Ndihmë në Letërsi

Adelo

Antar Aktiv
Keto jane temat e mundshme (njera duhet te zhvillohet):
1) Vecorite stilistike ne vepren e Migjenit.
2)Simbolika ne vepren e Ernest Koliqit.
3)Polifonia ne tematiken e Ismail Kadarese.

P.s:Jeni te nderuar...
 
Titulli: Ju lutem me ndihmoni me nje referat qe me duhet urgjentisht...

Per Migjenin:

Ne themel te krijimtarise se Migjenit qendron aspirata per nje bote te re, ku njerezit e thjeshte te jetojne te lire dhe te lumtur me dinjitet njerezor dhe pa frike per te nesermen. Ky humanizem aktiv pershkon tej e ndane vepren e tij. Ne poezite e para, si "Zgjimi", "Te birt' e shekullit te ri", "Shkendija", "Shpirtenit shtegtare", etj. pakenaqesia e thelle ndaj realitetit cifligaro-borgjez dhe endrra e autorit per nje te ardhme te bukur u shpreh me figura te gjalla romantike. Poeti u ngrit kunder amullise shoqerore dhe forcave qe mbanin vendin ne erresire («kalbesinave qe kerkojne shejtnim»). Kritika e rrepte e gjendjes se rende te vendit u gershetua ne keto krijime me deshiren e zjarrte per "nje agim te lum e te drejte kombetar", me grishjen per te luftuar per dite me te bukura. Per zhvillimin e Migjenit si shkrimtar eshte karakteristik kalimi i tij i shpejte nga romantizmi revolucionar ne realizmin kritik.
Pasqyrimi i varferise se thelle te masave ze vend qendror ne krijimtarine e Migjenit per shkrimtarin kishte rendesi te madhe shoqerore qe te dilte ne drite sa me qarte humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin regjimi reaksionar. Heronjte e veprave te tij me te mira ("Buken tone te perditshme falna sot", "Bukuria qe vret", "Molle e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni?"etj.) ishin te papune qe rropateshin gjithe diten per te nxjerre kafshaten e gojes, malesore qe qendronin ne zgrip te jetes, te mjere qe nuk u kishte ecur ne jete dhe ishin flakur jashte shoqerise. Ne "Poemen e mjerimit", vepren e tij me te shquar, Migjeni pershkroi ne tablo te gjalle dhe rreqethese te gelltitjes se veshtire te masave te shtypura dhe te shfrytezuara, te venitjes se tyre fizike nen grushtin e mjerimit, qe sundonte ne vend dhe mbrohej nga monarkia cifligaro-borgjeze. Ne nje varg shkrimesh, si "Zoti te dhashte" etj., Migjeni fshikulloi ashper indiferentizmin e klasave te kamura ndaj vuajtjeve qe hiqte populli. Shtresat e privilegjuara Migjeni i pasqyroi kryesisht ne jeten e tyre vetjake, ai tregoi moralin hipokrit dhe despotizmin qe karakterizonte marredheniet e tyre familjare ("Te celen arkapijat", "Studenti ne shtepi"). Ne "Studenti ne shtepi" vuri ne loje inteligjencien borgjeze, si force e paafte per te luftuar per ideale te larta. Migjeni goditi haptazi dhe me force artin dhe shtypin zyrtar ("Kanga skandaloze", "Programi i nje reviste", "Novele mbi krizen"etj.). Skamoret, te cilet i urrenin shtypesit, por ende nuk guxonin te ngriheshin kunder tyre, Migjeni i pasqyroi me simpati te thelle. Ne skicat "Luli i vocerr"dhe sidomos te "Zeneli", shkrimtari vuri ne dukje aftesite intelektuale te masave dhe deshiren e zjarrte per ndryshime ne gjendjen e tyre shoqerore. Shkrimtari tregoi edhe shfaqjet, sado te zbehta te protestes se tyre ndaj padrejtesise shoqerore ("Molle e ndalueme"). Rrefimi i thjeshte dhe konciz, imtesite, qe zbulojne thelbin e dukurise, fryma polemike, psikologjizmi i holle, prirja per t'i dhene personazhet me disa viza, figurat poetike shprehese, ironia - keto jane vecorite kryesore te stilit te Migjenit Krijimtaria e tij la gjurme te dukshme ne letraret e rinj te kohes.
 
Titulli: Ju lutem me ndihmoni me nje referat qe me duhet urgjentisht...

Se din sa i nderum je vlla,se mke ba 1 nder tmadh........(presim ndonje tjeter nqs mundeni)
 
Projekt ne letersi.

Kush ka ber ndonje projekt ne letersi ne lidhje me ndonje roman ne shkolle ,i lutem ta postoje ose te ma dergoje me pm.
Cdo ndihme eshte e mirepritur.Faleminderit.:po:
 
Titulli: Projekt ne letersi.

Shpjegohu pak me qarte te lutem . Projekt romani ne letersi ne c'menyre, me cfare teme, cfare aspekti pak me qarte mundesh?
 
Titulli: Projekt ne letersi.

Dmth te jete analize e nje teksti narrativ... te nje romani ... analiza e personazheve etj.Mjafton te jete nje roman cfardo i kujdo autori dhe teme ,kjo gje ska rendesi.
Flm per interesimin.
 
Titulli: Projekt ne letersi.

Do mundohem te te gjej dicka por nuk do jete per sot me vjen keq . Dhe nje pyetje romane nga autor shqiptar apo dhe te huaj ?
 
Titulli: Projekt ne letersi.

Ska rendesi nga cili autor ,nga cili te duash ,dhe nuk me duhet per sot.Do te ta dija shume per nder nese mund te me gjeje dicka.Flm.
 
Titulli: Projekt ne letersi.

1) Referencat :
Titulli: Miku i gjetur
Autori: Fred Uhlman
Numri i faqeve: 122


2) Permbledhja :

Eshte historia e nje miqesie te bukur midis Hans Schwarz dhe Conrad Von Hohenfels. Hans eshte nje djale i ri 16-vjeç, i ati i tij eshte mjek, ai eshte I origjines juife, … eshte nje djale i vogel dhe normal.
Ai nuk ka miq ne lice por arrin te duroj shume mire talljet e te tjereve. Eshte nje nxenes i mesem ne mesime.
Conrad Von Hohenfels, vjen ne lice, ai eshte djali i kontit dhe nuk njeh asnje.
Hansit i beri pershtypje, qe ne momentin se pare qe e pa, dhe ai e kuptoi ne veten e tij qe Conradi duhet te behej miku i tij,
duke u munduar qe te binte sa me shume ne sy perballe nxenesit te ri te liceut,Conradit.Ai arrin te fitoje zemren e Conradit dhe te dy behen miq te pandashem…. Hansi eshte shume i lumtur.
Me ne fund, ai nuk eshte me vetem, ai ka nje mik, te cilit i hap zemren dhe qe i ben besim duke i thene problemet dhe mendimet e tij.
Turbullimet politike, nuk arrijne tek dy djemte por kjo deri ne diten ku ai arrin te realizoj se miku i tij eviton me cdo kusht qe t’ia prezantoj prinderve te tij, atehere qe Hans e kishte bere kete gje shume kohe me pare.
Atehere ai vendos ti flasi dhe Conradi ndihet I detyruar qe ti tregoje te verteten: << Ai nuk ka turp nga Hansi por nena e tij nuk I duron dot juifat, ajo gjithashtu ka dhe frike, dhe me e keqja se ajo eshte nga ana e Hitlerit >>
Gjate muajit ne vijim miqesia e tyre nuk ishte me si me pare.
Perveç kesaj, rritja e nazismit, konvertohej dhe shume nga nxenesit e liceut ishin kunder juifave dhe pikerisht shumica kunder Hansit.
Conradi e le shokun e tij dhe radhitet ne te njejtat radhe me persekutuesit.
Prinderit e Hansit do e dergojne ne Amerike, ne shtepine e xhaxhait te tij, per ta larguar nga problemet e racizmit qe sa me shume po shtoheshin .
Duke u nisur ai merr dy letra : njera ishte nje shaka e keqe nga dy djem duke i thene se hansi ishte nje juif i qelbur dhe qe do ishte mire per te te kthehej ne palestine, dhe letra tjeter ishte nga Conradi ish-shoku i tij me i mire , i cili i shkruante se prinderit e tij kishin marre nje vendim te llogjikshem dhe se ai ishte nga ana e Hitlerit tani .
Pas vetvrasjes se prinderve te tij, hansi mundohet te harroj kohen e shkuar, deri ne diten kur ai merr nje leter nga ish liceu i tij me nje liste me te gjithe emrat e nxenesve te liceut te vjeter te Hansit, te cilet ishin vrare ne kohen e nazismit dhe Luftes se Dyte Boterore .
Ai meson per vdekjen e njerezve qe ai jo se i donte, pastaj me nje fuqi te madhe ne zemer shkon tek germa « H » dhe atje gjen emrin e Conrad Von Hohenfels, i arrestuar dhe ekzekutuar sepse kishte marre pjese ne komplotin kunder Hitlerit.
Kjo gje i ben te kuptoje se miqesia e tyre ishte e vertete dhe e sinqerte .

3) Prezantimi ne kuadrin historik dhe gjeografik:

Historia shpaloset ne Shtutgard ne Gjermani ne 1932 « shkurt 1932… isha ne Karl Alexander Gymnasium ( Gjimnazin Karl Aleksander) ne Shtutgart, liceu me i njohur …. » pak para nisjes se Luftes se Dyte Boterore, ne fillim fare te ngjitjes se nazismit ne fuqi « jashte rrethit tone magjik, vinin fjale per turbullimet politike…. Dukej sikur nuk kishte arsye per tu shqetesuar » « sa shume e kuptoja babain tim… Si mund ti kete shkruar djallit dhe ferrit… » « nena ime ishte shume e zene per tu shqetesuar per nazistet » …. Pastaj ne fund te librit rreth viteve 1960 « … Ne kete menyre erdha ne Amerike ku jetoj tashme qe prej 30 vjetesh » .


4) Pershkrimi i personazheve kryesore:

1. Hans Schwartz : Djale i ri juif, ne liceun e borgjezave,..i cili nuk ka miq. Por ardhja e nje nxenesi te ri dhe miqesia e tij me djalin e ri aristrokrat do ndryshoje cdo gje ne jeten e te riut Hans.
Nje djale qe eshte ne te njejten kohe krenar per prinderit e tij dhe origjinen e tij .
Ai duhet te kete aty afer tek 16-vjeç ne fillim te historise dhe zere 5à ne fund te saj .

2. Conrad Graf Von Hohenfels : Aristrokrat i ri i cili vjen nga nje familje fisnike, I turpshem ne ardhjen e tij ne lice, ai do te zhytet ne miqesine e ti me juifin e ri . Atij i pelqen shume miku i ri deri ne pike sa i kundershton nenes se tij anti-juife. Ne jeten e tij do kete nje periudhe ku ai do te radhitete ne anen e nazisteve por me pas ai do shkoj deri ne ate pike sa te perballoje Hitlerin, duke marre pjese ne nje komplot per vrasjen e tij, ku ai arrestohet dhe ekzekutohet .

5) Nje pjese e shkeputur nga libri:

Prita 10 minuta, nje gjysem ore, pa i ndare syte nga kjo faqe e imprimuar qe me vinte nga ferri i te shkuares time para permbytjes se botes dhe qe kishte bere hyrjen per te me turbulluar mendimet dhe te me kujtonte dicka qe kisha kaq shume kohe qe mundohesha ta harroja .
Punoja pak, beja disa telefonata dhe diktoja disa letra. Dhe nuk mundesha akoma as te hiqja dore nga kjo thirrje dhe as nuk mund te forcohesha dot te kerkoja emrin qe me obsedonte. Vendosa me ne fund ta shkaterroja kete gje te temerrshme.
A kisha valle, deshire ose nevoje te dija ?
Nesa ai ishte gjalle apo vdekur cfare diference mund te me bente ajo mua, perderisa, ne fund te fundit, nuk do ta shikoja me kurre ? Por a isha i sigurt per kete ?
A nuk jam , ne kete moment, duke vene veshin te degjoj hapat e tij?
Hyra ne pjese dhe isha ne momentin kur do e vija ne nje cep, kur ne momentin e fundit, ndaloj doren; mbushem me kurajo, duke u dridhur e hap tek letra « H » dhe lexova :
« Von Hohenfels, Conrad, i implikuar ne komplotin kunder Hitlerit… ekzekutuar … »

- Analiza e kesaj pjese te shkeputur :

Ky pasazh eshte shume i rendesishem sepse pas gjithe ketyre viteve ne mendimin e nje tradhetie nga ana e shokut te tij, ne dyshimet e sinqeritetit te asaj qe kishte kaluar me shokun e tij, Hansi arrin me ne fund te kuptoj se miqesia e tyre kishte ekzistuar dhe qe ajo ishte gjithmone aty, qe ajo ishte e sinqerte, qe edhe ne letren ku Conradi I shkruante se ishte ne anen e Hitlerit ishte vetem nje “genjeshter” ose nje vendim i keq i momentit . Gjithe keto kohe duke menduar se e kishte tallur me miqesine e tij, nje prove po rilindte nga e shkuara dhe qe i ngrohi zemren hansit qe ndoshta mund te themi se duheshin te dy ne te njejeten menyre miqesore te madhe.

6) Konkluzioni :

Ne fillim e pata pak te veshtire me kete liber dhe nuk po arrija te kuptoja se ku donte te dilte autori, perse ai tregonte cfare po i ndohte te dy djemeve sepse nuk po ndodhte ndonje gje e vecante.
Por eshte vetem me pas, kur e mbarova se lexuari kete liber, qe e kuptova rendesine e kuadrit gjeografik dhe kuadrit historik dhe mbi te gjitha te kesaj miqesia kaq te madhe dhe te bukur, sepse ajo ishte shume e veshtire, dhe pastaj Hansi qe mendonte se ishte tradhetuar nga miku i tij, arrin te kuptoj dhe shikoj se pas 3à-vjetesh qe Conradi kishte vdekur ne hero dhe qe ai kishte zgjedhur me ne fund « anen » e mire, dhe qe miqesia ishte shume e vertet dhe e sinqerte, gjithmone keshtu kishte qene.
 
Titulli: Projekt ne letersi.

Nese deshiron te tjera mund te bej dhe disa te tjera edhe pse me hane shume kohe sepse i bej vete nga leximet e mia . Atehere mund te propozoj Viktor Hugo disa nga ky autor, Emile Zola"Germinal" (shqip: Fara), Jack London"Croc Blanc", Voltaire"Candide" nje veper shume e njohur e tij , Primo Levi " Nese eshte nje burre"
Por kjo qe te kam bere sot eshte me e bukura per mua prandaj dhe zgjodha kete mgjt nese ke deshire dicka tjeter mund te me thuash dhe do te ta bej :) .
Te pershendes
 
Titulli: Projekt ne letersi.

Po te sjell nje shembull shkolle nese do te hyj ne pune dhe kjo por qe duhet ti plotesosh pikat dhe pyetjet vete nese e ke lezuar " Zonja Bovari" . Eshte nje test shkolle.

Zonja Bovari (fragment)

Nganjëherë, ajo vizatonte. Dhe për Sharlin ishte kënaqësi e madhe t’i rrinte pranë në këmbë, duke e kundruar se si përkulej mbi copën e kartonit dhe picërronte sytë për ta parë më mirë veprën e saj, ose rrumbullakoste toptha me tul buke mbi thoin e gishtit të tij. Pastaj luante në piano, sa më shpejt lëviste gishtat nëpër tastierë, aq më tepër mrekullohej ai. Ajo u binte atyre me siguri të plotë dhe i kalonte gishtat nga një cep i pianos te tjetri pa asnjë ndërprerje. E shkundur në këtë mënyrë prej saj, vegla e vjetër muzikore, së cilës i përdridheshin kordat, dëgjohej deri në fund të fshatit, dhe shpesh herë sekretari i gjykatësit, që kalonte nga rruga kryesore, kryezbuluar dhe me shapka, me një fije letër në dorë, ndalonte për ta dëgjuar.
Por Ema dinte të qeveriste edhe shtëpinë. Të sëmurëve ua dërgonte llogarinë e vizitave me letra të qëndisura aq bukur, sa nuk vinin aspak era faturë. Kur u vinte të dielave ndonjë fqinj për drekë, ajo bënte ç’bënte dhe nxirrte ndonjë gatim të këndshëm, ujdiste mirë e bukur mbi fletë hardhie piramida të tëra me mollë, nxirrte glikora të ndryshme në pjatë, dhe bile thoshte se do të blinte ca gota të veçanta për të shpëlarë gojën me ujë të parfumuar, para se të shtronin ëmbëlsirat. Të gjitha këto e ngrinin shumë lart Bovarinë.
Sharli e çmonte veten akoma më tepër që kishte marrë një grua si kjo. Të gjithëve iu tregonte me mburrje në sallën e ngrënies dy skica të vogla që kishte bërë Ema me laps, të cilat ai i kishte vendosur me porosi në korniza tepër të mëdha dhe i kishte varur mbi letrën e murit me shirita të gjatë në ngjyrë të gjelbër. Kur dilnin nga kisha, pas meshës, i binin në sy, tek rrinte te pragu i derës, pantoflat e bukura të qëndisura.
Mbrëmjeve kthehej vonë, në dhjetë, nganjëherë edhe në mesnatë. Sa vinte, kërkonte të hante e meqë shërbëtorja kishte rënë të flinte, i shërbente Ema. Hiqte redingotën që të hante më rehat. I fliste asaj për gjithë njerëzit që kishte takuar njërin pas tjetrit, për fshatrat ku kishte shkuar dhe, i vetëkënaqur, hante jahninë që kishte tepruar, qëronte koren e djathit, përlante një mollë, pinte gjithë kanën me ujë, pastaj futej në shtrat, shtrihej në shpinë dhe gërhiste.

Për pyetjet 1-5 rretho vetëm germën përbri alternativës së saktë

1. Floberi është përfaqësues i:
A. Natyralizmit,
B. Realizmit kritik,
C. Simbolizmit,
D. Romantizmit.

2. اfarë nënkupton detaji i redingotës në fjalinë: “Hiqte redingotën që të hante më rehat.”?
A. Sqimën e Sharlit,
B. Prejardhjen aristokrate të Sharlit,
C. Provincialitetin e Sharlit,
D. Prirjen e Sharlit për të qenë i veçantë.

3. اfarë e mrekullon Sharlin te Ema?
A. Muzika që Ema luan,
B. Pamja e Emës pranë pianos,
C. Shkathtësia e gishtave të Emës në tastierë,
D. Vëmendja e njerëzve kur Ema i bie pianos.

4. اfarë profesioni ka Sharli?
A. Mjek,
B. Avokat,
C. Farmacist,
D. Sekretar.

5. E veçanta në stilin e Floberit në këtë fragment shfaqet në:
A. Hollësinë e detajeve,
B. Përshkrimin e natyrës,
C. Dialogun midis personazheve,
D. Përshkrimin e patetizmit të Emës.

6. Fragmenti është shkëputur nga faqet e para të romanit. Vër re dy portretet. Cila është rruga artistike që gjen autori në zbulimin e karaktereve të tyre? Ilustroje mendimin me detaje nga fragmenti.

7. A kanë tipare të përbashkëta dhe çfarë i dallon Sharlin dhe Emën? Ilustroje mendimin me detaje nga fragmenti.

8. Cili është qëndrimi i autorit ndaj personazheve? Mendimin tënd ilustroje me detaje nga teksti.

9. Përqëndrohu në këto dy detaje të marra nga fragmenti:
a. Ai e ndjente bile veten të lumtur prej saj.
b. Sharli e çmonte veten akoma më tepër që kishte marrë një grua si kjo.
ا’mendim krijon për Sharlin kur lexon këto dy pasazhe. A ka ironi nga ana e autorit kur shprehet kështu? Nëse po ç’nënkupton?

10. Lexo me kujdes paragrafin e fundit. Cilat janë tiparet e kësaj pjese që e bëjnë atë më tepër një rrëfim humoristik se sa një tregim realist? Përshkruaj stilin e kësaj pjese dhe rolin e detajit artistik.

11. Analizo personalitetin e Ema Bovarisë. A është ajo përgjegjëse për gjithçka që i ndodh? Në ç’mënyrë natyra e shoqërisë provinciale dhe njerëzit rreth saj i thyejnë ëndrrat që ajo ka dhe e bëjnë të pashmangshme shkatërrimin e saj?
 
Titulli: Projekt ne letersi.

Urdhero dhe nje tjeter nga i madhi Viktor Hugo, te perpunuar nga une :) . Uroj qe keto qe te solla te te bejne pune si ty dhe atyre qe kane nevoj .

Titulli: Te Mjeret – Les miserables
Autori: Victor Hugo
Viti: 1845-1862

- Konteksti Historik

Victor Hugo e ka nisur romanin e tij Te Mjeret ne 1845 mbi titullin Mjerime. Me pas ai e ka braktisur per 15 vjet. Ai e merr ne vitin 1860, dhe pjesa e pare e librit shfaqet ne 3 prill 1862. Ne 15 maj, behet publikimi i jeses se dyte dhe te trete i romanit ( nje sukses i papershkruar ). Ne 30 korrik dalin dhe dy pjeset e fundit te ketij romani te suksesshem.
Ne nje leter drejtuar Lacroix te 23 mars 1862, Victor Hugo shkruan: Besimi im eshte se ky liber do jete nje nga majat kryesore, sipas kryesores se librit tim.

Kjo veper eshte krijuar ne 5 pjese dhe historia organizohet perreth Jean Valjean, nje ish skllav, qe nga dalja prej burgut ne 1815 deri ne vdekjen e tij, ne 1833, ne krahet e Cosette dhe te Marius. Por perreth Zhon Valjean, shfaqen gjithashtu dhe fatet e te mjereve te tjere: Fantine, punetore e detyruar ti besoj Kozeten, vajzen e saj, disa te huajve, familjes Thenardierte cilet e trajtojne si skllave. Mariusi, i cili bie ne dashuri me Kozeten, dhe qe angazhohet ne barrikadat gjate kryengritjes se vitit 1832.
Gavroche, nje djalosh nga parisi, i cili do vritet, duke kenduar, mbi nje barrikade.
Qe nga lirimi i tyre, libri ”Te mjeret”, eshte nje nga veprat me te shquara dhe me e lexuara e Victor Hugo.
Zhon Valjean, Kozete, Gavroshi, bejne tani pjese tani ne personazhet me te njohura neper shkolla dhe liceanet. ”Te Mjeret” shfaqet si libri me i veçante i shekullit te 19. Ambicja e Victor Hugo-se eshte e shprehur : ” Ky liber eshte nje drame ku personazhi kryesor eshte i pafundshem. Njeriu eshte ne pamje te dyte ”.
Disa tentuan ta kritikojne librin ” Te mjeret ” per dobesine psikologjike te saj dhe thjeshtesimin karikatural te shoqerise perreth.
Duket qarte, se pas 147-vite pas daljes se librit, fortesia e saj eshte nje pune per tu pergezuar, qe sipas Victor Hugo-se, ai vete, kishte vene ne shenjester denoncimin ndaj perkeqesimit te njeriut nga ploretariatet, revokimin e femres nga uritja, atrofia e femijeve nga nata dhe erresira.
Victor Hugo, i cili, ne parathenien e ”Te mjeret”, afirmon per me teper misionin moral, social, dhe politik qe ai eshte fiksuar te krijoj kete epope: ” Per aq sa do te ekzistoje, nga ana e ligjeve dhe zakoneve, nje mallkim social e krijuar artificialisht, ne mes te civilizimit, te ferrit dhe duke nderlikuar nje pashmangshmeri te njeriut, fati i cili eshte hyjnore... per aq kohe sa do te kete ne toke injorance dhe mjerim, librat si ky ketu, mund te mos jene te padobishem”.


- Disa gjykime mbi librin ”Te mjeret” (1862)

Ajo qe te godet me shume ne kete grumbullim mizerjeje te ekspozuar kaq me guxim, eshte paanesia qe dominon, qetesia qe mbreteron, fuqia e inteligjences qe i vezhgon per ata qe kane nevoje, faljen e shkaqeve te efekteve.

Paul de Saint-Victor, Prese (Media), 1862

Te analizosh ”Te mjeret”, une nuk mendoj. Nje here qe kemi thene: Eshte e bukur! Nuk mjafton nuk kemi thene asgje akoma. Eshte nje nga veprat qe eshte e veshtire per tu treguar, pasi ato na kalojne... Megjithe harmonine e tyre hyjnore, ” Te mjeret” kalojne portat e syve. Ai eshte si nje nga ato malet qe ju shtypin dhe ju shkaterrojne nga madhesia e tyre e tmerrshme; perpara tyre, ne dridhemi, kemi frike dhe perkulemi.

- Albert Glatigny, 1862

Z. Hugo nje traktat socialist. Ai ka bere nje gje qe ne e dime nga aksperienca akoma me shume te rrezikshme... Ai ka vendosur reformen sociale ne roman; dhe i dha jeten qe ajo nuk e kishte ne trajtimin e lodhshem, ku ajo perhap me egersi doktrinen e saj, dhe me jete, levizjen, ngjyrat, pasionin, prestigjin, publicitetin pa limit, popullsine ne doze te larte, zgjerimin ne te gjitha nivelet dhe ne te gjitha shkallet. Jo vetem, qe ai ka vendosur talentin e tij me te forte ne sherbim te ideve te tija, por ai i ka mbuluar kete here per te tentuar respektin e njeriut, nga nje pallto fetare.


- Disa citacione te njohura te librit ”Te mjeret”:

Revolucioni francez eshte hapi me i fuqishem i njerezimit qe nga ardhja e Krishtit.
Pjesa e pare, I, 9

Te shikosh kaq shume mjerim kudo, dyshoj qe Zoti eshte i pasur. Ai ka shfaqje, eshte e vertete por ndjehem i zene ngushte.
Pjesa e katert, XII, 2

Shekulli i 19-te eshte i madh, por i 20-ti do jete me i lumtur
Pjesa e 5-te, I, 4

Gavroshi ra vetem per tu drejtuar; dhe do qendroje keshtu ne ne hijshmerine e tij, nje vije gjaku rrishte ne fytyren e tij, ai ngre dy krahet e tij ne ajer, shikon nga ana ku erdhi gjuajtja dhe fillon te kendoje
Rashe per kete toke
Eshte faji i Voltaire
Hunden ne perrua
Eshte faji i .....
Nje plumb i dyte i te njejtit gjuajtes do ta ndaloje. Kete here ai do bjere me fytyre nga toka dhe nuk do ngrihet me. Ky i vogel shpirt i madh filloi te fluturonte.
Pjesa e 5-te, 1, 15


- Personazhet:

Jean Valjean: u denua ne penal ne 1795, per vjedhje te nje buke, nje gjykim qe simbolizon tiranine qe imponon nje shoqeri e padrejte ndaj nje populli te shtypur.

Peshkopi Bienvenue: i komunes Digne, kristian i vertete, do jete nje nga te paret qe do ndihmoje Jean Valjean .

Fantine: punetore qe eshte terhequr nga studenti Tholomyes. Ajo eshte e detyruar ti besoje femijen e saj, Cosette, familjes Thenardier.

Cosette: vajza e Fantines, lihet si ruajtesa e femijeve (babysiter) ne shtepine e Thenardierve te cilet e keqtrajtojne.

Familja Thenardier: nje cift i Kabareve qe shfrytezon ”te mjeren” Kozete.

Gavroche: nje djalosh nga Parisi, i hedhur ne rruge ashtu si shume femije te tjere, i vetem, pa dashuri, pa buke, por i gezuar sepse ishte i lire .

Marius: student, nipi i nje borgjezi te madh, Z. Gillenormand, dhe djali i nje koloneli te zhdukur ne Waterlloo, ai zbulon varferine e popullit dhe miraton socializmin. Ai do bjeri ne dashuri me Kozeten.

Polici Javert: perfaqeson intransigencen republikane. Nuk ka falje per nje ish-rob, nuk ka falje per Valjean

Nga: 3ngjell
 
Titulli: Projekt ne letersi.

Vertet shume faleminderit per gjith punen qe ke bere. Me vjen shume keq qe ta kam munduar dhe te kam ngrene kohe,sidomos dhe per te dyten .Ishin te dyja vertet shume te bukura,nuk di as vete ke te zgjedh.Ndoshta mendoj per te paren ,me pelqeu shum... Nuk ka nevoje per te tjera,pasi qene te kompletuara.Faleminderit per gatishmerine e per gjithcka. :) Te pershendes dhe faleminderit dhe njehere. :)
 
Titulli: Projekt ne letersi.

Hyra thjesht per kuriozitet ketu, por s'kaloi pak dhe u perfshiva mes komenteve interesante. Jo vetem freskova kujtesen, por e pranoj qe mesova me shume. Faleminderit, urime dhe mos ju shterte deshira e vullneti ne lexime e shkrime.
Pershendetje, Mondi
 
Titulli: Projekt ne letersi.

Dhe mua ne kohen qe i pergatita Mondsha me kujtuan kohet e shkolles :( dhe vertet qe ndjejme nostalgji ne raste te tilla, per mua leximi dhe dijet letrare jane nje pasion . Dhe duke i pergatitur vete keto teza dhe shtjellime mesova akoma me shume ne analizen e nje romani.
Te hysh ne boten e nje autori dhe te arrish te nxjerresh qellimin dhe arsyen pse ai/ajo e ka shkruar kete roman apo vjershe apo poeme, teater etj etj eshte shume gje e bukur sepse ndihesh me shume prane jo vetem romanit por dhe autorit dhe arrin qe te marresh ate perfundim qe vertet ka dashur te shprehi autori .
Te pershendes me respket :)
 
Titulli: Projekt ne letersi.

Зngjεll duket qe e paske me shume pasion letersine.Po ndonjere nuk mjafton vetem pasioni por duhet dhe talenti.Ti i paske te dyja keto gjera .Pergezime. :)
 
Titulli: Projekt ne letersi.

Зngjεll duket qe e paske me shume pasion letersine.Po ndonjere nuk mjafton vetem pasioni por duhet dhe talenti.Ti i paske te dyja keto gjera .Pergezime. :)

Faleminderit T-Ghost dhe desha te thoja se nuk e ndjeva fare oren qe kaloi duke u marre me keto teza ta siguroj sepse kur hun ne boten letrare dhe i perkushtohesh nuk shikon oren fare por ishte nje kenaqesi per mua qe te pakten pas kaq ditesh u mora me dicka me vlere sesa politika :) .
Do desha te dija se ke do zgjedhesh dhe se cfare note do marresh, thjesht kuriozitet :) .
Te pershendes dhe suksese
 
Titulli: Projekt ne letersi.

Anoj me shume per nga e para.Noten ta garantoj une qe 10 e kam haha.Megjithate do te them prap. Flm e suksese dhe ti.
 
Ju lutem me ndihmoni me nje ese filozofike...

Keto jane temat e mundshme:
1. ''Jeta eshte nje liber,faqet e te cilit i shkruajme ne''
2. ''Njeriu perballe jetes mbetet gjithmone nxenes''
3. ''Ta duash jeten do te thote ta sfidosh ate''
4. ''Une besoj ne jeten e pertejme''

Do t'ju isha shume mirenjohes nqs do me ndihmonit me ndonjeren prej temave.Flm per mirekuptimin.
 
Ju lutem me ndihmoni me nje ese filozofike...

Keto jane temat e mundshme:
1. ''Jeta eshte nje liber,faqet e te cilit i shkruajme ne''
2. ''Njeriu perballe jetes mbetet gjithmone nxenes''
3. ''Ta duash jeten do te thote ta sfidosh ate''
4. ''Une besoj ne jeten e pertejme''

Do t'ju isha shume mirenjohes nqs do me ndihmonit me ndonjeren prej temave.Flm per mirekuptimin.:)
 
Titulli: Ju lutem me ndihmoni me nje ese filozofike...

''Njeriu perballe jetes mbetet gjithmone nxenes''

Njeriu si krijese vjen ne jete i paditur, i pazhvilluar, i paorjentuar dhe pa njohuri te c'faredolloji. Gjersa ai fillon te rriten fillon te c'fletoje nje nga nje fletet e diturise, te zhvilloje intelektin e tij, te krijoje horizonte te reja dhe te mos ndikohet thjeshte nga instinkit. Duke patur parasysh qe njeriu eshte i paraprire per te patur aftesi arsyetuese si rezultat i aftesise per te komunikuar ai arrine te ngirhet nje nivel me lart se krijesat e tjera ne kete bote. Aftesia per te arsyetuar i jep atij mundesine per te eksploruar, per te pare e menduar ndersa ai eshte aktor ne skenen e jetes.

Gjate zhvillimit ai fillon te krijoje instinkte qe i japin atij mundesi per te vendosur se c'fare eshte e mire dhe c'fare eshte e keqe, c'fare eshte e drejte dhe c'fare eshte e gabuar. Te gjitha keto instinkte fillojne te zhvillohen gjersa njeriu c'fleton librin e njohurive te jetes. Me kalimin e kohes dhe rritjen e kapacitetit te arsyetimit te tij ai mundet qe edhe ti ndryshoje disa nga keto konceptime pasi arrine te kuptoje se qendrimi i tij/saj per nje c'eshtje nuk eshte ai me i arsyeshmi dhe me rritjen e njohurive te tij rreth c'eshtjes ai arrin te krijoje edhe nje qendrim me te konsoliduar. Pra, qendrimi i tij dhe njohurite e tij/saj jane relative.

Duke patur parasysh natyren infinite te diturise ne kete bote me aftesite e kufizuara te diturise per njeriun ne konstatojme se njeriu mbetet gjithnje nje nxenes pasi ai nuk arrin kurre qe te realizoje perfundimisht librin e diturise. Nje nder njerzit me te ditur te botes qe ka jetuar ne shekullin e 20-te, Albert Ajnshtajn e ka konfirmuar me se miri dicka te tille. "Dy gjera nuk kane fund, gjithesia dhe injoranca e njeriut, per gjithesi nuk jam i sigurte per te paren." Ne te njejtat linja qendron edhe filozofi i lashte Grek, Sokrati kur deklaron se ai di vetem nje gje, qe s'di asgje, ne nje kohe kur ai ishte filozofi me i rendesishem i kohes se tij ne Greqine e lashte. Pra, duke bere nje konstatim midis aftesise se njeriut, kohes se tije per ta lexuar librin e diturise dhe madheshtise, volumit, dhe te dhenave te librit te jetes ajo qe njeriu arrin te njohe eshte nje "hic" krahasuar me te gjithe ate qe libri permban.
 
Titulli: Ju lutem me ndihmoni me nje ese filozofike...

wooow alfonc vlla,shuuuum flm per kete ese...respekte
 
Ju lutem ma beni nje nder :$...

Pershendetje ... te nderuar antar staf etj...
Mendova te drejtohem ketu,,,

Me nevojitet nje Monolog cfardo i ndonje shkrimtari te madh (te famshem) mendova se mund ta gjeja ketu ne mesin e juaj... po gjetet ndonje gje miir kishit ber ... :$...

Nqs tema eshte gabim ose ne vend te gabuar ateher gjenjani zgjidhjen :$...
Ju faleminderit
 
mua me kujtohet vetem monologu i pjeter bogdanit.......ose monologu i Plakes Nice te Ismail Kadare:Gjenerali i ushtrise se vdekur
 
Qka do qe te keni vetem postoni besoj se ndonje me kryen pun :$...
 
Më thanë se sonte në klub ti pyete veçanërisht për të. Siç duket, ke kohë që e kërkon dhe nuk e gjen dot. Po përse ke pyetur dhe e ke kërkuar aq shumë atë kolonel të zi? Mos vallë e ke pasur mikun tënd? Me siguri e ke pasur mik, përderisa e kërkon kaq shumë. Gjithë mbrëmjen nuk lanë njeri pa pyetur në fshat, sepse të gjithë e dinë që ai dergjet në dhé diku këtu rrotull, por asnjerit nuk ia merr mendja ku ndodhet ai. Do ikësh pa e marrë mikun tënd, mikun tënd të zi që më sterrosi jetën. Të ikësh sa më parë, sepse edhe ti je i mallkuar si ai. Tani rri urtë si një qengj dhe të qesh buza tek shikon se si kërcejnë njerëzia, por unë e di se ç'ke në mendje. Ti mendon se si do të vijë dita që të sulesh në anët tona me ushtri dhe të na djegësh e të na pjekësh e të na vrasësh siç bënë shokët e tu. Nuk duhej të vije në këtë dasmë. Të të dridheshin gjunjët kur të niseshe për këtu. Së paku për hirin tim, të mua plakës së shushatur, të mua gjëmëzezës. Po ç'bëhet kështu? Ti po ngrihesh në valle? Ti guxon të ngrihesh në valle? Po vë buzën në gaz! Po ngrihesh! Dhe njerëzit të pranojnë! Daleni! ا'bëni kështu! Kjo është e tepërt! Gjynah nga zoti!
 
Me nevojitet ndihma juaj sa me shpejt......

JU LUTEM ME NDIHMONI!!!

Me kan dhene nje detyre ne shkolle......pyetja e detyres eshte::::

Thoni emrat e figurave greke mitologjike qe njihni..?????

Ju lutem kush di emra te figurave greke mitologjike te me tregoj ndonje prej tyre ose sa te din.........:(.......pls pls pls
 
po mire ste vjen cik turp qe as keto nuk di?

te them une emra nga mitologjia greke:
zeusi, artemisa, athina, apolloni hefesti, poseidoni, aferdita, hera, hermesi, hadi etj.
keta jane emra perendish

perseu, herkuli, teseu, bellorofoni, atlanta, prometeu: jane emra heronjsh mitologjike

siklopi, cerberi, sirenat, centauri, meduza, gorgonat, pegasus, kimera: jane emra krijesash mitologjike
tjeter jane: danaidet, nereidet, babai i tyre nereu, doris, rhea, thalia, plejadat, etjetj
spo me vijne te tejra nepermend he per he
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top