Ndihmë në Letërsi

Pe: me ndihmoni me nje teme eseje cfardo se spo me vjen asnji ne mendje

Mire se ke ardhur... kalofsh mire...

Ohhh... me fal teme tjeter lol
ne fakt karamele teme mund te jete dhe kjo: "pertacia"....dhe ai/ajo mund te leje nja 2 faqe bosh e te shkruaje ne fund: :" ja kjo eshte pertacia"...

gjthss... mund te nisesh dhe nga ndonje varg i ndonej poezie apo proze dhe ti e shtjellon si esse sipas kreativitetit tend
 
Pe: me ndihmoni me nje teme eseje cfardo se spo me vjen asnji ne mendje

ty spo te tham mire se ke ardh aspak se nuk e meriton ma mire mos te kishe ardh :p
 
Pe: me ndihmoni me nje teme eseje cfardo se spo me vjen asnji ne mendje

Te vjen te pelcasesh kur sheh qe merren aq sh me pc e nuk ulin koken ne libra..
Nejse mua me vjen nje frymezim shpesh qe e kam zili edhe vete
kur marr stilolaps ne dore dhe nje flete te bardhe.
Ia nje qe kam bere ka ca dite, por jo sh e bukur gjithsesi mire.

Pershkuese-''Shtepia qe ti ke enderr''
Duke u nisur nga premtimi qe nuk jam materialiste... dua te them qe endrrat jane endrra dhe jane ligjerisht
te pranueshme.
Adhuroj te ndjej ajrin mbi fytyre keshtu mendoja ndersa po vrapoja , vendosa te kthehesha duke lene pas rrugen
me lule dhe peme te bukura.
Arrita aty ne bregun e liqenit.U ngjita mbi uren e drurit hiqja gjithmone atletet aty sepse me pelqente
te ndjeja drurin nen kembet e mija.
Arrita ne shtepi sapo hapa deren u leshova ne kuzhine edhe se me para me duhej te kaloja
ne sallon.Hapa frigoriferin dhe mora ujin.Pastaj u ula ne nje karrige afer tryezes duke shikuar ca lule ne vazo, te varura.E dini sa me pelqejne
lulet?Sidomos kur jane gjithnje jeshil, keshtu mendoja ndersa kembet shpuan serish ne sallon
ku ndihej akoma aroma e drurit te qershise ku ne kuzhine ishte me ngjyre me e kuqe, ndersa ne salllon e bardhe por nuk ishte nga ata shtepise qe duken te ftohta, perkundrazi oxhaku qe ndodhej ne mu, nje faqe muri -
jo guri por faqe me xham dhe perballe natyres e bente ate
te mrekullueshme,Me duhej te beja nje dush, preferova tualetin lart keshtu u ngjita ne shkallet
te shtruara me tapet, por para kalova tek dhoma e magjise.
E dini pse e quaj keshtu?
Sepse nuk ishte e madhe por sapo te hyje te bine ne sy nje xham tjeter i madh
qe zinte gjysmen e dhomes, parvazi qe ishte shume me i gjere, ishte shtrati
ku studioja dhe 2 biobliteka anash me cdo lloj libri.
Ia kjo ishte dhoma qe me bente te dashuroja librat dhe ku studioja.
Pasi hyra aty ndava 2 libra dhe i lashe ne shtrat.
Dola dhe u futa ne banjo dhe po mendoja jam me fat qe fitova ate telebingo (kjo eshte per te dalur pak nga endrrat ama serish enderr)
Te mos harroj tiu tregoj per 2 ballkonet
qe kisha njeri nga ana e liqenit , ku shpesh dielli i mrekullueshem
rrezatonte mbi uje dhe ishte gati-gati verbuese, dhe tjetri plot me lule me nje karrige lekundese dhe nje tj normale
+ nje tavoline prej kashte ku shijoja natyren.
Dhe pervec dhomave kam edhe nje tjeter te parapelqyer , catine, ku per momentin
ka gjera te vjetra por po mendoja ta bej dhome fjetje.
Ia kjo eshte gjysme enderr kushedi here tjeter do te mendoj
nje shtepi ne hene dhe nje pale shkalle te arta zbritese :)


Nese kam bere ndonje gabim rregulloje.Uroj te hyje ne pune.
 
Pe: me ndihmoni me nje teme eseje cfardo se spo me vjen asnji ne mendje

Ti qenke me keq se im vella..te pakten ai futej ne google edhe i kopjonte andej... :p
 
Re: Titulli: Projekt ne letersi.

Pershendetje 3ngjell :) nese ke mundesi mund te me kryesh nje analize letrare te romanit " Dreri i Trotuareve" diana culi ??
 
Pe: Ndihmë në Letërsi

Kush e ka lexuar romanin e ismail kadarese "E penguara" apo ku mund ta gjej ne internet????
 
Titulli: Pe: Ndihmë në Letërsi

Kush e ka lexuar romanin e ismail kadarese "E penguara" apo ku mund ta gjej ne internet????

E ke fjalen per: ''E penguara, Requiem per Linda B.''.

E kam lexuar edhe eshte nje roman shume interesant. Munde ta gjeshe ne bibloteke ose ose edhe munde te blesh ne cdo librari, madje dhe en rruge me nje cmim shume te ulet: 7 Euro.
 
ese(kush munet mem ndihmu)

kush munet mem ndihmu n'lidhje me nje ese "A qajmë ngase pikllohemi,apo jemi të piklluar ngase qajmë" si dhe "A frikësohemi ngase ikim, apo ikim ngase frikësohemi"
 
ese argumentuese:pamja e jashtme te tundon bukuria e shpirtit te fisnikeron

ju lutem me ndihmoni me nje ese me kete teme sepse me duhet per ne shkolle se zbon
 
Titulli: Ndihmë në Letërsi

ju lutem me ndihmoni me analizen e librit" Novelat e qytetit te veriut"
 
kush mund te me ndihmoj me :) analize te "STUDENTI NE SHTEPI ",,,.,_--te migjenit?

ju lutem ,,,kush mund te me ndihmoj me 1 analize te ''STUDENTI NE SHTEPI '',,,,,TE MIGJENIT ??????
 
Pe: kush mund te me ndihmoj me :) analize te "STUDENTI NE SHTEPI ",,,.,_--te migjen

Studenti në shtëpi - Migjeni
Ky tregim ka për temë jetën e një familjeje borgjeze krahinore. Personazhi kryesor Nushi, një mjek i ri, kur ishte student në një nga vendet e Evropës, ishte «betuem» se do të jepte një «kontirbut» për «gjeste idelae». Por, kur kthehet në shtëpi ndeshet me zakonet patrialkale, si qëndrimi ndaj femrës etj. Të gjitha këto, i riu i kupton se e pengojnë përparimin e shoqërisë. I vetmi kontribut që e dha djali ishte për ndalimin e martesës e së motrës me një burrë të pasur, të kaluar në moshë, të shëmtuar. Duke mos pasur fuqi kundër zakoneve prapanike, intelektuali borgjez, nis e harron parimet e përparimit e të kulturës, për të cilat ëndërronte kur ishte student. Ai heq dorë nga dëshira për të kontribuar në zhvillimin e shoqërisë. Ky është «Falimentimi dogmatik-shpirtnuer», si shprehet autori. Motra e Nushit, Ageja, morri një rrugë të papëlqyer, jo sepse ishte e degjeneruar, po sepse e shtyu rrethi familjar. Familja pa e pyetur, i dha të burrë vetëm e vetëm sepse ishte e shtresës së vetë, kurse më vonë miratoi heshtazi marrëdhëniet e saj intime me çirakun e të shoqit.
 
Titulli: Ndihmë në Letërsi

kush do me bej nje referat per nje tm te caktuar ju lutem ,te jete pat e gjate plzzzz
 
Titulli: Ndihmë në Letërsi

kush do me bej nje referat per nje tm te caktuar ju lutem ,te jete pat e gjate plzzzz

Po kur te japesh provime, kush do ti bej zgjidhjet?

Pse nuk mundohesh njehere te besh dicka vete, shiko sa mund te mbledhesh informacion ( e smund te thuash qe ske ku te gjesh!) e me tej mund te pyesesh per nje teme te caktuar, disa ide. Mos prit punen e gatshme te ta bejne te tjeret, sepse je ti qe do e maresh noten, jo ne.
 
Titulli: Ju lutem me ndihmoni me nje ese filozofike...

ju lutem me ndihmoni me nje ese me teme "si te krijojme personalitetin tone" ju lutem pak shpejt se me duhet me patjeter
 
Titulli: Ju lutem me ndihmoni me nje ese filozofike...

ju lutem me ndihmoni me nje ese me teme "si te krijojme personalitetin tone" ju lutem pak shpejt se me duhet me patjeter

Ia te jap dicka te vogel si shtyse..

Te jesh dikush sdo te thote domosdo te kesh nje karakter te forte
Nuk mjafton te ndjekesh nje personazh te famshem dhe te imitosh ate dhe ia ku ne kemi nje personalitetin tone
Pikerisht pse quhet personalistet ne duhet te jemi te vecante edhe jemi te tille gjithsekush ne llojin e vet.
Shembulli me i mire eshte nena, zingjir i vazhdueshem dhe i pashtershem i jetes
Emocionet tona ata qe na karakterizojne gjate dites, gjate veprimeve tona na dergon ne nje rruge tj ''formimi''.
Nganjehere tjeter nuk mjaftojne vec shembuj, duhet te dish cf don ne jeten tende, te njohesh gabimet e tua dhe ti permiresosh
do ishte nje hap tjeter
Nuk eshte personaliteti kur ti ndihesh inferior apo superior, sepse asnje se di ne te vertete se si ti je
Me e thjeshte e fjales personalitet eshte shprehja e shpirtit te njeriut, ajo negative ajo pozitive ajo plot dashuri.

Fjalite baze te dhashe se skam shume ide,uroj te hyje ne pune.
 
Titulli: frekuentoni nje nga vendet turistike te korces nga ana letrare

nga ana letrare === pra cilet nga nautoret ka folur me shume apo dicka e tille


ju lutem me ndihmoni???
 
Titulli: frekuentoni zonat e bukura turistike te korces

sunimi: te krijojme nje spot publicitar duke integruar njohuri nga lenda e leterise.

jeta letrare--> klubi i shkrimtareve te korces etj...
 
Ndihme! Per nje ese argumentuese!

Ju lutem anetare te ketij forumi, me beni nje ese argumentuese pasi me duhet per nje detyre per neser!
Eshte ne lenden e gjuhes se klases se 8, dhe i dua nga tregime te njohura!

Ju lutem me ndihmoni!
 
Titulli: Ndihme! Per nje ese argumentuese!

Ju lutem anetare te ketij forumi, me beni nje ese argumentuese pasi me duhet per nje detyre per neser!
Eshte ne lenden e gjuhes se klases se 8, dhe i dua nga tregime te njohura!

Ju lutem me ndihmoni!

Paskam ardhur vone..here te tj shkruani 2 dite me para te pakten jo ne mom te fundi, suksese.
 
Titulli: Ju lutem me ndihmoni me nje ese filozofike...

Ju lutem kush mund t me ndihmoje me nje ese krahasim kontrasti tema sipas deshires
faleminderit po me ndihmuat se e kam detyre per nsr dhe sdi asgje:qan:
 
Titulli: Ndihmë në Letërsi

Sot e gjete per te ndihmuar smund te vish 2-3dit para?
 
Titulli: Ju lutem me ndihmoni me nje ese filozofike...

Ju lutem kush mund t me ndihmoje me nje ese krahasim kontrasti tema sipas deshires
faleminderit po me ndihmuat se e kam detyre per nsr dhe sdi asgje:qan:

Shko e lexo sa harxhon kohen ketu duke kerkuar ndihme.
Kerko ne liber aty cfare eshte ne silistik kontrasti,pasi ta lexosh aty pastaj mund ta shtjelloshe shume thjesht subjektin e esese tende.
kontrastin merre thjeshte vendos disnivelin e nje jete te pasuri me te varferi.
Shtjelloje psikollogjisht te mbeshtjell me sens letersie.

Psh; kur une kerkoja gjurmet e mija me kembe te zbathura neper rruget e baltosure e te varfera te lagjes me kalldram ..
moshateret e mija iknin ne nje mbremje baleti dhe shoqeronin tingujt e kompozimit me fustanet e tyre prej fluture.
nje shembull qe me erdhi ne mendje..ka plot etje tj shtjelloje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top