Receta te ndryshme

Tave
Gatimi : Fërges Tirane
Perberesit :Speca 8-10 copë mesatare , domate 4-5 kokrra mesatare ,yndyrë për skuqje,2 filxhanë kafeje,miell 1 lugë gjelle,vezë 2 kokrra,hudhra 4-5 thelpinj,gjizë 4-5 lugë gjelle,spec djegës sipas dëshirës
Pergatitja : Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Në yndyrën e mbetur hidhet domatet e qëruara nga cipa dhe të grira hollë, kaurdisen derisa masa të trashet, hiqet nga zjarri i hidhen vezë, spec djegës, majdanoz i grirë hollë, gjizë ose djathë. Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar.
 
Gjelle
Gatimi : Biftek me mish të grirë e qepë
Perberesit : Për 4-5 persona duhen: mish 1 filxhan çaji, dhjamë 50 g, ujë 1 filxhan kafeje, qepë 4-5 kokrra, yndyrë 3-4 lugë gjelle, kripë, piper i zi.
Pergatitja : Mishi i pastruar nga zhapat e damarët pritet në copa të vogla dhe kalohet në makinë së bashku me disa copa dhjamë derri ose lope. I hidhet kripë, piper, pak ujë dhe përzihen mirë. Nga kjo masë përgatiten copa të rrumbullakëta të sheshta me trashësi afërsisht 2 cm, të cilat skuqen në tigan me yndyrë të nxehtë nga të dyja anët. Pastaj shtohen qepët e grira hollë në formë rrethi, që herë pas here përzihen. Biftekët lihen të skuqen derisa të jenë bërë gati, pastaj ashtu të nxehtë vihen nëpër pjata së bashku me qepët. Si garniturë mund të jepen patate të ziera dhe perime të tjera. Qepa mund të skuqet edhe veçan, por kur skuqet bashkë me biftekët bëhet më e shijshme.
 
Biftek me mish të grirë e qepë

Mishi pastruar nga zhapat e damarët pritet në copa të vogla dhe kalohet në makinë së bashku me disa copa dhjamë derri ose lope. I hidhet kripe , piper, pak ujë dhe përzihen mirë. Nga kjo masë përgatiten copa të rrumbullakëta të sheshta me trashësi afërsisht 2 cm, të cilat skuqen në tigan me yndyrë të nxehtë nga të dyja anët. Pastaj shtohen qepët e grira hollë në formë rrethi, që herë pas here përzihen. Biftekët lihen të skuqen derisa të jenë bërë gati, pastaj ashtu të nxehtë vihen nëpër pjata së bashku me qepët. Si garniturë mund të jepen patate të ziera dhe perime të tjera. Qepa mund të skuqet edhe veçan, por kur skuqet bashkë me biftekët bëhet më e shijshme.

Për 4-5 persona duhen :

  • mish 1 filxhan çaji,
  • dhjamë 50 g,
  • ujë 1 filxhan kafeje,
  • qepë 4-5 kokrra,
  • yndyrë 3-4 lugë gjelle,
  • kripe
  • piper i zi.
 
Pilaf me Kallamare dhe karkaleca


Përshkrimi

Kjo eshte nje recete rizoto me fruta deti




Përbërësit


  • oriz 3 filxhane caji
  • kallamare 1 pako
  • karkaleca 1 grusht
  • majdanoz 7 tufa
  • hudher 7-8 thelpinj
  • vere e bardhe 1/2 gote
  • uje 6 filxhane caji
  • vaj ulliri





Udhëzime per pregaditje

Presim imtesisht majdanozin dhe hudhrat dhe i kavardisim ne vajin e ullirit, shtojme kallamaret e prere dhe karkalecat dhe i shuajme me veren e bardhe dhe shtojme edhe pak uje sa te ziejne. Me pas hedhim orizin dhe ujin dhe e leme derisa orizi te jete ziere plotesisht.
 
Lepur majoneze


Përshkrimi

Behet me peshk eshte e njohur ktu ne Kosov




Përbërësit


  • 4 pjese lepuri
  • 1 vazo majoneze e forte
  • 2 lug vaj
  • kripe
  • piper





Udhëzime per pregaditje

Ngrohim furren ne 180 grade.Lyejme me majoneze
pjeset e lepurit nga te gjitha anet.
Ne nje tigan hedhim vajin dhe skuqim ne te pjeset e lepurit
dhe shtojme kripe e piper.
Me pas e vendsoim ne nje tave dhe pasi e mbulojme me leter alumini,
e veme te piqet.
E leme per 30-40 minuta,duke i hedhur here pas here vere te bardhe.
E nxjerrim nga furra dhe e servirim te nxehte.




Shënime

me kete shkon vera e bardh servohet ne temperatur 10 grad
 
Oshmare Korçe


Përshkrimi

Oshmare Korçe me miell misri, qumesht, djathe dhe gjalpe




Përbërësit


  • 4 filxhane qumesht
  • pak krype
  • rreth 150 gram djathe
  • 3 filxhanë miell misri
  • gjalpe rreth dy luge gjelle





Udhëzime per pregaditje

Skuqeni djathin ne nje ene me gjalpe.
Mbasi te skuqet, hidhni qumështin.
Pritni derisa te ma vale.
Shtoni miellin e misrit, dhe përziheni shume shpejt qe te mos kapet ne fund te enes se gatimit.
Mbas gatimit, shërbehet e ngrohtë.
 
Fli Kosove

flija.jpg


Për 4-5 persona nevojiten:per brumin duhet: 1 kg miell, 3-4 gota ujë, krypë, Per masën duhet: 200 gr gjalpë, 2 filxhana caji ajkë, 3 lugë vaj.

Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë skrirë në një masë të vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen rradhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me rradhë paralele . Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy rradhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia. Flia lihet të ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, djathë ose mjaltë.
 

Attachments

  • flija.jpg
    flija.jpg
    32.7 KB · Shikime: 0
Kukurec



Për 4-5 persona duhen:
Zorrë 1 palë, të brendshme 300 g. kripë, piper, spec i kuq, rigon, yndyrë 2-3 lugë gjelle.

Zorrët e qengjit pastrohen mirë dhe lahen duke i kthyer nga të dyja anët. Merren mëlçitë, gjëndrat, dhjamërat, gabzerret, mushkëritë dhe priten në copa kubike mesatare. U hidhet kripë, piper i zi, rigon të cilat përzihen, pastaj shkohen me radhë në hell një copë mushkri, një copë gjendër, një copë mushkri e kështu me radhë. Si të jenë shkuar të gjitha të brendshmet në hell pleksen me zorrët sipër duke i mbuluar këto. Kukureci bëhet më i shijshëm kur piqet në hell, mbi prush ose në furrë me zjarr të ngadaltë në mënyrë që të mos përvëlohet. Si të jetë skuqur nga të gjitha anët, hiqet nga helli, vendoset në pjatë dhe i hidhet piper i zi i bluar.
Gjatë pjekjes në furrë spërkaten me lëngun e vet duke i hedhur edhe pak yndyrë.
 
Role me spinaq


ssss.jpg

Për 4 persona

Spinaq 700 gr, 200 gr. miell, 2 vezë, 250 gr. gjizë, 50 gr. Gjalp i shkrirë, pak arrë moskat, piper, kripë, djath parmixhan i grirë (kaçkavall i fortë).

Përgartitja: brumin me miell, vezë dhe e bëjmë petë në formë drejtkëndëshe.

Spinaqin e peshuar e përvëlojmë në ujë të nxehrtë me kripë për 5 minuta dhe pasi e kullojmë e fusim në enë me ujë të ftohtë për të ruajtur ngjyrën. E kullojmë mirë dhe e grijmë duke e kaluar më pas në tigan me gjalpë, në zjarr të ngadaltë. E hedhim në një tas me ujë ku i shtojmë gjizën, arrë moskati, një lugë djath kaçkavall i grirë, piper i zi, kripë, shtrojmë petën dhe sipër shtojmë sasinë e masës së spinaqit me letër kuzhine (për pjekje ose zierje) ku dy elementet lidhen.

Piqet në 250 gradë për 45 minuta.

Shoqërohet me verë të bardhë

Koha e pregatitjes 35 min.

Koha e pjekjes 45 min
 

Attachments

  • ssss.jpg
    ssss.jpg
    5.8 KB · Shikime: 0
Mish role

a1.jpg


Koha e pergatitjes : 30 minuta
Ingredientet : Per kater persona

- 4 eskallope vici
- 4 feta te holla proshute
- 150 gr djath zviceran
- 50 gr gjalp
- 1 filxhan te vogel me krem te fresket
- 2 luge gjelle vaj
- 2 limone
- piper dhe kripe


Pergatitja: Prejeni djathin ne feta sipas gjatesise se eskallopeve. Vini midis cdo eskallopi dy ose tre feta djath dhe nje fete proshute.
Rrotullojini fetet e eskallopeve dhe u ngulni nga nje shkop kokteili (ose shkop dhembesh). Mund ti lidhni dhe me pe kuzhine per mish, por mos e shtrengoni shume.Ngrohni vajin dhe gjalpin ne nje tigan. Sapo te behet yndyra me ngjyre kafe, vini copat e rrotulluara te mishit ne tigan. Skuqini derisa te gjitha anet te marrin ngjyre flori ose kafe nga e skuqura.

a1-4.jpg
Uleni zjarrin dhe lereni mishin te skuqet ngadale per 10 minuta. Hidhini persiper lengun e limoneve dhe disa luge gjelle krem, Provoni salcen dhe shtojini kripe e piper sipas deshires suaj. Vendosni ne pjate te ngrohura me pare pak garniture me feta limoni dhe disa gjethe majdanoz.
 

Attachments

  • a1-4.jpg
    a1-4.jpg
    2.9 KB · Shikime: 0
  • a1.jpg
    a1.jpg
    6.5 KB · Shikime: 0
Pastiço pikante me patate të furrës

pastico.jpg
Përbërësit për katër persona
1 kile patate të zjera
lëng i filtruar i dy kokrrave limon
2 lugë majdanoz i grirë
kripë dhe vaj ulliri
spec i kuq djegës
një kokër qepë
200 gr ton
një lugë majonez
Koha 1 orë.


Përgatitja Patatet e zjera ende të ngrohta, prijini në feta dhe i përzieni shpejt me lëngun e limonit, 2 lugë majdanoz të grirë, kripë dhe specin djegës të grirë hollë. Përzijeni mirë dhe lëreni pak ashtu. Vendoseni mbi një letër zjarrduruese të lyer me vaj ulliri, brenda një bordure për t'i dhënë formë. Bëni një shtresë të parë me patatet duke ushtruar një presion të lehtë mbi to. Shtoni 200 gr ton dhe qepën e grirë dhe pastaj vendosni pjesën tjetër të patateve. Futeni në frigorifer dhe lëreni për të paktën 1 orë. Nxirreni me kujdes nga letra duke hequr dhe bordurën dhe vendoseni pastiçon në pjatë
 

Attachments

  • pastico.jpg
    pastico.jpg
    4.1 KB · Shikime: 0
Speca te gatuar ne tave dheje


speca.jpg
Per 6-7 speca
50 gr shehrije e ngjashme me orizin ne pamje

1 qepe e madhe

3 domate te pjekura mesatare

100 gr djathe i bardhe me yndyre

majdanoz

shume pak xhenxhefil (pluhur ose i fresket i grire holle)

vaj ulliri, kripe

nje luge salce domateje

uje me sy

Pastrojini specat mire nga farat .Grini holle qepen dhe domatet, po ashtu dhe majdanozin.Vendosini keto te fundit ne nje tas dhe siper shtojini dhe djathin e therrmuar, xhenxchefilin,salcen e shkrire ne pak uje,vajin e ullirit dhe pak kripe (nese djathi eshte i kripur mos i vini shume kripe).Perzijeni mire masen dhe lijeni pak sa xhenxhefili te leshoje pak arome . (shenim : xhenxhefili ka dhe veti djegese ndaj per kete arsye nuk shtova piper te zi kete here).

Me pas mbushini specat dhe vendosini ne tave duke i hedhur dhe pak vaj dhe uje me sy siper.Lerini te gatuhen ne zjarr te ulet.Servirini te nxehta.
 

Attachments

  • speca.jpg
    speca.jpg
    4.2 KB · Shikime: 0
Supe me Spinaq

aa-1.jpg

Kjo supe eshte shume e lehte dhe e ushqyeshme .
Per 4-6 persona

1/2 kg spinaq
6 gota uje
3 gota qumesht
3 luge miell
gjalpe sipas deshires dhe syrit tuaj:)
kripe
piper i zi


Pergatitja:

Grijeni spinaqin holle, ne te njejten kohe ne tenxhere hidhni ujin dhe qumeshtin .Miellin perzijeni me qumesht para se ta hidhni ne tenxhere ne menyre qe te mos mblidhet .Pasi ta perzjeni per njefare kohe sa ta ndieni se eshte krijuar nje fare lengu si i trashur hidhni spinaqin .Perzijeni pak dhe pastaj lereni te zjeje ne uje te vaket dhe ne fund shtojini gjalpin , kripen.Sipas deshires gjate ngrenies mund te sperkatni pak piper te zi.

P.S: Nese doni ta pergatisni si tip supe dietike ne vend te miellit te grurit mund te perdorni miell dritherash te tjera apo miell me lif , gjalpe dietik dhe qumesht te skremuar.Gjithashtu kete supe mund ta beni dhe me brokoli ne vend te spinaqit.
 

Attachments

  • aa-1.jpg
    aa-1.jpg
    36.2 KB · Shikime: 0
Qofte me kunguj

aaaaa.jpg

Kjo eshte nje lloj qofteje shume e shijshme qe behet vetem me zarzavate dhe jo me mish.

Permbajtja :

per 4 persona:

8 kunguj
2-3 qepe normale
2 karrota normale
2 veze
koper
nenexhik
majdanoz i fresket
kripe
piper i zi
miell me sy


Pergatitja: Kungujt ,qepet,karrotat dhe barishtet perzihen te gjitha ne nje ene pasi te jene grire holle.Pasi i shtohen vezet, kripa dhe piperi pritet pak sa te leshoje lengun qe permban ne menyre qe mielli qe do i shtohet me pas te jete ne sasine e duhur per te bere nje brume te pershtatshem dhe jo shume te trashe.Pastaj skuqini

p.s:kjo qofte mund te behet dhe me presh , por ne nje rast te tille nuk perdoret qepe sigurisht

Gjithashtu si garniture prane ketyrre qofteve mund te shtoni dhe kos me koper (dhe sipas deshires dhe hudhra te grira holle).
 

Attachments

  • aaaaa.jpg
    aaaaa.jpg
    27.8 KB · Shikime: 0
Koce ne tigan


zzz.jpg
Ky gatim mund te behet dhe me peshq te tjere te medhenj si levrek etj.Madje dhe me peshq normale dhe te vegjel.Secili ka lezetin e vet.

Pergatitja :

Per 4 persona:

4 koca (ose çfaredolloj peshku i madh ,per peshqit e vegjel vendoseni vete:)
2 luge te medha vaji ulliri
1,5 luge e madhe uthull
thelbinj hudhrash
gjethe dafine
kripe,piper i zi
200 gr uje

Vereni peshkun ne tigan dhe shtoni te gjitha asortimentet dhe lereni te zjeje ne zjarr te lehte .Servireni te ngrohte.Prane saj si garniture mundte vini dhe patate te ziera ku dhe atyre mund ti hidhni nga lengu i gjelles.Gjithashtu mund te perdorni edhe rrepa te kuq ose sallate jeshile pa harruar limonin
 

Attachments

  • zzz.jpg
    zzz.jpg
    39.5 KB · Shikime: 0
Midhje me pilaf


Perberesit

Per 4-5 veta: midhje 2 kavanoza, vaj 1/2 gote, oriz 3 filxhane caji, qepe mesatare 2 kokrra, hudhra 2-3 thelpinj, salce domate 1 luge kafeje, vere te bardhe 1 gote, leng limoni 1/2 kokerr, kripe e piper.

Pergatitja

Me nje pjese te vajit skuqen qepet, hudhrat dhe pastaj shuhen me vere te bardhe. PAs pak shtohet salca e shkrire ne pak uje te nxehte, kripa e piperi dhe lihen te ziejne. Pastaj hidhen midhjet dhe lihen derisa te perfundoje zierja.
Nderkohe nxehet vaji qe mbeti, shtohet orizi duke e trazuar me luge druri sa te marre nje skuqje te lehte. Pstaj hidhet lengu ku zien midhjet si dhe pak uje ( te dy lengjet duhet te jene 6 filxhane caji), shtohet kripa e piper i duhur ne se ka nevoje lengu dhe lihet qe te zieje perfundimisht orizi.
Kur gjella eshte gati sherbehet sipas racioneve dhe siper pilafit vihen midhjet
 
Dollma me laker

sarma_1.jpg



Për 4 vetë

Duhen:

- Lakër 1kg
- mish i grirë 200 gram
- qepë 2 kokrra
- oriz 2 filxhanë kafeje
- kripë, piper


Gatimi:

Pasi pastrohet nga gjethet e dëmtuara dhe kocani lakra e bardhë , vihet në tenxhere me ujë të vluar dhe kripë dhe zihet për 7-10 minuta derisa të zbutet pak.
Pastaj kullohet dhe hapen gjethet dhe kërcinjtë e fortë. Në fillim të gjethes vendoset mbushja e cila mund të përdoret me perime të ndryshme si karrota, qepë, selino të përziera me oriz gjysëm të zier ose me mish te grire të përzier me oriz. Dollmat palosen në formë rruli duke i futur anët nga brenda. Në një tenxhere të cekët ato vendosen në 2 shtresa u shtohet pak ujë dhe lihen në zjarr të ngadaltë për 30 minuta. Mbushja përgatitet me mish të grirë të pakaverdisur, duke e përzier me qepë të grira hollë, oriz gjysëm të zier, kripë dhe piper.
 
Pace Koke

Për 4-5 persona duhen:
Lëng koke 1 litër, gjalpë ose vaj 1 filxhan kafeje, miell 1 luge kafeje, spec djegës 1/2 luge kafeje, kripë, piper, uthull 2-3 lugë, hudhra 4-5 thelpinj, 1 qepë, karrota 2-3 copë, selino, majdanoz


Koka pastrohet, copëtohet, vihet në ujë të ftohtë që të lahet e ti ikë gjaku, pastaj vendoset në tenxhere, mbulohet me ujë të ftohtë dhe vihet ne zjarr. Kur të ketë marrë i hiqet shkuma dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë, duke i hedhur qepë karrota, selino, kripë, piper, dafinë majdanoz. Lihen derisa të jenë zier mirë d.m.th. kur mishi të ndahet lehtë nga kocka. Kullohet, qërohet mishi nga kockat dhe pritet në copa të vogla kubike. Në një tenxhere hidhet yndyrë, pak salcë dhe lëngu i marrë nga zierja e kokës. Kur lëngu të ketë marrë valë, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen të ziejnë në zjarr te avashëm edhe per disa minuta duke i hedhur kripë e piper të zi.
Në fund paçes i hidhen hudhra të shtypura me uthull.
 
Patëllxhanë të mbushur

Për 4-5 persona duhen:
Patëllxhanë 1 kg,
qepë 6-7 kokrra ose salcë një lugë gjelle,
hudhra 2 kokrra, kripë, piper, majdanoz.

Patëllxhanëve u qërohet bishti, u hiqet lëkura në tre rripa sipër dhe nga të dyja anët. Priten për së gjati te pjesa e sipërme deri në mes të tulit. Patëllxhanët vendosen në ujë me kripë për gjysëm ore. Ndërkohë në tigan me yndyrë skuqet qepa e grirë në formë gjysëmrrethi,shtohen domate të qëruara dhe të prere në copa të vogla; vazhdon kaurdisja në zjarr të avashëm në mënyrë që qepa të zbutet. Në fund shtohen hudhra të grira, majdanoz, kripë, piper dhe pak uthull. Patëllxhanet kullohen, shpëlahen dhe skuqen në tigan me pak yndyrë pastaj rreshtohen në tavë, hapen në vendin e prerë dhe mbushen me masën e përgatitur. Sipër u vihet nga një fetë domate. Shtohet fare pak ujë dhe piqen për një orë në furrë jo shumë te nxehtë.
 
Kerpudha me bishtaja

Per 4 persona:
800 gr kerpudha (nese e beni me kerpudha te ndryshme eshte me mire se shtohet variacioni)
250 gr bishtaja
3-4 thelpinj hudhre
pak rozmarine
nje grusht majdanoz i fresket i grire holle
nje luge gjelle gjalpe ose margarine
kripe


Ne nje tenxhere zini bishtajat ne uje me shume kripe. Pasi te jene zier, vendosini ne nje tas me uje te ftohte te mbushur me akull.

Ne nje tave me pak vaj skuqni kerpudhat qe do ti ndani pergjysem (mos i grini me holle se kerpudhat bien kur skuqen dhe zvogelohen shume). Pasi te kete mbaruar skuqja, shtoni siper tyre hudhrat e grira holle, majdanozin, rozmarinen, kripen dhe gjalpin/margarinen. Pasi ti keni perzier per pak momente, shtoni dhe bishtajat siper kesaj mase dhe perzijini mire. Servireni te ngrohte.
 
Fileto mishi me kerpudha


6 Luge vaj ulliri
500gr fileto mishi
kripe e piper i bluar, i fresket
300 gr kerpudha pylli te perziera
2 thelpinje hudher e grire holle
2 luge majdanoz e grire holle
125 ml.vere e bardhe

Nxehni 2 luge vaje ne nje tigan te gjere ne zjarr te forte .Skuqni mishin derisa te krijoje kore ne siperfaqe .Hidhni kripe e piper.Zijeni per 10 min. duke bere qe mishi te mberet i kuq ne qender .Hiqeni nga zjarri dhe lereni menjane.Nxehni vajin e mbetur ne tigan ,fergoni kerpudhate pastruara mire dhe te prera ne copa , hudhren dhe majdanozin per 8-10 min. ose derisa kerpudhat te zbuten .Hidhni veren dhe zijeni derisa ajo te avulloj .Hidhni kripe e piper sipas deshires .Mishin dhe salcen e kerpudhave sherbejeni se bashku.

 
Pule me perime ne qese furre


aaa-1.jpg
Per pergatitjen e e saj duhen:

-1 pule

-3 patate

-1 qepe mesatare

-2 speca jeshile ose te kuq

-2 domate te pjekura (nese nuk e doni me shume lenge mund te mos i perdorni domatet)

-1 karrote

-ereza me shumice (rigon,piper i zi, rozmarine,piper i kuq, curry,cumin etj)

-kripe


Pritini perimet ne forme kubash te vegjel dhe perzijini me tere erezat e lartpermendura dhe kripen.Lijini ashtu nje fare kohe derisa era e erezave te depertoje ne to.Te njejten gje bejeni dhe me pulen.

Me pas futeni pulen ne qese dhe shtoni dhe perimet rreth saj.Nuk keni nevoje te shtoni vaj,por nese doni edhe mundeni.Por nuk eshte se do ja ndjeni nevojen dhe qellimi i ketij gatimi ne qese eshte qe te mos perdoret vaj ekstra.Pasi ti keni vene te tera perimet,mbylleni qesen dhe hapni disa vrima te vogla me gjilpere .Futeni ne furren e ngrohur pakez dhe piqeni ne 150 grade celcius ,duke e kontrolluar vazhdimisht deri sa pula te jete pjekur perfundimisht.
 

Attachments

  • aaa-1.jpg
    aaa-1.jpg
    31.8 KB · Shikime: 0
Supe me presh dhe qepe te njoma


b.jpg
Per 4 veta:

-1 qepe mesatare
-1 filiz preshi i fresket
-4 gota uje
-1 gote leng mishi pule
-3 luge gjelle vaj ulliri

Per salcen qe do ti hidhet siper:

-2 qepe te njoma te prera holle
-1 filxhan kafeje krem qumeshti
-2 luge gjelle leng limoni
-lekura e grire e nje limoni
-nenexhik i fresket per zbukurim


Pergatitja: Qepet dhe preshi priten shume holle dhe vihen te skuqen pak ne tenxhere.Me pas shtohet lengu i pules dhe uji , perzihen mire dhe i lejme pak te zihen sa te zbutet qepa dhe preshi.Ne anen tjeter pergatisim te tera asortimentet e duhura per salcen ne nje tas duke i perzjere te tera. Pasi ta fikni soben hidhjani supes siper salcen e pergatitur si me lart.Servireni te nxehte dhe mundesisht me buke te thekur ose shkopinj me susam.
 

Attachments

  • b.jpg
    b.jpg
    32 KB · Shikime: 0
Sallate greke

Per nje tas me sallate greke per 5 persona perdora:
1 tufe sallate jeshile te grire imet (kujdes grijeni me dore, kur grihet me thike i ikin vitaminat)
2 domate te kuqe te pjekura dhe me leng
2 kastravece
2 speca jeshile
1 qepe e kuqe mesatare
nje grusht me ullinj te zinj
250 gr djath i bardhe
1 thelb hudhre i grire holle
gjysem tufe majdanoz i grire holle
nje luge rigon
nje luge çaji piper i zi
kripe, vaj ulliri, leng limoni


g.jpg
Pritini domatet jo shume te vogla, pritini kastravecat ne forme rrethore dhe qepet po ashtu. Pritini dhe specat holle. Te tera keto shtojani sallates jeshile. Nga ana tjeter priteni djathin ne katrore te vegjel dhe me pas shtojini dhe ullinjte dhe djathin mbi sallate.

Ne nje tas perzini hudhren e grire, vajin e ullirit, lengun e limonit, piperin e zi, rigonin dhe kripen. Me pas hidhini te tera keto mbi sallate dhe perzijini mire. Sallata eshte gati.
 

Attachments

  • g.jpg
    g.jpg
    38.7 KB · Shikime: 0
Pulë me mollë

Koha e përgatitjes: 20 minuta
Koha e gatimit: 15 minuta

Për 4 persona
* 4 gjokse pule nga 250 gr secili, 40 gr gjalpë, një lugë vaj ulliri, 3 mollë të kuqe, 3 mollë jeshile, 2 thelbi hudhër, një lugë të vogël erëza të përziera, kripë, piper, 300 ml verë molle po të jetë e mundur, ndryshe verë të bardhë, 4 lugë panë (kajmak qumështi i përpunuar).

Skuqni me flakë të ulët në një tigan jo të thellë gjokset e pulës me vajin dhe gjysmën e gjalpit për 5-6 minuta, derisa të kenë marrë ngjyrë nga të dy anët. Hiqni nga tigani dhe thajini me letër kuzhine.
Lani 2 mollë të kuqe dhe 2 jeshile, eliminoni zemrën e mollëve dhe pritni në feta. I vini të skuqen për pak kohë, derisa të ngjyrosen, në të njëjtin tigan të gjokseve të pulës, ku keni shtuar dhe hudhrën e shtypur. Tani vini përsëri në këtë tigan gjokset e pulës, shtoni erëzat dhe verën. Uleni flakën pasi të ketë vluar dhe lëreni kështu për 40 minuta.
Ndërkohë lani 2 mollët, që kanë ngelur dhe pritni në feta të holla, skuqini pak minuta në një tigan tjetër së bashku me gjalpin dhe kur t'i hiqni thajini me letër kuzhine.
Sistemoni gjokset e pulës në pjatë. Holloni çfarë ka ngelur në tigan me panënë dhe mbajeni mbi zjarr 2-3 minuta. Hidhni këtë lloj salce mbi gjokset e pulës, zbukuroni pjatën me mollët dhe servojeni.
 
Krem orizi me qumësht dhe karamele me rozmarinë

Për 6 persona
150 gram oriz; 1 litër qumësht; 3 lugë gjellë krem i trashë; 75 gram sheqer; 1 limon, vanile; 1 lugë gjelle pluhur, sheqer pluhur, pak kripë

Për karamelen: 12 lugë çaj, sheqer, 10 gram gjalpë, gjethe rozmarine të copëtuara

Vendoseni orizin për 5 minuta në një tenxhere me ujë të vluar. Pastaj kullojeni në kullesë, shpërlajeni me ujë të ftohtë dhe kullojeni përsëri.
- Jepni një valë qumështit me sheqerin dhe vanilën si dhe me një rrip lëkurë limoni dhe pak kripë. Hidhni mbi të orizin. Kur të rimarrë valë, mbylleni enën dhe lëreni të ziejë në zjarr të ngadalshëm rreth 25 minuta, derisa qumështi të jetë thithur plotësisht. Lëreni të ftohet. Bashkojeni tani me kremin e trashë. Me ndihmën e një garuzhdeje krijoni disa sfera orizi me qumësht dhe vendosini në frigorifer.
- Hapni një letër kuzhine dhe lyeni me gjalpë.
- Përgatitni karamelen: ngrohni sheqerin me tre lugët e gjellës me ujë dhe rozmarinë derisa të marrë ngjyrë kafeje të praruar.
Lëreni të ftohet për 3 minuta.
- Me ndihmën e një piruni, hiqeni karamelen dhe vendoseni në trajtë folesh mbi letrën e kuzhinës. Lëreni të ftohet në një vend të thatë.
- 30 minuta para servirimit, hiqni sferat e orizit me qumësht nga frigoriferi dhe ndajini në pjata.
- Në momentin e fundit vendosni foletë e karamelet mbi sferat e orizit.
- Rrini lehtas kremin e lëngshëm, shtoni kanellën që të shkumojë.
- Hidheni pastaj menjëherë mbi pjata.
- Servojini të freskëta
Këshillë: Përgatitni orizin me qumësht dhe karamelen që më parë dhe rriheni kremin me momentin e servimit.
 
Tave Kosi.


Për 4 vete ;
MIsh QIngji Ose keci me mirë qingji 500 gr
kos 1 lt ; Oriz 1/2 filxhan kafeje ;vezë 3 kokrra ;gjalpe 100 gr;Miell 2 luge gjelle ;kripe piper...

Pergatitja :

Mishi pasi lahet ,fshihet ,pritet ne racione vihet ne një tave dhe i hidhet gjysma e gjalpit dhe kripa dhe piperi .Piqet ne furre me teperature 180أƒâ€š° duke i sperkatur pjeset e mishit me lengun e tij . (me pare mishi te zihet për 30 min ) .Para se te perfundoje Pjekja (15 min ) hidhet mbi tave orizi dhe pak leng mishi 1/2 gote uji e nxehte . Hiqet nga furra dhe lihet qe te ftohet pak.ndërkohë ne një tas porcelani hidhet kosi dhe kripa,Punohen mirë shtohen vezet një nga një dhe mielli pa e ndaluar perzierjen . Ne fund i hidhet pjesa e mbetur e gjalpit. Kjo masë vihet ne tave ,përzihet mirë qe te trazohet me copat e mishit dhe Orizin dhe futet sërish ne furre për rreth 15 min... Ju befte mirë ... Qe ti keni me kollaj për ti marrë si receta do i vendos te ndara dhe sipas vendeve...
 
Burani


Për 4 vete

Duhen:

- spinaq 1kg
- oriz 1 filxhan kafeje
- vaj 4-5 luge gjelle
- qepe 1 kokerr
- salce 1 luge gjelle
- kripe, piper, koper

Gatimi:

Spinaqi pastrohet, dhe pervelohet ne ujë te vluar me kripe për 1-2 minuta. Orizi pastrohet, lahet dhe zihet derisa te jetë gjysëm i gatshëm. Hidhet spinaqi i perveluar. Skuqet qepa derisa te marrë ngjyrë ari, i shtohet salce domatesh dhe piper skuqet edhe pak dhe hidhet ne spinaqin me oriz. Zihen të gjitha se bashku për 10 minuta (derisa orizi te jetë gati). Ne fund mund ti hidhet koper ose nenexhik.
 
Musaka me patate


musaka-3.jpg

Për 4 vete

Duhen:

- Patate 1 kg
- qepe 6 kokrra mesatare
- vaj 3-4 filxhane kafeje
- domate 5 kokrra (1 luge gjelle salce)
- kripe, piper, dafine

Për salcen e bardhe:

- Gjalpe 1 luge gjelle
- miell 1 luge gjelle
- qumësht 1 gote caji
- vezë 1 kokerr
- kackavall (djathe) te thermuar një luge gjelle

Gatimi:

Patatet qerohen, lahen dhe priten ne feta te rrumbullakta, me trashesi 5-7 mm.
Skuqen patatet derisa te krijohet një kore e lehtë. Qepa e prerë ne formë gjysmerrethi skuqet me vaj ne zjarr te ngadalshem ne mënyrë qe të mos digjet, por te zbutet. Shtohen domate te qeruara dhe te prera ne copa kubike, pak salce, kaverdisja vazhdon edhe pak, shtohet kripe, piper flete dafine.
Ne taven e lyer me vaj shtrohet një shtrese patatesh te skuqura, mbi to gjysma e qepes, përsëri një shtrese tjetër patatesh dhe pastaj pjesa tjetër e qepes. Mbi këto prapë shtrohet një pjesë patatesh. Ne një edhe kaverdiset miell më pak gjalpe, shuhet me gjumesht, përzihet mirë derisa te marrë vale, hidhet kripe dhe lihet masa te trashet.
Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe përzihet me vezë. Salca e përgatitur hidhet mbi musakane, sperkatet me gjalpe dhe djathe kackavall. Tava vihet ne furre për tu pjekur për 30 minuta.
 

Attachments

  • musaka-3.jpg
    musaka-3.jpg
    133.3 KB · Shikime: 0
Patellxhane te mbushur

imam_bayildi.jpg


Për 4 vete

Duhen:

- Patellxhane 1 kg
- qepe 7 kokrra
- hudhra 2 kokrra
- kripe, piper, majdanoz

Gatimi:

Patellxhaneve u hiqet bishti dhe lekura ne tre rripa nga te dyja anet. Priten për se gjati te pjesa e siperme deri ne mes te tulit dhe vendosen ne ujë me kripe për gjysëm ore. Ndërkohë skuqet qepa e grire ne formë gjysemrrethi, shtohen domate te qeruara dhe te prerë ne formë kubike; vazhdon kaverdisja ne zjarr te ngadalshem ne mënyrë qe qepa te zbutet. Ne fund shtohen hudhra te grira, majdanoz, kripe, piper dhe pak uthull. Patellxhanet kullohen, shpelahen dhe skuqen ne tigan më pak vaj pastaj rreshtohen ne tave, hapen ne vendin e prerë dhe mbushen me masen e përgatitur. Siper u vihet nga një fetë domate.Shtohet fare pak ujë dhe piqen për një ore ne furre jo shumë te nxehte.
 

Attachments

  • imam_bayildi.jpg
    imam_bayildi.jpg
    14.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top