Përshtypje dhe ndjesi

daniel00

(ノ˵ ͡• ͜ʖ ͡•˵)ノ♡*
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://www.youtube.com/watch?v=0doGM_6izYg

Gjenialiteti i turmës

Ka mjaftueshëm tradhëti, urrejtje, dhunë absurditet
Në qënien njerëzore të zakonshme sa për të plotësuar në çdo çast rradhët e çdo lloj ushtrie.
Dhe më të aftët për vrasje janë ata që predikojnë kundër
Dhe më të aftët për urrejtje janë ata që predikojnë dashurinë
Dhe më të aftët për luftë - përfundimisht - janë ata që predikojnë paqe

Ata që predikojnë Zotin, kanë nevojë për Zotin
Ata që predikojnë paqe, nuk kanë paqe
Ata që predikojnë paqe, nuk kanë dashuri

Ruaju nga predikuesit
Ruaju nga ata që hiqen se dinë gjithçka
Ata kanë frikë gjërat që nuk dinë

Ruaju nga ata që lavdërojnë kollaj
Sepse ata kanë nevojë të lavdërohen

Ruaju nga ata që kërkojnë turma gjithë kohës
Sepse ata janë një hiç, të vetëm

Ruaju prej burrit të zakonshëm prej gruas së zakonshme
Ruaju prej dashurisë së tyre
Dashuria e tyre është e zakonshme, kërkon të zakonshmen
Por ka gjenialitet në urrejtjen e tyre
Ka mjaft gjenialitet në urrejtjen e tyre sa për t’ju vrarë ju, për të vrarë çdokënd

Duke mos dashur vetmi, duke mos e kuptuar vetminë
Ata do të provojnë të shkatërrojnë gjithçka që ndryshon prej tyre

Duke mos mundur të krijojnë art, ata nuk do ta kuptojnë artin
Ata do ta quajnë dështimin e tyre si krijues, vetëm si një dështim të botës

Duke mos qenë në gjendje të duan me gjithë zemër
Ata do ta besojnë dashurinë tuaj të paplotë
E më pas ata do t’ju urrejnë
Dhe urrejtja e tyre do të jetë perfekte

Si një diamant që shkëlqen
Si një thikë
Si një mal
Si një tigër
Si helm
Arti i tyre më i arrirë
 
E tepronte nganjehere me pijen ky.
Por fenomenet e shoqerise i godiste mjaftueshem.
Gjithesesi ne librin e ti ku shkruan per femrat.
Sipas pershkrimit te ti gjithnje dashuronte nje femer pak shabllone. :p
Aspak fine.
 
Te gjitha ketu nuk mund te pergjithsohen!
XY ndjesi, fenomen, sjellje e caktuar e disa personave nuk mund te kthehet ne rregull. Po e ka pak zakon natyra njerezore te jete mosbesuese dhe te paragjykoj cdo gje.
 
"...: e fshehta e lumturisë është kur vështron të gjitha mrekullitë e botës, por pa harruar kurrë të dy pikat e vajit në lugë.

Bariu qëndroi pa folur. E kishte kuptuar rrëfenjën e mbretit plak. Bariut mund t'i pëlqejnë udhëtimet, por delet nuk i harron kurrë."/ Alkimisti / Paulo Coelho

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://youtu.be/P6pd5vGQDmQ?si=nWKHmKnEvf6705f8
 
Roberto Juarroz

Një dashuri përtej dashurisë

Një dashuri përtej dashurisë
më lart se sa riti i lidhjes,
përtej lojës së mbrapshtë
të vetmisë dhe të shoqërisë.

Një dashuri që nuk është për tu rikthyer,
por as dhe për të shkuar.
Një dashuri e panënshtruar
frenezive të shkuarje-ardhjeve
të gjendjes zgjuar apo në gjumë,
të thërritjes apo të heshtjes.

Një dashuri për të qenë sëbashku
ose për të mos qenë,
por gjithashtu për të gjitha gjendjet e ndërmjetme.
Një dashuri që do të ishte si të hapësh sytë,
E mbase po ashtu si t'i mbyllësh.
 
Nëse do të dish të më qëndrosh pranë,
e të mund të jemi të ndryshëm
Nëse dielli do të na ndriçojë të dyve
pa u mbivendosur hijet tona,
nëse do të arrijmë të jemi "ne" në mes të kësaj bote
... dhe bashkë me botën , të qajmë , të qeshim , të jetojmë.
Nëse çdo ditë do të jetë që të zbulojmë atë që jemi
dhe jo kujtimi se si ishim,
nëse do të dimë te jepemi njeri me tjetrin
pa ditur kush do të jetë i pari apo i fundit
Nëse trupi jot do të këndojë me trupin tim sepse bashkë është gëzim...
Atëherë do të jetë dashuri
dhe nuk do të ishte e kotë të prisnim njëri tjetrin kaq shumë.

Pablo Neruda
 
Florbela Espanca

Ëndrra

Kam ëndërruar që isha e dashura jote e shtrenjtë
E dashura jote e lumtur e xhelozuar
Kam ëndërruar që kisha një shtëpizë të bardhë
Ndërtuar pranë një përroi

Ti vije të më takoje, në mënyrë të mistershme
Në orë të vdekura kur toka priftërohet.
Që lutet. Unë ndieja, çmendurisht,
Të rrihte zemra ime kur nga larg

Dëgjoja hapat e tu. Dhe e pangopur,
Isha në krahët e tu brenda një çasti
Duke fiksuar sytë e tu me dashuri!

Dhe a e di, e mrekullueshmja, e ëmbla dhimbja ime :
U zgjova me sytë plot me ujë
Duke dëgjuar zërin tënd në një të zgjatur lamtumirë!
 
Une e dua thjeshtesine qe shoqerohet me perulesine .
Me pelqejne njerezit qe dine te degjojne eren ne lekure , qe ndjejne ererat e gjerave , qe u kapin esencen. Sepse atje ka te vertete , atje ka embelsi , atje ka ndjeshmeri , atje ka akoma dashuri

[A. Merini]
 
"Ne Indi thuhet qe ora me e bukur eshte ajo e agimit , kur nata ndihet ende ne atmosferë dhe dita nuk eshte ende e plote , kur dallimi ndermjet territ dhe drites nuk eshte akoma i qarte dhe per ca momente , njeriu , nese do , nese di te beje kujdes , mund te kete intuiten se gjithçka qe ne jete i paraqitet ne kontrast , erresira dhe drita , mashtrimi dhe e verteta jane vetem dy aspekte te se njejtes gje . Jane te ndryshme , por jo lehtesisht te ndashme , jane te veçuara , por <<nuk jane dy>>. Si tek mashkulli dhe femra , qe jane ne menyre aq te mrekullueshme te ndryshem , por qe ne dashuri behen Nje!"
foto3.jpg
T.Terzani
 
Ne jete ka dite plot me ere dhe plot me zemerim ,
ka dite plot me shi dhe plot me dhimbje , ka dite plot me lot ; por me pas ka dite plot me dashuri qe na japin kurajon per te ecur perpara per te gjitha ditet e tjera .
 
"Dalin gurë në rrugë?
I marr dhe i ruaj secilin.
Një ditë do të ndërtoj me to një kështjellë".

Fernando Pessoa
 
"Një njeri duhet të dëgjojë pak muzikë, të lexojë pak poezi dhe të shohë një pamje të bukur çdo ditë të jetës së tij, në mënyrë që shqetësimet e kësaj bote të mos e shkatërrojnë ndjenjën e së bukurës që Zoti ka krijuar në shpirtin e njeriut."

Gëte
 
“Ndërsa fillova ta dua veten, kuptova se ankthi dhe vuajtja emocionale janë vetëm shenja paralajmëruese se po jetoja kundër të vërtetës sime.
Sot, e di, kjo është vërtetësi.
Ndërsa fillova ta dua veten, kuptova se sa shumë mund të ofendohet dikush, nëse përpiqem t'i detyroj dëshirat e mia këtij personi, edhe pse e dija se koha nuk ishte e duhura dhe personi nuk ishte gati për ato, dhe megjithëse ky person isha unë. .
Sot e quaj respekt.
Ndërsa fillova ta dua veten, ndalova dëshirën për një jetë ndryshe dhe munda të shoh se gjithçka që më rrethonte po më ftonte të rritesha.
Sot e quaj pjekuri.
Ndërsa fillova ta dua veten, kuptova se në çdo rrethanë, jam në vendin e duhur në kohën e duhur dhe gjithçka ndodh pikërisht në momentin e duhur. Kështu që mund të jem i qetë.
Sot e quaj vetëbesim.
Ndërsa fillova ta dua veten, hoqa dorë nga shpërdorimi i kohës sime dhe ndalova së projektuari projekte të mëdha për të ardhmen. Sot, unë bëj vetëm atë që më sjell gëzim dhe lumturi, gjëra që më pëlqejnë të bëj dhe që më gëzojnë zemrën, i bëj në mënyrën time dhe në ritmin tim.
Sot e quaj thjeshtësi.
Ndërsa fillova ta dua veten, u çlirova nga çdo gjë që nuk ishte e mirë për shëndetin tim - ushqimi, njerëzit, gjërat, situatat dhe gjithçka që më tërhiqte dhe më largonte nga vetja. Në fillim e quajta këtë qëndrim një egoizëm të shëndetshëm.
Sot e di që është dashuri për veten.
Ndërsa fillova ta dua veten, hoqa dorë nga përpjekjet për të pasur gjithmonë të drejtë, dhe që atëherë kam gabuar më pak.
Sot zbulova se kjo është modesti.
Ndërsa fillova ta dua veten, refuzova të vazhdoja të jetoja në të kaluarën dhe të shqetësohesha për të ardhmen. Tani, jetoj çast pas çasti, ku gjithçka është duke ndodhur.
Sot e jetoj çdo ditë, njëra pas tjetrën, dhe e quaj plotësim.
Ndërsa fillova ta dua veten, kuptova se mendja ime mund të më shqetësonte dhe mund të më sëmurte. Por ndërsa e lidha me zemrën time, mendja ime u bë një aleat i vlefshëm.
Sot e quaj këtë lidhje mençuri të zemrës.
Nuk kemi pse të kemi frikë nga debatet, përballjet apo çdo lloj problemi me veten apo të tjerët. Edhe yjet përplasen, e nga përplasja e tyre lindin botë të reja.
Sot e di që kjo është jeta."

Charlie Chaplin
 
Ajo çfarë bëjmë tani krijon eko në përjetësi.

Marcus Aurelius
 
Virtyti i engjëjve është se ata nuk mund të përkeqësohen; e meta e tyre është se nuk mund të përmirësohen. E meta e njeriut është se ai mund të përkeqësohet; dhe virtyti i tij është se ai mund të përmirësohet.
 
"Shpëtimi është sigurisht ndër arsyet që lexoj. Leximi dhe shkrimi më kanë nxjerrë gjithmonë nga përvojat më të errëta të jetës sime. Historitë më kanë dhënë një vend ku të humbas veten. Më kanë lejuar të kujtoj. Më kanë lejuar të harroj. Ata më kanë lejuar të imagjinoj përfundime të ndryshme dhe mundësisht një botë më të mirë"

Roxane Gay
 
A ka ndonjë arsye më të madhe për të mbijetuar sesa dashuria?

Nëse nuk merr dashuri, drejtoja dashurinë tënde dikujt që ka nevojë edhe më shumë për të.
 
"Është gabim të konsiderosh burrin dhe gruan dy qenie të ndara. Ato nuk janë më shumë se dy gjysma të një forme të vetme, dy hemisfera të kundërta që përshtaten fort së bashku për të bërë një tërësi të përsosur. Ato janë qielli dhe toka të mbështjellë në mish dhe gjak.

Vetëm se në rrugën e saj për të hyrë në këtë botë, ky unitet u copëtua. Ajo që dikur ishte pafundësia e një bote të përsosur u bë dy sipërfaqe të paana. Ajo që dikur ishte një duet harmonie sublime u bënë dy solo të çuditshme lëvizjesh të papërfunduara, mosmarrëveshjesh të pazgjidhura.
Aq shumë u ndanë, sa secili dëgjon në vetvete vetëm gjysmën e një melodie, dhe po ashtu ajo dëgjon të sajën. Secili sheh tjetrin dhe thotë: "Nuk bën. Kjo është copë-copë". Duke u shtirë si të plotë, të dy gjysmat enden pa qëllim vetëm në hapësirë.

Derisa çdo fragment t'i lejojë vetes të dorëzohet, të pranojë se edhe ai është thyer. Vetëm atëherë mund të kërkojë ngrohtësinë që i mungon. Për thellësinë e vetes që u shkul. Për harmoninë që do të ketë kuptim në këngën e saj.

Dhe në bashkim të përsosur, dy qenie të fundme gjejnë në njëra-tjetrën bukuri të pafundme."

Freeman
 
Uilliam Shekspir - Do të mësosh

Pas njëfarë kohe do të mësosh ndryshimin ndërmjet të japësh dorën dhe të ndihmosh një shpirt të brengosur…
Do të mësosh që të duash nuk do të thotë të mbështetesh dhe që shoqëri jo gjithmonë do të thotë siguri. Do të fillosh të mësosh se puthjet nuk janë kontrata, as përkujtime, as premtime…
Do të nisësh të pranosh disfatat e tua me kokën lart, ngritur, duke parë drejt përpara teje, me gëzimin e një të rrituri dhe me trishtimin e një fëmije.
Do të zbulosh se shumë herë vetëm sa i kalojmë pranë njerëzve që kanë rëndësi më tepër, e megjithatë duhet tu themi gjithmonë që i duam, që gjithësesi të ishim të sigurt nëse do të ishte hera e fundit që i shohim.
Do të mësosh se miqësitë e vërteta shkojnë duke u forcuar pavarsisht distancave, që nuk ka rëndësi se çfarë ke, por kë ke në jetë… Do të zbulosh se miqtë e vërtetë janë familja që ne kemi zgjedhur.
Do të shohësh që kërkon shumë kohë që të arrish të jesh personi që do të jesh e që koha është e shkurtër. Do të mësosh se nuk ka rëndësi ku ke arritur, por ku je drejtuar… dhe… nëse nuk e di, çdo lloj vendi ka dobinë e vet.
Do të mësosh se nëse nuk kontrollon gjestet e tua, ato do të kontrollojnë ty dhe që të jesh elastik nuk do të thotë të jesh i dobët apo të mos kesh përgjegjësi, sepse nuk ka rëndësi sa delikate apo e brishtë të jetë një situatë, përherë ekzistojnë dy anë.
Do të mësosh se heronjtë janë njerëzit që bënë atë që duhej duke u përballur me pasojat.
Do të mësosh se durimi kërkon shumë përvojë… Do të zbulosh se në ca raste personi që ti pret që do mund të të shkelë me këmbë ndërsa bie, mbase mund të jetë nga të paktët që të ndihmojnë të ngrihesh.
Të rritesh ka të bëjë më tepër se sa ke mësuar me eksperiencat, se sa me vitet që ke jetuar.
Do të mësosh se ka brenda teje nga vendi yt shumë më tepër nga çfarë supozon…
Do të mësosh se me të njëjtën rreptësi me të cilën gjykon , do të jesh gjykuar edhe ti, e që në një moment të caktuar edhe dënuar.
Do të mësosh se nuk ka rëndësi se në sa copa zemra jote është coptuar, bota nuk ndalet, të duhet ta ngjitesh…
Do të mësosh se koha nuk është diçka që mund të rikthehet, ndaj duhet ta kultivosh kopshtin tënd dhe të zbukurosh shpirtin tënd sesa të presësh dikë që të të sjellë lule.
Do të mësosh se kur ndjen zemërim, ke të drejtën ta kesh por kjo nuk të jep të drejtën të jesh i pamëshirshëm.
Do të zbulosh se vetëm pse dikush nuk të do në botën që do të doje, nuk do të thotë se nuk të do me gjithçka që mundet, ashtu siç ka njerëz që na duan por nuk dinë si ta tregojnë, është gjithmonë e mjaftueshme të jesh falur nga dikush, ndonjëherë duhet të mësosh të falësh veten tënde.
Do të mësosh se nuk duhet të ndërrojmë miqtë nëse jemi të gatshëm të pranojmë që miqtë të ndryshojnë.
Do të kuptosh se do të mund të kalosh momente të bukura me mikun tënd më të mirë duke bërë çdo lloj gjëje apo asgjë, vetëm për kënaqsinë që të kalosh çaste në shoqërinë e tij…
Do të zbulosh se janë të nevojshme vite për të ndërtuar besimin, e vetëm pak sekonda për ta shkatërruar e që madje edhe ti mund të bësh gjëra për të cilat mund të pendohesh gjatë pjesës së mbetur të jetës tënde.
Do të mësosh se rrethanat dhe ambjenti që na rrethon kanë ndikim mbi ne, por ne jemi të vetmit përgjegjës për ato që bëjmë.
Do të fillosh të mësosh që nuk duhet të krahasohemi me ekstremet, përveçse kur duam t’i imitojmë për t’u përmirsuar.
Do të mësosh të ndërtosh gjithë udhët e tua, sepse terreni i së nesërmes është i pasigurtë për planet dhe e ardhmja ka zakonin të bjerë në zbrazëtirë.
Pas njëfarë kohe do të mësosh se dielli djeg pa iu ekspozuar shumë…
Do të pranosh, përveç të tjerash, që njerëzit e mirë ndonjëherë do mund të të lëndojnë e do të duhet t’i falësh…
Do të mësosh që e folura mund të lehtësojë dhimbjet e shpirtit.
Atëherë do të dish vërtetë të mund të durosh, që je i fortë e që do mund të shkosh shumë më larg se sa çfarë kishe menduar kur besoje se nuk do t’ja arrije. E që vërtetë jeta vlen kur gjendet vlera dhe kurajoja për ta përballur.
 
Ndjeshmëria është një dhuratë.
Sepse megjithëse është e vërtetë që trishtohesh nga hiçgjë,
Është përsëri e vërtetë që nuk duhet shumë për të të gëzuar.
I transformon përkujdesjet e vogla
Gjestet e vogla, në gjëra të çmuara
Të një vlere të madhe.
 
E dua thjeshtësinë që shoqërohet me përulësi
Sepse aty ka vërtetësi, aty ka ëmbëlsi, aty ka ndieshmëri, aty ka ende dashuri.
 
Në ditët e sotme edhe dashuria është zbehur, është bërë e vakët, nuk i ngjan më dashurisë së disa dekadave më parë, të gjithë thonë se kërkojnë dhe duan dashurinë e vërtetë..., por kush është i gatshëm të jetë i pari për ta dhënë, atë dashuri të vërtetë dhe të sinqertë?
Nuk është më kështu, ndoshta sepse njerëzit nuk janë më ata që ishin dikur...
Ne mashtrojmë veten se duke ndryshuar vazhdimisht partnerë dhe duke e shitur veten për pasuri, do të mund ta gjejmë atë, por nuk është kështu. Duke vepruar në këtë mënyrë, ne nuk u japim më të njëjtën vlerë gjërave, dhe ndoshta kjo është pikërisht arsyeja. Njëherë e një kohë e zgjidhje dikë sepse ai person konsiderohej unik, dhe prej kësaj zgjedhje çdo gjë tjetër ndërtohej dita-ditës, por sot njerëzit zëvendësojnë njëri-tjetrin si objekte pa shpirt.
 
Mund të shoh njëqind veta në ditë
që kanë hequr dorë
krejtësisht

Nëse shkoj në një stadium
apo një event sportiv
Mund të shoh me mijëra
që nuk ndiejnë asgjë për diçka
apo për asnjeri
dhe nuk marrin ndjenja
nga njeri

kudo shoh ata
që tregojnë ushqimin, shtëpitë
dhe rrobat, përqëndrohen
në këto
me ëndrra të vdekura.

Bukowski
 
Deti nuk është asnjëherë i palëvizshëm
Trazohet,
Tërhiqet,
Shtrihet,
Mbulon
Dhe fashit
Çdo gjë...
Kështu është edhe dashuria!
 
"Në pleqëri, në fytyrë shfaqet karakteri dhe shpirti i njeriut, ashtu siç shfaqet relievi i një kodre gjatë dimrit kur e humb pyllin e vet dhe është e zhveshur krejtësisht. Ka fytyra që me pleqërinë marrin pamje shenjtërore dhe të urtë, ka fytyra që marrin pamje të sëmurë dhe të munduar, dhe ka fytyra që marrin pamje kafshërore dhe të egër. Njoh njerëz të shëmtuar dhe gra të shëmtuara, karakteri i të cilëve nuk dallohej në fytyrat e tyre kur ishin të rinj, sepse rinia është gjithmonë dhe në çdo gjë një bukuri e pamasë. Por të njëjtat fytyra morën një pamje të tmerrshme dhe të frikshme në pleqëri, me tipare të liga dhe pamje gjakatare. Kështu, temperamenti dhe të gjitha ndjenjat marrin shprehjen e tyre të hapur dhe të dukshme vetëm në pleqëri. Njerëzit inteligjentë dhe bujarë bëhen njerëz të moshuar të mrekullueshëm me të cilët është kënaqësi të afrohesh. Dikush plaket si ari dhe mermeri, dhe dikush si një këpucë."
 
Asnjëherë nuk isha i madh
në sytë e dikujt,
ashtu siç isha
në sytë e saj.
Dhe asnjëherë
nuk do të jem i rëndësishëm për dikë,
ashtu siç isha për atë.
Për shkak të saj,
isha i veçantë.
Madje edhe ndaj vetes.

Bukowski
 
Natën e mirë ty që në këtë çast
duhet të ishe këtu, e jo kushedi ku.
Natën e mirë asaj që sonte e ka humbur veten
ndër lotë dhe mendime.
Natën e mirë asaj që ka shpresuar, luftuar, asaj që ka nxjerrë thonjtë, por gjithsesi ka humbur.
Natën e mirë mua, që të pres e lutem çdo natë
të të shoh duke u kthyer.
Natën e mirë frikacakëve dhe asaj ”unë e bëj për ty”
asaj që i ka mbyllur ëndrrat në sirtar,
asaj që është rrëzuar dhe ka pasur forcën e guximin që të çohet prapë.
Asaj që nuk dëshiron sy të tjerë,
asaj që nuk ia del,
asaj që e provon por është e vështirë,
asaj që vuan në heshtje,
asaj që qesh edhe pse është keq,
asaj që nuk mundet të ecë,
asaj që e kanë lënë,
asaj që zemrën e ka copë-copë.
Natën e mirë, edhe pse kjo natë nuk ka asgjë të mirë.
Do të qëndroj zgjuar, duke të menduar,
duke të imagjinuar, duke pyetur veten se si je,
çfarë je duke bërë, nëse buzëqesh, a je e lumtur,
a të merr malli për mua, apo ndoshta je më mirë ashtu…
Kush të ngroh natën, kush të shikon duke fjetur,
kush të buzëqesh prej hiçit.
E nuk e di, por kam frikë,
sepse natën bëhemi më të brishtë,
se natën biem, mendimet lëvizin shpejt
e lotët rrëshqasin.
Por kudo që të jesh, me këdo që të jesh
dije që më ka marrë malli shumë…

Bukowski
 
Njerëzit pa ndjenja

Ekzistojnë njerëz pa ndjenja, që shterrojnë deri në fund energjinë tënde sepse shënjestrojnë ndieshmërinë tënde.
Janë njerëz që në dukje janë gati të të japin gjithçka, por në të vërtetë është vetëm për një përfitim tyrin dhe me kalimin e kohës do të kërkojnë të mbetesh pa mbrojtje, të ndihesh i papërshtatshëm, të shkarkojnë tek ty të gjitha fajet nëse lidhja nuk mund të vazhdojë.
Dhe nuk është aspak çështje force, por ndieshmërie!
Mund të jesh një njeri shumë i fortë, por ata apo ato do të dinë gjithmonë që të kenë të drejtën nga ana e tyre dhe frika jote që lëndon dikë tjetër do t'i hapë rrugën që ti të lejosh të të lëndojnë ty.
Mos i jep njeriu këtë epërsi, dikush që të do nuk do të kërkojë të ketë këtë pushtet mbi ty.
Për fat të mirë ose të keq, kush është shumë i ndieshëm nuk e përfytyron se mund të jetë një person që nuk e shikon botën me të njëjtën zemër që e sheh ai, por duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin që ekzistojnë dhe në fund, afërsia e tyre do të jetë lëndimi ynë!

Takdeer
 
Të shkruaj

Sepse kam një nevojë për të folur, e akoma më shumë, për të menduar.
E mund ta bëj këtë vetëm me ty.
Është një periudhë e çuditshme kjo që po jetoj.
E përbërë nga shumë e shumë gjëra dhe nga asgjë,
nga ndryshime dhe nga vetmi.
E di çfarë do të më thoje tani: që ndryshimet janë pjesë e jetës dhe që vetmia është një kohë e privilegjuar për të ndejtur me veten. Ashtu është.
Mbase jam vetëm i lodhur.
Së ndjekuri ëndrrat e mia, së prituri një njeri, së dhëni pa masë dhe pa peshuar nevojat e mia.
Ndodh sepse kam nevojë për një përqafim.
Një nga ato përqafime që sjellin pranverën kur vonon të vijë.
Apo një puthje në ballë, nga ato që largojnë trazimet dhe të japin frymë.
Kam nevojë për një qiell të pastër që të shpalos shikimin, për një ballkon me lule me pamje nga deti, e për një orë pa akrepa, për të më kujtuar kush isha dhe të më kthejë nga ky që jam.
Për njerëz të vërtetë për t'u takuar në një botë të vërtetë, të vogël e të thjeshtë, ku buzëqeshjet janë të sinqerta e po ashtu edhe fjalët, edhe ato më kontrastuese, të bëhen ura.
Kam nevojë që të shkoj tek ai që do të bëhem, pa lënë pendesa gjatë rrugës, pa humbur kohë në inate të kota, pa u bërë copash në shpresa boshe.
Tani.
Duke i shkruajtur vetes.

Roncone
 
“Përsosmëria më sëmur. Gjithë ata meshkuj dhe femra që kërkojnë përsosmërinë në stereotipet që ka krijuar shoqëria janë të vjella. Kukulla mishi të ndyra pa personalitet dhe ndjenja. Të njëjtat rroba, e njëjta muzikë, i njëjti ushqim, të njëjtat makina, të njëjtat jetëra… dhe në fund?! E njëjta masë, vetëvrasje shtazarake. Sepse të jetosh si një robot është padyshim vetëvrasje. Kur të gjithë janë të barabartë, të gjithë janë askush. Përsosmëria është një zog i mbyllur në kafaz që jeton, ha dhe bën jashtëqitje për një qëllim: për tu admiruar!
Unë dua të jetoj lirshëm, i ngrirë, i uritur, por i gjithi i lirë.”

Bukowski
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top