Përshtypje dhe ndjesi

Do të mjaftonte të vinim veten në vendin e tjetrit për të mos lënduar.
Por është shumë e lodhshme për atë që jeton vetëm për vete.
 
Të tregosh dashuri nuk është kurrë një dobësi.
Dobësi është të mos të dish të duash.
 
Ulkonja e ka zakon që të mbështjellë grykën e ujkut të saj, sepse gryka është pika më e dobët e kafshës. Duke bërë këtë sjellje, ajo i tregon dashurinë e pakushtëzuar.
Ujqit janë kafshët më besnike dhe më të dashur me njëri tjetrin.
Kanë vetëm një partner gjatë gjithë jetës së tyre.
Ujku njihet që ka një dhembshuri dhe dashuri të jashtëzakonshme ndaj ulkonjës së tij.
Dhe ajo ia kthen në mënyrën më të përsosur.
ujk.png
 
Kush ka gjithçka nuk i jep vlerë asgjëje, kush nuk ka asgjë i jep vlerë gjithçkaje.
 
Dishepujt e vërtetë të atij që mbajti një kurorë me gjemba, nuk mund të presin që të mbajnë një kurorë me lule...
 
Ka gjendje shpirtërore që nuk mund të shpjegohen me fjalë. Për t'i kuptuar, duhet të jesh i ngjashëm.
 
Të duhemi thellësisht nga dikush na bën të fortë.
Të duash thellësisht dikë na bën të guximshëm.
 
- Pra njerëzit skadojnë?
- Po, skadojnë...
- E ku është e shkruar data e skadencës?
- Epo kudo, e gjen të ngulitur në fjalët, në veprat, në faktet...
në fytyrat
 
Nga gjërat e vogla, që gjithësesi nuk janë kurrë të vogla, kuptohen ato që janë të mëdha.
Gjestet e vogla, përkujdesjet e thjeshta, shpesh vlejnë më shumë se një mijë fjalë.
 
Ndjeshmëria është veshja më elegante dhe më e çmuar, me të cilën inteligjenca mund të vishet.
 
Pak njerëz dinë të na qëndrojnë "pranë" me delikatesë, respekt dhe sinqeritet. Prandaj "pranë" është një vend për shumë pak njerëz.
 
Një prej shpërblimeve më të bukura të jetës,
është se askush nuk mund të kërkojë sinqerisht të ndihmojë dikë tjetër,
pa ndihmuar edhe vetveten.
 
Shpirtrat e bukur janë të rrallë,
me fytyra të bukura është e mbushur bota.
 
E dimë me siguri se çfarë janë të tjerët për ne.
Por nuk do ta dimë kurrë, deri në fund, çfarë jemi ne për të tjerët.
 
Njerëzit që vërtetë të duan,
e thonë pak,
dhe e tregojnë me vepra shumë.
 
Çfarë do të thotë të dëgjosh ?
Të dëgjosh do të thotë të kuptosh atë që ajo nuk thotë.
 
Zoti
bëri gruan, jo nga këmba e burrit që të jetë nën të,
as nga koka e tij që të jetë mbi të, por Ajo u mor
nga pjesa poshtë krahut të tij, që ai ta mbronte atë
dhe nga pjesa pranë zemrës që ai ta donte atë”
 
Është e kotë që të përpiqemi për të qenë të përsosur.
Nuk do të jemi kurrë.
Por ne mund të jemi diçka më shumë, diçka më mirë.
Ne mund të jemi vetvetja, unikë, me të metat tona të vogla dhe të mëdha.
Dobësitë tona. Duke qenë të sjellshëm dhe të sinqertë. Ashtu si përpiqemi të jemi më të mirët e mundshëm.
 
Ka njerëz që kanë një çmim e të tjerë që kanë vlerë. Mos i ngatërroni, nuk janë e njëjta gjë.
 
Kemi të gjithë të njëjtët sy, por jo të njëjtën ndjeshmëri.
Jo të njëjtin shpirt.
Ndodh që megjithëse shohim të njëjtat gjëra, shohim në to gjëra të ndryshme.
Ndjejmë emocione të ndryshme.
Sepse jetojmë atë që jemi.

A.Degas
 
Përulësia është një lule e çmuar dhe e rrallë.
Është e ndrojtur dhe tregohet me vepra,
jo me fjalë.
Vetëm njerëzit me vlera
Janë me të vërtetë të përulur,
madje pa e ditur që janë.
Janë të vetëdijshëm të vlerës së tyre
por nuk e nxjerrin kurrë në pah
I vlerësojnë të tjerët dhe mësojnë nga të gjithë.
Ashtu si na thotë fjala e urtë e popullit
"Pema e ngarkuar me fruta, i ka degët e ulura"
Thjeshtësia dhe përulësia
janë forca të heshtura dhe të fshehura
që i shoqërojnë dhe i bëjnë të fortë
njerëzit me krijimtari dhe vlerë të vërtetë.

Degas
 
Dashuria është gjithçka që e shton,
që e zgjeron, që e pasuron jetën tonë,
drejt gjithë lartësive dhe gjithë thellësive.
 
E pra nuk është aq e vështirë
të njohësh diçka të çmuar
kur e ndesh
Nuk shkëlqen, të përmbush.
 
Predikuesi 3:11
Zoti e ka bërë të bukur çdo gjë në kohën vet;
Ai ka vënë madje përjetësinë në zemrat e njerëzve,
megjithëse njeriu nuk mund të kuptojë nga fillimi në fund
veprën që Zoti ka bërë.
 
Rruga e gjerë që çon në humbje, nuk ka kufinj,
kufinjtë e saj tërë kohës tejkalohen dhe zhvendosen më tej.
Rregullat e saj ndryshohen sipas tekave dhe leverdisë.
Nuk ka asgjë të qëndrueshme, asgjë të sigurtë.
Nuk ka asnjë dritë udhërrëfyese.
Në këtë lloj rruge, ndiqen dëshirat personale, fantazitë e vetes
ëndrrat e lumturisë qiellore që menjëherë perëndojnë.
 
Dashuria gjithmonë shton
pa hequr
Nuk të plotëson vetëm ty
por jep plotësi të dyfishtë
Dashuria nuk është asnjëherë monotoni
por të zgjedhësh e të zgjidhesh nga ajo çdo çast.
Nuk është zotërim egoist
por përkatësi e ndërsjelltë dhe e gëzuar e shpirtrave.
 
Dhurata më e bukur është ajo që nuk mund të paketohet: Dashuria.
 
Makineritë e bollëkut na kanë dhënë varfëri. Shkenca na ka transformuar në njerëz cinikë. Lakmia na ka bërë zemërgur dhe të këqinj.
Mendojmë shumë dhe ndjejmë pak. Më shumë se makineritë na duhet humanizëm. Më shumë se aftësitë, na duhet mirësia dhe mirësjellja.
Pa këto cilësi jeta është dhunë, e gjithçka është e humbur.
 
Lajthitjet e ndienjës, kanë bukurinë e tyre, burojnë nga një dashuri e sinqertë, janë të papërsëritshme dhe vijnë si pasojë e një ngarkese shumë të madhe emocionale që të bllokon e pastaj kur çlirohesh që fillon e shprehesh, flet çuditshëm dhe ecën si nëpër gjemba.

Ke frikë se ke gabuar dhe kontrollon gjithçka, dyshon tek veshja jote, tek fjalët që thua, deri tek modeli i flokëve ke frikë se të ka prishur punë.

Pastaj përsërit me veten gjithë ato fjalë që do i thuash e në të vërtetë nuk ia thua , sepse kur vjen rasti ato fjalë do të tingëllonin të sforcuara kështu që thua të tjera të rastësishme pa ditur se ku po të çojnë.
Ato të duken të kota e të shëmtuara, nuk përmbushin kërkesat e ndienjave se janë shumë të thata e boshe kurse vetë je deri në gryke me një stuhi morrnicash që shkojnë nga koka te këmbët dhe zëri dridhet si të përgjëroheshe se ke frikë mos flet në një mënyrë moskokëçarëse dhe të largët.

Je i hutuar dhe i çorientuar e shpreson që të mund të dalësh nga situata e vështirë në një rrjedhë llogjike e të mos dukesh si njeri që flet pa menduar, pra gjëra të pakuptueshme. Aq të pakuptueshme bëhen ato fjalë sa ti nuk i ke thënë kurrë më parë dhe shan veten që i thua..

Por ndalo, mos e sha veten në sy të saj se do bësh figurë edhe më të keqe, haje turpin me bukë, prit vetminë dhe pastaj bluaj me mendje sa të duash..
 
Të ikur

Më thoje që të mungoja,
Të njëjtën ndjej për ty,
Mbrëmjeve mungesa jote vjen,
Në kokë bie, si verë e ëmbël.
Kujtimet shndërrijnë fort,
Vezullime të purpurta, të qelqta

Nuk dua ta humb asnjë çast,
Mundësinë që do të më kërkosh.
Shumë gjëra ndodhën mes nesh,
Shumë njerëz na bënë të kuptojmë,
Kush ishim, kush jemi tani,
Koha rrëfen me nostalgji,
Fatalisht, butësisht, qetësisht.

Zëri i shpirtit tim ende të flet si dikur,
Si të mos kishte ndryshuar asgjë,
Ëndrrat e natës kthejnë kohën e shkuar,
Në zgjimin hidhur të një mëngjesi të ngrysur,
Sytë e mendjes të shohin të përmalluar.

Marrëzinë time të përhershme,
Gjithmonë, ma ke vënë në dukje,
E unë nuk zë mend kurrë,
Të doja i humbur, i dorëzuar, i pandalur.

E troshitura zemër,
Mbushur plotësisht, rreh ngadalë,
Me copëza fjalësh, rrokjezon ndrojtur,
Pastaj jehon, ulërin, tronditet.
Hapat me frikë në të panjohurën,
Shndërrohen në mërgim të vrerë.

Përpiqesha të të doja denjësisht,
Të mbaja gjithçka, të të ktheja buzëqeshjen,
Ngazëllehesha në zërin melodioz,
E dënesat e tua, në gjoksin tim,
Kapërdija, fashitja vjedhurazi.

Fëmijëria jote e shpenguar,
E çlirët vinte, si fllad pranvere,
E dija se ishin çastet më të bukura,
Ti ishe e sigurtë, e lumtur pranë meje.

Dëshira nuk përzgjidhte tek ti,
Gëzimet si mundimet, më përkisnin,
I mbaja krenarisht në vete.
Herë me përdëllim, herë të ëmbla,
Maturoheshin, distiloheshin në qeliza,
Në gllënka pasioni, tashmë mbytës.
Kapërdirjet u bënë të zorshme, të athëta
Grahma të fundit të ikjes.
Dikush tjetër troket tek ti...
Ngre dolli... Do të jetë më i mirë ai...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top