratë për media u shpreh se hyrja e ushtrisë izraelitë në Gazze do të ketë pasoja të rënda për ushtrinë izraelitë dhe shtoi se: "Qyteti i Gazze-s do të bëhet varrë për Izraelitët".



14:40 Brigada "Izzuddin el Kassam", krahu ushtarak i rezistencës sw armatosur Hamas, lajmëroi sot se forcat e saj kanw arritur ta qwllojnw një helikopter izraelit që fluturonte në qiellin e Gazze-s.
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Trupat izraelite janë përleshur me luftëtarët e Hamasit sot në mëngjes përderisa numri i viktimave të ofensivës izraelite ka kaluar 510. Së paku 70 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i ofensivës tokësore dy ditë më parë.

Izraeli njoftoi se një ushtar është vrarë nga mortaja dhe 19 të tjerë janë plagosur, duke e quar në 49 numrin e ushtarëve të plagosur deri më tash. Kolona të trupave dhe tankeve kanë rrethuar qytetin e Gazës ndërkaq luftime janë raportuar edhe në zona tjera.

Izraeli thotë se qëllimi i ofensivës është ndalja e sulmeve me raketa nga ana e Hamasit.

11:02 Efraim Halevy, ish drejtuesi i agjensionit sekret të Mossadit, në shtypin izraelit deklaroi se qeveria izrealite ka pasur rastin të pengojë sulmet me rakete edhe më herët, duke aplikuar regjimin e sanksioneve ndaj Gazës. Mirëpo, siç duket, Izraeli ka interes edhe më të gjërë nga këto sulme t'i siguroj Fatahut, partisë së Mahmud Abasit, i njohur si "Ebu Mazin" pushtetitn dominus në territoret e Palestinës, dhe të tentoj të eliminoj nga skena politike Hamasin.

Në ndërkoh edhe "Ebu Mazini", është prononcuar se nëse Hamasi humb pushtetin në Gazë, ai është i gatshëm që ta marrë ate. Deklaratat edhe të njërës edhe palës tjetër janë në harmoni.

11:06 Reuters: Tre fëmijë palestinezë humbën jetë si pasoj e bombardimit Izraelit me tanke.

Burimet mjekësore në Gazza njoftuan se 12 civil kanë humbur jetën të hënën si pasojë e sulmeve Izraelite. Po ashtu raportohet për vrasjen e një familjeje shtatë anëtarësh.



Pamja grafike e gjendjes së fundit të pozicioneve Izraelite në Rripin e Gazzës: Al Jazeera English - News



11:30 Mjekët norvegjezë për Tv Press deklaruan se në trupat e disa të plagosurve palesitnez jane gjetur gjurmë të uraniumit të varfur.



11:32 Korrespodentët e Al Xhezira: Raketat e rezistencës se armatosur Hamas arrijnë deri në veri të Izraelit për herë të parë.



Disa ueb faqe të internetit në Izrael kanë njoftuar se, që nga fillimi i operacionit tokësor, 11 ushtarë Izraelit kanë humbur jetën. Një mjek në spitalin Soroka, Dr. Neva Leyal ka deklaruar se të dielën në mëngjes, në mes të orës 9 dhe 11, janë sjellë trupat e pajetë të 6 ushtarëve.
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

cifuta hesapi,ca pret,dhe america i ndihmon se ja myll gojen izraeli,se america ben me te vegjelit si serbia po me rusine dhe izraelin se hap gojen motrat
 
cifuta hesapi,ca pret,dhe america i ndihmon se ja myll gojen izraeli,se america ben me te vegjelit si serbia po me rusine dhe izraelin se hap gojen motrat

Jo jo, amerika eshte e fundit qe ka faj ne kete loje
Spaku kshtu pretendojne ata. Edhe pse historia flet me fakte qe amerika kan rrezuar shume qeveri ne toka te huaja pa asnje te drejte, ndersa ne anen tjeter kan mbeshtetur diktatore qe i kan bere " amin " amerikaneve. Prap, kta njifen si shembull i " demokracise " moderne .
Sepse kshtu e do "ligji" i shekullit 21, te jesh perkrah te fortit edhe kur e ka gabim, ta ndeshkosh te dobtin vetem per nje qellim, qe ta ken friken te tjeret.
Sidoqoft, per mos t'dal nga tema, i kthehemi te famshmit, izraelit, por prap duke e lidh rastin me amerikanet. Kta te fundit ne vietnam humben luften. Ksaj disfate iu bashkangjit edhe humbja me e madhe, mbi 54 mij ushtare amerikan vdiqen me sy qel duke mos e dit pse ishin atje, per qka luftonin. Por nje gje ishte e sigurte, te gjithe e dinin se nuk do te fitonin.
Fatin e njejt do ta ken edhe izraelitet nket rast. Token e huaj mund ta kontrollosh perkohesisht, por asesi perjetesisht, sepse edhe nga deshira e madhe qe kan njerzit per tu treguar te forte, prap, kurre smund te behesh zote aty ku se ke vendin, aty ku vendasit ta urrejn edhe emrin.
Martin Luther King thoshte :
" Kam nje enderr se nje dite kjo bote do te jete me mire ashtu si Zoti tha. Kam nje enderr se te gjithe njerzit e botes do te jene me te lumtur dhe te bashkuar me njeri tjetrin "
Si duket, ky e ndjente se kjo do te jete vetem nje " enderr " qe kurre nuk do te behet realitet !
 
Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?

Sidoqoft, per mos t'dal nga tema, i kthehemi te famshmit, izraelit, por prap duke e lidh rastin me amerikanet. Kta te fundit ne vietnam humben luften. Ksaj disfate iu bashkangjit edhe humbja me e madhe, mbi 54 mij ushtare amerikan vdiqen me sy qel duke mos e dit pse ishin atje, per qka luftonin. Por nje gje ishte e sigurte, te gjithe e dinin se nuk do te fitonin.

Mos i perzieni temat. Nese mendja juaj pretendon se Amerikanet kishin humbur luften ne Vietnam, atehere hape nje teme te posaqme dhe diskutojme mbi humbjen apo fitoren ne ate lufte. :gjujpeshk:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top