Titulli: Projekt ne letersi.
1) Referencat :
Titulli: Miku i gjetur
Autori: Fred Uhlman
Numri i faqeve: 122
2) Permbledhja :
Eshte historia e nje miqesie te bukur midis Hans Schwarz dhe Conrad Von Hohenfels. Hans eshte nje djale i ri 16-vjeç, i ati i tij eshte mjek, ai eshte I origjines juife, … eshte nje djale i vogel dhe normal.
Ai nuk ka miq ne lice por arrin te duroj shume mire talljet e te tjereve. Eshte nje nxenes i mesem ne mesime.
Conrad Von Hohenfels, vjen ne lice, ai eshte djali i kontit dhe nuk njeh asnje.
Hansit i beri pershtypje, qe ne momentin se pare qe e pa, dhe ai e kuptoi ne veten e tij qe Conradi duhet te behej miku i tij,
duke u munduar qe te binte sa me shume ne sy perballe nxenesit te ri te liceut,Conradit.Ai arrin te fitoje zemren e Conradit dhe te dy behen miq te pandashem…. Hansi eshte shume i lumtur.
Me ne fund, ai nuk eshte me vetem, ai ka nje mik, te cilit i hap zemren dhe qe i ben besim duke i thene problemet dhe mendimet e tij.
Turbullimet politike, nuk arrijne tek dy djemte por kjo deri ne diten ku ai arrin te realizoj se miku i tij eviton me cdo kusht qe t’ia prezantoj prinderve te tij, atehere qe Hans e kishte bere kete gje shume kohe me pare.
Atehere ai vendos ti flasi dhe Conradi ndihet I detyruar qe ti tregoje te verteten: << Ai nuk ka turp nga Hansi por nena e tij nuk I duron dot juifat, ajo gjithashtu ka dhe frike, dhe me e keqja se ajo eshte nga ana e Hitlerit >>
Gjate muajit ne vijim miqesia e tyre nuk ishte me si me pare.
Perveç kesaj, rritja e nazismit, konvertohej dhe shume nga nxenesit e liceut ishin kunder juifave dhe pikerisht shumica kunder Hansit.
Conradi e le shokun e tij dhe radhitet ne te njejtat radhe me persekutuesit.
Prinderit e Hansit do e dergojne ne Amerike, ne shtepine e xhaxhait te tij, per ta larguar nga problemet e racizmit qe sa me shume po shtoheshin .
Duke u nisur ai merr dy letra : njera ishte nje shaka e keqe nga dy djem duke i thene se hansi ishte nje juif i qelbur dhe qe do ishte mire per te te kthehej ne palestine, dhe letra tjeter ishte nga Conradi ish-shoku i tij me i mire , i cili i shkruante se prinderit e tij kishin marre nje vendim te llogjikshem dhe se ai ishte nga ana e Hitlerit tani .
Pas vetvrasjes se prinderve te tij, hansi mundohet te harroj kohen e shkuar, deri ne diten kur ai merr nje leter nga ish liceu i tij me nje liste me te gjithe emrat e nxenesve te liceut te vjeter te Hansit, te cilet ishin vrare ne kohen e nazismit dhe Luftes se Dyte Boterore .
Ai meson per vdekjen e njerezve qe ai jo se i donte, pastaj me nje fuqi te madhe ne zemer shkon tek germa « H » dhe atje gjen emrin e Conrad Von Hohenfels, i arrestuar dhe ekzekutuar sepse kishte marre pjese ne komplotin kunder Hitlerit.
Kjo gje i ben te kuptoje se miqesia e tyre ishte e vertete dhe e sinqerte .
3) Prezantimi ne kuadrin historik dhe gjeografik:
Historia shpaloset ne Shtutgard ne Gjermani ne 1932 « shkurt 1932… isha ne Karl Alexander Gymnasium ( Gjimnazin Karl Aleksander) ne Shtutgart, liceu me i njohur …. » pak para nisjes se Luftes se Dyte Boterore, ne fillim fare te ngjitjes se nazismit ne fuqi « jashte rrethit tone magjik, vinin fjale per turbullimet politike…. Dukej sikur nuk kishte arsye per tu shqetesuar » « sa shume e kuptoja babain tim… Si mund ti kete shkruar djallit dhe ferrit… » « nena ime ishte shume e zene per tu shqetesuar per nazistet » …. Pastaj ne fund te librit rreth viteve 1960 « … Ne kete menyre erdha ne Amerike ku jetoj tashme qe prej 30 vjetesh » .
4) Pershkrimi i personazheve kryesore:
1. Hans Schwartz : Djale i ri juif, ne liceun e borgjezave,..i cili nuk ka miq. Por ardhja e nje nxenesi te ri dhe miqesia e tij me djalin e ri aristrokrat do ndryshoje cdo gje ne jeten e te riut Hans.
Nje djale qe eshte ne te njejten kohe krenar per prinderit e tij dhe origjinen e tij .
Ai duhet te kete aty afer tek 16-vjeç ne fillim te historise dhe zere 5à ne fund te saj .
2. Conrad Graf Von Hohenfels : Aristrokrat i ri i cili vjen nga nje familje fisnike, I turpshem ne ardhjen e tij ne lice, ai do te zhytet ne miqesine e ti me juifin e ri . Atij i pelqen shume miku i ri deri ne pike sa i kundershton nenes se tij anti-juife. Ne jeten e tij do kete nje periudhe ku ai do te radhitete ne anen e nazisteve por me pas ai do shkoj deri ne ate pike sa te perballoje Hitlerin, duke marre pjese ne nje komplot per vrasjen e tij, ku ai arrestohet dhe ekzekutohet .
5) Nje pjese e shkeputur nga libri:
Prita 10 minuta, nje gjysem ore, pa i ndare syte nga kjo faqe e imprimuar qe me vinte nga ferri i te shkuares time para permbytjes se botes dhe qe kishte bere hyrjen per te me turbulluar mendimet dhe te me kujtonte dicka qe kisha kaq shume kohe qe mundohesha ta harroja .
Punoja pak, beja disa telefonata dhe diktoja disa letra. Dhe nuk mundesha akoma as te hiqja dore nga kjo thirrje dhe as nuk mund te forcohesha dot te kerkoja emrin qe me obsedonte. Vendosa me ne fund ta shkaterroja kete gje te temerrshme.
A kisha valle, deshire ose nevoje te dija ?
Nesa ai ishte gjalle apo vdekur cfare diference mund te me bente ajo mua, perderisa, ne fund te fundit, nuk do ta shikoja me kurre ? Por a isha i sigurt per kete ?
A nuk jam , ne kete moment, duke vene veshin te degjoj hapat e tij?
Hyra ne pjese dhe isha ne momentin kur do e vija ne nje cep, kur ne momentin e fundit, ndaloj doren; mbushem me kurajo, duke u dridhur e hap tek letra « H » dhe lexova :
« Von Hohenfels, Conrad, i implikuar ne komplotin kunder Hitlerit… ekzekutuar … »
- Analiza e kesaj pjese te shkeputur :
Ky pasazh eshte shume i rendesishem sepse pas gjithe ketyre viteve ne mendimin e nje tradhetie nga ana e shokut te tij, ne dyshimet e sinqeritetit te asaj qe kishte kaluar me shokun e tij, Hansi arrin me ne fund te kuptoj se miqesia e tyre kishte ekzistuar dhe qe ajo ishte gjithmone aty, qe ajo ishte e sinqerte, qe edhe ne letren ku Conradi I shkruante se ishte ne anen e Hitlerit ishte vetem nje “genjeshter” ose nje vendim i keq i momentit . Gjithe keto kohe duke menduar se e kishte tallur me miqesine e tij, nje prove po rilindte nga e shkuara dhe qe i ngrohi zemren hansit qe ndoshta mund te themi se duheshin te dy ne te njejeten menyre miqesore te madhe.
6) Konkluzioni :
Ne fillim e pata pak te veshtire me kete liber dhe nuk po arrija te kuptoja se ku donte te dilte autori, perse ai tregonte cfare po i ndohte te dy djemeve sepse nuk po ndodhte ndonje gje e vecante.
Por eshte vetem me pas, kur e mbarova se lexuari kete liber, qe e kuptova rendesine e kuadrit gjeografik dhe kuadrit historik dhe mbi te gjitha te kesaj miqesia kaq te madhe dhe te bukur, sepse ajo ishte shume e veshtire, dhe pastaj Hansi qe mendonte se ishte tradhetuar nga miku i tij, arrin te kuptoj dhe shikoj se pas 3à-vjetesh qe Conradi kishte vdekur ne hero dhe qe ai kishte zgjedhur me ne fund « anen » e mire, dhe qe miqesia ishte shume e vertet dhe e sinqerte, gjithmone keshtu kishte qene.