Kodiket - deshmi me rendesi te dores se pare historike dhe artistike

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Nga Aleksander Meksi
Gjate historise se tyre mijravjecare Iliret dhe pasardhesit e tyre Arberit-shqiptaret e sotem kane treguar me shembuj te shumte qe qyteterimi i tyre i vecante ishte jo vetem krijues por dhe mares-huazues dhe ruajtes i kontributeve te kulturave perparimtare, te cilat u bene pjese integrale e trashegimise se tyre sidomos kur shfaqen si aspekte te nje kredoje te vecante e te shendoshe. Ne kete rast ato nuk jane vetem doktrina dhe sende per perdorim por dhe ruhen si pjese e qenies se tyre intime, e kultures se tyre shpirterore e materiale, si shprehje e nivelit te artit te kohes dhe qe i percillen brezave te mevonshme. Ne nje suaze te tille, megjithe veshtiresite qe rrjedha e historise ju kishte rezervuar shqiptareve, kane ardhur deri ne ditet tona keto deshmi te vyera njeheresh te kultures materiale e asaj shpirterore, per te na treguar ne menyre te pakundershtueshme, me forcen e faktit apo deshmise reale, per te kaluaren dhe rrugen neper te cilen u formuan shqiptaret e sotem. Ndodhite historike deri ne drame per shqiptaret, fatkeqesite kombetare deri ne tragjedi, dhunimi i shpirtit te tyre dhe i gjitheshkaje qe dilte jashte kontrollit te "materiales", pra dhunimi i asaj cka ishte vetem njerezore, kane zvogeluar kete pasuri dikur te madhe dhe te gjitheanshme, por kjo nuk ja ul vlerat asaj qe ka arritur deri ne ditet tona, nje pjese e se ciles paraqitet e sistemuar shkencerisht dhe ne menyre dinjitoze ne kete botim. Ky vellim, jashte cdo dyshimi eshte pritur prej kohesh nga studiuesit e disiplinave te ndryshme dhe nga te tjere te interesuar brenda dhe jashte vendit, vetem pak prej te cileve i paten konsultuar sepse ishin "herezi" ne kohe te diktatures. Pra, me se fundi, ne te shohin driten e botimit kataloge dhe studime te hartuar nga studiues te ndryshem, te huaj dhe vendas, vleresime shkencore per to, ashtu dhe ilustrime te miniaturave ,per te gjykuar realisht kete trashegimi. Ky vellim, qe mund te jete shterrues per nje pjese prej nesh, kerkon studime e botime te metejshme per te tjere. Sido qe te jete, nuk mund te mos pergezojme ketu per botimin, Arkivin Qendror te Shtetit dhe drejtuesit e tij, ashtu sic nuk mund te mos kujtojme ketu ata studiues, klerike,dhe qytetare te thjeshte, te cilet, nga ndjenja e besimit apo per vleresim e per respekt te deshmive te kultures, i ruajten dhe i grumbulluan ato ne vitet e veshtira te marrezise shkaterimtare te deshmive te kunderta e te ndryshme te se kaluares. Nder ta, ze nje vend te vecante Theofan Popa, i cili per vite me rradhe punoi per te grumbulluar ne gjithe Shqiperine keto vepra e per ti sistemuar ato, nje pune ne nje fushe te ndaluar (dhe ketu flas si nje deshmimtar i drejteperdrejte) qe konsideruar personaliteti i tij dhe besimi ne fene e krishtere, cka dihej nga te gjithe dhe qe kurre nuk e mohoj, i kushtoj rende atij dhe familjes se tij. Me kete rast do te shikonja me vend qe kjo nisme e Drejtorise se Pergjitheshme te Arkivave te vijonte me botimin, detyrimisht me cilesi te larte, te studimit te tij per miniaturat qe do te mirepritej nga studiuesit vendas dhe te huaj, duke nxjere ne pah faqe te panjohura te krijimtarise te te pareve tane. Le te veshtrojme ne hollesi botimin ne permbajtjen e tij. Fillimisht duhet te falenderojme UNESCO-n per mbeshtetjen e dhene ne realizimin e ketij projekti te perbashket si dhe botimin e tij. Ne te, sic permendet dhe ne hyrje, jane pefshire pjesa me e madhe e punimeve qe jane publikime te kodikeve dhe studime per to, duke kuptuar ketu vetem ato kodike qe pefshihen ne Fondin 488 te AQSH. Vellimi ka rreth 240 faqe tekst dhe 65 ilustrime ne artikujt. Pas shkrimeve hyrese te patroneve kemi nje hyrje shkruar nga Shaban Sinani dhe Kaliopi Naska, parashtruese e permbajtjes dhe kritereve te perdorura, per te cilat gjykimi yne eshte pozitiv. Ne fillim ne kete liber jane perfshire punime te fundit te shek. 19, por qe jane themeltare, si ato te Aleks Aleksudhit dhe Pierre Batiffol per dy Kodiket e famshem te Beratit dhe vazhdohet pas tyre me studimin e Llambrini Mitrushit per Kodikun e manastirit te shen Kozmait ne Kolkondas. Me tej kemi ne liber Kataloget e mirfillte per keta Kodike, duke filluar me ate te Johannes Koder dhe Erich Tripp, per te vijuar me dy shkrime te prof. Aleks Budes dhe prof. Koder qe flasin per "evenimentin". I tille realisht ka qene ai per Historine dhe kulturen shqiptare, dmth rizbulimin e dy Kodikeve te Beratit ne vitin 1968 ne Katedralen e shen Merise ne Kalane e Beratit. Me tej vazhdohet me punimin e mirfillte shkencore te Theofan Popes, qe eshte me teper se nje katalog per te dhenat e shumta qe na jep, me analizen e permbajtjes, e shkrimit dhe te miniaturave ashtu dhe per shkallen e ruajtjes. Ne te paraqiten gjithashtu te dhena krahasimore ashtu dhe datimi apo dhe shkruesi kur keto gjenden apo eshte e mundur te behen. Duhet shenuar se jane me interes dhe ilustrimet sado te pakta, per mjaft nga Kodiket e katalogut Popa te cilat ndihmojne lexuesin per nje vleresim real. Me interes eshte dhe shkrimi tjeter i Theofan Popes "Doreshkrimet kishtare mesjetare te Shqiperise" i menduar si nje hyrje me karakter shpjegues per Katalogun e kodikeve. Ai pasohet me nje artikull te Kosta Nacos, pak a shume divulgativ "Rreth "vendlindjes"se kodikeve mesjetare te Shqiperise", por qe ofronte ne ate kohe te dhena te dobishme, rezultat i studimeve te tija . Botimi i ketij vellimi merr vlera te vecanta me perfshirjen ne te Katalogut te hartuar nga studiuesi britanik Roderic L.Mullen ne maj te vitit 2002, te cilit materialin ja vuri ne dispozicion AQSH, per cka duhet pergezuar. Ky eshte mendimi im. Katalogu i tipit te pembledhur perfshin ne vija te pergjitheshme Fondin 488 dhe 16 nga 17 fragmente bashkengjitur me vone atij. Sic thote vete autori, ai eshte perpjekur te "analogoje" keto kodike te botuar ne disa kataloge, duke ju permbajtur numurimit dhe datave sipas Theofan Popes. Katalogu i Mullen mbyllet me nje vleresim te shkurter te kesaj pasurie, duke vecuar faktin e vlerave te tyre ne kuader boteror dhe rendesine (apo pasurine) e kishes vendase ne shekullin e 6-te. Po ashtu Mullen shpreh mendimet e tija orientuese per drejtime te studimeve dhe kerkimeve te metejshme , te cilat, sipas tij, do te hapin horizonte te reja per studimet shqiptare. Drejtuesit dhe punonjesit e AQSH duhet te pergezohen dhe per studimet e tyre qe paraqiten pas Katalogeve. Se pari, Sh.Sinani me artikullin "Beratinus-1 nje reference themelore ne traditen e shkrimeve te shenjta". Ky studim eshte mjaft interesant, me te dhena per rigjetjen e tij, historikun e botimeve, analizen ne vija te pergjitheshme te permbajtjes dhe vlerave.Ky shkrim se bashku me skeden shpjeguese te hartuar se bashku me studiuesin italian Edoardo Crisci per botimin e Vatikanit ne vitin 2000 "I Vangeli dei Popoli". Se dyti, Nevila Nika me artikullin "Rreth nje studimi monografik te pa perfunduar per kodiket e Shqiperise (Katalogu i Kosta Nacos)".Me kete rast shpreh mendimin se edhe pse i paperfunduar, Katalogu i hartuar nga Kosta Naco duhet botuar sa me pare, per vete nivelin mjafte te mire te hartimit te tij dhe analizen shkencore te materialit te perfshire. Vellimi mbyllet me nje Fjalorth te gjere te terminologjise se fushes perkates dhe te perdorur ne kete vellim, i domosdoshem per te kuptuar Kataloget dhe sidomos studimet e paraqitura. U munduam te paraqesim nje pershkrim te shkurter te permbajtjes se vellimit te sapobotuar Kodiket e Shqiperise, per aq sa lejon vendi por dhe duke mos dashur te futem ne nje fushe ngushtesisht jo tonen. Por, me qene se per tre dhjetevjecare jam familjarizuar me historine dhe artin mesjetar, i lejoj vehtes te verej se perpara publikut te gjere shqiptar dhe studiuesve vihet, e realizuar me kritere shkencore dhe mjaft te sakta, nje pasuri e jashtezakoneshme, me vlera te larta dokumentare dhe historike dhe nje virtyt shqiptar per ti ruajtur dhe vleresuar ato. Studimet per to, pjese e ketij vellimi na vlejne te gjitheve. Libri nuk eshte i manget, ai qendron mjaft mire ne kete forme dhe permbajtje. Kodiket dhe dokumentacioni tjeter kishtar, qofte ky i perfshire ne kete vellim ashtu dhe ai ende i pabotuar dhe studiuar,ofrojne edhe me anash-shkrimet e tyre, te dhena te shumta per njohjen e historise se kishes ne Shqiperi, ashtu dhe per vete historine e Shqiperise. Kjo eshte nje arsye e mjaftueshme, per studimin dhe botimin e tyre, qofte ne forme katalogesh ashtu dhe si studime paraprake. Vetem ne kete menyre bota shkencore do te njihet me mire me nivelin e zhvillimit te pergjithshem dhe atij kultural te Shqiperise gjate mesjetes. Nje fushe tjeter studimore pak sa e cekur deri me sot eshte analiza e permbajtjes, ajo stilistike dhe e vlerave te miniaturave dhe ilustrimeve ne pergjithesi te kodikeve, qe paraqet interes te madh per historine e artit, liturgjine, datimin dhe per vendin e tyre ne teresine e kodikeve te tjere qe ruhen ne bote. Ne kete menyre do te ofrohen te dhena te reja dhe me bindese per autoret dhe vendin e realizimit te tyre, per rendesine e kishes dhe poseduesve te tjere te tyre. Me studimin me te imet te tyre do te sqarohen aspekte te tilla si lidhjet ndermjet kodikeve, kontributi shqiptar ne letersine ungjillore dhe vendi ku shkruheshin ato, si dhe prania e ateljeve vendase. Sic veren Mullen, eshte e rendesishme qe bota shkencore ti njohe keto pasuri te medha kulturore dhe ne kete drejtim, botimi i tyre eshte nje hap i pare dhe i rendesishem. Vetem atehere mund te kemi studime te plota e te gjitheaneshme te tyre, te cilat do te japin nje ndihmese edhe disiplinave te tjera te studimeve shqiptare. Gjithashtu per tu vlereuar eshte dhe nisma per ti ofruar studiuesve dhe publikut keto pasuri, sigurisht pas sistemimit te tyre. Do t'i uronja perseri AQSH te botoje ne cilesi te larte studimin pe miniaturat qe permenda me larte. Po keshtu eshte e nevojshme te katalogohen dhe studiohen kodiket dhe te gjitha doreshkrimet e tjera duke ja u vene sa me pare ne dispozicion publikut dhe studiuesve. E njejta gje duhet thene dhe per doreshkrimet turko-arabo-persiane qe ruhen. Te gjitha ato, se bashku me studimin dhe dokumentimin e trashegimise ne kete fushe, qe ruhet nga qytetaret, do te krijojne nje tablo me te plote per historine, kulturen dhe jeten shoqerore ne shekujt 4-20 ne Shqiperi. Po keshtu, duhen shtrire kerkimet dhe studimet ne te gjitha trojet shqiptare dhe arkivat jashte vendit, ku dihet qe gjenden dhe ruhen vlera tonat po me kete rendesi. Edhe njehere Ju lumte!
 
Kush jane Kodiket e Shqiperise

Nga Dr.Shaban Sinani
Koleksioni i kodikeve (the codex) perben nje prej pasurive me te rendesishme kulturore te popullit shqiptar ne te gjitha koherat dhe nje pasuri me vlera boterore. Ky koleksion, i cili ruhet ne Arkivin Qendror te Shtetit, perbehet nga mbi 100 vellime, qe perbejne vepra te plota (doreshkrime) dhe 17 fragmente, te cilet, te gjithe se bashku, njihen si "fondi 888". Jashte ketij fondi numerohen edhe disa dhjetera kodike te tjere, qe i takojne kishes se shen Gjon Vladimirit (Durres). Pervecse ne AQSH, kodike ka pasur edhe ne muzeun e artit mesjetar ne Korce. Per here te pare ekzistenca e kodikeve te Shqiperise eshte bere e ditur boterisht nga nje botim ne gjuhen greke i peshkopit te Beratit (Aleksudes, A. - 1868). Ne vitin 1886 nje studiues francez (P. Batiffol) pershkroi shkurtimisht ne nje katalog 16 kodike qe iu lejuan te shihte ne arkivat dhe bibliotekat e kishes ortodokse te Beratit. Batiffol, i cili u ankua ne artikullin e tij se murgjit vendes "nuk e lejuan" te njihte shume doreshkrime te tjera, pagezoi tre prej kodikeve me te lashte te Shqiperise: "Codex Purpureus Beratinus" - "Kodiku i Purpurt i Beratit" (i mbiquajtur edhe "Beratinus-1"); "Codex Aureus Anthimi" - "Kodi i Arte i Anthimit" (i mbiquajtur "Beratinus-2"); si dhe "Kodi Liturgjik i Gjon Gojartit". Deri atehere, ne listen boterore te letersise se krishtere te tipit bizantin, njiheshin jo me shume se nje dyzine doreshkrimesh te tipit "kodik". Me kalimin e kohes nga kjo liste jane zhdukur emra veprash te rendesishme liturgjike, duke perfshire edhe "Kodikun e Gjon Gojartit", qe gjendej ne Shqiperi.

Kodiket e Shqiperise jane nje fond me rendesi boterore per historine e zhvillimit te letersise se vjeter biblike, liturgjike dhe agjiografike (nga gr- "i shenjte"). Keto kodike kronologjikisht ndjekin njeri-tjetrin gjate 13 shekujve me rradhe (prej shekullit te 6-te - deri ne shekullin e 18-te). I shkruar vetem nje shekull e gjysme pas "La Vulgata-s", perkthimi latin i Bibles sipas shen Jeronimit te Eusebit, Kodiku i Purpurt i Bertit eshte nje doreshkrim me rendesi historike per fillimet e letersise biblike. Sipas dijetareve bibliologe dhe paleografe, duke iu referuar teknikes se shkrimit, eshte nje doreshkrim jo me i vonshem se shekulli i 6-te pas Krishtit. Ai eshte nje nder kater kodiket me te vjeter ne gjithe boten. Bashkekohes me doreshkrime te tilla te famshme si "Petropolitaus", "Vindeobone-usis" e "Sinopencis", "Kodiku i Purpurt i Beratit" renditet ne themelet e letersise kishtare te ritit lindor.

"Kodiku i Purpurt i Beratit" ka 190 flete dhe permban dy ungjij: sipas Markut dhe sipas Matheut. Eshte shkruar me germa te derdhura prej argjendi, sipas vleresimit te eksperteve, "ne flete te ngjashme me letren e zakonshme, qe ka te ngjare te jete prodhuar nga ngjeshja e shume elementeve petezore me natyre bimore, sic jane fletet e papirusit". Por bizantologet mendojne se lenda e doreshkrimit eshte pergamene. Sfondi mbi te cilin jane derdhur germat eshte e kuqe e thelle (e purpurt), prej nga ka marre edhe emrin. Ngjyra, me kalimin e shekujve, eshte zbehur. Disa pjese te rendesishme te tekstit te kodikut jane te derdhura ne ar. Germat e aplikuara jane kapitale te vogla (majuscule). Kapaku i doreshkrimit eshte metalik, me zbukurime biblike, por duhet te jete disa shekuj me i vonshem se vete vepra.

Teksti i "Codex Purpureus Beratinus" eshte shkruar ne stilin antik scripta-continuae, domethene pa ndarje te fjaleve nga njera-tjetra, pa thekse dhe shenja te tjera te vecimit te fjaleve. Ai eshte vendosur ne nje sfond qe permban zemra te stilizuara. Ne brendesi te zemrave qe zbukurojne fleten gjenden motive floreale - trandafila tripetalesh (lilan). Dekoracionet gjenden ne kufijte e dy vijave paralele vertikale, qe kthehen ne kend te drejte horizontalisht. Vija vertikale interpretohet si tentim i hyjnores, kurse vija horizontale si shenjezim i fatit vdeketar-kalimtar te njeriut. Bibliologet mendojne se ky motiv, qe rimerret edhe ne doreshkrimet e mevonshme biblike, liturgjike ose agjiografike (nga gr. i shenjte) qe jane ruajtur ne Shqiperi, paraqet ekuilibrin shpirteror te individit.

"Kodiku i Purpurt i Beratit" dhe "Kodiku i Arte i Anthimit" ("Beratinus-2", shekulli i 9-te pas Krishtit) ishin dy prej veprave qe gjendeshin ne listat e objekteve te shpallur "ne kerkim" ne periudhen e Luftes se Dyte Boterore. Kleri, keshilli kishtar (sinodi), patriarket dhe populli besimtar i Beratit, te cileve iu kerkua dorezimi i menjehershem i dy kodikeve, vendosen te bejne cdo sakrifice dhe te mos e tregojne vendndodhjen e tyre, ne cfaredo rrethane. Ato u fshehen ne gryken e nje pusi, ne nje arke metalike. Per nje kohe, ne vitet qe pasuan, "Beratinus-1" dhe "Beratinus-2" konsideroheshin te zhdukur. U rizbuluan ne kishen e kalase se qytetit ne vitin 1968, ne nje gjendje tejet te demtuar.

Ne vitin 1971, ne baze te nje marreveshjeje ndershteterore, "Codex Purpureus Beratinus" u dergua per restaurim prane Institutit Arkeologjik te Kines, ku u realizua nje riprodhim identik, plotesisht i shfrytezueshem per studime. Vete origjinali u restaurua, duke siguruar tejkalimin e gjendjes kritike dhe duke premtuar jetegjatesi, permes teknikes se mbylljes hermetike te fleteve nje nga nje ndermjet dy xhameve ne boshllek. Mbas restaurimit, "Beratinus-1" u nda ne nente vellime, te cilat ruhen prane Arkivit Qendror te Shtetit ne Tirane.
 
Titulli: Kodiket - deshmi me rendesi te dores se pare historike dhe artistike

Kodikët e Shqipërisë

Koleksioni i kodikëve (the codex) përbën një prej pasurive më të rëndësishme kulturore të popullit shqiptar në të gjitha kohërat dhe një pasuri me vlera botërore. Ky koleksion, i cili ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit, përbëhet nga mbi 100 vëllime, që përbëjnë vepra të plota (dorëshkrime) dhe 17 fragmente, të cilët, të gjithë së bashku, njihen si "fondi 888". Jashtë këtij fondi numërohen edhe disa dhjetëra kodikë të tjerë, që i takojnë kishës së shën Gjon Vladimirit (Durrës). Përveçse në AQSH, kodikë ka pasur edhe në muzeun e artit mesjetar në Korçë.
Për herë të parë ekzistenca e kodikëve të Shqipërisë është bërë e ditur botërisht nga një botim në gjuhën greke i peshkopit të Beratit (Aleksudes, A. - 1868). Në vitin 1886 një studiues francez (P. Batiffol) përshkroi shkurtimisht në një katalog 16 kodikë që iu lejuan të shihte në arkivat dhe bibliotekat e kishës ortodokse të Beratit. Batiffol, i cili u ankua në artikullin e tij se murgjit vendës "nuk e lejuan" të njihte shumë dorëshkrime të tjera, pagëzoi tre prej kodikëve më të lashtë të Shqipërisë: "Codex Purpureus Beratinus" - "Kodiku i Purpurt i Beratit" (i mbiquajtur edhe "Beratinus-1"); "Codex Aureus Anthimi" - "Kodi i Artë i Anthimit" (i mbiquajtur "Beratinus-2"); si dhe "Kodi Liturgjik i Gjon Gojartit". Deri atëherë, në listën botërore të letërsisë së krishterë të tipit bizantin, njiheshin jo më shumë se një dyzinë dorëshkrimesh të tipit "kodik". Me kalimin e kohës nga kjo listë janë zhdukur emra veprash të rëndësishme liturgjike, duke përfshirë edhe "Kodikun e Gjon Gojartit", që gjendej në Shqipëri.
Kodikët e Shqipërisë janë një fond me rëndësi botërore për historinë e zhvillimit të letërsisë së vjetër biblike, liturgjike dhe agjiografike (nga gr. "?????" - "i shenjtë"). Këto kodikë kronologjikisht ndjekin njëri-tjetrin gjatë 13 shekujve me radhë (prej shekullit të 6-të - deri në shekullin e 18-të).
I shkruar vetëm një shekull e gjysmë pas "La Vulgata-s", përkthimi latin i Biblës sipas shën Jeronimit të Eusebit, Kodiku i Purpurt i Bertit është një dorëshkrim me rëndësi historike për fillimet e letërsisë biblike. Sipas dijetarëve bibliologë dhe paleografë, duke iu referuar teknikës së shkrimit, është një dorëshkrim jo më i vonshëm se shekulli i 6-të pas Krishtit. Ai është një ndër katër kodikët më të vjetër në gjithë botën. Bashkëkohës me dorëshkrime të tilla të famshme si "Petropolitaus", "Vindeobone-usis" e "Sinopencis", "Kodiku i Purpurt i Beratit" renditet në themelet e letërsisë kishtare të ritit lindor.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" ka 190 fletë dhe përmban dy ungjij: sipas Markut dhe sipas Matheut. Eshtë shkruar me germa të derdhura prej argjendi, sipas vlerësimit të ekspertëve, "në fletë të ngjashme me letrën e zakonshme, që ka të ngjarë të jetë prodhuar nga ngjeshja e shumë elementeve petëzorë me natyrë bimore, siç janë fletët e papirusit". Por bizantologët mendojnë se lënda e dorëshkrimit është pergamenë. Sfondi mbi të cilin janë derdhur germat është e kuqe e thellë (e purpurt), prej nga ka marrë edhe emrin. Ngjyra, me kalimin e shekujve, është zbehur. Disa pjesë të rëndësishme të tekstit të kodikut janë të derdhura në ar. Germat e aplikuara janë kapitale të vogla (majuscule). Kapaku i dorëshkrimit është metalik, me zbukurime biblike, por duhet të jetë disa shekuj më i vonshëm se vetë vepra.
Teksti i "Codex Purpureus Beratinus" është shkruar në stilin antik scripta-continuae, domethënë pa ndarje të fjalëve nga njëra-tjetra, pa thekse dhe shenja të tjera të veçimit të fjalëve. Ai është vendosur në një sfond që përmban zemra të stilizuara. Në brendësi të zemrave që zbukurojnë fletën gjenden motive floreale - trandafila tripetalesh (lilan). Dekoracionet gjenden në kufijtë e dy vijave paralele vertikale, që kthehen në kënd të drejtë horizontalisht. Vija vertikale interpretohet si tentim i hyjnores, kurse vija horizontale si shenjëzim i fatit vdekëtar-kalimtar të njeriut. Bibliologët mendojnë se ky motiv, që rimerret edhe në dorëshkrimet e mëvonshme biblike, liturgjike ose agjiografike (nga gr. i shenjtë) që janë ruajtur në Shqipëri, paraqet ekuilibrin shpirtëror të individit.
Për herë të parë për "Codex Purpureus Beratinus" bëhet fjalë në "Diptikun e kishës së Shën Gjergjit", që gjendej në kalanë e Beratit. Në një shënim të cituar nga ky dorëshkrim flitet për rrezikun që i pati ardhur rrotull këtij kodiku në vitin 1356, kur ushtritë serbe rrethuan qytetin e Beratit, tashmë të boshatisur nga popullata, për shkak të pamundësisë për t'u mbrojtur, dhe ia kishin vënë syrin bibliotekës së manastirit të Theollogut dhe të kishës së shën Gjergjit, thesarit më të madh të qytetit. Sipas këtij shënimi, me kujdesin e një murgu, një nga parësia e Beratit, "së bashku me zonjën konteshë", besimtarë të denjë të krishtërimit, morën përsipër të shpëtonin këtë thesar, duke i fshehur në një kullë në kala, pavarësisht prej kërcënimeve të komandantëve të ushtrisë së huaj.
Në shkrimet e botuara për "Codex Purpureus Beratinus" i pari renditet ai i grekut Anthim Aleksudhi, "Syntomos istorike perigraphe tesleras metropoleos Belegradon …", 1868. Disa vite më vonë, më 1886, shkrimtari francez Pierre Batiffol, mysafir i mitropolisë së Beratit, në artikullin "Les manuscrits grecs de Berat d'Albanie et le Codex Purpureus" - Paris - përshkroi me të dhëna të hollësishme informuese dhe shkencore përmbajtjen e këtij dorëshkrimi. Në fakt, Batiffol është transkriptuesi i parë dhe madje pagëzuesi i kodikut më të hershëm të Shqipërisë. Qysh prej botimit të katalogut të tij ai njihet me emrin "Codex Purpureus Beratinus", ose "Codex Purpureus Beratinus ", ose shkurt "Beratinus-1". Bizantologët shqiptarë, në studime të krahasuara, mbështetur në ligjet e ndryshimit të fonetikës historike të greqishtes nga antikiteti në periudhën e paleokrishtërimit e më këndej, i kanë interpretuar në një semantikë tjetër vlerat tingullore të disa prej grafemave të këtij dorëshkrimi, për rrjedhim edhe të përmbajtjes së tij. Nga autorët vendës veçohen për studime të posaçme për kodikët Theofan Popa, Ilo Mitkë Qafëzezi, Aleks Buda, Kosta Naço.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" dhe "Kodiku i Artë i Anthimit" ("Beratinus-2", shekulli i 9-të pas Krishtit) ishin dy prej veprave që gjendeshin në listat e objekteve të shpallur "në kërkim" në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Kleri, këshilli kishtar (sinodi), patriarkët dhe populli besimtar i Beratit, të cilëve iu kërkua dorëzimi i menjëhershëm i dy kodikëve, vendosën të bëjnë çdo sakrificë dhe të mos e tregojnë vendndodhjen e tyre, në çfarëdo rrethane. Ato u fshehën në grykën e një pusi, në një arkë metalike. Për një kohë, në vitet që pasuan, "Beratinus-1" dhe "Beratinus-2" konsideroheshin të zhdukur. U rizbuluan në kishën e kalasë së qytetit në vitin 1968, në një gjendje tejet të dëmtuar.
Në vitin 1971, në bazë të një marrëveshjeje ndërshtetërore, "Codex Purpureus Beratinus" u dërgua për restaurim pranë Institutit Arkeologjik të Kinës, ku u realizua një riprodhim identik, plotësisht i shfrytëzueshëm për studime. Vetë origjinali u restaurua, duke siguruar tejkalimin e gjendjes kritike dhe duke premtuar jetëgjatësi, përmes teknikës së mbylljes hermetike të fletëve një nga një ndërmjet dy xhameve në boshllëk. Mbas restaurimit, "Beratinus-1" u nda në nëntë vëllime, të cilat ruhen pranë Arkivit Qendror të Shtetit në Tiranë.
Nga ekspertimi prej specialistëve të Universitetit të Tiranës rezultoi se "Beratinus-2" ishte shkruar në "lëndë me natyrë shtazore", albuminoide, domethënë në pergamenë; kurse "Beratinus-1" në "lëndë celuloidike me natyrë bimore", homogjenizuar përmes ngjeshjes së fletëve të papirusit një mbi një deri në formimin e letrës së shkrimit. Në vitin 1971, në bazë të një marrëveshjeje ndërshtetërore, dy kodikët e Beratit u dërguan pranë Institutit Arkeologjik të Kinës, ku u realizua restaurimi i tyre, përmes teknikës së mbylljes hermetike të fletëve një nga një ndërmjet dy xhameve në boshllëk. Mbas restaurimit "Beratinus-1" u nda në nëntë vëllime, kurse "Beratinus-2" në 21 vëllime. Nga studimet e mëvonshme është konstatuar se të dy kodikët janë shkruar në pergamenë (lëkurë keci e regjur dhe e ngjyrosur).
"Codex Purpureus Beratinus" u ftua të paraqitet jashtë vendit në ekspozitën "I Vangeli dei Popoli", organizuar nga Biblioteca Apostolica e Vatikanit, në jubileun e madh të 2000-vjetorit të krishtërimit. Brenda vendit është ekspozuar vetëm dy herë, me lejen e autoriteve më të larta zyrtare.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" vlerësohet ndër veprat themeltare të letërsisë ungjillore, si dorëshkrim me rëndësi të posaçme për kulturën e krishtërimit. Ai çmohet gjithashtu për historinë e shkrimit, për vlerat evidente kaligrafike, si përmendore e trashëgimisë së përbotshme të dijes, si objekt shkencor i paleografisë, bibliologjisë, gjuhësisë, historisë së besimeve.

"Kodiku i Purpurt i Beratit”, sipas Aleksudhes, duhej të ishte shkruar “me dorën e shën Gjon Gojartit”. Mirëpo Batiffol mendon se “nuk është tamam dora e shën Gjon Gojartit.

Kodiku i Purpurt i Beratit merr një vlerë më të rëndësishme prej faktit se është shkruar në një periudhë kur lënda biblike ende nuk ishte kanonizuar. Dy ungjijtë që përmban kanë shmangie prej teksteve standarte. Kjo është arsyeja që vetëm një herë në vit, një pjesë e tij, mund të lexohej në meshë publike.
Duke u nisur prej faktit se në arkivat shqiptare ruhen mbi 100 dorëshkrime të tipit "kodik", në të cilët janë kopjuar gjatë 12 shekujve me radhë shkrimet e shenjta, "Testamenti i Vjetër", ungjijtë dhe tekste të tjera të shërbesës ekleziastike, mendohet se ato mund të jenë shkruar nga murgj vendës. Veç faktit se këto dorëshkrime krijojnë një traditë të letërsisë kishtare, vijnë në ndihmë të këtij përfundimi edhe të dhëna të tjera. Hapësira iliro-biblike gjendet brenda asaj që zakonisht quhet "hapësirë biblike". Në librat e shenjtë shën Pali citohet të pohojë: "Predikova Jesuin prej Jerusalemit në Illyricum". Faltoret e para të krishtërimit në këtë hapësirë u ngritën qysh në mesin e shekullit të parë pas Krishtit (kisha e Linit dhe ajo e Tushemishtit).
Në hapësirën e iliro-shqiptarëve u formuan edhe disa personalitete që themeluan letërsinë e krishterë të ritualit roman. Kryelutja mijëvjeçare e krishtërimit perëndimor "Ty zot të lavdërojmë" - "Te Deum Laudamus", e cila u kompozua nga shën Niketa i Dardanisë (ose shën Niketa i Remesianës), u përhap në disa variante në Europën Perëndimore pas vitit 525 dhe është edhe sot një prej vlerave kryesore të krishtërimit. Sipas burimeve serioze të arkeomuzikologjisë, duke përfshirë ato britanike, franceze dhe italiane, Niketa ka shkruar se "ishte dardan" ("dardanus sum"). Ndërsa përkthimi i parë i Biblës prej hebraishtes në latinishte, i njohur me emrin "La Vulgata", u arrit në vitin 405, nga një ilir tjetër i shenjtëruar, Jeronimi i Eusebit (Hieronymus, i mbiquajtur edhe "shën Gjeri"). Shën Niketa dhe shën Jeronimi, që pasuruan kulturën e krishtërimit të Perëndimit, patën bashkëkohës e pasues që dhanë të njëjtën ndihmesë historike për pasurimin e letërsisë së krishtërimit lindor, përmes përkthimeve në greqishte të vjetër të ungjijve në dorëshkrimet e tipit "kodik".
"Kodiku i Purpurt i Beratit" është i regjistruar në listën e veprave më të rëndësishme të njerëzimit, të njohur me emrin "Memoire du Monde" ("Kujtesa e Botës") dhe prej disa vitesh gëzon kujdesin e drejtpërdrejtë të Unesco-s.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" ka 190 fletë, kurse "Beratinus-2" përmban 420 fletë.
Kodiku i dytë (sipas kronologjisë), i quajtur "Beratinus-2" ose "Kodiku i Anthimit", po edhe "Codex Aureus Anthimi" - për shkak të germës prej ari që është përdorur, i takon shekullit të 9-të. Ai përmban katër ungjijtë (sipas Gjonit, Lukës, Markut dhe Matheut). Ka pasur gjithashtu katër shembëllime të ungjillorëve, nga të cilat kanë mbetur vetëm tri (e Markut, Gjonit dhe Lukës), kurse figura e Matheut është zhdukur. Figurat e ungjillorëve kanë korniza dekorative, që janë ndërtuar me motive floreale dhe gjeometrike (rrathë dhe lule). Stilistikisht krahasohet me një kodik që ruhet në Bibliotekën e Petersburgut dhe që u identifikua si dorëshkrim i shekullit të nëntë nga studiuesi gjerman Kurt Witzman. Kodiku i Petersburgut njihet me emrin e "Kodiku grek 53".
"Beratinus-1" dhe kodikët e tjerë të Shqipërisë janë vepra me rëndësi edhe për historinë e kulturës e të shkrimit të shenjtë, por dhe të letrarësisë në përgjithësi.
Në fondin e pasur të kodikëve të Shqipërisë, përveç "Beratinus-1" e "Beratinus-2", bëjnë pjesë edhe dhjetëra dorëshkrime të tjera, që kanë marrë emrat e qyteteve ku janë zbuluar ("Kodiku i Vlorës", afërsisht shekulli i 10-të; "Kodiku i Përmetit", i shekullit të 14-të; "Kodiku i Shkodrës", i të njëjtit shekull; "Kodiku i Gjirokastrës", i shek. të 16-të; "Kodiku i Fierit" - ose i shën Kozmait, i fillimit të shek. të 19-të). Në kodikët që i takojnë periudhës prej shekullit të 12-të e këndej ka dhe të dhëna etnografike, rregulla të ndërtimit të jetës së përbashkët, të dhënies të së drejtës, të trashëgimit të pasurisë nëpërmjet fejesës ose prej ndarjes, të ndryshimit të së drejtës në rastin e konvertimit të fesë. Në dorëshkrimet e dy shekujve të fundit marrin më shumë rëndësi çështjet laike. Në njërin prej kodikëve të vonët të Korçës (shek. i 18-të) disa prej problemeve themelorë që zënë vendin qendror janë: dallimi i të urtit prej të diturit; ç'mendojnë i urti dhe i dituri për Perëndinë; mendimi i të diturit për fenë, amshimin dhe lirinë; mendimi i të diturit për njeriun e mirë dhe virtytin.
Kodikët e Shqipërisë janë përmendore të kulturës dhe qytetërimit të krishterë dhe mbajnë vulën e hapësirës biblike-ekumenike ku kanë jetuar shqiptarët dhe të parët e tyre. Ato janë burim krenarie për bibliologët, për njohësit e shkrimeve të shenjta e për kishën, por edhe objekt studimi për etno-psikologjinë, për gjuhën dhe teknikën e shkrimit, për kaligrafinë, për artet e zbatuara figurative dhe për ikonografinë. Kodikët janë enciklopedi të vërteta të mendimit të krishterë.


Dr. Shaban Sinani
BIBLIOGRAFI:
1. "Les Codex - Trésors de la Culture Albanaise", edit. Direction Général des Archives, 1999.
2. Prof. Kolë Popa, "Ekspertizë e kampionëve të dy kodikëve të vjetër kishtarë", dorëshkrim, DPA, viti 1972, dosja 18, faqe 1-3.
3. Theofan Popa, "Katalogu i dorëshkrimeve të kodikëve", ruhet pranë AQSH.
4. Liljana Bërxholi, "Vlera e kodikëve mesjetarë dhe puna për evidentimin e tyre", botuar në "Arkivi shqiptar", 1999/1, f. 63-71.
5. Pierre Battifol, "Les manuscrits grecs de Berat d'Albanie et le Codex Purpureus", Paris 1886.
6. Prof. Ramadan Sokoli, "16 shekuj", Tiranë 1994.
7. Eduard Zaloshnja, "Disa të dhëna për restaurimin e dy kodikëve më të vjetër", dorëshkrim, Tiranë 2000, ruhet pranë AQSH.
8. Shaban Sinani, "Kodikët e Shqipërisë dhe 2000-vjetori i krishtërimit", në "Media", 2000/6.
 
Kodiku i Purpurt i Beratit

Arkivi i Shtetit i Shqipërisë është i vetmi në të gjithë Europën që ka një kodik kaq të lashtë. Për këtë nuk mund të mburret asnjë arkiv i shteteve të tjera europiane. ثshtë e vërtetë se Biblioteka Nacionale e Parisit ka një numur të madh papirusesh egjiptianë shumë të lashtë, por asnjë bibliotekë e Europës nuk disponon një libër në formën e një kodiku që sipas shumë specialistëve datohet si i fillimit të shekullit të VI pas Krishtit!
اfarë është ky kodik?


ge_from_the_Codex_Purpureus_Beratinus_thumb%5B1%5D.jpg
Codex Purpureus Beratinus

Kodiku i Purpurt i Beratit përbëhet nga 100 fletë në pergamenë të shkruar në dy kolona me përmasa 31,4 x 26,8 cm. Dorëshkrimi është i shkruar në greqishten bizantine dhe përmban dy nga ungjijtë më të vjetër : Ungjillin e Shën Mateut dhe Ungjillin e Shën Markut. Shkrimi i Kodikut ka një karakter të pazakontë: teksti dhe gërmat janë jo me bojë shkrimi por me gërma të derdhura me dy metale fisnikë, me flori dhe me argjend. Alternimi i floririt dhe argjendit është bërë me qëllim të caktuar estetik, si dhe ka të bëjë me strukturën organizative të tekstit në fjalë dhe paraqet një origjinalitet të pashembullt në këtë lloj kodikësh. Përveç llojit të çmuar të metaleve fisnikë të tekstit, duhet thënë që kjo mënyrë ka qenë një zgjuarsi e skajshme pikërisht për të mbijetuar teksti. Nëse teksti do të ishte shkruar me bojë me ngjyra, ose me mellan të zi, pra me një element kimik të të shkruarit, të ujshëm, atëherë mundësia e mbijetesës së tekstit do të ishte e kërcënuar dhe më e paktë. Për fat të mirë teksti është shkruar me gërma metalike dhe kjo ka qenë mundësia absolute dhe më e sigurtë që teksti të ruhet i plotë dhe i pacënuar. Gërmat në argjend dhe në flori janë bërë sipas një teknike të shkëlqyer dhe me një kaligrafi të mrekullueshme. Vetëkuptohet që këto gërma janë bërë paraprakisht në sipërfaqe druri, mbase dhe në sipërfaqe bronzi të gdhendura sipas alfabetit dhe pastaj është realizuar derdhja në flori dhe argjend me saktësi të habitëshme. Ajo që të habit është se përveç gërmave të thjeshta të alfabetit bizantin ka edhe monograme ose signatura, gërma të përbëra, dy ose tri gërma, të cilat sipas kodit alfabetik të Antikitetit të Vonë janë të kuptueshme dhe të shpjegueshme dhe nuk janë përdorur më vonë. Ka qenë kjo veçanti, ky origjinalitet që ka bërë të mundur që studiuesi i shkëlqyer epigrafist i teksteve të greqishtes bizantine Batiffoli, që ka ardhur në Berat dhe e ka parë këtë kodik me sytë e tij, ta klasifikoj Kodikun si të shekullit të VI pas Krishtit. ثshtë me interes të them nga ana ime se shkrimi i greqishtes bizantine në këtë kodik ka disa ngjashmëri me disa shkrime arkeologjike në mozaikët e fillimit të shekullit të VI pas Krishtit në monumente të tjera të Shqipërisë. Po sjell si shëmbull këtu një mbishkrim të mozaikut të Kapelës së amfiteatrit të Durrësit dhe sidomos mbishkrimin e një psallmi biblik të gjetur në bazilikën e gadishullit të Linit në Ohër, mbishkrime këto që i takojnë shekullit të VI pas Krishtit.

Kodiku në fjalë ka edhe një motiv dekorativ, që është figura e një zemre me ngjyrë të kuqe. Ky simbol heraldik i zemrës së purpurt ka qenë edhe thelbi i emërtimit të kodikut si Kodiku i Purpurt. Deri më sot nuk është shpjeguar plotësisht semiotika e krishterë dhe kuptimi i zemrës së kuqe. ثshtë shprehur mendimi, se kjo zemër ka të bëjë me zemrën e Krishtit, por është më tepër një shpjegim metaforik dhe letrar dhe jo shpjegim teologjik. Zemra e kuqe nuk është simbol tipik i Krishtit, sepse dihet që simbolet e tij kryesore në atë kohë janë dy: është figura e peshkut dhe simboli i vetë kryqit. Nëse mendojmë se simboli i zemrës ka një karakter profan dhe laik, atëherë shmangemi nga kuptimi teologjik. Ka shumë mundësi që simboli i zemrës së kuqe të lidhet me një stemë heraldike të poseduesve që mund të kenë qenë princër, ose të ndonjë simbolike tjetër, tepër të njohur por tashmë të harruar të shekullit të VI. Ky Kodik është shpënë për restaurim tek specialistë të nivelit shumë të lartë në Kinë në vitet ’70. Gjendja e Kodikut qe e mjerueshme. Specialistët kinezë, jo vetëm kanë dhënë të dhëna analizuese për gërmat prej floriri dhe argjendi, por kanë vërtetuar se pergameni është përgatitur me lëkurë kecash, dhe për bërjen e kodikut janë therur afro 100 keca, duke zgjedhur pjesën më të mirë të lëkurës së tyre. Deri më sot i jemi përmbajtur pikëpamjes së studiuesit autoritar Batiffoli, i cili i nisur më tepër nga kaligrafia e daton të shekullit të VI. Le të më lejohet që gjithsesi të bëj një hamëndje. اështja e kronologjisë nuk mund të jetë asnjëherë kaq absolute dhe kaq e thjeshtë. Ka element të sotëm të analizave spektrale dhe sidomos të analizës bazë dhe të patjetërsueshme të lëkurës së pergamenit me të cilat mund të përcaktohet një kronologji ndoshta më e hershme, aq më tepër që ndonjë tjetër studiues me të cilin unë bashkohem thotë se Kodiku mund t’i takojë shekullit të V mbas Krishtit dhe sipas mendimit tim, ky Kodik është bërë në periudhën midis perandorit Anastas I i Bizantit ( i cili ka lindur në Durrës) dhe perandorit Justinian (që dihet që është me origjinë ilire). Kjo tezë bëhet më e besueshme kur mbështetesh në argumentin që teksti i Ungjillit të Shën Mateut dhe Shën Markut është bërë në një periudhë kur nuk qe arritur kanunizimi përfundimtar, pra ka shmangie në fraza dhe në ide të tekstit të dy Ungjijve kaq të vjetër. Këto shmangje janë pasuri kolosale e shkencës. Ato kanë një rëndësi jo vetëm filologjike por sidomos teologjike. Dihet se midis shekujve V dhe VI ungjijtë nuk janë akoma kanonikë kanë ndikime nga ungjijtë apokrifë. ثshtë thënë që në Kodikun e Beratit ka ndikime nga ungjijtë e lashtë siriakë, por edhe ndonjë ndikim të ungjijve perendimorë. Për herë të parë unë po bëj publik mendimin tim.

Mendimi im modest është që Kodiku i Beratit është mjë nga tre Kodikët më të vjetër të këtij lloji në botë, është Kodiku i shekullit të IV që ndodhet në Sinai dhe një kodik i shekullit të VI në Arkivin e Moskës. Kodiku i Sinait është në gjuhën aramaike. Rëndësi të posaçme ka teksti i Ungjillit të Shën Markut, sepse sipas studiuesve biblistë gjermanë, Shën Marku është mbështetur në një dokument më të vjetër që quhet konvencionalisht Dokumenti Q, ose i quajtur Ur Markus.

Peshkopi i Beratit në shekullin XIX Anthini ka qenë nga njerëzit më të ditur të kohës së tij. Anthini na ka lënë një libër të mrekullueshëm me të dhëna të pazëvëndësueshme jo vetëm për kulturën mesjetare kishtare të Shqipërisë, por edhe për kulturën antike, madje ka botuar edhe mbishkrime poetike të monumenteve mbivarrose të periudhës helenistike dhe romanke. Peshkopi Anthini e ka parë Kodikun e Purpurt të Beratit dhe është i pari njeri i cili, me bindje të plotë thotë se Kodiku i Beratit është vepër e Gjon Gojëartit. Gjon Gojëarti është një nga figurat me gjeniale të kishës së krishterë të të gjitjë kohërave. Ka një legjendë që Gjon Gojëarti ka jetuar disa kohë në viset e Shqipërisë së Jugut. Madje një studiues i madh i dokumenteve kishtare Zef Valentini, në një botim enciklopedik shumëvëllimësh të titulluar “Kronologjia Shqiptare” është botuar një dokument se, Gjon Gojëarti në rininë e tij ka jetuar në një nga manastiret e Epirit të Veriut, pra në tokat shqiptare. Gjon Gojëarti ka vdekur në vitin 407 pra në shekullin e V pas Krishtit. Pra nëse legjenda apo informazioni i dhënë nga peshkopi Anthim është i saktë, atëherë unë kam të drejtë në tezën time kur them se Kodiku i Purpurt i Beratit i takon shekullit të V dhe jo shekullit të VI. Nuk mund të jenë të rastësishëme legjendat për Gjon Gojëartin në Shqipëri, dhe deri më sot nuk egziston asnjë analizë shkencore e mirëfilltë deri në fund për të përcaktuar nëse Kodiku i Purpurt i takon shekullit të V apo të VI. Në komisionin shtetëror të vlerësimit të kodikut u tha se më 1964, Biblioteka e Vjenës propozoi një çmim prej 1 milion dollarësh. Kodiku sot vlen 10 miljon dollarë. Ky është një çmim konvencional, sepse vlera e Kodikut nuk mund të çmohet vërtet asnjëherë. Ky Kodik është kërkuar gjatë luftës së Parë Botërore për tu rrëmbyer nga austriakët, por nuk kanë mundur. Më 1944 nazistët gjermanë i vunë përpara togës së pushkatimit priftërinjë e katedrales së Shën Marisë në Berat për të treguar jo vetëm këtë Kodik, por edhe të tjerë të vjetër, por priftërinjtë shqipëtarë u treguan patriotë të mrekullueshëm dhe nuk u dorëzuan. Ruajtja e Kodikut të Beratit, por edhe e kodikëve të tjerë ka patur një organizim të habitshëm. Pranë kishave të Beratit ka qenë një grup i organizuar tepër ngushtë, një këshill segret i tipit okult. Ky këshill përbëhej vetëm prej tre vetësh, dhe i besonte vetëm njerit person segretin e fshehjes së kodikut. Pjestarët e tjerë të këshillit dinin vetëm emrin e njeriut që kishte përgjegjësi përpara Zotit dhe kombit për fshehjen segrete të kodikëve. Përpara vdekjes ky njeri bënte të njohur në këshillin segret, faktin që tashmë poseduesi i segretit duhej të bëhej një tjetër njeri, i cili kishte jetë më të gjatë. Mbas kësaj caktohej njeriu tjetër, i cili e dinte vetëm ai vendin segret të fshehjes së kodikëve dhe askush tjetër. Njeriu i fundit nga ky këshill segret qe beratasi i mrekullueshëm, i krishteri Nasi Papapavli. ثshtë e habitëshme se si Nasi Papapavli kur ndjehu që po i vinte vdekja, befas bëri një shmangie nga rregulli shekullor i këshillit segret. ثshtë e vërtetë që akademiku Aleks Buda, shkoi shumë herë tek shtëpia e Nasi Papapavlit dhe ju lut atij në emër të shtetit dhe kombit shqiptar që ta tregonte segretin. Për shumë vjet Nasi nuk u lëkund dhe nuk e tregoi. Në vitet ’60 pas një sëmundje të beftë egzistonin vetëm dy mundësi, me vdekjen e Nasit të varrosej përfundimisht edhe vendi segret i fshehjes së Kodikëve dhe as historia shqiptare dhe as ajo botërore mo sta gjenin më thesarin e kodikut, por edhe mundësia e dytë, meqënëse kishin vdekur të tërë anëtarët e tjerë të këshillit segret, Nasi Papapavli për hir të interesave shumë të larta dhe të patjetërsueshme të kombit dhe shtetit shqiptar ta “tradhëtonte” segretin e madh. Ai tregoi vendin ku ishin fshehur kodikët. Ky vend egziston akoma edhe sot ashtu i hapur pranë absidës së katedrales së Shën Marisë në Berat. Kodikët u nxorrën nga vendi ku ishin fshehur në një moment tepër tragjik. Nga lagështia ishin dëmtuar jashzakonisht dhe ishin gati të thërmoheshin në çast. Deri në vitin 1944 kodikët, duke përfshirë edhe Kodikun e shekullit të VI ishin në gjëndje relativisht të mirë. Madje me Kodikun e shekullit të VI bëheshin meshat solemne. ثshtë një meritë e madhe e shtetit shqiptar që në mënyrë maksimale u kujdes për kodikët e rëndësishëm. Por ka në fakt që nuk e nderon shtetin totalitar: njeriu i thjeshtë, por atdhetari shumë i madh fetari Nasi Papapavli duhej nderuar deri në fund, madje ai meriton një monument për aktin e tij madhështor. Kështu shteti shqiptar siguroi thesare të pallogaritëshme që tejkalojnë kufijtë e Shqipërisë dhe janë subjekte eskluzive të kulturës së njerëzimit. Kodiku i Beratit i shekullit të VI i bën një nder të posaçëm Shqipërisë dhe u preftë në paqe shpirti i atyre priftërinjëve të Beratit që shpëtuan nga vdekja një mrekulli të rrallë. Amin!

Marrë lirisht nga libri: "Mes Laokontit dhe Krishtit", i autorit Moikom Zeqo.
 

Attachments

  • ge_from_the_Codex_Purpureus_Beratinus_thumb%5B1%5D.jpg
    ge_from_the_Codex_Purpureus_Beratinus_thumb%5B1%5D.jpg
    17.3 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top