Receta te ndryshme

Supe me vongole

IMG_7642.jpgNuk e di si i thone ne shqip vongole. Ne librat e kuzhines shqiptare takoj vetem fjalen midhje, por midhjet per mua jane nje gje tjeter. Vongole jane te perhapura ne Adriatik, por me te mirat fare kapen e perpunohen ne Venecia. Kjo recete vjen nga nje restorant venecian. Eshte e thjeshte dhe e shpejte. Per shije, provojeni vete. Nje here vongole, gjithmone vongole.





Per dy veta:

500gr vongole
hudher
nje cope e vogel ginger
2dl prosecco
uje
vaj ulliri
kripe
piper

Vongolet pastrohen me uje te bollshem te ftohte. Ato me guacke te hapur, te prishur hidhen poshte. Shtypni hudhren pasi ta keni qeruar. Gingerit i hiqet lekura dhe pritet shume imet. Ne nje ene te thelle hidhet vaji i ullirit, nxehet dhe shtohen ne te hudhra dhe ginger. Pasi jane skuqur pak shtohen vongolet dhe lihen per dy-tre minuta. Shuhen me prosecco dhe me te njejten sasi uji. Lihen te zjejne bashke per disa minuta. Vongolet hapen, te pahapurat hidhen poshte. Sperkaten me kripe dhe piper. Ju befte mire!
 

Attachments

  • IMG_7642.jpg
    IMG_7642.jpg
    31.8 KB · Shikime: 0
Curry i kuq tailandez

Currin thailandez (te kuq dhe jeshil) e njoha jashte Shqiperise. Por, me sa jam e informuar, kane filluar ta njohin edhe ne Shqiperi, ne restorantet aziatike apo indiane qe po fillojne te shfaqen ne Tirane. Gjyshet shqiptare te se nesermes ndoshta do ta kene neper librat e tyre kete lloj gatimi. Mbase.

Curri Thailandez eshte jashtemase i thjeshte per t'u gatuar. Te pakten kjo receta qe po sjell ketu eshte shume e thjeshte (nje me te sofistikuar do ta sjell me vone). Ju duhen ingredientet e meposhtem, te cilet gjenden ne dyqane kineze, thailandeze apo indiane.


2.jpgNe figure shikoni, misra bebusha, patlixhana thailandeze (duken si domate jeshile, nuk jane!), bamje, qepujka kineze dhe curri i kuq qe mund ta blini te gatshem.

3.jpgJu duhen gjithashtu dy kanace me qumesht arre kokosi.

Ne kuszhinen kineze, thailandeze dhe indiane ka nje rregull te arte: Asnjehere mos filloni te
gatuani pa i bere gjerat gati. Puna e pare pastroni e prisni zarzavatet qe keni menduar te gatuani. Kur cdo gje eshte gati filloni. Gatimi ka tempon e tij. Ne fillim hidhni ne vajin e lulediellit te nxehur dy luge curry. Numrin e lugeve duhet ta zgjidhni vete. Ata qe e duan shume pikante mund t'i hedhin edhe tre, ata qe nuk e duan pikante mudn t'i hedhin edhe nje. Kur curry te jete skuqur pak, hidhni nje nga nje zarzavatet. I kaurdisni pak. I shuani me qumeshtin e kokosit dhe i lini te ziejne per rreth 30 min ne zjarrte mesem.

1.jpgJu befte mire!

Keshilla praktike

1. Gatimi ne guzhinen kineze behet me nje enet te posacme qe quhet wok. Megjithate, ju mund te gatuani edhe ne nje tigan.
2. Ky lloj ushqimi shoqerohet me oriz kinez (te zjere, sigurisht)
 

Attachments

  • 2.jpg
    2.jpg
    56.3 KB · Shikime: 0
  • 3.jpg
    3.jpg
    49.1 KB · Shikime: 0
  • 1.jpg
    1.jpg
    52.9 KB · Shikime: 0
Shija supreme e gjerave te thjeshta

E djele. Mengjes. Qiell i paster blu. Dielli i plote dhe i ngrohte. Hap dritaren. E di. Kjo eshte nje nga ato ditet qe njeriu duhet ta jetoje me te gjitha shqisat. Mbyll syte. Degjon kengen e zogjve dhe feshferimen e gjetheve. Ndjen eren e lehte te te ledhatoje e, teksa ben keshtu, te heq gjumin, meraqet, ankthet. Fillon dhe nuhat. Eren e tokes. Te pemeve. Dhe fillon te shkosh neper mend te gjitha llojet e mundshme te shijeve per te gjetur ato qe i shkojne kesaj dite. Jo gatime kulinarike. Gatime te thjeshta qe i ngelen besnike tokes qe i prodhon. Gatime qe te bejne te ndihesh plotesisht bir i natyres.


1. Patate ne tave

IMG_7522.jpgPatatet qerohen, lahen, thahen, priten ne formen e deshiruar (jo shume te trasha), sperkaten me kripe, vaj ulliri, hapen ne tave, hidhet rozmarine e fresket, futen ne furren e parangrohur ne 220°C, piqen derisa te marrin nje ngjyre te arte deri ne te kuqerremte.

2. Qofte

IMG_7517.jpg(per 4 persona) 500 - 700gr mish i grire, 1 qepe e grire ne rende, 1 hudher e shtypur, 1 patate (e qeruar dhe pastruar) e grire ne rende, 2 veze, tule te 2 feta buke te thermuara imet (lagini paksa por kullojeni mire ujin). Perziejini mire.

IMG_7521.jpgShtoni kripe, piper te zi, majdanoz, koper, menderz (mente) te gjitha te prera holle. Perziejini mire. Me mira do te ishte ta linit kete perzierje per disa ore te qete, qe shijet te fillojne dhe te shkrijne tek njera-tjetra; por behen te mira edhe kur gatuhen shpejteshpejt. Formoni me masen toptha apo peta te ciles madhesi t'ua doje qejfi. Rrotullohini ne miell dhe verini te skuqen ne nje tigan te madh me vaj ullirite nxehur mire deri sa miqi te jete pjekur tejpertej. Kombinoini me patatet.


IMG_7526.jpg
3. Sallate me domate

IMG_7019.jpg
Qofte me patate ndoshta do te mjaftonte, por eshte paksa e thate dhe minimaliste. Nje sallate me domate do te ishte kompensatori me i mire. Domate te pjekura, por jo qulle, pritini ne formen qe ju deshiron estetika juaj ose sipas estetikes se gjyshes. Grini nje qepe holle, shtypni nje hudher, hidhini te dyja ne nje filxhan me vaj farash kungulli (ne se nuk e keni perdorni vajin e ullirit) dhe aceto balsamico. Lerini te flene pak bashke. Para se ta hani sallaten e domateve sperkatini ato me perzierjen e filxhanit.

IMG_7023.jpg
Per pak me shume tangerllik, pritni djathe te bardhe ne copa te vogla, zbukurojeni me feta vezesh te ziera mire dhe me koper.

Ju befte mire!
 

Attachments

  • IMG_7023.jpg
    IMG_7023.jpg
    54.2 KB · Shikime: 0
  • IMG_7019.jpg
    IMG_7019.jpg
    55.8 KB · Shikime: 0
  • IMG_7526.jpg
    IMG_7526.jpg
    38.6 KB · Shikime: 0
  • IMG_7521.jpg
    IMG_7521.jpg
    33.1 KB · Shikime: 0
  • IMG_7517.jpg
    IMG_7517.jpg
    37.1 KB · Shikime: 0
  • IMG_7522.jpg
    IMG_7522.jpg
    42.3 KB · Shikime: 0
Tave kosi

... ose e vetmja gjelle me te vertete shqiptare.

IMG_7156.jpg
Ne fillimet e mia ne Zvicer, njerezit akoma te pamesuar me emrin Shqiperi, me pyesnin se cfare kuzhine gatuanim. Une filloja, immam bajalldi ... kjo eshte turke, ma kthente miku im Andi, nje mjeshter i vertete gatimi. Byrek ... vazhdoja une ... kjo eshte turke, ma kthente Andi. E deshperuar, me gjysem zeri, i them: tave kosi! Kete s'e kam degjuar. Si gatuhet? , u be kurioz. Dhe une ja shpjegova dhe ... hurra ... ai nuk e njihte. Keshtu qe, kuptohet, kur e ftova per darke Andit i gatova tave kosi. Qe ate mbremje, tava e kosit eshte bere nje nga gjellet e tij me te preferuara, te cilen ai nuk perton t'ua gatuaje miqve te tij, miqve te miqve te tij. Dhe, ja sot, ne kete premiere te fytyres se re te kuzhines se gjyshes, perpara jush, e bukur, e shijshme, asnjehere e merzitshme, ajo, e vetmja gjelle shqiptare, e madherishmja: Tava e Kosit!

Per nje tave te shijshme kosi ju duhen:

kotoleta qingji te cilesise shume te mire
kos i pakastruar nga yndyra (une blej kos grek shume te yndyrshem)
veze
pak oriz (nje grusht)
miell
gjalpe
kripe
piper

Futeni mishin (per 4 persona rreth 1kg, kotoletat kane kocka prandaj merrni pak me shume mish se zakonisht) ne tave, sperkaten me gjalpe dhe futeni ne furre derisa te piqet e te marre nje ngjyre te bukur te kuqerremte. Hiqeni mishin nga tava. Ne nje tenxhere hidhni gjalpe dhe kur ai te jete tretur e nxehur shtoni dy-tre luge miell. Kur mielli te kete marre ngjyre te arte shtoni lengun e mishit dhe perziejini mire. Ne se salca eshte shume e trashe shtoni pak uje. Eshte shume e rendesishme qe salca te mos kete kokrriza! Prandaj, perdorni nje mixer per te tretur miellin mire. Ne nje ene te thelle shtoni kosin (rreth 1L per 4 persona), dy veze, salcen e miellit, orizini, kripe, piper. Perziejini te gjitha shuem mire dhe shtojani mishit ne tave. Futeni taven ne furre dhe kur te kete marre ngjyren e kuqerremte hiqeni nga zjarri. Ju befte mire!

Keshilla praktike

Suksesi i taves se kosit varet nga konsistenca. Sa me kompakte te jete tava e kosit, aq me kollaj eshte te pritet e te ruaje formen. Prandaj, kosin merreni me perqindjen mete larte te mundshme te yndyres dhe salcen e miellit beheni relativisht te trashe. Po keshtu, orizi perdoret per te ndihmuar taven e kosit te marri konsistencen e duhur.
 

Attachments

  • IMG_7156.jpg
    IMG_7156.jpg
    40.1 KB · Shikime: 0
Pule me zarzavate

Ju nevojiten:

pule
qepe
speca
hudhra
karrota
ose cfare zarzavateje verore qe t'ju doje zemra.

Pastrojini zarzavatet, pritini ne copa te medha. Pastrojeni pulen dhe cajeni ne menyre te tille qe e hapurte duket si lakuriq nate (shih foton). Shtrojini zarzavatet ne tave, hidhini kripe, piper dhe vaje ulliri. Beni te njejten gje me pulen. Futeni taven ne furre te paranxehur ne 180°C dhe piqeni derisa sa pula te kete marre nje ngjyre te bukur ari. Ndajeni pulen ne thela, shoqerojeni ne pjate me zarzavate, dhe sipas deshires mund ta shoqeroni me rizoto ose thjesht me buke.


18.jpg

Ju befte mire!
 

Attachments

  • 18.jpg
    18.jpg
    32.5 KB · Shikime: 0
Pule me perime ne fure!

2438594007_6f0a8edc90.jpg

Sot do ju jap dhe nje menyre tjeter (mbase te shumeditur) te gatimit te shpejte dhe me te shendetshem te pules.Pjekja e saj dhe perimeve shoqeruese ne qese furre!Ju kursen juve kalorite, vajin e tepert dhe kohen!
E mire e di , qe nuk ka asigje qe nderrohet me ato patatet e pjekme me pule ne furre, por nuk duhet te jemi konservatore ne ushqim:) edhe kjo eshte shume e shijshme.
Per pergatitjen e e saj duhen:
1 pule
3 patate
1 qepe mesatare
2 speca jeshile ose te kuq
2 domate te pjekura (nese nuk e doni me shume lenge mund te mos i perdorni domatet)
1 karrote
ereza me shumice (rigon,piper i zi, rozmarine,piper i kuq, curry,cumin etj)
kripe
Pritini perimet ne forme kubash te vegjel dhe perzijini me tere erezat e lartpermendura dhe kripen.Lijini ashtu nje fare kohe derisa era e erezave te depertoje ne to.Te njejten gje bejeni dhe me pulen.
Me pas futeni pulen ne qese dhe shtoni dhe perimet rreth saj.Nuk keni nevoje te shtoni vaj,por nese doni edhe mundeni.Por nuk eshte se do ja ndjeni nevojen dhe qellimi i ketij gatimi ne qese eshte qe te mos perdoret vaj ekstra.Pasi ti keni vene te tera perimet,mbylleni qesen dhe hapni disa vrima te vogla me gjilpere .Futeni ne furren e ngrohur pakez dhe piqeni ne 150 grade celcius ,duke e kontrolluar vazhdimisht deri sa pula te jete pjekur perfundimisht.
Ju befte mire!@yumania
 
Patllixhana rulo!
2505451586_c02f4fe0a8.jpg
Vera po ndihet perhere e me shume e se bashku me te edhe gatimet qe i shkojne per shtat kesaj stine.Pra te skuqurat.Sado qe nuk jane shume te keshillueshme dhe te shendetshme kane lezet dreqkat.Plus qe une u perpoqa me sa munda ta beja me sa me pak kalori.Shpresoj t’ju pelqejne:
Per nja 20 rulo me patllixhan ju nevojiten:
3 patllixhane te medhenj
3 domate te pjekura
3 thelpinj hudhrash
1 veze
miell per te lyer patllixhanat (une kisha harruar me blere miell,ja kercita me irmik serish.Turp e faqja e zeze çfare amvise koti jam:p)
pak rozmarine (e thate ose e fresket)
kripe/piper i zi
vaj per skuqje
2505451636_471d78d25b.jpg
Se pari hiqjani patllxhanave lekuren dhe pritini ne fillim pergjysem,me tej çdo gjysme priteni persegjati ne 3 pjese ose 4 (sipas hollesise qe deshironi).Lijini ne nje tas me uje me kriper disa minuta ,qe ti iki shija e hidhur.
Nga ana tjeter pritini domatet ne forme kubash te vegjel,po ashtu grini holle hudhrat.Vijini domatet ,hudhrat,kripen,piperin dhe rozmarinen ne nje tigan per tu zier.Mos shtoni vaj,lerini te zihen dhe shkrihen ne lengun e domateve.
Nderkohe merrini patllixhanet dhe lyjini me veze (vezen hidheni ne nje tas dhe perzijeni me pare).Me tej lyjini patllixhanet me miell dhe vijini te skuqen ne vajin e nxehte.Pastaj vendosini nje cope kohe ne nje pjate ku te keni vene pecete me pare,qe ti thithet ca vaji.
Pastaj siper çdo patllixhani vini pak nga perzierja me domate qe pergatiten lart dhe me tej paloseni patllixhanin ashtu siç duket ne foto (ne foto ka dhe pamje te patllixhanit te papalosur).Veproni keshtu me te tere patllixhanet.Servirini te nxehta.
Ju befte mire!@yumania
 
Patllixhana rulo!
2505451586_c02f4fe0a8.jpg
Vera po ndihet perhere e me shume e se bashku me te edhe gatimet qe i shkojne per shtat kesaj stine.Pra te skuqurat.Sado qe nuk jane shume te keshillueshme dhe te shendetshme kane lezet dreqkat.Plus qe une u perpoqa me sa munda ta beja me sa me pak kalori.Shpresoj t’ju pelqejne:
Per nja 20 rulo me patllixhan ju nevojiten:
3 patllixhane te medhenj
3 domate te pjekura
3 thelpinj hudhrash
1 veze
miell per te lyer patllixhanat (une kisha harruar me blere miell,ja kercita me irmik serish.Turp e faqja e zeze çfare amvise koti jam:p)
pak rozmarine (e thate ose e fresket)
kripe/piper i zi
vaj per skuqje
2505451636_471d78d25b.jpg
Se pari hiqjani patllxhanave lekuren dhe pritini ne fillim pergjysem,me tej çdo gjysme priteni persegjati ne 3 pjese ose 4 (sipas hollesise qe deshironi).Lijini ne nje tas me uje me kriper disa minuta ,qe ti iki shija e hidhur.
Nga ana tjeter pritini domatet ne forme kubash te vegjel,po ashtu grini holle hudhrat.Vijini domatet ,hudhrat,kripen,piperin dhe rozmarinen ne nje tigan per tu zier.Mos shtoni vaj,lerini te zihen dhe shkrihen ne lengun e domateve.
Nderkohe merrini patllixhanet dhe lyjini me veze (vezen hidheni ne nje tas dhe perzijeni me pare).Me tej lyjini patllixhanet me miell dhe vijini te skuqen ne vajin e nxehte.Pastaj vendosini nje cope kohe ne nje pjate ku te keni vene pecete me pare,qe ti thithet ca vaji.
Pastaj siper çdo patllixhani vini pak nga perzierja me domate qe pergatiten lart dhe me tej paloseni patllixhanin ashtu siç duket ne foto (ne foto ka dhe pamje te patllixhanit te papalosur).Veproni keshtu me te tere patllixhanet.Servirini te nxehta.
Ju befte mire!@yumania
 

Attachments

  • 2505451636_471d78d25b.jpg
    2505451636_471d78d25b.jpg
    66.7 KB · Shikime: 0
  • 2505451586_c02f4fe0a8.jpg
    2505451586_c02f4fe0a8.jpg
    57.7 KB · Shikime: 0
Peshk i aromatizuar!
2431186006_cfe39366af.jpg

Gatimi i peshkut ne mikrovale i jep atij nje shije sikur te ishte reshkur apo pjekur.Pra perfitoni pak a shume diçka tip , fish-barbecue apo peshk zgare.Pergatitja eshte shume e lehte dhe ju merr pak kohe.
Per 2 persona ju duhen:
2 koca/levrek ose çfare peshku te madh te doni
3-4 thelbinj hudhrash
nje grusht gjethe majdonozi
curry ose shafran
coriander
piper i zi
kripe
vaj ulliri
Pastrojeni peshkun mire.Pritini gjethet e majdanozit.Rrethojeni peshkun me majdanozin, erezat dhe kripen dhe lereni, ashtu per disa minuta deri sa erezat te te perzihen me peshkun.Me tej vendoseni ne nje pjate ku do te shtoni dhe pakez vaj ulliri se bashku me hudhrat.Vijeni ne mikrovale dhe kontrollojeni te piqet nga te dyja anet.Mund ta lini sa minuta te doni , une per vete e lashe pak me shume qe te reshkej disi.
Ju befte mire!@yumania
2431181551_0dd7e9a4eb.jpg
 
Omlete me kerpudha!
Kerpudha , nje tjeter asortiment qe nuk para e pelqej.Por i di vlerat e saj dhe mundohem ta perdor.Kete 2549961411_7fac8300de.jpg
omleten e sajova vete, por para disa ditesh provova diku vetem kerpudha me djathe kaçkavall te bute.Me pelqyen mjaft dhe thashe, pse te mos e zhvilloj kete recete? Ndaj si perfundim krijova nje omlete.Ja dhe receta.
Per 2 persona:
10 kerpudha
2 veze
200 gr djathe kaçkavall i bute (mund te jete dietik gjithashtu)
4-5 buke te thekura te copetuara
1/2 luge gjalpe (ose margarine dietike)
piper i kuq ose i zi
kripe (nese doni)
Lajini mire kerpudhat dhe pritini ne copa mesatare.Me tej vijini ne tigan dhe lijini ne nje zjarr mesatar te zihen ne lengun e vet.Lijini keshtu nje cope here sa te zbuten pastaj shtoni gjalpin dhe perzijini me te.Nga ana tjeter grini djathin kaçkavall dhe perizjeni me dy vezet,kripen,piperin dhe me buket e thekura te copetuara.Hidhini mbi kerpudhat dhe perzijini pakez.Lijini ne zjarr mesatar per pak kohe.Servireni te nxehte.
Ju befte mire!@yumania
 

Attachments

  • 2549961411_7fac8300de.jpg
    2549961411_7fac8300de.jpg
    49.6 KB · Shikime: 0
Kuskus me Oriz
2807750369_1ac9247144_o.jpg

Kuskusin e njihni shumica e juaj besoj.Eshte nje si tip makarone kokerrvogel e ngjashme me orizin ne fakt.Origjinen e ka nga vendet afrikane ku perdoret me shumice.Kuskusi eshte njekohesisht dhe emer gjelle qe behet me po keto makarona si dhe me qepe dhe domate.
per me shume rreth kuskus shih ketu :
Couscous - Wikipedia, the free encyclopedia
Une kete here i bera disi me ndryshe.Ja dhe receta
Per 4 persona:
1 pako me kuskus
kripe
piper i kuq
8 luge krem(ajke,pana) qumeshti
nje luge plot me curry (ose shafran)
Vijini kuskuset per tu zier, ne ujin qe valon.Me tej pa i perzier fare me gjalpe ose margarine, perzijini me kremin e qumeshtit,ku keni shtuar dhe kripen.Ne fund hidhini siper curry (ose shafran) dhe piperin e kuq dhe perzijini.Servirini te nxehta.
Ju befshin mire!@yumania
 
Corbe e ftohte!
2608544796_72b6a8a0ff.jpg

.Pergatitja eshte shume e thjeshte

Pergatitja:
grure ashureje
kos
hudhra
kripe
nanexhik i thate ose i fresket
Zijeni grurin dhe perzijeni me kosin e ftohte duke i shtuar hudhrat e grira holle dhe kripen si dhe nanexhikun.Lijeni nje cope here sa nanexhiku dhe hudhrat te leshojne aromen.Ju befte mire!@yumania
 
Gjelle vere me kunguj dhe djath te freseket!
2627383739_c81e2ca22b.jpg
Ja dhe nje lloj gjelle tjeter perfekte per keto dite te nxehta , dite ne te cilat nuk deshirojme te hajme shume rendshem , por qe njekohesisht nuk duam ti largohemi shijeve pikante icon_smile.gif
Per 2 persona:
4 kunguj
5 patate mesatare
2 domate te medha te pjekura (po qene zemerkau aq me mire;)
1 qepe e madhe
1 luge gjelle salce speci i kuq ( i pergatitur ne shtepi.ketu shitet salce e tille.nese nuk gjeni merreni te gatshme ne market.pergatitja eshte shume e lehte dhe po jua shkruaj poshte)
nje grusht me djathe tradicional ne forme teli (origjina jane Anadolli lindor dhe jugor.eshte nje lloj djathi i perfituar nga marrja e yndyrnave te teperta te qumeshtit.merr forme te tille nga perpunimi i tij me dore.por e ka sasine e kripes pakez te larte ndaj nuk duhet perdor ne sasi te medha.ja dhe foto e tij:
http://www.cingiloglu.com/48/uploads/img467e9bef5a55f.jpg) [po nuk gjetet si ky djathi mund te perdorni djathe kaçkavall pa yndyre]
kripe,piper i zi
pakez “allspice” (ky eshte emri anglisht i erezes.ka pak ngjashmeri me kanellen por nuk eshte tamam si ajo)
vaj ulliri (3 luge gjelle)
uje sipas deshires tuaj
1 buljon mishi ose pule
Se pari pritini qepen ne forme draperi (holle).Pritini patatet si per gjelle dhe domatet po ashtu (pra jo shume te vogla) dhe kungujt ne forme rrethi.
Vijini te tera se bashku per tu skuqur ne tigan wok (tigan i thelle) ose tenxhere ne zjarr te ulet.Me tej perzini salcen,buljonin,kripen dhe erezat ne ujin qe do perdorni dhe shtojini ne gjelle).Lijini te gatuhen ne zjarr te ulet per disa kohe sa tere perimet te zbuten mire.Ne fund shtoni djathin siper ne tigan dhe lijeni sa te shkrihet dhe ai.Servireni te nxehte .Ju befte mire!@yumania
Shenim: per pergatitjen e salces se specave te kuq : merrni 1 sasi specash te kuq dhe zijeni me tekniken me avull.Pastaj ndajini specat nga farat dhe lekura dhe me tej copetojini fare specat ne mikser deri sa te krijohet nje lloj salce.Me tej vendoseni ne nje tepsi dhe lijeni ne diell te thahet.Ne fund shtojini kripe dhe konservojeni ne nje kavanoz ne vend te fresket dhe pa drite.
 

Attachments

  • icon_smile.gif
    icon_smile.gif
    173 bytes · Shikime: 0
  • 2627383739_c81e2ca22b.jpg
    2627383739_c81e2ca22b.jpg
    47 KB · Shikime: 0
Ishuj kungulleshkash dhe patilxhanesh ne det domateje!



2438601639_2906feba1e.jpg


Ok e shof se e paskam egzagjeru içik me kete emrin po nejse se vdes per fjalen kungulleshka dhe desha me e perdor troç muhabeti:) Edhe kjo receta hyn gjysem tek recetat e kafshatave dhe gjysem tek te gjelleve:) eshte shume e thjeshte dhe te kujton pjatat e fillimit ndaj them keshtu..Nejse po i le llafet dhe po hyj ne teme:)
Per 4 veta (me oreks mesatar:)
5-6 patllixhana
5-6 kunguj
8 domate te pjekura
1/2 tufe majdanoz
2-3 qepe te njoma ose 2 qepe te thata
pak piper i zi
pakez vaj ulliri per skuqjen e domateve
1luge çaji uthull rigoni
Domatet pritini ne copa te vogla dhe lijini te kavurdisen ne tigan ku keni hedhur ate pakez vaj (1,5 luge vaj ulliri) duke shtuar dhe majdanozin e grire , piperin e zi dhe uthullen e rigonit si dhe qepen e grire holle si per sallate.Lejini keshtu deri sa domatet e qepet te shkrihen dhe majdanozi te zbutet.
Nga ana tjeter pritini kungujt dhe patllixhanat ne feta rrumbullake .Patllixhanet lijini per 10′ ne nje tas me uje me kriper per te larguar shijen e hidhur.Me tej futini te dyja perimet e prera ne tenxhere me avull dhe lijini ashtu deri sa te zbuten disi.Me tej hiqini dhe vendosini ne nje tepsi ku pasi ta keni lyer me pakez vaj me dore vini kungulleshkat dhe patllexhanet e prere dhe hidhini siper seciles perzierjen me domate dhe qepe qe pemendem me lart.Pjesen e qe ngelet shtorojeni rreth kungujve dhe patllixhaneve (deti;)
Futini ne furre qe e keni ngrohur ca me pare dhe lerini sa kungujt dhe patllixhanet te piqen ca..Servirini te ngrohta .Ju befshin mire!
2438601761_97dd8bd155.jpg
 
Bizele me melci!

2671073282_cda64e6029.jpg
Teksa po pergatisja bizele (nje nga gjellerat e mia te preferuara) para disa ditesh nisa te mendoj sesi mund te gatuhej ndryshe kjo gjelle.Me pelqen ti jap drejtime te tjera ushqimeve tradicionale,dhe duke menduar se keshtu do te sillja ne vend edhe fjalen qe i kisha dhene sime meje se do perdorja me shume mish;) vendosa ti gatuaj kete here bizelet me melçi.Melçite nuk para pelqehen nga te tere por une mendova se aromat e ketyre asortimenteve do shkonin me njera tjetren ndaj thashe pse jo,ta provojme njehere:)
Per gjelle per 5-6 persona ju duhet:
1 kg bizele e fresket
2 qepe mesatare
2 karrota
3 patate
2 domate te pjekura
300 gr melçi (nese doni dhe me shume mund ti vini,por une nuk preferoj me shume)
1/2 tufe koper
1 luge gjelle salce speci te kuq
3 luge gjelle vaj ulliri
uje me sy per gjellen
kripe,piper i zi kokerr
Zijini kokrrat e bizeleve nje cope here ne uje me pakez kripe dhe me tej shplajini me uje te ftohte.Grini qepet,karrotat,patatet ,domatet holle.Po ashtu dhe melçite pasi ti keni pastruar mire.Grini kopren holle gjithashtu.Vijini te tera perimet (perveç kopres) dhe melçite per tu skuqur pak ne tenxhere ku keni hedhur dhe vajin.Me tej uleni zjarrin dhe shtojini uje me sy sipas nevojes dhe deshires suaj per trashesine e gjelles.Shtojini salcen,kripen,kokrrat e piperit te zi dhe lijeni te gatuhen ne zjarr te ulet per nje cope here.Nga fundi shtoni dhe kopren dhe lijini serish deri sa te depertoje dhe era e saj ne gjelle.Mos e hidhni perpara se i humbin vitaminat.
Servireni gjellen e ngrohte.Ju befte mire!@yumania
 

Attachments

  • 2671073282_cda64e6029.jpg
    2671073282_cda64e6029.jpg
    46.6 KB · Shikime: 0
Makarona me salce perimesh!

Per nje porcion me makarona me salce perimesh perdora:
1/5 e nje pakoje makaronash si keto qe shihni ne foto
2 kunguj
100 gr kerpudha
pakez djathe kackavall te bute
nje luge panna
kriper,piper i zi
uje per te zier makaronat
Qerojini kungujt dhe lajini.Lani dhe kerpudhat dhe copetojini te dyja ne mikser.Me tej vijini te dyja ne tigan te zihen ne ujin e vet.Pasi te jene zbutur mire shtoni djathin kackavall qe e keni grire me pare ne rende , lijeni dhe ate te shkrihet dhe me pas shtoni dhe panen dhe kripen e piperin e zi.I zieni makaronat `al dente` dhe pasi ti kulloni perzijeni me kete salce.Servirini te ngrohta.Ju befshin mire!@yumania
2671073350_8a05c313ee.jpg
 

Attachments

  • 2671073350_8a05c313ee.jpg
    2671073350_8a05c313ee.jpg
    46.4 KB · Shikime: 0
Strudel me spinaq dhe karota

Materialet për 8 persona

* 1 ose 2 peta byreku
* 450 gr. spinaq
* 400 gr. karota
* 50 gr. djathë kaçkavall 2 thelpinj hudhre
* 1 tufë majdanoz
* 60 gr. pistakë (fistekë)
* 50 gr. rrush i thatë
* 2 lugë gjelle vaj ulliri
* 40 gr. gjalpë
* 1e kuqe veze
* kripë, piper


Përgatitja

1. Prisni karotat në forma rrethore. I skuqni me gjysmën e hudhrës; shtoni në te majdanozin dhe i hidhni kripe e piper. E shtroni këtë masë në petën e byrekut.
2. Pastroni me kujdes spinaqin; e shtrydhni; e prisni në copa të trasha dhe e skuqni me pjesën tjetër të hudhrës. Pasi të shtoni kripe dhe piper e hiqni nga zjarri. Menjëherë më pas hidhni rrushin e thate, pistakët (fistekët) dhe djathin kaçkavall.
3. E përzieni mirë këtë masë dhe e shtroni në petën e byrekut, mbi shtresën me karota që hodhët më parë. (Shpërndani copat e djathit nëpër të gjithë petën, me qëllim që të mos ketë vetëm në një vend).
4. E vendosni ‘strudelin’ në një tepsi të lyer me gjalpë dhe përsipër e lyeni me të kuqtë e vezës, të cilën e keni rrahur më parë me pak ujë.
5. E piqni ushqimin për 45-50 minuta. Kur të jetë
Gati, sipas preferencave e servoni të ftohtë ose të ngrohtë.
 
Perime të furrës
f.0928141108581_m.jpg


Përbërësit për gjashtë persona:

* 660 gr lulelakër jeshile
* 500 gr bishtaja dhe karota
* 3 lugë margarine
* 2 lugë kaçkavall të grirë
* Kripë
* Piper

Për beshamelin
* 3 luge margarine
* 4-5 luge miell
* 1 kg qumësht
* 1 arrë e grirë
* 2 vezë
* 1 filxhan djathë
* kaçkavall i grirë

Përgatitja
Ziejmë perimet në tenxhere me presion dhe i lëmë derisa të pinë të gjithë ujin dhe më pas i hedhim margarinë përsipër.
Për beshamelin
Në një tenxhere hedhim margarinën, miellin dhe i përziejmë. Hedhim qumështin e nxehur me përpara, derisa të përftohet një krem. E lëmë kremin për disa minuta në zjarr dhe hedhim arrën e grirë, vezën, kripën, piperin dhe djathin e grirë. Vendosim lulelakrën jeshile rreth një enë balte. Mbushim qendrën me bishtajat dhe karotat, hedhim përsipër beshamelin, djathin kaçkavall dhe e fusim në furrën e nxehur në 220 gradë për 30 minuta.
 
Kek me hurma dhe banane

Materialet për 8-10 persona
* 250 gr. hurma pa bërthamë
* lëkurë dhe lëng nga 1 limon
* 2 banane të pjekura
* 200 gr. gjalpë i butë
* 180 gr. sheqer
* 3 vezë
* 230 gr. miell për kek
* 1/2 luge kafeje bakin
* feta molle (të cilat do të sheqerosen me 3 lugë gjelle sheqer)


Përgatitja
Në fillim vendosni hurmat, lëkurën dhe lëngun e limonit në një tenxhere ku keni hedhur 90 ml. ujë. I zieni atë për 5 minuta, derisa hurmat të zbuten. Më pas i rrihni në mikser me qëllim që të qullen dhe të bëhen pelte. Në një tas shtypni bananet me pirun, derisa të shkrihen plotësisht.
Rrihni ne mikser gjalpin dhe sheqerin derisa të formohet një masë prej shkume. Shtoni në të bananet dhe vezët dhe vazhdoni rrahjen.
Pasi të keni hedhur në miell sasinë e caktuar të bakinit e kaloni atë nëpër sitë dhe më pas e hidhni në masën e gjalpit dhe vazhdoni ta rrihni në mikser, duke pasur shpejtësi të ulët. Masën e zbrazni në forma të lyera më parë me gjalpë dhe përpiquni të rregulloni sipërfaqen e tyre, e cila nuk duhet të ketë të ngritura apo të ulura. Përsipër shtroni 1/2 e masës me hurma.
Shtroni mbi këtë masë një shtresë tjetër me banane dhe më pas vini përsëri nga masa me hurma. Në fund (shtresa e tretë) duhet të jetë nga masa me banane. E piqni kekun në temperaturën 180 gradë celsius. Pasi të jetë pjekur e hiqni nga forma dhe para se ta servoni e zbukuroni me fetë molle.
f.0928140218612_m.jpg
 
Makarona me kungull, speca të kuq dhe proshutë e tymosur

Përbërësit për 4 veta:
* 400g makarona
* 100g proshutë e tymosur
* ¼ spec të kuq
* 200g kunguj me lëkurë të gjelbër
* 1 thelpi hudhër
* kripë, piper

Lani me kujdes specat dhe kungujt. Vini hudhrën dhe vaj ulliri në zjarr. Shtoni proshutën, të prerë në copa të vogla dhe lëreni të skuqet. Prisni specat dhe kungujt në rripa të hollë dhe hidhini në tiganin e nxehtë, duke filluar me kungullin, pastaj specat; shtoni kripë dhe piper.
Ndërkohë që vegjetalet skuqen në tigan, zieni makaronat; kullojini dhe hidhini edhe ato në tigan duke i lënë 2-3 minuta të përzien të gjitha bashkë, por mos harroni të hiqni më parë hudhrën.
Në këtë pjatë bashkohen shija delikate e perimeve, si ajo e kungullit dhe shija e plotë e proshutës së tymosur. Ky është një gatim i lehtë, sepse nuk rëndohet nga mishi, pasi sasia e përdorur është e pakët. Duket se nuk i mungon asgjë, përveç një vere të bardhë.
f.0920121504751_m.jpg
 
Patate të skuqura me salcë djathi dhe vezë

Materialet për 4 persona
· 600 gr. patate
· 200 gr. djathë kaçkavall, i butë, i grirë
· 2 thelpinj hudhre të prera hollë
· 100 ml. verë e bardhë
· 200 ml. krem qumështi
· 2 të kuqe vezësh
· 2 lugë gjelle majdanoz
· 60 gr. gjalpë
· kripë dhe piper
Përgatitja

1. Lani shumë mirë patatet; i lyeni me pak gjalpë dhe në vazhdim i mbështillni me letër alumini. I piqni në furrë për 1 orë, derisa të zbuten,

2. Menjëherë më pas u hiqni cipën: i prisni në copa të mëdha dhe i vendosni në një enë të lyer me gjalpë.

3. Sipër patateve hidhni pak djathë të trashë të butë, të grirë trashë.

4. Rrihni kremin e qumështit me verën, të kuqet e vezëve dhe kripën e piperin. Shtoni djathin e grirë, hudhrën, majdanozin dhe i përzieni mirë të gjitha materialet.

5. I spërkatni patatet me masën prej djathi dhe I piqni derisa djathi të shkrijë. E servoni gatimin menjëherë.
f.0918155949535_m.jpg
 
Sallatë me mollë, portokall e qepë

Për 1 person nevojiten:

· 1 portokall e ndarë në thela
· ½ mollë jeshile e athët, fetat e holla të së cilës I ndajmë përgjysmë
· 1 qepë e vogël e kuqe e prerë hollë në feta rrethore
· Lëngu I ½ limoni për të lyer fetat e mollës që të mos oksidohen
· 1 lugë gjelle lëng portokalli ose uthull molle ose ½ luge gjelle prej secilës që përzihen bashkë
· Pak vaj ulliri e kripë

Për të shërbyer mund të dekorohet me 6-8 fleta sallatë jeshile ose gjethekuqe.

Përgatitni portokallin në thela, mollët në feta e qepa në feta rrethore dhe shërbehen në formën e treguar në pjatë. Mos harroni të lyeni fetat e mollës me lëng limoni që ato të mos oksidohen (të mos marrin ngjyrë kafe). Hidhni lëngun e portokallit dhe/ose uthullën e mollës dhe në fund shtoni vajin e ullirit e kripën.
 
Mish viçi me piper jeshil

Për 6 persona
f.0908061132302_m.jpg


Materialet:

• 6 fileta viçi me trashësi rreth 2 centimetër
• 50 gr gjalpë
• 1 thelb hudhër e grirë
• 1 qepë e grirë hollë
• 3 lugë gjelle miell I zakonshëm
• ¼ e filxhanit me ‘Brandi’
• 1 filxhan lëng mishi
• 2 lugë gjelle me piper jeshil në kokrra
• ½ e filxhanit me krem qumështi
• Pak majdanoz për zbukurim

Përgatitja

Hapi i parë
Kërkoni nga kasapi që filetat e mishit të viçit të kenë trashësi paksa të madhe. Hiqni cipën e tejdukshme si dhe çdo gjurmë dhjami që ekziston në to. Vini gjalpin të shkrijë në një tigan të madh; shtoni qepën dhe hudhrën dhe i skuqni për 1 minutë. Më pas shtoni filetat dhe i skuqni edhe ato për 2 minuta nga çdo anë.

Hapi i dytë
Largoni tiganin nga zjarri dhe duke përdorur një pirun të madh hiqni filetat. Kryeni të njëjtën procedurë edhe në filetat e tjera. Kur t’i keni skuqur të gjitha e vini përsëri tiganin në zjarr; e ngrohni për pak dhe hidhni në të vaj, miell, hudhër. I përzieni mirë të gjitha këto materiale.

Hapi i tretë
Shtoni në tigan ‘brand-in” dhe lëngun e mishit dhe e lini masën që të ziejë për 8 minuta. Në fund shtoni piper jeshil dhe krem qumështi. I përzieni për disa minuta, duke I shtypur kokrrat e piperit me një lugë të drunjtë, me qëllim që t’ju dalë shija që kanë Brenda.

Hapi i katërt
I hidhni përsëri në tigan filetat dhe i zini me salcën për 8-12 minuta. I shërbeni ato menjëherë, duke I shoqëruar me patate dhe qepë ose me një specialitet zarzavatesh.
 
Krem orizi me qumësht dhe karamele me rozmarinë

Për 6 persona
150 gram oriz; 1 litër qumësht; 3 lugë gjellë krem i trashë; 75 gram sheqer; 1 limon, vanile; 1 lugë gjelle pluhur, sheqer pluhur, pak kripë

Për karamelen: 12 lugë çaj, sheqer, 10 gram gjalpë, gjethe rozmarine të copëtuara

Vendoseni orizin për 5 minuta në një tenxhere me ujë të vluar. Pastaj kullojeni në kullesë, shpërlajeni me ujë të ftohtë dhe kullojeni përsëri.
- Jepni një valë qumështit me sheqerin dhe vanilën si dhe me një rrip lëkurë limoni dhe pak kripë. Hidhni mbi të orizin. Kur të rimarrë valë, mbylleni enën dhe lëreni të ziejë në zjarr të ngadalshëm rreth 25 minuta, derisa qumështi të jetë thithur plotësisht. Lëreni të ftohet. Bashkojeni tani me kremin e trashë. Me ndihmën e një garuzhdeje krijoni disa sfera orizi me qumësht dhe vendosini në frigorifer.
- Hapni një letër kuzhine dhe lyeni me gjalpë.
- Përgatitni karamelen: ngrohni sheqerin me tre lugët e gjellës me ujë dhe rozmarinë derisa të marrë ngjyrë kafeje të praruar.
Lëreni të ftohet për 3 minuta.
- Me ndihmën e një piruni, hiqeni karamelen dhe vendoseni në trajtë folesh mbi letrën e kuzhinës. Lëreni të ftohet në një vend të thatë.
- 30 minuta para servirimit, hiqni sferat e orizit me qumësht nga frigoriferi dhe ndajini në pjata.
- Në momentin e fundit vendosni foletë e karamelet mbi sferat e orizit.
- Rrini lehtas kremin e lëngshëm, shtoni kanellën që të shkumojë.
- Hidheni pastaj menjëherë mbi pjata.
- Servojini të freskëta
Këshillë: Përgatitni orizin me qumësht dhe karamelen që më parë dhe rriheni kremin me momentin e servimit.
 
Receta gatimi !

REاEL PREJ MARAFERRAVE

Materiali: 1 kg manaferra, 1300 g sheqer, 1 qese limontoz.

Përgatitja: Manaferrat pastrohen, kullohen dhe lyhen me limontoz të shkrirë me pak ujë. Sheqeri vlon me pak ujë dhe në të qiten manaferrat dhe zihen. Pasi të hiqet nga zjarri, ena në të cilën është zier reçeli mbulohet me një pecetë të lagur dhe lihet të ftohet. Të nesërmen vendoset ne kavanoz dhe mbyllet mirë.

Ju befte mire !
 
Mishe i bardhe me majdanoz

1Kg copa mishi i bardhe
4 luge vaj ulliri
2 thelpinje hudher te grire
2 luge majdanoz i grire
piper i bluar, i fresket
kripe
1 gote qumesht
1/2 gote leng mishi ose koncentrat

Kontrolloni qe mishi te mos ket dhjamera. Ne nje tenxhere te larte,nxehni vajin dhe fergoni ne zjarr te avasht hudhren dhe majdanozin.Shtoni mishin dhe zijeni me lengun qe do te leshoj vete ,kur lengu te jete mpiksur apo shterrur ,sperkateni me piper te fresket,hidhni kripe,dhe mbulojeni me qumesht dhe leng mishi.Copat e mishit nuk duhet te mbulohen krejtesisht nga lengu i vete .Mbulojeni pjeserisht me kapak dhe zijeni ne zjarre te avashe duke e perzier shpeshsepse qumeshti tenton te ngjitet derisa salca te mpikset e tera dhe te formohet nje krem i dendur. Sherbejeni te nxehte ne nje pjate me bizele me hudher dhe majdanoz.

Ju beft mire!
 

Lulelakër pikante me domate

* 1 kokë lulelakër, e ndarë në copëza
* 4 domate të qëruara
* 1 thelb hudhër
* 1 spec i djegës, i tharë
* Pak rigon
* 1 lugë gjelle majdanoz i grirë
* Kripë e vaj ulliri


Shkërmoqni specin e kuq djegës dhe hidheni në tigan bashkë me hudhrën e ndarë në dysh. Skuqini lehtë për 1-2 minuta.

Shtonin aty copëzat e lulelakrës dhe domatet e prera në copa e më pas kripë e rigon.

Lërini të gatuhen në zjarr për 15-20 minuta dhe pjata do të jetë gati kur domatet “të jenë shkrirë” në të e lulelakra të mos jetë zbutur shumë.

Spërkateni me majdanoz përsipër dhe ajo është gati për t’u shërbyer si një pjatë më vete ose si një salcë për pjatat të tjera makarona, oriz, perime…)



 
Titulli: Receta te ndryshme

Biftek i zier me perime

Për 2 persona:
* 2 copa mish viçi, pa dhjam
* 2 karota
* 2 speca jeshilë
* 2 kunguj
* rigon, kripë, piper i zi, rozmarinë
* 1 lugë e madhe vaj
* ujë me sy

Përgatitja:
Copat e mishit rrihen deri sa të bëhen me petashuqe. Më tej sipër tyre hidhen erëzat dhe përzihen me to.
Pritini karotat, kungujt dhe specat në copa mesatare dhe përziejini dhe këto të fundit me erëzat mirë.
Lërini mishin dhe perimet një copë herë sa deri sa erëzat të depërtojnë aromën e tyre mbi to.
Më pas në një tigan vini vajin të skuqet dhe sipër vëni mishin dhe perimet. Më tej pa i skuqur fare (nëse doni dhe mund t’i skuqni) shtoni ujin nga to më ngadalë dhe në sasi të vogla.
Bëjeni këtë vazhdimisht, duke i kthyer perimet dhe biftekët disa herë deri sa të jenë gatuar. Në fund fare edhe ujin duhet ta kenë pirë pak a shumë. Servirini të nxehta. Ju bëftë mirë!
 
Titulli: Receta te ndryshme

Pulë me kërpudha

Nevojiten:
* 4 copë mish të bardhë të pulës (ose kofshë) pa lëkurë e eshtra
* 250 gr kërpudha të grira
* 1 filxhan qumësht
* 1 filxhan kafeje verë të bardhë
* 1 filxhan galetë
* 1 të bardhë lë vesë
* lëngun e gjysmë limoni
* gjysmë luge kopër të thatë
* kripë, piper.

Shtypeni mishin e bardhë me çekiç të bërxollave, por në vend të mishit të bardhë mund të përdorni edhe kofshët dhe kaçikët (duke ua hequr ashtin).
Zini kërpudhat në verë të bardhë, lëng limoni dhe kopër, derisa të mos avullohet gati e tërë vera.
Preni përmes çdo pjesë të mishit të bardhë, mbusheni me kërpudha e pastaj mbështilleni mirë duke i vënë një rrëmojcë.
Uleni çdo copë në qumësht ku keni qitur të bardhtë e tundur të vesë, lyeni me galetë dhe renditni në tepsi.
Futni në furrë të nxehur të cilës ia ngadalësoni temperaturën në 190 gradë celsius dhe piqeni rreth 35 minuta, derisa mishi të mos bëhet i butë dhe i kuqërremtë.
 
Titulli: Receta te ndryshme

Sallatë me peshk

Përgatitja: 25 minuta Pjekja: 15 minuta Kalori: 460 për porcion


Përgatitja për 4 persona:

• 280 gr oriz për sallatën
• 2 qepë të kuqe
• 2 domate
• 4 sardele në vaj
• 1 spec jeshil
• 100 gr sallatë
• 1 tufë borzilok
• 4 lugë vaj ulliri
• Kripë, piper

Pjekja: Lëre orizin në 3 litra ujë të vluar të kriposur. Kulloje. Për ta ftohur fute në ujë të ftohtë.
Përgatitja: Qërojini qepët dhe prit në copa të vogla. Futi për 15 minuta në ujë të ftohtë që tu largohet pak shija e fortë dhe më pas kulloji. Laji e thaji domatet dhe priti imët. Laje, pastroje specin dhe pastaj prite në copa. Priti në copa sardelet pasi ike kulluar. Së bashku futi të gjitha në një tas sallate bashkë me sallatën e larë dhe të grirë. Shto orizin. Shoqëroji me kripë, piper e vaj si dhe me borzilok të grirë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top