Papa Benedikti uron në 65 gjuhë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Papa Benedikti uron në 65 gjuhë
25/12/2012


Me apelet për një “zgjidhje politike” në Siri, që Zoti “të kthejë sytë nga drejtuesit e rinj të Kinës”, por edhe të tjera, Papa Benedikti XVI i është drejtuar gjithë botës në ditën e Krishtlindjes.
Pas mesazhit tradicional Urbi et Orbi, i shfaqur përpara sheshit Shën Pjetër, ati i shenjtë ka shqiptuar urimet në 65 gjuhë të ndryshme të botës.

“Gëzuar Krishtlindjet! Me lindjen e Jezusit është shfaqur në botë dashuria e Zotit për njerëzit. Kjo dashuri, që e përjetojmë me këtë festë, të çojë drejt reflektimit për hierarkinë e vlerave me të cilat të zbatohen zgjedhjet më të rëndësishme, të rigjallërojë vullnetin për solidaritet dhe t’u dhurojë të gjithëve shpresën që vjen nga Zoti”, ka thënë Papa.

“Tek Jezusi janë takuar dashuria dhe e vërteta, drejtësia dhe paqja. E vërteta ka ardhur nga toka ndërsa drejtësia është shfaqur nga qielli”, ka thënë ati i shenjtë.

“Po, është një tokë e mirë, një tokë e shëndetshme, e lirë nga çdo egoizëm dhe nga çdo mbyllje. Kjo tokë ekziston edhe sot, në vitin 2012, prandaj ka shpresë në botë, një shpresë besimplotë edhe në momentet dhe situatat më të vështira”, është shprehur Papa.

Kreu i Kishës Katolike e ka vënë më tej theksin tek konfliktet luftarake në botë, në veçanti tek Siria, si dhe tek ai mes Izraelit dhe Palestinës, duke kërkuar dhënien sa më parë fund të dhunës. /TCH
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top