braziljania
Anëtar i Nderuar
Akademik Pajazit Nushi
Profili Psikologjik i Profetit Muhammed a.s. është pjesë e interesimeve të përhershme për njohjen e tërësishme të personalitetit të tij, i cili në tërësinë e vet e ka strukturën antropologjike, fetare, etike, juridike, arsimore e shkencore. Për njohjen e secilës strukturë të personalitetit të Profetit Muhammed a.s. janë kryer studime të njëpasnjëshme në shumë vend edhe janë botuar rezultatet e këtyre studimeve në shumë gjuhë të popujve, sidomos të vendeve islame. U botuan monografi, tekste enciklopedike sidomos në enciklopeditë e fesë islame në arabishte, në anglishte, në frëngjishte, spanjishte, rusishte, të thuash në të gjitha gjuhët e popujve të të gjitha kontinenteve. U botuan përkthime dhe studime burimore edhe në gjuhën shqipe në Tiranë, Shkup, në Prishtinë dhe nga ana e shqipfolësve të vendeve të ndryshme duke përfshirë edhe disa botime të ve çanta të botuara nga diaspora shqiptare. Botime të këtilla u realizuan edhe nga institucionet e fesë krishtere, madje edhe nga institucionet laike.
Tiparet e personalitetit të Profetit Muhammed a.s.
Ne në psikologji më tipar të personalitetit kuptojmë ato veti të qëndrueshme të Profetit, të cilat e shpjegojnë stabilitetin emocional, qëndrueshmërinë e sjelljeve personale të temperamentit dhe të sjelljeve ndaj të tjerëve, madje edhe ndaj armiqve, të varfërve, ndaj vetes etj., të cilin e ka ndryshuar vetëm në çastet e shpalljes së asaj që i thoshte All-llahu. Në këto çaste djersitej, rrëqethej, përqendrohej dhe ishte gati i pandjeshëm për gjithçka tjetër të tij dhe të mjedisit që e rrethonte. Por, pasi e thoshte atë që në atë moment, sikur thuhet në shumë shkrime, All-llahu ia thoshte qetësohej ngadalë dhe kthehej në gjendje të stabilizuar. Për këto ndryshime në qëndrueshmërinë e brendshme dhe të sjelljeve të jashtme të tija në faza të paparapara kohore gabimisht pohohet se Profeti ka pas çrregullime shpirtërore. Disa pa të drejtë ia atribuojnë tipare anormale, ndër të cilat përmenden edhe sulmet epileptike. Mendimet e këtilla janë të paqëndrueshme dhe, si të këtilla janë mendime të gabueshme, Së paku tri janë argumentet që i kundërvihen mendimeve të këtilla.
Profeti Muhammed a.s. ka pas gjenealogji nga i ati Abdullah dhe e ëma Emine dhe gjyshi e gjyshja e tij për të cilët nuk ka të dhëna se kanë lënguar nga sëmundjet e këtilla. Konstitucioni organik i trupit të tij dhe funksionimi i rregullt i sistemeve organike dhe fiziologjike gjatë gjashtëdhjetë e dy vjetëve të jetës pa simptome të dukshme dhe të qëndrueshme të ndonjë çrregullimi tregon për shëndetin e mirë dhe aftësinë e kontrollimit të shtjelljeve dhe për organizim harmonik dhe të përhershëm të tyre në përputhje me zhvillimin dhe me moshën. Këto argumenta flasin shumë për personalitet të shëndoshë dhe me tipare psikike të integruara mirë. Por, përveç këtyre argumenteve ka edhe argumenta të tjera. اrregullimet mendore të përkohshme shkaktojnë dërrmim të organizmit dhe lënë pasoja në funksionimin e sistemit nervorë, përkatësisht të trurit, kurse Profeti ynë pas shpalljes së mendimeve nga All-llahu i ka kumtuar dhe formuluar këto mendime me gjuhë të rrjedhshme dhe kjo dallohet sidomos në Kur'anin e madhërishëm. Për këto shkaqe konsideroj se mendimet për çrregullime shpirtërore të Profetit Muhammed a.s. janë mendime të gabueshme.
Profeti Muhammed a.s. ka qenë personaliteti i pjekur dhe i integruar mirë në pikëpamje organike, shpirtërore dhe morale. Duke lënë anash sjelljet e veçanta në çastet e marrjes së mendimeve dhe kumtimit të tyre për të cilat nuk kam pas rast të lexoj të dhëna të besueshme, tiparet psikike të përhershme, të rëndësishme dhe më të dallueshme në integritetin e personalitetit të pjekut të Profetit Muhammed a.s. janë: mençuria, gatishmëria dhe trimëria për të vepruar me kujdes ndaj situatave dhe njerëzve që e kanë penguar atë në përhapjen e lirë të fes islame dhe në zhvillimin e mendimit islamik. T'i kujtojmë vetëm situatat e komploteve të drejtuara kundër Profetit, kundërshtimet e mushrikëve të Mekës, dyndjet në Abisini etj.