Populli “vëlla”: Turqit i varin shqiptarët në litar, malësorët rrokin armët

diber-2-620x350.jpg

Koleksioni fotografik i Ernst Jekut (Ernst Jنckh)

Shqipëria dhe Kosova në vitin 1910

Ernst Jek (1875-1959) ishte gazetar, publicist dhe shkencëtar gjerman, i cili lindi në Urah (Urach) të Gjermanisë jugperëndimore. Qëndrimi në Turqi në periudhën 1908-1909, gjatë dhe pak kohë pas revolucionit xhonturk, i bëri shumë përshtypje dhe Jeku u bë mbështetës i fortë i Turqisë dhe i marrëdhënieve gjermano-turke. Në verë të vitit 1910 ishte në Kosovë dhe në Shqipëri, i ftuar nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë turke ku mbështeti trupat turke në luftë kundër kryengritësve shqiptarë. Gjatë ekspeditës ushtarake shkoi në Ferizaj, Fushë-Kosovë, Prizren dhe Shkodër. Nga Shkodra u kthye me forcat ndëshkimore nën komandën e Shefqet Turgut Pashës nëpërmjet Mirditës dhe Gostivarit për në Shkup. Me forcat ushtarake turke ishte edhe gjatë luftës italo-turke (1911-1912). Në vitin 1912 Jeku themeloi shoqatën gjermano-turke dhe në vitin 1914 ishte ligjërues i historisë turke në Universitetin e Berlinit. Pas Luftës së Parë Botërore përkrahu demokracinë liberale parlamentare në Gjermani si dhe anëtarësimin e Gjermanisë në Lidhjen e Kombeve. Në vitin 1920 bashkëthemeloi Universitetin Gjerman për Politikë (Deutschen Hochschule für Politik) në Berlin. Me ardhjen në pushtet të nazistëve në vitin 1933, Jeku iku në Londër ku punoi për New Commonwealth Institute dhe në vitin 1940 u emërua profesor në Universitetin Columbia në Nju Jork, ku dhe vdiq. Arkivi i tij, duke përfshirë fotografitë e Shqipërisë, ndodhet në bibliotekën e Universitetit Columbia. Ndër botimet e Ernst Jekut është libri Im türkischen Kriegslager durch Albanien: Bekenntnisse zur deutsch-türkischen Freundschaft (Nëpër Shqipëri me ushtrinë turke: dëshmi e miqësisë gjermano-turke), Hajlbron 1911, nga i cili është marrë ky koleksion fotografish. Fotografi të tjera të Ernst Jekut prezantohet këtu me lejen e Bibliotekës së Librave të Rralla dhe të Dorëshkrimeve të Universitetit Columbia në Nju Jork.

Në foto bien në sy kudo malësorët shqiptarë gjatë kryengritjeve anti-osmane, si në malet e veriut të Shqipërisë ashtu edhe në Kosovë.

Bën përshtypje vetëm një foto në Fushë Kosovë, ku populli ka dalë për të përshëndetur me dashuri të madhe Sulltanin.

Dy burra në Dibër shfaqen të varur me litar nga një gjykatë ushtarake turke.

Bien në sy burrat e Mirditës që po luten në kishë me armët në dorë.

Në një tjetër foto duken disa burra me qeleshe duke ecur bashke me nje karvan turk.

Ata janë zënë rob dhe janë detyruar që t’u tregojne udhën pushtuesve.

*Marrë nga faqja e albanologut Robert Elsie
 
Titulli: Populli “vëlla”: Turqit i varin shqiptarët në litar, malësorët rrokin armët

Vitet 1910_1912 kane qene vitet katastrofe per populin shqiptar. Turqit ne keta vite kane nxjerr ne drite te zezen e tyre qe kishin ndaj nesh. C'armatimi i shqiptarve filloj qe ne 1910, gje qe solli nje pushtim krejtte lehete te serbeve jo me pak se dy vite me vone,1912. E gjithe kjo e studiuar e planifikuar qe me pare.
Mire thonte nje historian kosovar, Frasher Demaj, nuk keni nevoje te lexoni per masakrat e turqeve, pyesni neper kosove te vjetrit.
Me pas turqit jua fali shqiptaret sllaveve te cilet kane lare lesh mbi ne.
 
Titulli: Populli “vëlla”: Turqit i varin shqiptarët në litar, malësorët rrokin armët

Në foto bien në sy kudo malësorët shqiptarë gjatë kryengritjeve anti-osmane, si në malet e veriut të Shqipërisë ashtu edhe në Kosovë.

Bën përshtypje vetëm një foto në Fushë Kosovë, ku populli ka dalë për të përshëndetur me dashuri të madhe Sulltanin.

Dy burra në Dibër shfaqen të varur me litar nga një gjykatë ushtarake turke.

Bien në sy burrat e Mirditës që po luten në kishë me armët në dorë.

Në një tjetër foto duken disa burra me qeleshe duke ecur bashke me nje karvan turk.

Ata janë zënë rob dhe janë detyruar që t’u tregojne udhën pushtuesve.

*Marrë nga faqja e albanologut Robert Elsie
Un nuk shoh asnje foto?
 
Titulli: Populli “vëlla”: Turqit i varin shqiptarët në litar, malësorët rrokin armët

Un nuk shoh asnje foto?

Te siguroj qe nje foto eshte ne krye fare.
Gjithsej jane 54 por vura vetem njeren si me emblematiken.
Se di pse nuk ju del foto, nuk je vetem ti ne fakt qe nuk e sheh, ka edhe te tjere.
 
Gjynah qe kane zene pluhur k’to temat … ( Kane harruar njerezit edhe se kush jane ) nderkohe qe na mbillet edhe helm i zi dhe na behet propagande Arabesh & Co .
 
Gjynah qe kane zene pluhur k’to temat … ( Kane harruar njerezit edhe se kush jane ) nderkohe qe na mbillet edhe helm i zi dhe na behet propagande Arabesh & Co .
Darling ktu te diskutosh per origjinen te akuzojne si patriote fake .
Te ven ne shtylle e te godasin me gure .
Ama dhe mishin tma grijn un tyre si them vellezer se ne damaret e mi rrjedh gjak dardan. Dhe un nuk i them vella ktyre qe provuan per shekuj me radh te shfarosnin identitetin tone .

😘🙈❤️
 
Eshte kthyer ne mode suma e turkut 🐝😆
Pastaj cuditemi se nga na mbine me shumice edhe Dylberet . LOL

Ps … Shyqyr qe historia nuk vdes kurre dhe del edhe ndonje nip dhe mbese qe i mban gjalle .😎😘❤️
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top