Psikologët shpjegojnë, si të ruani qetësinë gjatë një debati

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Psikologët shpjegojnë, si të ruani qetësinë gjatë një debati

Screen-Shot-2017-12-01-at-08.57.08.jpg

Debatet dhe konfliktet janë pjesë e pashmangshme e jetëve tona të përditshme. Pavarësisht sa mund të përpiqeni të qëndroni të qetë, të paktën një herë në jetë do ta humbni temperamentin.

Sidoqoftë, shumica e njerëzve janë të paaftë t’i kontrollojnë emocionet e tyre gjatë një fjalosje, prandaj nëse jeni në mesin e këtyre personave, është mirë t’i dëgjoni këshillat e mëposhtme nga psikologët:

Dëgjoni

Kur njerëzit ndihen se tjerët nuk janë duke i dëgjuar, ata shpeshherë iniciojnë argumentime apo ndonjë lloj konflikti. Gjithashtu, një fjalosje asnjëherë nuk mund të sqarohet pa dëgjimin aktiv. Kësisoj, sigurohuni se jeni duke e dëgjuar personin tjetër, transmeton Telegrafi.

Bëni pyetje

Bëni pyetje të hapura sepse është esenciale për zgjidhjen e konfliktit. Bërja e pyetjeve shërben si indikator se jeni duke e dëgjuar personin tjetër. Dhe, në vend se të bëni pyetje të llojit “Po” apo “Jo”, përpiquni të bëni pyetje që fillojnë me “اfarë”, “Përse” dhe “Si”.

Mos e ngritni zërin

Ngritja e zërit është mënyra më e lehtë për ta filluar apo eskaluar një konflikt. Në anën tjetër, mbajtja e qetësisë është esenciale për zgjidhjen e konfliktit.

Pajtohuni që nuk po pajtoheni…

Nuk mund të prisni që çdo fjalosje të përfundojë në atë mënyrë që dy palët të jenë të lumtura. Prandaj, esenca është që nëse nuk mund ta bindni njëri-tjetrin për diçka, të paktën pajtohuni se nuk jeni duke u pajtuar për diçka dhe kësisoj zgjidhet argumentimi! /Telegrafi/
 
Attachments

  • Screen-Shot-2017-12-01-at-08.57.08.jpg
    Screen-Shot-2017-12-01-at-08.57.08.jpg
    185 KB · Shikime: 0
un kam ven re qe kur dikush eshte me nerva (dhe e kam eksperimentuar dhe ju garantoj qe funksionon) qe sa me shume te nge zerin tjetri aq me ze me te ulet pothuaj pershperitje te flasesh ne menyre subkonshe pala tjeter kontrollon tonet..
1.. sepse sju degjon
2..sepse nuk gjen ckerkon
3...shkrepet efekti refleks..
ndrrda kur flitet per te mbajtur un qetesine kamvetem nje ligj... numeroj e kthehem mbrapsht me numermin dhe mundohem te evitoj ate bisede,ate njeri,apo ate mendim deri sa mos ta ndjej veten ne gjendje racionale apo te pa convolto ne ate qeshtje ( sikur zgjoj nje shqise te me trasformoje ta sikoj nga jashta e nese nuk ndodh marr kohe ta llogjikoj)
 
Pika e pare e nje debati eshte ; Mos debato me cdo kend.
Shume njerez nuk meritojne ,opinionin,mendimin apo diskutimin tone.
Pike tjeter kur dikush eshte natyre opsesive nuk duhet ti shkosh kundra shume,po po ok. kaq.
Pika e katert :p kur debatuesi eshte racional dhe i devotshme per debat hahahahaha,atehere ja rrjeshton ca gjana analitike ,llogjike dhe sigurisht toni zerit jo shume i larte por me ngjyra te qarta percjellse ben punen e vet,bashke me shikimin dhe buzeqeshjen ne fund si kultivim i mirefillt i nje debati te shendetshem.
 
hmmm jam kundra kesaj ideje nese ne nje debat debatusi pohon apo te qesh krijon me shume "zemerim" se sqarim...
as rrjeshtimi llogjik ne momente te acaruara ska pasi perderisa esht moment delikat ska mundesi te kete nje rraport racional mund ta kete njera pale por tjetra nuk merr sensin e racionales por analitiken e cdo fjale duke e bashkangjitur me argumentin qe e ka derguar ne ate pike....
kohe kohes... qetesi.. mosreagim.. dhe ne njemoment tjeter behet me e mundeshme jo vetem rrjeshtimi por edhe egzagjerimi...
 
Po flisja kur jemi ne nje debat dhe duam te percaktojme qendrimin tone.
Spo flas per debate qe jane me shume konfliktuale dhe te pa rendesishme ,te keto te fundit,sdo denoja fare te reagoja dhe nuk acaroj aspak te acaruarin.
 
ja une petsh as me intereso te percaktoj qendrimin tim... rast i rralle dhe vetem nese e shoh te arsyshme te nderhy per nje motiv te drejte e te trete qe mund te cenohet nga mos marrja pjese me opinionin tim ndryshe nuk reagoj... degjoj .. llogjikoj me ftohtesi te degjuaren ... zberthej ne menyren time at llogjike dhe motivimin e me qetesi ne nje tjeter moment kerkoj pikat mbi i....
 
E kam veshtire qe te kuptoj thelbin e temes... Si te ruani qetesine gjate nje debati ? e perse u dashka ruajtur qetesia , ne k'te rast ? apo kane dashur te thone.. gjate nje Argumenti ? Se ndryshojne njera me tjetren.
 
Debatit.
Une me thene te drejten nuk jam e gojes gjat debatit.
Personi perball ngren zerin,un ne pamje te pare jam e qete.
Per mun sekondash me erren syte,dhe vetem kur e shoh personin perball posht vetes :):)
Kto thon ruani qetesine :):)
 
Shikoheni sy... reago i qete dhe i vendosur ne cdo agument qe te vjen .. ;)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top