Ndihmë në Letërsi

Pe: Esse

jo nuk isha une dje qe e kerkova here e pare eshte qe po e kerkoj

---------- Post added at 18:49 ---------- Previous post was at 18:48 ----------

por ju lutem mund te me thoni pak zhvillimin dhe mbylljen sipas mendimit tuaj per essen " perrallat jane pasqyra e jetes tone " ?????
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Esse


por ju lutem mund te me thoni pak zhvillimin dhe mbylljen sipas mendimit tuaj per essen " perrallat jane pasqyra e jetes tone " ?????

Perrallat zakonisht zhvillohen ne preherin e gjysheve e mbyllen me mbylljen e syve per gjume :lol:

Ore tere kopje i doni ju?
 
Pe: Ndihmë në Letërsi

jo per kopjim po duam mendjen e dikujt tjeter per ta bere essene sa me mire

---------- Post added at 19:06 ---------- Previous post was at 19:03 ----------

jo per kopjim po duam mendjen e dikujt tjeter per ta bere essene sa me mire
 
Pe: Ndihmë në Letërsi

mund te me thote ndo1 shprehjet frazeologjike dhe figurat letrare te "Arnaut Osmani "???????????

---------- Post added at 17:30 ---------- Previous post was at 17:25 ----------

:fluturoze:
 
Pe: Ndihmë në Letërsi

ku ka rrjedhur do pikoj
fjala jote ne vesh te perendise
o zot,tu shtofte inati qe ke
 
ese

kush me ndihmon ju lutem me nje ese me temen:perrallat jane pasqyra e jetes sone

---------- Post added at 16:47 ---------- Previous post was at 16:40 ----------

ju lutem do me ndihmoni apo jo
 
Pe: ese

kush me ndihmon ju lutem me nje ese me temen:perrallat jane pasqyra e jetes sone

---------- Post added at 16:47 ---------- Previous post was at 16:40 ----------

ju lutem do me ndihmoni apo jo

Paska ardh e gjithe shkolla ketu :p LOL
Po cf ese-je eshte ajo? Se ka sh tipe.
Nejse une po te bej nja 2 3 vargje.
---

Nje perralle ka gjithmone nje fund te lumtur, por a nuk ndodh qe me fillimin e shprehjes fillojne problemet?
Ne jeten tone skemi nje princ qe na shpeton, apo nje princeshe ne rrezik qe mezi pret te na puthe, kjo eshte ajo qe mbaj mend nga femi.
Por te marrim esencen e vertete te perrallave.
Ka luftim.
Te luftojme per jeten tone e per idete tona.
Ka dashuri.
Te duam sa me shume sepse kjo eshte e vetmja arme qe na ben te lumtur.
Ka aventura.
E pse jeta jone smund te jete nje aventure e bukur?
Kjo sdo te thote qe duhet te jemi pasiv, sepse gjerat nuk vijne vete, por perkundrazi mund te na fluturojne nga duart.

Etj etj, po ste pelqeu hiqni pc e lodhni trurin :p
 
Pe: Ndihmë në Letërsi

Kush mund te me ndihmoje me nje referat ne letersi per librin e Ismail Kadarese "Kronike ne gur".Ju lutem me duhet urgjentisht se me duhet ta dorezoj neser.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Ndihmë në Letërsi

Une kam bere para ca ditesh nje referat per motren time mbi Migjenin dhe po e sjell ketu.
Nese i duhet kujte...

Poeti bullgar Vapcarov kishte thene dikur, do te mesoja shqipen vec qe te shijoja migjenin.

Migjeni lindi ne Shkoder dhe u be shkrimtari me i njohur i letersise shqiptare asokohe dhe tani.
Migjeni ishte poeti i mjerimit jo vec persa i perket poezive te tij por edhe jeten e tij
derisa vdiq 27 vjec. Ai luftoik under sistemit qeverises qe ndoshta atehere kish kapur gjithe
Europe,nme idete e tij revulocionare.
Noli thote per Migjenin----Nuk duam që ta mbiçmojmë në një piedestal të paqenë, duke e mënjanuar kështu nga tabani ynë historik e kombëtar.
Shpirti i tij luftarak e human, kurrë nuk u pajtua me gjendjen e rëndë që po zotëronte në Shqipëri nën sundimin e Mbretërisë Zogolliane

Ndoshta te marrim fjalet e Nolit ne kete rast donte te
qe te godiste Zogun por dihet qe puna dhe pena e cmuar e Migjenit nuk do te
zhduken kurre.

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi- keshtu
fillon nje nder poezite e tij mjaft te njohura. Ajo kafshe per te cilen shume shqiptare luftonin
as nuk ekzistonte, ajo kafshate qe vec te mendohej do ishte sikur nje grusht ne fyt.
Ai vete i perjetoi ne lekuren e vet mjerimet qe cdo njeri provonte atehere, por pse te themi atehere
ndersa Migjeni akoma nuk ka vdekur do te thote qe ai ishte si nje profet i se ardhmes, problematika
e atyre duarve qe shtrihen pa pasur mundesi ku te kapen ekziston akoma.
Migjeni u ul kembekryq me mjerimin e asaj kohe, u bashkua me fshtaret e malesoret qe ai shihte cdo dite,
u be shok me Lulin dhe e pranoi me gjithe tollumbat e tij.

Ne vepren tjeter po aq te njohur te Migjenit ‘’historia e njeres nga ato’’, ketu shohim nje Migjen
qe godet ndoshta sa qeverine sa mentalitetin njerezor. Ai perdor figuren e studentit, figuren e nje ndjenje qe
qe ishte ajo e heres se pare, gjithmone i palekunder te godase mjerimin tregon sikur nganjehere
te gjendet ndonje aty, pastaj heren tjeter sikur e sheh me nje sy te 3-te, sikur behet
protagonisja dhe heren tjeter studenti I turpshem. Atehere Migjeni nuk ishte vec nje shkrimtar revulocionar, nuk ishte
vec nje shkrimtar i mjerushem por edhe nje shkrimtar plot ndjenja.
Valle a thua ishte edhe Migjeni nje nder keta studente do te shtrohej pytja, valle ajo Lulja qe ai shkruan per te e njihte?
Apo njihte vuajtjet qe mund te bente cdo femer ku skish mjete te tjera per te jetuar. Migjenin ketu e shohim edhe enderrues
Ai enderronte ndermjet femres te quajtur Lule te kishte nje jete me te mire, te mos neperkembej nga askush.
Ndoshta mund te quhet qe Lulja= me pupilli shqiptar, dhe burri qe sdinte ta trajtonte= me shtetin.
Kete krahasim epitet e shohim edhe poezia tjeter o si nuk kam nje grusht te forte.
-
Dy buzë të kuqe,bukuri fatale,të një gruaje stërzane një pjesë zemre më nxorne,- nje poezi tjeter e migjenit.
Shohim qe ai shpreh dashurine qe ndjen dhe pamundesi dhe njekohesisht qe ishte i ndergjegjshem per kete
Le me menjane shfryrjen e inatit ndaj qeverise dhe perkufizon dashurine, perkufizon te bukuren,
perkufizon ‘’dhimbjen’’ qe ajo gje e bukur shkakton. Fatale zane nuore zebre, vec migjeni mund ti
thoshte keto fjale aq bukur dhe ne menyre aq te qarte
. Pak drite! Pak drite! Pak drite, o shok, o vlla.
Te lutem, pak drite ne ket nate kur shpirti vuen,
Migjeni kishte veti te rralla gati si asnje qe te hynte thelle ne shpirtin e atij qe lexonte, ai lufonte
Te ftonte me heshtjen e tij, ngrinte zerin deri ne qiell dhe pastaj ulej nenje sheh te bute mendimesh,
katandisej serish ashtu si nje i vobekte qe tekerkonte qiriun, si nje i verber qe te kerkonte drite,
si nje shqiptar qe te kerkonte meshire.

Migjeni nuk mbetet vec nje kritik por ai ndihmoi edhe ne gjuhen shqipe, e persosi ate
Ne te shkruar, ne dialekt dhe ne gjuhen letrare. Ai mbet i paperseritshem.
 
Pe: Ndihmë në Letërsi

Shume i bukur referati per Migjenin por une nuk e kam per ate autor,me duhet per Ismail Kadarene
 
Pe: Ndihmë në Letërsi

Samela, goca te dha nje shembull, ti tani beje per Kadarene si ajo... Keshtu llokum o goc s'te jep njeri.
 
Pe: Ndihmë në Letërsi

Me duhet analiza e romanit Kronike ne gur,personazhet,ideja,tema.Ju lutem kush me ndihmon se nuk gjej gje te vlefshme ne interent
 
Pe: Ndihmë në Letërsi

Me duhet analiza e romanit Kronike ne gur,personazhet,ideja,tema.Ju lutem kush me ndihmon se nuk gjej gje te vlefshme ne interent

Samela te tem te drejten une se kam lexuar te gjithin ate liber
Di qe eshte liber me volum te pakten keshtu lexohet ne pak dite.
Letersia smund te krijohet ne internet.
Nuk e mbaj mend shume mire por krijo pak vete, hapju fantazise une serish do te keshilloja ta lexoja sepse
Kaderja nuk merret aq lehte ne lexim :)

Gjithsesi sa per te dhene disa ide qe une mbaj mend nga shkolla e mesme.
Koracat e gurta qe autori perdor nuk jane vec koracat e qytetit por edhe te njerezve
sikur mendja dhe ata jane njerez jane skalitur aty me kohe, dhe duan te mbrohen nga cdo gje.
Menyra se si Kadareja parashtron peisazhin te duket
sikur po e sheh parasyve,shtepiat qe ishin afer afer, rruga qe gershtohej me catine e shtepine eshte mahnitese.
Kadareja gjithmone eshte nje poet i dy shprehive (dmth gjerat qe shkruan kane nga dy kuptime)

Guret e shtruar te rrugeve kishin perjetuar dhe ndoshta ishin te vetmit qe dinin
kush kishte kaluar andej, sa ushtare te huaj dhe sa akoma mund te kalonin.

Romani rrefet permes syve te nje femije dhe kjo i jep nje pamje romanit
as sa tragjike as sa pafajesie, aq edhe mbreselenese dhe vezhguese.


Ndërsa Japonia përgatitet t'i bjerë Indisë dhe Australisë. Gjyq. Përmbarim. Pronë. Thirret në gjyq për mosshlyerje borxhesh Gole Balloma nga lagjja Varosh. Ankandi i plaçkave të shtëpisë së L.Xuanos bëhet të dielën. U lëshuan fletarrestimi për plakat H.Z. dhe C.V të cilat akuzohen se kanë bërë magji . Lajmëroj lexuesit se shkaku që numri i kaluar i gazetës doli i dobët dhe me gabime ishte se kam qenë sëmurë nga stomaku. Kryeredaktori. Përjashtohen nga gjimnazi elementë të tjerë turbullues. Na kanë ardhur një numër ankesash nga prindërit për mësuesin Qani Kekezi. Sistemi pedagogjik i zotit Kekezi është me të vërtetë i babitshëm. Gjatë mësimit të anatomisë ky njeri ther mace në sytë e nxënësve, duke tmerruar kalamajtë e shkretë. Herën e fundit majia e masakruar i shpëtoي nga duart dhe u hodh sipër bankave të nxënësve me zorrët përjashta. Zojiusha Lejla Karllashi, vajza e pronarit të nderuar të fabrikës së lëkurëve Mak Karllasbit, u nis dje për në Itali. Përfitojmë nga ky rast për të dhënë orarin e nisjes së vaporëve të linjës Durrës-Bari. Adresat e mamive të qytetit. اmimi i bukës. Lajmërime lindjesh, martesash, vdekjesh.

- Je dobësuar, - tha gjyshja, - Duhet të shkosh ca ditë te babazoti.
Më pëlqente shumë të shkoja mysafir te babazoti (kështu e thërrisnim gjyshin nga ana e nënës). Më pëlqente, se atje vendi ishte më i qeshur dhe më i butë dhe kryesorja se atje nuk kishte uri si në shtëpinë tonë. Në shtëpinë tonë të madhe, ndoshta nga shkaku i korridoreve, hajateve, musëndrave e kuberave, uria ndihej edhe më shumë. Veç kësaj lagja jonë ishte bojë hiri, me shtëpi të dendura, pothuaj të ngjitura me njëra-tjetrën. Këtu çdo gjë ishte e përcaktuar, e ngulur njëherë e përgjithmonë, qindra vjet më parë. Rrugët, kthesat, qoshet, pragjet e shtëpive, shtyllat e telefonit dhe gjithçka tjetër ishin si të derdhura në gur, në largësi të përcaktuara me centimetra nga njëra-tjetra. Kurse te babazoti çdo gjë ishte e butë dhe e ndryshme. Atje rrugët dhe rrugicat bënin sikur harronin vendin nga kalonin një javë më parë dhe qetë-qetë e pa bujë zhvendoseshin nga e majta apo nga e djathta. Kjo ndodhte, sepse atje asgjë nuk ishte shtruar me kalldrëm, por me tokë të shkrifët. Veç kësaj, toka këtu ishte e rrëshqitshme. Këtu vendi ishte si njeriu: shëndoshej, dobësohei, zbukurohej, vrenjtej, shëmtohej, sipas ndërrimit të stinëve. Kurse lagjja jonë ishte pothuaj indiferente ndaj këtij ndërrimi.
Në pjesën veriore të lagjes kalonte rruga e kalasë, që lidhte lagjet e sipërme të qytetit me qendrën. Rruga ishte shumë lart në krahasim me nivelin e çatisë së dy shtëpive të vetme të lagjes dhe njëherë një kamion që u rrëzua, dëmtoi rëndë hajatin e shtëpisë së babazotit. Nganjëherë qëllonte që rrëzohej ndonjë i pirë dhe çatia pikonte një javë rresht. Po këto ishin gjëra të rralla. Rruga kishte kalimtarë të paktë dhe herë pas here një i vetmuar, i panjohur këndonte me sa zë që kishte në pisk të vapës, tek kthehej nga pazari:

Shtatë sahati i natës
Të shkova te porta.
Zërin ta dëgjova, Meri
Thoshe "më dhemb koka".

Një Merjemeje i dhembte koka vazhdimisht në orën shtatë të mbrëmjes dhe ajo ankohej për këtë gjë. Ishte e thjeshtë, megjithatë më pëlqente shumë kjo këngë. Një këngë të tillë s'do të guxonte ta këndonte askush në lagjen tonë. Po të ndodhte kjo gjë, do të hapeshin përnjëherësh me dhjetëra dritare, gratë dhe plakat do të shkulnin faqet e do të mallkonin dhe më në fund dikush do t'i hidhte ujë guximtarit. Kurse këtu hapësira ishte e gjerë dhe e shkretë dhe mund ta ngrije zërin gjer në kupë të qiellit dhe prapë hapësira, nuk mbushej prej tij. S'ishte gjë e rastit që i panjohuri, porsa dilte në krye të rrugës, ia merrte kësaj kënge. Ai me siguri e bluante atë në kokë gjithë ditën, në pazar, në kafene, në qendër të qytetit dhe me siguri mezi ç'priste sa të dilte te kjo humbëtirë për ta lëshuar zërin sa kishte në kokë.

Në këtë lagje ishin të bukura dhe të pangjashme me asgjë sidomos mbrëmjet. Kur dëgjoja njerëzit që thoshin "mirëmbrëma!", menjëherë më shkonte mendja tek oborri i shtëpisë së babazotit, ku jevgjit, që banonin në odajashtën e shtëpisë, i binin violinës, ndërsa babazoti rrinte në shezlong dhe thithte çibukun e tij të madh e të zi. jevgjit, prej kohësh, nuk kishin me se ta paguanin qiranë e odajashtës dhe, me sa duket, këto koncerte në netët e verës plotësonin deri--diku detyrimin që ata kishin ndaj babazotit.
- Babazot, më dridh edhe mua një cigare, - i thosha me zë lutës dhe ai, pa më folur fare, dridhte një cigare të hollë, ma ndizte dhe ma jepte. Unë ulesha pranë tij dhe thithja me qejf të madh duhanin, pa u trubulluar nga shenjat kërcënuese që më bënin tezet dhe dajat nga gjysmerrësira.

Mendoja se nuk ka lumturi më të madhe në botë sesa, pasi të kesh ngrënë shumë, shumë, të pish duhan dhe të dëgjosh jevgjit, që i bien violinës, duke i mbyllur sytë përgjysmë, ashtu si babazoti.
Ah, sa të rritem, mendoja, të blej një çibuk të madh e të zi që të lëshojë tymin duman, të lë mjekër si të babazotit, dhe të lexoj gjithë ditën qitape të trasha, shtrirë në shezlong.
- Babazot, - i thosha me zë të zvargur, sikur të isha në ëndërr, a do të më mësosh edhe mua turqisht?
- Do të të mësoj, - më përgjigjej ai. - Sa të rritesh dhe ca dhe do të të mësoj.
Zëri i tij ishte i trashë dhe nanuritës dhe unë, i mbështetur pas shezlongut të tij, ëndërroja magjinë e duhanit dhe mundohesha të llogarisja me mendjen time se sa duhan do të më duhej për të pirë gjatë shumë vjetëve dhe sa qitape do të më duheshin për të lexuar, gjersa të më vinte koha për të vdekur.
Të gjitha këto po më vinin ndër mend në një mënyrë krejt të parregullt, ndërsa po lija prapa shtëpinë e artileristit plak Avdo Babaramo, e vetmja shtëpi që ngrihej rrëzë kalasë, dhe po zbrisja tatëpjetë bokërimave, nëpër rrugën e ngushtë, që përsëri kishte lëvizur. Copëra kujtimesh, gjysma frazash apo fjalësh, bishta ngjarjesh të parëndësishme, ndërprisnin njëra-tjetrën, shtyheshin, kapeshin për veshi apo për hunde me një gjallëri që shtohej bashkë me shpejtësinë e hapave të mi.

Ja dhe shtëpia e Suzanës. Porsa të merrte vesh që kisha ardhur, ajo do të dilte me vrap dhe do të vërtitej rreth shtëpisë së babazotit gjersa të më takonte. Në vërtitjen e saj kishte diçka prej fluture dhe prej lejleku njëkohësisht. Ajo ishte më e madhë se unë, e hollë, me flokë të gjatë, që i krihte vazhdimisht në mënyra të ndryshme dhe të gjithë thoshin se qe e bukur. Përveç asaj në lagjen e babazotit nuk kishte asnjë vajzë apo djalë tjetër të vogël. Prandaj Suzana gjithmonë priste me padurim ardhjen time. Ajo thoshte se mërzitej shumë midis të mëdhenjve. Ajo mërzitej në shtëpi duke qëndisur, mërzitej te çezma dhe mërzitej kur hante bukë. Ajo mërzitej në mesditë, mërzitej në mbrëmje, bile dhe në mëngjes. Me një fjalë mërzitej jashtëzakonisht. Këtë fjalë ajo e pëlqente shumë dhe e nxirrte nga goja me një kujdes të veçantë, sikur kishte frikë se mos e lëndonte padashur me dhëmbë apo me gjuhë...


Kjo eshte nje pjese e romanit ku mund te bish nje analize me te detajtuar.

Kadareja ne kohen e komunizmit mund te themi se ishte i peredheluri i Enverit ndoshta
pse i druhe ndoshta pse i pelqente shkrimi nuk dihej, gjithsesi vete Kadareja thote se u largova nga Shqip.
per te pare genjeshtrar e regjimit.

Me duket se as ne internet ske kerkuar gje por nejse,
ketu ke nje link tjeter per jeten e Kadarese, lidhi detajet qe e kane cuar te te shkruajne ne ate menyre(shkolla univ etj)
Nanda Web

Gjithashtu mund te gjesh disa thenie per Kadarene dhe ti vesh ne praktike.
 
Pe: Ndihmë në Letërsi

Une e kam romanin dhe e kam lexuar,kam kerkuar ne internet per permbajtjen e librit por me jep shume pak informacion permbajtjen e dua jo se cfare bejne personazhet apo ndodhite qe jepen por informacione si personazhet,ideja,tema dhe per cfare ben fjale ne pergjithesi.Ne internet nuk kam kerkuar ne adresa te vecanta por vetem sa kam shkruar ne google titullin e librit dhe emrin e autorit por ato qe hapja ishin te njejta por per personazhet nuk ka gje.Une nuk kerkova te marr gjithe permbajten por dicka te pergjithme per orientim sidomos te personazhet,gjithsesi informacioni yt ishte shume i vlefshem.Shume faleminderit..
 
Pe: Ndihmë në Letërsi

Une e kam romanin dhe e kam lexuar,kam kerkuar ne internet per permbajtjen e librit por me jep shume pak informacion permbajtjen e dua jo se cfare bejne personazhet apo ndodhite qe jepen por informacione si personazhet,ideja,tema dhe per cfare ben fjale ne pergjithesi.Ne internet nuk kam kerkuar ne adresa te vecanta por vetem sa kam shkruar ne google titullin e librit dhe emrin e autorit por ato qe hapja ishin te njejta por per personazhet nuk ka gje.Une nuk kerkova te marr gjithe permbajten por dicka te pergjithme per orientim sidomos te personazhet,gjithsesi informacioni yt ishte shume i vlefshem.Shume faleminderit..

Degjo çupe, perkushtoju me shume klases sesa kafenese ne oborr te shkolles se nuk do t'i gjesh gjerat gati ne jete.
 
Pe: Ndihmë në Letërsi

Se le i dashuri ca ke ti siper :p
 
Pe: Ndihmë në Letërsi

Se le i dashuri ca ke ti siper :p

Po e kap per veshesh ate bashke me te dashurin. Ytttt kalamoj te poshter...u bete qe tashi te keni mendjen per dashuriçka. Ncncncnc
 
Pe: Ndihmë në Letërsi

Cudi si kemi ecur ne pa ndihmen e njeri... ta dija qe do me ndihmonin ne forum, kush e di sa diploma do kisha mare deri tani.
 
Pe: Titulli: Ese

Juuuuuuuuuuuuuuuuu luteeeeeem me duhet nje ese me teme:guximin ke humbur,ke humbur vetveten!!ju lutem :'(
 
Pe: Titulli: Ndihmë në Letërsi

A mund te me ndihmoni me nje referat me temen ''Oratoria nga antikiteti deri ne ditet e sotme''?
 
Pe: Ndihmë në Letërsi

Ju lutem a mund te me ndihmoje kush per nje ese pershkruese me teme : "Pershkruani vendin ose mjedisin tuaj te preferuar te femijerise".
Mund tju duket paksa e cuditeshme qe po jua kerkoj juve, por nuk ja them shume per esete edhe nuk dija as si tja filloja....Me than qe duhej nje fillim i bukur terheqes per lexuesin. Edhe nuk duhej qe ta filloja esene " VENDI IM I PREFERUAR I FEMIJERISE KA QENE"....etj.... Por nje hyrje me ndryshe... nje zhvillim t ebukur edhe nje mbyllje te bukur... Nuk e di nese me ndihmoni dot apo jo... por me duhej patjeter sote... :O :O plzzz..!

me respekt.! flm !.
 
Pe: Ndihmë në Letërsi

Ju lutem a mund te me ndihmoje kush per nje ese pershkruese me teme : "Pershkruani vendin ose mjedisin tuaj te preferuar te femijerise".
Mund tju duket paksa e cuditeshme qe po jua kerkoj juve, por nuk ja them shume per esete edhe nuk dija as si tja filloja....Me than qe duhej nje fillim i bukur terheqes per lexuesin. Edhe nuk duhej qe ta filloja esene " VENDI IM I PREFERUAR I FEMIJERISE KA QENE"....etj.... Por nje hyrje me ndryshe... nje zhvillim t ebukur edhe nje mbyllje te bukur... Nuk e di nese me ndihmoni dot apo jo... por me duhej patjeter sote... :O :O plzzz..!

me respekt.! flm !.

Nuk eshte e thene qe ta fillosh essay-n me fjalin e epare "vendi im i preferuar..." direkt lexuesi do rrotulloje syte sikur eshte i detyruar te lexoje dicka jo interesante.

Mundohu qe ne paragrafin e pare te essay-s te permbledhesh gjerat per te cilat do flasesh. Mos e zgjat shume 3-4 fjali mjaftojne. Mund ta nisesh thjesht duket thene:

"Sa do doja, sikur dhe njehere, te vrapoja ne brigjet e detit te Durresit. Ja atje, atje ku luaja me top me shoket e mi, ku shetitnim me prinderit mbasditeve vone, ku akulloret e shijshme embelsonin netet e nxehta te veres, atje jam une, nje femije i lumtur. E perfytyroj tani detin e Durresit, sikur jam prap atje, ne vendin tim te preferuar te femijerise..."

Ne paragrafin ne vazhdim fokusohesh tek lojrat qe ke luajtur me shoket, pastaj paragrafin tjeter tek shetitjet dhe aktivitetet familjare, dhe paragrafin e parafundit flet per embelsirat (meqe te gjithe femijet i kane qejf). Paragrafi i fundit duhet te permbledhi cdo gje qe ke thene duke i dhene nje fund te bukur qe ta marri fryme i gezuar lexuesi.

Zgjidh tani gjerat qe ke deshire ti te flasesh dhe shkruaji. Suksese.

Me vjen keq per disa ne moshen tuaj qe kerkojne ndihme per keto essay me tema te tilla. Keto tema jane aq argetuese dhe te bukura sa ju vete mund t'i shkruani me eksperiencat tuaja dhe do dalin shume here me bukur sesa nga dikush qe ju ndihmon.


_____________

Kam shkruar dhe njehere tjeter per kete skeme essay dhe te them te drejten une keshtu e kam mesuar, dhe keshtu ia mesoj dhe nxenesve te mi. Por nuk jam e sigurte se si kerkohet nje essay ne shqiperi dhe sa rendesi i japin perdorimit te paragrafeve, tematikes te shqyrtuar ne paragrafin e pare dhe perfundimin. Nese ndonjeri qe ka studiuar kete ne shqiperi tani vone te ma thote, jam kurioze te di si shpjegohet.

Faleminderit.
 
Pe: me ndihmoni me nje teme eseje cfardo se spo me vjen asnji ne mendje

per c'nivel? te pakten na thuaj ne c'fushe e don?
 
Pe: me ndihmoni me nje teme eseje cfardo se spo me vjen asnji ne mendje

m duhet ne letersi jam vitit 1 shkoll e mesme
 
Pe: me ndihmoni me nje teme eseje cfardo se spo me vjen asnji ne mendje

oooooohh...sa i/e ri/re...

po ja psh: qyteti im dje, sot dhe neser....
ose kerko ne google:)
 
Pe: me ndihmoni me nje teme eseje cfardo se spo me vjen asnji ne mendje

Abi ca lloj eseje tka thene zysha? Ese pershkruse ,krahasuese, filozofike..

Gjithsesi te kjo faqja ke tema sa te duash edhe zgjidh njeren
Essay Topics | writefix.com
 
Pe: me ndihmoni me nje teme eseje cfardo se spo me vjen asnji ne mendje

Mire se ke ardhur... kalofsh mire...

Ohhh... me fal teme tjeter lol

Nga nje profesori im kam mesuar qe mund te shkruash nje essay nga gjerat me te thjeshta. Rendesi ka si e ke shkrar dhe detajet. Mbaj mend kam shkruar 2 flete hartim (ne komputer, imagjino sa kam shkruar se shkronjat jane me te vogla se ato te dores) per akulloret. Ahhhh sa qejf eshte te shkruash... Zgjidh nje gje qe nuk ia pret mendja asnjerit ta zgjedhi dhe do te dali shume bukur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top