Kundërshtari i Biblës

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
اka njihet si Bibla më e vjetër e gjetur deri më sot, po shkronjëzohet në format elektronik, dhe po ribashkohet në katër pjesët në të cilat u nda gjatë zbulimit të saj 160 vjet më parë. Por ajo që bie në sy këtu është se varianti i sotëm përmban ndryshime të theksuara nga varianti i vjetër biblik.

Bibla më e vjetër e gjetur deri më sot është e ndarë në 4 pjesë të shpërndara në shtete të ndryshme. Për 1’500 vjet, Kodiku i Sinait, gjendej i paprekur në manastirin e Sinait derisa u gjet - apo u vodh, siç pohojnë murgjit – në 1844-ën dhe u nda mes Egjyptit, Rusisë, Gjermanisë dhe Anglisë.Tash, këto pjesë të librit do të bashkohen në rrjet, dhe prej korrikut të ardhshëm, teksti i i plotë, së bashku me përkthimet përkatëse, do të mund të lexohet nga gjithkush që mund të hyjë në internet.

Për ata që besojnë se Bibla është fjala e pagabueshme, e pandryshuar e “zotit”, do t’iu duhet t’i bëjnë vetes disa pyetje tepër të vështira në lidhje me vërtetësinë. Bibla që përdorin kristianët sot përmban me mijëra ndryshime në krahasim me Biblën më të vjetër.

Kodiku bë fjalë madje përfshin dhe libra që mungojnë krejt nga varianti “zyrtar” që përdorin kristianët sot dhe... nuk përmban fare vargjet thelbësore të Zbulesës.

Shkrime antisemite

Fakti se libri ka mbijetuar deri më sot është një mrekulli më vete. Përpara zbulimit në shek. XIX, ai mbahej i fshehur në manastirin e Shën Katerinës të paktën që prej shek. IV. Arriti deri në ditët tona pasi ajri i shkretëtirës është ideal për ruajtjen e librave si dhe sepse manastiri, si një ishull kristian mes detit mysliman, nuk u prek dhe nuk u pushtua kurrë.

Sot, 30 murgj ortodoksë, që i janë përkushtuar lutjeve, ndihmohen nga beduinët myslimanë ashtu si në të kaluarën. Sepse ky vend është i shenjtë për të tre fetë semite: judaizmin, kristianizmin dhe islamizmin. Një vend ku ende mund të shihet “shkurrja në flakë, që nuk digjej”, ku Moisiu i foli “zotit”.

Manastiri përmban gjithashtu bibliotekën më të madhe, pas Vatikanit, të dorëshkrimeve të hershme, rreth 33’000 syresh, dhe një koleksion ikonash pa të dytë në botë. Por, në sytë e njerëzve, thesari më i madh i manastirit është pikërisht kodiku në fjalë i shkruar në kohën e perandorit Konstandin.

Kodiku përmban dy libra që mungojnë nga Bibla e sotme, pikërisht në Dhiatën e re. Njëri është pak i njohuri Bariu i Hermasës, shkruar në Romë, në shek. II, dhe tjetri është Letra e Barnabës. Ky i fundit madje thotë se ishin çifutët, dhe jo romakët, ata që e vranë Jezusin. “Gjaku i tij mbi ne” thërrasin çifutët e Barnabës.

Mospërputhje

Nëse këto pjesë do të kishin mbetur në variantet e mëpasme të Biblës, “vuajtjet e çifutëve në shekujt e mëpasëm do të kishin qenë shumë herë më të madhe”, thotë studiuesi i njohur i Dhiatës së re, profesori Bart Erman.

Dhe megjithëse ndryshimet e tjera janë të një natyre më të vogël, sërish do të duhen shumë shpjegime për ata që besojnë se çdo fjalë vjen drejtpërdrejt nga “zoti”.

Përballë dy teksteve të ndryshme ama, cili është i vërteti?

Ermani ka qenë një evangjelist deri në çastin kur lexoi origjinalin në greqisht dhe vuri re disa mospërputhje.

- Bibla e sotme nuk mund të jetë fjala e pagabueshme e “zotit”, - thotë ai, - sepse ajo që kemi ne sot janë fjalë të gabuara që janë kopjuar nga shkrues po të gabueshëm.

- Kur njerëzit më pyesin nëse Bibla është fjala e “zotit”, unë iu përgjigjem “Cila Bibël?”.

Kodiku – dhe dorëshkrime të tjera – nuk e përmendin fare ngjitjen e Jezusit në qiej, dhe madje nuk përmbajnë asgjë në lidhje me “ringjalljen”, e cila, sipas kristianëve është themelore për kristianizmin.

Dallim tjetër është dhe sjellja e Jezusit. Në një kalesë të kodikut Jezusi del i zemëruar teksa ndihmonte një lebroz, ndërsa shkrimet e sotme thonë se po e shëronte lebrozin me “dhembshuri”.

Gjithashtu mungon dhe përralla e gruas që do të goditej me gurë për shkak të tradhtisë bashkëshortore, ku Jezusi sipas teksteve të sotme ndërhyn mes turmës dhe thotë se kush s’kish bërë mëkat, le të gjuante gurin e parë.

Në variantin e vjetër mungojnë gjithashtu fjalët “Atë, fali ata sepse nuk dinë ç'bëjnë!".

Në dritën e këtyre fakteve ka nga ata që do të kenë probleme besimi në lidhje me vërtetësinë e fjalëve të Biblës, ka nga ata që do ta racionalizojnë ndryshimin me mënyra të ndryshme, ka dhe nga ata që do të thonë se Bibla është vepër e njeriut dhe jo e “zotit”.

BBC
 

Attachments

  • kodiku-sinait.jpg
    kodiku-sinait.jpg
    62.9 KB · Shikime: 39

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top