Kresha
A pretty face can never trick me
Joseph A. Fitzmyer
Kuptimi i pasazheve të Shkrimit të Shenjtë ka qenë temë diskutimi që prej shfaqjes së Dhjatës së Re. Shkrimtarët e librave të këtij testamenti kanë cituar shpeshherë pasazhe nga Dhjata e Vjetër, duke i përdorur ato në mënyra të ndryshme (1). Ky interpretim i Shkrimit të Shenjtë është bërë problematik, ndërkohë që është polemizuar e debatuar shpeshherë. Dhe vërtet, disa prej mënyrave në bazë të të cilave shkrimtarët e Dhjatës së Re përdorën tekstet e Djatës së Vjetër i kanë dhënë hov interpretimeve të ngjashme nga shkrimtarët e mëvonshëm të krishterë të cilët i imituan ata. Luka, për shembull, në fund të Ungjillit të tij kallëzon se Krishti i ringjallur ka thënë, “Gjithsa është shkruar rreth meje në Ligjin e Moisiut, Profetët, dhe Paslmet do të plotësohet medoemos” (24:44). Nga kjo mënyrë të mënduari buroi leximi i përbotshëm i krishterë i Dhjatës së Vjetër si praeparatio evangelica (2). Një shkrimtar i mëvonshëm, i cili u bazua mbi ungjijtë kanonikë, autor i Ungjillit Sipas Thomait, rezonoi këtë mënyrë të menduari kur shkroi, “Dishepujt i thanë, ‘Njëzet e katër profetë kanë folur në Izrael, dhe të gjithë ata folën për ty” (kapit.52) (3). Mirëpo, problemi ka qenë se në ç’kuptim Dhjata e Vjetër, ose madje dhe pjesë të saj, flasin rreth Jezuit, Mesias apo Krishtit? (4) A do të kishin për qëllim këto deklarime të Dhjatës së Re, dhe ato të mëvonshme, të kuptuarin e pasazheve që i referohen Krishtit në kuptimin e tyre të fjalpërfjalshëm? Ku mund të gjenden pasazhe të tilla në Dhjatën e Vjetër? Këto pikëpyetje i dhanë jetë mundësisë së ndonjë tjetër kuptimi të Dhjatës së Vjetër.
Në historinë e teologjisë së krishterë lindën si rrjedhojë kuptime të ndryshme rreth Shkrimit të Shenjtë, dy prej të cilave kanë qenë më të shquara: kuptimi literal dhe kuptimi shpirtëror (5). Me kohë u shfaqën dhe të tjera, siç ishte kuptimi më i plotë dhe kuptimi i përshtatur. Megjithkëtë, secili prej kuptimeve zhvilloi probleme në domethënien e tyre, dhe pikërisht kësaj unë do t’ia kushtoj pjesën tjetër të vërejtjeve të mia, të renditura në katër nëntituj: (1) kuptimi literal Shkrimit të Shenjtë; (2) kuptimi shpirtëror i Shkrimit të Shenjtë; (3) kuptimi më i plotë i Shkrimit të Shenjtë, si dhe (4) kuptimi i përshtatur i Shkrimit të Shenjtë.
1. Kuptimi Literal i Shkrimit të Shenjtë
Një përkufizim standart, modern i kuptimit literal të Shkrimit të Shenjtë është pak a shumë i tillë: ‘Kuptimi që kishte drejtpërdrejtë për qëllim autori njerëzor dhe që e përçoi fjala e shkruar”(6). Në një përkufizim të tillë, janë të rëndësishëm tre elementë: ndajfolja ‘drejtpërdrejtë’, togfjalëshi ‘autori njerëzor’ dhe fjalia e thjeshtë ‘që e përçoi fjala e shkruar’. ‘Drejtëpërdrejtë’ përdoret për të parandaluar zgjerimin e kuptimit në një përdorim të mëvonshëm të fjalëve, apo në një citim nga ndonjë autor tjetër, apo në një kuptim më të plotë, apo në një kuptim kanonik. ‘Autori njerëzor’ duhet kuptuar si përgjegjësi i fundit për formën përfundimtare të fjalëve në një thënie apo histori të caktuar, qoftë nëse e ka shkruar vetë atë (siç bëri Luka), qoftë nëse e ka diktuar atë (siç ka bërë Pali shpeshherë), apo qoftë nëse mundësisht përdori një sekretar apo një ‘shkrimtar anonim’ (si në Pjetri 1), apo qoftë nëse në emër të tij një dishepull mund të ketë hartuar diçka (Letrat e Apostujve). Në antikitet, me ‘autor’ kuptohej gjithashtu ai të cilit i mvishej një traditë letrare, si në rastin e Pentateuk-ut (a), i quajtur shpeshherë ligji i Moisiut. Në fund, ‘që e përçoi fjala e shkruar’ paraqet mesazhin që kanë bartur fjalët e përdorura për marrësit e parë; pra i jepet përparësi asaj që është shkruar në të vërtetë.
Një arsyetim i tillë i kuptimit të fjalëpërfjalshëm të Shkrimit të Shenjtë gjendet në enciklikën e Papa Piut XII Divino Afflante Spiritu: “Le ta kenë parasysh interpretuesit se përpjekja e tyre më madhe dhe më kryesore duhet të jetë pikasja dhe përkufizimi me qartësi të atij kuptimi të fjalëve biblike që quhet ‘literal’… ashtu që mendja e autorit të mund të përftojë një qartësi të mjaftueshme.’ (7) E njëjta ide gjendet më herët në diskutimin klasik të Toma Akuinit se ‘kuptimi i fjalëpërfjalshëm është pikërisht ai që ka patur për qëllim autori’. (8) Tomai e quajti atë gjithashtu ‘sensus historicus’, e ndau atë në ‘histori, etilogji (b), analogji’ (historia, aetologia, analogia), një dallim që nuk krijon asnjë turbullirë, ndonëse sot ka nga ata që mund të hezitojnëë për të rënë dakord me disa prej shembujve që ai ka cituar nga Shkrimi i Shenjtë (9). Gjithashtu, ai pranoi me të drejtë se ‘kuptimi parabolik gjendet brenda literales; pasi diçka mund të pikaset drejt nga fjalët, dhe diçka tjetër në mënyrë figurative, dhe kuptimi i fjalëpërfjalshëm është (në këtë rast) jo figura, por ajo që figurizohet’(10). Kjo do të thotë se nëse Krishti quhet “Luani i Judesë’ apo ‘Qëngji i Perëndisë’ (Gjoni 1:36), kjo nuk do të thotë se ai ishte kafshë, luan apo qëngj, por do të thotë se ai ishte ajo ç’ka paraqiste apo figurizonte ‘Luani i Judesë’ apo ‘Qëngji i Perëndisë’. Në mënyrë të ngjashme, kuptimi literal do të përfshinte urdhëroren ‘Le të jetë mishi yt brezorja jote’ (Luka 12:35), një shprehje metaforike kjo që shprehte nevojën e dishepullit për të qenë i gatshëm për të vepruar. Tomai i kushtoi një ese të plotë përdorimit të metaforës në Shkrimet e Shenjta (11). Megjithatë, një kuptimësi e tillë e kuptimit të fjalëpërfjalshëm është ballafaquar me një sërë problemesh që duhen shtjelluar.
Problemi i parë shfaqet kur shihet përkufizimi i kuptimit literal që jepet në dokumentin e Komisionit Biblik të vitit 1993, Interpretimi i Biblës sipas Kishës, ku mund të gjendet një ndryshim i lehtë: “Kuptimi literal është ai që është shprehur drejtëpërdrejtë nga autorët njerëzorë të frymëzuar.’(12) Komisioni u tregua i kujdeshëm të mos ngatërronte kuptimin literal me kuptimin ‘literalist’, të perceptuar në një farë mënyre fondamentaliste, dhe nguli këmbë në kuptimin literal si ai që përçohet nga forma letrare e përdorur nga autorët ‘sipas konvencioneve letrare të kohës,’ dhe madje pranoi se ‘një histori’ ‘s’duhet t’i përkasë zhanrit të historisë por duhet të jetë vepër e krijimit imagjinar.’ Qartësime të tilla janë të rëndësishme sot, por në këtë përkufizim të trondit mungesa e ndonjë reference për qëllimin apo mendjen e autorit njerëzor. Më tepër, theksi vihet mbi atë që ‘është shprehur drejtëpërdrejtë’ (14).
Pas këtij dallimi në përkufizim shtrihet bindja e shprehur shpesheherë në kriticizmin modern letrar se qëllimi i autorit është jo material apo pa konseguencë ndaj kuptimit të një vepre letërsie. Kjo është quajtur ‘falsiteti i qëllimshëm’ ose ‘falsisteti i qëllimit autorial’, pasi thuhet se një vepër letërsie mund të marrë një kuptim mjaft të ndryshëm nga ajo që autori mund të ketë patur për qëllim. Mund të nxjerrë një kuptim nga konteksti në të cilin përdoret ose nga perspektiva e lexuesit’(15). Komisioni në fakt nuk e zhvilloi këtë aspekt, madje as nuk u shpreh në lidhje me këtë çështje, por thjesht e kufizoi përkufizimin e tij me atë që ‘është shprehur drejtëpërdrejt’, e cila dukej se përçonte mjaftueshëm çfarë ka patur për qëllim përkufizimi i kuptimit literal.
Megjithkëtë, ky dallim në përkufizim lyp së paku tre komente. Së pari, meqënëse po flasim rreth Biblës, dhe prej këtej rreth letërsisë që është hartuar nga autorë apo redaktorë të ndryshëm në një periudhë të gjatë kohe, të paktën një mijë vjet për hapësirën e Dhjatës së Vjetër dhe Dhjatës së Re, dhe që është fiksuar në formën e saj përfundimtare së paku njëmijë e nëntëqindë vjet më parë, ‘mendja e autorit’ nuk mund të përcaktohet me lehtësi. ‘Autori’ në shumë raste nuk dihet, madje dhe koha e hartimit shpeshherë është përtej mundësive tona.
Së dyti, një analizë korrekte e asaj që ‘është shprehur drejtëpërdrejtë nga autorët njerëzorë të frymëzuar’, siç e ka perifrazuar komisioni, tregon në shumicën e rasteve diçka nga qëllimi i autorit. Mund të njehësohet diçka prej asaj që autori ka patur për qëllim me atë që ka shkruar, edhe pse kjo mund të mos korrespondojë krejtësisht me qëllimin e tij. Kjo është ajo çka unë kuptoj se duhet rrokur nga ajo që lanë të kuptohej Toma Akuini dhe Piu XII. Kjo është objekti i vërtetë i ekzegjezës dhe synimi i një interpretimi historiko-kritik të Shkrimit të Shenjtë, të kahëzuar siç duhet.
Së treti, ndonëse duhet marrë në konsideratë qëndrimi i Kritikëve të Rinj Letrarë, të cilët këmbëngulin se një poemë apo një vepër tjetër letërsie mund të përftojë një ekzistencë autonome dhe mund të përftojë një kuptim që poeti apo autori nuk e pat figurizuar, ky këndvështrim i letërsisë, nëse i aplikohet Biblës pa njëfarë kualifikimi, do të ngrinte një problem madhor teologjik. Dikush mund të pajtohet se disa nga pasazhet poetike të Dhjatës së Vjetër – për shembull, disa prej psalmeve – mund të tregohen se kanë përftuar një kuptim të tillë të pavarur, psh. dikur ata shoqërizoheshin me të tjerët duke u bërë pjesë e Psalterit (c). Mirëpo, do të ishte e vështirë të mbështetj kjo pikëpmaje për çdo pasazh të Biblës. Nëse kuptimi i një teksti biblik mund të marrë një kuptim të ndryshëm nga kuptimi i shprehur fillimisht – dhe unë do të shtoja, i menduar fillimisht – atëherë si mund të thuhet se Bibla është akoma burimi par excellence i zbulesës hyjnore, mjetet që Perëndia ka zgjedhur t’ua përçojë brezave të njëpasnjëshëm të popullit të tij, çfarë janë në fakt planet, udhëzimet dhe vullneti i tij në lidhje me ata. Kjo karakteristikë e Fjalës së shkruar të Zotit lyp që të ekzistojë një homogjenitet themelor ndërmjet asaj që ka dashur të thotë dhe asaj që do të thotë sot, ndërmjet asaj çka autori njerëzor i frymëzuar u rrek të shprehte dhe asaj çka ai ka shprehur në të vërtetë, dhe asaj çka thuhet me anë të fjalëve të lexuara në këtë formë në Kishën e sotme. Ky pra, është problemi madhor që ngre sot kuptimi literal i Shkrimit të Shenjtë, problem me të cilin teologët dhe egzegjetët duhet të merren.
Një problem tjetër i lidhur me kuptimin literal është ajo që Komisioni Biblik e ka quajtur ‘aspekti dinamik’ i mesazhit biblik, pasi ky mesazh nuk duhet të kufizohet gjithmonë në ‘rrethanat historike’ të hartimit të tij. Për shembull, në një psalm mbretëror hartuesi i psalmit mund t’i jetë referuar fronëzimit të një mbreti të caktuar, por ajo çka ai ka shprehur mund të figurizojë institucionin e mbretit si një tërësi, siç dhe ishte në të vërtetë, ose siç kishte për qëllim Zoti që të ishte, në Izrael. ‘Në këtë mënyrë, teksti e bart lexuesin përtej institucionit të mbretërimit në manifestimin e tij të vërtetë historik.’(16) Ky aspekt dinamik mund të sjellë një kuptim shpirtëror (kur Psalmi mund t’i zbatohet Krishtit [shiko sa më poshtë]), por edhe ndaraz nga ky dimension, ky aspekt është një cilësi e kuptimit literal, sepse shpreh hapjen që ka teksti ndaj shtrirjes më të gjerë të kuptimit të tij. Ky pra, do të ishte një aspekt i kuptimit literal, për të cilin interpretuesi duhet të jetë i vetëdijshëm.
A ka teksti biblik një kuptim literal të vetëm? Komisioni përgjigjet, “Në përgjithësi, po; por këtu nuk bëhet fjalë për një rregull të pathyeshëm”.(17) Një përjashtim i qartë janë pasazhet poetike në Bibël, ku autori përdor fjalë që mund të kenë aluzion të shumëkuptimshëm; apo disa pasazhe të Ungjillit të Katërt, ku një numër deklarimesh kanë një dykuptimësi të tillë. Megjithatë, jo në të gjithë Biblën mund të gjendet një ‘shumësi kuptimesh’, dhe kështu duhet treguar kujdes në këtë aspekt. Komisioni ka cituar një shembull të kuptimit të dyfishtë në Ungjillin e Gjonit, i cili lyp disa komente. Pasazhi i Gjonit të cilit i referohet është 11:47-52, që shkruan sa vijon:
Atëherë krerët e priftërinjve dhe farisenjtë mblodhën sinedrin dhe thanë: ``ا`të bëjmë? Ky njeri po bën shumë shenja. Po ta lëmë të vazhdojë kështu, të gjithë do të besojnë në të, do të vijnë Romakët dhe do të shkatërrojnë vendin dhe kombin tonë``.Por një nga ata, Kajafa, që ishte kryeprifti i atij viti, u tha atyre: ``Ju nuk kuptoni asgjë; dhe as nuk e konceptoni se është e leverdishme për ne që të vdesë vetëm një njeri për popullin, dhe të mos humbasë gjithë kombi``. Por këtë ai nuk e tha nga vetja; por, duke qenë kryeprift i atij viti, profetizoi se Jezusi duhej të vdiste për kombin, dhe jo vetëm për kombin, por edhe për t`i mbledhur në një, bijtë e Perëndisë që ishin të shpërndarë.
Komisioni komenton mbi këtë pasazh si më poshtë:
Edhe kur e folura njerëzore duket se ka një kuptim të vetëm, frymëzimi hyjnor mund ta udhëzojë shprehjen në mënyrë të tillë saqë ajo krijon më shumë se një kuptim. Kështu ndodh me thënien e Kajafas në Gjoni 11:50: në po të njëjtën kohë, ajo shpreh një dredhi politike të pamoralshme dhe një zbulesë hyjnore. Dy aspektet, pa përjashtuar asnjërin, i përkasin kuptimit literal, pasi ato bëhen të dy të qartë nga konteksti.(18)
Mirëpo komisioni gjithësesi nuk e bën të qartë se kuptimi i dytë i fjalëve të Kajafas, pra, profecia e tij, nuk bëhet e qartë thjesht nga raportimi i fyrmëzuar i fjalëve të tij nga ungjillori në vargun 50. Karakteri profetik i të folurit të Kajafës, përkundrazi, vjen nga shpjegimi i ungjillorit i dhënë në vargjet 51-52: “Ai nuk e tha këtë prej vetes së tij, por meqënëse ishte prifti i lartë për atë vit, ai profetizoi se Jezui do të vdiste për kombin, dhe jo vetëm për kombin, por gjithashtu për të mbledhur në një fëmijët e shpërndarë të Perëndisë. A do të arrinte ndonjë lexues në një të kuptuar të tillë të fjalëve të Kajafas në vargun 50, po të mos ishte shpjegimi i shtuar nga ungjillori? Sidoqoftë, Komisioni pranoi se ky rast ishte ‘ekstrem’, dhe nuk dha asnjë garanci se ndonjëri prej teksteve të tjerë biblikë ka më tepër se një kuptim literal. Nuk është aspak e garantuar se të gjithë – apo madje dhe të tjerë – librat biblikë kanë më shumë se një kuptim literal. I duhet mëshuar kësaj, ndonëse akoma duhet marrë në konsideratë aspekti dinamik i disa teksteve, sidomos tekstet e Dhjatës së Vjetër, kur ata i nënshtrohen rileximit në Dhjatën e Re.
Kuptimi literal është synimi i një interpretimi historiko-kritik të Shkrimit të Shenjtë, të orientuar drejt. Me ‘të orientuar drejt’ unë nënkuptoj përdorimin e asaj metode me presupozimin e besimit të krishterë se po interpretohet Fjala e shkruar e Zotit e shprehur në një gjuhë të vjetër njerëzore, me një mesazh jo vetëm për njerëzit e kohës së vjetër, por gjithashtu edhe për të krishterët e sotëm.
Fragment i shkëputur nga libri i Joseph A. Fitzmyer-it me titull “The Interpretation of Scripture: In Defense of the Historical-Critical Method”, Paulist Press (May 2008)