Përshtypje dhe ndjesi

Monolog

A nuk do të ishte më mirë të mos ishe e imja?
Që të të doja pafundësisht si një dashuri e pamundur?
Kështu nuk do të mërziteshim nga njëri tjetri në monotoninë dhe marrëdhënia jonë ndoshta do të ishte platonike, e lehtë, e pakapshme, eterike, por nuk do të zhvishte ekzistencën tonë në vulgaritetin që na karakterizon të gjithëve.
Nuk do të zhgënjeheshe nga unë për njëqind gjërat që do prisje të dija dhe për pafundësinë e gjërave që do isha i ngadaltë të bëja apo t’i mësoja.
E unë nuk do përfshihesha në një marrëdhënie blatuese me një perëndeshë që altarin e tempullit të ekzistencës së saj ta desakralizoj me praninë time. Aq sa edhe mbivendosja e hijes time tek hija jote do të më dukej e tepruar ndërsa eci në mendjen time, si këtë mbrëmje shëtitje me ty.
Më shumë do të frikësohesha për veten e për atë që do të mendoje për mua duke më parë të lodhur, të dobët, të pezmatuar, të trishtuar.
A do të më shkelje sipër apo do të më jepje dorën për të më ngritur?
A do të më thoje një fjalë të mirë që nuk guxoj t’ia them vetes apo do të më mëshoje në zemër me një ligjëratë fjalësh e shprehjesh që veç ti i di se ku i ke dëgjuar e do të më përndiqnin si grerëza duke më pickuar edhe kur të zë kokën e të mbyll veshët me duar?
Po kur të ndihem i fortë a do e përdor forcën për tu përballur ? Përballur deri ku ? Më duket sikur kufinjtë e fundit janë kudo, përballja do më nxirrte të humbur. Përballja është e kotë kur nuk ke guximin për të pranuar mundësinë e humbjes dhe kjo është e meta ime se unë nuk dua të humb asgjë e në të njëjtën kohë dua të përballem i siguruar që nuk do pendohem e ndëshkohem me ikjen tënde.
Aq shumë sa të vlerësoj, aq edhe të frikësohem. A nuk ke ti pushtetin të më lëndosh dhe të më lumturosh në të njëjtën kohë?
Duket sikur mban peshoren e dritës dhe errësirës, e për mua je një gjykatëse tekanjoze që më jep fare pak dritë e shumë terr.
Vallë cila është drejtësia jote? Ti rri e heshtur. Unë i druhem edhe heshtjes tënde, heshtjes që thyhet nga ti me një kritikë a një zemërim? Apo ndoshta me një rastësi gëzimi të marrë dhe të pashpresuar ?
Ti më nxit të flas pa frikë me një përgjigje të shpenguar dhe lozonjare. Atëherë kraharori im i mbledhur kruspull si për të pritur një goditje që nuk vjen, arrin të hapet e çlirohet me një psherëtimë lehtësimi.
Sa e pasur është fantazia jote për të thënë fjalë të mira e të ëmbla? Këtë nuk di ta them, nuk e kam provuar, por më kall datën aftësia e gjuhës tënde therëse e nëse shkatërrohem tërësisht prej saj atëherë çfarë mbetet nga unë për të dashur ti? Asnjë thërrime.
Dhe unë qesh me veten e ca vargje më vijnë ndër mend:

Dalldisje furtunash të më nxjerrin në breg,
O të më lënë të sfilitur, si të pajetë,
Ndoshta frymor por pa identitet,
A të më tresin si kripa në det.
 
Tagore

Më jep guximin e tejskajshëm të dashurisë,
kjo është lutja ime:
guximin për të folur,
për të vepruar, për të vuajtur
për të lënë të shkojnë të gjitha gjërat
dhe që të jem lënë i vetëm.
Më kalit me përpjekje të vështira,
më ndero me dhimbjen
dhe më ndihmo që të ngrihem çdo herë që bie.
Më jep sigurinë e përhershme tek dashuria,
dhe prej dashurisë,
kjo është lutja ime,
sigurinë që i përket jetës në vdekje,
fitores në humbje
fuqisë së fshehur në bukurinë më të brishtë,
dhe atë dinjitet në dhimbje,
që e pranon ofendimin,
por e përçmon që ta kthejë me ofendim.
Më jep forcën që të dua
gjithmonë
me çdo çmim.
 
Kjo meritonte vendin e pare.😉
 
Urime Daniel,shkruan bukur!
 
Eh ngaqe nuk pash emer autori,mendova mos ishte copez e juaja.
Më lejo të them që edhe ti shkruan shumë bukur, nuk ka nevojë për ju.
 
Nuk dashurohet nga format e trupit, nuk e do për emrin që mban apo për fizionominë. Këto janë vetëm kushtëzime. Dashurohet një karakter, dashurohet një ton zëri, dashurohet një aromë, dashurohet një ngrohtësi e trupit, dashurohet cikja e një dore, dashurohet një vështrim, një buzëqeshje.
Tek çdokush mund të gjendet diçka për të dashur. Dhe kur dashuron diçka përfundon që dashuron gjithçka...
 
Një Grua nuk është asnjëherë si do të doje.
Nuk është as si e përfytyroje
Një grua është si e përjeton.

E. Chevaton
 
Ka disa njerëz në këtë botë që janë si
sinjalizues për shpirtin tënd të humbur
diell për ditët tuaja të errëta
dhe fasho për plagët e tua më të thella.
Kërkoji ata.
Gjeni njerëzit që derdhin dritë në hijet që nuk i krijuan.
Njerëzit që ndihmojnë në shërimin e pjesëve të tua që nuk i kanë thyer
dhe kush të strehoi nga stuhitë që nuk i thirrën.
Kërkoji ata.
Sepse ka njerëz në botën tënde që do t'i bëjnë të gjitha këto. Qetësisht. Pa supozim. Ndonjëherë pa e kuptuar fare.
Kërkoji ata. Gjejini. Lëri ata.
Dhe pastaj bëj të njëjtën gjë për ta.
Sepse këta janë njerëzit e tu..
Rumi.
 
Mundohu

Mundohu qe te jesh si ajri...
i lehte, i bute gjithë freski...
qe ashtu kudo te mund te hysh,
Dashurisht si arome Trëndafili...!

Mundohu te jesh si drita;
e bukur, e nevojshme ne mase...
Qe te hysh gjithkund e lirshme
Por dhe hije gjithë mister te lesh pas...!

Mundohu te jesh si Engjëll i padukshëm
Por i pranishëm gjithmonë
Dhe me krahët e tu gjithë flatra,
Ti ngresh lart ata qe stuhia i rrezon!

Mundohu te jesh fjale ëmbël,
I rrjedhshëm plot Kulture,
Aq sa tu mbetesh gjithmonë ne mendje,
Si Shpirt-bukur qe s'të harrojnë KURRË...!

Mundohu...!
 
Roberto Benigni:
"...Dashurohuni. Nëse nuk dashuroheni ç'do gjë është e vdekur. Duhet të dashuroheni dhe gjithçka kthehet në jetë, lëviz gjithçka. Shpërndani gëzimin, konsumoni lumturinë. Fryni tek fytyrat e të tjerëve lumturi...
…Të thuash fjalët "Jeta është e bukur" në një periudhë të vështirë të jetës, nuk është pak. Ta thuash, mbase, është më e lehtë se sa ta besosh, po nëse e beson, mbase arrin të kuptosh pse jetojmë... Sepse jeta është e bukur jo për atë që ke, po për ate që jep. Lumturia ndodhet në gjestet e vogla të përditshme, në heshtjet të dëgjuara, në boshlleqet e mbushura, në buzeqeshjet e dhuruara dhe në dashurinë e jetuar.
Jeta është e bukur kur e jetojmë lumturinë, e jo kur e ndjekim atë…"
 
Duhet të ta pranoj. Ke qenë lamtumira ime më e mundimshme. Ke qenë lamtumira që nuk doja të shqiptoja. Ke qenë lamtumira ime e përsëritur aq herë. Ke qenë ajo e bërtitur, e murmuritur, e thënë me urrejtje, me dashuri, me të gjitha ndjenjat e mundshme. Je lamtumira ime për të cilën do të dyshoj gjithmonë.
Përshëndetja ime ishte një mirupafshim, përqafimi jot ishte një lamtumirë.
Lamtumirat nuk quhen. Rëndësi ka vetëm ajo që ishte mes nesh.
Mos harro se diku mes përshëndetjes sonë të parë dhe lamtumirës sonë të fundit ka pasur aq shumë dashuri.

R.S
 
Vetmia për mua është një burim shërimi,
E bën jetën t'ia vlejë për t'u jetuar.
E folura është shpesh një sfilitje për mua,
më duhen shumë ditë në heshtje,
për të marrë veten, nga kotësia e fjalëve.

Jung
 
Vetmia për mua është një burim shërimi,
E bën jetën t'ia vlejë për t'u jetuar.
E folura është shpesh një sfilitje për mua,
më duhen shumë ditë në heshtje,
për të marrë veten, nga kotësia e fjalëve.

Jung
Sa e vertete.
 
Kam krijuar strehëza ku askush nuk mund të hyjë
për t'u mbrojtur nga një botë e huaj që ushtron një dhunë dhe një vulgaritet sa vjen e më të papranueshëm.

Franco Battiato
 
Dashuria nuk të kërkon të ndryshosh por nëse nuk të ndryshon, nuk është dashuri.

V de Donno
 
Të rinjtë që duhen

Të rinjtë që duhen puthen më këmbë
Mbështetur në portat e errësirës
Dhe kalimtarët që kalojnë i tregojnë me gisht
Por të rinjtë që puthen
Nuk janë aty për askënd
Dhe është vetëm hija e tyre
Që dridhet në errësirë
Duke nxitur inatin e kalimtarëve
Zemërimin, përbuzjen, të qeshurat dhe zilinë
Të rinjtë që duhen nuk janë aty për askënd
Ata janë përtej shumë më larg se errësira
Shumë më lart se drita
Në kthjelltësinë verbuese të dashurisë së tyre të parë.

Jacques Prevert
 
Pse e krijoi Zoti të keqen? Përgjigjja më emocionoi në thellësinë e shpirtit tim!
Një profesor në universitet u bëri studentëve të tij pyetjen e mëposhtme:
- Gjithçka që ekziston është krijuar nga Zoti?
Një student u përgjigj me guxim:
- Po, e krijuar nga Zoti.
- A krijoi Zoti gjithçka? - pyeti profesori.
"Po," u përgjigj studenti.
Profesori pyeti:
- Nëse Zoti krijoi gjithçka, atëherë Zoti krijoi të keqen, pasi ajo ekziston. Dhe sipas parimit që veprat tona përcaktojnë veten tonë se kush jemi, atëherë Zoti është i keq.
Studenti heshti pasi dëgjoi një përgjigje të tillë. Profesori ishte shumë i kënaqur me veten. Ai u mburr para studentëve që vërtetoi edhe një herë se besimi në Zot është një mit.
Një student tjetër ngriti dorën dhe tha:
- Mund t'ju bëj një pyetje profesor?
"Sigurisht," u përgjigj profesori.
Studenti pyeti:
- Profesor, a ekziston i ftohti?
- Ç'është kjo pyetje? Sigurisht ekziston. A nuk ke pasur ndonjëherë të ftohtë?
Studentët e tjerë qeshën me pyetjen e djaloshit. Djaloshi u përgjigj:
- Në fakt, profesor, ftohtësia nuk ekziston. Sipas ligjeve të fizikës, ajo që ne konsiderojmë se është i ftohti, është në fakt mungesa e nxehtësisë. Një person ose objekt mund të studiohet nëse ka apo transmeton energji.
Zero absolute (-460 gradë Fahrenheit) është mungesë e plotë nxehtësie. Çdo lloj lënde bëhet inerte dhe e paaftë për të reaguar në këtë temperaturë. I ftohti nuk ekziston. Ky term u krijua për të përshkruar atë që ndjejmë në mungesë të nxehtësisë.
Studenti vazhdoi:
- Profesor, ekziston errësira?
— Sigurisht që ekziston.
- E keni përsëri gabim. Errësira po ashtu nuk ekziston. Errësira është në fakt mungesa e dritës. Ne mund të studiojmë dritën, por jo errësirën. Ne mund të përdorim prizmin e Njutonit për të zbërthyer dritën e bardhë nëpër ngjyra të shumta dhe për të studjuar gjatësinë e ndryshme të valëve të secilës ngjyrë. Nuk mund ta matet errësira. Një rreze e sado e vogël drite mund të depërtojë në errësirë dhe ta ndriçojë atë. Si mund të matni se sa e errët është një hapësirë e caktuar? Matet sa dritë është e pranishme. A nuk është kështu? Errësira është një term që njeriu përdor për të përshkruar mungesën e dritës.
Në fund, i riu e pyeti profesorin:
- Profesor, a ekziston e keqja?
Këtë herë i pasigurt, profesori u përgjigj:
- Sigurisht, siç thashë më parë. Ne e shohim të keqen çdo ditë. Mizoria, krimet e shumta dhe dhuna në mbarë botën. Këta shembuj nuk janë gjë tjetër veçse një paraqitje e së keqes.
Ndaj kësaj, studenti u përgjigj:
- E keqja nuk ekziston, profesor, ose të paktën nuk ekziston në vetvete. E keqja është thjesht mungesa e Zotit. Është si errësira dhe i ftohti – një fjalë e krijuar nga njeriu për të përshkruar mungesën e Zotit. Zoti nuk e krijoi të keqen. E keqja nuk është si besimi apo dashuria, të cilat ekzistojnë si të ishin dritë dhe ngrohtësi. E keqja është pasojë e mungesës së dashurisë së Perëndishme në zemrën e njeriut.
Është lloji i të ftohtit që gjendet kur nuk ka nxehtësi, lloji i errësirës që pllakos kur nuk ka dritë.
 
Ndjeshmëria është një dhuratë.
Sepse megjithëse është e vërtetë që trishtohesh nga hiçgjë,
Është përsëri e vërtetë që nuk duhet shumë për të të gëzuar.
I transformon përkujdesjet e vogla
Gjestet e vogla, në gjëra të çmuara
Të një vlere të madhe.
Sa shum i ndjej këto fjalë 🖤
 
Hermann Hesse

Sa më shumë rritesha, aq më të pakuptimta më dukeshin kënaqësitë e vogla që më jepte jeta, aq më qartë e kuptoja se ku duhet të gjehej burimi i gëzimeve të jetës.

Mësova se të dashurohesh nga dikush nuk është asgjë, por të dashurosh është gjithçka, dhe gjithnjë e më shumë dukej se kuptoja se ajo që i jep vlerë dhe kënaqësi ekzistencës sonë nuk është gjë tjetër veçse aftësia jonë për të ndjerë.

Kudo që dalloja diçka në tokë që mund të quhej "lumturi", kjo përbëhej nga ndjesi.

Paratë nuk ishin asgjë, pushteti nuk ishte asgjë. Vëreheshin shumë që kishin edhe njërën edhe tjetrën dhe ishin të pakënaqur. Bukuria nuk ishte asgjë: mund të shihje burra të pashëm dhe gra të bukura që ishin të pakënaqur pavarësisht bukurisë së tyre.

Edhe shëndeti nuk kishte shumë rëndësi; të gjithë kishin shëndetin që ndjenin, kishte njerëz të sëmurë plot me dëshirë për të jetuar që gjallëronin deri pak para fundit dhe kishte njerëz të shëndetshëm që ndrydheshin nga ankthi i frikës së vuajtjes.

Por lumturia ishte kudo ku njeriu kishte ndjenja të forta dhe që jetonte për to, nuk i largonte, nuk ushtronte dhunë ndaj tyre, por i përjetonte dhe merrte kënaqësi.

Bukuria nuk kënaqte njerëzit që e zotëronin, por ata njerëz që dinin ta donin dhe ta admironin.

Kishte kaq shumë ndjenja, në dukje, por thellë thellë ishin e njëjta. Ndjenja mund të quhet vullnet, ose diçka tjetër.

Unë e quaj dashuri. Lumturia është dashuri, asgjë tjetër.

I lumtur është ai që di të dashurojë.

Dashuria është çdo hov i shpirtit tonë në të cilën shpirti ndihet i gjallë dhe e percepton jetën.

Por të duash dhe të dëshirosh nuk janë e njëjta gjë.

Dashuria është dëshira e pjekur dhe e matur; dashuria nuk dëshiron të zotërojë; ajo thjesht dëshiron të dashurojë.
 
Vajza Shqiptare ❤️

I
Kush të ka dërguar, hëna apo djelli?
Pa më thuaj, të lutem, sa pate ka qjelli?
Nëpër ato pate, madhëri e artë,
Ka të tilla shtate, si të zotris’ sate?

Në je ndonjë ëngjëll, udhën ke lajthitur,
Apo sjell melhemin zemrës së goditur?
Në je ndonjë valë, kush ësht’ ai mall,
Që të ndez e derdhe e utrin’ mbi zall?

Në je ndonjë çupë, do të mbaj mbi sup,
Do të ngjesh në zemër, do të pi me kup’!
Në je ndonjë lule, e ku do keç mbirë,
Si mundet e bënet lulja kaq e mirë?

Në se je sorkadhe, lumthi kush ka çapa,
Lum ai q’i vete zotris’ sate prapa!
Kush të paska rritur, kush të ka selitur?
Trupi i yt i bukur si flori i situr!

Në je ndonjë xhinde, xhinde e arratisur,
Cilin ke vithisur, kujt i je kolisur?
Ku është ai pyll, ku është ai mur
ku ti vete fute dhe qëllon me gur?

II
Kush të ka dërguar, Hëna apo Djelli?
Pa më thuaj, të lutem, sa yje ka qjelli?
Ka të tilla pyje nëpër ata yje?
Ka të tilla xhinde nëpër ata pyje?

Qofshi të ërgjënda, ka të tilla xhinde?
Rrofsh e qofsh, sa malet, zotrote ku linde?
Desha që ta dija ku është ylli yt,
Desha që ta dija ku ësht’ pylli yt!

Në je ndonjë dritëz, dritëz perëndie,
Lum kush të ka afër, kurse nata bie;
Në je ndonjë hije, hije hyjënore,
Kthema zemrën time, zemrën që ma more!

Në je ndonjë erë, një veri në ver’,
Nga se po të digjet trupi ylyver?
Në je ndonjë ëndërr, shum’ të lutem shum’,
Në të dasht’ qejfi të të shoh në gjum’!

Në je xhevahire, nga se ku je dukur?
Nga se xhevahiri rri në kuti futur?
Në je ndonjë flutur, kush të ka qëndisur?
Kush është ajo dorë, që të ka stolisur?

Pa le ta dëgjojmë një herë e dy herë,
fol, moj dallëndyshe, që këndon mbi derë!
Fol moj dallëndyshe, se sa më vjen mirë,
Mos je ndonjë vajzë nga një vend i lirë?

- Un’ jam një arbreshe, rroj këtu në rrëza,
Një gjak e një gjuhë kemi me thëllza;
Pullumb e sorkadhe jemi farë e fis,
Kemi dhe shqiponjën gjyshen e shtëpisë!

Çdo të mira kemi, djelli si ar
Derdhet përmbi neve nga çdo vënd më par’,
Lul’ e vëndit tënë katër stinat çel
Edhe erë e bukur na deh e na vel!

A e more vesh kush më ka qëndisur?
Është dritë e djellit që më ka stolisur,
Është drtië e djellit, është dritë e hënës,
Më shum’ nga të gjithë është sisë e nënës!

- Ali Asllani

beautiful-young-albanian-woman-traditional-clothes_816336-180.jpg
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top